Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    BBC "masakron" imazhin e Shqipërisë, reagon komuniteti shqiptar në Britani

    BBC "masakron" imazhin e Shqipërisë, reagon komuniteti shqiptar në Britani

    Një tjetër gazetar britanik "nxin" realitetin shqiptar: Bregdeti i mbushur me bunkerë të komunizmit

    Nga Londra
    Muhamed Veliu

    Pas shkrimit të kritikuar të A.A Gill, në gazetën "Sunday Times" vitin e shkuar, një tjetër gazetar britanik, përmes një dokumentari për vendet e Evropës ish-komuniste, "masakron" imazhin e Shqipërisë. Michael Pailin, një gazetar që realizon dokumentarë gjatë udhëtimeve në vende të ndryshme të botës, disa ditë më parë i paraqiti audiencës britanike në BBC1 një Shqipëri tjetër. Dhe për këtë ai ka zgjedhur metodën e krahasimit me vendet e tjera. Pailin e filloi programin duke udhëtuar në Kroaci, Bosnjë dhe Serbi, që "me resurset e tyre turiste verore e dimërore kanë se ç‘të ofrojnë". Por kur vjen puna te fqinji i tyre, Shqipëria, gjithçka serviret tërësisht ndryshe.Sipas gazetarit britanik, atje mund të gjesh një vend me një imazh krejt tjetër: imazhin mesjetar të një vendi mysliman, ku dele të pafajshme theren për kurban në majë të maleve ku jetojnë disa baballarë të sektit bektashian, për t‘ia lënë më pas vendin një komenti, në të cilin Shqipëria përshkruhet si vend prostitutash apo hajdut "Benz"-ash. Me një axhendë të papërcaktuar para mbërritjes në Durrës, Michael Pailin i bën reklamën më të keqe të mundshme turizmit shqiptar. Gjatë programit ai komenton infrastrukturën e keqe që ka Shqipëria për turizmin dhe sipas tij, "bregdeti shqiptar nuk ia vlen për t‘u frekuentuar, pasi është mbushur me bunkerë të trashëguar nga epoka e komunizmit".Fatmirësisht, diçka i kishte pëlqyer gazetarit britanik. Ishte qyteti i Krujës, por që nuk shpëtoi nga etiketimi si një "vend më shumë lindor, se sa vetë Turqia". Ndërsa Tirana me pallate shumëngjyrëshe është cilësuar si një përpjekje e kryebashkiakut Rama, por që barazohet me idiomën britanike "You can not polish a turd". Nuk i kanë shpëtuar kamerës së gazetarit britanik edhe disa punëtorë pranë kryqëzimit të "Zogut të Zi", puna e të cilëve është përbuzur prej tij. Sikurse edhe në rastin e A.A Gill, edhe Pailin shoqërohej nga një gazetar shqiptar, i kthyer në cicëron të problemeve sociale që kalon Shqipëria, të përpunuara e përzgjedhura me kujdes gjatë montazhit në BBC1.

    REAGIMET

    "Dokumentari, një goditje e rëndë" Dokumentari i transmetuar nga gjiganti televiziv BBC1 ka ngjallur reagime në komunitetin shqiptar në Angli. Ralf Gjoni, drejtues i "Mjaft London Club", e cilëson programin e Michael Pailin në BBC1, si një tjetër goditje e rëndë për imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarët në Britaninë e Madhe. "Shqipëria ngjau me një vend të humbur mysliman, tërë shi, me një rini që ndjente nostalgji për komunizmin, kur në të vërtetë ne jemi popull tërë energji dhe vend tërë diell. U zhgënjeva prej gazetarit, i cili në vend që të tregonte vitalitetin e shqiptarëve dhe bukuritë natyrore të vendit, kaloi pjesën më të madhe të kohës duke filmuar therjen e një qengji, në një teqe të izoluar në malet e Krujës", thotë Gjoni. "Unë e ndoqa me vëmendje dokumentarin dhe të them të vërtetën Shqipëria ishte e gjitha në kontrast me vendet e tjera", thotë Altini, një emigrant shqiptar në Britaninë e Madhe. "Në të vërtetë, ngjyrat në ekran u bënë të zymta sapo reportazhi filloi në Shqipëri. Edhe Bosnja dukej (dhe ishte në të vërtetë) me më shumë ngjyra se Shqipëria. Unë besoj se, edhe pse gazetari i ka anashkaluar shumë të mira, ne kemi akoma shumë për të bërë duke filluar nga vetë Shqipëria", përfundon Altini, duke iu referuar dokumentarit të transmetuar nga BBC1, disa ditë më parë.

  2. #2
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Vertete kemi probleme,por keta deformojne realitetin.








    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Peniel : 24-09-2007 më 10:56 Arsyeja: Fjalor i pahijshëm
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  3. #3
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Nuk besoj se ka pas qellim te keq gazetari. Mund te jete specialist ne kete lemi dhe din ti vlersoje sendet ne natyre. Ajo qe ka thene ai thuhet edhe tek ne ne Maqedoni , asgje nuk ka zbuluar apo ka shtuar. Kjo duhet te meret si kritike qe te permisoheni me shume e jo si poshtersim.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Edhe une kam pa nji dokumentar te nji qifti pensioner qe shkojn ne ter boten sponsor asht komunja e tyre dhe tani me reportazhz te shumta nxjerin hargjimet ....
    Ishte ne teme shqiperia ...treguan vende te bukura,treguan vende qesharake..martesat e fshatarve ne kamion ....(si filmohet jeta private ) pe te ber me qesh nji pismilet , rruget nji udhshe duke ec me kamion me nusen e krushqit te gjith grumbul ne kamiaon me dhemb te qoroditur me qellim ish ba ...kuptohet , flamuri qe valonte si i shkret ne at ambient....
    Njerzit qe dojn te bejn nji reportazh duhet te jen te shoqeruar me HISTORIAN ...e jo me nejrz te rendomt ! ne komunizem ska mund te ndodh nji gja e till ! 077 kan shku vetem ne hindi ..aty klishin folen ...
    Normal...ne ne vend qe ne te mirrem me gjera te vendit tonê ne merrem me gjera personale ...prostitucioni ......eh pra asht nji e vertet qe nuk mshifet .....kan mjaft dokumentar mjaft majft!

    Per turizem as qe shqetsohem...shqiperia jeton vetem nga ne jemi 10 milion qe dojn te kalojme pushimet aty ...une skam qen kurrrrrrrrrr .ska tren ska rrugê ska siuri .....e sjam britanike ???? realiteti flet !
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dorontina : 22-09-2007 më 07:06
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga Ballisti_Tetove Lexo Postimin
    Nuk besoj se ka pas qellim te keq gazetari. Mund te jete specialist ne kete lemi dhe din ti vlersoje sendet ne natyre. Ajo qe ka thene ai thuhet edhe tek ne ne Maqedoni , asgje nuk ka zbuluar apo ka shtuar. Kjo duhet te meret si kritike qe te permisoheni me shume e jo si poshtersim.
    Ne pamje te pare ke te drejte por ky miku qe kur hyri ne durres beri ''kujdes'' qe ne plana te para te dukeshin varrezat e anijeve te ndryshkura , lypsit qe ''mbushnin'' rruget plot pellgje dhe pluhur! dhe ata 10 min qe kishte per ne i perqendroi mbi nje debil qe donte kohen e dulles prapa , ate haos qe ka urbanistika e tiranes , dhe si therej delja ne nje teqe te krujes !!!!!!!!!!!!!!!!! Vertet eshte realiteti i hidhur i joni por si gjithmone monedha ka dy faqe , dhe per ne tregoi vetem faqen e zeze ky bir kurve !
    Te tjera gjera tregoi per Kroatet , Sllovenet Dhe Bosniaket !
    Se shpejti do bej copy paste dhe nje email proteste qe dergova ndaj BBC
    Eshte e vertete qe puna e fisnikeron njeriun, por shoqeria jone nuk ka nevoje per aristokrate.


  6. #6
    Kujdes me fjalorin dhe me provokimet.










    mod.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Peniel : 24-09-2007 më 10:59
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488

    Lightbulb

    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Ta kishte kapur ndonjeri peng kete gazetarin Britanik sdo ishte keq. Po ti kishin futur edhe ndonje te perdhunuar spektakolare, atehere po qe do kishte ca te thoshte per Shqiperine tek BBC-ja
    e ki mir por kush ka sot guxim ??? i....
    jemi trima me gra po met hujt jem si gra....

    sot paloja do revista gazeta dhe ndegjoj nji radio biznes ....me interson por me ben shum nervoz kur flet per neve ....se masakrojn kend te nxojn ...por sot u fol per kinen, i ftuari ne telefon ishte ne kine dhe me nji rendi (franqezet nuk vrajn kurr nji send pa vra me nji gur dy gjera) atje ishte edhe miniterja franqeze per ti ndalu prodhimet kineze ....(pe dini kush e ka qu ...sarko de ) mir kina qenka sulm ne ekonomin amerikane .korespondenti tha , ne jemi ketu me studiju kinen ne te gjitha anet ? gazetaja e pse e beni ket ? pse ne 2008 jan lojrat e duhet me dijt qdo gja .a dini me me tregu sa hargjon kina per ushtri ? sa franca pergjigjet , mir sa ? 45 milion dollar ...e ku i blen armet kina ? nga amerika ,po franca ku i shet , po edhe franca aty .....
    -----------------------------------------------------
    e di qe skeni me me kuptu te gjith vetem ata qe njofin ekonomin dhe politiken .
    flm per lexim, lexoni te dini te mbroni atdheun. se pari nga gazetaret qe u kritikun mjaft ne emision, po gazetari tha : ka then nji minister Bayrou qe gazetaria dirigjohet nga nji grup indystriel ....
    --------------------------------------
    Ylli i detit i ka shum kambet e komplikueme...
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e lojaxhiu
    Anëtarësuar
    27-01-2004
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    409
    Me zhgenjeu shume dokumentari i Michael Palin. Ka bere dokumentare shume te mira dhe kam pase rrespekt shume por me kete e prishi punen. I interesonte me duket ta mbyllte ashtu dhe kuptohesh edhe po mos te kishe qene ne shqiperi qe po e prikte shume ceket dhe ne menyre te njeanshme jeten ne shqiperi. Pak a shume sic e beri dhe me serbine qe nuk foli rreth saj fare por te pakten nuk e shau.

    Sidoqofte pune qe iku ajo dhe e kemi ne per detyre qe te permiresohet imazhi i shqiperise dhe jo te mbajm shpresa neper gazetaret.

  9. #9
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Haram gazetar , pffffffffffffffff hakptuuuuuu poshttttttttttt , shut upppppppppp.
    Sui generis

  10. #10
    son of eagle Maska e eri12ing
    Anëtarësuar
    13-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    150
    Hej koja nonen me keta njerez,cfare rropsh mor burri dheut.Po s'kane faj anglezet se vodhen gjith thesaret e botes e pine gjakun e gjithe popujve dhe tani shesin pordhe!
    Sons of eagle we are and like eagles we fight in war.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Greqia u jep shtetësinë minoritarëve
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  4. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •