Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) mė nė fund ka publikuar dokumentin e shumėpritur, qė ėshtė bazė pėr njė pakt tė ri pėr barazi midis shqiptarėve dhe maqedonasve. Nė dokumentin e publikuar theksohen 12 pikat tė cilat janė pjesė e siē thuhet kontratės sė re qė do tė pėrkufizojė tė drejtat dhe obligimet e ndėrsjella tė shqiptarėve dhe maqedonasve. Kryetari i PDSH-sė, Menduh Thaēi ka deklaruar se tė gjithė faktorėt politik nė vend duhet tė lexojnė dhe shqyrtojnė kėtė marrėveshje, pa dalur paraprakisht sipas tij me paragjykime.
Thaēi i pyetur se cilat janė dallimet midis Marrėveshjes sė Ohrit dhe projekt dokumentit mė tė ri tė PDSH-sė, deklaroi se nė shikim tė parė duket se nuk ka fort dallime dhe se ato janė shumė tė vogla, por po tė analizohet thellė dallimet mund tė jenė edhe esenciale nė aspektin e procesuimit, realizimit dhe garantimit tė implementimit tė kėsaj marrėveshjeje.
Sipas kryetarit tė PDSH-sė, kanė kaluar tė gjitha afatet pėr realizimin e Marrėveshjes sė Ohrit, qė ishte paraparė fundi i implementimit tė saj mė 2004, dhe se pastaj nė kuadėr tė kėsaj marrėveshje nuk parashiheshin penalizime apo sanksionime pėr ngecjen e procesit.
Marrėveshja e Ohrit ėshtė bukur e paqartė nė aspektin e krijimit tė shtetit etnik, multietnik, gjysėm etnik dhe tė tjerė, ndėrsa kjo mendoj se i pėrmban parimet bazė politike tė krijimit tė shtetit multietnik, ka theksuar Thaēi, duke shtuar se kjo marrėveshje tashmė ėshtė platformė politike e PDSH-sė, e cila do t`i nėnshtrohet njė debati tė gjėrė. Kryetari i PDSH-sė, Menduh Thaēi ka theksuar se janė tė pėrcaktuar pėr vlerat demokratike dhe integrimit nė NATO dhe BE.
Marrėveshja e re e hartuar nga njė grup ekspertėsh tė fushave tė ndryshme i ėshtė shpėrndarė tė gjithė faktorėve politik nė vend dhe nė Kosovė e Shqipėri, faktorėve institucional, pėrfaqėsive diplomatike dhe organizatave ndėrkombėtare.
Pikat e Marrėveshjes:
1. Zbatim e plotė dhe nė afat tė caktuar tė pikave tė marrėveshjes (kontratės). Nė kėtė vijė duhet tė nxirret njė ligj i veēantė ku parashikohen masa ndėshkuese pėr shkeljet dhe zvarritjet, pėr tė gjitha manipulimet qė ndikojnė qė njė e drejtė tė bėhet e pashfrytėzueshme;
2. Barazinė e plotė dhe pėrfaqėsimin e drejtė tė shqiptarėve nė sistem, si nė shfrytėzimin e begative tė sistemit, ashtu edhe nė vendimmarrje. Kjo fushė do tė kontrollohet me parimin e konsensusit tė plotė. Kėtu bėnė pjesė edhe ndarja proporcionale e buxhetit. Nėse kjo ndarje nuk do tė ishte e barabartė, tė drejtat e ofruara, ashtu siē u theksua mė lartė , do tė shndėrrohen nė oferta tė parealizueshme;
3. Pėrdorimin zyrtar tė gjuhės shqipe pa segregime fyese;
4. Pėrfaqėsimin e drejtė tė kontrolluar;
5. Marrėveshjen qė njėri nga tri postet kryesore tė shtetit ( presidenti, kryeministri, ose kryetari i Parlamentit) ti takojė pėrfaqėsuesit shqiptar;
6. Ligjin e ri pėr funksionim konsensual tė Qeverisė;
7. Decentralizimin e njėmendtė nė vend tė dekoncentrimit qė krijon iluzionin se mjetet buxhetore janė decentralizuar;
8. Ndarjen e re territoriale qė merr parasysh aspektin etnik, kulturor, ekonomik, infrastrukturor ;
9. Themelimin e institucioneve nė funksion tė zhvillimit tė vlerave kulturore shqiptare;
10. Respektimin e pėrpiktė tė konceptit sekular tė shtetit;
11. Deetnizimin e simboleve tė shtetit, tė himnit, tė stemės dhe tė simboleve tė tjera shtetėrore;
12. Pėrcaktimin strategjik dhe pa ekuivokė pėr integrim nė NATO dhe BE.
(INA)
Krijoni Kontakt