Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4

Tema: Vitiligo

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-09-2007
    Postime
    2

    Vitiligo

    Vitiligo. eshte nje semundje e lekures. Paraqitet ne lekure, ne fillim si njolla fare te vogla te bardha, e me kalimin e kohes ato vine duke urritur ne disa dhjetra cm ne pjese te ndryshme te trupit. Gjate veres kur trupi rrezitet ato behen akoma me te dukshme, dhe me neveritese. Kisha lutur te shkruajne te gjithe ata qe dine dicka me teper rreth sherimit nga kjo semundje. Apo per ndonje mjek qe e kuron me sukses kete semundje.

  2. #2
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Po ,kam njohur nje person qe ka patur kete semundje.Shfaqet kryesisht tek femijet ne moshen shkollore deri tek te rriturit e rinj.Eshte nje demelanizim i lekures.

    Ne vere duhet te perdoret kreme kunder-djegies dhe nuk duhet te ekspozohesh pa mbrojtje ne diell.

    Mjekimi: medikamenti baze eshte psolaren,i cili mund te gjendet ne forma tableta ose shurupe dhe ne emra te ndryshem tregtare.

    Ne format e hershme mund te jene efektive edhe kortikoidet kreme si Dermovat (ne Shqiperi).

    Duhen edhe seanca cdo dyjavore me rreze ultra-violete.(mbasi merret ne avans psolaren nja 2 ore perpara).

    Ka te reja shkencore qe japin idene e mbulimit kirurgjikal te njollave me lekure normale, por akoma nuk jane te sakta.

    Sherimi zgjat nja 6 muaj deri 1 vit.( nuk duhet te priten rezultate te menjehershme).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Qerim : 21-09-2007 mė 12:59

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Lekura eshte jo vetem nje organ mbrojtes por edhe nje organ frymemarje dhe jashteqitje .

    Ajo na mbron nga mikrobet e shumte qe gjenden ne natyre .
    Ajo na ndihmon te marrim fryme ajer me shume dhe jo vetem me mushkeri , per kete provoni te futeni ne nje vaske m uje dhe do ndjeni qe ju merret fryma .
    Ajo na ndihmon qe te nxjerrim jashte trupit cdo gje qe eshte e tepert, ne forme djerse apo ne forme pucrash dhe njollash.
    Njollat nuk jane gje tjeter vecse lengje te ndryshme te pa nevojshme per trupin tone qe nuk mund te dalin dot jashte pasi poret e lekures jane me te vogla se molekulat e atyre lengjeve keshtu qe ato ngelen nen lekure dhe ne disa raste thahen ndersa ne tjera perhapen me shume sidomos kur ngrohen nen rrezet e diellit.
    Te gjitha keto papasterti vijne nga ushqimi pra nese ju ushqeheni me shum mish, brum,sheqer e bulmet , do keni keto probleme por nese nderroni ushqim edhe ato zhduken.

    Per me teper nese ke deshir te lexosh dhe mesosh per veten tende lexo ketu :
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=80701
    larguar forever

  4. #4
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Vitiligo--- Leukoderma--- (lekure e bardhe)..humbja e pjeserishme e pigmentit te lekures..lekura lara lara...
    Nuk dihet etiologjia e sakte e kesaje semundje, ne baze te rasteve te studjuara, shperndarjes, historise dhe hulumtimit qe ende eshte ne vazhdim mbi kete semundje nje gje eshte e sigurt se shkaktohet nga demtimi i qelizave qe prodhojne ngjyren natyrale te lekures( melanociteve)..dhe kjo mund te ndodhe nga reakcionet autoimune, stresi, crregullimi hormonal, toksik..Mund te paraqitet ne cdo moshe dhe te shtrihet ne menyre fokale, segmentale dhe gjenerale.
    Qe ne fillim ti bie shkurrt dhe qarte per te interesuarit se ne baze te rasteve te hulumtuara dihet perfundimisht ( me ate qe dihet sot) se nuk eshte semundje serioze ( me pak serioze se nje alergji banale), me shume afekton anen psiqike se sa ate fizike( pos pamjes kjo)..andaj edhe perqendrimi kryesor per tejkalimin e kesaj semundje duhet te shkoje ne drejtim te kuptimit te esences qe eshte: nuk eshte semundje serioze, nuk duhet te vetizolohet personi qe ka kete semundje, ta tejkaloje anen e kompleksit te dukjes( tek femrat qe eshte ne pjese te qafes,buzve, fyryres- te kamoflohet me mjete kozmetike)..
    Si te kalohet dhe tejkalohet kjo ane - psiqike , njeri me vitiligo mund te jetoje nje jete te lumtur dhe pa brenga si nje njeri qe nuk ka vitiligo....
    Steroidet qe jane perdorur perpara , jane provuar se nuk kane efekt permanent dhe ndikim ne sherim te plote dhe per shume arsye te tjera te ndikimit ne imunitet dhe mvarshmeri thuaj se sot nuk perdoren...Perdoren menyra te ndryshme te mjekesise alternative dhe krema te ndryshme qe konsistojne ne stimulimin e prodhimit normal te melanines.....perfundimisht shumica e ketyre kremave kane si anen e lavdates komerciale por, edhe ca efekt praktik..
    Meqe etiologjia nuk eshte e sakt, eshte nje duzine shkaqesh te perbashkta ne bashkeveprim edhe sherim specifik per kete semundje me sa di nuk ka...( ne kuptim te sherimit total- ka shpresa nga dermatologet por, e gjithe kjo e varur nga koha e paraqitjes, gjenetika, gjeresia e shperndarjes ne lekure, dhe mosha..te gjitha keto jane ne proporcion te kundert me sherimin...) per me shume sigurisht qe ka pergjigje nje dermatolog qe eshte ne rrjedha te hulumtimit te kohes....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 03-10-2007 mė 16:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •