Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e *Meri*
    Anėtarėsuar
    27-05-2007
    Postime
    48

    E gjitha Une!

    Nuk e dėgjon?
    Eshtė njė klithmė,
    njė psherėtimė,
    ėshtė njė dhimbje qė mė lind brenda,
    njė melodi
    e ēakorduar
    absurde
    e vetmuar
    dhe bosh.
    Nuk e dėgjon?
    Nė dyluftim me zemrėn time,
    humbet
    nė cdo rrahje tė saj,
    dhe edhe pse gjakoset
    kthehet prapė
    megjithėse e di
    qė prapė do humbas.



    Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Meri.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga *Meri* : 13-10-2007 mė 04:55

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e *Meri*
    Anėtarėsuar
    27-05-2007
    Postime
    48
    Unė tė mbulova me Tetor,
    tė vendosa nė petale poezie
    dhe butėsisht tė pėrkėdhela me gėrma,
    tė pikturova nė heshtje
    njėsoj si tė gjithė engjėjt e ėndrrave tė mia,
    dhe mbrėmjeve tė fshiva pėrsėri,
    tė mbulova mes krahėve
    nė dhjetorėt pa hėnė,
    tė ruajta nėpėr vargjet
    qė strukeshin tek ti.


    Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Meri.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga *Meri* : 13-10-2007 mė 04:55

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e *Meri*
    Anėtarėsuar
    27-05-2007
    Postime
    48
    Meduzė e dashur ...
    Tė kthej nė gurė sapo tė kam pėrball
    dhe nuk ėshtė faji im:
    Apo ėshtė?
    Ke rrjetė merimangash nė sytė e tu
    qė deri nė buzėt e tua varet
    dhe gjuhėn ta mbyll heshtshėm
    Ti nuk flet dot mė,
    ke filluar shoqėrinė
    me insekte tė vdekur,
    me hijet rrugėve bisedon,
    tani ti nuk ke mė pavdekėsi
    dhe nuk ėshtė faji im:
    Apo ėshtė?
    Gjarpėrinjtė
    vazhdojnė tė tė zvarriten mbi kokė,
    lėshojnė imazhe pa ngjyra,
    tinguj pa zė,
    pėr ta nuk ka mė fitore,
    ikin nga refleksi mbi ujin e syve tė mi
    ata nuk kanė mė mėngjese,
    thjeshtė bashkė me ta dhe ti
    largohesh si hije
    nė fundin e kėmbėve tė mia.
    Meduzė e dashur ....
    Nuk ėshtė faji im.
    Apo ėshtė?


    Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Meri.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga *Meri* : 13-10-2007 mė 04:56

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e *Meri*
    Anėtarėsuar
    27-05-2007
    Postime
    48
    Nuk jam larguar dot
    nga sytė pėrgjues
    nėpėr vrimat e ēelėsave,
    nė pyllin e thashethemeve
    rrugėn kam humbur,
    me lėkurėn zhveshur nga njė gjarpėr
    jam veshur,
    nė kėtė rrėmujė
    pengmarrjesh qesharake
    jam hutuar,
    e vetmja gjė qė duhet tė bėj
    ėshtė ...
    tė vazhdoj tė jem
    e harruar



    Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Meri.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga *Meri* : 13-10-2007 mė 04:56

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e *Meri*
    Anėtarėsuar
    27-05-2007
    Postime
    48
    Klithmė e shpirtit tim,
    e thyer nga magjia
    nė pėrkėdheljet e ngelura varur
    nė trupat e ēliruar nga fantazia,
    virgjėroje shikimin
    nė sytė qė vyshken bashkė me vjeshtėn qė ikėn.
    Klith ti shpirt i pėrgjunjur,
    udhėtues pa rrugė,
    e ėndėrrues pa ėndrra.
    Klithmė e shpirtit tim,
    thyeji muret e kujtesės
    qė transportojnė bagazhe mbi peshė,
    gėrvishti rrugėt me asfalte tė shkrira.
    Ti Klithmė e shpirtit tim,
    Ndiej…
    Duaj…
    Duaaaaaaaaajjjjjjjjjj



    Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Meri.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e *Meri*
    Anėtarėsuar
    27-05-2007
    Postime
    48
    Ti mė ke lėnė tė pres.
    Vendose njė gur aty
    si nė radhėn e dikurshme tė qumėshtit
    dhe.... mė the : “Prit.”
    Nė pritje
    thonjtė e bishave mu rritėn
    e shpirtit mu kthyen,
    ma gėrvishtėn,
    ma ēanė,
    ushqim pėr hienat ma bėnė.
    Ejjjjjjjjjjjjjjj ndal!
    Nuk ėshtė kėrmė shpirti im
    vetėm pse ty ta kam fal!!!



    Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Meri.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e *Meri*
    Anėtarėsuar
    27-05-2007
    Postime
    48
    Mere lotin tim
    Mbuloju netėve tė ftohta me tė
    Veē kujdes ...
    Nuk dua qė tė mbytesh



    Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Meri.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283
    Citim Postuar mė parė nga *Meri* Lexo Postimin
    Mere lotin tim
    Mbuloju netėve tė ftohta me tė
    Veē kujdes ...
    Nuk dua qė tė mbytesh



    Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Meri.
    Komplimete Meri ! .....i embel vjen vargu Yt,poezi te bukura ,pergezime per temen!
    Dhuro shumė...e prit pak!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    me te vertete
    shume te bukura poezite

    nese me lejohet te perdor termin "profesioniste"

  10. #10
    lepurushe Maska e bebushja
    Anėtarėsuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    po Meri eshte shkrimtare e afirmuar
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kėshtu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Pėrgjigje: 188
    Postimi i Fundit: 02-09-2013, 21:37
  3. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  4. Berisha: Disa prej mediave, hanxharė tė mafies
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 203
    Postimi i Fundit: 16-05-2007, 02:27
  5. Standartet demokratike tė Kosovės
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-11-2005, 07:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •