Lexoj te nderuar bashkeforumas dhe pastaj them: PO HAP NJE TEME TE RE! Kjo vetem per te sjelle prane jush tema qe pak a shume ju qetsojne shpirterat nervoze.
Numëroji netë mikja ime e dashuruar
Unë kam një jetë që rri pa gjumë
Po të mblidhja netët që kam numëruar
Përsëri ditët më dalin pak më shumë...
Më dalin pak më shumë ditët duke pritur
dhe dihet që pas ditës, një natë tjetër vjen.
ja... nji mbas nji cigaret kam ndezur dhe kam fikur
po kurr s'e fika shpresën...se veç ajo gënjen!
Gënjen pra mikja ime, më shumë se askërkush
Gënjen shpresa e embël, se do të vij një ditë
ndaj netët të pagjumë kalon dhe ti unë
mbi kokë kur na ndrin hëna sa herë flirton me yjtë...
Krijoni Kontakt