Close
Faqja 29 prej 51 FillimFillim ... 19272829303139 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 290 prej 501
  1. #281
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    parma smeritonte te humbiste por interi me vjetersi dhe experience dhe force nuk u dorezua deri ne fund dhe mori tre pike dhe pse nuk i meritoi. zotesi eshte dhe ajo.

  2. #282
    Moderator Maska e AdmiraL
    Anëtarësuar
    25-05-2004
    Vendndodhja
    Rheinfelden - Baden-Württemberg
    Postime
    772
    Shum keq kjo.

    Penalti moren pa qen hiq.

    Turp.
    Forca MILAN - is Champion and only Champion!

  3. #283
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    2,501
    Citim Postuar më parë nga Flori Lexo Postimin
    Shifi dhe njeher 5 ndeshjet e fundit te interit, shife sa kontribut ka dhen albitri ne fitoret e interit......

    Ti je tifoze qe shef rrezultatin ne fund dhe thua interi esht njish

    Per pun futbolli nuk behem dot me nje mendje me ty po te kam xhan

    Yllo ja 5 ndeshjet e fundit dhe thuma cila ka qen me ndihmen e arbitrit ja do ti nxjer edhe videot mos u merzit ti vetem prit.


    Inter Milan - Parma 3 - 2
    Inter Milan - Reggina 3 - 0
    Siena - Inter Milan 2 - 3
    Inter Milan - Milan 2 - 1
    Reggina - Inter Milan 1 - 4
    SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP

  4. #284
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    2,501




    SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP

  5. #285
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    2,501
    Ndeshjet me Regginen kush i ka ndjek mund te flas edhe vet edhe pse me formacionin e 2-3-4 nuk e di edhe une me cilin e qethi Interi >> Regginen.

    Ndeshjen me Millanin e keni pare krejt,duke fituar Millani El Cardinero dhe Cambiasso ndryshuan gjithcka.

    Ndeshjet me Sienen edhe ket e kam pare shum fer e fitoi.

    Ndersa ndeshjen Inter-Parma nuk e kam ndjek edhe pse i kame pare videot nuk muj me thene kurgje,po nje e them se nuk jemi Millan dhe Juventus ket e them dhe do ta them gjithmon,ne Seria B skemi qen kurri ndersa Millan e ka shiju 2 here,Juventus 1 here por ne nuk do ta shijojm dhe nuk do te rrezohemi aq posh si keta dy skuadra leshi.


    FORCAAAAAAA INTERRRRRR,INTERISTA TE FORTI JEMI HAHAHAHAHAHAHA
    SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP

  6. #286
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551

    Sërish debat për gjyqtarët: Interi trajtohet si Juve

    Thuajse të gjitha skuadrat protestojnë ndaj "xhaketave të zeza"

    Ndeshjet e Serisë A janë mbyllur me polemika të panumërta rreth gjykimit që ka lënë shumë për të dëshiruar, duke kthyer përsëri vëmendjen nga "xhaketat e zeza". Ndonëse përzgjedhësi i gjyqtarëve, Pierluixhi Kolina, mendohej të ishte i paanshëm dhe personi ideal për të kryer këtë funksion, deri tani ka pasur shumë probleme me emrat e rinj që ka vendosur në ndeshje të rëndësishme, pasi janë shfaqur prirje për të mbrojtur skuadrat e forta. Në syrin e ciklonit kanë përfunduar Pierpaolo dhe Taliavento, të akuzuar nga Atalanta dhe Torino në ndeshjet e së shtunës se kanë vepruar qëllimisht. Të dielën e ka pasur radhën Roki, i cili në ndeshjen mes Napolit dhe Lacios ka lënë të pakënaqura të dyja skuadrat. Pa harruar këtu edhe Gervasonin, i cili ka akorduar një 11-metërsh të dyshimtë për Interin, duke i hapur rrugë zikaltërve drejt fitores në minutat e fundit të takimit.

    Nëse para "Calciopolit" ishte Juventusi që akuzohej nga të gjithë se ndikonte te gjyqtarët, tani e ka radhën Interi. Dje gazeta "Il Romanista" ka hapur faqen e saj të parë me titullin "Jeni si Juvja", drejtuar zikaltërve që fituan falë ndihmës së gjyqtarëve ndaj Parmës në minutat e fundit të takimit. Kryesuesit e Serisë A shihen nga të gjithë si më të favorizuarit nga gjyqtarët, dhe akuzat e Milanit dhe Sienës për mosakordimin e 11-metërshave në ndeshjet kundër zikaltërve hapën përsëri debatin. Për të shtuar thashethemet ka menduar Gervasoni, i cili ka akorduar një 11-metërsh në favor të Interit pas një prekjeje me dorë të Koutos pasi topi kaloi vijën fundore, ndërsa nuk akordoi 11-metërsh për një faull të Kordobës ndaj Korradit. Zikaltërit po shkonin drejt humbjes së parë sezonale, ndaj një skuadre të vogël, por kjo ndihmë e vogël i ka mjaftuar për të marrë tri pikë të tjera në luftën për titull. "Këta nuk janë gjyqtarë për Serinë A, por për Serinë C", ishte komenti i presidentit të Parmës, Girardi. Ndërsa sulmuesi Lukareli, që debutoi me Parmën në këtë ndeshje, shprehet se kjo është mënyra si trajtohen gjithmonë skuadrat që janë në kreun renditjes. "E pyes veten se çfarë do të ndodhte nëse skuadrat do të ndërronin vendet në renditje. Kur luan një skuadër e vogël, pas 20 minutash harrohet çdo lloj diskutimi i bërë para ndeshjes. Gjyqtarët kanë kujdes për ndeshjen në bazë të rëndësisë së skuadrave që gjykojnë", u shpreh ai. Vetë Fernando Kouto ka pranuar se ka prekur topin me dorë, por vetëm pasi e devijoi atë me kokë. "Unë e devijova topin me kokë, ndërsa më pas, ai preku dorën time, por asgjë nuk ishte e qëllimshme. Unë u hodha, por nuk e dija nëse topi do të përfundonte në rrjetë apo jashtë", tregoi futbollisti portugez, që më pas u ndëshkua me kartonin e kuq. Deklaratat thumbuese ndaj gjyqtarëve kanë komplikuar dukshëm pozitën e Kolinës, i cili tashmë duhet të bindë të gjithë se gabimet e kësaj fundjave kanë qenë vetëm njerëzore.

    © Gazeta Shqip
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  7. #287
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    Ndeshjet me Regginen kush i ka ndjek mund te flas edhe vet edhe pse me formacionin e 2-3-4 nuk e di edhe une me cilin e qethi Interi >> Regginen.

    Ndeshjen me Millanin e keni pare krejt,duke fituar Millani El Cardinero dhe Cambiasso ndryshuan gjithcka.

    Ndeshjet me Sienen edhe ket e kam pare shum fer e fitoi.

    Ndersa ndeshjen Inter-Parma nuk e kam ndjek edhe pse i kame pare videot nuk muj me thene kurgje,po nje e them se nuk jemi Millan dhe Juventus ket e them dhe do ta them gjithmon,ne Seria B skemi qen kurri ndersa Millan e ka shiju 2 here,Juventus 1 here por ne nuk do ta shijojm dhe nuk do te rrezohemi aq posh si keta dy skuadra leshi.
    Kot çane koken me keta.
    Ajo po shihet nuk ka qka të thuhet.

  8. #288
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551
    Shum debate mbi albitrat, Anullohet konferenca per shtyp e Mancinit

    ps: skan ftyr me dal para shtypit
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  9. #289
    DuRrSaKe Maska e Elena__Dr
    Anëtarësuar
    28-11-2007
    Vendndodhja
    MiLaNo
    Postime
    252
    Citim Postuar më parë nga Flori Lexo Postimin
    Shum debate mbi albitrat, Anullohet konferenca per shtyp e Mancinit

    ps: skan ftyr me dal para shtypit
    Flori amon mer zot ca do themi per Juventus qe ka vjedh ka vite ?
    ♥I love INTER♥

  10. #290
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551
    Juvja e pesoi kaloi ai muabet... ske pse merresh më me te....

    Doktorri nuk pyt si ke qen, por si je
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

Faqja 29 prej 51 FillimFillim ... 19272829303139 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. FC Inter, kampionët e Italisë (#2)
    Nga interX në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 524
    Postimi i Fundit: 14-03-2009, 19:41
  2. Projektet greko-serbe për pastrim etnik
    Nga Drini_i_Zi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 08:19
  3. Goran Bregoviç për herë të parë koncert në Tiranë
    Nga BOKE në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 366
    Postimi i Fundit: 21-04-2006, 10:51
  4. Projekti i zhdukjes së shqiptarëve - Ivo Andriq
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 26-02-2005, 18:46
  5. Roli i Italise ne Ballkan
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 04-07-2002, 08:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •