Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18

Tema: Ilirida

  1. #1
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Ilirida

    ILIRIDA
    Shkruar nga Shefki OLLOMANI
    Thursday, 20 September 2007
    Ilirida - Shqipėria Verilindore, Lugina e Vardarit ose Maqedonia Perėndimore, ka qenė e banuar qė nė periudhėn mė tė lashtė parahistorike, tė Neolitit, nga popullsi bartėse tė Kulturės Mediterane. Mė vonė, nga kjo popullsi parahistorike u formuan Pellazgėt dhe fiset Ilire, tė cilėt nė Iliridė, pėrveē tjerash, ndėrtuan edhe kėto qytete historike: Oeneu (Tetova), Draudaku (Gostivari) dhe Uskana (Kėrēova) tė cilėt banosheshin nga fisi Ilir i Penestėve. Linkestėt dhe Enkelejtė banonin rreth qyteteve Strugė, Ohėr (Lyhnidis) dhe Manastir (Heraklea). Kurse pjesa veriore e Maqedonisė, Shkupi (Scupi), Kumanova, etj., ka qenė e banuar nga fiset ilire tė Dardanėve dhe Paionėve.

    Nė Enciklopedinė serbe theksohet: "Maqedonia nė periudhėn antike ishte shtet i pavarur, i banuar me fise iliro-thrakase, nga maqedonasit iu dha emri MAQEDONI". Mė poshtė thuhet: "Shtrihej rreth brigjeve tė Detit Egje. Nė histori ėshtė njohur me emrin Maqedonia, me kryeqytet Selanikun. Mė vonė Filipi II, i ati i Lekės sė Madh, i zgjeroi kufijtė nė Veri. Kjo njihej me emrin Maqedonia II, me kryeqytet Stobi (Shtipi). Kufiri i Maqedonisė II shtrihej deri te lumi Astibo dhe rrjedha e poshtme e lumit Erigon". (Malla Enciklopedija, Prosveta, Beograd, 1978, f .461).

    Pra, siē shihet, Maqedonia antike asnjėherė nuk ėshtė shtrirė nė veri tė lumit Erigon (Crna Reka), dhe se nė perėndim asnjėherė nuk e ka pasur territor tė saj Maqedoninė e sotme Perėndimore. Ata ishin tė banuara me fiset tjera ilire, si: dardanėt, paionėt, lynkestėt, penestėt, enkelejtė etj. Kėtė e dėshmojnė edhe gėrmadhat e vendbanimeve tė vjetra dhe objektet e shumta arkeologjike tė zbuluara anekėnd hapėsirės sė Maqedonisė sė sotme.

    Kurse, sa iu pėrket maqedonasve pellazgo-ilirė, njė historian do tė theksonte: ”Herėt u paraqitėn nė histori dhe shumė herėt u zhdukėn”. Kjo tregon, se maqedonasit antikė nuk patėn jetė tė gjatė nė histori. Nė shek. III p.e.s nuk u dėgjuan mė fare, ndėrsa Leka i dėgjuan mė fare, ndėrsa Leka Ieonjetnive dhe ndarja e tyre nga shteti Madh vazhdoi tė "veprojė" nė arenėn historike. Ai bėri bujė dhe la gjurmė tė thella nė histori. Edhe sot ėshtė i pranishėm nė lėminė e historisė. Pėr tė dihet se ėshtė i biri i Filipit II e i nėnės Olimpi dhe se mėsues e ka pasur Aristotelin (aristokrat Telin, filozof ilir). Leka i Madh ishte kushėri i Pirros sė Epirit. Qė nė moshė 6 vjeēare mbet jetim dhe e mori nė mbrojtje dhe e rriti mbreti i Taulantėve, Glauku, i cili mė pas i ndihmoi qė tė bėhet mbret i Maqedonisė. Ēka ėshtė me rėndėsi, Leka i Madh, ishte mbret i Maqedonisė prej v. 336 deri nė v. 323 p.e.r., pra, deri nė vdekjen e tij. Pėrkatėsinė etnike iliro-maqedonase, askush nuk mund t'ia mohojė, prandej edhe quhet Leka i Maqedonisė (Aleksandri i Maqedonisė).

    Pra, mė mirė do tė ishte qė historianėt dhe politikanėt sllavo-maqedonas tė mos merren me kuazishkencė, sepse kjo sjell huti brenda vetė popullit sllavo-maqedonas. Pėrpjekjet e tyre qė tė jenė pasardhės tė njė populli tė stėrlashtė, me tė cilin mburret historia antike dhe historia mė e re, janė pretendime tė kota, sepse nuk munden tė jenė edhe sllavo-maqedonas edhe maqedonas antikė. Nuk munden tė jenė nė tė njėjtėn kohė edhe sllavė edhe ilirė, sepse maqedonasit e Lekės sė Madh kanė jetuar nė njė hapėsirė dhe nė njė kohė krejtėsisht tjetėr. Fisi i Maqedonėve tė Lekės sė Madh ka qenė fis pellazgo-ilir. Kėtė e dėshmojnė vetė historianėt dhe filozofėt helenė (grekė) tė asaj kohe, duke i quajtur Maqedonėt, ashtu si edhe Ilirėt, fise "barbare", pra fise tė huaja, jo greke, qė nuk kishin gjuhėn dhe etninė e tyre.

    *****

    Shteti qė sot zyrtarisht quhet Ish Republika Jugosllave e Maqedonisė (IRJM), pėr herė tė parė si gjysmėshteti, si Republikė i ish-Federatės Jugosllave, u konstitua nė vitin 1945.

    Republika e Maqedonisė u nda nga ish-Federata Jugosllave pas mbajtjes sė Referendumit tė 8 shtatorit 1991, duke shpallur po atė vit edhe pavarėsinė shtetėrore. Ende pa pėrmbushur kushtet e parashtruara nga Komisioni i Badinterit u bė njohja e Maqedonisė si shtet i pavarur, dhe mė 1993 ajo u pranua anėtare e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara. Me gjithė njohjen e saj si shtet i pavarur nga OKB-ja, Republika e Maqedonisė (apo zyrtarisht: IRJM - FYROM) ende ka shumė probleme tė pazgjidhura me fqinjėt e saj. Kėshtu, Bullgaria nuk ia njeh kombėsinė (etninė), duke pretenduar se nė Maqedoni ka vetėm pjesė tė kombit bullgar e jo ndonjė komb maqedonas. Greqia nuk ia njeh as etninė, as emrin shtetit sllavomaqedonas, duke pretenduar se ajo ėshtė e vetmja "trashėgimtare" e emrit antik "Maqedon dhe Maqedoni". Serbia Maqedonisė nuk ia njeh pavarėsinė e Kishės Ortodokse Maqedonase, duke tentuar qė ta mbajė gjithmonė nėn sqetullėn e saj kėtė kishė. Kosova nuk ia njeh kufijtė Maqedonisė, sepse Serbia mbolli "mollėn e sherrit" midis dy vendeve kur ia dhuroi Maqedonisė njė pjesė tė madhe tė tokės sė Kosovės. Republika e Shqipėrisė e njeh Maqedoninė si shtet tė pavarur e sovran dhe nuk ka probleme ndėrshtetėrore me tė, por populli shqiptar i Iliridės nuk e njeh Maqedoninė si shtet tė vetin, sepse nuk ėshtė i barabartė me popllin sllavo-maqedonas, sepse nuk ėshtė popull shtetformues nė kėtė republikė.

    *****

    Pas ardhjes nė pushtet tė VMRO-DPMNE, kjo parti dhe qeveria e saj pėrpiloi njė program pune ku pjesėn mė tė madhe tė kėtij programi e pėrbėn problemi ekonomik dhe zgjidhja e kėtij problemi. Kurse problemi politik lihet nėn hije tė ekonomisė. Ēėshtjet e pazgjidhura etnike, implementimi i plotė i Marrėveshjes sė Ohrit etj., lihen nė plan tė dytė, edhepse ato janė problemet numėr njė me tė cilat pėrballet shteti i Maqedonisė. Nė kėtė mėnyrė qeveria e VMRO-s po ikė nga problemet e mprehta reale politike dhe shkon e fshihet pas problemeve ekonomike, tė cilat poashtu janė tė mėdha dhe duan zgjidhje urgjente, por jo nė kurriz tė problemeve etnike dhe tė pabarazisė ligjore ndėrmjet etnive.

    Duhet theksuar se, nė mars-prill tė vitit 2001, Kryeministri i atėhershėm i Maqedonisė kėrkoi ndarjen e saj, por shqiptarėt nuk e pranuan kėtė tezė, sepse Kryeministri i atėhershėm sllavomaqedonas u jepte shqiptarėve vetėm dy-tre komuna tė kėtij shteti, kurse pjesėn e ”luanit” tė trojeve shqiptare tė Iliridės propozonte ta mbante pėr vete! Kurse nė maj tė po atij viti (2001), kur UĒK kishte shti nė dorė luginėn e epėrme tė Vardarit dhe ishte afruar te portat e Shkupit, Kryeministri u tėrhoq nga ideja dhe ngarkoi Akademinė e Shkencave tė Maqedonisė pėr ta elaboruar mė tej tezėn e ndarjes sė saj. Nuk vonoi shumė dhe gazeta Veēer e datės 25 maj 2001 botonte hartėn e ndarjes sė Maqedonisė. Ky skenar jorealist e antishqiptar nuk u realizua atėherė, por skenari vazhdon tė qėndrojė nė sirtarėt e kėsaj partie sllavomaqedonase.

    Sllavomaqedonasit VMRO-istė duan ta ndajnė Maqedoninė, por faji pėrballė Europės dhe botės ”duhet” t’u mbetet Shqiptarėve, qė ne tė etiketohemi e anatemohemi nga faktorėt politik relevantė ndėrkombėtarė si ektremistė, nacionalistė, separatistė, paqeprishės,… deri edhe terroristė! Por, faktikisht dhe historikisht, Maqedoninė (ta quajmė kushtimisht) Etnike e kanė ndarė vetė ideologėt sllavomaqedonas tė VMRO-sė sė shekullit tė kaluar: Jane Sandanski (nga Maqedonia e Pirinit), Goce Dellēevi (nga Maqedonia e Egjeut), Nikolla Karevi, etj., tė cilėt nuk luftuan nė koalicion me shqiptarėt e Hasan Prishtinės pėr tė krijuar Shqipėrinė Etnike dhe Maqedoninė Etnike, por luftuan pėr tė pushtuar sa mė shumė territore tė Shqipėrisė Etnike nė prag tė shekullit tė kaluar. Prandaj tani Maqedonia sllavomaqedonase e Pirinit gjendet nėn Bullgari, kurse Maqedonia sllavomaqedonase e Egjeut gjendet nėn Greqi. Dhe jo vetėm kaq, por politika antishqiptare e VMRO-sė sė sotme moderne dhe e tė gjitha partive tjera politike sllavomaqedonase ende vazhdon me avazin e vjetėr. Ata me ngulm po pėrpiqen tė mbajnė tė pushtuara tokat shqiptare tė Shqipėrisė Etnike (Iliridėn) dhe po vazhdojnė tė injorojnė tė vetmit aleatė tė tyre natyrorė nė Ballkan – Shqiptarėt, me tė cilėt i bashkon idea pėr krijimin e Shqipėrisė Etnike dhe Maqedonisė Etnike. Dhe Maqedonia Etnike e tyre nuk shtrihet nė tokat shqiptare tė Iliridės, por gjendet nė Bullgarinė e Pirinit dhe nė Greqinė e Egjeut, si dhe nė Maqedoninė e sotme juglindore (rrjedha e poshtme e Vardarit).

    Sllavomaqedonasit dhe Shqiptarėt kanė tė pėrbashkėt tė njėjtin pushtues shovenist – Greqinė, por kėtė fakt pushtetarėt sllavomaqedonas tė Shkupit nuk e marrin parasyshė dhe vazhdojnė tė armiqėsohen mė tej me Shqiptarėt, duke mos qenė tė vetėdijshėm se nė kėtė mėnyrė ata po godasin, mė shumė se Shqiptarėt, vetveten dhe ēėshtjen e tyre kombėtare. Me apo pa "aleatėt" sllavomaqedonas, kombi shqiptar do tė vazhdojė rezistencėn dhe luftėn e tij pėr bėrjen e Shqipėrisė Etnike.

    Mosimplementimi i plotė i Marrėveshjes sė Ohrit dhe vazhdimėsia e diskriminimit tė shqiptarėve tė Iliridės nga pushtetmbajtėsit sllavomaqedonas tė Shkupit, vetėm se do ta shpejtojė ndarjen dhe shpėrbėrjen e Republikės sė sotme tė Maqedonisė (IRJM-FYROM). Dhe faji do tė rėndojė mbi ta, sepse bota demokratike nuk ėshtė as e verbėr e as naive qė tė mos e identifikojė fajtorin e kėsaj ndarjeje.

    *****

    Republika e Maqedonisė ėshtė shtet unitarist multietnik, ku pushteti ushtrohet nga lart – poshtė, dhe ku sundon etnia sllavomaqedonase mbi etninė shqiptare dhe mbi pakicat tjera kombėtare. Ky lloj pushteti etnocentrist ėshtė burim i konflikteve tė vazhdueshme ndėretnike. Multietniciteti i shtetit ėshtė njėherit dhe pasuri e atij vendi, por vetėm kur bėhet decentralizimi i pushtetit qendror, kur pushteti dhe tė drejtat e qytetarėve ushtrohen nga poshte-lartė. Kjo formė e qeverisjes bėn tė mundur qė etnitė dhe pakicat e ndryshme qė nuk kanė etni, gjuhė, fe e as tradita tė pėrbashkėta, megjithatė mund tė bashkėjetojnė nė paqė dhe harmoni ndėretnike nė njė shtet tė tillė ligjor.

    Gjithė kohėn ka pasur premtime tė pushtetit maqedonas se do t’i plotėsojė kėrkesat dhe tė drejtat e shqiptarėve, por nuk i ka plotėsuar kurrė. Poashtu tėrė kohėn, sidomos gjatė fushatave elektorale, ka pasur premtime tė partive shqiptare pėr zgjedhėsit shqiptarė se do t’i avansojnė tė drejtat e tyre kombėtare, se do t’i pėrmbushin kėrkesat e tyre politike, kombėtare, ekonomike, tė arsimit etj., por kur kanė hyrė nė qeverisje nuk i kanė mbajtur premtimet. E gjithė politika e sllavomaqedonasve dhe e partive shqiptare ėshtė ndėrtuar dhe ėshtė zhvilluar mbi premtime gojore dhe shumė pak gjėra janė tė shkruara e tė inkorporuara nė ligj. Edhe ato tė drejta tė sanksionuara nė kushtetutė dhe ligjet e shtetit nuk janė realizuar fare ose tepėr pak nė praktikė.

    Ēdo shtet jodemokratik njėherit ėshtė edhe ilegjitim pėr etninė qė shtypet e shfrytėzohet politikisht dhe ekonomikisht. Pjesėmarrja e partive politike tė etnive tjera nė Parlament dhe nė Qeveri, pa pėrmbushur standardet demokratike, pa rrespektuar dhe zbatuar marrėveshjet paraprake dhe ligjet nė fuqi, nuk e bėn njė shtet legjitim. Pėrfaqėsuesit e shqiptarėve nė pushtetin maqedonas, deputetė apo ministra, deri mė sot kanė shėrbyer vetėm si dekor dhe pėr tė legalizuar pushtetin e sllavomaqedonasve karshi botės. Pushteti legal kur ėshtė jodemokratik, ai automatikisht ėshtė pushtet ilegjitim, i paligjshėm dhe i papėrfillshėm nga etnia apo pakicat qė janė objekt i padrejtėsive tė pushtetit legal.

    Shqiptarėt nė Maqedoni, qė nga viti 1945 e deri mė sot, nuk kanė qenė tė barabartė me sllavomaqedonasit, prandaj kurrė nuk e kanė pranuar atė si shtet tė vetin, sepse janė nėpėrkėmbur e diskriminuar vazhdimisht nga tė gjitha qeveritė e Shkupit. Pėr kėtė shkak, mė 24 mars 1990 shqiptarėt qė jetojnė nė trojet e tyre nė Maqedoni e shpallėn Iliridėn Republikė Autonome, por nuk e vazhduan punėn e mėtejshme pėr jetėsimin e saj nė vepėr! Kurse nė pranverė tė vitit 2001 shqiptarėt e Iliridės iu bashkangjitėn thirrjes sė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare (UĒK) pėr luftė nacionalēlirimtare dhe ndarje nga Maqedonia.

    *****

    Asnjė marrėveshje nuk mund tė ketė karakter tė pėrjetshėm. Ajo, ēka ėshtė edhe mė keq, Marrėveshja e Ohrit as nuk ėshtė implementuar nė tėrėsi as edhe pas kaq vitesh tė pėrpilimit tė saj. Kjo Marrėveshje ėshtė shumė e vėshtirė qė tė implementohet nė tėrėsi, sepse kundėr saj ka qenė gjysma e popullit sllavomaqedonas. Kėtė e dėshmoi edhe Referendumi Popullor i 7 nėntorit 2004, i organizuar nga partia aktuale nė pushtet - VMRO-DPMNE, ku rreth 445.000 qytetarė sllavomaqedonas votuan kundėr Marrėveshjes sė Ohrit!

    Marrėveshja e Ohrit ėshtė Marrėveshje pėr ekzistencėn e Maqedonisė, ajo nuk ėshtė marrėveshje vetėm e shqiptarėve, por edhe e sllavomaqedonasve. Prandaj pushtetarėt VMRO-istė tė Shkupit janė tė obliguar qė ta implementojnė atė deri nė shkronjėn e paragrafin e fundit tä saj, nėse nuk duan shpėrbėrjen apo ndarjen e Republikės aktuale tė Maqedonisė.

    Marrėveshja e Ohrit ka luajtur rolin historik tė ndėrprerjes sė luftės dhe tani ėshtė obligim i tė gjitha forcave politike qė tė angazhohen pėr zgjidhjen e ēėshtjeve tė hapura dhe ende tė pazgjidhura politike e kombėtare nė Maqedoni. Njė gjė e tillė mund tė realizohet vetėm pėrmes njė dialogu konstruktiv, ku hiqen “temat tabu” dhe me ndihmėn e forcave demokratike ndėrkombėtare tė gjenden format dhe mėnyrat e zgjidhjes sė problemeve pa gjakderdhje tė reja. Republika Shqiptare e Iliridės ende ėshtė opcion politik dhe kombėtar i popullit shqiptar tė Iliridės.

    Si duket pushteti maqedonas nuk ka mėsuar asgjė nga konflikti ushtarak shqiptaro-maqedonas i vitit 2001! E meta e historisė ėshtė se ajo, nė njė formė apo nė njė tjetėr, pėrsėritet. Historia pėrsėritet kur njerėzit, partitė politike apo pushtetet shtetėrore nuk mėsojnė apo nuk duan tė mėsojnė asgjė nga ngjarjet historike. Dhe atėherė historia pėrsėritet, por pėrsėritet me njė egėrsi, intenzitet dhe pėrmasa shumė mė tė mėdha se sa herėn e kaluar.

    Prandaj, si dje edhe sot, Maqedonia po pėrballet me konflikte tė hapura e tė fshehura ndėretnike. Ky shtet nuk ėshtė demokratik dhe si i tillė nuk ka tė ardhme. Ardhmėria e Maqedonisė qėndron vetėm nė decentralizimin demokratik tė pushtetit qendror, i cili shprehet pėrmes konceptit tė demokracisė konsensuale, autonomisė rajonale, federatės apo konfederatės.

    Rruga tjetėr ėshtė vetėvendosja demokratike e popullit shqiptar tė Iliridės, pėrmes Referendumit Popullor dhe ndarja e tij nga Maqedonia, duke formuar shtetin e ri - Iliridėn, me tė drejtė bashkimi me Shqipėrinė ose Kosovėn.

    Pėrndryshe, Ilirida ėshtė Shqipėri Verilindore, e banuar nė masėn 90% nga shqiptarėt autoktonė pellazgo-ilirė qė nga antika dhe deri nė ditėt tona. Kurse nė nivel republikan Shqiptarėt pėrbėjnė rreth 45% tė numrit tė pėrgjithshėm tė popullsisė sė Maqedonisė.

    Ilirida ėshtė pjesė integrale e Shqipėrisė Etnike.

    20 shtator 2007



    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #2
    Ultras Maska e KUSi
    Anėtarėsuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    3,049
    Citim Postuar mė parė nga biligoa Lexo Postimin
    por populli shqiptar i Iliridės nuk e njeh Maqedoninė si shtet tė vetin, sepse nuk ėshtė i barabartė me popllin sllavo-maqedonas, sepse nuk ėshtė popull shtetformues nė kėtė republikė.

    pajtohem plotesisht me kete qe e kam cituar



    DON'T CALL ME f.y.r.o.m CALL ME ILIRIDA
    ” UNĖ JAM MIRĖ KUR ASHT MIRĖ SHQYPNIA! ”

  3. #3
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    mundet te analizoni si te doni komentin, po qellimi eshte se maqedonija nuk pranon shqiptaret si popull shtetformuas

    nuk dua te debatoj me ty po bej vetem neje sqarim pes lexuesit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga biligoa : 21-09-2007 mė 09:07
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    10-08-2007
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    1,100

    Ilirida

    Cila Maqedoni?????ē Gjuhe Flete Maqedonija?a Ka Ndoje Mbishkrim Sllave Para Eres Sone???nga Ajo Zone Na Ka Botuar Mbishkrime Shqipe Jakovo Thomopulo 1912....pikerishte Nga Kohet Kur Mbreteronte Edhe Aleksandri I Madhe...nga Ku Edhe Tregjuheshi I Thrakes Me Shqipen -armenishten -greqishten.......beni Pake Durim???/

  5. #5
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Alfeko pershendetje,kur do i sjellesh ato fjalet e gjuhes etruske qe spjegohen me shqipen,jam shume kurioz.
    PS.biligoa,me respekte per ty,me fal qe jam komplet jashte teme.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e terili1
    Anėtarėsuar
    05-03-2007
    Postime
    124
    Citim Postuar mė parė nga alfeko sukaraku Lexo Postimin
    Cila Maqedoni?????ē Gjuhe Flete Maqedonija?a Ka Ndoje Mbishkrim Sllave Para Eres Sone???nga Ajo Zone Na Ka Botuar Mbishkrime Shqipe Jakovo Thomopulo 1912....pikerishte Nga Kohet Kur Mbreteronte Edhe Aleksandri I Madhe...nga Ku Edhe Tregjuheshi I Thrakes Me Shqipen -armenishten -greqishten.......beni Pake Durim???/

    aleko te lutem ate librin e jakovo thomopoulos e ke gjetur vet ,se kam kerkuar ta gjej ne athine por nuk kam mundur. ne rast se ke ndonje adrese librarie ne athine qe e ka kete liber
    mund te ma tregosh . flm

    TE RROJE SHQIPERIA

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    10-08-2007
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    1,100
    Citim Postuar mė parė nga land Lexo Postimin
    Alfeko pershendetje,kur do i sjellesh ato fjalet e gjuhes etruske qe spjegohen me shqipen,jam shume kurioz.
    PS.biligoa,me respekte per ty,me fal qe jam komplet jashte teme.
    land...se shpejti do botohen miku ime ....thjeshte po punohet mbi to ne Tirane ne keto momente edhe pres nga ora ne ore ti drejtohen shtepis botuese(..kemi dasma edhe fejesa neper kembe tani..edhe na shtyjten pak mbase) ..........do ju lajmeroj ..edhe do citoj disa mbishkrime edhe ne forume....por per kurjozitetin tende ..nuk po te mbaje me shpresa ..por po te jape disa fjale etruske te botuara nga Jakovo Thomopulo 1912...si me poshte:

    ATI-babai.....faqe 784
    FELUS-emer burri f-v..velus..vellush..vella.faqe 785
    FELSU-f=v..velsu,velsuar..i velur.faqe 785
    FIS-f=v,vis..natyre...f.785
    ETHERSE- e therse...f 786
    ECN-ecen f 786
    ZAL-zall f 786
    ZERI-zeri f 786
    THANSUR-thenshur,e thene..ishte thene.f 787
    THUI-thuj..thuaj f 787
    CILTHL-ēilth..ēel-ēelur f 789
    CIS-kis,kish f 789
    CISUM-ki shum f 789...ne etruskisht C=K=S=SH
    LART- lart..f 790
    LECIN-lecin,lehtesin..leht
    LINE-lin,lind f 790
    MULU-mulu..mbuluar f 792
    MULUNE-mulun,mbuluan f 792
    SA....SPURE....SASNISTRES=S'AS NI STRE=SE ĖSHTE NJE SHTRES(RROBE)
    ETJE ETJE

  8. #8
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Alfeko,flmn,kur te botohet libri,do ma gjesh nje mua se sben,leket pa problem,ti nis une,te jap email tim ma nis edhe pjese pjese po deshe
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    10-08-2007
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    1,100
    Citim Postuar mė parė nga terili1 Lexo Postimin
    aleko te lutem ate librin e jakovo thomopoulos e ke gjetur vet ,se kam kerkuar ta gjej ne athine por nuk kam mundur. ne rast se ke ndonje adrese librarie ne athine qe e ka kete liber
    mund te ma tregosh . flm

    KA ribotim te 1994 ...une e gjeta ne thesalonik ne nje biblotek fetare edhe nuk ma dhane ta blija se isha shqiptare ...e mora me mike greke....rruga me e thjeshte ėshte ta kerkosh neper biblotekat universitare...zakonishte ato kane botimin e 1912 edhe e ruajne ne bibloteken e mbyllur me parashkrimin" P S"

    JA TE DHENAT E SAKTA:

    ΙΑΚΩΒΟΥ ΘΩΜΟΠΟΥΛΟΥ

    ΠΕΛΑΣΓΙΚΑ
    ΗΤΟΙ
    ΠΕΡΙ ΤΗΣ ΓΛΩΣΣΗΣ ΤΩΝ ΠΕΛΑΣΓΩΝ

    ΑΤΗΙΝΕ 1912

    ΗYRE TEK "EKDHOSIS VAS. RIGOPULU"

  10. #10
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Alfeko,jo per gje po i bie te jemi kusherinj me Toskanet ne Itali,eshte vertetuar gjenetikisht qe edhe toskanet kane origjine etruske,sigurisht ata jane edhe perzier me popuj te ndryshem Italike
    Gjithe te mirat
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Nje emer per trojet shqiptare ne Mal te Zi
    Nga YlliRiaN nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 23-12-2008, 18:02
  2. Nevzat Halili dhe ILIRIDA
    Nga Tigrimelara nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 30-08-2008, 03:14
  3. Futbolli në Maqedoni
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 184
    Postimi i Fundit: 25-07-2006, 08:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •