Kjo ishte thirrja më dëshpëruese që kam dëgjuar ndonjëherë nga goja e Gjatoshit. Edhe pse donte të ngushëllonte socialistët shqiptar, pas dushit që morën në parlament, ai përsëri nuk e fshehu dëshpërimin. "PS forca është më e madhe në vend". Mendoj se Rama nuk ka konsideratë për votuesit e tij, sepse të bësh kështu lloj deklaratash do të thotë të mos kesh respekt për socialistët. Por duke qenë se socialistët janë mësuar ti shalosh mirë, edhe deklarata e Ramës u duket e vërtetë.
Ajo deklaratë ka forcë kur ka dhe numra pas. Por PS aktualisht vetë kryetarin nuk e ka deputet, po të shtojmë (më falni të bëjmë minus) edhe 7 deputetë që do largohen. Atëherë ku është kjo "forca më e madhe".
PS vetëm një gjë ka të madhe, DËSHPËRIMIN.
Krijoni Kontakt