Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13

Tema: Nako Spiru

  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2008
    Postime
    171
    1. Humbja e parakohshme e kėtij djaloshi ishte humbje e madhe pėr tėrė kombin tonė, ėshtė pėr tė ardhur keq
    2. Kjo humbje sipas mendimit tim ishte intrigė e shovinistėve jugosllav tė atėhershem
    3. Sado qė tė ketė bėrė ndonjė gabim Nako spiro ( gjė qė sipas mendimit tim ai nuk bėri as mė tė voglin gabim), ky njeri nuk e meritonte tė qortohej pėr t'ua mbushur qejfin titistve
    4. kapitullimi i pksh para emisarėve jugosllav tregon njė jopjekuri pėr komunistet e atehershem shqiptar
    5. Futja e nakos para aktit tė kryer dhe mosrespektimi i kerkeses sė tij qė tė pergatitej, gjithashtu qe njė gabim fatal
    6.Tė rehabilitohet plotėsisht ky kolos e patriot i madh
    7.Lavdi Nako Spiros

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Nako Spiru

    “Nata e fundit e Nako Spiros, biseda me Liri Belishovėn”

    Drama e liderit komunist qė startoi serinė e vetėvrasjeve.

    Nata e fundit e Nako Spirus, biseda tronditėse me Liri Belishovėn.

    “Vetėvrasja mizore qė priste Enveri, miku i ditėve tė mizerjes dhe shoku i pabesive tė tmerrshme”

    “Vėllavrasja e bekuar me intrigat e Titos s’ka pėr tė shteruar”

    “Mė mirė t’i vėmė koburen Enverit, se Shqipėrisė”

    Vetėvrasja misterioze e Nako Spirus vjen sė fundi nė lėndėn e njė romani historik. “Hėna e vrarė e Nako Spirut”, me kėtė titull intrigues, si vetė drama e ngjarjes sė bujshme, publicisti dhe shkrimtari i njohur Myslim Pashaj risjell njė retrospektivė ndryshe tė tragjedisė sė 20 nėntorit 1947. Pa pretenduar zbėrthimin e plotė tė profilit dhe personalitetit politik tė protagonistit kryesor, njėrit prej liderėve mė tė spikatur tė kohės, autori preokupohet tė ndriēojė pjesėt e padukshme tė mekanizmit vrastar, duke u mbėshtetur nė mbėrthesa historike, tė njohura e tė panjohura, qė njėtrajtėsohen natyrshėm nėpėrmjet analizės dhe fiksionit letrar aq tė gjetur e interesant. Udhėtimin pėr te foleja e sė keqes, Pashaj e ndan mjeshtėrisht nė stacione tė ndėrmjetme, ku shfaqen e zhduken rishtas personazhe VIP, si Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Koēi Xoxe, Kiēo Ngjela, Thoma Deliana, Liri Belishova, Gogo Nushi, Tuk Jakova, Beqir Balluku, Nexhmije Hoxha, Fiqirete Shehu etj., bashkėjetesa me tė cilėt ka prodhuar vetėflijimin e Nako Spirus…

    1.
    Kish kaluar mesi i nėntorit. Po hynte fundvjeshta dhe nė njė natė me hėnė tė plotė, nė Qafė-Priskė, sapo binte muzgu u krijua njė ndriēim qė nuk ishte parė kurrė, hėna u duk me dy krahė qė i rrihte mbi malin e ndarė, pastaj butė-butė me njė tėrheqje tė lehtė, tė dy krahėt u shkėputėn nga hėna, e lanė atė vetėm, dhe ranė duke u bashkuar nė shpellėn e Grykės sė Skoranės. Nako Spiru, nė krahė tė Liri Belishovės, ndodhej rastėsisht nė ballkon tė shtėpisė. Ata s’kishin kėmbyer asnjė fjalė asaj dite, sikur tė ishin grindur pėr tė mos folur kurrė. Tė gjitha ishin thėnė nė Byronė e Komitetit Central. Nakua ishte rėnduar dhe supet i kishin rėnė.
    “A po sheh Liri? Bo i hap mo knej…! Pa shiko hanėn!”
    “Po e dalloj”, tha ajo, “Qenka e bukur dhe e plotė. Sa ėshtė data sot, nėntėmbėdhjetė apo njėzetė nėntor?”
    “Hėna paska krahė?!”, vijoi ai me duar tė zgjatura drejt errėsirės sė poshtme, pėr ta kėrkuar mrekullinė qė po i shfaqej.
    “Nako, mos lajthite Asgjė tjetėr nuk shquaj veēse bukurinė dhe shpresėn qė mė jep hėna”.
    Ishte halucinacion i Nakos qė e zgjoi, duke u ndjerė mė mirė me kėtė kumt hėnor qė pėrsėritej, kaq vonė, nė ditė tė vėshtira, ashtu sikundėr katėr vjet mė parė, kur me Enverin ndodhej nė Shėngjergj dhe prej andej drejtonin luftėn. Ky pėrfytyrim vinte sė largu dhe gati shterej, duke hyrė sėrish nė Grykėn e Skoranės, ashtu si dhe krahėt e hėnės qė sapo ranė. Liria e preku nė sup. Ai nuk e ktheu kokėn veēse i erdhi fjala:
    “E shoh, si lėkundet nė litar trupi i mikut tim, Kostė Boshnjakut. Njashtu do tė ma bajnė edhe mu”.
    “Nuk je mirė. Futu brenda”, i tha Liria.
    E kish ndjerė edhe herė tė tjera, atė qė po e pėrfshinte, e zotėronte, e tėrhiqte t’i vinte nga pas, tek ajo erė qė frynte dhe nuk dihej se nga frynte, ajo energji e shpėrndarė nė ditėt e fundit tė autokritikės (tė cilėn ai e quante “Autofrika”) kur pėrplasej nga njė mur nė tjetrin, nga njė derė te tjetra. Njė vit me parė, nė njė bisedė me Koēin dhe jugosllavin, pėrdori fjalėn “kobure” dhe jo “revole”.
    “Pėr kokėn e Enverit ka edhe kobure, po qe se ai nuk dėgjon!”, kish thėnė.
    Ja qė erdhi dita, nė skaj tė Bllokut, pak mė nė shpinė tė asaj shtėpisė, ku Enveri rrinte i izoluar, dhe prej gjuhės sė lidhur tė tij, tani dėrgonte impulse, pėr tė bėrė autokritikė … domethėnė tė rrotullohej, tė shtrydhej nė govatėn e Partisė (Ku ėshtė Partia tė cilėn nuk ka finjė qė ta pastrojė) kur s’i kish mbetur mish nė trupin e tij… Apo ishte mendja e hollė, si e keqja e tė zot, e cila qėndronte si pengesė pėr t’i hapur derėn Ulkonjės sė vjetėr qė kish hyrė nė shpellėn e dhėnėve pa barķ.
    Truri i ndriēimit impulsiv qė e bashkoi me komunizmin pėr tė cilin nuk dinte asgjė mė parė se tė shkonte nė Torino, tani kishte ngrirė dhe priste vendimin e fundit. Iu lėkund parasysh trupi i shokut tė tij, Kostė Boshnjakut, tė varur. U tremb, mbasi kujtoi se ai po lėkundej, nė fund tė dhomės ku sapo kish hyrė.
    Kur krahėt e hėnės ranė, ata formuan trajtėn e tevlikut dhe aty njė litar si njė lak lėkundės, qė herė vinte nė grykėn e tij e herė nė grykėn e Skoranės, mirėpo jo dhe aq butė sa tė pėrfytyrohej sikur hėna po shndėrrohej. Ferri i tij mė mirė do tė qe nė Shėngjergj, se aty tė paktėn hėna ishte e pavrarė. Si komunist, shumė herėt u shfaqėn dhe po zbuloheshin mėkatet, nė secilin hap qė hidhte, e regjistronin edhe ai regjistronte tė tjerėt, sidomos Enverin, nė atė ditarin e tij shkruar nė italisht nė tė cilin ndjehej mė i fshehur sesa nė shqipen e tij.
    “Jam edhe i fajshėm, por jam edhe i pafajshėm…”, thoshte me vete dhe Liria e shtynte tė shtrihej tė paktėn njė ēerek ore dhe pastaj tė ngrihej dhe tė shkruante autokritikėn. Nė buzė tė krevatit tė parregulluar, vargu i kuq i njė atllasi mėndafshi qė tė jepte drithėrimė, dukej si rrjedhė gjaku qė derdhej, jo nė pėlhurė, por nė trupin e tij.
    “Unė kam mbaruar punė qysh vjet, kur me Koēin thamė se do t’i vijė koha tė pėrdorim koburen ndaj Enverit. Dhe Enveri ishte miku im i ditėve tė mizerjes. Tani i erdhi radha qė koburen t’ia vėmė Shqipėrisė, dhe duart na i komandon Titua. Enveri rri e pret nė vilėn e tij njė fund pėr mua dhe njė shteg pėr vete. Dhe Enveri ishte miku i ditėve tė mizerjes !” ndėrmendėte nė zjarrminė qė e digjte. “Nesėr nė mėngjes nuk ka bukė dhe ushqime nuk do tė vijnė mė nga Jugosllavia. Firmos!”.
    Ra nė brinjė dhe bėri njė hark mbi vijėn e atllasit tė kuq. Liria i hodhi njė velenxė tė hollė. Atij i shkoi mendja tek hėna dhe kumti qė ajo lėshoi.
    “Ky ishte fati im. Unė po vij te hėna e vetvetes”, nxori njė zė sa Liria u tremb. Firma e tij do tė ishte si ai laku i hėnės qė ra nė grykėn e Skoranės. Ktheu fytyrėn, por nuk shihte gruan e tij, Lirinė qė e kish gjetur te Partia, por ishte pėrpirė nga ajo pikė e tavanit nė gjysmerrėsirėn e bubullimės qė po i rrinte pėrsipėr.
    “Tė kam thėnė njė ditė Liri, por ti nuk ke dėshirė tė dėgjosh. S’e di pse? Ai makuti mė ka folur nė Labinot kur rrinim mėnjanė, nga tmerri qė e zuri prej frikės sė kritikave qė vinin si rrufetė nė mal, ai u shndėrrua nė lepur, mė beso! Pikėrisht ky njeri mendjemadh dhe arrogant, sesi u zgjua e mė tha: ”Nako, dėshiroj tė mė dėgjojnė e tė bėjnė si u them unė, tė mė adhurojnė… dhe ku do tė thuash, nė mes tė luftės, tė vdekjes, e tė maleve. Mė erdhi nė mend, Salmoneu i mitit qė nė qytetin e tij ndėrtoi njė urė bronzi, mbi tė cilėn kalonte me njė karro hekuri e tėrhequr nga katėr kuaj duke lėshuar pishtarė mbi shtetasit e vet si tė ishin rrufe tė Zeusit. Perėndia jo vetėm e goditi me rrufe, po shkatėrroi edhe vetė qytetin ku rronte”. Sapo e tha kėtė, u pėrqendrua duke u ndjerė.
    “Ky makut duket i bukur, moj Liri. Mirėpo ka me na hongėr (Mirėpo ka pėr tė na ngrėnė) Ai nuk o komunist (Ai nuk ėshtė komunist). M’shpo nė hunė! ( Mė shpo nė hundė!)
    “Nako! A mund t’i mbyllėsh pak sytė!”
    2.
    Teneqexhiut i binte telefoni. Me vrap u afrua mbasi duhet tė ishte diēka me shumė rėndėsi. Nė telefon ishte Koēi Xoxe. “Eja nė shtėpi!”. Ai doli me tė shpejtė sa gati u rrėzua nė shkallė. Nė shtėpinė e Koēit ishte Pandi Kristo.
    “Tė dy me Pandin keni njė detyrė partie. Mė dėgjoni me kujdes. Do tė qėndroni nė krahė tė shtėpisė sė Shules dhe prej aty do tė ndiqni veprimet e Nakos”. Pas Teneqexhiut, Lakuriqi vinte nga pas. Ata zunė vend nė krahė tė ndėrtesės dhe filluan tė bisedonin, shpenguar, sikur tė ishin takuar rastėsisht. Vėmendjen e kishin nė drejtim tė shkallėve dhe dritares sė vetme qė shikonte nga hyrja.

    3.
    Nakua shkeli nė prag. Zyra ishte e hapur. Ktheu kokėn pėr tė parė mjediset e tjera. Nė njėrėn derė u duk Thoma Deliana, i cili e pėrshėndeti, ndėrkaq Nakua nuk reagoi. Me sy hetoi edhe njė herė zyrėn. Kiēo Ngjela ende nuk kishte ardhur. Ai mori njė fletore gjysmė tė grisur e bėri rulon tė vockėl, e futi nė xhep dhe doli si hije, ashtu sikundėr hyri. Ajo nuk ishte zyra e ministrit dhe ai nuk kish qenė kurrė ministėr. Vinte nga njė botė tjetėr, shumė romantike, duke vėrshėllyer, ashtu me duar nė xhepa sapombaruar Institutin Ekonomik tė Torinos. Ajo qė kish kaluar nė kėta katėr vjet kish qenė vetėm njė ėndėrr. S’kuptonte asnjė lidhje me sistemin e ideve komuniste. Ato vareshin nga raca njerėzore, nga kushtet dhe rrethanat. Ai ndodhej pėrballė vetvetes, e cila kishte ndryshuar disa here, por tani po vinte nė vendin e duhur. “Firmos!” ,i thosh vetvetja.
    “Vetvetja paska qenė e ligė, mor jahu!” dhe zuri tė zbriste sėrish duke ndjekur njė melodi dhe ritėm oriental: Bubullin ke Shkomi Kavasė/aah se ju dogj shpija hajde fukarasė/
    ah se ju dogj shpija hajde fukarasė./ooo shkoni merrni/oo hutėn e dajės eee/ta vras Beun ke Shkami Kavajės ee…
    Dy njerėzit e kthesės kaluan nė krahun tjetėr dhe ai nuk i pa. Ishte gati si njė hije. Rruga anash ngjante e shkretuar. I shkoi mendja te Liria qė kish lėnė prapa. Ajo kish mbetur nė shtėpi e ftohtė dhe po kaq e frikshme. Atė ditė ajo nuk ia kish ndjerė dridhmat e trupit tė tij tė pakėt, qė zvogėlohej ndėrsa hija po i rritej. Pas kėsaj hije shumė tė dukshme vraponin dy njerėzit e shtetit qė ishin njerėzit e Koēit. Shoferi kish nxjerrė makinėn nė hyrjen e jashtme. Ai hipi me kokėn ulur dhe u mbėshtoll nė sedilje. Makina ecte shpejt dhe ata nuk po flisnin me njėri- tjetrin. Nga pas vinte njė automjet i Ministrisė sė Brendshme me targė jugosllave, tė cilėn po e shihnin qė tė dy. Nakua qeshi dhe i shkeli syrin shoferit, i cili nė mėdyshje pėr tė ecur mė tej, nuk po i pėlqente shenjat qė vėrente te shefi i tij. Ē’tė ishte vallė kjo qeshje, qė kish mėrguar pėr muaj me radhė dhe ja tek shfaqej kėsaj dite?
    Nė pasqyrėn, sė cilės ia kishte ngulur sytė, po i vinin njė tufė pamjesh tė trazuara, qė mund t’i kish parė rastėsisht nė njė ekspozitė tė pikturės moderniste, ndofta nė Torino, kur ishte student. Ai u mblodh edhe mė shumė kur makina filloi tė frenohej. Nė ndėrprerje tė shkurreve afėr Urės sė Beshirit pamjen reflektuese tė makinės sė Informacionit e zuri diēka, qė ia afroi edhe mė shumė frikėn dhe makthin tė cilat tanimė e kishin pushtuar. Fytyra e Sekretarit Organizativ, ishte si njė xhungė qė tė del nė qafė dhe ta ul kokėn e shpinėn. Kjo xhungė, kjo nyje e kokėl, kish dalė nė kurriz tė asaj Partisė qė kishin krijuar dhe qė tani ish katandisur vetėm nė njė emėr Byroja e Komitetit Central. Trupi i Partisė ishte nė tretje e sipėr, ashtu si trupi i Nakos.
    Shigjeta goditėse, tejet e largėt, qė vinte rrotull, bėhej gjithnjė edhe mė kėrcėnuese, mė shumė se gjithēka tjetėr. Sa mė dendur qė flitej pėr Partinė, aq mė tepėr ajo fshihej, shformohej, futej nė strofulla qė s’dukeshin. Partia ishte njė kuēedėr me sa kokė? Trembėdhjetė thonė, qė rrinte e fshehur; hante kokat e vetvetes. Kėto ndėrmendte nė udhėn e mėngjesit drejt Urės sė Beshirit dhe nuk e dinte se nė drejtim tė cilės urė do tė mbėrrinte dhe pse vallė po shkonte? Partia e padukshme po e ndiqte. Dueti qė shquhej pėrsipėr ishte Enveri dhe Koēi dhe pastaj Koēi dhe Enveri, dy diagonale tė paralelogramit nė dorėn e Titos qė mund t’i kėmbeje, sa herė qė tė doje. Shqipėria nuk dukej kurrkund. Nė Shėngjergj apo dikund nė Shpat, Enveri i pat thėnė Nakos: “Kėto drutė e shtrėmbėra si Gjinishi dhe Mehmeti do t’i hedhim nė zjarr dhe do ta shikosh se flaka ka pėr tė dalė e drejtė”. Iu kujtua Mehmeti, nata qė shkoi dhe ata tė dy si dy rebelė tė plagosur zvarriteshin, nė natėn tė zezė, nė mėnyrė po kaq tė fshehtė, prej sė njėjtės marrėzi. Kėshtu e quante Enveri: “Marrėzia e ideve tė Nakos e ka infektuar Mehmetin…”
    …Ata e kaluan Vaqarin dhe po drejtoheshin te kthesa e Erzenit. Balli i dhembte. “Ja kush ėshtė Nako Spiru!”, i tha vetvetes dhe e pėrfshiu dridhma e panikut. Pastaj e rrahu gjoksin me pėllėmbėn e dorės. Shoferi i ra burijes. Njė pendė qe, tė cilėt ishin ende nėn zgjedhė, kishin ndalur tek ana e rrugės, sa fillonte kanali dhe donin tė kalonin ashtu, matanė pėr tė dalė, nė arė. Katundari me hosten bėri shenjė qė makina tė ndalej. Tė dy qetė u kthyen nė pjerrėsi tė kanalit dhe me tė njėjtin ritėm tė njėri-tjetrit kapėrcyen pėrtej. Si dukej, do tė fillonin pėr tė lėruar arėn pėrbri. Nako Sipru po e merrte veten nga lajthitja nė sajė tė pendės sė qeve qė e sollėn nė realitet.
    ”Ktheu pėr nė Arbanė!”, i tha. “Jo!”, u pėrgjigj shoferi. “Ndal, po tė them!”
    “Nuk ndal, se s’kam frymė! Nuk do bėj ē’tė mė thuash ti. Unė jam pėrgjegjės pėr ty!”
    “Mė ēo nė Arbanė!”, i tha prapė. “Rruga ėshtė e ngrėnė e kafshuar nga shirat. S’mundem” “Si?! Kush e ka ngrėnė?”, ai ia qepi sytė dhe makina ishte kthyer nė drejtim tė kundėrt tė rrjedhės sė Erzenit. Kėrkonte tė kishte sa mė shumė kohė qė tė meditonte dhe tė shkėputej nga ata qė e ndiqnin.
    Dita ishte e hapur, veēse frynte erė nga lindja qė e sillte gryka e lumit. Makina hidhej pėrpjetė dhe Nakua troshitej nė sediljen gjysmė tė ēarė. Pas gjysmė ore ata mbėrritėn nė fundin e Arbanės dhe shoferi frenoi. Doli jashtė pėr tė parė nėse ata po e ndiqnin dhe ndezi pėrsėri njė cingare. I kish ardhur fytyra nė vend. U koll dhe ktheu shikimin nga lumi kundruall. Vėrshėlleu lirshėm dhe u ēel i tėri. Pati njė ardhje tė re tė asaj pjese, qė e kishte humbur. Kishte menduar njė udhė shumė mė tė gjatė, jo kaq tė shkurtėr dhe kaq tė prerė. I ndėrmendėte udhėt e luftės qė nga Kaptina, poshtė nė Shėngjergj, nė Ēermenikė dhe Labinot, pastaj nė Shpat e deri nė Helmės e kthim. Korfuzi, diku fundosej ndėrsa Torino ishte nė njė ėndėrr me mjegull. Vuri dorėn nė pistoletė. Ajo ishte varur nė rrip dhe mesi i qe holluar kėshtu qė edhe rripi nuk kish njė vrimė tė re tė ngushtimit. E lėvizi nė tė majtė pėr ta parė nėse ishte nė vend apo jo. Njė re kish dalė nė Qafė Krrabė.
    …Mbėrritėn te kazermat e Ali Rizajt. Nakua i gjymtuar e kish marrė veten dhe dukej mė i ēmpirė, mė i qartė. Nuk e kish takuar dot Urėn dhe as qė dinte se pėrse do tė shkonte atje. Kish hasur Arbanėn dhe ajo e kish sjellė nė vete. Gjithēka qė i ndodhi nė lajthitjen ai i quajti si pjesė tė nevojshme tė kėsaj paraditeje, se vetėm kėtu nė krahė tė Arbanės dhe Erzenit pranė Urės sė Beshirit, mund tė takonte tėrė ato pamje qė nuk ishin thjesht njė kapėrdim mendjeje.
    “T’i thosha Mehmetit, se s’mun me besu, se m’ka met vullnet nė vete, kom cof se sa herė du i gjo t’re m’del fundi, e bi n’greminė…E keqja osht se ka hik nga menia, ka hik nga dora, si e qunin atė Partin’… se kush e ka fshe e ne s’dim kurrė i gjo. I’mė qė neci sharra, dul Shqipnia dhe tha se m’kini harru pizevena e m’kini natrru me Parti. Partin’ ta ka shfry Jugo, kumunismin e ka bab Stalini, po Shqipninė ku e kini?”, mendoi duke kapėrdirė pėshtymėn qė kish nisur t’i ngecte. U shkund pėrsėri se kish mbėrritur te hyrja e Komisionit tė Planit tė Shtetit.
    Vijon nesėr…

    MYSLIM PASHA

    Panorama

  3. #13

    Pėr: Nako Spiru

    Po pse pra kur e asgjesuan fizikisht, vajten dhe i dedikuan nen emrin e tij, shkolla dhe fabrika...?
    Po te ishte keshtu ( pra tradhtar i partise ), pse do i benin buste...?!
    Te tjere anetare komunist "vrane veten" por buste nuk i bene, pse?
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •