Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1

    Kush krijoi kriminelët në Kosovë, apo ata vetvetiu lindën?

    Shkruan Agim Vuniqi, SHBA


    Si u lejua të zhvillohet ky fenomen, dhe kush e lejoi atë, përgjegja duhet të kërkohet nga zbatuesit e ligjit. Patjetër duhet të ndërtohen gjyqet speciale dhe policia speciale, dhe kështu të ndëshkohet krimi që nga lart. Nëse jo atëherë do të vie koha kur qytetarët mund të vetorganizohen dhe të vendosin ligjin e egër të ndëshkimit.

    Pelegrinazhi i disa mijëra qytetarëve në marshin e organizuar kundër krimit, nëse për asgjë tjëtër, ishte vetëm një këndëllje e apatisë qytetare, e ngulfatur me vite të tëra nga liderët politikë të pavëmendshëm dhe të papërgjegjshëm. Por a kryen vërtetë qytetarët obligimin e tyre, ata vazhdimisht protestojnë dhe asgjë më tepër. Zakonisht kërkesat e tyre mbesin në nivelin e kreksjeve, dhe çuditërisht zërit të tyre iu bashkangjitën edhe shumë aktivistë partiak, të cilëve nuk u dëgjohet zëri fare nga vendet e tyre të punës, të cilat i kanë fituar me votën e qytetarit. Cili është roli i institucioneve të ndërtuara pas luftës me votën e popullit, si ndodhi që ata në vend të përpjekjeve për krijimin e shtetit bëjnë të kundërtën, në vend të ndërtimit të institucioneve demokratike dhe departizimit të institucioneve kyce të shtetit: policisë, arsimit, shëndetësisë, gjyqësisë, sindikalizmit.., u ndërtuan çelulat kriminologjene përmes organizimit të shtabeve sekrete nëpër partitë politike, për të përgjuar rivalët politikë, dhe kështu u krijuan edhe lidhjet e forta të interesit me grupet mafioze dhe të krimit.

    Ato sigurisht nuk do të mund të ekzistonin po të mos ushqeheshin nga partitë politike. Shumëherë, deri në ekstrem gjykoheshin ndërkombëtarët për mos transferimin e kompetencave te vendorët, ishte ky refren i vazhdueshëm për t'u mbuluar korrusioni i brendshëm institucionalë. Nuk përfillet aspak institucioni i rekomandimit (përgjegjësia e rekomanduesit) por kuadrot zgjidhen sipas ngjyrave politike. Ka shumë raste kur bartësitë e institucioneve janë në përqafim të krimit, të ndërtimit të piramidave të fajdeve, e shumë të palara të tjera. Thjesht preokupim kryesor është pasurimi i pandërgjegjshëm duke ripërsëritur vazhdimisht me tonalitete intenzive pavarësinë. Shumë herë ndodhë dhe ka ndodhur që personat që ishin të implikuar në afera korruptive vazhdojnë edhe sot të qevrisin me Kosovën, por edhe me asambletë komunale.

    Ata në të vërtetë janë shumëzuesit e lavrave virusale, ata janë përkrahësit më të devotshëm dhe vazhdusit e gardave ndëshkuese të shqiptarëve, ata janë shumë të këqinjë, janë vazhdues të një politike që besonim se ishte e kaluar- e para politikës dhe para militarizmit. Vrasja që ndodhi në qendër të Prishtinës në mes të ditës, ku u vra reprezentuesi i njësiteve elite të SHPK-së, Triumf Riza, është jo vetëm një vrasje ordinere e dirigjuar, është shumë më tepër, është vrasje e një foshnjeje të posalindur, është krim ndaj struktuarave elite të policisë që respektojnë ligjin.

    Nuk ka ndonjë rëndësi sa do të dënohet vrasësi, ai është një kriminel i rëndomtë, gjeneza qëndron te klima e krijuar "institucionale", e papërgjegjëshme për vrasje. Nuk mundë të kapërcehet lehtë fakti që brenda strukturave të SHPK-së rjedhin informata shumë sekrete gjatë hulumtimit të krimit, shumëherë bëhet edhe personalizimi i institucioneve, është ky defekti më i madhë i gjyqësisë, avoketërëve dhe policisë. Realisht shoqëria kosovare po terrorizohet gjithnjë e më tepër. Sigurisht që krimi i oraganizuar po fiton luftën kundër ligjit, ngase korrupsioni ka lëshuar rrënjë shumë thellë që nga nëpunësi i thjeshtë e më lartë. Kush krijoi kriminelët në Kosovë, apo ata vetvetiu lindën? Ata u krijuan për t'u shërbyerë personave publik, filloi me mashtirme të shumëta pronësore, lëshoheshin dhe lëshohen dokumente të falsifikuara, që gjatë procedimit të tyre janë të implikuar personat publik që do të duheshin ta zbatojnë ligjin e jo ta nëpërkëmbin atë. është shumë keç që institucionet e ndërtuara për të zbatuar ligjin merren me politikë, dhe ata dirigjohen nga para-politika. Solidariteti i pathyeshëm i shqiptarëve para luftës dhe gjatë luftës, ka ndërruar, të ndershmit kanë rënë në shkopin e lypsit, morali as që përmendet, fituesit e parave të pista janë gjeneruesit e krimit. Janë përhapur me të madhe çelulat e fajdexhinjëve, që fitojnë para të mëdha, duke përfituar kështu nga krimi i organizaur, njerëzit detyrohen të shesin edhe shtëpitë për t'i ikur ndëshkimit fizik e familiar.

    Si u lejua të zhvillohet ky fenomen, dhe kush e lejoi atë, përgjegja duhet të kërkohet nga zbatuesit e ligjit. Patjetër duhet të ndërtohen gjyqet speciale dhe policia speciale, dhe kështu të ndëshkohet krimi që nga lart. Nëse jo atëherë do të vie koha kur qytetarët mund të vetorganizohen dhe të vendosin ligjin e egër të ndëshkimit.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-08-2004
    Postime
    148
    Caffe Bar "Sekiraqa" para pak oresh eshte shkaterruar totalisht nga nje eksplodim i cili tronditi gjithe qytetin.Adelina Ismaili ishte rastesisht ne vendin e ngjarjes,u morr ne pyetje nga policia,por pas pak minutash eshte liruar si e pafajshme sepse po shkonte tek mjeku.(!)Bravooooooooooooooooooooo ADEEEEEEEEEEELLLLLLLIIIIIIIIIIIIIIIINNNNNNNNNNNAAA AAAAAAAAAA AAAAAAAAAAAAAAAA

  3. #3
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    2,501
    hahah cka je duke folur more,a e vertet eshte.
    SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-08-2004
    Postime
    148
    Shikoni lajmet ne "Alsat"! Prishtina eshte e tera ne kembe! Nuk ekziston me ai vend i felliqur.Kamerat e KTV-se e kane rexhistruar duke e marrur policia ne pyetje ne vendin e ngjarjes Adelina Ismailin dhe me pas eshte l liruar, me veture Jeep i zi,me xhama te zi eshte drejtuar siper sheshit Bill Clinton.Shikoni lajmet "Alsat" shpejt sepse po cenzurohen,sepse ne KTV sapo u cenzuruan!BRAVOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO ADELINAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Tahir Zemaj
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 01-01-2011, 10:45
  3. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10
  4. Mbulimi i krimeve te kryera gjate luftes ne Kosove
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 07:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •