Close

Rezultati i Sondazhit: Zgjidhni kampionet ne secilin kampionat:

Votues
37. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Manchester United (Angli)

    16 43.24%
  • Arsenal (Angli)

    15 40.54%
  • Chelsea (Angli)

    4 10.81%
  • Real Madrid (Spanje)

    23 62.16%
  • Barcelona (Spanje)

    12 32.43%
  • Inter (Itali)

    24 64.86%
  • Roma (Itali)

    10 27.03%
  • Lyon (France)

    29 78.38%
  • Bordeaux (France)

    4 10.81%
  • Bayern Munchen (Gjermani)

    30 81.08%
  • Werder Bremen (Gjermani)

    3 8.11%
  • Hamburger SV (Gjermani)

    1 2.70%
Sondazh me disa zgjedhje
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #-9
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823

    Kampionatet e forta evropiane, asgjë e qartë!

    Si asnjehere tjeter kete vit asgje nuk eshte vendosur ne Kampionatet Europiane. Ndoshta ky do te jete viti me i bukur ne te gjithe historine e fubollit Europian. Lufta me e ndezur mbetet padyshim ne Angli ku tre ekipe luftojne per titullin kampion. Manchester United ndodhet 1 pike pas kryesueseve te Arsenali dhe 6 pike lar Chelsea qe ka nje ndeshje me pal. Pas humbjes se Interit me Napolin dhe fitores se Romes me Parmen eshte rihapur dhe Serie A, Verdhekuqte e Romes jane vetem 6 pike larg kryesueseve. Ne Spanje Barca ndjek nga afer Realin here duke u afruar e here duke u larguar. Diferenca prej 5 pikesh eshte diference e rikuperueshme. Perballja direkte midis dy ekipeve mund te jete vendimtare per ecurine e kampionatit. Ne France Lioni pese here rrjesht kampion ka humbur shume pike ne javet e fundit dhe si rrallehere gjendet vetem 3 pike larg Bordeaux te Lauren Blanc. Ne Bundeslige Bayerni udheheq prej fillimit dhe ndodhet 3 pike larg nga Werder Bremen dhe 6 nga Hamburgu i vendit te trete. Ja dhe permbledhja e kampionateve.

    PREMIER LEAGUE

    Tre ekipe ne gare per titull. Man UTD Arsenal Chelsea. Gjithcka eshte e paqarte nderkohe qe Arsenal e Man UTD nderrojne vendet me njeri tjetrin Chelsea i ndjek qetesisht nga pas. Man UTD ndodhet nje pike larg Arsenal dhe luan 5 ndeshje ne shtepi dhe 5 ndeshje jashte fushe. Ne muajin mars ka tre ndeshje te njepasnjeshme ne shtepi dhe perballjen me Liverpool po ne shtepi. Deri ne fund te sezonit ka nje ndeshje te veshtire jashte me Chelsea ne Stamford Bridge nderkohe qe ndeshje ne Old Trafford me Arsenal do te vendose per titullin kampion. Arsenal luan 6 nga 10 ndeshjet e mbetura jashte fushe duke perfshire dhe ato me rivalet direkt si Man UTD dhe Chelsea nderkohe qe perballet dhe me Liverpool dhe Everton ne shtepi. Nderkohe Chelsea ka nje kalendar paksa me te ngjeshur duke luajtur dhe takime ne mesjave. Chelsea ka kalendar me te favorizuar sedy rivalet e tjere per arsye se i pret te dy ne shtepi. Nderkohe qe ka perballje jashte me Tottenham dhe Man City qe kerkon te marre hak pas asaj humbje turperuese 6-0 te fazes se pare. Ecuria ne Champions League e secilit prej ketyre ekipeve do te pasqyrohet edhe ne kampionat. Nderkohe qe Chelsea dhe Man UTD ende luftojne ne te treja frontet Arsenal eshte eliminuar nga FA Cup pikerisht nga Man UTD me rezultat te thelle 4-0 ().


    SERIE A

    Pas humbjes me Napolin Interi eshte vetem 6 pike larg Romes. Roma ka nje ndeshje me shume ne shtepi se Interi. Nderkohe qe Roma duhet te perballet me Lazion dhe Milanin, Interi duhet te perballet me Lazion Milanin Juven e Fiorentinen. Ndoshta eleminimi i pritshem nga Champions League do ta beje qe Interi te perqendrohet me mire ne kampionat ne rast kalimi te metejshem te Romes. Nderkohe qe Fiorentina Juve dhe Milan kerkojne te zene nje nga dy vendet e mbetura per Champions League.


    LA LIGA

    Rivalet e perhershem Barcelona dhe Real Madrid kete vit mund ta quajne si vitin e gabimeve pasi te dy ekipet kane bere gabime me shumice. Reali luan 7 nga 12 ndeshjet e mbetura ne shtepi duke perfshire edhe perballjen direkte me Barcelonen e cila mund te jete vendimtare per titullin kampion. Barcelona luan 6 ndeshje brenda e 6 jashte. Barcelona ka gjashte perballje te veshtira duke perfshire dhe Getafen e cila i ka mundur te dy lideret e kampionatit kete vit. Keto ndeshje te Barcelones fillojne qe fundjaven tjeter kur ne Camp Nou do te shkoje Villareali i vendit te trete i cili lufton per nje vend ne Champiosn League. Kalendari i ngjeshur i Copa Dle Rey La Liga dhe Champions League do te kete ndikimin e vet ne kete fundsezon per Barcelonen. Nderkohe qe Reali ka kater perballje te veshtira deri ne fund te sezonit dhe ndodhet 5 pike larg Barcelones. Ecuria ne Champions League dhe Copa Del Rey do te jete vendimtare per keto dy ekipe.


    LIGUE 1

    Lyon ndodhet 3 pike larg ndjekesit me te afert Bordeaux. Perballja e fundjaves se ardhshme midis ketyre ekipeve do te jete vendimtare per titullin kampion pasi te dyja ekipe kane kalendar shume te ngjashem. Lyon luan kunder Bordeaux ne shtepi por perballja e mesjaves me Man UTD do te kete ndikimet e veta ne kete ndeshje ndaj Bordeaux do te jete me i favorizuar pasi lojtaret e tyre do te jene me te fresket ne perballjen me Lyon. Ne perballjen e pare midis tyre kete vit Lyon ka fituar 3-1. Pas eleminimit te pa evitueshem kete te marte nga Champions League () Lyon do te perqendrohet me mrie ne kampionat. Gjithesesi ndeshja e te shtunes do te jete vendimtare. Nderkohe qe Marseille ka rikuperuar pas fillimit shume te keq te sezonit duke u renditur ne vendin e katert dy pike larg vendit te peste dhe tre pike larg vendit te trete.


    BUNDESLIGA

    Bayern ndodhet 3 pike larg Werder Bremen dhe 6 larg Hamburg. Te treja ekipet luajne edhe ne kupen UEFA kete te enjte jashte shtepie. Hamburg luan te dielen ne Bundeslige nderkohe qe Bayerni dhe Werderi luajne te shtunen. Nayerni eshte me i favorizuari sepse ka 7 nga 12 ndeshjet e mbetura ne shtepi duke perfshire dhe dy perballjet e veshtira me Stuttgart dhe Bayer Leverkusen. Werderi luan 5 ndeshje ne shtepi dhe 7 jashte nder keto dhe perballjet e veshtira me Bayer Leverkusen, Stuttgart dhe rivalet direkt Hamburg. nderkohe qe luan dhe ne shtepi kunder Schalke 04. Hamburg ka tre perballje te veshtira ne kete fundezoni me Schalke dhe Werder ne shtepi dhe Stutgart jashte. Ecuria e secilit ekip ne Kupen UEFA mund te jete percaktues per ecurine e tyre ne kampionat.

    Po hap dhe nje sondazh ne te cilin mund te votoni dhe te jepni mendimet tuaja si do shkojne keto kampionate. Mund te votoni duke zgjedhur fituesin e secilit kampionat.

    P.S. Ky material nuk eshte marre nga ndonje gazete apo reviste apo faqe interneti, eshte mendimi, analiza dhe artikulimi im personal ndaj do ju lutesha te mos e fshinit apo tja bashkangjisni ndonje teme pa vlere me lajme te kota.
    Ndryshuar për herë të fundit nga OO7 : 02-03-2008 më 21:40

  2. #-8
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Une per vete zgjodha:

    Man UTD ne Angli per arsye shume te qarta.
    Real Madrid ne Spanje, per kete jam i sigurt.
    Kam deshire ta fitoje Roma ne Itali sepse ka luajtur me mire nga te gjitha ekipet e tjera por ska pasur favore si Interi por ka pasur "denime".
    Ndersa per ne Gjermani besoj se do e fitoje Bayerni sepse ka ekip shume te mire dhe ka dominuar deri tani. Bayerni ka Ribery qe i shkatrron te gjitha mbrojtjet.
    Ne France besoj se Bordeaux i Blancut ka ecur shume mire deri tani dhe mendoj se mund ta fitoje pasi eshte ekip i mire. Jo me i mire se Lyon po eshte ekip i mire aq sa per te fituar titullin.

  3. #-7
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Man UTD ne Angli, me duket ne forme te jashtezakonshme si ekip dhe me superlojtare ne perbeje.

    Real Madrit ne Spanje as nuk e diskutoj fare ket. Po luan ne menyre spektakolare dhe po fiton. Sidomos kur eshte Robinho ne loje eshte i papermbajtshem.

    Inter ne Itali pasi eshte shkeputur shume pike, por gjithsesi shpresoj qe dhe Roma te luftoje fort deri ne fund. (Qofsha i gabuar ne kete perzgjedhje )

    Lyon ne France nuk ka rivale kete sezon.

    Ne Gjermani ja kam dhene Hamburut me pak hater pasi me pelqen si ekip dhe menyra e lojes.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  4. #-6
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Përgëzime për temën!


    Sqarim: Postimit në këtë temë u hoqën nga unë. Nëse doni të merrni pjesë në këtë temë jepni edhe mendimin tuaj pse mendoni se fiton apo doni të fitojë x skuadër. Mua personalisht me një përmbledhje të tillë teme do më vinte turp të postoja vetëm emrin e skuadrës, më mirë nuk marr pjesë fare në diskutim sesa të postoj sa të rris numrin e postimeve. Forumi i sportit vërtetë është për tifozë, por jo për ata tifozë që dinë vetëm emra ekipesh.

    Ps. Postimet të ngjashme me to do të hiqen përsëri.


    Diskutim të mbarë.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  5. #-5
    Shaqiri #11 Maska e The.ReaL
    Anëtarësuar
    01-06-2006
    Vendndodhja
    Corleone....
    Postime
    2,707
    Manchester United - (England) - Arsyja eshte sepse Ronaldo dhe Ronney jane te pandalshem.

    Real Madrid - (Spain) - Ekip qe jep spektaklin me te madh ne Spanje.

    Inter - (Italy) - Eshte ekip i mrekullueshem edhe pse gjindet ne krize mendoj se do te jetë kampion.

    Lyon - (France) - Edhe pse me Bordeauxin do te kete lufte mendoj se Lyon ka ekip me te mirë per tu bere kampion.

    Bayern Munchen - (Germany) - Ka ekip fenomenal me lojtar te rinje qe japin shume ne fushë.
    SPECIAL ONE

    RAUL # 7

  6. #-4
    Premier League
    Ne Angli sado inat qe e kam Manchesterin besoj se do e fitoj kampionatin. Me na 3 ose 4 gola qe po shenon keto ndeshjet e fundint s'paska te ndaluar. Sidomos ky C. Ronaldo nuk po mbahet fare, ndo njehere mendoj se mo eshte ne steroids. Arsenali eshte shume i forte gjithashtu po sikur e kane pak te veshtir te rine ne krye. Edhe Chelsi vetem po te fitoj kunder Manchesterit edhe Arsenalit ne Stamford bridge mund te ket ndonje shans. (ps Arsenali dua ta fitoj)

    Seria A
    Ne Itali eshte pak e veshtir ta fitoj Roma. Ruga per ne CL mesa duket ka mbaruar per Interin edhe do perqendrohen me shume ne kampionat. 6 pik perpara s'jane pak. Megjithate Roma do me pelqente ta fitonte. Po prap nuk i dihet ndoshta na del ndonje skandal tjeter edhe ja japin kampionatin Livornos.

