Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 24 prej 24
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22
    Zarathustra e ka shprehur qarte shqetesimin e vertete ne Kosove, i cili nuk ka te beje me nje varferi materiale, por nje varferi kulturore dhe shpirterore. Investimi me i madh qe mund te behet ne Kosove eshte nxjerrja e nje ligji ku arsimimi 12 vjecar behet i detyruar per gjithe popullsine qe nga ai 6 vjecari e deri tek ai 60 vjecari.

    Nga ana tjeter nuk duhet te humbasim shpresen dhe duhet qe te mos humbasim nen kthetrat e injorances se trasheguar edhe brezin e ri qe po rritet ne Kosove, ata 8 vjecaret qe jane lindur ne liri te cileve u perket e ardhmja e Kosoves.

    Albo

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-09-2007
    Postime
    39
    Pa na qe kekena kaq te kulturume e kaq te shkollume ku jena????
    Ne Kosove ka pas nje lufte para tete vjetesh dhe e ardhmja asht edhe sot e per sot e paqarte dhe kjo asht shkaku kryesor qe vendi asht i varfun ku investime jane pothuajse zero.Sot Kosova ka nevoj vetem e vetem per pavarsi mandej te gjitha te tjerat ta po vijn me kohen.

  3. #23
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga Zarathustra. Lexo Postimin
    Kosova ka problem kryesor edukimin e popullates se saj. Kosovaret jane ne mase te pa-arsimuar bile edhe ata qe kane qene ne emigracion. Nje vend ku forca punetore eshte teper e pakualifikuar ne saj te arsimit dhe trainimit te ulet s'ka per te qene kurre i begate.

    Padyshim ne kete mendesi ndikon edhe feja islame qe u ka nxirre mendjen dhe shpirtrat kosovareve. Ne Kosove femrat perbejne vetem 20% te forces punetore. Mesatarisht cdo femer ne Kosove ka 5 femije nje numer ky 5 here me i madh se ne Europe dhe 3 here me i madh se ne Shqiperi. Edukimi nder femra nuk i kalon masen 23%, nderkohe qe ne Shqiperi mbi 67% e studenteve ne universitete jane femra.

    Meshkujt e konsiderojne arsimimin si hapin e pare drejt homoseksualitetit dhe hochallaret kane qene pararoje e injorances dhe pengeses se shkollimit sidomos nder femra. Ne trevat e shqiptareve ne Maqedoni psh, mbi 156 hoxhallare kane bere burg ne kohen e Titos sepse nuk lejonin grate e tyre te mbaronin shkollimin e detyrueshem. Vetem pak dite me pare pame sesi vajzat Kosovare qe nuk u pranuan ne Universitetin e Kosoves pasi mbanin shami ne koke, deklaruan publikisht se ato midis shkolles dhe shamise do zgjidhnin kete te fundit. Ky eshte mallkim per ne. Kaq te indokrinuara jane femrat shqiptare saqe preferojne injorancen vetem e vetem per te ruajtur doket fetare? Por ceshtja kombetare kerkon njerez te ditur dhe jo injorante fetare.

    Ne kete ambient emancipimi te ulet dhe teper te mbyllur nga ana sociale, thithja e te rese, e progresit e dijes eshte shume e veshtire. Investitoret e huaj preferojne me shume shoqerite e hapura, ku nuk ka norma morali kaq te prapambetura, dhe ku ata mund te perdorim me me efikacitet forcen punetore.

    Kosova duhet ti pervishet edukimit masiv pro-perendimor te brazave nqs deshiron te bej perpara.
    Eshte fakt qe arsimimi sado ne nivele te larta te jete, prape ka nevoje per ngritje te pandalshme e pakufishme.

    Kosova qe 40 vjet tani ka Univerzitetin shteteror ku arsimohen mijera e mijera te rinj cdo vit. Ne Kosoven e pasluftes, tani kemi edhe mbi 30 univerzitete private (prin ne rajon per nga numri), per nje periudhe vetem tetevjecare. Ne me shume se 10 prej ketyre univerziteteve private, ligjerojne vetem profesore te huaj nga Amerika dhe Bashkimi Europian. Poashtu, kemi me mijera e mijera kosovare qe kane marre dhe jane duke marre edukimin jashte Kosoves.

    Kosova mban vendin e pare ne bote me perfshirjen e grave ne politike dhe vendimmarrje ne administrate. Ne administraten shteterore gjithkund e ke mbi 30% perfshirjen e grave ne institucione. Ne Kosoven e sotme, nuk ke pothuajse asnje femer nen 40 vjece qe ka me shume se tre femije. Brezat me te vjeter, eshte fakt qe kane bere me shume femije, por tek brezat e rinj situata ndryshon per 360 shkalle.

    Kosova eshte e varfer se para tete viteve ka pasur lufte katastrofale dhe ne terheqjen e tyre, serbet per inat kane shkaterruar pothuajse gjithcka ne ekonomine kosovare, kane prishur fabrikat, termocentralet, ujesjellsat, etj. pastaj 10 vitet e para luftes kane qene te tmerrshme per sa i perket ekonomise sepse ishin luftat ne Bosnje, Kroaci, etj. pastaj sanksionet ekonomike etj. Mjafton te potencojme vetem disa fakte te vogla ketu: miniera e Trepces ka qene eksportuesi numer nje i gjithe ish-Jugosllavise, fabrika e amortizatoreve qe ka prodhuar per Peugeot franceze, termocentralet qe kane furnizuar gati gjithe ish-Jugosllavine me energji, etj. qe kane pesuar deme miliarda euro nga serbet. Mirepo, po te shohim zhvillimet e pasluftes ne Kosove, eshte goxha nje situate impresive sepse investimet e ketyre viteve te fundit jane pothuajse me te medha se investimet e 50 viteve te para luftes ne Kosove, megjithe problemet e statusit dhe mospasjes se qasjes ne organizmat financiare nderkombetare.

    Edhe tek feja, ka ndryshime te medha ne popullin e Kosoves, tani muslimane kemi me pak por keta me financat e arabeve dhe botes islame jane fanatizuar me shume duke pasur parasysh edhe varferine ketu. Kurse nje pjese e madhe e ish-muslimaneve jane konvertuar ne protestan, katolik, e edhe ne ateiste e agnostike.

    Gjendja momentale eshte deshperuese qe vjen si pasoje e shume faktoreve te potencuar edhe me siper, mirepo kemi edhe progrese te gjithanshme dhe poashtu jemi duke perparuar gjithe kohen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 27-09-2007 më 22:34
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Hajdin Islami Lexo Postimin
    Kosova vendi më i varfër i Evropës



    Realiteti i zymtë që po e përcjellë Kosovën, ka bërë që njerëzit që jetojnë në Kosovë të shprehen të pakënaqur, të revoltuar dhe indinjuar me këtë që po ndodh. Varfëria është prezent në çdo pjesë të vendit, shumica e qytetareve janë të varfër mbi 60%, përjashtuar këtu politikanët.
    Për sa u përket statistikave ka kundërthënie të ndryshme nga ato të OJQ-ve dhe Qeverisë së Kosovës, por një është e vërtetë Kosova, është vendi më i varfër, më i pazhvilluar dhe më i prapambeturi në Evropë, madje ka edhe të atillë që vendin tonë e krahasojnë me vendet që kanë ngecje në zhvillim dhe edukim si: Bangladeshin, Afrikën dhe vende tjera të prapambetura. Vetëm shkrimtari i njohur shqiptar Migjeni, i cili është konsideruar mjeshtër i vjershave të mjerimit do të mund të shprehte përmes poezisë së tij mjerimi që e ka kapluar vendin që mëton të jetë shtet. Qeveria e Kosovës deri më tani është treguar e paaftë por edhe jo serioze që të bëjë diç për ta zbutur sado pak këtë gjendje e cila shumë herë nga analist vendorë dhe ndërkombëtar është konsideruar se do të mund të





    destabilizonte Kosovën, ky fenomen që për më të varfrit e është bërë sëmundje, sëmundja e varfërisë i ka prekur gati të gjithë, por kuptohet me disa përjashtime. Për derisa dikur kishte tri shtresa të shoqërisë në Kosovë: të pasur, të mesëm dhe të varfër, kurse tash në vitin 2007, e sipas të gjitha gjasave edhe në vitet vijuese do të kemi dy shtresa: të pasurit që nënkuptojmë me politikanët, dhe të varfëritë që nënkupton me popullin.Për një jo kosovar i cili për herë të parë shkelë në tokën e Kosovës, do të ishte jo e besueshme që në këtë vend të varfër, ku lypsit janë prezent në çdo pjesë, papunësia është marramendëse, hiq më mirë nuk është as zhvillimi ekonomik, të këtë njerëz që për pagë mujore kanë 40.000 mijë euro, kurse një profesor universitar, një mjek etj, kanë paga nënçmuese, dhe nga viti në vit mendojnë se “greva” është mjeti më i duhur për të protestuar, por ja qe nuk është ashtu sepse punëtorët e QKUK-së protestuan disa herë patën protestuar madje kërkuan edhe ngritje të pagave për 300% dhe kushte më të mira të punës, por ja që "paradoksi" ndodhi greva u ndal e asgjë nuk u realizua.Hiq më mirë nuk janë edhe pensionistët të cilët kanë një pension prej 40- eurosh që sipas përllogaritjes sonë nëse ka punuar dyzet vjet atëherë qeveria “jonë”, ia ka numëruar çdo vit me nga një euro, vërtet është paradoks, por ja që është një realitet në të cilin jeton Kosova. Kjo gjendje e keqe do të ishte rrezik për Kosovën sepse në vend që Kosova të prodhonte stabilitet do të mund të prodhonte destabilitet. Edhe qendrat për punë sociale pohojnë se çdo ditë po rritet numri i atyre që kërkojnë asistencë sociale. Papunësia po i shkatërron çdo ditë e më shumë kosovaret çoftë në familje apo edhe në psikikën e tyre, madje ka shumë që bëjnë ’’luftë’’ titanike vetëm të sigurojnë një copë bukë. Kurse një fenomen që do të mund ta kërcënonte interesin nacionale të Kosovës është se nëse vazhdon kjo gjendje Kosova, brenda disa vitesh do të humb namin që kishte për shtim natyror(natalitet).Shumë familje kosovare në pamundësi të sigurimit të librave, transportit e gjërave të tjera janë të detyruar që fëmijët e tyre t’i ndalin nga shkollimi fillor, i cili është i obligueshëm, e madje mos të flasim për një të varfër, i cili as në ëndërr nuk do të mund ta imagjinonte që të jetë student, pasi të ardhurat në familje janë të pakta apo nuk ekzistojnë fare, shumë të rinj nga mos perspektiva e tyre në Kosovë bëjnë veprime nga më të ndryshmet, ndonjëherë edhe bien në kundërshtim me ligjin, të gjithë këtë e bëjnë vetëm të largohen nga Kosova dhe të sigurojnë një jetë më të mirë.

    Hajdin ISLAMI

    (Autori është gazetar nga Vushtrria)
    Do te mbetet keshtu gjithnje deri sa te mbushemi mend ,deri ateher po merremi me gjamija kurse nxensit tan zhvillojn oren e mesimit vetem 25 minuta dhe ate ne kater ndrrime,kurse nuk ka fshat qe nuk e ka ndertu nga nje gjami te hamamit me para te pista te terroristve islamik .Ky eshte skllavrizmi qe vet po e ndertojm me hapa te sigurt

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovë
    Nga Statovci në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Statusi i ardhshem i Kosovës!
    Nga tani_26 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 589
    Postimi i Fundit: 05-03-2008, 21:42
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 18:04
  5. Kongresi Amerikan: Peticion për pavarësinë e Kosovës
    Nga dodoni në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 22-05-2004, 09:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •