Close
Faqja 9 prej 14 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 132
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar mė parė nga feneri Lexo Postimin
    PRELUD

    PĖR V...... !

    Sonte mė djeg malli pėr ty
    endem e rropatem vetmisė,
    nga Maja e Shqipes e mas me sy
    gjithė Radikėn e Ilirisė !

    Mė dukesh Nimfė e plagosur
    me kurorė pritjeje tek hesht,
    si pulbardhė liqeni e vrerosur
    pėr natėn qė bie mbi kreshtė !

    Shestime bėj me shpirt e me zemėr
    trup i bie Karadakut , arrij nė Tomorr
    Nė Olimp vezullon si Perėndi
    Nė Butrint shndėrrohesh nė Orė !

    Me ēfarė Lyrash ta nis vargun
    me cilat nota tė bėj rimė
    Prelud je bėrė qė drejton harkun
    nė zemrėn time hyn oshėtimė !
    Dhe zemra tende, poet, di te ktheje oshetimen ne bukuri vargu. Fantastike vertet! Urime!

  2. #82
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Sa keq...

    Mos duaj me tha dikush,nuk je me e mitur,
    qesha ne vetvete dhe thashe "jam e rritur",
    kush valle e ka thene qe moshe ka dashuria,
    ē"eshte kjo bote e keqe,ku mbreteron lakmia?!

    Kush valle me ndalon dashurise ti shkruaj,
    kush je ti qe thua..."endrrat do ti shuaj",
    e kupton e mjere ndryshimin mes nesh,
    une njoh dashurine,ti kurre sdo ta kesh!

    Njoha bukurine,i pashe embelsine,
    e njoha zhgenjimin,pashe dhe urtesine,
    e ndjeva une veten shume te dashuruar,
    por njerez si ty skane per ta kuptuar!!!

    Sme prek se ēfare thua,ti ne shpirt bosh dukesh,
    sa te meshiroj,mes sharjeve shoh qe strukesh,
    mbizoteron xhelozia thelle ne shpirtin tend,
    ti kurre smund te duash,ndjenjes si le vend!

    Vuajtjes dhe dashurise do ti shkruaj gjithmone,
    se ēfare thua ti,jo sme behet vone,
    sme pengon stuhia,as bresheri,vullkani,
    sme pengon nje grimce njeriu,as vete oqeani!
    "Carpe Diem"

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Dhe vertet askush s'te pengon DI ANA, vec vetja tende, t'i shkruash me te bukures ndjenje, dashurise. Bile edhe vetja, kapercen castet e deshperimit, dhimbjes, permes forces se dashurise. Kete e lexoj, e ndjej, ne cdo varg tendin. Mos pushofsh kurre se vargezuari per dashurine!
    ---------------------------

  4. #84
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Citim Postuar mė parė nga DI_ANA Lexo Postimin
    Sa keq...

    Mos duaj me tha dikush,nuk je me e mitur,
    qesha ne vetvete dhe thashe "jam e rritur",
    kush valle e ka thene qe moshe ka dashuria,
    ē"eshte kjo bote e keqe,ku mbreteron lakmia?!

    Kush valle me ndalon dashurise ti shkruaj,
    kush je ti qe thua..."endrrat do ti shuaj",
    e kupton e mjere ndryshimin mes nesh,
    une njoh dashurine,ti kurre sdo ta kesh!

    Njoha bukurine,i pashe embelsine,
    e njoha zhgenjimin,pashe dhe urtesine,
    e ndjeva une veten shume te dashuruar,
    por njerez si ty skane per ta kuptuar!!!

    Sme prek se ēfare thua,ti ne shpirt bosh dukesh,
    sa te meshiroj,mes sharjeve shoh qe strukesh,
    mbizoteron xhelozia thelle ne shpirtin tend,
    ti kurre smund te duash,ndjenjes si le vend!

    Vuajtjes dhe dashurise do ti shkruaj gjithmone,
    se ēfare thua ti,jo sme behet vone,
    sme pengon stuhia,as bresheri,vullkani,
    sme pengon nje grimce njeriu,as vete oqeani!
    DI_ANA, mė rastisi nė kėtė pasmesnatė, rastėsisht tė dal e tė takoj vargjet qė i ke shkruar ! Edhepse, nė shtrirjen horizontale dalin dhe rrėfejnė atė qė do ta thuash, megjithatė nė dimensionin vertikal kanė linjėn e njė thellimi prekės! Janė me njė dendėsi meditimi!

    Vuajtjes dhe dashurise do ti shkruaj gjithmone,
    se ēfare thua ti,jo sme behet vone,
    sme pengon stuhia,as bresheri,vullkani,
    sme pengon nje grimce njeriu,as vete oqeani

    Ėshtė shumė e drejtpėrdrejtė por me njė qėndrim ! Ky parim i kėmbėnguljes krijuese i ka kaluar gjithė natyrat e pengesave dhe ka mbijetuar ! Sidomos tek ata - ato krijues qė duken se lėngojnė !
    Kam bindjen se gjithė kjo sfidė krijuese juve patjetėr u rinon dhe ua ka shtuar jetėgjatėsinė ! Mos ndaleni ! Suksese !
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  5. #85
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Flm shume prej jush Mondishall dhe Feneri.......

    Respekte
    "Carpe Diem"

  6. #86
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ss shume do te doja...

    Do te doja si dhurate te te falja diellin,
    por i bukuri sa vjen mbremja perendon,
    mendova befas te dhuroja henen,
    por dhe ajo largohet kur agon....

    Do te doja te dhuroja boten mbare,
    po nuk mundem dot ta zoteroj,
    do te doja te te jepja yjet,
    per ēudi asnjera nuk pranoj....

    Do te doja te te jepja kaltersine,
    nuk pranoj nga qielli qe te ndahej,
    do te doja te te jepja lulet,
    dhe asnjera nuk donte qe te thahej....

    Do te doja te te jepja detin,
    por befas valet fort u egersuan,
    do te doja te jepja oqeanin,
    por dhe ishujt papritur u terbuan...

    Do te doja te te jepja pasurine,
    e trishtuar drejt ne sy ajo me pa,
    me veshtroj gjithe meshire e perlotur,
    "jo gjithēka sot blihet me para"!!....

    Do te doja te shikoje perendimin
    u mundova dhe sja hodhe ti shikimin,
    preferova te te jepja dashurine,
    do te doja te provoja lumturine!!!!

    Diana
    "Carpe Diem"

  7. #87
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    "Thone qe ne momentet e fundit para vdekjes,fragmentet me te bukura te jetes shfaqen para syve"!


    Syte e mi befas do fshi,dhimbjen do ta flak,
    kurre sdo rrjedhi loti dhe po pata shkak,
    dua te gezoj mes ketyre boteve,
    sdua te me quajne "poete e loteve"!

    Asnje nuk ka mundur qe te mase nje zemer,
    dashuria e zjarrte nuk ka tjeter emer,
    veshtire seshte te duash,duhet ta mbash gjalle,
    ndjenja lumturise eshte thesar i rralle...

    Vizatim eshte jeta dhe goma sperdoret,
    prapa e kaluara,le te mos harrohet,
    dielli leshon rrezet,hena leshon drite,
    dashuro me zemer,dashuro me shpirt....

    Syte leshojne shkelqimin,goja leshon fjale,
    do te dashurojme sa jemi te gjalle,
    duam qe te ndjejme ,te njohim magjine,
    duam fort te puthemi,duam kenaqesine....

    Dua te te prek,te bejme dashuri,
    dua te te puth dhe te mbaj ne gji,
    dua me kujdes te me ledhatosh,
    ngrohtesi shume dua,kurre mos me harrosh....

    Dashuria eshte e embel,kenaqesi ajo te fal,
    dua te ngelem e forte,dua qe te jem kristal,
    ki kujdes,fort ti me mbaj,frike kam qe mos rrezohem,
    te betohem shume te dua dhe nuk dua te lendohem!

    Diana
    "Carpe Diem"

  8. #88
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mbylli syte...

    Kaloji kufijte e mbyllur nga koha,
    mpshti dilemat qe ēdo dite te vrasin,
    fluturo me engjejt drejt dashurise,
    degjo zerat qe nga larg te therrasin...

    Mbylli syte dhe mendo qe boten ke pushtuar,
    rebel shpirtin e kam dhe mbi koke askend sdua,
    mbylli pak dhe mendo qe dashurine ke provuar,
    o engjell,o ti djall me ēfare me dehet mua?!

    Mbylli syte dhe me thuaj ēfare kjo zemer ndjen,
    mbylli fort dhe pershkruaj mallin qe me zjen,
    mbylli syte me mua shtrihu dhe me puthje me pushto,
    hapi syte,te ledhatoj dhe te them "mos me harro"!

    Diana
    "Carpe Diem"

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Dashnor "budalla"

    Ngucur prane teje
    Sa i lirshem jam
    Ku me pare te vete
    Me pas, ku te ndal?

    Mos ma vere re
    Kam pangopesi
    Ngucur teje ndjej
    Etje dhe uri.

    Ti gjithshka me jep
    S'me do fukara
    S'e di qe me ke
    Dashnor "budalla"!
    * * *

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Me sy mbyllur

    Me sy mbyllur jam mbreti yt
    e ti je mbreteresha ime.

    Me sy mbyllur jam hipnotizuesi yt
    e ti je e hipnotizuara, skllavja ime.

    Me sy mbyllur jam i dashuri yt
    jam poeti qe te thur vargje,
    jam endrra jote me e embel.

    Me sy mbyllur jam rrebel ne dashuri
    e ti, e dashura ime rrebele.

    Me sy mbyllur e di ēfare don qe te t’them,
    di se ēfare e ben zemren tende
    te rrahe si e ēmendur per zemren time.

    Me sy mbyllur jam me ty
    dhe ti me mua e dashuruar,
    por nje ēast shkrepas me sy
    dhe ti je tutje, larg nga mua.

    Me sy mbyllur jam ēka dua te jem,
    dhe jam me ty e ti me mua,
    por s'mund te rri me sy mbyllur.

Faqja 9 prej 14 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Letra dhe histori dashurie.
    Nga Era1 nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 25-07-2014, 18:05
  2. Ardian-Christian Kyēyku
    Nga Eagle nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-09-2012, 10:35
  3. Letėr dashurie -- Dhaskal
    Nga Arbushi nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 16-10-2006, 10:26
  4. A mund tė jetė njė marrėdhėnie dashurie «demokratike»?
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-05-2006, 13:18
  5. SMS dashurie
    Nga two-head-eagle nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 120
    Postimi i Fundit: 21-07-2004, 14:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •