Ku e lame ?
Tek fjala "Korrespondence"
Kjo fjale s'eshte aspak poetike.
Tek fjala "anonim"
Po kjo cfare eshte?
Anonim? Pse?
Dhe tek kuptimi i lire i lirise
per te bere c'te duash ti.
Ndaj dhe nuk e mesova notin
as ti nuk mesove te fluturosh,
nga deshira jone e marre
per te qene te lire te bejme c'duam.
Apo mos e kishe ne kuptimin e pergjysmuar
ti te besh si do.
(telat e shpirtit qe dridhen nuk te pengojne! )
Ndersa une te bej si me thua(?) .
Kam provuar edhe keshtu
e pakenaqesia jote ka pase te njejten fytyre
dhe kurrizi yt ka akuzuar njesoj
iktasi, duke kerkuar anonim
e duke e permbuzur berjen time
***
pif'
...
Kur vdiqa , vdiqa nga kureshtia naive
per te pare se sa i zoti je te me ringjallesh
Dhe qe gjalle harrova te kisha frike se
s'do te mund ta besh!
Sa here te bie udha prane "varrit tim" here me thua i tunduar
ngrihu te mbjellim nje shelg per kuptimin e shiut
e here me kercenohesh duke vene gishtin tregues
midis syve te mij te mbyllur
shshsht,
....
Te vdekurit jane te shpetuar...
edhe prej frikes!
Krijoni Kontakt