    Bundesliga
    Ne Gjermani sigurisht qe dua ta fitoj Bayern edhe besoj se e kan mundesin, Bremen edhe Hamburgu nuk jane mesuar te lozin ndeshje ne Europe edhe te konkurojne ne Bundesliga ne te njejten kohe si Bayern. Do jen pak te lodhur mbas ndeshjeve ne Uefa, se te dyja kan ndeshje te forta, Hamburg kunder Leverkusen edhe Bremen kunder Rangers. Ndeshjet me te veshtira qe i kan ngelur Bajernit i ka ne shtepi,(kunder Leverkusen, Dortmuind edhe Stuttgart)

    League 1
    Ne France tani qe po afrohet Bordo po behet pak me interesant kampionati se me parpara nuk shikohesh me sy. Atehere shkonte Lioni 15 pik larg edhe s'kishte bir nene ti afroheshe. Ishallah e fiton Bordo se na merziti Lioni, me mire te perqendrohen pak ne Europe edhe te skualifikoj Manchesterin.

    Primera Division
    Ne Spanje tani kam deshir ta fitonte kampionatin Getafe(vetem qe i ka ber rezil Realin edhe Barcelonen bashke)po kjo nuk eshte e mundur, keshtu qe besoj se e fiton Reali. Po te me pyesje nje vit me perpara kush do ta fitoj kampionatin Spanjoll, do thoshja direkt Barcelona, sepse e kisha inat Realin, po qe kur u regjistrova ne kete forum, me duken shume arrogante nja ca tifoza te "semur" te Barcelones edhe ma hoqen nga qejfi kete skuader. Keshtu qe "go Real"

    se per pak harova, Bajerni eshte 4 pik larg Brementi jo 3 ; )
    Ndryshuar për herë të fundit nga Altin1 : 04-03-2008 më 01:24
    Welt Meister 2014

  7. #-3
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    Po c`asgje e qarte asgje e qarte...Interi ka 5 pike avans dhe nuk eshte pak...Reali po ashtu 5 pike avans...veten ne angli them se lufta eshte e hapur sepse diferenca eshte 1 pike dhe jan te dyja ekipe te forta si Arsenali ashtu dhe Manchesteri.
    Ne gjermani nuk do e fale Byerni kete kampjonat plus qe ka 4 pike avans...As lyoni nuk ka per ta fal ate francez i ndihmuar dhe nga 4 pikshi avans.

    Shnet e pare.
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

  8. #-2
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Lyoni eshte tre pike larg jo kater. Te dielen ndeshen bashke, nese fiton Bordeaux dhe shkojne baraz me pike, si i bie? Une shpresoj ta fitoje Bordeaux kete vit sepse u be bajat ta marri Lyon perhere plus qe Blancu ka bo ekip te mire shume. Ne Gjermani dhe une se besoj ta fale Bayerni po ne Itali Interi ka ndeshje te veshtira. Milani lufton per UCL si Juve e Fiore ndersa Lazio per nje vend ne Europe. Ndeshjet do i kete te veshtira Interi dhe si dihet kampionatit.

  9. #-1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    real
    inter dhe pse dua roma
    lyon dhe pse dua bordo
    man u dhe pse dua chelci
    bayern
    JO SEKS PARA MARTESE

  10. #0
    i/e regjistruar Maska e Lukather
    Anëtarësuar
    09-10-2007
    Postime
    239
    Chelsea FC
    FC Barcelona
    Fc Internazionale
    Olymipique Lyonnais
    FC Bayern München

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shkenca ne Islam
    Nga Shën Albani në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 18-08-2010, 11:10
  2. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  3. Aleksandër Biberaj zgjidhet zv. president i Asamblesë Evropiane të KE
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 13:47
  4. 45,5mld lek per Tiranen evropiane
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-03-2005, 12:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •