Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 12 prej 12
  1. #11
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Arrow Ç'është kjo "Shqipëri natyrale"?

    Shqipëria Natyrale
    Natural Albania
    Reçenzentë

    Frrok Cupi
    Aleksandër Cipa
    Arsim Sinani






    Shtëpia Botuese
    Erik

    2006






    Edhe një libër që trazon

    Ç'është kjo "Shqipëri natyrale"?

    Frrok Çupi

    Ky libër që ke në dorë, i dashur lexues, do të të trazojë mendjen, me siguri. Mund të jesh një lexues që ke humbur lidhjet me librat e rilindasve shqiptarë; mund të jesh një lexues që ke lexuar qindra artikuj mbi Shqipërinë dhe fqinjët, por nuk ke kuptuar ndonjë gjë të madhe, por ta dish se ky autor shkruan shumë qartë; mund të jeshë edhe një lexues që mendon se kombi yt nuk ka gabuar kurrë, por vetëm e kanë dhunuar. Prandaj po them se me këtë libër do të mund trazohesh përsëri, i dashur lexues. Sepse autori i tij, studiuesi Koço Danaj, ka prekur "ashpërsisht" disa pika që lëndojnë nervin kombëtar. Koço Danaj ka ardhur si një rilindas, tashmë që rilindasve u janë thyer edhe varret në kodrën e Parkut të Madh. Autori i librit është aq nervoz me Europën e mureve që izolojnë shqiptarët, ashtu sikurse është krejt i rrafshët me patriotët e vet shqiptarë që i duket sikur nuk kanë asnjë mëkat në qytetërimin botëror. Koço iu kërkon kancalerive politike të botës që menjeherë të vënë në vend padrejtësinë ndaj shqiptarëve të copëtuar në disa shtete; ai kërkon që "ashtu siç u pjesëtua për pesë, të shumëzohet për pesë".

    Ky libër është plot me të vërteta të qëmtuara në diturinë e përgjithëshme historike e politike, është libri i një autori që rrëmon gjithnjë librin dhe diturinë. Ky është një fat i mirë për ty i dashur lexues; sepse me siguri ke lexuar libra nacionalizmi me ofshama dhe pa dituri. Koço Danaj i ka bërë shumë kolegë të tij që "ta harrojnë" pikërisht pse Koço ka me vete njohjen e
    të vërtetës edhe për ato zona (Prishtinë e Shkup) ku nuk shkon dot këmba e studiuesve që nuk mund ta pinë kafen jashtë Tiranës.
    Ato çfarë Koço të ka "fshehur" i dashur lexues, t'i ka fshehur me qëllim, jo pse nuk i njeh. Të ka fshehur të vërtetën se për fatin e tyre shqiptarët kanë edhe përgjegjësinë e tyre, gjë që autori ua ngarkon me "pa mëshirë" vetëm politikanëve shqiptarë. Nuk mund të jetë e vërtetë që vetëm politikanët t'ia kenë fajin përjetësisht një kombi. Koço Danaj, i dashur lexues, të ka "fshehur" të vërtetën se jetojmë në epokën e shteteve, madje edhe të shteteve nacionale; por jo në epokën e kombeve, aq më pak të kombeve pa shtet. Sepse, miku im Koço, shkruan se në vend të dy presidentëve dhe tre zëvendëskyreministrave e 70 zëvendësministrave, duhej të kishim vetëm një palë nga këto "harxhe". Nuk është kështu, i dashur mik; qytetarët marrin pjesë në shtet aty ku shtetërohen, pavarësisht nga feja, raca dhe kombësia.
    Kam frikë se autori mendon se "nuk është mirë që jemi të përhapur në pesë shtete, kur unë mendoj se është më mirë kur kombi zgjerohet dhe qytetërohet.
    Dhe më në fund, autori i librit ka harruar të tregojë për ku duhet drejtuar "treni" i kombit, përderisa Brukseli e ka me hile. Që në Bruksel ka plot zyrtarë hileqarë e naivë, këtë as e mohon njeri, por ku të shkojmë; jo në Europë? Është koha e rirreshtimit të kombeve, dhe shqiparët askush nuk po i orienton për ku.




    Kronologjia rigoroze e analistit me njohje

    Aleksandër Çipa


    Analistin Koço Danaj e çmoj gjithmonë për njohjen. E kam fjalën për njohjen e tërësisë sonë etnike, si hapësirë dhe si indshtrirje. Në këtë plan, Danaj mbetet tipik dhe i pakrahasueshëm me ndokënd tjetër.
    Qasjet e tij të përcjella për çështjen kombëtare shqiptare, veçohen për pathosin dhe tendencën inversuese.Në veçantinë e vet, Danaj spikat si qytetari sfidues i kufirit të përcaktuar imponueshëm prej forcave madhore të politikëbërjes dhe gjeopolitikvendosjes.
    Në këtë adresim, Danaj mbetet analisti që prej kohësh e ka flakur kompleksin e së thënës së asaj që mendon dhe ndjen mendueshëm. Të thënat e tij, në jo pak raste, kanë pasuar me reagime palësh, por më së shumti, me reagime protagonistësh, shumica e të cilëve me staturë dhe mandate institucionale në hapësirën shqiptare dhe në atë të rajonit multietnik. Kjo ka ngjarë, për disa shkaqe, por më lehtësisht të dallueshëm janë shkaku I atdhedashurisë natyrale; shkaku i procesndjekjes si dhe i pasionit profesional që mbart autori i këtij teksti të formësuar në libër. Analisti që ka pronësinë autoriale të këtij libri, spikat ndër të tjera, për afinitetin e vet me politologjinë dhe analistin e mirëfilltë gjeopolitik njëgjuhësh.
    Natyrisht, mes vlerësimit për Njohjen (si proces dhe aftësi vetiake) dhe Deduksioneve të autorit Koço Danaj, personalisht ndaj diferencën time. Mbetem më tepër në simpatinë për njohjen që zoti Danaj ka me individët protagonistë në shumicën e ngjarjeve, për njohjen që ai investon në misionin e vet publicistik dhe analizues si dhe për gërmimin e përhershëm vijues që i bën historisë komplekse të rajonit multikombësh, në funksion të kohëndryshimit. Mirëpo, kur marr në vlerësim tërësinë e fakteve, ngjarjeve, historive dhe refleksionit të përhershëm që autori përcjell për zhvillimet në hapësirën e Shqipërisë natyrale, atëhere më duhet të pranoj si lexues i vëmendshëm, se pasioni i tij e shtyn në gabueshmëri deduktive, por nuk e cënon vlerën e veçantë të njohjeve vetiake. “Shqipëria natyrale” është refleksioni i përmbledhur që nis dhe mbetet i hapur, jo për shkak të historisë, por për arsye të realizmit. Thuhet kjo, në adresë të këtij libri, pasi procesi gjeopolitik në rajonin shumëkombësh ku ze pjesën e patjetërsueshme gjithështrirja jonë kombëtare, ndodhet në çastin kulmor. Ky proces gjeopolitikvendosës për shqiptarët dhe hapësirën e tyre natyrale, gjendet në fazën paraepiloguese. Eshtë fjala drejtpërdrejtë për atë proces që përmbledh konkretisht zgjimin dhe veprimin kombëtar, akte këto që nuk ka më mundësi të bllokohen apo ndërpriten, as prej vetvetes dhe as prej forcave fqinjëruese. Analisti Danaj, hyn në sërën e atyre interpretëve që nuk e humbasin as në pathos e as në emocion, referencën ndaj bashkësisë primordiale.
    Natyrisht, në ndonjë rast, armatura e gjykimit apo vlerësimit të një eventi apo ngjarjeje me multipjesëmarrje aktorësh ballkanikë,të lenë edhe shijen e njëanshmërisë. Ka raste që kjo ngjet vetëm për shkak të përkatësisë etnike të autorit. Danaj në këtë plan, për mendimin tim, evidenton staturën e vet si historiointerpret kombëtar. Si i tillë, përfshihet në vlerësimin që politologu John Plamentz bën për nacionalizëm lindor, për atë nacionalizëm që duket ashiqare në mishmashin etnik të kësaj pjese të Europës të trazuar, ndryshe prej Europës në qendër..

    Si pelegrin për atdhedashuri, si ikanak në gjithëterritor dhe me komunikime në krejt hapësirën kombëtare, Koço Danaj, shfaqet dëshmueshëm edhe në këtë libër, si një kronologjist rigoroz nacionalist dhe analist me njohje.


    Koço Danaj, intelektuali që i kalon kufijtë ballkanikë pa pasaportë

    Arsim Sinani-Prishtine
    Shkrimet dhe tezat e analistit dhe intelektualit Koço Danaj i kam lexuar me vëmendje të veçantë dhe gjithnjë më kanë zgjuar interesim të posaçëm. Mendimi i tij padyshim është një mendim shumë i veçantë, i drejtëpërdrejtë dhe komunikon me publikun dhe lexuesin. Nuk e teproj nëse them se Koço Danaj është një misionar i kauzës shqiptare. E gjithë kjo zhurmë për tezat e Koço Danaj për Shqipërinë Natyrale në esencë është jonatyrale, në të vërtetë Danaj ka shtruar një mendim ndryshe nga mendimet e tjera të thëna deri më tani për shqiptarët dhe rreth shqiptarëve.
    Por me gjasë mentaliteti provincial ballkanik asesi të lirohet nga kokat e një mendësie joshqiptare e cila është mësuar që shqiptarin ta sheh në çfarëdo pozite përulëse, vetëm në pozitën e një intelektuali e një njeriu që din ta thotë atë që e mendon nuk është mësuar ta shoh e akceptojë, dhe kjo mendësi ballkanike nuk pranon mendim tjetër. Kjo mendësi nuk pranon mendimin shqiptar prandaj bëhet gjithë kjo zhurmë mediatike dhe shtrembërohen tezat e Danajt, por pa sukses sepse tezat e Danajt i kalojnë kufijtë Ballkanik.
    Padyshim Koço Danaj i kalon kufijtë ballkanikë pa pasaportë, por me një identitet të fuqishëm dhe me një bagazh të një intelektuali që i duhet qytetërimit evropian. Fundja shqiptarët gjithnjë I kanë dhënë qytetërimit evropian vlera të cilat edhe sot e kësaj dite nuk mund të kontestohen. Ky është Koço Danaj i cili komunikimin e tij e ka të drejtë , të çiltër dhe shtron një çështje të rëndësishme dhe interesante .
    Në këtë vijë ka qenë kënaqësi e imja ta intervistoj Koço Danaj dhe këtë punë jam munduar ta bëj sa më mirë dhe profesionalisht por asnjëherë nuk më ka shkuar mendja se kjo intervistë do të zgjonte kaq shumë opinion dhe do të hapte debat i cili do ti kalonte kufijtë ballkanikë e do të mbrinte deri në qëndrat e ndryshme botërore.


    Parahyrje

    Kanë mbetur edhe 6 deri në 7 vjet për të festuar 100 vjetorin e krijimit të Shqipërisë aktuale.(Shprehja 6 deri në 7 vjet nukështë përmendur rastësisht. Pavarsia e Shqipërisë u shpall nga shqiptarët në 28 nëntor 1912.
    Por njohja e kësaj pavarsie u bë nga Konferenca e Londrës në mesin e vitit 1913. Shpallja e pavarsisë nga shqiptarët nuk presupozonte pavarsinë e Shqipërisë që është sot, por shumë më gjerë. Presupozonte Kosovën dhe Luginën e Preshevës, Pollogun dhe Malësinë e Sharrit, Ulqinin dhe Malësinë në Veri dhe Çamerinë në jug. Pjesmarrja e përfaqësuesve shqiptarë nga rajonet e mësipërme dhe ngarkimi i disa prej tyre me poste në qeverinë e parë shqiptare është një dëshmi.(Mehmet Dërralla nga Tetova ka qënë ministër i parë i mbrojtjes.Ndërsa pjesmarrja në Vlorë e Boletinit apo Muharrem Rushitit nga Camëria dhe Kosova është një dëshmi tjetër, për çka u tha më lartë).
    Por Konferenca e Londrës në mesin e vitit 1913 vendosi ndryshe. Në mënyrë artificiale dhe me të drejtën e forcës, ajo me shtet shqiptar njohu Shqipërinë aktuale që jetojmë sot. Ndërsa shqiptarët e tjerë dhe tokat e tjera shqiptare i përdori ose për të formuar shtete artificiale ose për të zgjeruar shtete të tjera.
    Përgjatë një shekulli shqiptarët kanë festuar gjithmonë 28 nëntorin e vitit 1912 dhe jo vendimet e Konferencës së Londrës. Në thelb kanë festuar një ëndërr, por jo një realitet. 28 Nëntori 1912 është ëndërra. Konferenca e Londrës është realiteti.
    Cilin do të festojnë shqiptarët në fund të vitit 2012 apo fillim të vitit 2013: Ëndrrën e një realiteti të supozuar, realitetin absurd apo realitetin e ri?


    Shqipëria natyrale pjestohet për pesë

    Qysh prej vitit 1913 të cilin Kadare e konsideroi me të drejtë Vit i Mprapshtë, shqiptarët shtuan këngët dhe mitet. Ajo që mungonte në realitet u kompensua në këngë apo mite. («Sa kombe ka në botë baba?» Kështu ju drejtua Natan Rotshildit, djalit të Amshel Majerit, themeluesit të shtëpisë më të pasur në botë «Natani dhe bijtë», djali i tij. Dhe Natani ju përgjigj : «Dy more bir dhe mos e harro këtë : Hebrenjtë dhe të tjerët». Ky mit i mbajti gjallë si komb hebrenjtë për shekuj me radhë deri sa u kthyen në tokën e të parëve në vitin 1948 dhe krijuan shtetin e tyre të Izraelit)
    Ndërsa shqiptarët krijuan dy Shqipëri, një në këngë e cila u quajt Shqipëria Etnike. (Shqipëria Etnike që ishte vetëm në këngë dhe histori u shtri deri në Nish në Veri dhe deri në Pargë e Prevezë në Jug) E dyta ishte dheështë Shqipëria Aktuale. ( Në vitet 1941-1944 përkohësisht na dhanë edhe një realitet të ri : Shqipërinë aktuale plus prefekturën e Prishtinës, të Pejës dhe Prizrenit që e konsideruan Shqipëri të Madhe.)
    Deri në vitin 1991, shqiptarët jashtë Shqipërisë aktuale jetonin në shtetin artificial të quajtur Jugosllavi. Pas fillimit të shpërbërjes së saj ata u
    pjestuan për katër. Duke shtuar edhe pjestimin e parë të Konferencës së Londrës, pjestimi i shqiptarëve është bërë për pesë. (Do të mjaftojë vetëm një shembull për çka thashë më lart: Maqedonia që është sot me emrin FYROM u bë shtet i pavarur duke përfshirë në gjirin e saj 600 mijë shqiptare. Në një kohë që mund të shmangej ky artificë po të bashkohej me pjesët e saj natyrale, si Maqedonia e Pirinit që është në Bullgari dhe Maqedonia e Egjeut që është në Greqi.
    Rezistenca në Kosovë, kërkesa për të drejtën themelore të një populli që është e drejta e vetvendosjes si dhepërpjekja e regjimit serb për ta çuar artificialitetin e shtetit të quajtur Jugosllavi deri në absurd, realizoi kalimin nga rezistenca pasive në atë aktive me emrin UCK dhe më vonë në ndërhyrjen e NATO-s. Sot Kosova është në prag të pavarsisë me synim për të krijuar një shtet të dytë shqiptar, ngjitur me Shqipërinë aktuale.
    Shqiptarët në Maqedoni pasi fituan disa të drejta pas vitit 2001, duket se duan ti humbasin ato me shpejtësi gjoja në emër të një jetë më të mirë. Ndërsa shqiptarët në Mal të Zi, pasi i dhanë dorën e fundit pavarsisë së një shteti të huaj, duket se do të provojnë që vërtet janë të huaj. Janë të pranueshëm si banorë, por të papranueshëm si qytetarë apo si kombësi. Shqiptarët e Luginës së Preshevës pas luftës së vitit 99-2000, morën shumë në letër, por pak në praktikë.
    E përbashkëta e gjithë hapsirës shqiptare është se politikanët që i kanë përfaqësuar ata, asnjëherë nuk kanë kërkuar zgjidhjen e problemit shqiptar
    në mënyrë tërësore, por pjesore.(Politikanët e huaj kanë qenë dhe janë më të zgjuar. Në vitin 1913 ata e krijuan problemin shqiptar në mënyrë tërësore. Me një vendim të vetëm, Kosova, Ulqini, Lugina e Preshevës, Pollogu, Çamëria etj u lanë jashtë Shqipërisë. Ata kështu veprojnë edhe sot. Ka ndryshuar forma e veprimit por jo thelbi i tij).
    Jetojmë në një realitet të ri. Brenda këtij realiteti, pavarsia e Kosovës është pak, liritë dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi apo Serbi njohja e të drejtave të çamëve në Greqi janë pak. Kush është pjestuar për pesë duhet të shumëzohet me pesë. Kështu duhet të ndodhë edhe me shqiptarët. Shumëzimi i tyre me pesë do të thotë Shqipëri Natyrale, do të
    thotë paqe dhe stabilitet rajonal. Duke kërkuar Shqipërinë Natyrale si një të drejtë të pamohueshme, shqiptarët nuk janë kundër as Serbisë natyrale, as
    Malit të Zi natyral, as Maqedonisë natyrale etj etj.

    Maqedonia do të ndahet ...(Intervistë dhënë gazetës Epoka e Re datë 9-10 gusht 2006

    EPOKA E RE: Si e shihni Maqedoninë pas zgjedhjeve të fundit parlamentare mund të na thoni sa mendoni se mund të jetë e qëndrueshme qeveria e re e Shkupit?
    Danaj: E shoh me një fytyrë të re dhe me parashikimin e një thelbi të ri.
    Cila është kjo fytyrë do të thoni? Po është fytyra e braktisjes së Marrëveshjes së Ohrit, është fytyra e heqjes dorë nga identiteti kombëtar shqiptar në emër të një jete më të mirë. A nuk do të thotë këtë Gruevski kur
    deklaron se ekonomia do të jetë prioriteti i tij. Që do të thotë sipas nxënësit të Dimovskës dhe mikut të Georgievskit se përkatësia etnike nuk ka rëndësi, rëndësi ka buka e gojës. Pra, fytyra e qeverisë Gruevski duket që do të jetë fytyra e atij që shqiptarët i konsideron banorë dhe jo popull.Mjerisht politikanët shqiptarë në Maqedoni kanë harruar se në shtetet
    shumetnike ka dy opozita

    EPOKA E RE: Ali Ahmeti edhe pse fitoi në kampin politik shqiptar mbeti jashtë qeverisë së Maqedonisë. Mendoni se janë të qëlluara protestat e
    filluara nga BDI-ja?
    Danaj: Protesta është një mjet i luftës politike. Dhe sa kohë që ajo nuk është e dhunshme, është normale. Ahmeti dhe partia e tij po ndëshkohen nga ajo pjesë e pa zbatuar e Marrëveshjes së Ohrit, ku edhe BDI-ja ka përgjegjësinë e saj kryesore krahasimisht me PDSH-në.

    EPOKA E RE: Cila është kjo?
    Danaj: Është ajo pjesë, e cila partitë politike shqiptare i trajton si bisht të politikës maqedonase dhe jo pjesë përbërëse e politikës së Maqedonisë. Qysh nga viti 1991 që të gjithë, Haliti, Imeri, Xhaferi, Ahmeti, Vejseli në kohë të caktuar kanë pranuar të jenë bisht i politikës së Maqedonisë.

    EPOKA E RE: Çfarë doni të thoni me këtë?
    Danaj: Dua të them se për partitë politike shqiptare në Maqedoni nuk ka pasur rëndësi se sa vota kanë marrë nga elektorati i tyre, por sa vota ka marrë partia maqedonase me të cilën ata kanë pasur atë që ata e quajnë përputhje të bindjeve politike. Dhe këtu qëndron demagogjia e partive politike shqiptare në Maqedoni përballë shqiptarëve. Kur ka qenë momenti për pushtet dhe karrige pushteti, krerët e këtyre partive kanë nxjerrë në plan të parë bindjet politike të majta apo të djathta. Ndërsa kur ka qenë momenti për kredibilitet politik përballë shqiptarëve ata kanë nxjerrë në plan të
    parë gjoja patriotizmin. Është një hendikep i madh i politikës shqiptare në Tetovë. Është një dyfytyrësi, që çështjen shqiptare pranon ta lerë në harresë. Duke u kthyer te përgjigja e pyetjes suaj do të thosha se Ali Ahmeti është pjesë e kësaj politike dhe këtij mentaliteti. Teza e tij mbi kombin politik është një tezë
    që nuk përkon asfare me çështjen shqiptare. Është një tezë internacionaliste. Për katër vjet, Ahmeti as nuk e parashtroi ndonjëherë tezën se koalicionet qeveritare në Maqedoni duke qenë në thelb etnike, nuk krijohen mbi përputhshmëri politike, por mbi sasi votash nga secila etni.Ndërsa maqedonasit janë më të zgjuar. Ata i përdorin të dyja edhe përkatësinë etnike edhe bindjet politike, me synim që të mos kërcënohen nga votat e shqiptarëve. Që është kështu mjafton fakti që "djathtisti" Gruevski për të bërë shumicën në Parlament ka thirrur në qeveri "majtistin" Petkovski, "djathtistin" Xhaferi etj. Mjerisht politikanët shqiptarë në Maqedoni kanë harruar se në shtetet shumë etnike ka dy opozita: Njëra është opozita etnike dhe e dyta është opozita politike. Ato plotësojnë njëra tjetrën, por nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën siç kanë vepruar politikanët
    shqiptar në Maqedoni gjatë 15 vjetëve.

    Sfidat e qeverisë së re të Maqedonisë

    EPOKA E RE: Cilët janë sfidat me të cilat do të ballafaqohet qeveria e re eMaqedonisë dhe cili mendoni ju se do të jetë pozicioni i PDSH-së në këtë qeveri. Mendoni se PDSH-ja bëri kompromis për të hyrë në qeveri?
    Danaj: Ka një kamuflim diabolik të qeverisë së Nikolla Gruevskit. Ai flet për një program ekonomik ambicioz, i cili ka filluar të evidentohet edhe nga PDSH-ja. Por problemi themelor i Maqedonisë nuk është programi ekonomik, por ai etnik. Spostimi që po i bën Gruevski aspektit etnik dhe përkrahja që po merr në këtë diabolizëm politik nga shqiptarët është paralajmërimi i destabilizmit dhe ndarjes së Maqedonisë. Problemet nuk eksportohen atje ku dëshiron dikush apo disa, por ato zgjidhen atje ku janë. Pikëpamja e parë është Çeguevarizëm, e dyta është realizëm. Çeguevaristi i VMRO-së, Gruevski është ai që së bashku me 409 mijë maqedonas ka votuar kundër Marrëveshjes së Ohrit në referendumin famëkeq. Këtë e di gjithkush nga shqiptarët dhe politikanët e tyre. Atëherë: A janë ata dakord me këtë Marrëveshje, apo pushteti vlen më shumë se një Marrëveshje? Ndërsa lidhur me atë se a bëri apo jo kompromis PDSH-ja, kjo është fare e thjeshtë: PDSH-ja ka bërë kompromis, por se çfarë synon kjo do të duket të paktën pas një viti. Uroj të jenë në të mirë të çështjes shqiptare.

    Deklarata e çuditshme e Arbën Xhaferit

    EPOKA E RE: Arbën Xhaferi ka paralajmëruar tërheqjen nga politika nësePDSH-ja hyn në qeveri. Si e shihni të ardhmen e kësaj partie pa Xhaferin?
    Danaj: Është një deklaratë e çuditshme dhe me shumë pikëpyetje nga pas, për ata që kanë kohë që e njohin Arbën Xhaferin. Por është e drejta e tij të
    tërhiqet tani që rimori pushtetin. Por personalisht nuk më duket një mendim i qëlluar dhe në kohën e duhur.


    EPOKA E RE: Pse e thoni këtë?
    Danaj: Sepse po ta pranojmë si të saktë pohimin e tij që do të tërhiqet nga politika tani që PDSH-ja hyri në qeveri, kjo është komprometuese për vetë Xhaferin.

    EPOKA E RE: Pse është e tillë?
    Danaj: Sepse do të na duhet të pohojmë se e gjithë lufta politike e Arbën Xhaferit për çështjen shqiptare paska qenë e pa vërtetë, se Arbën Xhaferi nuk na qenka ideologu i çështjes kombëtare shqiptare, por një ideolog pushteti, se ai paska luftuar thjeshtë për të avancuar në pushtet disa nga njerëzit e tij etj., etj. Ky është problemi i parë dhe më kryesor. Të tjerat nuk kanë rendësi fare.

    EPOKA E RE: Besoni në këtë lloj arsyetimi?
    Danaj: Personalisht nuk e besoj këtë lloj arsyetimi, sepse e njoh mirë Arbën Xhaferin. Por nuk do të thotë aspak se meqë nuk e besoj unë që njoh Xhaferin, problemi nuk ekziston në vetvete. Zëvendësimi i ideologut kombëtar me pushtetarin provincial është një problem në tërësi për çështjen shqiptare në të gjithë hapësirën shqiptare. Edhe kur kërkon të jesh ideolog i të gjithëve siç ka vepruar Xhaferi, nuk të lënë të tjerët. Ndoshta është një deklaratë nën trysni. Por le të presim.

    EPOKA E RE: Çka mendoni se duhet të bëhet që t'u iket zënkave brendakorpusit politik shqiptar në Maqedoni?
    Danaj: Është e thjeshtë. E para dhe e fundit: politikanët shqiptarë në Maqedoni kanë nevojë të heqin dorë nga mentaliteti bajraktar se kush është i pari. Pas kësaj çdo gjë është shumë e thjeshtë. Për vendin e dytë nuk lufton
    njeri deri në mëri apo grindje.

    EPOKA E RE: Më herët keni deklaruar se moszbatimi i Marrëveshjes së Ohrit do të thotë ndarje e Maqedonisë. Mund ta elaboroni më shumë këtë tezë tuajën?
    Danaj: Po e kam thënë në një analizë të botuar kohët e fundit. Mendoj se edhe në politikë dhimbja e së vërtetës është më e lehtë se dhimbja e mashtrimit. Prandaj po e ritheksoj se moszbatimi i Marrëveshjes se Ohrit do
    të thotë ndarja e Maqedonisë. Duket se ky do të jetë edhe qëllimi i koalicionit qeveritar në Maqedoni. Në mars-prill 2001, regjisori-kryeministër i Maqedonisë, Ljubço Georgievski kërkoi ndarjen e saj në kushte të favorshme për atë dhe të pafavorshme për shqiptarët. Por Arbër Xhaferi nuk e pranoi këtë tezë. Ndërsa në maj 2001 kur UÇK-ja kishte zotëruar Luginën e Vardarit, Georgievski u tërhoq vetë dhe ngarkoi Akademinë e Shkencave për të mbajtur gjallë tezën e ndarjes së saj. Gazeta "Veçer" e datës 25 maj 2001 botonte hartën e ndarjes së Maqedonisë. Janë të njohura arsyet përse nuk u realizua ky skenar atë vit. Por skenari ekziston akoma.

    Maqedoninë do ta qeverisin ata që ishin dhe janë kundër Marrëveshjes së Ohrit

    EPOKA E RE: Përse ekziston ky skenar sipas mendimit tuaj?
    Danaj: Sepse Maqedoninë do ta qeverisin ata që ishin dhe janë kundër Marrëveshjes së Ohrit, vartësit e Lube Boshkovskit dhe Ljubço Georgievskit.Dhe në thelb Marrëveshja e Ohrit është shumë herë më dimesionale se sa është trajtuar deri më sot. BDI në mjaft raste e harroi këtë tipar të saj dhe e trajtoi si marrëveshje të njëanshme.

    EPOKA E RE: Mendoni se kjo marrëveshje ishte vetëm për shqiptarët?
    Danaj: Kjo Marrëveshje nuk ishte vetëm për shqiptarët. Është një kamuflim i gabuar trajtimi i saj si marrëveshje vetëm për shqiptarët. Për më shumë, kjo marrëveshje që pas disa ditësh ka 5 vjetorin shpëtoi Maqedoninë nga
    shpërbërja. Të harrosh këtë thelb të marrëveshjes do të thotë t'i hapësh rrugë shpërbërjes së Maqedonisë aktuale.

    Marrëveshja e Ohrit - mësim i madh për gjithë politikanët në Ballkan

    EPOKA E RE: Mendoni se Marrëveshja e Ohrit ishte një mësim që duhet ta mësojnë edhe maqedonasit dhe polikanët e Shkupit?
    Danaj: Marrëveshja e Ohrit ishte edhe një mësim i madh, jo vetëm për shqiptarët dhe maqedonasit dhe politikanët e tyre, por edhe për të gjithëpolitikën në Ballkan, mbi atë se si bëhet dhe duhet bërë kompromisi dhe dialogu. Për të arritur deri te Marrëveshja e Ohrit, politikanët maqedonas dhe ata shqiptarë u mësuan të bëjnë dialog me këdo, dialog për gjithçka për të arritur deri te kompromisi. Dhe duhet thënë se politikanët maqedonas dhe shqiptar, kompromisin e realizuan në fund.

    EPOKA E RE: Po, çka mendoni ju për këtë kompromis?
    Danaj: Kompromisi i tyre nuk ishte thjesht i detyruar siç ka ndodhur shpesh në mjediset politike ballkanike. Kompromisi i detyruar mbartë në thelb trysninë ndërkombëtare, prandaj edhe është shkelur në mjaft raste. Ndërkaq kompromisi i dëshiruar, mbart edhe nevojën e popujve, etnive, komuniteteve apo bashkësive etj. për të jetuar së bashku, për të rregulluar së bashku mosmarrëveshjet. Marrëveshja e Ohrit është një kompromis jo vetëm i detyruar nga bashkësia ndërkombëtare, por edhe i dëshiruar nga bashkësia maqedone, shqiptare etj., etj.. Gruevski po i ikën Marrëveshjes së Ohrit. Dhe kjo do të thotë se po i hap rrugë shpërbërjes së Maqedonisë.

    Dosja Kosovë...

    EPOKA E RE: Pse nuk u nda Maqedonia në vitin 2001?
    Danaj: Nuk u nda, sepse ende nuk ishte hapur "Dosja Kosovë", që është dosja kryesore jo thjesht ballkanike, por më shumë se kaq. E tani kjo dosje është në pragun e mbylljes. Duke qenë kështu, në qeverinë e Maqedonisë duhet të ishte dhe është një parti politike shqiptare me prirje nacionaliste siç është PDSH-ja dhe jo një parti me prirje qytetare si BDI-ja. Por në qoftë se dikush thotë se si do të qëndronte Maqedonia pa një të tretën e saj, më duhet të pohoj se përderisa BE-ja dhe SHBA-ja pranuan të formohet një shtet me 600 mijë banorë si Mal i Zi, pse të mos pranojnë edhe një shtet maqedonas me mbi një milion banorë. Por, përsëri, në qoftë se dikush do të më thotë se çfarë do të bëhet me mbi 600 mijë shqiptarë, aq sa është i gjithë Mal i Zi, përsëri do të më duhet të pohoj se edhe ky është një problem i zgjidhur. Ata do të jenë të lirë ose të bashkohen me mëmëdheun që është Shqipëria ose me një pjesë të atdheut që është Kosova.

    EPOKA E RE: Mendoni ju se kjo është nacionalizëm?
    Danaj: Përsëri edhe në qoftë se dikush apo disa do të thonë se kjo pikëpamje është një nacionalizëm i hapur, do të më duhet të pohoj se sa kohë që çështja shqiptare vazhdon të jetë e hapur, aq kohë mendimet për zgjidhjen e saj nuk mund të jenë nacionalizëm, por realizëm dhe europianizëm i kulluar. Po sjell një shembull në vëmendjen tuaj: Deri më sot 5 shtete që jetojnë ne rajonin e Ballkanit në të cilat ka edhe shqiptar diku si shtet, diku si mazhoritet dhe diku si minoritet, janë ndërtuar mbi shtatë marrëveshje
    ndërkombëtare. Por që asnjëra prej tyre nuk është bërë natyrale, por vazhdojnë të mbeten artificiale. Mbi këtë bazë njohjeje, është normale që shumëkush të jap mendime dhe gjykime për një marrëveshje përfundimtare lidhur me këto 5 shtete ku jetojnë shqiptare, e cila marrëveshje të jetë natyrale. Jam i bindur se edhe bashkësia ndërkombëtare do të dëshironte një gjë të tillë. Do të mjaftonte vetëm një shembull për t'u bindur kushdo se bashkësia ndërkombëtare do të ishte dakord me atë që thashë më lartë.

    EPOKA E RE: Po cili është shembulli Danaj?
    Danaj: Sot në hapësirat shqiptare ka dy presidentë, një në Shqipëri dhe një në Kosovë, dy kryeministra, një në Shqipëri dhe një në Kosovë, 3 zëvendëskryeministra, një në Shqipëri, një në Kosovë, një në Maqedoni, 30 ministra, nga të cilët 14 në Shqipëri, 11 në Kosovë, 4 në Maqedoni dhe një në Mal të Zi. Pa folur për mbi 70 zëvendësministra. Kushdo nga bashkësia ndërkombëtare do të pranonte më mirë vetëm nje president, një kryeministërdhe 15 ministra.

    E ardhmja e Maqedonisë është ndarja në vitet 2010-2012 pavarësisht kundërshtimeve të Ali Ahmetit

    EPOKA E RE: Cila është e ardhmja e Maqedonisë, sipas jush?
    Danaj: E ardhmja e kësaj Maqedonie që është sot siç thashë edhe më lartë, duket se do të jetë ndarja e saj në vitet 2010-2012, pavarësisht kundërshtimeve të Ali Ahmetit. Ndërsa e ardhmja e Maqedonisë që do të mbetet pas këtyre viteve do të jetë integrimi evropian i saj. Ndërsa e ardhmja e një të tretës së Maqedonisë që do të jenë shqiptarët do të jetë përsëri shpresëdhënëse. Ata shpresoj se në vitin 2013 do të jenë të gjithë të
    integruar në Shqipërinë natyrale. Dhe për ta mbyllur do sillja në vëmendjentuaj disa vargje nga eposi i ditëve të fundit të krahinës së Himarës: Ne ëndërr të madhe nuk kemi; Veç folenë ku fle Shqiponja ; Shqipërinë Natyrale; Katër Vilajetet tona.


    Le të takohemi fillimisht në Shqipërinë Natyrale (Intervistë e kryetarit të AMS dhe drejtor i IPPS, Koço Danaj dhënë gazetës Epoka e Re datë 24 gusht 2006)


    Pyetje: Ministri i Jashtëm serb Vuk Drashkoviq ka dalë para mediave me një deklaratë lidhur me intervistën tuaj dhënë në "Epoka e re". Si i komentoni ju tezat e tij?
    Danaj: Deklarata e Ministrit të Jashtëm Serb Vuk Drashkoviq, është një deklaratë jashtë realitetit të Ballkanit në tërësi. Është një deklaratë e tipit të granatave tymuese që kanë vetëm efekt për bërjen tym, dhe nuk metojne te shtrojnë dhe të pozojnë asnjë problem. Pra është një deklaratëtë cilën do ta quaja arratisje nga realiteti i Ballkanit ne teresiIntervista
    e dhene ne gazeten Epoka e Re ka pasur me shume si objekt zhvillimet politike ne Maqedoni dhe gjate trajtimit eshte perdorur termi Shqiperi Natyrale. Ne ate interviste une jepja mendimin tim se çdo anashkalim i
    thelbit te Marreveshjes se Ohrit nuk eshte gje tjeter veçse fillimi i ndarjes se Maqedonise. Duke qene se i njoh mire rrethanat ne te cilat u arrit kjo marreveshje, sot pas 5 vjetesh, pohoj se ajo mban ne kembe vete
    shtetin e Maqedonise. Ajo nuk ishte marreveshje vetem per shqiptaret, por edhe per vete maqedonasit. Mendimi dhe analiza nuk jane vendime dhe realiteteMirëpo, Drashkoviç e anashkalon kete analize dhe fantazon me
    strategjine e Shqiperise natyrale. Pra eshte nje deklarate me diabolizem brenda.

    Pyetje: Përse?
    Danaj: Po ja përse: Kjo deklaratë, mendimet personale të mijat si drejtues instituti, si kryetar partie si qytetar, si politolog, përpiqet t'i servojë si mendime dhe platforma zyrtare të Shqipërisë dhe politikës së saj. Aq e trashë është kjo përpjekje sa, Drashkoviq, nuk ka marrë as të dhëna se kush jam unë, duke më trajtuar si këshilltar të kryeministrit Sali Berisha, gjë që nuk është e vërtetë. Siç e kam thënë edhe për gazetën "Epoka e re", unë kam qenë këshilltar politik me ish-kryetarin e PSSH-së Fatos Nanon dhe me ish-kryeministrin Ilir Metën. Tani jam drejtor i Institutit të Prognozave rajonale dhe njëherësh kryetar i Partisë Aleanca për Mirëqenie dhe Solidaritet (AMS).
    Duket se atë e tremb termi real "Shqipëri Natyrale", e cila nuk ka cilësoret artificiale "E Madhe apo Etnike", por vetëm atë qe është cilësori reale, natyrale. Por ky nuk eshte faji im. Shqiptaret nuk mund te sakrifikohen me neper altare te te tjereve.

    Pyetje: I paraqisni ju më të vërtetë qëndrimet zyrtare të Tiranës në këtë intervistë?
    Danaj: Jo, sepse nuk kam se si t'i shpreh këto qëndrime. Qëndrimet zyrtare i shpreh qeveria, presidenca, pra institucionet e shtetit. Por unë shpreh qëndrimet e mija, dhe me lejoni t'ju them se pas intervistës për gazetën e nderuar "Epoka e re", pashë se ishin me qindra e me mijëra ata që ishin dakord me mendimet e mija. Pra, për mua ka rëndësi që mendimet të jenë reale. Pastaj, politika zyrtare shikon edhe faktorë të tjerë para se të
    shprehet,dhe njëkohësisht ne kemi nevojë t'i shprehim sa më hapur qëndrimet tona më qëllim që të ndihmojmë edhe politikën tonë zyrtare, por edhe bashkësinë ndërkombëtare. Kudo dhe kurdo kemi dy politika; Njera eshte politika zyrtare dhe tjetra eshte politika Reale. Politika reale eshte me e gjere, ajo te jep mundesi te shprehesh me hapur, me lirshem dhe me qarte. Asaj i mungojne pengesat sepse nku eshte e lidhur me ambiciet pushtetore. Sa me e plote dhe sa me shumedimensionale te jete politika reale, aq me efektive eshte per nje vend politika zyrtare e tij. Për shembull: Janë dy linja që ushtrojnë trysni mbi shqiptarët: Linja e parë është ajo që thotë se ju shqiptarët në Preshevë, Sarandë apo Tetovë, para se të bashkoheni në "Shqipërinë Natyrale", bashkohuni në Evropën e madhe. Bukur, une jam dakord se bashkimi ne Europen e madhe eshte aspirate e te gjithe shqiptareve. Por aspirata nuk eshte realitet. E shumta ajo krijonvirtualitet, krijon enderra, por asesi nje realitet ndryshe qe behet pararendes i nje mentaliteti ndryshe. Perse? Po ja perse: Kur Evropa e madhe thotë se juve shqiptareve te Shqiperise andej nga viti 2020 ju vjen radha për tu bashkuar në Bruksel, çfarë duhet të bëjmë neve, a mund te ma thoni? Megjithatë kjo është një linjë politike.
    Por ka edhe një linjë tjetër politike, te cilen nuk ka pse të druhemi për ta përdorur dhe përpunuar. Kush eshte ajo do te thoni ju? Po ja, është ajo që unë si shqiptar sa të rri dhe të pres bashkimin me "Evropën e Madhe" në vitin 2020, te bej nje pune dhe veprim me të frytshem

    Pyetje: Cila është kjo punë?
    Danaj: Po behem me konkret: Duke pritur te integrohemi ne Europen e madhe, te mos rrime duarkryeq, por te fillojme të integrohemi në fillim në hapësirën shqiptare, që të jemi gati për në Evropën e Madhe. Psh: Përse duhet të pres unë, që jam nga Tepelena, deri në vitin 2015 apo 2020-të, që të integrohem me atë shqiptarin që është nga Malisheva apo Tetova, apo Kumanova apo Likova , apo Sllupçani, apo Tanusha, nga Tuzi apo nga Plave Guxija etj kur këtë mund ta bëj që tani qe ne vitin 2007, 2010 apo 2012 dhe në Evropë shkojmë së bashku të integruar. Pra edhe kjo është një linjë politike, nje vizion mbi integrimin e shqiptareve?

    Pyetje: Kush eshte e rendesishme?
    Danaj: Ka dy momente te rendesishme:
    E para: E rëndësishme është që në zbatimin e këtyre dy linjave, të aplikojmë metoda demokratike, dialogun dhe jo dhunën, forcën e së drejtës dhe jo të drejtën e forcës.
    E dyta: Eshte po kaq e rendesishme edhe veprimtaria per integrimet ndershqiptare. Imagjinoni ju sikur shqiptaret te zbatojne pike per pike ate qe ju thone disa diplomate te fantaksur europiane qe pse shqetesoheni ju
    shqiptaret. Ju duhet te prisni te takoheni me njeri tjetrin ne Bruksel.Cinizem me brire. Dhe po te degjosh ata, atehere do te ndodhe qe shqiptaret asnjehere nuk do te takohen ne Europen e madhe. Sepse shumica e politikaneve europiane qe i duan vendet e tyre dhe integrimet midis popujve te tyre, kurre nuk do te marrin seriozisht kerkesen per integrim te nje populli,
    pjestaret e te cilit nuk integrohen me njeri tjeterin dhe jane te huaj per njeri tjetrin? Ata me te drejte do te thone me njeri tjetrin se keta shqiptaret kane ose ndergjegje fisi ose ndergjegje klani, prandaj le te rrine ku jane. Kur te arrijne ndergjegjen e kombit, jane te mireseardhur ne Bruksel. Kjo eshte e verteta. Dhe ne jemi te detyruar ta shprehim kete te vertete, ashtu sic jemi te detyruar te perpiqemi te jetesimin e saj. Eshte
    nje ndihmese e madhe per kombin te cilit i perkasim dhe per kontinentin nete cilin jetojme.
    Duke përfunduar do të thosha se në deklaratën e Drashkovicit ka edhe një djallëzi tjetër. Ai merr në mbrojtje Malin e Zi, Maqedoninë, bile edhe
    Greqinë. Pra del në rolin e atij që nuk e ka hallin e tij, por që i dhimbsen të tjerët. Duket se është një pozitë e dhimbshme e Drashkoviqit, por shqiptarët kanë mjaft dhimbje për vete nga e kaluara. Ata, do të thosha nuk kanë kohë të merren me dhimbjet e stisura të të tjerëve. Rozafa Politike e shqiptarëve është dhe duhet te mbetet objekt i traditës, por jo i realitetit dhe politikes shqiptare.
    Per te perfunduar kete interviste me duhet te pohoj se ne vitin 2001, me sa kam mundur kam dhene ndihmesen time qe konflikti ne Maqedoni te civilizohej.
    Edhe perkunder atyre qe botonin harta per ndarjen e saj. Por realiteti duhet trajtuar ashtu siç eshte dhe ajo siç mund te doje partia apo propaganda partiake. Te perballosh realitetin do te thote te pergatisesh progresin. Ta fshehesh ate do te thote ti hapesh rruge deformimit te demokracise.


    «Shqipëria Natyrale» është një nocion europerëndimor



    Pas përdorimit për herë të parë të nocionit politik Shqipëria Natyrale, u bë një zhurmë e madhe. Në mjedise politike jashtë Shqipërisë ky nocion u barazua me nocionet Shqipëri e Madhe, apo me nocionin Shqipëri Etnike. Ministri i jashtëm i Serbisë Drashkovic arriti deri aty sa njoftoi Grupin e Kontaktit, BE dhe SHBA për rrezikun e Shqipërise natyrale. Në Parlamentin Europian në datë 6 shtator 2006, eurodeputeti polak Piniora ju referua nocionit Shqipëri Natyrale duke e konsideruar atë si aspiratë të shqiptarëve. Ndërsa në disa mjedise politike, qytetare dhe mediatike shqiptare u shpreh droja se nocioni Shqipëri Natyrale është i dëmshëm sepse gjoja dëmtoka problemin e Kosovës, apo se sa kohë që Kosova nuk ka fituar statusin e saj ne nuk duhet të flasim. Dhe nuk duhet tju japim gjoja fakte fqinjëve tanë që të na akuzojnë për nacionalizëm etj etj!!. (Në deklaratën e Drashkovic drejtuar Grupit të Kontaktit lidhur me Shqipërinë Natyrale midis të tjerash figuronte shprehja: A nuk jua thamë) Duke i marrë parasysh parashtrimet e mësipërme, duke marrë parasysh se nocionet politike kur hidhen për herë të parë edhe mund të keqkuptohen apo nënkuptohen ashtu siç edhe kuptohen, aq kohë është e nevojshme, pse jo edhe e domosdoshme të sqarohet akoma më mirë përse Shqipëria Natyrale është nocion politik i së ardhmes, progresist dhe në përputhje me realitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ndërtimi i shtetit të Kosovës apo problemet e hapsirave
    shqiptare në Maqedoni, Luginë të Preshevës apo Mal të Zi, janë hapa në sendertimin e kësaj Shqipërie Natyrale.

    Qëllimi i trajtesës

    Qëllimi i kësaj trajtese, nuk ka të bëjë thjesht me një nocion, por me nevojën që pas analizës nocioni dora dorës të fillojë të bëhet i pranueshëm për të gjithë shqiptarët dhe për të gjitha ato mjedise ballkanike dhe europiane që janë të interesuar për paqen dhe progresin në rajon. Qëllimi i kësaj trajtese është që Shqipëria Natyrale të pranohet nga të gjithë si moderne dhe bashkëkohore. Dhe që pas trajtesës, duke u pranuar si e tillë hap pas hapi dhe dora dorës të fillojë sendertimi i saj si përmbyllje e integrimeve rajonale dhe pikënisje e atyre europiane.Atëherë le të fillojmë nga trajtesa e cila do të na kërkojë që të kthehemi një shekull pas për të parë se si është ndërtuar dhe si funksionon rajoni i Ballkanit.


    Marrëveshjet që kanë krijuar shtetet e Ballkanit Perëndimor

    Analiza e marrëveshjeve mbi të cilat janë ndërtuar shtetet e Ballkanit perëndimor do të na ndihmojë për të parë më mirë të gjithë atë artificialitet të marrëveshjeve duke na dhënë imperativin e Marrëveshjeve Natyrale.
    Le ti marrim me radhë duke anashkaluar Kongresin e Berlinit :

    E para: Marrëveshja e Londrës 1913:
    Fuqitë e mëdha vendosin krijimin e shtetit të ri shqiptar duke i dhënë atij karakterin e një shteti neutral. Por duke lënë jashtë kufijve të tij hapsira të mëdha natyrale shqiptare. Teza e sapothënë është e pranuar nga vetë nënshkruesit e Konferencës së Londrës, por e justifikuar për hir të paqes europiane. (Në fakt kjo ishte një mashtrim i madh sepse pas një viti filloi
    Lufta e Parë Botërore.) Shqiptarëve ju imponua kjo marrëveshje. Sot mbas një shekulli ajo ka mbetur një marrëveshje artificiale.

    E dyta: Marrëveshja e Versajës 1919:

    Fuqitë e mëdha pas Luftës së Parë Botërore hartuan Marrëveshjen për Ballkanin dhe vendet që jetojnë në Ballkan. Marrëveshja eleminoi pavarsinë e Malit të Zi dhe krijoi mbretërinë serbo-kroato-sllovene, që në 1927 u quajt Jugosllavi. Ndërsa Malazazët pas kryengritjes së përgjakshme të Krishtlindjeve midis jeshileve dhe të bardhëve, ju drejtuan eposit dhe kombin malazez e bënë hyjnor në këngë. Të njëjtën gjë bënë edhe shqiptarët
    të cilët në mungesë të realitetit që përsëri i cungoi nuk munguan që kombin e tyre ta quanin hyjnor. Të njëjtën gjë bënë edhe maqedonasit të cilët 10 ditët e Republikës së Krushevës i quanin si ditët e Ballkanit të paqes me qendër maqedonasit. Pas një shekulli, me shumicën e saj Marrëveshja e Versajës nuk ekziston më. Maqedonia fitoi pavarsinë. Sllovenia fitoi pavarsinë, Kroacia fitoi pavarsinë. Ndërsa Malit të Zi ju kthye pavarsia. Kjo marrëveshje ka mbetur akoma si e tillë imponuese dhe artificiale vetëm për shqiptarët. Trojet shqiptare si Kosova, Lugina e Preshevës, trojet në
    Mal të Zi apo në Maqedoni akoma nuk janë shkëputur nga artificialiteti i saj. Prandaj ata kanë të drejtë të kërkojnë atë që ju mungon.



    E treta. Marrëveshja Ribentrop-Ciano dhe Shqipëria e Madhe

    Shqipëria u pushtua nga Italia në vitin 1939. Në Prill të vitit 1941 divizionet e motorizuara gjermane pushtuan Jugosllavinë duke përfshirë edhe Kosovën që ishte pjesë e saj. Më pas në Vienë arrihet Marrëveshja midis ministrave të jashtëm të Gjermanisë dhe Italisë për ndarjen e teritoreve të Ballkanit. Kjo Marrëveshje mori emrin Marrëveshja Ribentrop-Ciano. Sipas kësaj Marrëveshje trupat gjermane u larguan nga pjesa më e madhe e teritorit të Kosovës duke mbajtur Vushtrinë, Podujevën dhe Mitrovicën të cilat ju dhanë Serbisë. Serbia aso kohe qeverisej nga një qeveri e kryesuar nga ish shefi i shtatmadhorisë së ushtrisë jugosllave Milan Nediç. Kufiri sipas Marreveshjes u vendos në Mitrovicë, ku qeveria e Nediçit disllokoi një batalion të Rojes Shtetërore meqë sipas Marrëveshjes aty ishte kufiri me Shqipërinë. Një pjesë tjetër e Kosovës aktuale ju dha Bullgarisë së Car Borisit që ishte aleate e gjermanëve. Përveç Maqedonisë Lindore, Bullgaria
    mori si teritor të saj Luginën e Preshevës, Shterpcën, Kaçanikun, Kumanovën dhe Vitinë. Ndërsa pjesa tjetër e Kosovës dhe e Maqedonisë u bashkua me Shqipërinë. Italia në këto teritore krijoi katër prefektura. Prefektura e Prishtinës, e Pejës e Prizrenit dhe e Dibrës. Nga kjo Marrëveshje dhe nga kjo ndarje teritori u krijua ajo që u quajt Shqipëri e Madhe. Këtë term shqiptarët vazhdojnë ta dëgjojnë edhe sot, sa herë që duhet që nga ata kërkohet të mbyllin gojën apo sa herë që ata duhet të përçahen. Shqipëria e Madhe sipas të vërtetës historike është Shqipëria e sotme administrative plus Prefekurën e Prishtinës, plus atë të Prizrenit, plus atë të Pejës dhe minus Preshevën, minus Bujanovcin, minus Kaçanikun, minus Vitinë, minus Kumanovën, minus Mitrovicën, minus Urën e Ibrit, minus Vushtrinë, minus Podujevën, minis Ulqinin, minus Tuzin dhe Malsinëdhe dhjetra minuse të tjera.


    E katërta : Mbarimi i Luftës së Dytë Botërore dhe Marrëveshja e Jaltës dhe Potsdamit.

    Rikthehet ish-Jugosllavia më e fuqishme se më parë. Influenca ruso-anglo-amerikane u nda 50 me 50 përqind, gjë që solli përkrahjen e saj nga të dy blloqet dhe marrjen e drejtimit të Lëvizjes së të paangazhuarve. Por pas 50 vjetësh rezultoi se ishte një krijesë artificiale dhe filloi shpërbërja e saj që fatkeqësisht rezultoi e përgjakshme. Sot nuk ekziston asgjë nga Marrëveshja e Jaltës. Asnjë lloj natyralizimi. Vetëm artificialitet.

    E pesta : Marrëveshja e Dejtonit.

    Është një marrëveshje që rregulloi marrdhëniet midis serbëve, boshnjakëve dhe kroatëve të Bosnjës, pas disa vitesh lufte të përgjakshme dhe gjenocidi mes njëri tjetrit. Është një marrëveshje artificiale dhe
    imponuese që vazhdon të respektohet për shkak të forcave të NATO të dislokuara dhe të kompetencave të jashtëzakonshme të të dërguarit të BE. 7 vjet pas nënshkrimit të saj, askush prej serbëve, kroatëve dhe boshnjakëve nuk beson tek natyralizimi i saj.

    E gjashta: Marrëveshja e Rambujesë e vitit 1999.

    Është një marrëveshje e firmosuar vetëm nga shqiptarët. Por e pa firmosur nga serbët. Edhe sot vazhdon të jetë e tillë. Prandaj nuk ka asnjëvlerë.

    E shtata: Marrëveshja e Kumanovës

    Është marrëveshja që nënshkrua nga NATO dhe Ushtria serbe për të lejuar dislokimin e NATO në Kosovë. Sot pas 7 vjetësh, duket se edhe ajo është një marrëveshje artificiale. Pohimet dhe deklarimet e politikanëve të ndryshëm kosovarë që Mitrovica e Veriut dhe Kosova Veriore është ndarë qysh në Kumanovë, dëshmojnë mbi karakterin artificial të saj.

    E teta : Marrëveshja e Ohrit është marrëveshja që vendosi paqen në Maqedoni dhe synoi të rregullojë marrdhëniet shtetërore dhe shoqërore të shtetit tëquajtur Maqedoni. Por duket se edhe kjo marrëveshje do të ketë të jetën e shkurtër. Cilat janë arsyet?

    1: Nga politika maqedonase, kjo Marrëveshje vazhdon të konsiderohet si një lëshim që shteti dhe populli maqedonas u ka bërë shqiptarëve. Pra e ka hequr nga vehtja e tij dhe ja ka dhënë dikujt tjetër. Vetëm analiza e faktit që gjatë 5 vjetëve zëvendëskryeministri që merret me zbatimin e saj është vetëm shqiptar të çon në konkluzionin e sipërthënë. Në fillim Musa Xhaferri dhe tani Imer Selmani janë zëvendëskryeministra që ndjekin zbatimin e saj. Në një kohë kur kjo marrëveshje u konceptua dhe nënshkrua si marrëveshje për të ardhmen e dy popujve.
    2 : Vetëm dy vjet pas nënshkrimit të saj dhe në prag të fillimit të zbatimit, Kongresi Botëror Maqedonas dhe ish-partitë opozitare të drejtuara nga Gruevski- Andovi dhe Georgievski organizuan një referendum kundër kësaj Marrëveshjeje. Referendumi dështoi, por ai gjithsesi pohoi një fakt të fshehur deri atëherë. Cili është fakti? Kundër kësaj marrëveshje votuan 409
    mijë qytetarë me kombësi maqedonase. Shifra e mësipërme është gati e barabartë me votat që morën sëbashku në zgjedhjet e fundit parlamentare, VMRO-DPMNE e Gruevskit plus VMRO popullore e Geogievskit. Edhe në konferencën e organizuar me rastin e 5 vjetorit të saj, në mënyrë indirekte, kryeministri maqedonas Gruevski u shpreh kundër saj duke thënë se personalisht nuk e arsyeton përdorimin e forcës për arritjen e kërkesave politike. ( Pra nuk e pranon luftën e vitit 2001 midis UÇK dhe forcave
    qeveritare, luftë që solli Marrëveshjen e Ohrit)
    Pra edhe kjo marrëveshje është larg të të qenit natyrale dhe shumë pranë artificialitetit. Analiza e programit qeveritar të kryeministrit Gruevski të çon në pohimin se Marrëveshja e Ohrit po bëhet gati të shndërrohet në një ikonë dhe të jetë vetëm objekt i kujtesës historike.


    Cili është bilanci?

    Këto janë 8 Marrëveshjet Ndërkombëtare mbi të cilat funksionojnë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Por cili është bilanci i tyre? Bilanci i përgjithshëm është se ato kanë mbetur vetëm marrëveshje imponuese. Asnjëra prej tyre nuk është natyralizuar. Cila është arsyeja? Ka shumë. Por përmendja vetëm e njërës mjafton. Cila është kjo? Asnjë nga këto variante nuk i zgjidh
    problemet midis popujve të Ballkanit por e shtyn zgjidhjen e tyre. Kjo shtyrje problemesh më vonë në fjalorin politik u formësua në nocionin
    politik: Ballkani-fuçi baruti. Marrëveshja e Londrës që krijoi shtetin shqiptar mbeti artificiale. Jo
    thjesht për cungimin e hapsirave natyrale shqiptare, por edhe për faktin se nuk zbatoi parimin e neutralitetit lidhur me shtetin shqiptar. Marrëveshja e Versajës tregoi që ishte plotësisht artificiale. Sot nuk
    ekziston mbretëria serbo-kroato-sllovene. Por janë disa shtete, nga të cilët i fundit ishte Mali i Zi, që janë krijuar. Marrëveshja e Jaltës mbi Ballkanin rezultoi se ishte përsëri artificiale. Jugosllavia e konsoliduar në Jaltë sot është pjesë e memories historike dhe
    jo e realitetit. Marrëveshja e Dejtonit duket se është artificiale dhe mbahet në këmbë me forcën e bajonetave. Fitorja e forcave nacionaliste në zgjedhjet e fundit në të tria etnitë, tregoi se kemi të bëjmë me një
    marrëveshje artificiale.
    Pra bilanci i 8 marrëveshjeve përgjatë një shekulli tregon se ato nuk arritën të bëhen natyrale. Dhe nuk u bënë të tilla sepse u imponuan mbi shumicën e popujve të Ballkanit. Prandaj që në këtë rajon kemi shtete të
    panatyrshme të cilët në disa raste mbahen në këmbë me hapsira shqiptare dhe popull shqiptar.

    Marrëveshje imponuese edhe në fillim shekullin e 21-të

    Duket se politika euroamerikane nuk heq dorë nga marrëveshjet dhe politikat imponuese edhe në zgjidhjen e problemeve të Ballkanit të fillim shekullit të 21-të. Duket se pak prej politikanëve ndërkombëtarë që merren me Ballkanin i ka studiuar Marrëveshjet e kaluara. Ose pasi i kanë studiuar, për egoizëm politik nuk e pranojnë dështimin, për të riparuar atë. Është pikërisht ky handikap i kësaj politike që pasqyrohet akoma me metoda imponuese në Ballkan. Midis shumë dhe shumë problemeve, sot flitet për ndërtimin e një Kosove shumëetnike. Është një nocion politik që herë herë kondicionon zgjidhjen e statusit të Kosovës. Por a është real? Nuk është real dhe prandaj nuk është i zbatueshëm. Është artificial dhe prandaj krijon probleme atje ku nuk ka të tilla. Po pse është artificial? Po është artificial se në Kosovë ka vetëm një etni, që janë shqiptarët. Ashtu siç ka disa pakica
    kombëtare siç janë serbët, boshnjakët, turqit etj. Ky realitet nuk e pranon nocionin Kosovë shumëetnike. E megjithatë, ngulet këmbë nga politikanë ndërkombetarë. Dhe ngulet këmbë në një gjë artificiale. Po pse është e tillë, artificiale? Po është e tillë sepse politika euroamerikane druhet ti qaset problemeve të
    Ballkanit në mënyrë tërësore dhe reale dhe ballore. Cila është arsyeja? Ka shumë, por do të përmendim vetëm një: Megjithse kanë kaluar 16 vjet nga përmbysja e socializmit, mjaft politikanë euroamerikanë vazhdojnë të sillen në marrdhëniet me ish-vendet socialiste dhe politikanët e këtyre vendeve me mentalitetin e fitimtarit dhe humbësit dhe jo me mentalitetin e të barabartëve. Një sjellje e tillë reflekton në disa raste një lloj arrogance në diskutimin dhe debatin për probleme të ndryshme që ekzistojnë në Ballkan dhe vende të ndryshme të tij. Prandaj edhe në themel të mjaft politikave të imponuara dhe artificiale qëndron ky mentalitet. Dhe mentaliteti i fitimtarit e ka të vështirë të pranojë gabimin, ndërsa e ka të pamundur të pranojë dështimin. Prandaj imponon edhe kur e sheh që imponimi do të lindë destabilizim apo tensione të ndryshme. Ndërsa klasat politike të këtyre vendeve në shumicë reagojnë me vështirësi ose nuk reagojnë fare edhe kur shfaqet hapur politika imponuese mbi rrugët e zgjidhjes së problemeve të vendit apo vendeve të tyre.
    Më hapur ky imponim dhe artificialitet shfaqet në zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve. Politika euroamerikane e pranon se rrethimi i Shqipërisë aktuale nga troje dhe popullsi shqiptare përbën absurdin më të madh në Europë. E megjithëkëtë, askush prej tyre nuk pranon ta zgjidhë këtë absurd politik, i cili nuk është asgjë tjetër veçse rezultat i politikave të tyre të së kaluarës. Dhe ky problem zgjidhet vetëm duke u trajtuar ai në mënyrë tërësore. Dhe tërësore do të thotë se nëqoftëse dikur kemi pasur një pjestim
    për pesë, zgjidhje do të thotë që tashmë të kemi një shumëzim për pesë.Pjestimi për pesë solli artificilitetin. Solli një Shqipëri Artificiale dhe copa të tjera Shqipërie të shpërndara në shtete të ndryshme. Nderkaq shumezimi per pese do te sjelle krijimin e Shqiperise natyrale. Por jo vetem kaq. Do te sjelle edhe natyralitetin ne shtete te ndryshme te Ballkanit si
    Serbia, Mal i Zi, Maqedonia.



    Strategjia e eksportimit të krizave dhe «Shqipëria natyrale»

    Ka një dukuri interesante në rajonin e Ballkanit. Ajo ka të bëjë mekrijimin e realiteteve iluzive duke eksportuar krizat atje ku nuk janë.Kësisoj krijohet një realitet iluziv. Dhe ky realitet gjen terren në hapsirën shqiptare e cila vazhdon të shërbeje si «rrufepritëse» e të tjerëve dhe e problemeve të tyre.

    Po parashtroj dy probleme për të ilustruar çka u tha më lart :


    Problemi i parë i pazgjidhur përfundimisht i Ballkanit është Serbia

    Serbia është një shtet që doli më vehte pas shpërbërjes së Jugosllavisë, por që ka akoma probleme që kanë të bëjnë me identitetin e saj politik.

    E para : Serbia është akoma shteti që vetquhet demokratik, por që dhe ka si forcë të parë politike parlamentare një parti ultra nacionaliste e cila përbën një të tretën e parlamentit të Serbisë. Ajo quhet Partia Radikale Serbe e drejtuar nga Tomisllav Nikoliç. Në asnjë vend tjetër të rajonit nuk e gjen këtë mozaik politik.

    E dyta : Serbia ka akoma një rajon të tërë të quajtur Sanxhak ku popullsia boshnjake ka akoma probleme etnike të mprehta me qeverinë e Serbisë.

    E treta : Serbia ka akoma probleme etnike të pazgjidhura në Vojvodinë ku grindjet, racizmi dhe konfliktet me popullsinë hungareze tashmë janë bërë edhe problem europian.

    E katërta : Serbia ka shumë më pak probleme me popullsinë shqiptare në Luginën e Preshevës veçanërisht pas përmbysjes së Milosheviçit. Popullsia
    shqiptare në këtë rajon është në prag të lidhjeve vertikale me Tiranën.

    E pesta : Serbia ka akoma probleme me Republikën serbe të Bosnjës të cilët mbi bazën e natyralitetit kanë të drejtë të kërkojnë bashkim me Serbinë
    Megjithatë Serbia dhe politika e saj përpiqet ti shkarkojë problemet e saj tek rrufepritësi Kosovë.

    Problemi i dytë i pazgjidhur përfundimisht është Maqedonia.

    Edhe Maqedonia është një shtet që lindi pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.
    Pas më shumë se një dekade si shtet më vehte, Maqedonia ka akoma probleme me fqinjët e saj duke u shndërruar kësisoji në një ndër problemet kryesore në rajon. Maqedonia ka akoma probleme me fqinjin e saj ballkanik Greqinë e cila nuk i njeh emrin. Ka akoma probleme me fqinjin e saj po ballkanik Bullgarinë që nuk i njeh etninë. Ashtu siç ka probleme me fqinjin e saj verior Kosovën që nuk i njeh kufirin. Nuk ka asnjë problem me Shqipërinë e cila ja njeh të gjitha. Megjithëse Maqedonia ka brenda kufirit të saj shtetëror mijra kilometra katrorë toka shqiptare dhe mbi 650 mijë
    shqiptarë autoktone. Maqedonia vazhdon të jetë akoma pa emër të regjistruar në «gjendjen civile politike» të quajtur OKB.
    Maqedonia megjithëse është me Marrëveshje të Ohrit është akoma pa mentalitetin e kësaj Marrëveshje. Në 7 nëntor 2004, më shumë se 409 mijë qytetarë të Maqedonisë votuan legalisht kundër kësaj Marrëveshje. Aso kohe ultranacionalizmi maqedonas kaloi deri në absurd në qytetin e Strugës. Të drejtuar nga një këngëtar i quajtur Romeo Dareban, ata shpallën pavarsinë e Strugës duke kërcënuar se do të shkëputen nga Maqedonia nëqoftëse do të miratohej ndarja e re territoriale e Maqedonisë. Shqiptarët janë të lidhur artificialisht me shtetin e Maqedonisë. Këtë artificialitet ata padashur e forcuan në luftën e vitit 2001, kur në deklarimet e tyre shpreheshin qysh në krye të deklaratave se do të mbeten «roje të Maqedonisë».
    Megjithë këtë tërësi problemesh, Maqedonia dhe partitë politike maqedonase përpiqen dhe në shumicën e rasteve ja dalin që problemet e tyre ti fshehin
    duke eksportuar krizën në mjedise politike, ekonomike dhe sociale shqiptare.


    Kombi që bën të tjerët, pa bërë vetvehten



    Përmendja dhe analiza e problemeve të mësipërme nuk është rastësoreapo për efekte historizmi? Ka nje arsye tjetër. Duhet të bëhen më të prekshme dy tabllotë që ekzistojnë në rajon. Tablloja reale dhe ajo
    virtuale. Problemet reale më shumë ekzistojnë tek të tjerët. Ndërsa në mënyrë virtuale ato eksportohen në hapsirën shqiptare.
    Çfarë janë sot shqiptarët? Janë kombi që më shumë ndihmon të tjerët të bëhen, pa bërë akoma vehten e tyre. Shembujt e mëposhtëm janë të mjaftueshëm për të na bindur në pohimin e mësipërm.
    Ka afër një vit që diskutohet për statusin e Kosovës. Por ka gati një vit që diskutohet konkretisht për liritë dhe të drejtat e pakicës serbe në Kosovë.Pra ata që nuk janë bërë vetë, përpiqen dhe mbajnë përgjegjësi përse nuk kanë bërë të tjerët!!
    U trajtua si sukses i madh fakti që vota e shqiptarëve bëri shtet të pavarur Malin e Zi. Me votat e shqiptarëve, Mali i Zi arriti përqindjen prej 55.5 dhe shpalli pavarsinë. Megjithëse ata janë të pa bërë vetë, megjithëse ata nuk marrin dot asnjë komunë siç është Tuzi, ata garantuan pavarsinë e një shteti të një kombi tjetër. Si sukses i madh u trumbetua edhe fakti që
    luftëtarët shqiptarë garantuan integritetin e Maqedonisë. Ali Ahmeti dhe luftëtarët e tjerë të UÇK, nuk kishin të drejta për vehte, ata ishin të paamnistuar e përsëri nuk mungonin së thëni se për ata Maqedonia është atdheu i tyre.
    Tablloja e mësipërme është e shkurtër, por mjafton. Mjafton edhe për politikën edhe për qytetarët shqiptarë, por edhe për miqtë dhe aleatët e huaj. Ashtu siç mjafton edhe për vete fqinjët e shqiptarëve. Mjafton për të
    rithënë se nuk përngjet me asnjë traktat demokracie, me asnjë traktat lirish dhe të drejtash njerëzore, pohimi se kombi që bën të tjerët, akoma nuk është bërë vetë.Prandaj se edhe pohimi tjetër që Shqipëria Natyrale është nocion europeist dhe progresist duhet të mos mbetet i tillë përgjatë viteve 2006-2013.

    Integrimi në Bruksel dhe integrimi në Tiranë

    Edhe nëntitulli i sipërthënë një objekt i analizës. Shqiptarët ndodhen sot përballë dy integrimesh. Janë integrimet ndërshqiptare, por janë edhe integrimet europiane. Një mendësi u thotë që të shtyjnë edhe për disa dekada integrimet ndërshqiptare, për hir të integrimeve europiane. Është një mendësi që përkon edhe me pohimet e një pjese të politikës europiane e cila jo rrallë herë kujtohet të pohojë se është më mirë të takoheni dhe bashkoheni në Europën e Madhe dhe jo në Shqipërinë Natyrale. Por nga ana tjetër shqiptarët janë para një dileme të madhe. Ata sot janë ndoshta populli më i izoluar i Europës. Ndërkaq integrimi i tyre duket se është shtyrë gjatë. Presidenti i Komisionit Europian Barroso pas pranimit të Rumanisë dhe Bullgarisë u shpreh hapur se duhet të ndërpritet zgjerimi i BE
    deri sa të rregullohet çështja e Kushtetutës. Pavarsisht propagandës, duket se integrimet europiane shqiptarët dhe disa fqinjë të tyre do ti shijojnë të fundit.
    Përballë tabllosë reale dhe jashtë propagandës virtuale, shqiptarët ndeshen me një mendësi tjetër e cila merr përparësi në pritje të integrimeve europiane. Atyre u duhen integrimet ndërshqiptare. (Jo pushimet në Ulqin dhe në Durrës që disa i konsiderojnë integrime. Sepse me këto mend, do të na dalë që shqiptarët synojnë të integrohen në fillim me Stambollin, pasi
    pushimet më të shumta i bëjnë në bregdetin turk). Prandaj integrimet ndërshqiptare me qendër Tiranën duket se do të jenë më të shpejta se
    integrimet me qendër Brukselin. Pohimi i sapothënë nuk është nacionalizëm. Brukseli është një aspiratë ndërsa Tirana duket se do të jetë një realitet. Të vazhdosh të ankohesh, përsë nuk po integohesh ne Bruksel, kjo është politikë dhe mentalitet qaramani. Ndërsa të realizosh me ndihmën dhe në partneritet me Brukselin dhe Uashingtonin, integrimet ndërshqiptare; ky qëndrim eshte partneritet euroatlantik. Është europeizëm dhe progres. Prandaj edhe duhet përkrahur, duhet inkurajuar, debatuar për rrugët më të shpejta, më efektive.



    Shqipëria Natyrale ështe europeizëm, nuk është një aventurë

    Shqipëria Natyrale nuk është një aventurë, ajo është europeizëm i kulluar.
    Po përse është e tillë. Është e tillë, sepse Shqipëria natyrale nuk ngrihet mbi artificialitete, nuk ngrihet mbi mite dhe legjenda, nuk ngrihet mbi të tjerët dhe në kurriz të të tjerëve. Ajo duhet të ngrihet atje ku ka shqiptarë dhe jo atje ku ka këngë për shqiptarë apo mite për shqiptarë. Ajo mëton të sendertohet jo mbi histori të mesme apo të lashtë, por mbi realitetin e sotëm. Ajo e njeh historinë, por pranon dhe realitetin edhe kur
    ai është i dhimbshëm. Prandaj ajo u thotë edhe fqinjëve të saj që edhe ju mos u ngrini mbi kurrizin e shqiptarëve, por mbi kurrizin tuaj. Shqipëria Natyrale nuk merret me Mollën e Kuqe, as me Pargën, as me Kosanicën dhe Toplicën. Por ajo është e detyruar të merret me Mitrovicën, me Preshevën, me Ulqinin, me Strugën, etj etj. Njohja e realitetit sjell edhe zgjidhjet e tij, sjell edhe stabilizimin e tij. Fshehja e këtij realiteti, sjell edhe traumat, destablizimin, dhunën dhe konfliktet.
    Njohja e realitetit ka brenda edhe dhimbjen e së vërtetës. Tashmë kjo e vërtetë ka dalë sheshit. Kufijtë e Shqiperisë me shtete të tjera të Ballkanit nuk janë natyralë, janë artificialë. Ashtu si edhe teritoret e disa shteteve fqinjë nuk janë plotësisht natyralë, por kanë edhe artificialitet brenda tyre. Dhe ky artificialitet shfaqet hapur kur disa nga këto shtete kanë territore dhe popull shqiptar brenda tyre. Fshehja e këtij realiteti ka brenda dhimbjen e mashtrimit. Ky mashtrim zgjati afër një shekull. Nuk mund të zgjasë më, sepse edhe atë e kanë kuptuar të gjithë. Por dhimbja e së Vërtetës është shumë herë më e lehtë se Dhimbja e mashtrimit. Shqipëria Natyrale është pjesë përbërëse e dhimbjes të së vërtetës, prandaj ka edhe të ardhme. Shqipëria Artificiale është pjesë e dhimbjes së mashtrimit, prandaj edhe nuk do të ketë të ardhme.


    Fundi i pjeses se pare..Vijon
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #12
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Përgjumja E Shtetit Amë...

    Shkruar nga Bedri ISLAMI
    Thursday, 25 October 2007

    Në të vertetë tani do të ishte koha e duhur për të mos patur gjumë fare, ndërsa gjithçka është e përgjumur. Në ditët më të vështira dhe ndoshta më përcaktueset e kombit, shteti amë është i përgjumur. Për të qenë i butë thashë i përgjumur, ndërsa në të vërtetë është krejtësisht i fjetur dhe për ta zgjuar do të duhej një ndër ata topat katërdhjetëedysh që përmendte dikur Migjeni në prozat e tij.

    - A është vërtet i përgjumur?

    - Sa është i saktë një përcaktim i tillë fatkob?

    - Mos mendimi i tillë është i nxituar, i pasaktë, ashtu si do të doja të ishte ? Mjerisht, është i saktë deri në dhimbje.

    Vëreni muajt e fundit të diplomacisë shqiptare...ec e jaket, shkuarjet e ardhjet, bisedat e pafund dhe deklarimet, shtysat dhe nënkëmbësat, kërcënimet dhe pohim/mohimet.. ku është Kosova nuk do e gjeni. Sado që të jeni i durueshëm, sado që të jeni i vëmendshëm, edhe në të doni të lexoni pas deklaratave bajate diçka të mirë, që e kërkoni, përsëri nuk do e gjeni. Në të gjitha këto muajt asnjë nismë politike, historike, reale nuk është ndërmarrë nga shteti shqiptar. Asnjë ide nuk është hedhur në fushën e lojës politike, askush nuk është nxitur, asnjë hap përpara nuk ka qenë, kur do të duhej të ishte dhjetra kilometra para të gjithëve.

    Kaq e vërtetë është kjo sa që askush, as vetë liderët shqiptarë në Kosovë, nuk e marrin mundimin të vijnë konkretisht, të takohen sinqerisht dhe të vendosin bashkarisht se cilat vendime do të përcaktohen, cilët rrugë do të ndiqen, çfarë është e dobishme të bëhet në këtë fazë dhe çfarë mund të bëhej më pas, cila është përparsia e dokumentit për fqinjësi të mirë mes Kosovës dhe Serbisë dhe cila mund të jetë mangësia e tij; kur do të duhej të vendosej për hapat e mëtejshëm dhe cilët do të duhej të ishin ato.. cilin nga versionet parasheh si më të dobishëm shteti shqiptar, shpalljen e njëanshme të pavarësisë apo pritjen e mëtejshme të shpalljes së saj. Sepse në se zoti Berisha deklaron të hënën se nuk duhet të nguten shqiptarët në Kosovë, alteregoja e tij, ministri i jashtëm ngutet të deklarojë edhe për rrugë të tjera që të çojnë kah shpallja e njëanshme. Ku do të duhej të vendosej tehu i kohës, në cilën pikë.

    Prej javësh e javësh askush nga bota , ku do të vendoset, nuk e merr mundimin të diskutojë për Kosovën me Tiranën zyrtare. Ndoshta kanë të drejtë. Në Tiranë ata do të gjejnë gjithmonë të njëjtën fjalë" amin për çka vendosni ju" dhe asgjë tjetër. Më e çuditshmja është deklarata e tashme e ministrit të jashtëm, Bashës, se Shqipëria po punon me vendet që janë të lëkundura për statusin e Kosovës.

    - Me cilin shtet po bisedon Shqipëria e sotme zyrtare?

    - Ku është vendosur ajo?

    Me shtetin grek ata nuk e kanë marrë guximin të kundershtojnë apo të hedhin ide , që sado pak i bien ndesh mendimit zyrtar filogrek, jo më të hedhin ide të cilat edhe vetë ata i quajnë romantike dhe të tejkaluara nga koha.

    - Beogradi dërgon emisarët e tij në të gjithë botën, shteti shqiptar heq përfaqsuesin e tij kryesor nga Kosova, me një akuzë që, edhe në se qëndron, duhej zgjidhur.

    - Njerëzit presin në Kosovë seriozitetin e shtetit amë, por shohin vetëm, buzeqeshjen e hidhur të ministrit të jashtëm.

    - Ata presin revoltën e qeverisë, por dëgjojnë vetëm revoltën e këtij ministri, kur e atakojnë atë vetë personalisht, se duke përfituar nga rruga e bashkimit, bën punët më të zeza të ndarjes së fitimit.

    - Ata presin të dëgjojnë të vërtetën, si e mendojnë në shtetin amë, sepse janë brymosur me idenë e përbashkët, por dëgjojnë çirjet për tenderat.

    Më është kujtuar jo rastësisht një thënie e herëshme, "fshati digjet e dikush krihet". Se kush është kjo "dikush", njeriu duhet të mendojë për ta gjetur. Sepse njeriu vërtet mund të heshtë, por ai e ka një të keqe të madhe" ai është i aftë të mendojë"

    Prej shumë muajsh shteti shqiptar vendosi në shënjestrën e tij Akademinë e Shkencave të shtetit të vet. Ndërsa në Prishtinë një figurë mafioze ngrihej kundër figurës së nderuar të profesor Qosjes dhe bënte aktin banal të leçimit të veprës së profesorit, në Tiranë shkohej edhe më tej: mbylleshin dyert e gjithë akademisë. Ndërsa në Prishtinë, por edhe në Tiranë njerëzit e mendimit shkencor u ashpëruan ndaj aktit rrugaç kundër profesor Qoses, në rastin e dhunshëm, tashmë zyrtar, të mbylljes së akademisë shqiptare, heshtja ishte e plotë.

    Serbia vetëm në disa muaj boton mijëra faqe, mbushur me mashtrimet e mëdha filoserbe dhe i boton në të gjitha gjuhët e mundshme, shteti shqiptar, ai që kemi dëshirë ta quajmë "Piemonti shqiptar" mbyll gojën e akademikëve, u pret rrogën, pra bukën e gojës, u heq të drejtën e botimit, sepse nuk i financon dhe ata që nuk kanë as bukën e përditshme domosdo që nuk kanë as mundësinë e botimit. Shteti shqiptar ende sot nuk mund të japë as titullin e një botimi të vetëm, të tij, financuar, nxitur, organizuar e botuar nga ai, për Kosovën. As nuk mund të thotë se tashmë, këto javë e ditë përcaktuese u bë kjo apo ajo konferencë, se shteti shqiptar ka këtë qëndrim dhe do i shkojë deri në fund këtij qëndrimi.

    Në pak muaj është lëvizur që nga pavarësia pa kushte deri tek shpallja e njëanshme, duke kaluar nëpër të gjitha fazat, në të cilat kanë kaluar edhe mendimet e shteteve të ndryshme.

    Në shtetin amë -

    - janë gëzuar kur janë gëzuar të tjerët,

    - kanë heshtur, kur kanë heshtur të tjerët,

    - janë mërzitur kur janë mërzitur të tjerët,

    - kanë mbyllur dyert e akademive kur i kanë shumëfishuar të tjerët,

    - po zihen e po rrihen për një kryeprokuror.. kur çështja më madhore e kombit kërkon kryeprokurorin dhe kryeavokatin e saj, shtetin amë.

    Nuk është dëshirë kjo... ajo që po ndodh në shtetin amë, në të gjitha qelizat e tij, në mazhorancë dhe në opozitë është mjerimi i politikës së sotme. Një ditë do të kujtohen për të gjitha këto. Dikush do të skuqet, dikush do të pendohet, shumë të tjerë do të fërkojnë duart, se në kohën e vlimeve të mëdha bënë edhe fitimet më të mëdha.

    Pas përgjumjes vjen fjetja... mos e dhëntë zoti të gjejnë dhjetori i këtij viti apo një muaj tjetër shtetin amë të fjetur, në gjumin e madh të harresës.

    · Autori është shkrimtar dhe publicist i njohur
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29
  4. Abaz Ermenji
    Nga Eni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •