Close
Faqja 82 prej 135 FillimFillim ... 3272808182838492132 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 811 deri 820 prej 1343
  1. #811
    i/e regjistruar Maska e kepi
    Anëtarësuar
    30-07-2007
    Vendndodhja
    Në USA . Për kontaktim ,mund të më kontaktoni nëpërmjet EMail -it :- DuarArti@gmail.com ose RoyalGBConst@gmail.com
    Postime
    1,389
    Forumistë ,miqë e mikesha ,shokë e shoqe të kësaj teme .

    edhe një herë Urime Viti i Ri 2009 duke iu dëshiruar fat, shëndet, lumturi e paqë .



    Po ju përshkruaj mbresat e mia nga ngarkesa e parë e punimeve të mia që dërgova për New York .

    New Jersin dhe krejt New Yorkun i gjeta të mbuluar me borë dhe me një të ftohtë vërtet të natyrës së dimrit.

    Takova shum miqë e shokë Shqiptar e të kombësive të tjera që nuk i kisha parë me vite,u çmallëm dhe kaluam momente të mira .

    Për sa iu takon prodhimeve të mia i lashë për shitje në disa pika ( shitore - dyqane ) shqiptarës me çmime të levërdishme duke pasur parasysh gjendjen tonë ekonomike por edhe ate emocionale e nastollgjike si mërgimtarë që jemi .

    Ndëgjova dhe pashë shum çka, që as që ma ka marë mendje se jemi aq të ngushtë dhe aq të gjërë ( në të njetën kohë ) në shpirt e mendje ,edhe përse kam jetuar në New York me vite e vite .

    Pata raste, ku tregëtarët nuk mi pranonin prodhimet me përmbajtje fetare !!!!!!! ( Katolike e kam fjalën pasi ne Muslimanët nuk pranojmë Ikonologjinë,fotografinë dhe pikturat në fenë tonë ) shkaku i bisnesit .
    Po ashtu nuk mi pranonin edhe disa punime artistike gjëja për lakuriqsitë e tyre !!!!!
    Disa, ankoheshin gjëja për madhësinë e tyre ,edhe përse më e madhja ishte punimi i '' Nëna Terezës '' , '' Bashkimi Kombëtar '' dhe '' Shqiponja mbi shkrep me hartat e Trojeve Tona Etnike '' !!!!!!

    Me një fjalë nuk u ndava fare i kënaqur nga ky matrapazllëk -se pazar as që mund të quhej .

    Por këtë moskënaqsi e harova për mirë dhe më ngjalli shpresën e të qenurit Shqiptar ,qe kur vizotiva Kishën Katolike '' Zoja e Shkodrës '' në Hardsdale të NY ( për të cilën edhe kam kontribuar materialisht me një shumë simbolike kur ndërtohej atë kohë ) ,dhe se duhet thënë që shyqir që Shqiptaria e Shqiptarllëku nuk mvaret nga zemër ngushtët me bindje anadollake alla axhi qamiliste .

    Atje ( në Kishë ) dërgova prodhimet '' Gjergj Kastrioti '' ( dy copa ,njerën prej të cilëve ia Lash Kishës - gjegjësisht Dom Pjetrit si kujtim se vetëm bustën e tij nuk e kishte në zyrët e tij në Kishë ) , '' Nëna Terezë '' ( dy copa ) , '' Bashkimi Kombëtar '' ( një copë ) dhe Krishti ( 9 buste të vogla ) dhe Portreti i Krishtit ( katër copa ) .

    Gjatë kohës që ndejta në Kishë me prodhimet e mia ,nga përjetimi që ndjeja ,nuk më hiqeshin nga mendja Vargjet e shkruara të Vaso Pash Shkodranit :-

    '' Shqiptarë , mos shihni kisha e xhamia
    se feja e Shqiptarit është SHQIPTARIA '' .

    Dhe ,me plot bindje them , që Vaso Pasha kishte lënë gjyrmë me këta vargje në ndërgjegjëjen tek një pjesë e popullit ( kuptohet nëse nuk e kemi pasë e kemi akoma në gjene ) .

    Çdo prind -nënë e babë Shqiptar ,çdo motër e vëlla që mu afruan për kureshjte e për të vërtetë për të blerë prodhimet ,asnjëri nuk pyeti për Krishtin se sa kushton ,ama asnjeri e asnjëra as për be , por pyetnin vetëm për '' Gjergj Kastriotin '' ,'' Nënën Terezë '' dhe '' Bashkimin Kombëtar ''.

    Mua ,nga emocionet ,mbas mbarimit të Meshës së dytë ,më rodhën disa pikë lotë dhe djali më pyeti ;- babi përse qan ?!

    Nejse, ia përsëris djalit ,për të satën herë punën e mbiemrit tonë si Marku, ia përsëris disa vargje të Gjergj Fishtës , Kutelit , Ernest Koliqit ,Azem Shkrelit e të tjerë ,por ia theksova me fjalë të gjallë dhe pak si ashpër vargjet e Vaso Pash Shkodranit .
    Dhe i them që,edhe përse je shum i ri ,e pate rastin për të gjallë që të shohish se kush janë SHQIPTARËT ,të cilët nuk venë kurgjë ama kurgjë mbi SHQIPTARINË dhe se fenë e kemi punë peronale/individuale e jo Kombëtare .
    Dhe vazhdoj dhe i them ,kjo me babin tregon se Shqiptarët janë KOMB Atdhetar dhe prandaj iu kemi qëndruar pa asimiluar gjith atyre sulmeve e robërive mia vjeçare ,duke filluar prej me romakët, bizantinët, turqit , sllavët e grekët.

    Me këtë çka përjetoi djali im i njomë në moshë , tregëtia e punimeve nuk pati më vlerë, edhe përse pata disa porosi ( tre ) për portrete personale dhe një të Gjergj Kastriotit në madhësinë normale e punuar nga bakri ( siç tha kostumeri ) .
    Për këte falmderoj Kishën Katolike '' Zoja e Shkodrës '' dhe besimtarët e saj me në kry Dom Pjetrin .


    P.S.

    Me një fjalë unë punën krijuese nuk do e ndali ,por do punoj punime me karakter të përgjithshëm ,e sa për shqiptarët do prodhoj vetëm disa prodhime si p.sh .
    a. '' Gjergj Kastriotin ''
    b. '' Nënën Terezë ''
    c. '' Shqiponjën e rafshtë-sheshtë ''
    d. '' Shqiponjën Pasqyrë ''
    e. '' Shqiponjën për maqina ''
    ë. '' Shqiptarët - Gegë e Toskë ''
    dhe
    f. '' Shqiparët e Rugovës ''
    dhe natyrisht edhe sipas kërkesave të costumerëve - commision ( portrete,pejsazhe e dukuri të tjera ).


    Shihemi me punimet tjera .

  2. #812
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Citim Postuar më parë nga kepi Lexo Postimin




    Keto me pelqyen shume. Bravo.

    Te uroj nje vit plot suksese dhe bekime ne cdo aspekt te jetes.
    Dituria prehet në zemrën e atij që ka mend, por ajo që është në zemrën e budallenjve merret vesh.

  3. #813
    i/e regjistruar Maska e kepi
    Anëtarësuar
    30-07-2007
    Vendndodhja
    Në USA . Për kontaktim ,mund të më kontaktoni nëpërmjet EMail -it :- DuarArti@gmail.com ose RoyalGBConst@gmail.com
    Postime
    1,389
    E nderuara Dorontina ,sa për dëshprim ,edhe megjithëse isha i përgaditur për ate dukuri, ,por u dëshprova pak ,se nuk e prisja që të jetë kaq theksuese ( se vetë tregëtarët ,më herët më patën premtuar me gojën plotë në katër sy '' nuk ka asfar problemi ,vetëm sjelli '' ) .
    Por jemi njerëz të krahinave të ndryshme e nënkuptohet edhe me karaktere ,morale e qëndrime të ndryshme .

    Për sa i takon fesë ,në ate aspekt unë jam shum tolerant ,se Besimin e quaj të drejtë personale njerëzore.
    Falem. për kurajën dhe fjalët e mira .



    Tani në temë .

    Vajzës,iu mërzit krevati i saj dhe më kërkoi që ti mbaroj një krevet ( që siç më tha ajo ta ket kujtim nga Babi ) .

    Veç sa fillova ta ndërtoj krevatin e Vjosës .


    Këtu kur ngjitja drutë së bashku për këmbët e krevetit .







    Këtu si do e ketë formën patlatforma e pjesës tek këmbët dhe koka - edhe përse ka edhe shum punë për tu bërë .


    Ndryshuar për herë të fundit nga kepi : 10-01-2009 më 21:44

  4. #814
    i/e regjistruar Maska e kepi
    Anëtarësuar
    30-07-2007
    Vendndodhja
    Në USA . Për kontaktim ,mund të më kontaktoni nëpërmjet EMail -it :- DuarArti@gmail.com ose RoyalGBConst@gmail.com
    Postime
    1,389
    Dërasa e platformës së këmbëve dhe kokës do futet në kësi profili që të mos shtërmbohet apo plasën nga lëvizjet e drurit gjatë ndryshimit të temperaturës .





    Dukja në prizmë .




    Dukja frontalisht .


  5. #815
    i/e regjistruar Maska e kepi
    Anëtarësuar
    30-07-2007
    Vendndodhja
    Në USA . Për kontaktim ,mund të më kontaktoni nëpërmjet EMail -it :- DuarArti@gmail.com ose RoyalGBConst@gmail.com
    Postime
    1,389
    Tung .

    Sot punova pak në kolonat e dërasave të këmbëve dhe kokës të krevatit të Vjosës .
    Ky krevat punohet nga disa lloj drurësh .
    a. Kolonat janë dru qershie .
    b.një pjesë e dërasave të kokës dhe këmbëve janë dru panje të kombinuar me dru dushku -lisi dhe platforma tek koka dhe këmbët është bërç .
    c. listelat do ia bëj nga dushku-lisi .
    d. Shqiponjat do ia bëj nga druri Cedar .
    e. Inlejet nëse do gjeja dru Doglas Fir do ishte mirë për ndryshe do i bëj me dru pishe .
    ë.Ramet-kornizat e syrtarëve do i bëj me dru Cedar e platforma dru bërç.

    Pasi i profilizova kornet e kolonave ,atëherë fillova ti profilizoj pjesët e epërme dhe të poshtme të kolonave .

    Këtu pasi profilizova herën e parë .










  6. #816
    i/e regjistruar Maska e kepi
    Anëtarësuar
    30-07-2007
    Vendndodhja
    Në USA . Për kontaktim ,mund të më kontaktoni nëpërmjet EMail -it :- DuarArti@gmail.com ose RoyalGBConst@gmail.com
    Postime
    1,389
    Këtu kur i profilizoja për herë të dytë .





    Këtu të mbaruara për herë të dytë .




    Parë nga afër.


  7. #817
    i/e regjistruar Maska e kepi
    Anëtarësuar
    30-07-2007
    Vendndodhja
    Në USA . Për kontaktim ,mund të më kontaktoni nëpërmjet EMail -it :- DuarArti@gmail.com ose RoyalGBConst@gmail.com
    Postime
    1,389
    Këtu kur i profilizoja për herë të tretë .

    P.S. Mos u frigoni nga surati im ( pamja ) ,se mrenda katër muajve kam humbur 75 pondë - 37 Kg . ) . Humbja e peshës së trupit , përveç ftyrës ,duket edhe në duart e mia








    Ndryshuar për herë të fundit nga kepi : 12-01-2009 më 03:51

  8. #818
    i/e regjistruar Maska e kepi
    Anëtarësuar
    30-07-2007
    Vendndodhja
    Në USA . Për kontaktim ,mund të më kontaktoni nëpërmjet EMail -it :- DuarArti@gmail.com ose RoyalGBConst@gmail.com
    Postime
    1,389
    Duke i kontrolluar konturat e profiluara.




    Kështu duken nga afër.


  9. #819
    i/e regjistruar Maska e kepi
    Anëtarësuar
    30-07-2007
    Vendndodhja
    Në USA . Për kontaktim ,mund të më kontaktoni nëpërmjet EMail -it :- DuarArti@gmail.com ose RoyalGBConst@gmail.com
    Postime
    1,389
    Kolonat janë gati më për inleis ( copëza druni me ngjyrë tjetër për kontrast me drurin e qershisë ) e mandej do kruhen komplet me letër zmeril para ngjyrosjes .
    Për sot e lashë me kaq.

    Këto janë pjesët e kolonava që do rinë në dysheme ,se pjest e epërme do ia mbaroj me kroun mollding .

    Një gocë kam, e me nuk e bërë ate të lumtur kënd tjetër dhe përveç asaj ajo e meriton si shkaku suksesit në shkollë ( e para në rajon ) , si në sjellje e si në shërbim që më bën mua ,si flutur duke vrapuar ,vetëm të më bën mua të lumtur.







    Ndryshuar për herë të fundit nga kepi : 12-01-2009 më 03:46

  10. #820
    i/e regjistruar Maska e kepi
    Anëtarësuar
    30-07-2007
    Vendndodhja
    Në USA . Për kontaktim ,mund të më kontaktoni nëpërmjet EMail -it :- DuarArti@gmail.com ose RoyalGBConst@gmail.com
    Postime
    1,389
    Citim Postuar më parë nga ABIGAIL Lexo Postimin
    Keto me pelqyen shume. Bravo.

    Te uroj nje vit plot suksese dhe bekime ne cdo aspekt te jetes.

    Më fal. ABIGAL ,se paskam haruar me tu përgjigjur .
    Truri më ka filluar nga pak të më bën edhe lëshime .

    Falem. ABIGAL edhe Ju gjithashtu suksese dhe bekime .

Tema të Ngjashme

  1. Gjykata Kushtetuese: Deputetet mund te arrestohen, pritet arrestimi i Limaj
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 391
    Postimi i Fundit: 03-02-2014, 04:58
  2. Wehhabizmi sipas Ehl-i Sunnetit
    Nga Bani gjk në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:28
  3. Mbi dashurine
    Nga ani-ani80 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-03-2006, 12:05
  4. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44
  5. Mbi Familjen Homoseksuale
    Nga Bekim Ismaili në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-03-2004, 18:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •