http://www.petitionspot.com/petitions/tifozatkuqezi
Shqip - Albanian
--------------------------
Peticion nga tifozat Shqiptar dërguar Uefas
I drejtohemi drejtuesve më të lartë të Uefa-s, Komisionit disiplinor, Komisionit të arbitrave.
Të nderuar President dhe drejtues të Uefa-s,
Ne, tifozat Shqiptarë në bazë të të drejtave tona si tifoza kërkojmë nga ju:
Ne kërkojmë të jemi të barabartë me të gjithë tifozët e tjerë qofshin këta në shtete të mëdha dhe skuadra e tyre e suksesshme në futboll si është rasti i Holandës. Nuk duam të paragjykojmë askënd por gabimet e gjyqtarit të ndeshjes Shqipëri - Holandë i datës 12/09/07 nuk kanë qenë të parat për skuadrën tonë kombëtare. Këto gabime janë përsëritur në shumë ndeshje dhe organizmi juaj nuk ka marrë asnjë masë ndëshkimore për të parandaluar raste të tjera. Ne kemi besim të plotë tek institucioni juaj si një institucion që kërkon të zhvilloj futbollin edhe në shtete të vogla dhe pa eksperiencë në futboll si Shqipëria, si një institucion që është i barabartë për të gjitha shtetet e Europës, sado të prapambetura qofshin ato. Ne kërkojmë që gjyqtarët e ndeshjeve të mos paragjykojnë kombëtaren Shqiptare pa u futur në fushë dhe si rrjedhojë të mos paragjykojnë tifozat shqiptar që mbështesin fuqimisht këtë kombëtare. Kemi pranuar të gjitha dënimet që Uefa ka dhënë për kombëtaren e Shqipërisë. Ne si tifoza nuk dëshirojmë të pranojmë dënime të tilla që kryhen në fushë nga gjyqtari që mund ti quajmë të qëllimshme sepse të përsëritura disa herë. Kërkojmë nga ju më shumë seriozitet në punën tuaj.
Me respekt,
Tifozat e Kombëtares Shqiptare të Futbollit
http://www.petitionspot.com/petitions/tifozatkuqezi
Krijoni Kontakt