Për ata që më pytën për plane .
Kuptohet që për një investim të kushtueshëm ,normalisht që duhet një farë plani .
Me këta punime të deri të tanishme ( dhe kam edhe fare pak dru të kushtueshëm ),vetëm druri më ka kushtuar mbi dy mijë dollarë.
Por ,mbasi vetë merem me këtë punë për sa e sa vite dhe në të shumtën e rasteve kostumerëve iu bëj edhe planimetrinë e renovime - dizajnim ( kuptohet jo me plane ala arqitekti ,se ata mi bën Driloni në kompjuter ) por ashtu me dorë të lirë -skica . Edhe për këta punime unë kam përdorur vetëm skica ,që unë i kuptoj se çka kam shkruar e si do i rëndisi në rend punët;- matjet, prejet ,përpunimet e përmbarimet.
Me një fjalë ,për projektin që e punoj e kam një farë fotografie të formuar në memorie ,para se ta filloj e si do duket. Megjithëse gjatë kohës edhe të shumtën e rasteve i ndryshoj pamjet por jo , strukturën e projektit .
Disa nga skicat e disave nga këta punime ( mobiljeve të fëmijve ) :-
Platforma e krevatëve.
Biblioteka e Liridonit ( do e bëjë pasi ti mbarojmë këta komodina ) .
Night stand ( komodinat ) e Liridonit ,do i bëj pas bibliotekës .
![]()
Krijoni Kontakt