Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Sporti i aristokratëve "zbarkon" në Shqipëri

    Sporti i aristokratëve "zbarkon" në Shqipëri

    Projekti për fushë 60 ha në Petrelë

    Nga Londra
    Muhamed Veliu

    Golfi, i njohur si sporti i aristokratëve, mbërrin edhe në Shqipëri. Vetëm disa javë pas regjistrimit në Gjykatën e Tiranës, Shoqata e Golfit Shqiptar ka zhvilluar një takim pune me drejtues të Akademisë Britanike të Golfit, PGA (Professions Golfers Association). Qëllimi i kësaj vizite ishte shkëmbimi i eksperiencës në plotësimin e dokumentacionit për t‘u anëtarësuar në Shoqatën Evropiane të Golfit e më pas atë Botërore. Gjatë takimit, përfaqësuesit e golfit shqiptar, sportit më të ri në vendin tonë, u pritën nga David Wright, drejtori rajonal për trashëgiminë, si dhe David Colclough, drejtor ekzekutiv për zhvillimin në këtë akademi. Ylli Paja është themeluesi i Shoqatës së Golfit Shqiptar, në të cilën janë aderuar politikanë, artistë, biznesmenë dhe ka mbështetjen e diplomatëve të huaj që punojnë dhe jetojnë në Tiranë. "Nuk ka arsye përse edhe vendi ynë mos të jetë në hartën e vendeve evropiane, në të cilën mund të ushtrosh këtë sport. Qëllimi ynë, krahas zhvillimit të golfit në Shqipëri për shqiptarët, është edhe thithja e të huajve, që përveç mundësisë për të luajtur golf, të kenë mundësi të vizitojnë vende të ndryshme turistike", thotë Paja, rreth ambicies që ka së bashku me bordin drejtues të golfit shqiptar. Ekskluzivisht për "Shqip", zoti Paja ka zbuluar planin më të afërt për ndërtimin e kompleksit të parë të golfit në Shqipëri. Sipas tij, kanë filluar tratativat për ta ndërtuar atë në zonën e kodrave të Petrelës, në një hapësirë prej 60 hektarësh. Ky projekt do të mbështetet nga Akademia Britanike e Golfit, e dyta më e madhe në botë, me asistentë teknike si trajnimi i lojtarëve, arbitrave, ana menaxheriale, si dhe sjella e lojtarëve britanikë për të luajtur atje. Gjatë takimit në Londër, pala britanike është shprehur e gatshme që të ndihmojë me konsolidimin e legjislacionit të Shoqatës Shqiptare të Golfit, asistencën në ndërtimin e kurseve, ku shqiptarët do të kenë mundësi të mësojnë si luhet ai. Në fund të takimit, një surprizë: vendosja e flamurit kombëtar shqiptar në hollin e kësaj akademie, duke u bërë vendi i 71 si anëtar i PGA-së.

  2. #2
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    Ishalla popullarizohet shume edhe ne Shqiperi sic eshte ne bote

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •