Miq të nderuar,
Quhem Hajrush Idrizi- ferizajas, e me profesion jam mësues.
Gjatë vitit 1999,(rastësisht) kam mbajtur ditar personal. Ky ditar tepër dramatik ( mund të jet edhe roman) përfshin një periudhë kohore prej 96 ditësh. Në të janë shkruar ngjarjet drejpërdrejt,aty-përaty pa asnjë trillim ose fantazi. Para pesë viteve disa fragmente të këtij ditari kanë qarrkulluar edhe në internet në faqen e Albeu. Com. Ditari është lavdëruar tepër shumë nga lexuesit shqiptarë anembanë botës. Bile një grup intelektualësh nga Gjermania,Zvicra e Suedia e porositin Qeverinë e Kosoves që ky ditar të botohet si libër në shqip po se po, por edhe të përkthehet në gjuhët kryesore të botes madje edhe në ate ruse.Pastaj,disa dashamirë të fjalës së shkruar, këtë shkrim e krahasojnë me DITARIN e ANA FRANKUT.
Ditari nuk është aq i gjatë, diku rreth 100 faqe të wordit, ama është tepër interesant,dramatik, natyrisht se është edhe trishtues.
Çka është kryesorja e këtij ditari?
Shumë-shumë lexues kanë për ta pare vhten në të. Pra është i juaji. Ju jeni në të.
Unë, për ta kuptuar brendinë e këtij dorëshkrimi dhe për ta vlerësuar se ka apo s’ka farë vlere, po ua dërgoj një parathënje të shkurtër:
PARATHËNJE
O njerëz, shpaloseni këtë d i t a r
për të mos e harruar Dramën e juaj, e ju,
pasardhës , për të mësuar Dramën e të
parëve tuaj!
Autori
Rrëfime rrënqethëse.
Ishte kohëlufte.Kundërmonte erë shkrumbi,erë baroti, erë gjaku.
Ankth.
Më 15 mars të vitit 1999, një nxënëse ime, e klasës së parë, m’a dha një detyrë të pazakonshme:
"Merre këtë fletore dhe këtë laps! Shkruaj o mësues,shkruaj! Ti din çdo gjë(!),"-sikur m’ë detyroi, apo mos është më mirë me thënë, m'ë urdhëroi.Po-po, me siguri m’ë urdhëroi!
Unë, ndonëse hetova diçka të çuditshme, nuk u hamenda shumë, ia mora fletoren me laps dhe i premtova se do të përpiqem për të shkrur diçka.
Po dtyrë të rëndë kish pas marrë!
Tash, për hirë të sinqeritetit të saj edhe premtimit që ia dhashë, pikërisht, në mbrëmjen e 15 marsit tëvitit 1999, e hapa fletoren e Albanes dhe ia fillova të shkruaj, fillimisht, në formën ditarit, të cilin, pas pak ditësh e titullova: "LUFTA O MËSUES, LUFTA!"
Nga vet titulli po e kuptoni se bëhet fjalë për luftën e Kosovës, ama, lufta është e vështruar nga një kënd krejtësisht tjetër : NGA PËRJETIMI I SAJ .
Stili i rrëfimit është shumë specific, jamë i bindur se keni për ta lexuar me një frymë,siç thuhet, dhe do ta kuptoni fare lehtë. Natyrisht se është shumë tronditës.
Në ditar apo edhe roman (dramatik), si të doni quani, janë përfshirë momentet më dramatike që përjetova unë, ti, ai, ajo , ne, ju, ata edhe ato.
Ditari ka shtatë kapituj, në të cilët flitet për Marrëveshjen e Rambujesë, masakrën e Prekazit, masakrën e Reçakut, largimin e verifikuesve të OSBE-së nga Kosova, bombardimet e NATO- s, dëbimin tonë nga vatrat tona e shumë e shumë peripeci tjera .
Kapitull i veçantë është B LL A C A .
Për Bllacën është shkruar bukur shumë por tërësisht në formë informuese. Këtu, në këtë kapitull, ka diçka më shumë se sa informim.
Porosia është: Lexojeni ! Jam shumë i bindur se nuk do të jeni të zhgënjyer. Përkundrazi, do të hasni në një befasi të pazakonshme, ngase, një numër i madh prej jush do ta gjeni vetën në të, thënë më mirë, jeni personazhe në këto shënime .
Sepse, rrëfimet për katrahurën e Bllacës, i kam shkruar aty, në Bllacë , drejtpërdrejt , në fletoren e Albanës. (Për Albanën do të kuptoni gjatë leximit ).
Do të lexoni edhe: Udhëtimi pa cak, Hyrja në Shqipëri, “Spektakli’’ në pallatin e sporteve “Skënderbeu” të Korçës, Progëri, Pogradeci dhe së fundit, kthimi ynë në Kosovë më helikopterët transportues të NATO-s mu sikurse në aventurat e Alajdinit , në përrallat e “Një mijë e një net ”.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Besoj se tash e keni më të qartë pëmbajtjen e këtij dorëshkrimi.
E nese juve ju pëlqen, unë mundem me ua dërguar të tërin që pastaj ta publikoni para lexuesve tuaj shqiptarë.
Jam shumë i bindur se ka për tu lexuar me shumë ëndje.
Unë, kam tentuar t’ia dërgoj edhe kryeredaktorit por nuk e mora konfirmimin se -shkoi porosia ose jo, sepse, ne momentin kur unë klikova në Send,u ndal korrenti.
Ju përshëdes nga zemra,
Mbetem me shpresë se do të më përgjigjeni [sidoqoftë], bën apo edhe s’bën.
Imel adresa ime është: hadiferizaj@hotmail.com
Numri i tel celular: 044172558
Pra, i keni dy mundësi për kontakt.
Rrini me shëndet!
Krijoni Kontakt