VLORE/ Babai: Autopsia e Kejsit mund të shpëtojë vajzën tjetër
Një vajzë 6 vjeçe ka humbur
jetën dje, ndërsa motra e
saj dy vjet më e madhe po
lufton ende për t‘i mbijetuar një infeksioni
të rëndë, që dyshohet se
është shkaktuar nga ushqimet e
skaduara. Dëshmi të paqarta janë
dhënë nga vetë të afërmit e dy vajzave
për llojin e ushqimit që ato
kanë konsumuar përpara helmimit,
por është e qartë
se, për sa dinë familjarët,
vajzat nuk kanë
ngrënë të dyja të
njëjtën gjë. Kjo e ka bërë
shumë të vështirë
zbardhjen e shkaqeve
të vdekjes tragjike të
Kejsi Mihasit, e cila në
fillim të javës u ul për
herë të parë në bankat
e shkollës.
Vajza është ankuar
tek i ati për marrje
mendsh dhe dhimbje
barku. Më pas i kanë filluar
të vjellat dhe
hemorragjia nga goja.
Të njëjtat simptoma ka
pasur edhe motra 8
vjeçe, Gonxhja, që
mban mbiemrin Shehu, pasi ka
baba tjetër. Vajzat janë dërguar në
Spitalin e Vlorës rreth orës 18:00 të
së premtes. Pas vizitës nga mjeku
i urgjencës, vajzat janë shtruar
menjëherë në pavijonin e pediatrisë.
Në pak minuta, i gjithë stafi
mjekësor i këtij spitali është vënë
në shërbim të Kejsit gjashtë vjeçe,
pasi gjendja e saj rëndohej minutë
pas minute. Drejtori i spitalit ka
organizuar menjëherë një
mbledhje të të gjithë mjekëve për
të përcaktuar diagnozën. Vajza i
është nënshtruar lavazhit gastrik,
është trajtuar me serume dhe
medikamente për neutralizimin e
helmit, por pas rreth 10 orësh ajo
është ndarë nga kjo botë.
Babai i saj, Shpëtim Mihasi, tregoi
se Kejsi kishte ngrënë një sandviç,
ndërsa vajza tjetër disa biskota
të kripura. Vetëm disa minuta
pas ngrënies Kejsi ka shfaqur simptoma
të tmerrshme me dhimbje
barku dhe gjak nga goja në
mënyrë të vazhdueshme. I ati
tepër i tronditur për
fatin e së bijës flet me
lot në sy edhe për
gjendjen e vështirë
shëndetësore të vajzës
tjetër, 8-vjeçares
Gonxhe Shehu, e cila
paraqet të njëjtat simptoma
si motra.
Shefi i pavijonit të
pediatrisë në Spitalin
e Vlorës, Fatmir Brahimi,
tregon se 6-vjeçarja,
Kejsi Mihasi, është
shtruar me simptoma
të rënda dhe për këtë
është vënë në dispozicion
i gjithë pavijoni
mjekësor. Sipas Brahimit
u morën të gjitha
masat për të përballuar
situatën, por ushqimi i ngrënë
disa orë më parë kishte shkaktuar
një helmim të një shkallë shumë
të lartë. Sipas pediatrit Brahimi
dhe mjekëve të urgjencës, të cilët
pritën dhe shtruan 6-vjeçaren
është bërë gjithçka për ta shpëtuar
atë. Edhe drejtori i spitalit rajonal
të Vlorës ka treguar se kjo është
një ngjarje shumë e rëndë dhe
me urgjencë është mbledhur i
gjithë personeli mjekësor. Është
kryer me urgjencë edhe autopsia
e 6-vjeçares, nga e cila ka rezultuar
se shkak i vdekjes ka qenë një
infeksion i rëndë në aparatin
tretës.
Babai: Autopsia e Kejsit mund të shpëtojë Gonxhen
Shpëtim Mihasi, babai i dy vajzave, ësh
të shprehur se ato janë ankuar mbasditen
e djeshme se po u
dhembte koka dhe barku,
ndërsa më pas u kanë filluar
të vjellat. "Jemi munduar t‘i
qetësojmë për dy orë, por
kur pamë se nuk po qetësoheshin
i dërguam në spital.
Sapo kanë mbërritur në spital,
mjekët u kanë dhënë
mjekim si dhe u kanë kryer
analizat. Mbas 40 minutash, njëra prej tyre
ka filluar të qetësohej, ndërsa vajza e vogël
sa vinte dhe përkeqësohej. Në mesnatë,
Kejsi ka humbur ndjenjat dhe mbasi ka kaluar
lodrën e fëmijës ka gjetur vdekjen
në orën 05:30 të mëngjesit",
thotë Shpëtim Mihasi. Ai tha
gjithashtu se nuk kishte qenë i
bindur në përcaktimin e diagnozës
së vajzave, pasi gjendja
e Kejsit po përkeqësohej në
vend që të ndodhte e kundërta.
"Me kërkesën e mjekëve pranuam
të kryhet autopsia, në
mënyrë që të saktësohet diagnoza për vajzën
tjetër", tha Mihasi.
Gazeta Shqip
P.S: Sa keq
Ja cfare ndodh kur nuk e kontrollojne ushqimin.. marin ne qafe femije te vegjel.
Krijoni Kontakt