OSBE:Mosveprimi i Sollakut pengoi luftėn kundėr korrupsionit !
Raporti i organizatės vlerėson pėrpjekjet e qeverisė kundėr fenomeneve korruptive
Raporti vjetor i OSBE-sė, i publikuar dje, vlerėson se Prokurori i Pėrgjithshėm Theodhori Sollaku ka luajtur njė rol vendimtar nė pengimin e luftės ndaj korrupsionit. Sipas raportit, megjithėse ka patur rezultate tė dukshme nė ndjekjen e sjelljeve tė korruptuara nė jetėn publike, nė fakt nuk ka pasur shumė akuza tė profilit tė lartė. "Shumica qeverisėse pretendon se kjo ka ardhur si pasojė e mosveprimit tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm aktual", thuhet nė raport, i cili thekson se nė luftėn kundėr trafikimit tė qenieve njerėzore, drogės dhe armėve, numri i arrestimeve dhe sasive tė kapura ka tendenca rritjeje. Raporti, gjithashtu, vlerėson luftėn kundėr kultivimit tė kanabisit nė vend, duke shėnuar se policia ka raportuar sasi gjithnjė e nė rritje tė bimėve cannabis. Sipas raportit, efekti real i masave tė tjera tė marra mė parė kundėr trafikimit tė drogės, si ndalimi i skafeve, mbeten pėr t'u vlerėsuar pėrfundimisht. Raporti vlerėson se nė fushėn e reformės nė drejtėsi, ēėshtje mė e dukshme mbetet zėvendėsimi i Prokurorit tė Pėrgjithshėm Theodhori Sollaku, i cili, siē nėnvizohet nė kėtė dokument, ka kohė qė akuzohet nga shumica qeverisėse pėr mosndjekje penale e madje mbrojtje tė kriminelėve. "Mė 25korrik 2006, Kuvendi votoi pėr t'i rekomanduar Presidentit shkarkimin e tij, pas njė komisioni tė diskutueshėm hetimor. Opozita e bojkotoi votimin, duke e parė kėtė ēėshtje si tė motivuar politikisht dhe tė mbushur me parregullsi teknike. Mė 13 tetor 2006, Presidenti Moisiu e hodhi poshtė kėtė mocion, duke thėnė se ishte i pavėrtetuar. Qė me zgjedhjen e Bamir Topit President, janė rishfaqur thirrjet pėr zėvendėsimin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm, nėpėrmjet dorėheqjes, shkarkimit ose mbarimit tė mandatit", nėnvizon raporti. Dokumenti vijon mė tej duke e vėnė theksin nė hapjen e dosjeve tė krimeve tė vitit 1997, fushatė qė u pasua me arrestimet dhe akuzat e para. Raporti i OSBE-sė vlerėson me nota optimiste ndryshimet nė ligjin e policisė, duke pėrshėndetur miratimin e ligjit tė ri pėr unifromat blu ."Ndryshime tė rėndėsishme u miratuan nė Ligjin "Pėr Policinė e Shtetit" nga Kuvendi, mė 4 qershor 2007. Ato u pėrgatitėn me asistencė ndėrkombėtare dhe pėrcaktuan standardet pėr menaxhimin, procedurat administrative dhe policinė nė komunitet, si dhe hodhėn bazat pėr njė ristrukturim tė pėrgjithshėm dhe zvogėlim tė ndėrhyrjeve politike", vlerėson raporti, ndėsra thekson se opozita e bojkotoi votimin nė Kuvend, duke e parė ligjin e ri si tė dėmshėm pėr Policinė e Shtetit. Duke u ndalur nė reformėn e pronėsisė, raporti vlerėson se qeveria ka ecur pėrpara gjatė kėsaj periudhe raportuese. "Nė korrik 2006, Kuvendi ka miratuar disa ndryshime nė Ligjin "Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave", tė cilat e rritėn sipėrfaqen e tokės bujqėsore tė disponueshme pėr kthim, krijuan njė fond kompensimi, shkrinė ish-Komitetin Shtetėror pėr Kthimin dhe Kompensimin e Pronave dhe krijuan Agjencinė e Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave. Ligji i kthimit dhe kompensimit tė pronave u ndryshua nė nėntor 2006, duke e lejuar Agjencinė (si pasardhėse tė Komitetit) tė rishikojė ankimet e pazgjidhura tė depozituara kundėr vendimeve tė marra nga ish-Komiteti Shtetėror pėr Kthimin dhe Kompensimin e Pronave", vlerėson dokumenti raportues i OSBE-sė, i paraqitur para Kėshillit tė Pėrhershėm tė kėsaj organizate. Gjithashtu, raporti vlerėson edhe zgjedhjet presidenciale, duke veēuar kryesisht mosndėrhyrjen nga jashtė dhe duke shpresuar qė kjo tė shėnojė ndarjen nga praktikat e kaluara.
Krijoni Kontakt