Di ana,ti je nje poete,kij besim ke vetja,pergezime
Di ana,ti je nje poete,kij besim ke vetja,pergezime
UNE JAM TI-TI JE UNE
E LA NOSTRA GIOIA CON NOI
Flm Land...
Une nuk jam poete,po jam shprehur duke shfaqur gjendjen time nepermjet vargjeve,jam shprehur duke folur me nje gjuhe zemre,po qe nuk mund te pelqehet nga te gjithe dhe aq me teper nga "profesionistet e poezise"!
Te falenderoj per mbeshtetjen dhe per keshillat e tua...flm shume!
respekte
"Carpe Diem"
Kurajo Diana ! Stendali e ka filluar te shkruarit ne moshen 40 vjec.
Do behesh shkrimtare si George Sand ?
La vida es un carnaval
Amantine Aurore Lucile Dupin...(George Sand)
Shkrimtarja e dashurise dhe e romances....
Eh Brandon eshte e paarritshme ajo,eshte nje nga idolet e mia,eshte shkrimtarja qe e ka bere romancen te kete trup dhe shpirt!
Do te doja te isha thjesht nje pjese teper e vogel e saj!
Henri Beyle....(Stendhal)
Shkrimtari francez i degjuar per delikatesen ne analizen e ndjenjave te personazheve te tij dhe per stilin e tij teper liberal...
Qe te dy franceze dhe qe te dy i admiroj dhe lexuar shume...
Do te ishte nder per mua te kisha sadopak talentin e tyre.
Megjithate do mundohem Brandon....pse jo!(shaka)
respekte dhe flm
"Carpe Diem"
Sa shume kam kerkuar te di ceshte dashuria,
sa shume jam menduar mes loteve te mia,
sa shume e kam njohur une lumturine,
po sa shume kam njohur edhe fatkeqesine!
Neper endrra shkoj dhe dashurine shikoj,
e bukur,madheshtore,te tille e enderroj,
e veshur me fustanin te bardhe dhe me shkelqim,
ne duart e saj prej engjelli,po mbahet fati im....
Shikoj buzet e saj dhe etja me terbon,
shikoj trupin e saj dhe bukuria me verbon,
shikoj zemren e arte dhe shpirtin e vajtuar,
shikoj brengen e saj per zemren e lenduar..
Sa shume te kam kerkuar dhe lot per ty kam derdhur,
sa shume kam enderruar dhe male sa kam bredhur,
maleve te larta me ty kam qendruar,
me sy te dashuruar ket bote e kam shikuar...
"Carpe Diem"
Te mbolla si lule,te mbolla ne zemer,
emrin "dashuri" te vura si emer,
te vadita gjate dhe kujdes te dhashe,
"behu ti e bukur",me fjale sec te thashe..
Te shifja perdite shtatin si e hidhje,
te ndjeja aromen qe ti vete e zgjidhje,
kishe shume aroma,nga nje ne cdo dite,
doje shume te rriteshe por te duhej drite!
Te dhashe dheun,ujin plehun une ta dhashe,
te dhashe zemren time "ta kam fal"_te thashe,
shikoja si rriteshe dhe shtatin hudhe lart,
ishe vepra ime ne te bukurin art!!
Sa doje te rriteshe,sa etje qe kishe,
sa shume uje kerkoje sa doje te vaditeshe,
sa shume drite kerkoje,nuk doje erresire,
nuk doje kurre te flije dhe me thoje "jam shume mire"!
Nje dite ti u rrite,u bere trendafil i bukur,
"dua te rritem akoma",ate dite sec me je lutur,
"mos me ler te thahem",mes lotesh mu lute,
ah ne ate cast zemren ma kepute!
Te dhashe dhe te dhashe,gjume me nuk flija,
vec prane teje lule doja qe te rrija,
te jepja,te jepja dhe me shume kerkove,
dhe nga une njehere ti pushim nuk doje!
Njehere sec tu luta_"te lutem fli pak",
"nuk kam kohe me the sepse nuk rroj gjate",
te putha petalet dhe zemra mu lendua,
ah sa shume me dhemben keto fjalet e tua!
Sa i bukur ishe trendafili im,
ne cdo cast trishtimi me jepje gezim,
sa embel ndricoje,sa magjik ti ishe,
deshirat mi plotesove,me dhe cfare ti kishe!
Nje dite gjumi me zuri,drita ishte fikur,
te kerkova gjate po ti kishe ikur,
me shume ze therrita dola te kerkoja,
qava dhe lutesha,dhimbjen se pranoja.
Me mungon ti shume trendafili im,
me thuaj ti valle kush me jep gezim?
kush do mundet valle te zere vendin tend,
me thuaj ku je me thuaj ne cvend?!
"Carpe Diem"
Dashuria eshte nje ndjenje qe cdo gje parakalon,
dashuria eshte e verber dhe asgje me nuk shikon,
Dashuria eshte mizore sepse vuajtje shkakton,
dashuria eshte njerezore,lumturi ajo krijon!
Dashuria eshte nje zog qe se mban dot ne kafaz,
dashuria eshte nje femer sot e mbushur me maraz,
dashuria eshte nje peme,ku cdo dege gjelberon,
dashuria eshte kjo fushe ku cdo gje po lulezon!
Dashuria eshte ky lot qe po rreshket ne syte e mij,
dashuria eshte ajo qe na ben te mbajme zi,
dashuria eshte nje dhimbje qe kaq shume na gllaberon,
dashuria eshte e eger dhe shume fort ajo kafshon!
Dashuriaeshte e bute si ky qengj ne ket lendine,
dashuria eshte jehone dhe nga lart po oshetin,
dashuria eshte parajse,nje parajse shume e kerkuar,
dashuria eshte magjike,shume sekrete ka ne duar!
Dashuria te jep jeten po te jep dhe hidherimin,
dashuria te jep vdekjen po te jep dhe vete gezimin,
dashuri je madheshtore,po mos bej ti keq me kurre,
dashuri mos robero,mos i bej ti zemrat gur!
"Carpe Diem"
Sa here kam pyetur veten,kush eshte dashuria,
ku jeton kjo ndjenje qe mori mendte e mia,
ku e ka burimin,ku eshte vete sekreti,
a jeton ne toke ,a eshte cope deti?!
Si mund ta ushqejme,qe ajo mos vdese,
cfare te mund te bejme shpirtin mos na trese,
cfare fustan ti vesh,cilen ngjyre kerkon,
pse vetem te kuqen ajo preferon?!
Si mund ta mbaj gjalle dhe te rri me mua,
me thuaj te lutem si ti them "te dua",
mos ndoshta gaboj dhe shume i kerkoj,
mos e kam une fajin pse kaq shume vajtoj?!
E njoha dashurine,e takova vete,
me tha "mikja ime,jam mese e vertete",
shume sekrete kam,smund te ti them dot,
gjeni shtepine time,po mos dirdhni lot..!
E zhgenjyer jam sot,biles shume e vrare,
akoma ne sy lotet sme jane thare,
vazhdoj te besoj,nje dite do me takosh,
ilacin e dhimbjes ti do ma tregosh!
"Carpe Diem"
Nje yll diku shkelqen,nje tjeter po rrezohet,
dikush po puthet lehte,nje tjeter argetohet,
nje zemer sec po lind,dikush po jep nje jete,
nje tjeter po gezon dhe po behet me flete....
Dikush sot jep betimin..."gjithmone do te te dua",
dikush kendon nje kenge dhe me rri prane mua,
ky yll sa fort shkelqen dhe nates i jep drite,
me mall po e veshtroj...."te lutem mos u fik"!!
Dikush po fle ngadale,dike ka perqafuar,
"po ti moj hene e bukur,per ke po rri menduar"?
dikush shume larg po ndodhet dhe malli e ka zene,
nje dhimbje dashurie sa prapa e ka lene....
Dikush po shkruan vargje,dikush sa shume mendon,
dikush po qesh me tutje,dikush tjeter vezhgon,
nje engjell diku lart me floket tim po luan,
me dore me perkedhel dhe thote "pse vuan"!
Nje trendafil i kuq ne dore me erdh papritur,
dikush ne zemren time sec hyri pa trokitur,
ja kjo eshte bota e endrrave te mia,
e merrni vesh tani se ceshte dashuria?!
"Carpe Diem"
Krijoni Kontakt