Forumistë ,miqë e mikesha ,shokë e shoqe të kësaj teme .
edhe një herë Urime Viti i Ri 2009 duke iu dëshiruar fat, shëndet, lumturi e paqë .
Po ju përshkruaj mbresat e mia nga ngarkesa e parë e punimeve të mia që dërgova për New York .
New Jersin dhe krejt New Yorkun i gjeta të mbuluar me borë dhe me një të ftohtë vërtet të natyrës së dimrit.
Takova shum miqë e shokë Shqiptar e të kombësive të tjera që nuk i kisha parë me vite,u çmallëm dhe kaluam momente të mira .
Për sa iu takon prodhimeve të mia i lashë për shitje në disa pika ( shitore - dyqane ) shqiptarës me çmime të levërdishme duke pasur parasysh gjendjen tonë ekonomike por edhe ate emocionale e nastollgjike si mërgimtarë që jemi .
Ndëgjova dhe pashë shum çka, që as që ma ka marë mendje se jemi aq të ngushtë dhe aq të gjërë ( në të njetën kohë ) në shpirt e mendje ,edhe përse kam jetuar në New York me vite e vite .
Pata raste, ku tregëtarët nuk mi pranonin prodhimet me përmbajtje fetare !!!!!!! ( Katolike e kam fjalën pasi ne Muslimanët nuk pranojmë Ikonologjinë,fotografinë dhe pikturat në fenë tonë ) shkaku i bisnesit .
Po ashtu nuk mi pranonin edhe disa punime artistike gjëja për lakuriqsitë e tyre !!!!!
Disa, ankoheshin gjëja për madhësinë e tyre ,edhe përse më e madhja ishte punimi i '' Nëna Terezës '' , '' Bashkimi Kombëtar '' dhe '' Shqiponja mbi shkrep me hartat e Trojeve Tona Etnike '' !!!!!!
Me një fjalë nuk u ndava fare i kënaqur nga ky matrapazllëk -se pazar as që mund të quhej .
Por këtë moskënaqsi e harova për mirë dhe më ngjalli shpresën e të qenurit Shqiptar ,qe kur vizotiva Kishën Katolike '' Zoja e Shkodrës '' në Hardsdale të NY ( për të cilën edhe kam kontribuar materialisht me një shumë simbolike kur ndërtohej atë kohë ) ,dhe se duhet thënë që shyqir që Shqiptaria e Shqiptarllëku nuk mvaret nga zemër ngushtët me bindje anadollake alla axhi qamiliste .
Atje ( në Kishë ) dërgova prodhimet '' Gjergj Kastrioti '' ( dy copa ,njerën prej të cilëve ia Lash Kishës - gjegjësisht Dom Pjetrit si kujtim se vetëm bustën e tij nuk e kishte në zyrët e tij në Kishë ) , '' Nëna Terezë '' ( dy copa ) , '' Bashkimi Kombëtar '' ( një copë ) dhe Krishti ( 9 buste të vogla ) dhe Portreti i Krishtit ( katër copa ) .
Gjatë kohës që ndejta në Kishë me prodhimet e mia ,nga përjetimi që ndjeja ,nuk më hiqeshin nga mendja Vargjet e shkruara të Vaso Pash Shkodranit :-
'' Shqiptarë , mos shihni kisha e xhamia
se feja e Shqiptarit është SHQIPTARIA '' .
Dhe ,me plot bindje them , që Vaso Pasha kishte lënë gjyrmë me këta vargje në ndërgjegjëjen tek një pjesë e popullit ( kuptohet nëse nuk e kemi pasë e kemi akoma në gjene ) .
Çdo prind -nënë e babë Shqiptar ,çdo motër e vëlla që mu afruan për kureshjte e për të vërtetë për të blerë prodhimet ,asnjëri nuk pyeti për Krishtin se sa kushton ,ama asnjeri e asnjëra as për be , por pyetnin vetëm për '' Gjergj Kastriotin '' ,'' Nënën Terezë '' dhe '' Bashkimin Kombëtar ''.
Mua ,nga emocionet ,mbas mbarimit të Meshës së dytë ,më rodhën disa pikë lotë dhe djali më pyeti ;- babi përse qan ?!
Nejse, ia përsëris djalit ,për të satën herë punën e mbiemrit tonë si Marku, ia përsëris disa vargje të Gjergj Fishtës , Kutelit , Ernest Koliqit ,Azem Shkrelit e të tjerë ,por ia theksova me fjalë të gjallë dhe pak si ashpër vargjet e Vaso Pash Shkodranit .
Dhe i them që,edhe përse je shum i ri ,e pate rastin për të gjallë që të shohish se kush janë SHQIPTARËT ,të cilët nuk venë kurgjë ama kurgjë mbi SHQIPTARINË dhe se fenë e kemi punë peronale/individuale e jo Kombëtare .
Dhe vazhdoj dhe i them ,kjo me babin tregon se Shqiptarët janë KOMB Atdhetar dhe prandaj iu kemi qëndruar pa asimiluar gjith atyre sulmeve e robërive mia vjeçare ,duke filluar prej me romakët, bizantinët, turqit , sllavët e grekët.
Me këtë çka përjetoi djali im i njomë në moshë , tregëtia e punimeve nuk pati më vlerë, edhe përse pata disa porosi ( tre ) për portrete personale dhe një të Gjergj Kastriotit në madhësinë normale e punuar nga bakri ( siç tha kostumeri ) .
Për këte falmderoj Kishën Katolike '' Zoja e Shkodrës '' dhe besimtarët e saj me në kry Dom Pjetrin .
P.S.
Me një fjalë unë punën krijuese nuk do e ndali ,por do punoj punime me karakter të përgjithshëm ,e sa për shqiptarët do prodhoj vetëm disa prodhime si p.sh .
a. '' Gjergj Kastriotin ''
b. '' Nënën Terezë ''
c. '' Shqiponjën e rafshtë-sheshtë ''
d. '' Shqiponjën Pasqyrë ''
e. '' Shqiponjën për maqina ''
ë. '' Shqiptarët - Gegë e Toskë ''
dhe
f. '' Shqiparët e Rugovës ''
dhe natyrisht edhe sipas kërkesave të costumerëve - commision ( portrete,pejsazhe e dukuri të tjera ).
Shihemi me punimet tjera .
Krijoni Kontakt