Përse mbështetja vazhdimisht në rininë?
Periudha e rinisë është periudha e fuqisë , periudha e qëndrueshmërisë, periudha e gjallërisë kulminante, mesi i jetës sikurse dielli kur qëndron në zenit , kaq e rëndësishme është rinia saqë Allahu xh.sh ditën e gjykimit do të pyet për jetën në përgjithsi kurse për rinin në veçanti.
Kur përqendrimi në fushën e veprimeve bëhet mbi rininë, atëher ai është në përputhje dhe pajtim me mundësit dhe me veprimet, sepse njeriun gjatë çdo proçesi zhvellimor e përcjellin mundësi dhe fuqi, të cilat janë në pajtim me nje veprim të posaçëm dhe nuk përputhet me të gjitha veprimet. Njeriu, pra, është tjetër në vitet e fëmijërisë dhe tjetër në vitet e rinisë, kështu me rradhë derisa: Allahu në kur'an thotë: "....Dikush të kthehet në pleqëri të thellë sa të mos dijë asgjë nga ajo që ka ditur" (en-Nahl 70) Është e vërtetë se mosha rinore është moshë kur mendimet janë të thukta, gjaku është i nxehtë dhe shpresat janë të shumta. Ajo është moshë e dhënies, shpenzimit e sakrifikimit, si dhe moshë e pranimit, impresionit dhe emocionit. Gjaku i dëshmorëve (shehidëve) kishte aromë të rinisë dhe të rriturve, shigjeta e armikut në gjoksin e tyre ishte gradë (nderi) e krenarisë, vrapi i tyre në rrugën e All-llahut xh.sh. ishte si kënga e grave dhe femijëve. Aradhat e dëshmorëve ishin krushqit e tyre, tingëllima e shpatave ishte muzika dhe ritmi i tyre. Nënat qysh prej vegjëlisë i përgatitnin fëmijët e tyre për luftë në rrugën e All-llahut xh.sh. Ata në realitet ishin brez i dalluar, jo si brezat tjerë, ishin burra të pashoq, popull udhëheqës, jo si popujt tjerë. Këta janë paraardhësit e mi e sot vështirë është të gjesh njerëz të atillë. Nga e gjith kjo, mosha rinore në logjikën islame, ka pozitë, përgjegjësi dhe vlerë të posaçme kur dihet se Pejgamberi a.s. rëndësi të madhe i kushtoi ne veçanti rinisë, për qka edhe thotë: Shfrytëzo pesë gjëra para pesë të tjerave:
1. Rininë para pleqërisë
2. Shëndetin para sëmundjes;
3. Pasurinë tënde para varfërisë;
4. Jetën para vdekjes dhe
5. Kohën tënde të lirë para punës"
Rinia vetëm me islamin paraqet diqka ndërsa pa të nuk është asgjë. Me të vërtetë, rinia me islam është dhënie, është mirësi dhe përparim, kurse pa të është humbje dhe bela. Rinia është fuqi, të cilën islami e shfrytëzon për ndërtimin e tokës, kurse të tjerët mund ta nënshtrojnë ate në zhdukej e njerëzimit. Shoqërit njerëzore sot janë përplot me rini, por ajo rini është e padobishme, e humbur dhe e degjeneruar. Ajo është rini që ka humbur personalitetin e saj, andaj i imiton të tjerët siq bëjnë majmunët. Ajo rini është që ka humbur moralin e saj , andaj është më afër nivelit të shtazëve.
Një poet bashkohorë Iranian Gejser Emin Pur në një libër të tij me titullin "Njerzit dhe Librat" thotë: Njerzit jane si librat, disa nga njerzit botohen, disa nga ato rribotohen,kurse disa nga ato fotokopjohen.Disa duhet mare shembull e disa jo, disa njerez duhet lexuar disa here për ti kuptuar, kurse disa njerez nuk duhet lexuar duhet hedhur, disa nga njerzit jane libri qe I nevoiten te rinjeve e disa nga to jane libri qe I nevojiten te medhnjeve .
Valle ne në cilin grup të ketyre bëjmë pjesë?
Ti o i ri, a je ai për të cilin do t'i varim shpresat tona? Apo ti je dhimbje që edhe më tëpër na i shton dhimbjet?
Rini! Ju jeni shpresa që zemrat tona janë të varura për të... shpresa që e pret ummeti. Ju jeni pasuria e umetit dhe fshehtësia e forcës së tij. Nëse doni të dini të ardhmen se si do të jetë shikoni se si janë të rinjtë e sotëm. Nëse shikon vetveten me sinqeritet dhe trimëri ndoshta kjo gjë apo kjo shpresë do të shndërohet në dhimbje dhe hidhësi. E si do të ishte nëse vështron shokët tuaj? Madje si do të ishte sikur të vështroje gjendjen dhe realitetin e qindra e mijërave të rinjëve? Unë kam shpresë që kjo dhimbje të ngacmon zemrën tënde të mirë dhe të kthejë shpresën për veten tënde, madje edhe për ne dhe për ummetin islam në përgjithësi sepse ai ty të pret. E pret kthimin tënd serioz për të ndërtuar qytetrimin e tij, për të kontribouar në rilindjen e tij. E fatkeqësi e madhe është të pengohet shpresa dhe të pisket nga dhimbja e madhe por Vëllezër! Sikur të betohesha në Allahun se çdo i ri sado që është larg Allahut ka mirësi në të nuk do të kisha gabuar edhe pse atë e ka mundur botëkuptimi i gabuar, jovigjilenca dhe epshi. E për këtë nuk ka argument më të fortë se lotët që i derdhin shumë prej të rinjëvë pasiqë bien në mëkate dhe pikëllimi që shprehin ata kur flasin për realitetin e e tyre. Madje edhe pendimet dhe zërat e tyre qe thonë: na kapni më shpejta para se të biem në greminë.Rini! Zemra e mbushur me këto të këqia, duke kaluar prej njërës në tjetrën, çfar mund të jetë ajo? çfar zemre është ajo që fundoset në dëfrime, mendja e mpirë në epshe e feja e tij viktimë e mëkateve dhe kundërshtimeve, i mbyllur në burgun e epshit e nuk del në fushën e udhëzimit.. O peng i dunjasë, o rob i epshit deri kur kështu? Deri kur? Deri kur të të befasojë vdekja e ti të jesh jovigjilent, apo duke ndëruar programet e degjeneruara, apo duke kontaktuar me vajza të huaja. A dëshiron të vdesish duke dëgjuar muzikë? Duke bërë kurvëri? A nuk e ke dëgjuar rrastin e mjekut i cili matte pulsin e të sëmurit dhe per një kohë u largua prej të sëmurit sepse pulsi i tij u ndal. Vëlla i ri, dashamiri im! A ke parë ndonjëherë apo së paku a ke dëgjuar në botën e ëndërave për ndonjë zemër që flet? Po, ekziston një gjë e tillë, ajo është zemra që të don, që flet dhe ndien dhimbje. Këto fjalë që po i lexon burojnë nga zemra. Janë fjalë të atij që ta don të mirën. Unë jam ai që ta do të mirën kurse ti je njeriu që të dua për hirë të Allahut. Ti je shpresa, ti je ardhmëria, ti je esenca e dinjitetit, ti je fidani i udhëzimit. Ti je vëllai im, ti je miku im, ti je shoku im, ti je dashamiri im e fjalët e mia mos i merr si prozaike, as si poezi sepse janë fjalë të zemrës largë hipokrizisë, lajkave, lavdërimit të rejshëm. Janë të rrahurat e zemrës që e paraprinjë gjuhën dhe e lënë njeriun pa tekst. Pasha Allahun e Madhëruar sikur të kisha në dorë udhëzimin do shpenzoja për ty. Mirëpo unë sikur çdonjëri mund t'i bëj vetem shkaqet duke thënë ndonjë fjalë të bukur, duke këshilluar e duke treguar kahjen e rrugës së drejtë. Pra po të tregoj rrugën e drejtë nga zemra që ta don të mirën por zemra yte a dëgjon?
Dr. Leone
Krijoni Kontakt