Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13

Tema: Nako Spiru

  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet nė Bllog
    22

    Nako Spiru

    Presidenti i Republikes Alfred Moisiu, dekoroi me urdherin e larte "Nderi i Kombit", 46 vjet pas vdekjes, nje nga figurat me te shquara te Levizjes Antifashiste te Rinise Shqiptare, Nako Spiru. Ne nje ceremoni te organizuar ne Muzeun Historik Kombetar, Presidenti Moisiu beri te njohur motivacionin e ketij nderimi, sipas te cilit, Nako Spiru vleresohet "Organizator, frymezues dhe drejtues kryesor i Rinise Antifashiste Shqiptare, nje nga udheheqesit me te shquar te Levizjes Antifashiste Nacional Clirimtare ne Shqiperi. Luftetar i vendosur per ruajtjen e pavaresise se vendit pas luftes dhe per futjen e tij ne rrugen e progresit. Intelektual i shquar, publicist i talentuar, qe gjithe dijen e tij e vuri ne sherbim te nje te ardhmeje me te mire e me te drejte". Nako Spiru vrau veten me 1946, vetem dy vjet pas vendosjes se qeverise se popullit te dale nga lufta.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Nako Spiru nuk vrau veten.
    Ignore List: Den Bossi

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nako Spiru, i biri i nje biznesmeni te mirenjohur Durrsak, ja kushtoj jeten e tije idealit te rinise se viteve 30.. emancipimit e progresit te popullit te shume vuajtur shqiptar e atdheut te tije qe ai e donte shume.

    Ndonse shume i ri Ai u be simboli i Rinise antifashiste shqiptare..fale inteligjencies se tije te rralle e shpirtit human.

    Nako Spiru ishte nji Bir i kohes, nji Model i aristokratit te kulturuar shqiptar.. e qe ndonse asgje nuk i mungonte ne jeten e tije personale.. i flaku te tera per hir te nji aspirate qe kishte rrembyer mendjet dhe zemrat e shume idealisteve te brezit te viteve 30-40..
    Ai donte nji Bote te Re, te bukur .. pa te varfer e te Shtypur..
    Ai donte nji Shqiperi te lulezuar..

    Por endrrat e Nakos mbeten endrra..
    Ate e vrane 3 here..

    E vrane zemren e tije fisnike kur ja vrane te Dashuren..vajzen e mrekullueshme Beratase..Ramize Gjebrene..kokmushkat e Gerxheve me yll te kuq qe zbrazen plumba mbi ate lule te bukur..

    E vrane ne zyren e tije kur punonte nat e dite me mish e shpirt per rimekembjen e Shqiperise se dale nga lufta..

    E vrane perseri ne vitet 80 kur "duar te zeza" ja thyen mizorisht Bustin ne lulishten e nji shkolle..e ne sheshin e nji fabrike..






    Presidenti me kte dekorim ka kryer nji veper Fisnike..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ari-Intimidator : 17-12-2002 mė 23:28

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shekulli sot shkruan:

    Nako Spiru, emblema e antifashizmit
    Nga Moikom Zeqo

    85 vjet mė parė, nė muajin janar, lindi nė qytetin e Durrėsit njė fėmijė, qė do tė linte vragė tė madhe nė histori. U quajt Nako Spiru. Shtėpinė e kishte nė kodrėn pranė bregut tė detit, jo shumė larg Akropolit tė qytetit tė lashtė. Lindi nė njė shtėpi tė prindėrve tė pasur, pati njė fėmini tė ēuditshme, plot mbresa tė pashlyeshme tė shtėrngatave detare, mjerimit tė popullit, tė ecejakeve tė anijeve, tė shqetėsimeve pėr ekzistencėn njerėzore, mes injorancės dhe mungesės sė arsimit, por edhe shpresave pėr njė jetė mė tė mirė. Shkollėn fillore Nako Spiru e bėri nė njė ndėrtesė tė ndėrtuar me gurė tė bardhė dhe tė gdhendur, qė u prish nė vitet 80, nė themelet e sė cilės ėshtė zbuluar njė nga monumentet mė tė mėdha tė antikitetit tė vonė, njė rotondė e madhe e pllaka mermeri dhe kolonadė madhėshtore plot monograme bizantine tė shek.V-VI pas Krishtit. Kjo rotondė ėshtė quajtur nga disa arkeologė si qendra e qytetit nė kėtė lak kohor. Pėr mendimin tim, kjo rotondė ėshtė strukturė e njė bazilike tė rrumbullaktė nga mė madhėshtoret nė Evropė nė Antikitetin e Vonė. Tani shkolla ku ka studiuar Nako nuk ėshtė mė. Motra e tij Nora, qė jeton akoma, kujton se Nakoja i vogėl hipte mbi njė gur qė ndodhej nė oborrin e shkollės dhe recitonte me pasion dhe me sy tė ndritur poezitė e Naim Frashėrit. Gjithė jetėn time kam qenė i lidhur me familjen e Nako Spirut. Shtėpia ku unė jam rritur nė fėmini ėshtė shumė pranė shtėpisė sė Nako Spirut. Kam shkuar shpesh tek Nora dhe kam njė miqėsi tė vjetėr dhe tė veēantė me tė. Para disa kohėsh organizuam njė veprimtari nė Muzeun Historik Kombėtar, qė pati jehonė nė media. Meritė tė veēantė pėr kėtė veprimtari ka ish- gruaja e Nakos, Liri Belishova. Mė vjen mirė qė nė mėnyrė institucionale unė bėra propozimin pėr dekorimin e Nakos dhe Presidenti i Republikės Alfred Moisiu e dekoroi atė me “Nderi i Kombit”.
    Por unė dua tė ve nė dukje disa elementė substanciale qė lidhen me emrin e Nakos. Figura e Nakos zotėron epokėn e antifashizmit shqiptar nė mėnyrė tė shkėlqyer dhe tė pashembullt. Ngjizja dhe formimi i Nakos si antifashist qe njė sintezė e kohės. Nakoja, pavarėsisht nga origjina e tij e pasur, u frymėzua nga ideale humaniste madje dhe utopike dhe komuniste. Mbas Durrėsit, Nakoja studjoi nė Korfuz dhe Itali. U specializua pėr ekonomi dhe pati prirje tė njihte thellė filozofinė dhe letėrsinė. Nora dėshmon se ai shkruante shpesh, mbante ditare dhe skiconte letra tė paharrueshme. Kėto prirje qenė nė gjenezė prirje tė njė intelektuali tė madh. Kėshtu arriti Nakoja si njė figurė kryesore tek anitifashizmi shqiptar. Veprimtaria e tij nė vitet e Luftės Nacionalēlirimtare ėshtė kolosale. Ai ishte udhėheqės autoritativ i Partisė dhe Rinisė Komuniste, shpirti dhe konstruktori i shtypit ilegal, polemisti volterian dhe vizionari. Letrat e tij tė luftės janė njė koleksion i jashtėzakonshėm historik. Kėshtu Nakoja formėzohet si njė figurė historike kryesore. Nakoja ėshtė emblemė e antifashizmit shqiptar, njė nga intelektualėt mė tė shquar tė antifashizmit evropian, i formatit tė Gabriel Perisė. Antifashizmi qe kultura e re e pashembullt politike e shek.XX. Kjo kulturė politike ngrihej mbi paradoksin e ideologjive tė kundėrta borgjeze dhe komuniste. Kjo kulturė e re politike krijoi aleancėn antifashiste tė SHBA, Anglisė dhe Bashkimit Sovjetik, kundėr hitlerizmit dhe fashizmit nė pėrgjithėsi. Kultura antifashiste qe njė kulturė e pėrbotshme integrimi, qe njė vetėdijė e re e njerėzimit planetar kundėr katastrofės dhe apokalipsit fashist. Pikėrisht nė kėtė madhėshti tė antifashizmit botėror spikati dhe u krijua pėrfundimisht i parrėzueshėm dot nga askush Nako Spiro, sė bashku me tė gjithė antifashistėt e paharruar shqiptarė. Nako Spiru qe njė heroi i penės dhe i mendimit. Idetė e tij politike kėrkonin njė ndryshim progresiv tė jetės dhe shoqėrisė shqiptare. Ai qe i bindur nė kėtė gjė, por nuk qe aspak dogmatik dhe i ngurtė. Pas Ēlirimit tė Shqipėrisė jeta e tij politike nė majat e hierarkisė shtetėrore dhe partiake qe plot kontradikta, pėrplasje dhe paradokse, deri nė fundin e tij tragjik nė moshėn 27- vjeēare. Odiseja e zhvarrosjes sė eshtrave tė tij, e lėvizjes nga njė varr nė tjetrin ėshtė njė histori absurde, e dhimbshme, e turpshme, e paimagjinueshme. Duke e rehabilituar shtetėrisht Nako Spirun ne nuk duhet tė harrojmė se rehabilitimi i tij historik ėshtė nė thelb rehabilitimi i tij konceptual mė i rėndėsishėm. Do tė doja tė nderohej mė konkretisht Nakoja, me simbole pėrkujtimorė, me heraldikėn muzeore tė veēantė. Por mė substancialja mendoj ėshtė botimi i shkrimeve tė tij nė disa vėllime. Nakoja ėshtė nga polemistėt mė tė mėdhenj tė letrave shqipe nė historinė tonė. Kur tė botohen dokumentet e Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare nė korpusin e tyre do tė ketė njė vend tė padiskutueshėm edhe Nako Spiro.

    Amen!

  5. #5
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Nako Spiro megjithese me ide komuniste, familja ime do i jete tere jeten fale, mqs shpetoi nga burgu tim gjysh nga pushkatimi qe i pergatiten sigurimsat menjehere pas ēlirimit.

    Ironia e fatit luan me jetet e njerezve, nje komunist i shpeton jeten nje antikomunisti. Kjo me ka mesuar qe ndjenjat njerezore jane ate primaret ne vleresimet dhe afrimet me njerezit, sesa ato ideologjike-politike, etj te ketij soji.

    Nga sa di prej bisedave familjare, ai mbahej si nje njeri teper i afte dhe specialist ne fushen e ekonomise.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Enush rapatush !


    Komunistet Shqiptare jane produkt i nje kohe te caktuar, i nje filozofije qe u importua ne forma te ndryshme dhe zuri vend ne mendjet e njerzve te viteve 1930-1940.

    Komunizmi si filozofi lindi si rezultat i "te keqes".

    Bota ka qen e padrejte gjithmon.
    Gjithmon kemi pasur keshtjella maj kodrash dhe poshte kasolle.
    Pra ka pasur Zoter dhe skllever.
    Krishti vet eshte frymezuesi i ides Komuniste per barazi e drejtesi.
    Edhe Spartaku jo me kot quhet veteran i Revolucioneve.
    Edhe Papa Gjon Pali shpesh u duket njerzve si i MAJTE.
    Pra ka "te keqe" qe detyron njerzimin te gjeje forma te ndryshimit te se keqes.
    Komunizmi ka dy forma.
    Ideollogjine Komuniste dhe Komunizmin si SHTET.

    Ne Kapitalizmin e qymyrit kemi dy pale.
    Pronaret me frak dhe Vila dhe proletaret qe beshtyjne tuberkolozin ne kasollet e ftohta.

    Nga ky lloj kapitalizmi lindi Komunizmi europian si ideollogji .

    Komunizmi si shtet lindi ne RUSI.

    Ai erdhi me Revolucione dhe revolucioni eshte lufte ne shumicen e rasteve. Lufta kerkon gjak. Linden gjakataret komuniste.

    Ne Shqiperi u importua Komunizmi ne dy format dhe zuri vend tek kokat e njerzve sipas formimit te njerzve.

    Tek Zef Malaj komunizmi ishte filozofi europiane qe vinte me libra me protesta e me forma paqesore.
    Tek Fshatrat e Vlores Komunizmi erdhi "fshatce".
    Pra ne formen e banditizmit.
    Vrit komshiun, Vrit Shokun.

    Fitoi komunizmi Vlonjat ne Shqiperi ashtu sikurse ne ndeshjen mes sopates prej hekuri me shelgun e bute ..dihet fiton sopata e rrezohet Shelgu.


    Dhe rebelizmi 97-tes atje u montua pikerisht sepse aty ishte shtrati.

    Nako ishte Komunist tip "shelgu".

    E si i tille ai nuk i pelqente vrasjet.
    Duke mos i pelqyer vrasjet ai nuk beri mbas vetes bandat e Fshatarve.
    Shoket e Nakos ishin te rinj idealiste te cilet e hengren para ose mbas Nakos.
    Mbijetuan banditet.
    Ata sunduan 50 vjet.
    Dhe sot ata Sundojne.


    Edhe ne Kosove e njejta gje.

    Elementi "Shelg" vritet e elementi "Hanxhar" vret e sundon.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Andrra e Jetes
    Anėtarėsuar
    21-12-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    105
    Degjoni bre djema!Mos u ngutni,ne gjykime,nese do kishte jetuar Nako Spiru do ishte nje Kadri Hazbi apo tjeter kriminel,e sigurte kjo,vdiq e tash po e dekorojne!Vrau veten apo e vrane pune e madhe e pak rendesi ka kjo,nje komunist me pak burra pse beni me kot homazhe!Ta dini se nese ka nje merite te vetme Enver Hoxha ajo eshte se qeroi disa plehra si N.Spiru,K.Xoxe,M.Shehu.K.Hazbiu.B.Balluku etj,se per Zotin po te mos i vriste Enveri gjalle do i kishe sot si Rita Markot e tjeret duke jetuar te nderuar per shtate pale qejfe!

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet nė Bllog
    22
    Pėrvjetori i vdekjes tragjike tė njėrės prej figurave tė rėndėsishme tė luftės antifashiste

    58 vjet dyshime pėr vdekjen e Nako Spirut


    Sonila YZEIRI

    Sot mbushen plot 58 vjet nga vdekja e Nako Spirut, ish-ministrit tė Ekonomisė sė qeverisė “Hoxha” dhe kryetar i Komisionit tė Planit tė Shtetit. Ka mjaft dyshime pėr vdekjen e tij, e dėshmitarė tė asaj kohe thonė se ajo ishte njė vrasje e pastėr, pasi nuk quhesh vrasės vetėm kur qėllon me plumb mbi dikė, por i tillė quhesh edhe nė rastin qė e shtyn dikė drejt vdekjes. Kėshtu veproi Enver Hoxha, edhe nė rastin e Nako Spirut. Kishin nisur me kohė mosmarrėveshjet nė KQ tė PKSH-sė qė tashmė dominohej krejtėsisht nga Enver Hoxha dhe jugosllavėt. Nako Spiru u godit si njė intelektual qė kishte ditur t’u kundėrvihej jugosllavėve pėr ēėshtjen ekonomike. Kjo situatė ngatėrrohej edhe me aktivitetin e elementėve tė tjerė, tė cilėt ishin pro jugosllavėve e kundėr ēdo elementi qė anonte nga Enver Hoxha. Nė diskutimet e shumta dhe ndeshjet e ashpra midis grupeve, Nako tregohej trim dhe i vendosur. Nako Spiru, e njihte mirė gjendjen ekonomike nė Shqipėri dhe madje, ai ishte njeriu qė kėrkonte progresin pavarėsisht nga jugosllavėt. Vdekja e Spirut ishte thuajse e pėrgatitur, e planėzuar. Nė datat 18 dhe 19 nėntor tė vitit 1947, zhvillohej mbledhja e Byrosė Politike ku i kėrkohej llogari Spirut pėr veprime anti-jugosllave. Enver Hoxha nuk i dha mundėsinė as tė reagonte. Pėr Spirun ishin mbyllur tė gjithė shtigjet, madje edhe porta e ambasadės sovjetike nė Tiranė. Ishte lėnė tė bėhej edhe njė mbledhje e tretė, por vetėm pak minuta para fillimit tė saj, ku do tė vazhdohej diskutimi pėr qėndrimin anti-jugosllav tė Nako Spirut, ku i fundit vdiq tragjikisht. Enver Hoxha pėr kėtė shkruan: “Tė nesėrmen, d.m.th., nė 20 nėntor Nako Spiru erdhi tek unė dhe kėrkoi afat. Unė ia refuzova. Mbasandaj, pak minuta pas orės tetė d.m.th., 20.00, nė tė cilėn ishte caktuar mbledhja, ai vrau veten si njė armik, si njė tradhtar i partisė”. Nako Spiru ishte komunist, por njėkohėsisht, idealist i ndershėm e demokrat. Pėr likuidimin e tij tragjik pėrgjegjės janė shovinistėt serbė dhe bashkėpunėtorėt e tyre.

    Nako kishte kritikuar Enverin

    Nė procesverbalin e Plenumit II tė Beratit, nė diskutimin e tij, Nako Spiru i analizon problemet hapur, pa asnjė mėdyshje kur thotė: “Nuk ėshtė puna se nuk dinim tė zgjidhnim KQ tė Partisė. Kjo ka qenė e dorės sė dytė. Puna ėshtė se gjithēka mbetej nė duart e Miladinit dhe tė njerėzve qė ai donte t’i mbante afėr tij”. Mė poshtė pohon: “Partia jonė nuk arriti qė tė kishte njė vijė tė qartė politike”. Siē rezulton nga shumė dokumente, por edhe nga analiza qė bėn Nako Spiru nė Plenumin II tė Beratit, del qartė se ky guxim civil i tij, ky pasion idealisti pėr qėndrimin e logjikshėm qė mbajti nė analizėn e parė qė iu bė Mukjes, u bėnė shkak qė tė deleguarit e PK-sė jugosllave tė krijonin rezerva, tė krijonin mosbesim, tė dyshonin nė vendimet dhe formimin e Nako Spirut. Ky i fundit s’e pėrfilli as veten, kur nė Berat tha pėr Enver Hoxhėn qė ėshtė i dėmshėm pėr udhėheqjen e vendit. Nė Plenumin II, me ndėrhyrjen e diskutimet e veta, Nako Spiru parashtroi hapur ēfarė ishte Enver Hoxha, atje, ballė pėrballė e sy pėr sy: “Shoku Tuk (Tuk Jakova) preku ēėshtjen e popullarizimit tė Enverit. Ne duhet tė popullarizojmė mė parė lėvizjen. Duhet tė kishim njė vijė tė drejtė, qė parullat tė pasqyronin frontin. Popullarizimi bėhet qė njerėzit tė lidhen me luftėn. Kur ti nuk mundohesh tė zgjerosh frontin, po mundohesh tė futėsh nė kokė tė njerėzve njė emėr, tė popullarizosh njė shok; kjo ėshtė artificiale. Deri dje as qė kishte ndonjė emėr. Sot, edhe nė njė listė gjellėsh, do tė gjesh emrin e Enverit”.

    Ditari i Nako Spirut

    Nako Spiru e njihte mirė gjendjen nė Shqipėri. Kėtė e ka shkruar qartė nė ditarin e tij tė vitit 1944. Sipas shėnimeve tė tij, Shqipėria duhej tė ecte drejt reformave demokratike. Por kjo nuk arrihej, pa lidhje me Perėndimin: kjo ishte e domosdoshme. Perėndimi ishte demokratik, jo nazist. Nazizmi e humbi betejėn. Nako dėshironte tė mirėn e shqiptarėve tė Kosovės qė PK-ja jugosllave po i persekutonte. Nako Spiru nuk donte degjenerimin e Shqipėrisė, por rigjenerimin e saj. Ai nuk ishte kundėr reformės agrare, nuk ishte feudal, por ishte kundėr kooperimit. Rruga sovjetike e kolkozeve ishte e dėmshme pėr Shqipėrinė. Nako, me horizontin e dijet e tij, e dinte ashtu si edhe Sejfulla Malėshova, Ymer Dishnica e tė tjerė, se nazizmi e fashizmi do tė mposhteshin. Humbja e boshtit Romė – Berlin - Tokio u arrit nėpėrmjet koalicionit me nė krye SHBA-nė, BS-nė dhe Anglinė. Ai ishte mendimtar revolucionar-njerėzor, jo i spastrimeve e i terrorit. Nako ishte pėr pushtet, por kjo tė realizohej mbas ēlirimit, nėpėrmjet njė rruge tė re. Fatkeqėsia ishte se e rrethonin njerėz tė errėt, pa pėrgatitje teorike-politike. Njihnin vetėm citatet e Stalinit. Nė atė situatė terrori, Nako Spiru dhe krahu idealist intelektual i udhėheqjes sė luftės, kishte si thelb tė filozofisė qė do tė udhėhiqej nga njė parti dhe nė krye tė drejtimit e tė pushtetit, tė dilnin njerėz tė zotė e tė ditur.

    Kush ishte Nako Spiru

    Nako Spiru u lind nė Durrės mė 4 janar 1918. Mėsimet fillore i kreu nė Durrės, mėsimet e mesme nė Institutin Tregtar Italian nė Korfuz dhe studimet e larta i vazhdoi nė Fakultetin Ekonomik tė Torinos. Ai shquhej pėr inteligjencėn e jashtėzakonshme dhe kulturėn e gjerė. Shumė herėt, N. Spiru pėrqafoi idetė komuniste, duke besuar se kjo ishte rruga pėr ta shpėtuar Shqipėrinė nga vartėsia gjysmėkoloniale prej Italisė fashiste nga varfėria e prapambetja dhe pėr tė ndėrtuar botėn e lirisė dhe mirėqenies pėr tė gjitha kombet dhe pėr tė gjithė njerėzit. Patriot dhe antifashist i vendosur, Nako Spiru, nė ditėt e para tė prillit 1939, kur Italia fashiste po pushtonte Shqipėrinė, u largua nga Italia dhe shkoi nė Paris ku zhvilloi aktivitetet tė gjerė kundėr agresionit fashist dhe sipas dėshmisė sė Ymer Dishnicės la mbresa tė thella pėr aftėsinė dhe kulturėn e tij. I angazhuar nė Luftėn Antifashiste qė nga fillimi, N.Spiru luajti njė rol tė rėndėsishėm si udhėheqėsi kryesor i rinisė dhe njė nga udhėheqėsit mė tė shquar tė kėsaj lufte. Nakoja ka qenė sekretar organizativ i Rinisė Komuniste qė nga themelimi i saj dhe pas vrasjes sė Qemal Stafės, sekretar politik i kėsaj organizate dhe anėtar i Komitetit Qendror dhe i Byrosė Politike tė Partisė Komuniste. N.Spiru ka qenė njė nga protagonistėt kryesorė tė Konferencės sė Pezės, Konferencės sė Labinotit dhe Kongresit tė Pėrmetit. Ai ishte anėtar i Kėshillit Antifashist dhe anėtar i Shtabit tė Pėrgjithshėm. Nako Spiru ishte komunist, por njėkohėsisht idealist i ndershėm e demokrat. Vdiq mė 20 nėntor tė vitit 1947. Pėr likuidimin e tij tragjik, pėrgjegjės janė shovinistėt serbė dhe bashkėpunėtorėt e tyre.

    Mbledhja qė vrau Nako Spirun

    18 nėntor 1947

    E.Hoxha: Unė te Nakoja nuk shoh sinqeritet nė shtruarjen e ēėshtjeve, si nė plan e gjetiu. Nuk kam fakte konkrete, por ky ėshtė kuptimi…. Prandaj Nakos i bie tė flasė.
    Nako Spiru. (Thotė se, meqė ka tė bėjė me tė kėrkon tė shtyhet mbledhja pėr nesėr mbrėma. Megjithatė, ai flet). Fakti qė PK Jugosllave shtron kėto ēėshtje, ai ka gjetur gabime dhe duhet tė jenė tė drejta. Unė nuk mund tė them se nuk kam bėrė gabime, mund tė kem bėrė, por nuk ka asnjė qėllim. Mund tė kem devijuar e kjo ėshtė njė gjė e madhe pėr mua, prandaj do tė jetė mė mirė tė flasim nesėr mbrėma…. Unė nuk tėrhiqem, por meqė e quaj ēėshtje tė madhe, prandaj bėj kėtė propozim.
    E.Hoxha: Meqė pėr kėto ēėshtje ka qenė nė korrent dhe e ka kuptuar rėndėsinė e ēėshtjes nė lidhje me marrėdhėniet tona si dhe pėrfundimin ku ka mbėrritur Komiteti Central Jugosllav pėr partinė, qeverinė tonė etj., Nakoja mund tė flasė pėr marrėdhėniet ekonomike qė i di mirė.
    Nako Spiru: Kur KC Jugosllav i shtron, ka baza? Kur shtrohet se qėndrimi i Nakos nuk ka qenė i drejtė, unė them jo. Gabimet janė tė rėnda.
    E.Hoxha: Ēėshtja u la pėr 19 nėntor, pasi shoku Nako kėrkon tė shtyhet. U rekomandon shokėve rėndėsinė e problemit, ndihmėn e madhe qė jep Jugosllavia me kėtė rast dhe interesimin e shokėve pėr t’u thelluar nė problem.

    Dėshmia

    Rrethanat e vdekjes sipas Liri Belishovės

    “Jetuam shumė pak bashkė nga janari i 1946-ės deri nė 20 nėntor tė kėtij viti, kur ai vrau veten, por ishim njohur shumė mė pėrpara dhe pėrveēse njerėz tė dashur, ishim edhe shokė tė mirė. Nako Spiru besonte nė fillim se komunistėt jugosllavė ishin internacionalistė dhe do ta ndihmonin Shqipėrinė qė tė shėronte plagėt e luftės dhe pėr zhvillimin ekonomik, arsimor e kulturor. Nė tė vėrtetė, ata ndoqėn ndaj Shqipėrisė njė politikė shoviniste. Herė i demaskuar si tradhtar, herė i lartėsuar si hero, pesė herė ia kanė ndėrruar vendin e varrit. Nako Spiru doli hapur bashkimit tė Shqipėrisė me Jugosllavinė, i bindur se ky do tė qe gllabėrim prej saj. Ndėrsa jugosllavėt e kuptuan se Nako Spiru ishte pengesė pėr tė realizuar planet e tyre dhe nė qershor tė vitit 1947 u dėrgua nė Tiranė emisari jugosllav, Savo Sllatiē, pėr tė akuzuar palėn shqiptare se ishte duke vepruar nė dėm tė miqėsisė dhe bashkėpunimit me Jugosllavinė. Enver Hoxha nė fillim mbajti qėndrim tė drejtė. Ai ia rrėzoi akuzat Savo Sllatiēit. Por nė fillim tė nėntorit tė 1947, emisari jugosllav u rikthye dhe kėsaj here goditi personalisht Nako Spirun si frymėzues i njė fronti anti-jugosllav nė Shqipėri dhe si agjent i borgjezisė e imperializmit. Enver Hoxha kapitulloi para kėtyre akuzave, ndėrsa Koēi Xoxe ishte direkt pro jugosllav. Kėshtu, nė mbledhjen e Byrosė Politike tė 18 nėntorit 1947 e akuzuan Nakon. Me kėtė rast nuk ishim ftuar as unė, as Mehmet Shehu, Fadil Paērami e Bedri Spahiu. Nako kėrkoi tė shtyhej mbledhja disa ditė, por ata i lanė vetėm 24 orė nė dispozicion pėr t’u pėrgatitur. Byroja u mblodh edhe njė herė dhe akuzat u pėrsėritėn. Ndėrkohė, Nako shkoi tek Enveri pėr tė folur me tė, ai nuk pranoi, u drejtua pėr te Gagarinovi (ambasadori sovjetik) dhe as ky nuk pranoi tė fliste me tė. Atėherė, Nako e pa veten pa shpresė, tė humbur. Kjo vetėvrasje ishte nė fakt njė vrasje, sepse ata e vunė nė tė tilla kondita e pėr mė tepėr nėn presionin e kohės”, ka thėnė Belishova.

    Kujtimet e mjekut Fejzi Hoxha
    Nako Spiru tentoi tė vetėvritej, por nuk u godit pėr vdekje. Ai jetoi edhe pėr njė farė kohe. Plumbi i kishte pėrshkruar zonėn para zemrės, cipėzėn mbėshtjellėse tė saj, kishte dėmtuar njė arterie tė rėndėsishme tė mushkėrive, diafragmėn, shpretkėn dhe kolonin tranvers dhe kishte qėndruar diku nė shtyllėn kurrizore, duke bėrė njė tunel rikoshet disa centimetra. Hemorragjia i kėrcėnonte jetėn. Kushtet e mjekėsisė ekzistuese ishin tė disfavorshme pėr njė rast kaq tė rėndė. Pas goditjes ėshtė dėrguar me shpejtėsi nė Spitalin Ushtarak. Pranė tij qėndruan mjekėt: F. Shiroka, J. Theodhosi, Sh. Agalliu, B. Zyma dhe I. Dervishi dhe dr. Fejzi Hoxha. Nė katin e dytė, nė njė sallon tė madh qė komunikonte me shumė dyer, doktor Hoxha vuri re fytyrėn e zbehtė tė Nako Spirus, anėsi tė ftohta dhe njė puls tė dobėt. Ndihej njė rėnkim, dhimbje njerėzore, por i sėmuri nuk ishte nė gjendje tė fjalosej. Pranė tė sėmurit qėndronte doktor Shiroka i pėrgatitur pėr ndėrhyrje kirurgjikale, kur tė pėrmirėsohej gjendja nėpėrmjet gjakut qė po merrte, ndėrsa doktor Ibrahim Dervishi i pėrkėdhelte duart njeriut ende tė gjallė. Nako po merrte gjak tė grupit zero. Personat e sigurimit silleshin nėpėr kėmbė duke ndjekur ēdo lėvizje tė njerėzve e nė veēanti tė mjekėve. Kėshtu nėn mbikėqyrjen e tyre, duke i hedhur gjak, por duke humbur mė shumė sesa merrte, nė orėn 02.50 pas mesit tė natės ndėrroi jetė me dashje tė plotė pėr ta humbur atė, Nako Spiru, njė intelektual i rrallė shqiptar.

    Tirana Observer
    20 nėntor 2005

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet nė Bllog
    22
    Nako Spiru, zbulohet dėshmitari qė pa skenėn e vrasjes sė ish-ministrit

    Kastriot Dervishi

    Plumba politikės!" Mė librin e fundit tė Kastriot Dervishit, Drejtorit tė Arkivit tė Ministrisė sė Brendshme, pasqyrohen njė seri vrasjesh tė njerėzve tė politikės. Vrasja e Nako Spiros, tė cilėn e pėrzgjodhėm pėr ta botuar tė plotė nė numrin e sotėm tė gazetės "Panorama", ėshtė ndėr tė parat vrasje misterioze tė diktaturės komuniste, qė u etiketua me cilėsimin "vetėvrasje". I kryqėzuar nga Enver Hoxha si antisllav se guxoi tė deklaronte, qė Shqipėria mund ta ndėrtonte ekonominė e vet edhe pa ndihmėn e Jugosllavisė sė Titos, Nako Spiru zgjodhi rrugėn e vetėhelmimit duke lėnė tė hapur akuzėn pėr politikėn dritshkurtėr tė Partisė Komuniste shqiptare qė ishte bėrė satelit e Beogradit. Po si u vetėvra Nanko Spiru dhe cili ishte reagimi i lidershipit politik pėr aktin e tij, si e trajtoi propaganda komuniste kontributin gjatė luftės nacionalēlirimtare, ēfarė qėndrimi mbajti pėr aktin fatal tė vetėvrasjes etj

    Kjo ėshtė njė nga vrasjet e para tė epokės sė komunizmit qė u mbyll me fjalėt “vetėvrasje”. Mehmet Shehu qė priste nė hollin e spitalit fatin e shokut tė tij qė jepte shpirt, Nako Spiru, do tė kishte njė fat tė njėjtė edhe vetė, pasi vrasja mes krerėve komunistė tė Tiranės me kalimin e viteve do tė mbulohej me konceptin e zbutur, joproblematik tė vetėvrasjes. Kjo sepse nė harkun e gjatė midis viteve 1947 dhe 1981 pothuaj asnjė nuk do ndryshonte, vetėm sa do tė stėrholloheshin dinakėritė.
    Nė mėngjesin e datės 22 nėntor 1947 gazeta e vetme e pėrditshme nė vend, “Bashkimi” lajmėronte vdekjen “aksidentale” tė ministrit Nako Spiru tė shkaktuar nga njė “luajtje me armėn”. Deri atė ēast konflikti i ndezur brenda udhėheqjes sė lartė komuniste nuk njihej dhe tashmė njė ministėr paraqitej i vdekur.
    Nako Spiru nė fakt kishte kuptuar rrėnimin ekonomik qė po pėsonte Shqipėria nga jugosllavėt dhe kishte kundėrshtuar vazhdimin e marrėveshjeve skllavėruese me ta, ndonėse, pėr ironi tė fatit, ai ishte personi qė kishte nėnshkruar nė emėr tė qeverisė sė Shqipėrisė marrėveshjet nė fjalė. Kishte ardhur ēasti i unifikimit tė monedhave midis Shqipėrisė dhe Jugosllavisė, ndėrkohė qė tregu shqiptar varfėrohej pėrditė e mė tepėr nga grabitja qė i bėnin jugosllavėt. Nė mbledhjen e Byrosė Politike tė 29 majit 1947, u tha se monedha unike do tė hynte nė fuqi nė qershor 1947, ndėrsa Nako Spiru ka shtruar disa pyetje duke diskutuar marrėveshjen e nėnshkruar duke shfaqur kundėrshti ndaj zbatimit tė marrėveshjes qė unifikonte monedhat.

    Nė shėnjestėr tė jugosllavėve

    Kėtu jugosllavėt kishin kuptuar se zėri i parė shqiptar qė po kundėrshtonte duhej ndaluar. Nė qershor 1947 Partia Komuniste Jugosllave me anė tė Savo Zllatiēit akuzoi se nė Partinė Komuniste tė Shqipėrisė ishte kristalizuar njė vijė e dytė antijugosllave. Nuk kishte asnjė person tjetėr nė udhėheqje qė pėrfaqėsonte kėtė “vijė” veē Nako Spirut e mbėshtetėsve tė tij qė nuk kishin funksione tė larta. Konflikti vazhdoi i tillė edhe nė muajt e tjerė. Nė vijim tė kėsaj lufte e cila nuk kishte nė plan vetėm nėnshtrimin, mė 8 nėntor 1947, udhėheqja e PKJ-sė i drejtoi njė tjetėr akuzė udhėheqjes sė PKSH-sė, ku kritikohen elementė tė veēantė, si dhe sektorė qė nuk shkonin mirė nė marrėdhėniet dypalėshe. Udhėheqja komuniste jugosllave filloi tė ngrinte me shqetėsim faktin se nė gjirin e PKSH-sė ishin krijuar dy vija politike, njėra prej tė cilave ishte antijugosllave. Nė qendėr tė sulmeve ishte Nako Spiru, Fadil Paērami, etj (AQSH, “Marrėdhėniet shqiptaro – jugosllave 1945 – 1948”, Tiranė 1996, faqe 124). Dhjetė ditė mė vonė, duke marrė shtysė nga kjo akuzė, nė Byronė Politike tė KQ tė PKSH-sė, u shtrua ēėshtja e antijugosllavizmit tė Nako Spirut, ndėrsa kjo ēėshtje ishte diskutuar ngushtėsisht midis Savo Zllatiēit, Enver Hoxhės dhe Koēi Xoxes nė njė hark tė gjatė kohor mė 6 – 18 nėntor 1947. Nė mbledhjen e Byrosė Politike, Koēi Xoxe thotė se ishte prishur baza e marrėdhėnieve midis dy vendeve nė ēėshtje qė lidheshin me ekonominė dhe ushtrinė. Nė kėtė mbledhje Nako Spiru, por edhe Mehmet Shehu, u akuzuan si antijugosllavė.

    Rrethanat e vdekjes


    I gjendur i sulmuar nga tė gjitha anėt, Spiru kėrkoi 5 ditė kohė pėr t’u pėrgjigjur. Nuk iu dha mė shumė se 24 orė kohė. Gjatės ditės u orvat tė kėrkonte mbėshtetje te sovjetikėt, por kėta nuk ia kishin ngenė. Teksa po skadonte afati 24 orėsh, mė 20 nėntor 1947 Nako Spiru u godit me njė plumb nė zemėr. Mundi tė mos vdesė pėrnjėherė. Nė vendngjarje ishte i pranishėm zėvendėsministri i Punėve tė Brendshme dhe Drejtori i Sigurimit tė Shtetit, Nesti Kerenxhi. U morėn masat qė nė spital tė mos hynte njeri, madje as bashkėshortja, derisa tė mundėsohej vrasja. Dėshmitari Dh.Sh., dikur daktilografist i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme dhe atė ēast me punė nė Komisionin e Planit tė Shtetit, e kishte parė gjithė skenėn, por i ngarkuari me vrasjen nuk ka mundur ta fiksojė, pėr shkak tė hutimit qė e ka kapur. Dhe kjo, jo pa shkak. Vrasjen ia kishin ngarkuar atij pa dėshirėn e tij. Thjesht kishte kryer detyrėn ndaj partisė. Trupi i pa jetė i Nako Spirut u vendos nė sallėn e Kuvendit Popullor pėr homazhe. Gjithēka dukej se bėhej me zor e sa pėr sy e faqe. Inatin me Nako Spirun nuk e kishin mbyllur kėtu pasi pak muaj mė vonė, nė shkurt – mars 1948 nuk do tė linin gjė pa thėnė kundėr tij. Nė ceremoninė e varrimit nėnpresidenti i Komisionit tė Planit, Kiēo Ngela, duke folur nė ka thėnė se “njė aksident fatkeq” e kishte ndarė nga jeta shokun e tyre. Nė emėr tė qeverisė ka folur Spiro Koleka dhe nė emėr tė rinisė, Ramiz Alia (“Bashkimi”, 23 nėntor 1948).

    Njoftimet nga Moska dhe raportet e Beogradit


    Ambasadori i Shqipėrisė nė Moskė, Mihal Prifti, disa ditė pas vrasjes, mė 30 nėntor 1947 i dėrgon Tiranės (Nesti Kerenxhit dhe Enver Hoxhės), nė lidhje me jehonėn e vrasjes sė Nako Spirut, shkruan: “Pėr dijeni po ju shkruaj shkurtimisht bisedėn qė pata me shokun Petrov rreth vrasjes sė shokut Nako, nė mbrėmje tė 28 nėntorit 1947. Bisedėn e hapa unė duke e pyetur nėse kishte dijeni pėr vrasjen e tij. Mė thotė se mė parė kėrkon tė dijė prej meje ē’kishte ndodhur dhe nė ē’rrethana. Ju pėrgjigja se nuk di hollėsi rreth saj. Pa i thėnė gjė tjetėr unė, ai filloi tė mendohej dhe pas pak mė thotė: “Dhe unė nuk e kuptoj sesi mund tė ketė ngjarė vrasja e tij. Ne kemi marrė tre telegrame nga Tirana, por akoma nuk e kemi tė qartė vrasjen e tij. Telegramet vinė nė kundėrshtim njėri me tjetrin. Njėri thotė se ėshtė goditur nė krah, tjetri thotė se ėshtė goditur nė kėmbė, e tjetri gjetiu. Nuk e kuptoj sesi ngjau qė tė mos jenė tė rregullta telegramet. Unė nuk kisha ē’tė thosha... Pushon ca, tund kokėn e vazhdon duke pėrfunduar: “Pra nuk ėshtė e qartė tek ne vrasja e tij, por sidoqoftė mė thotė mua nė mėnyrė konfidenciale se pėr 3 – 4 ditė do tė shkojė vetė nė Tiranė nė lidhje me pėrgatitjen e kongresit dhe ēdo gjė do tė sqarohet mirė”. Dhe akoma vazhdon: “Sido tė ketė ngjarė, vrasja e Nakos, pėr ne nuk ka rėndėsi. Mjafton qė Enveri dhe Koēi tė zbatojnė vijėn e drejtė tė partisė”...(AMB, F.Dega e Shifrės, V.1947, D.9, fleta 1 – 3).
    Raporte interesante vijnė edhe nga arkivat e Beogradit. Informacionet e kėtyre arkivave tregojnė se Beogradi ka imponuar gjithēka jo vetėm pėr veprimin por edhe ceremoninė e varrimit, ndėrsa Enver Hoxha ka qenė nė lidhje me ta pėr mėnyrėn sesi duhej tė vepronte. Mė 21 nėntor 1947 njėri prej organizatorėve tė vrasjes, Savo Zllatiēi, informonte ministrin e Punėve tė Brendshme tė Jugosllavisė Aleksandėr Rankoviēin se “Nako Spiru vrau veten duke luajtur me revole”. Pėr kėtė gjė ai kėrkonte mendimin qė duhet t’ua pėrcillte “shokėve shqiptarė” nėse vrasja duhej tė trajtohej vetėvrasje apo njė rast fatkeq. Po atė ditė, Savo Zllatiēi njoftoi “shokun Marko” (pseudonimi i luftės i Aleksandėr Rankoviēit) se Nako Spiru i ka shkruar letėr tė ngarkuarit me punė sovjetik, tė cilit ia ka lėnė nė tryezė. Atje parashtron kryesisht disa gjėra nga mbledhja e KQ, ku mbron pozitėn e tij dhe kujton se pėr njė varg ēėshtjesh ėshtė kėshilluar me specialistėt sovjetikė. Letrėn e KQ tė PKSH-sė ia dha tė ngarkuarit me punė sovjetik, duke iu lutur pėr njė kopje. Duke u ndalur nė ēėshtjen tjetėr Zllatiē i telegrafon kėshtu qendrės: “Enveri ma parashtroi ēėshtjen qė unė ta shihja gjithēka qartė se ēfarė veprimtarie tė madhe antiparti kishte zhvilluar Nako. Pavarėsisht nga ngjarja e tanishme, duhet qė nė parti tė demaskohet politika qė ka zbatuar Nako. Nė tė njėjtėn kohė, pėrveē tė tjerave, Enveri mė pyeti nėse nesėr do tė bėhej pėrcjellja mortore”. Zllatiē i drejtohet Markos se shqiptarėt pyesin nė duhet tė jetė ose jo i pranishėm Enver Hoxha nė ceremoninė e varrimit ditėn e nesėrme, duke vėnė nė diskutim legjitimitetin e Hoxhės nė Shqipėri... (Arkivi i Jugosllavisė, Fondi SKSKJ, 1X.8.V.288).

    Plenumi i 8-tė vėrtetoi vrasjen

    Kulmin ngjarjet e vitit 1948 e patėn me zhvillimin e Plenumit tė 8-tė tė Komitetit Central tė PKSH-sė i zhvilluar nga 26 shkurti deri mė 27 mars 1948. Nė rendin e ditės sė tij, ishin propozimet e Byrosė Politike, analizimi i gjendjes sė brendshme nė lidhje me marrėdhėniet me Jugosllavinė mbi gabimet nė vijėn ekonomike tė partisė... U dėnua “puna armiqėsore” e Nako Spirut, i cili sipas diskutantėve, kishte punuar pėr shkuljen e marrėdhėnieve “vėllazėrore” me Jugosllavinė, ishte grindur me “shokėt jugosllavė” pėr ēėshtjet ekonomike, punimet e ushtrisė, kishte punuar kundėr kėshilltarėve jugosllavė, etj.
    Sipas raportit, Nako Spiru kishte thėnė, pas nėnshkrimit tė marrėveshjes ekonomike, se me kėtė veprim kishte nėnshkruar shitjen e Shqipėrisė. Spiru u akuzua si sabotator i “organizimit tė shpejtė dhe nė rrugė tė drejtė, nė rrugėn vėllazėrore” tė tė dy popujve dhe shoqėrive tė pėrbashkėta, se kishte sabotuar vėnien nė zbatim tė bashkimit doganor, kishte nxitur mendimin antijugosllav nė Byronė Politike, duke ngritur (sipas Savo Zllatiēit) dy vija tė kundėrta.
    Nė pikėn e dytė thuhej se Spiru kishte shtrembėruar politikėn ekonomike (ku pėrfshihej edhe bujqėsia), tė cilėn PKSH e kishte pėrcaktuar si tė zhvillueshme, “vetėm me mbėshtetjen e ekonomisė sė RPFJ-sė”... Nė ushtri, si “bashkėpunėtor fraksionist” i Nako Spirut, cilėsohej Mehmet Shehu, i cili ishte grindur disa herė me shefin e shtabit jugosllav, Koēa Popoviē-in, nė lidhje me bashkimin e dy ushtrive. Gjithashtu nė kėtė mbledhje, u dėnuan edhe puna me rininė e Fadil Paēramit e Liri Belishovės. Nė mbledhjen vijuese tė 26 shkurtit 1948, Enver Hoxha propozoi qė anėtarėt e plenumit tė KQ, Liri Belishova e Mehmet Shehu tė mos merrnin pjesė nė plenum. Hoxha, nė fjalėn e tij, mbronte pikėpamjen se “aleanca me Jugosllavinė ishte nga fitoret mė tė mėdha”, se Nako Spiru kishte qenė kundėr kėsaj lidhjeje, duke shkaktuar “konsekuenca shumė tė mėdha” pėr PKSH-nė. Sipas Hoxhės, Spiru kishte kėrkuar qė ekonomia shqiptare tė pėrparonte dhe jugosllavėt tė ndihmonin, duke e quajtur kėtė “izolim tė ekonomisė shqiptare”. Nako Spiru kishte deklaruar se Shqipėria mundej tė bėnte ekonomikisht “edhe pa ndihmėn e Jugosllavisė”. Enver Hoxha akuzonte sėrish si bashkėpunėtorė tė Spirut: Liri Belishovėn (bashkėshortja e Nakos), Mehmet Shehun e Fadil Paēramin, tė cilėt i cilėsoi si “njerėz tė rrezikshėm”. Pėr Hoxhėn, ēėshtja e vijės me Jugosllavinė ishte “vitale”, sepse kėshtu kishte udhėzuar Stalini, Molotovi, Tito. Nga fjala e Adil Ēarēanit del qė Nakos i ėshtė bėrė trysni e jashtėzakonshėm pėr tė nėnshkruar marrėveshjet ekonomike me Jugosllavinė dhe se puna e tij (Nakos) kishte qenė “shumė e dėmshme pėr vendin”. Manush Myftiu pohonte se lufta e Spirut kundėr Jugosllavisė kishte synuar tė dobėsonte pozitat e komunistėve tė Shqipėrisė, duke shtuar se Spiru ishte “shovinist”. Koēi Xoxe thotė se Nako Spiru kishte synuar tė ndėrtonte njė tjetėr vijė tė PKSH-sė, qė do tė ishte kundėr Jugosllavisė. Bedri Spahiu thotė pėr Spirun se doli ashtu siē ishte: “bir borgjezi”. Hysni Kapo thotė se kishte biseduar me Nakon kur kishte qenė ambasador nė Beograd dhe, sipas tij, ai ka shfaqur pakėnaqėsi tė mėdha ndaj jugosllavėve. Gogo Nushi thotė se objekt i punės sė Nakos ishte prishja e marrėdhėnieve me Jugosllavinė. Tuk Jakova e ka quajtur “protagonist tė gjithė shkatėrrimit tė vijės sė partisė”, pasi kishte punuar pėr tė “goditur lidhjet me Jugosllavinė”. Beqir Balluku, pasi ka lavdėruar PKJ-nė pėr rolin nė formimin e PKSH-sė, pohonte se Nako ishte kundėr Jugosllavisė se ishte “agjent”, pasi vinte nga klasa borgjeze dhe nuk kishte asnjė lidhje me komunistėt e tjerė. Balluku ėshtė shprehur se Nako doli pro “indipendencės sė vendit tonė”, pasi ai ishte “shovinist borgjez”.
    Shumė aktiv ishte diskutanti Petro Papi, i cili ka qenė i ashpėr ndaj punės sė Nakos. Nė mbledhjen vijuese tė 3 marsit, Haki Toska shprehet se ishte i bindur pėr tradhtinė e Nako Spirut, se kishte rėnduar marrėdhėniet me Jugosllavinė dhe se “u desh ndėrhyrja e PKJ-sė qė tė zgjidhej ēėshtja”.
    Nesti Kerenxhi vlerėsonte ndihmėn e PKJ-sė pėr zgjidhjen e ēėshtjes. Koēi Xoxe pohonte se Nako i kuptonte marrėdhėniet me jugosllavėt si i ati me STAMLES-in. Xoxe thoshte se vetėm Jugosllavia mund ta ndihmonte Shqipėrinė dhe se “tė tėra ēėshtjet do tė shkojnė drejt unifikimit”... Duke vazhduar nė kėtė vijė, nė mbledhjen e Byrosė Politike tė 14 marsit 1948 u diskutua ēėshtja e bashkimit midis Shqipėrisė dhe Jugosllavisė, gjė qė pranohet edhe nga Enver Hoxha edhe nė kushtet e lindura nė jug tė Shqipėrisė. Njė ditė mė pas, ai thotė se jugosllavėt mund tė mobilizonin 9 mijė veta, ndėrsa mė 17 mars 1948 i dėrgon njė letėr Titos nė lidhje me bashkimin federativ midis tė dy vendeve, nė tė cilėn theksonte se populli shqiptar ishte “aq i lidhur shpirtėrisht dhe ekonomikisht me popujt e Jugosllavisė sa asnjė popull tjetėr” se “ky bashkim s’kishte asgjė formale”, por ndihej thellė, duke kėmbėngulur se duhej tė punohej “konkretisht pėr federatėn”, gjė pėr tė cilėn, nė Shqipėri po punohej “me tė gjitha forcat”.
    Plenumi i 8-tė i kishte mbyllur punimet e tij mė 8 mars, por mė 27 mars 1948, ai u mblodh edhe njėherė pėr tė miratuar rezolucionin. U vendor pėrjashtimi nga partia i Liri Belishovės, Sejfulla Malėshovės, Fadil Paēramit e Ymer Dishnicės. Mehmet Shehu u pėrjashtua nga Komiteti Central. Tė tjerė persona qė pėrmendeshin ishin Niko Opari, Muhamer Spahiu dhe Qamil Buxheli. (“AQSH, Marrėdhėniet shqiptaro – jugosllave 1945 – 1948”, Tiranė 1996, faqe 214 – 432).

    Dėshmitė e njerėzve qė e survejuan

    Pėr gati njė vit, Nesti Kerenxhi njeriu qė i kishte shpėtuar burgosjeve tė mėnyrėn mė tė habitshme, pas njė letre qė i dėrgon Enver Hoxhės nga vendi ku banonte (Selenica), u mor i pandehur si pjesėtar i “grupit tė Koēi Xoxes”. Qėndroi nė hetuesinė e Vlorės e tė Tiranės deri sa dėshmoi kundėr Kadri Hazbiut. Nė kėtė kėmbim tė fundit fitoi lirinė pėr herė tė fundit. I pyetur pėr shumė ngjarje nga lufta e deri vonė, ndėr tė tjera ai dėshmon edhe pėr vrasjen e Nako Spirut, duke qenė mesa duket person kyē nė organizimin e kėsaj vrasjeje.
    Mė 19 nėntor 1947, Nesti Kerenxhi nė kėtė ditė tė ftohtė pragdimri qėndronte nė shtėpinė e tij. Befas bie telefoni i shtėpisė. Nga ana tjetėr telefononte ministri i Punėve tė Brendshme Koēi Xoxe. I kėrkon t’i bėjė njė vizitė nė shtėpi. Kėshtu ka bėrė Kerenxhi. Ka shkuar nė shtėpinė e shefit tė tij ku ka gjetur edhe Pandi Kriston. Koēi i ka urdhėruar qė sė bashku me Pandi Kriston tė shkonin te shtėpia e Kristo Themelkos dhe tė ruanin veprimet e Nako Spirut qė e kishte shtėpinė aty afėr pėrballė. Zėvendėsministri Kerenxhi dhe ministri Pandi Kristo kanė bėrė agjentin shėtitės duke ruajtur ministrin Nako Spiru. Shqetėsimi i Koēit ishte nė do takonte apo jo njeri atė natė Nako Spiru. Nė fakt atė natė nuk kishte pasur asnjė lėvizje. Tė nesėrmen, Nako doli nė punė. Kerenxhi i ka shkuar pas me makinė duke pasur shofer Lefter Lakrorin. Nako kishte shkuar deri te ura e Beshirit dhe ishte kthyer. Ndoshta e kishte kuptuar se po e ndiqnin. Makina me shofer Lefterin kishte vazhduar rrugėn pėr tė mos u kuptuar, ndėrsa Kerenxhi kishte ulur kokėn pėr tė mos u njohur nga Nako Spiru, kur dy makinat ishin shkėmbyer. Pastaj Nako ishte futur nė zyrėn e tij tė Komisionit tė Planit tė Shtetit. Pasi kanė dėgjuar krismat qė kanė goditur tė gjurmuarin, Kerenxhi dhe Lakrori janė futur nė zyrėn e Nakos e kanė marrė dhe shpėnė nė spital, ku sipas porosisė, Kerenxhi i ka kontrolluar xhepat. Kontradikta e Nakos dhe Koēin dilte edhe nga pyetėsia e Kerenxhit. Por vėzhgimi kishte vazhduar edhe nė ceremoninė e varrimit. Myftar Tare i pyetur si dėshmitar, pohonte mė 17 janar 1983 se kur po varrosej Nako Spiru, Lefter Lakrori e kishte porositur tė qėndronte afėr familjes pėr tė dėgjuar ēfarė do thoshin. Raportimi i tij kishte qenė i thjeshtė. Gjatė ceremonisė, babait tė Nakos i kishte rėnė tė fikėt. Ai kishte parė qė Liri Belishova mbante pėr flokėsh motrėn e Nakos dhe i thoshte tė mbante veten. Sipas tij, Nako e kishte kuptuar se e ndiqte makina qė drejtonte Lefter Lakrori, nė atė kohė shofer i Nestit. Po ashtu ai thonė se ishte ngritur njė rrjet i veēantė agjenturor pėr tė vėzhguar Nakon e punėn e tij nė ministri, i drejtuar nga Ferdi Tirana e Hilmi Seiti. Edhe Lefter Lakrori e akuzon Nestin mė 12 shkurt 1983. (AMB, F.H-GJ, D.12653). Tė gjithė kishin kujtuar se Nesti mbaroi. Ishin gabuar pėr herė tė fundit. Nė raportet zyrtare janė dhjetėra informacione nė tė cilat pėrmendet se kush e vrau Nako Spirun. Megjithatė, personat kryesorė qė mbetėn gjallė nga kjo vdekje, me gjithė peripecitė qė hoqėn, nuk patėn kurajėn as nė fund tė jetės sė tyre tė pohonin se Nako Spiru u vra. Mbetėn besnikėrisht nė opsionin e “vetėvrasjes” pa shfaqur as njė pendesė tė largėt morale. Nė Arkivin e Ministrisė sė Brendshme nuk u depozitua autopsia e trupit tė Nako Spirut qė formalisht duhej tė ishte bėrė.
    Nė gjysmėn e parė tė vitit 1949, u zhvillua procesi i Koēi Xoxes dhe tė tjerėve. Si gjatė hetimit, ashtu edhe gjatė gjykimit, Xoxe pėrsėritė disa herė se gjurmimi i Nako Spirut ishte bėrė vetėm me urdhėr tė Enver Hoxhės dhe ai vetėm sa e kishte zbatuar atė (AMB, F.H-Gj, D.1623).

    Panorama.
    20 prill 2009

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet nė Bllog
    22
    “Pas krismės, Nako Spiru kaloi i gjallė para kėmbėve tė mia”

    Ferdinand Dervishi

    “Jam dėshmitare e vetėvrasjes sė Nako Spirut...” Gruaja nė moshė tė thyer, qė quhet Margarita Tirana dhe dėshiron tė rrėfejė variantin e saj pėr ngjarjen e bujshme tė 20 nėntorit 1947, ka marrė shtysė nga publikimi, kėto ditė tė fundit nė “Panorama”, i njė kapitulli tė librit tė sapobotuar tė gazetarit dhe historianit Kastriot Dervishi, aktualisht Drejtor i Arkivit nė Ministrinė e Brendshme, me titull “Plumba politikės”. “Kam qenė nėpunėse nė institucionin qė drejtonte Nako Spiru, nė Komisionin e Planit tė Shtetit dhe i mbaj mend zhvillimet e asaj dite”, nis Margarita tė rrėmojė nė kujtesėn e vet. Dhe duket se ka njė memorie tė admirueshme, pasi arrin tė kujtojė detaje, qė nuk vėnė nė dyshim as autencitetin, madje as shmangien nga e vėrteta.

    Ngjarja e pasdites sė 20 nėntorit

    “Ishte pasdite kur ka ndodhur ngjarja. Nė ato kohėra punonim edhe paradite edhe pasdite. Pasi vendi pėrballej me mungesa tė shumta nė furnizime. Gjithēka duhet tė kalonte, qoftė edhe njė kilogram gozhdė pėr njė ndėrmarrje tė caktuar, nga Komisioni i Planit tė Shtetit, qė drejtohej nga Nako Spiru nė postin e drejtorit dhe Kiēo Ngjela nė atė tė nėndrejtorit”, rrėfen Margarita. Sipas saj, njė tjetėr personazh, Nesti Kerenxhi, kishte edhe ai njė post tė lartė nė tė njėjtin institucion, por renditej i barabartė apo pas Ngjelės. Ndėrsa ngjarja, plagosja nė rrethana tė panjohura e Nako Spirut, ka ndodhur nė katin e dytė tė godinės, ku gjendeshin zyrat e Komisionit tė Planit tė Shtetit. “Zyra e Nakos ishte e fundit nė katin e dytė tė godinės, ku aktualisht gjendet Kryeministria. Madje, kujtoj se dritarja e tij shihte nga tashmė ‘Hotel Rogner’. Nė fakt, qė tė gjithė dėgjuam njė krismė tė thatė, por nuk ia vumė veshin. U frikėsuam vetėm pak momente mė pas, kur aty ja behėn shumė njerėz dhe kur dėgjuam se Nako, drejtori ynė, ishte plagosur...”. Mė tej Margarita kishte parė se si disa njerėz e kishin marrė Nakon e pėrgjakur nė krahė, duke kaluar me ngut para kėmbėve tė saj dhe shoqeve tė saj kureshtare, qė punonin nė katin e parė, pėr ta ēuar me makinė nė spital. “Pak kohė mė pas na lajmėruan pėr vdekjen, por nuk vonoi shumė dhe versioni i parė sqarues pėr ngjarjen ishte qė ‘u plagos, pra humbi jetėn duke luajtur me armėn. Mė tej, dėgjuam edhe njė tjetėr version, jo shumė tė besueshėm, sipas tė cilit Nako nė momentin kur ia kishte hequr vetes kishte qenė i dehur. Por e vėrteta u pohua mė pas kur mėsuam pėr ultimatumin e Koēi Xoxes ndaj Nakos”, vazhdon rrėfimin bashkėkohėsja e kėsaj historie.

    Dėnimi i “grupit” tė Nako Spirut

    Pasngjarja sipas Margaritės kishte sjellė njė tufė tė papriturash. “Tė nesėrmen na thanė: Mblidhni lule! Mblodhėm lule dhe bėmė edhe kurora me palma. Por nė momentin qė gjithēka ishte gati urdhri u ndryshua: Lulet mos i pėrdorni, se Nako ishte i thjeshtė. Por ne ia bėmė nderin, ia ēuam, edhe pse nė homazhe nuk na lejuan. Shkoni punoni – na thanė – se Nako ishte njeri i punės...”. Dy ditė mė pas Margarita Tirana dhe kolegėt e saj tė punės janė thirrur nė njė mbledhje urgjente. “Na thanė se Nako vrau veten dhe se ky ishte njė gjest i dėnueshėm nga Partia. Por nuk pėrfundoi kėtu. Pasi grupi i drejtuesve tė Komisionit tė Planit tė Shtetit menjėherė pas vdekjes sė Nakos u akuzua pėr komplot. Ndėrsa ndėshkimet e tejkaluan kėtė institucion. Kujtoj se u dėnua Muhamer Spahiu, se Fiqerete Shehu tha nė mbledhje: Jam gati tė ngarkohem me gurė, vetėm nga partia mos mė hiqni dhe se Mehmet Shehun, dora vetė, e hoqėn nga posti i ministrit tė Brendshėm dhe e lanė nė drejtim tė Telekomunikacioneve. Ishte koha kur Koēi Xoxes i priste shpata nė tė dyja anėt. Madje edhe Enveri nė kėtė kohė ka qenė i pafuqishėm...”, rrėfen kolegia e punės e Nako Spirut, e cila edhe vetė do tė binte viktimė e fushatave tė tilla, por nė njė ndėrkohė tė dytė, kur radha i vjen goditjes sė Kiēo Ngjelės, zėvendėsit tė Nako Spirut.

    Miku i Ngjelės

    “Im shoq, Ferdi Tirana, erdhi tė punonte me mua nė tė njėjtin institucion rreth tre muaj para se Nako tė humbte jetėn. Ferdi kishte punuar nė Komitetin Ekzekutiv tė Tiranės, si shef pėr kulturėn dhe strehimin, kurse te ne erdhi si kryetar i Degės sė Bilancit dhe Ekonomisė. Shpejt u miqėsua me Kiēo Ngjelėn, pasi ishte shumė i zoti nė punė, ndėrsa me Nakon nuk pati mundėsi tė njihej. Kjo sepse Nako pothuaj nuk vinte fare aty. Unė vetė, pėrgjatė njė viti punė, e kam parė gjithsej tri apo katėr herė, pasi ai kishte njė zyrė tjetėr nė Kryeministri”, rrėfen Margarita. Sipas saj, ka njė moment nė librin e Kastriot Dervishit qė edhe pse i vjelė nga tė dhėna tė dokumentuara, ka pasaktėsi. “Vihet nė gojėn e njė oficeri tė Sigurimit, qė quhet Myftar Tare njė frazė sipas tė cilės im-shoq, Ferdi dhe Hilmi Seiti, njė tjetėr punonjės i Komisionit tė Planit tė Shtetit, ishin pjesė e njė ‘rrjeti tė veēantė agjenturor pėr tė vėzhguar Nakon e punėn e tij nė ministri’. Kam idenė se kėtu ka njė dezinformacion tė oficerit tė Sigurimit, pasi ai gabon qind pėr qind kur pėrfshin Hilmi Seitin nė kėtė shpifje. Sepse e vėrteta thotė se Hilmi Seiti ka ardhur tė punojė nė Komisionin e Planit tė Shtetit pas vdekjes sė Nakos. Nisur nga kjo, nuk ka nevojė pėr shpjegime tė tjera pėr tė vėrtetuar se ky moment ėshtė i pasaktė”, shpjegon gruaja nė moshė tė thyer. Sipas saj, nė kėtė periudhė lufta e klasave nuk ishte aq e ashpėr dhe i njėjti argument, i pranimit nė kėtė institucion i njė tė pėrjashtuari nga Partia, siē ishte Hilmi Seiti, sqaron edhe mosimplikimin e tė shoqit, Ferdit nė kėtė histori. “Sepse nė atė kohė nuk kishte ende spiunė vullnetarė, bashkėpunėtorė si u thonė, pasi punonin vetėm ata qė e kishin pėr detyrė. Ndėrsa Ferdi ishte natyrė krejt tjetėr. Ai nuk hidhte askėnd poshtė. Pėr kėtė edhe e pėsoi. Sepse e pėrjashtuan nga Partia kur u kujtuan se kishte miqėsi tė ngushtė me Kiēo Ngjelėn. Kur Kiēo doli nga burgu, nė derėn tonė trokiti tė parėn: Pėrqafoi Ferdin dhe i tha: Tė falėnderoj, vetėm ti mė dole burrė, tė tjerėt mė degjeneruan gjatė hetimit...” pėrfundon Margarita Tirana.

    Panorama
    24/4/2009

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •