Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Exclamation Çështja e pazgjidhur shqiptare dhe (mos)mobilizimi kombëtar

    Çështja e pazgjidhur shqiptare dhe (mos)mobilizimi kombëtar
    Shkruar nga Esat Stavileci
    Monday, 24 September 2007
    Vrojtimet hyrëse

    Ndryshe nga zyrtarë dhe analistë, qofshin ata edhe shqiptarë, që shprehen se me pavarësinë eventuale të Kosovës “do të rrumbullakohet çështja shqiptare”, e vërteta flet ndryshe. Në fakt, me zgjidhjen eventuale të çështjes së Kosovës do të zgjidhej vetëm njëra anë e çështjes së pazgjidhur shqiptare.Segmente të tjera të tëra të çështjes shqiptare do të ngelnin të pazgjidhura. Ky shkrim analitik pretendon të bëjë një pasqyrë të përgjithshme të çështjes së pazgjidhur shqiptare, qoftë në segmentet e veçuara, qoftë në tërësinë e saj.

    Si paraqitet çështja shqiptare sot ?

    Me gjithë tonët optimiste të zyrtarëve dhe analistëve, qofshin ata edhe shqiptarë, çështja shqiptare vazhdon të paraqitet me shumë të panjohura të cilat, secila veç e veç, por edhe të gjitha bashkërisht, tërësinë e çështjes shqiptare e bëjnë përgjithësisht ende të panjohur.Një gjë duhet ta kemi parasysh: skenarët me shqiptarët ende nuk kanë përfunduar, andaj nuk përkon me realitetin pikëpamja sikur çështja shqiptare “ka marrë fizionominë e çështjes së zgjidhur”.Po t’i hidhet “një sy” pozitës së shqiptarëve, kudo që ata sot janë të shpërndarë dhe “të bërë pikë e pesë”, do të mësojmë për padrejtësitë që vazhdojnë të bëhen në kurriz të tyre prej vendeve me të cilat qeverisen dhe për mungesën e gatishmërisë të qeverive të po atyre vendeve për të avansuar statusin kushtetues e juridik të tyre. E gjithë kjo flet se shqiptarët ende përballën me një pozitë denigruese nga e cila mund të dalin vetëm nëse do të ndodhnin ndryshime rrënjësore në qëndrimin e vendeve ku mbahen të sunduar shqiptarët dhe atyre u njihen, sigurohen dhe mbrohen të drejtat kolektive kombëtare të tyre, në mënyrë që të mos trajtohen si qytetarë të “rendit të dytë” ose si “qiraxhinj në pronat e tyre”.Pozita aktuale e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë, në Serbinë Jugore dhe në Mal të Zi, me gjithë gjoja “përpjekjet për ta ndryshuar në më të mirë atë”, flet për një neglizhim të qeverive në këto tri vende që të veprojnë në përputhje me premtimet me të cilat, shpesh paraqitën para bashkësisë ndërkombëtare, për të përfituar ndonjë bonues për vetën e tyre.

    Në Republikën e Maqedonisë mungojnë angazhimet për ndriçimin shkencor të së drejtës së shqiptarëve për status shtetformues në rrafshin konstitucional, duke e mbështetur atë në sfondin historik dhe duke pasur parasysh gjithësaherë strukturën reale demografike interetnike në këtë republikë. C’është e vërteta, Republika e Krushevës( 1903) paraqet burim të drejtpërdrejtë për shteformësim të shqiptarëve, meqenëse në të ata u paraqitën si subjekt shtetëror dhe element shtetformues. Përpjekja që u bë për një përparim të pozitës së shqiptarëve në këtë republikë me zgjidhjet kushtetuese të vitit 1974 nuk u jetësua në praktikë dhe nuk qe as për së afërmi në përputhje as me parimet e proklamuara kushtetuese dhe as me standardet e së drejtës ndërkombëtare.Edhe deklarimi i pavarësisë së Maqedonisë ndodhi pa u sqaruar mirë pozicioni i etnikumit shqiptar dhe pjesëmarrja e tij në rregullimin kushtetues të këtij vendi, pra u përkufizuar premisat dhe raportet brendapërbrenda formacionit të ri shoqëror. Për pasojë, regjimi sllavomaqedonas nuk ndërtoi një qëndrim të drejtë ndaj shqiptarëve etnikë dhe nuk njohi të drejtat elementare të tyre, duke mos ngritur një mekanizëm konsensual që do të mund të ndalonte mundësinë e majorizimit të shqiptarëve dhe të të drejtave të tyre që, formalisht, u njiheshin më parë, me gjithë pamundësinë e realizimit të tyre në praktikë. Në këtë mënyrë, Kushtetuta e Maqedonisë e vitit 1991 u bë gjeneratori themelor i krizës në raportet shqiptaro-sllavomaqedonase, për shkak të pozitës denigruese kushtetuese e juridike të shqiptarëve në të, në mënyrë të veçantë për shkak të trajtimit të tyre si pakicë kombëtare.Duke u nisur nga nevoja e avansimit të pozitës kushtetuese e juridike e shqiptarëve në Maqedoni dhe njohja e të drejtës së tyre për të qenë subjekt i barabartë me sllavomaqedonasit në këtë republikë, bashkësia ndërkombëtare u angazhua për një “marrëveshje historike” ndërmjet sllavomaqedonasëve dhe shqiptarëve që, megjithatë, qoftë me parimet dhe zgjidhjet, dhe në mënyrë të veçantë, me zbatimin e tyre në praktikë, nuk arsyetoi kualifikimin që iu dha.Marrëveshja e Ohrit nuk i promovoi shqiptarët si popull autokton, me tipare të theksuara demografike të numrit të tyre dhe të koncentrimit të lartë dhe të gjerë në trojet e veta etnike si dhe të përbashkëta jetësore në këtë republikë dhe, mbi këtë bazë, konservoi për ta statusin denigrues të “pakicës kombëtare”, madje “pa i përmendur fare”, përveç se në kuadër “të bashkësive” që përbëjnë “shtetin multietnik”, edhe pse shqiptarët, në fakt, përbëjnë grupin më të shquar etnik tek i cili është rritur vetëdija se ai është subjekt politik që, si krejtësisht i barabartë me popullin maqedonas, ka të drejtë të jetë bartës i sovranitetit dhe shtetformues, kështu që Marrëveshja e Ohrit nuk e eleminoi shkaktarin themelor të krizës në Maqedoni- trajtimin e shqiptarëve si minoritet.Marrëveshja, në parim, “e përligji” pranimin e kufizuar të gjuhës shqipe si “gjuhë e dytë zyrtare”, edhe pse “pa e përmendur fare”, përveç se në kuadër të “cilësdo gjuhë tjetër të cilën e flasin të paktën 20 për qind e popullsisë”, me gjithë faktin se gjuha shqipe dhe shkrimi i saj, përbëjnë gjuhën dhe shkrimin e rreth dyzet për qind të popullatës së përgjithshme që jeton në këtë republikë dhe se, mbi këtë bazë, gjuha dhe shkrimi shqip “përmbushin të gjitha standardet” që të jenë krejtësisht të barabarta me gjuhën dhe shkrimin maqedonas. Marrëveshja parashikoi “ndërmarrjen e aktiviteteve konkrete për zgjerimin e përfaqësimit të pjesëtarëve të bashkësive të cilat nuk paraqesin shumicë në Maqedoni, si në administratën shtetërore, ushtri dhe ndërmarrje publike, ashtu dhe në përmirësimin e qasjes së tyre në financimin zhvillimor dhe asktivitetet punuese”, pa i përmendur, edhe me këtë rast shqiptarët, në mënyrë të veçantë, të cilët, ç’ është e vërteta, nuk janë fare të përfaqësuar ose janë të përfaqësuar në përqindje fare të pakonsiderueshme, edhe pse, në fakt, me numrin e përgjithshëm të tyre, përbëjnë një fuqi të rëndësishme popullative në këtë republikë, nga e cila mund të rekrutohen, barazisht me maqedonasit, nëpunës dhe kuadro udhëheqës në administratën shtetërore, ushtri dhe ndërmarrje publike, edhe pse janë faktor i rëndësishëm dhe plotësisht i barabartë politik, ekonomik, shoqëror, demografik, madje dhe rekrutues-ushtarak, me maqedonasit, të cilët paraqitën si “popull shumicë”në këtë republikë.Sado që Marrëveshja e Ohrit rezultoi “me një çast frymëmarrjeje” të shqiptarëve, ajo, në të vërtetë, vetëm sa hapi një proces të kërkimit të të drejtave të tyre legale dhe të ligjshme kombëtare. E ardhmja e Maqedonisë mund të ndërtohet vetëm me ripërkufizimin e saj si shtet i popujve që nënkupton njohjen e subjektivitetit shtetformues dhe kushtetues e juridik të barabartë të popullit shqiptar në Maqedoni, si pikënisje për nxjerrjen e një kushtetute të re të saj.Në Maqedoni duhet të vendoset një koncept i ri shtetëror “që pamundëson dominimin sistemor të një etnikumi mbi tjetrin” dhe që i cilëson shqiptarët si popull autokton, ai pjesë integrale e popullit shqiptar në Ballkan, në hapësirën kontinuele gjeografike ku ai jeton në shumicë etnike, pra që nuk i cilëson si “pakicë kombëtare”, por si popull me të drejtën e vazhdueshme dhe të pashteruar të vetëvendosjes kombëtare.Avansimi i statusit kushtetues e juridik të shqiptarëve në Maqedoni mbështetet mbi një numër faktesh të pakontestueshme historike, politike dhe kushtetuese e juridike.

    E para, shqiptarët në Maqedoni kanë qenë gjithmonë, pra historikisht, element konstitutiv i shtetësisë së Maqedonisë, nga Republika e Krushevës(1903), ASNOM (1944) dhe Kushtetuta e Maqedonisë(1974).

    E dyta, statusi i shqiptarëve duhet vështruar, duhet shtruar dhe duhet zgjidhur, mbi bazën e këtyre determinanteve historike,politike dhe kushtetuese e juridike:se ata jetojnë në trojet e veta etnike dhe janë popull autokton në ato troje;se ata i veçon kompaktësia e tyre etnike, territoriale, historike, kulturore dhe gjuhësore;se ata në trojet e veta etnike janë popull shumicë;se ata nuk janë dhe se nuk mund të trajtohet si “pakicë kombëtare” : as përnga numri i popullsië së përgjithshme; as për nga shkalla e vetëdijës kombëtare dhe as për nga zhvillimi shpirtëror dhe kulturor i tyre.

    E treta, shqiptarët në Maqedoni përbëjnë një grup të shquar etnik dhe vetëdija e tyre mbi përkatësinë asaj bashkësie të vjetër etnike nuk mund të injorohet njëanshëm.

    Shqiptarët që jetojnë në Jug të Serbisë që, në fakt, përbën Kosovën Lindore, sistematikisht janë rrethuar me represionin dhe dhunën e pushtetit serb.Represioni dhe dhuna e pushtetit serb në komunat shqiptare të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës janë rritur në mënyrë të veçantë pas artikulimit të kërkesave të shqiptarëve për një autonomi politiko- territoriale të tyre, me të drejtë bashkimi me Kosovën. Kjo kërkesë e tyre u shpreh nëpërmjet të një referendumi të mbajtur me 1 e 2 mars 1992.Regjimi serb shqiptarët e këtyre trevave asnjëherë nuk i ka trajtuar si subjekt të rëndësishëm politik në mënyrë që të përfillë kërkesat legale dhe legjitime të tyre.Përkundrazi, ka shuar me represion dhe me dhunë çdo përpjekje të shqiptarëve për avansimin e pozitës politike e kombëtare të tyre, edhe pse ata, në fakt, përbëjnë shumicën e popullsisë në ato territore.Pretendimet e Serbisë për “të mbajtur nën pushtim” Kosovën Lindore nuk mund t’i qëndrojnë kohës sepse, më në fund, komunat shqiptare të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës “i janë bashkëngjitur Serbisë” në kohë paqeje,e jo si pasojë lufte.E drejta e popullit për vetëvendosje nuk konsumohet me një herë. Shqiptarët e Kosovës Lindore gjithnjë e më shumë po theksojnë përkushtimin e tyre për t’i (ri)lidhur fatet me Kosovën, duke mos e konsideruar Serbinë,as si shtet të vetin, as si ombrellë sigurie për të ardhmen e tyre.Serbia, në të vërtetë, është sjellur dhe vazhdon të sillet armiqësisht ndaj shqiptarëve etnikë dhe ky fakt përbën thelbin e krizës në marrëdhëniet e shqiptarëve dhe të serbëve dhe e bën shumë të themeltë kërkesën e tyre për t’iu (ri)kthyer etnisë së vet.Madje, madje, kërkesën e shqiptarëve për t’u bashkuar me Kosovën nuk duhet konsideruar si vetëm dhe kryesisht, kundërpërgjigje të tyre represionit dhe dhunës që kanë ushtruar dhe vazhdojnë të ushtrojnë serbët mbi ta, por si e drejtë legale dhe kombëtare e tyre, e mbështetur në parimin e vetëvendosjes, të prononcuar edhe në të drejtën ndërkombëtare, si faktori më përcaktues për fatet dhe të ardhmen e popujve të rrezikuar.

    Me gjithë ca nismave qëjanë ndërmarrë për të përmirësuar pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi, ata vazhdojnë të trajtohen si qytetarë të rendit të dytë dhe të jenë të privuar nga liritë dhe të drejtat kolektive kombëtare.E kaluara e shqiptarëve në këto troje ishte e hidhur , po sikurse që mbetet denigruese pozita e tashme e tyre kushtetuese e juridike, ndërkohë që pushteti malazias shtihet i shurdhër për shumë kërkesa legale dhe të ligjshme të shqiptarëve për emancipimin qytetar e kombëtar të tyre, kështu që ata përherë ndihen të diskriminuar në raport me malaziasit.Përfaqësimi i shqiptarëve në pushtet dhe në jetën publike përgjithësisht është fare i pakonsiderueshëm.Duke u nisur nga fakti se ata jetojnë në trojet e veta etnike, në një rrip të pandërprerë territorial me shqiptarët e tjerë në Ballkan, nuk mund të injorohet kërkesa e vazhdueshme e tyre për ndryshimin e statusit kushtetues të tyre në mbarë republikën, veçanërisht për zgjerimin dhe forcimin e pushtetit lokal në trevat ku përbëjnë shumicën e popullsisë, po sikurse që nuk mund të injorohet as e drejta e tyre për vetëvendosje, në kushtet dhe rrethanat, që mund t’i krijojë e ardhmja e Ballkanit dhe e popujve që jetojnë në të.

    Kapitull më vete paraqet çështja çame.Ajo ndonjëherë përmendet sa ”ndërgjegje për të larë”.Prania e shqiptarëve në Greqinë fqinje është shumë e hershme.Shqiptarët etnikë banojnë prej mijëra vjetësh në trojet e tyre, të cilat janë në vazhdimësi të pandërprera me territorin e Shqipërisë dhe të cilat kanë qenë për mijëra vjet pjesë përbërëse e territorit shqiptar, pavarësisht nga kufijt që u vendosën në vitin 1913. Cështja çame mbetet e hapur, por e paaktualizuar as sa duhet dhe as si duhet nga shteti shqiptar. Ka mbetur i pazgjidhur problemi i pronave të shqiptarëve në Camëri, po sikurse që ka mbetur i pazgjidhur problemi i njohjes në shkallë të kënaqshme të të drejtave gjuhësore, kulkturore e kombëtare të shqiptarëve që banojnë krahinat e Camërisë, Kosturit dhe Follorinës.

    Kosova dhe Shqipëria (ekstrakt nga një studim më i gjatë)

    Panorama e përgjithshme e çështjes shqiptare, qoftë edhe me këtë rast, kur fokusimi është bërë në disa prej segmenteve të tjera të veçuara të saj, nuk mund të rrumbullakohet pa një vështrim të shkurtër për Kosovën dhe Shqipërinë.

    Për Kosovën janë krijuar dy ndjenja të skajshme,njëra shumë optimiste dhe tjetra pafundësisht pesimiste.Dalja duhet kërkuar në rrjedhat që ka marrë dhe që mund të marrë procesi i zgjidhjes së çështjes së Kosovës. Problemi i Kosovës “është shkoqur” nga tërësia e çështjes shqiptare, si përbërës shumë i rëndësishëm i saj dhe me shumë ndikim në ruajtjen e saj, në rast të pavarësimit eventual të Kosovës.Cdo zgjidhje tjetër që nuk do të rezultonte me pavarësinë e Kosovës në tërësinë e kufijve të saj, do të dëmtonte tërësinë dhe do të zvogëlonte mundësitë e mbrojtjes së saj.Cmimi që po paguajnë shqiptarët e Kosovës për të akomodaur pakicat, veçanërisht atë serbe, bartin me vete rrezikun e invalidimit të shtetit eventual.Sado që thuhet se prania ndërkombëtare në Kosovë do të jetë me “karakter të lehtësimit” të bërjes së shtetit, ajo mund fare lehtë të shndërrohet në të kundërtën : në pengesën e “bërjes dhe të funksionimit të tij”, qoftë në kuptimin politiik, qoftë në kuptimin gjeografik.Kosova, pra, vetvetiu,ende paraqet “një barrë shtesë” për çështjen shqiptare dhe ruajtjen e tërësisë së saj.

    Shqipëria po kalon nëpër një periudhë në të cilën konsolodimi i rendit demokratik dhe ndërtimi i shtetit ligjor paraqesin detyrë mbi detyrat .Shqipëria duhet të kalojë prej “demokracisë së qeverisur” në “demokracinë qeverisëse”.Për këtë qëllim, në Shqipëri duhet “ndërtuar” një katërkëndësh në të cilin, në çdo kënd të tij, do të vendosen koha, shteti, populli dhe qeveria. Sipas një aforizmi të vjetër, koha është , shprehur në mënyrë figurative, deti, shteti është anija, populli është era, ndërsa qeveria është vela.Shqipëria është para mundësisë që “të korigjojë të kaluarën”.Një porosi duhet mbajtur para vetes: është shumë më mirë të korigjosh së pari, se të gabosh së dyti.

    Shqipëria ka edhe një “detyrë shtesë”: që të interesohet për fatet e shqiptarëve kudo që janë të shpërndarë.Zhvillimet në Kosovë dhe ato në lidhje me segmentet e tjera të veçuara të çështjes shqiptare Shqipëria nuk mund dhe nuk duhet t’i vendos “në kallëpe të thjeshta e të përdorura politike”. Nuancat me të reja të zhvillimeve politike kërkojnë prej Shqipërisë “pozicionime më të zhdërvjellta, duke e qëruar strumbullarin e politikës shqiptare nga nyjet e lëkurat e panevojshme që janë ruajtur për shumë kohë”.

    Si duhet të paraqitet diplomacia shqiptare ?

    Nuk është detyrë e diplomacisë shqiptare heshtja e saj përballë pozitës ende të katandisur të shqiptarëve në të gjitha vendet ku ata janë të shpërndarë.Nuk është kjo kohë e miratimit, nga ana e saj, e nënçmimit që i bëhet shqiptarëve në trojet etnike të tyre. Të kundërtën, është kohë e ngritjes së zërit, nga ana e saj, për përmirësimin e pozitës kushtetuese e juridike të shqiptarëve në vendet ku ende mbahen të sunduar nga të tjerët. Diplomacia shqiptare nuk mund të arsyetohet me atë se gjoja “është e zënë” me çështjen e Kosovës, ndërkohë kur edhe për të nuk është duke bërë ndonjë “punë të madhe”, përveç deklarimeve verbale “në mbështetje të pavarësisë së saj”.

    Thuhet me të drejtë se ai që ia di rendin heshtjes, ia di edhe rendin e fjalës.Nuk është kjo kohë e heshtjes së shqiptarëve, veçanërisht e diplomacisë shqiptare. Shqiptarët duhet të ndryshojnë raportet nëpër të cilat kanë kaluar deri më sot.Ndihet nevoja për një bashkëpunim më të fuqishëm dhe të bashkërenduar, në mënyrë që të mos ndodhin “gabime në hapa”, çfarë, ç’është e vërteta, janë bërë në të kaluarën tonë.Diplomacia shqiptare do të duhej nga një “defansivë e skajshme” të kalojë në “ofensivë të hapur”.Ajo do të duhej, edhe vetë, të vepronte “e bashkuar”, si një “tërësi unike” dhe të formësonte qëndrime të përbashkëta, qoftë edhe për zgjidhje të veçanta.Vetëm në atë mënyrë do të mund të mbrohej tërësia e çështjes që,megjithate, do të duhej të paraqiste kryefjalën e mendimit tonë politik, edhe në kohën e përballjes me segmente të veçuara të saj.Duhet parë se a ka nevojë dhe ku mund të bëhen korigjime eventuale që të mos pësojë tërësia e çështjes.

    Vrojtimet mbyllëse

    Një varg i tërë rrethanash, të brendshme dhe të jashtme, shtrojnë nevojën për një mobilizim të shtuar kombëtar brendashqiptar.Ruajtja e tërësisë së çështjes, edhe me rastin e pavarësimit eventual të Kosovës, do të duhej të ishte bazament i çdo përcaktimi të pjesshëm, qoftë ai edhe kalues, siç do të jetë,sipas të gjitha gjasave, edhe statusi i ardhshëm i Kosovës.Ajo që do të duhej të ndërgjegjësonte shqiptarët sot është që të kuptojnë ndërlikueshmërinë e proceseve politike që po ndodhin me ne dhe rreth nesh, ndërlikueshmërinë e shkaqeve që sollën këtë gjendje në të cilën ndodhemi dhe ndërlikueshmërinë e masave që duhet ndërmarrë për përballimin e saj dhe për kushtet dhe për rrethanat në të cilat duhet të ndërmeërren ato masa.

    Shqiptarët do të duhej të përfitonin nga disa rrethana lehtësuese në favor të zgjidhjes së çështjes shqiptare, qoftë në segmente të veçuara të saj, siç është rasti me Kosovën, qoftë në tërësinë e saj.Askush nuk do të përshkruaj terapinë më mirë se ne për vetën tonë.Ne vërtetë asnjëherë nuk kemi pasur më shumë njerëz të mendjes dhe të dijes,por mendjen dhe dijen do të duhej ta shfrytëzonim në mënyrë racionale në rrafshin kombëtar.Nuk është vështirë të gjykohet se vëmendje e dorës së parë do të duhej t’i kushtohej diplomacisë së të ardhmes së shqiptarëve.Kohët do të jenë të atilla si do t’i krijojmë vetë.



    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #2
    son of eagle Maska e eri12ing
    Anëtarësuar
    13-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    150
    Po jam mese dakord me faktin askush pervc nesh nuk mund te percaktoj nje terapi me te mire per semundjen qe vuan kombi tone.Ne fund te fundit jemi ne qe kemi dhimbe dhe dime se ku na dhemb e jo te huajt qe vetem zgjidhin pazaret e tyre.
    Sons of eagle we are and like eagles we fight in war.

  3. #3
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Billigoa,

    Mire qe nuk ke postuar burimin nga e ke marre kete artikull (Gazeta SHQIP), po shkon e i ndryshon edhe titullin e shkrimit/opinionit. Ai qe e ka shkruar, ka hedhur mendimet e veta aty, dhe ja ka vene titullin "Çështja e pazgjidhur shqiptare", ndersa zotnia jote, shkon e fut budalliqe nga prapa. Ske te drejte t'i ndryshosh daku.

    Kur ta shkruash dicka vete, atehere po, OK?

    P.S. Mund ta lexoni ketu http://gazeta-shqip.com/artikull.php?id=27480 pa i lodhur syte me ngjyra bajate.

  4. #4
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Shqipëria Etnike është reale, realiste, realitet dhe e realizueshme.

    Shqipëria Etnike është edhe ëndërr, edhe zhgëndërr, edhe realitet.

    Shqipëria Etnike është rrugëtimi i pandalshëm dhe titanik mijëvjeçar i ëndrrës drejt realitetit.

    Ëndrra për Shqipërinë Etnike është fillimi, kurse realiteti është përfundimi i këtij rrugëtimi të gjatë e maratonik për bërjen e Shqipërisë Etnike e të Ribashkuar.

    Është fatkeq vendi që nuk ka heronj. Një komb nuk mund të vdesë, vetëm nëqoftëse bën vetëvrasje. E ardhmja e kombit tonë duhet të mbillet në të tashmen, sot, tani. Ardhmëria jonë është në të tashmen, varet nga ajo, por është edhe në të kaluarën. Jemi ne ata që e krijojmë atë. Po të jetë ardhmëria jonë e keqe, atëherë jemi ne fajtorë për këtë.



    *****



    Shqipëria Etnike është plagë e hapur që kullon gjak pellazgjik, ilirik e shqiptar. Êshtë lapidar i ngritur ndër mijëvjeçarë nga eshtrat e mijëra e miliona luftëtarëve, dëshmorëve dhe heronjve të saj.



    Shqipëria Etnike është shtiza, mburoja, shpata dhe përkrenarja e Akilit, Hektorit, Pirros, Lekës së Madh, Bardhylit, Teutës e Gjergj Kastriotit.



    Shqipëria Etnike është kandili, qiriri, pena, pushka e pishtari i Rilindasëve tanë, që nuk kursyen as jetën, as pasurinë e tyre për ta bërë Shqipërinë.



    Shqipëria Etnike është katakomb, varr gjigant, terr, ferr e skëterrë për barbarët, pushtuesit, sundimtarët, kolonizatorët dhe armiqtë e saj të të gjitha kohërave.



    Shqipëria Etnike është e pavdekshme, është Feniks që përgjaket, plagoset, rrëzohet e për liri bëhet pluhur e hi dhe nga hiri i vet ngritet, ringjallet dhe bëhet sërish Shqipëri.



    Shqipëria Etnike është e pavdekshme, sepse i pavdekshëm është kombi shqiptar me rrënjë pellazgo-ilire.



    Ëndrra për Shqipërinë Etnike është një ëndërr njerëzore e mbarëkombëtare, që do të shndërrohet në një realitet tokësor, me një bukuri engjëllore dhe madhështi hyjnore.



    Të gjitha rrugët çojnë drejt Shqipërisë Etnike.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #5
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    çështja Kombëtare Dhe Mosuniteti I Shqiptarëve

    ÇËSHTJA KOMBËTARE DHE MOSUNITETI I SHQIPTARËVE
    Shkruar nga Shefki OLLOMANI
    Monday, 08 October 2007
    ÇËSHTJA KOMBËTARE

    Jo vetëm që në shumë pjesë të botës ende nuk është zgjidhur çështja nacionale e shumë popujve, të cilët vuajnë nga pushtimi dhe neokolonializmi, por një gjë e tillë ndodhë edhe në Europën e civilizuar e demokratike.

    Çështja kombëtare nuk është zgjidhur ende edhe në Europë. Çështje kombëtare e konflikte ndëretnike ka në Irlandën e Veriut (Britani e Madhe), në Baski e Kataloni (Spanjë), në Korzikë (Itali). Pastaj konflikte ndërshtetërore për territore, të heshtura e të hapura, ka ndërmjet Gjermanisë e Francës, Gjermanisë e Polonisë, Polonisë e Bellorusisë, Gjermanisë e Çekisë, Hungarisë e Rumanisë, Turqisë e Greqisë, Sllovenisë e Kroacisë,... Pakënaqësi dhe tendenca separatiste ka në Skoci e Uells të Britanisë së Madhe, në Bosnjë e Hercegovinë, në Qipro, në Vojvodinë, në Sanxhak, në Moldavi etj. Të mos flasim për çështjen e dhimbshme kombëtare euro-aziatike të Kurdistanit. Në këtë mes çështja kombëtare shqiptare është shembulli më drastik, më tragjik dhe më i hapur i moszgjidhjes së çështjeve kombëtare në Ballkan dhe në Europë.

    Çështja e zgjidhjeve nacionale dhe e formimit të shteteve të reja të pavarura nuk varet vetëm nga lufta çlirimtare që bën një popull, por varet po aq edhe nga raporti i forcave të interesit të Fuqive të Mëdha botërore dhe marrëveshjet apo mosmarrëveshjet e tyre për ndarjen e zonave të interesit.

    Shtetet ballkanike sllave dhe Greqia gjithmonë kanë pasur aleat të fortë dhe besnik Rusinë cariste, e cila i ka ndihmuar vazhdimisht për çlirimin e tyre nga Perandoria Turke, si dhe pastaj i ka ndihmuar në pushtimin dhe aneksimin e tokave të Shqipërisë Etnike. Kurse populli ynë nuk ka pasur asnjëherë aleatë të përhershëm dhe miq besnikë në luftën e tij për liri dhe pavarësi kombëtare, sepse edhe vetë Europa ka qenë jo e bashkuar në politikën e saj të jashtme dhe nuk ka pasur interesa të mëdha në Ballkan.

    Disa shtete europiane, herë pas here na kanë përkrahur, por pjesërisht dhe përkohësisht, në momentet e caktuara historike. Shqiptarët dhe Shqipëria asnjëherë nuk kanë pasur aleatë dhe miq të përhershëm në Europë, prandaj edhe ne nuk kemi fituar asnjëherë plotësisht lirinë dhe pavarësinë kombëtare. Tek tani, nga vitet e 90-ta të shekullit XX dhe fillimi i këtij mijëvjeçari, po duket se më në fund edhe Shqiptarët dhe Shqipëria Etnike janë duke fituar miq dhe aleatë permanentë, afatgjatë e strategjikë, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia e ndonjë tjetër.

    Por kjo miqësi dhe aleancë natyrore ende është e brishtë dhe e pakonsoliduar plotësisht, prandaj është jo reale nga ne që të presim dhe të kërkojmë përkrahje të qind për qind e pa rezerva në luftën tonë për bërjen e Shqipërisë Etnike. Është ende shumë heret të pretendohet që këta aleatë e miq të na ndihmojnë drejtpërdrejt që tani në çlirimin dhe ribashkimin e trojeve tona etnike në një Shtet Kombëtar Shqiptar. Kjo përkrahje dhe ndihmë do të vjen në një etapë dhe kohë më të vonshme, kur të jenë ndërruar disa rrethana politike dhe ushtarake në nivel europian dhe botëror. Kur epërsia e Perëndimit ndaj Lindjes të jetë në një shkallë më të lartë e më të sigurt se tani.

    Nga kjo del se faktori i brendshëm politik shqiptar dhe faktori i jashtëm politik ndërkombëtar, ende janë të papjekur dhe jo në nivel të duhur të përgjegjësisë për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare dhe të çështjeve tjera nacionale në Europë dhe më gjerë.

    Çështjet kombëtare, formimi i shteteve të reja, në të shumtën e rasteve, bëhet me faza, shkallë-shkallë e hap pas hapi, nëpër etapa e jo përnjëherësh. Kjo del nga historia e shtetformimit dhe bashkimit kombëtar të shumicës prej shteteve europiane. Dallimi është se disa kombe kanë qenë më të hershëm e disa më të vonshëm në formimin e shtetit të tyre kombëtar.

    Shqiptarët janë nga ata popuj që kthesat historike i kanë gjetur të vonuar, të papërgatitur, të pabashkuar e të paorganizuar sa duhet. Prandaj kanë fituar pak. Në një gjendje të tillë i ka gjetur shqiptarët e Shqipërisë Etnike edhe fillimi i këtij shekulli e mijëveçari të ri, prandaj edhe këtë herë janë duke fituar shumë pak. Shqiptarët dhe partitë e tyre politike nuk mund të merren vesh as për gjëra shumë të vogla të zhvillimit të brendshëm e jo më të merren vesh për një vepër kolosale e vigane siç është bërja e Shqipërisë Etnike.

    Mosmarrëveshja, urrejtja, mosuniteti, karrierizmi dhe mungesa e ulët e vetëdijes kombëtare po e brejnë nga brenda, si krimbi mollën, kombin tonë. Pa i bashkuar shqiptarët zemrat dhe kokat, nuk mund t'i bashkojnë as tokat e ndara të Atdheut. Me mendësi të vjetëra mesjetare dhe me përçarje të reja nuk zgjidhet çështja kombëtare shqiptare.

    MOSUNITETI I SHQIPTARËVE

    Shqiptarët të shumtën e kohës janë të përçarë. Ata bëhen bashkë vetëm gjatë ngjarjeve të mëdha historike, gjatë luftërave, gjatë tronditjeve të mëdha kombëtare apo gjatë sulmeve frontale ushtarako-policore të armiqve tanë. Shqiptarët nuk kanë unitet ndërmjet veti.

    Shqiptarët më së shumti i bashkon vdekja se sa jeta e lufta për liri dhe ribashkim kombëtar! Prandaj në popull shpesh dëgjon togfjalshin: “Ra kjo vdekje dhe u pamë”! Pra, shqiptarët, politikanët, fqinji me fqinj, njerëzit e thjeshtë, gjatë shumicës së kohës nuk shihen, nuk flasin me njëri-tjetrin, grinden e përlahen me njëri-tjetrin, shkojnë keq me njëri-tjetrin dhe ata pajtohen, takohen e shihen vetëm në rast të vdekjes së dikujt ose në rast të krizave e gjëmave të mëdha kombëtare kur rrezikohet ekzistenca e gjithë popullit nga xhelatët pushtuesë sllavo-grekë! Kjo është e meta më e madhe e shqiptarëve. Ata lidhin Besën dhe bashkohen në kohë rreziqesh kolektive dhe përçahen, ndahen e armiqësohen përsëri me njëri-tjetrin posa kalon rreziku i cili i ka bashkuar! Por uniteti i shpejtë nuk sjellë ndonjë sukses në qëndresën e tyre përballë armiqve pushtuesë, sepse bëhet aty për aty, me një organizim dosido, i cili nuk sjellë fitore.

    Shqiptarët nuk duhet të jenë bashkë e në unitet vëllazëror e politik vetëm në vdekje e në luftë, por ata kanë nevojë dhe duhet të jenë të bashkuar gjatë gjithë kohës, si në paqë ashtu edhe në luftë, si në hidhërime ashtu edhe në gëzime, si në mbrojtje ndaj armiqve, ashtu edhe në ndërtimin dhe zhvillimin e vendit.

    Mosuniteti i shqiptarëve erdhi në shprehje edhe gjatë luftërave çlirimtare që u zhvilluan në hapësirat shqiptare të Shqipërisë Etnike, si në Kosovë (1997-999), në Kosovën Lindore (2000-2001) dhe në Iliridë (2001). Siç shihet edhe nga vitet e luftimeve, këto tri luftëra u zhvilluan ndaras dhe në kohë të ndryshme, gjë që flet për mosunitetin flagrant të shqiptarëve. Flet për përçarjen, papjekurinë, lokalizmin, bajraktarizmin, karrierizmin e klasës politike shqiptare dhe për mungesën e programit mbarëkombëtar për veprimtari dhe luftë të përbashkët të kombit shqiptar për çlirim dhe ribashkim kombëtar të Shqipërisë Etnike. Flet për mentalitetin mesjetar e feudal të udhëheqësve partiakë shqiptarë! Shqiptarët ende duhen të piqen.

    Një situatë përçarëse e konfuze dominon në Malësi të Madhe, në Iliridë, në Kosovë dhe në Shqipëri, ku numri i madh i partive politike është në shpërputhje flagrante me numrin e përgjithshëm të banorëve shqiptarë të këtyre krahinave e shteteve shqiptare. Dhe kur t’i shtosh kësaj se, shumica e partive politike shqiptare nuk e kanë në programin e tyre zgjidhjen e çështjes shqiptare dhe ribashkimin e Shqipërisë Etnike, atëherë gjendja bëhet edhe më e rëndë, më tragjike dhe më alarmante.

    Tani për tani shqiptarët më shumë po mendojnë dhe punojnë për ekonomi, për pasuri e standard personal e familjar, se sa që mendojnë e përpiqen për çlirim e bashkim kombëtar. Kurse partitë politike shqiptare më tepër po luftojnë për pushtet se sa për shtet. Ata me papërgjegjësinë e tyre po rrezikojnë edhe shembjen edhe të këtij shteti të vogël që kemi (si në vitin 1997), e jo më të angazhohen e të luftojnë për ribashkimin e Shqipërisë Etnike!

    Vetëdija politike dhe ndërgjegjja kombëtare te shumica dërrmuese e udhëheqjeve të partive politike shqiptare, anembanë trojeve etnike shqiptare është në një nivel shumë të ulët! Dhe ç'është më keq, ky nivel i ulët i vetëdijes dhe ndërgjegjes kombëtare të partive politike është reflektuar edhe te një pjesë bukur e madhe e popullit shqiptar! Kjo do të thotë se, shqiptarizmi dhe atdhetarizmi te shqiptarët, këto 15 vitet e fundit ka shënuar rënie drastike.

    Kombi shqiptar ka ende shumë politikanë, qeveritarë, liderë e udhëheqës kozmopolitë, globalistë dhe internacionalistë, që fatkeqësisht janë në pushtet apo në krye të partive politike shqiptare në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Preshevë e Ulqin, të cilët ose punojnë për pasurimin e vetvetes, ose veprojnë për forcimin e shteteve fqinje! Shqipërisë Etnike i duhen politikanë, liderë e udhëheqës të mirëfilltë, kombëtarë e atdhetarë, që të mendojnë globalisht dhe të veprojnë shqiptarisht, që të mendojnë internacionalisht, por të veprojnë kombëtarisht. Politikanë që dijnë t’i shfrytëzojnë taktikat – Shtetin e Kosovës, Republikën e Iliridës, Autonominë e Kosovës Lindore, të Malësisë së Madhe e të Çamërisë për të realizuar strategjinë politike – Shqipërinë Etnike.

    Partitë politike shqiptare nuk angazhohen për formimin e Shqipërisë Etnike, sepse ato janë të angazhuara për njohjen dhe konsolidimin e shteteve fqinje sllave me ndihmën e trojeve etnike shqiptare, siç është rasti më i freskët i Maqedonisë (1993) dhe Malit të Zi (2006). Çdo njohje nga shqiptarët dhe partitë e tyre politike, si dhe nga shteti i Shqipërisë i këtyre shteteve, është automatikisht mohim flagrant i Shqipërisë Etnike, vetvetiu është veprimtari antikombëtare. Apo mosnjohja e çështjes Çame e të Çamërisë nga Shteti Shqiptar, duke e denigruar këtë çështje madhore të kombit tonë në një çështje "ligjore e pronësore!, është vetvetiu mohim i Shqipërisë Etnike nga Shqipëria londineze! Dhe kur e mohon vetveten, është vetëvrasje, së cilës nuk ka Zot as mjek që ia gjen ilaçin.

    Një realitet tjetër i dëmshëm dhe në disfavor të Shqipërisë Etnike është edhe mosuniteti, grindja dhe mosbashkëpunimi i partive shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Iliridë, Malësi të Madhe dhe në Kosovën Lindore kur është në pyetje zgjidhja e çështjes kombëtare shqiptare. Është e natyrshme që këto parti kanë programe të ndryshme politiko-ekonomike për të ardhë në pushtet, por në momentet e caktuara kohore dhe gjatë kthesave të mëdha historike ato duhet të kenë një qëndrim, një unitet dhe një program të përbashkët kombëtar. Këtë opcion dhe synim mbarëkombëtar për çlirimin dhe bashkimin e Shqipërisë Etnike partitë politike shqiptare ende nuk e kanë.

    Kjo përçarje dhe ky konflikt ndërpartiak ekziston si në nivel krahinor, ashtu edhe në nivel mbarëkombëtar. Edhe formimi i shumë partive politike brenda Shqipërisë Etnike ka krijuar më tepër përçarje se sa unitet.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #6
    Çështja e pazgjidhur shqiptare dhe (mos)mobilizimi kombëtar
    He mer ju populli i forumit qe doni bashkim kombetar. Imagjino te bashkohemi me popull si Biligoa........
    Ndryshuar për herë të fundit nga D@mian : 11-10-2007 më 00:40
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  7. #7
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Çështja e pazgjidhur shqiptare dhe (mos)mobilizimi kombëtar
    He mer ju populli i forumit qe doni bashkim kombetar. Imagjino te bashkohemi me popull si Biligoa........
    gjithsesi: Falemderit qe lexon postimet.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #8
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Çështja e pazgjidhur shqiptare dhe (mos)mobilizimi kombëtar
    He mer ju populli i forumit qe doni bashkim kombetar. Imagjino te bashkohemi me popull si Biligoa........
    Ca ka Bilioga? Une nuk e njoh por nese do te bashkohet eshte i/e mirepritur.

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Ca ka Bilioga? Une nuk e njoh por nese do te bashkohet eshte i/e mirepritur.
    Nuk ha pyke mor burre. Ngeli gjithe kohen duke vene artikuj kot me kot. Nuk di flasi, nuk di te bej nje koment nga vetja vete. E mbushi forumin me 'junk massages", ne cdo teme, kudo. Ka rrobi nje limit jo keshtu
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  10. #10
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Nuk ha pyke mor burre. Ngeli gjithe kohen duke vene artikuj kot me kot. Nuk di flasi, nuk di te bej nje koment nga vetja vete. E mbushi forumin me 'junk massages", ne cdo teme, kudo. Ka rrobi nje limit jo keshtu
    pu.pu c'paske lindur per inat te vetes
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29
  4. Abaz Ermenji
    Nga Eni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •