Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 74
  1. #1
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    Nė pazarin e personazheve

    ***
    Ne pazarin e personazheve
    te gjithe shiten
    pervec nje shkrimtareje te re.
    Do te shitet ...
    ma merr mendja se edhe ajo do te shitet.
    Ne pazarin e personazheve
    te gjithe shiten madje nga dy tre here
    pervec nje shkrimtareje
    qe sigurisht mendoj se do te shitet.
    Sapo t'i dale ndonje tregimtari ne shteg
    e tregimtari te na hedh ne treg
    si personazh, personazhin e pa zbuluar
    qe mbulohet , ngaterrohet,
    midis pazarit te madh te personazheve.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    Me vjen mire mace, qe e paske gjetur muzen, pikerisht te ai postimi im per kembimin e personazheve. M'a merr mendja qe edhe kesaj here, postimi yt ka qene "krejt miqesisht "apo jo?

    p.s
    kisha degjuar per njerez me gjak blu, aristokratik, po per mace jo... sa gjera te reja po mesoj ne kete forum...!

  3. #3
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    ***Ne pazarin e personazheve perzihet perseritja***



    C'ke qe kerkon nallban ,
    te mbathesh kuajt e tu
    qe sigurisht nuk kalerojne.
    Fluturojne!!!
    Te kujtohet kur me tregove per kuajt e tu te zbathur
    tek stacioni i trenit
    teksa prisnim te dashuren tende Penelopen?
    ...
    Diten e fundit para se t'i hypja largesive
    te kujtohet tek stacioni perballe RTV
    te kerkova nje krah kemishe
    te cilen e ruaj si krahet e mij te holle e te gjate
    por qe s'mjaftojne per ta mberthyer
    asnjerin prej qiejve ku dremisin ne kembe kuajt e tu. .
    ...
    Kam lindur zbathur,
    ndoshta qe t'i shpetoj ndjekjes se personazheve
    te cilet mund te na kerkojne t'i mbushim
    me jetet tona te pamjaftueshme.
    E te ngaterrohemi deri aty
    sa te blejme veten ne vend te personazheve!
    Kam lindur zbathur,
    ndaj ne vend te kepuceve mora-mbaj dhe ruaj
    si krahet e mij,
    nje krah kemishe...
    Kemisha ishte ngjyre- sysh
    sy kuajsh!




    ***
    sa pershtypje u ben personazheve
    fjala "mall",fjala "blu"
    kur ne fakt "blu" dhe "mall"
    nuk jane vetem fjale

    ...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga macia_blu : 19-09-2007 mė 19:36
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    Mace , une sikur te te kisha personazh nje femer si ty, do te jepjja si mall skarco, se si poete mund te vlesh..por si njeri nuk vlen dy groshe... qenke kulmi i ligesise...

    Uroj vetem qe kur te arrij ne moshen tende te mos jem kaq e lige me me te rinjte...

    p.s
    se je shitur ti, nuk do te thote qe te shitet edhe shkrimtarja e re, ehhhhh duhen shkalle qe ti te ngjitesh deri aty, jam e sigurt se do te merreshin mendte nga ajri i paster...

  5. #5
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Vjeshte 2003- Vere 2007

    Zbrita ne Rome, e Romen nuk e pashe
    vec periferive ku gjarperonte autostrada....
    qe pervecse gjitheandej te conte
    edhe ne Firenze
    (Toscana).
    E bukur Toscana kesaj here.
    Me e bukur se heren e fundit!
    Pastaj ne Milano
    Ne piazen me te madhe atje
    njeren prej mbremjeve qe ngjante
    aq shume me tonat
    e qe shoqerohej me shiun e mungesave te pranishme
    Ndoqa per pothuaj gjithe mbasditen
    lojen e bukur te nje saksofonisti
    te talentuar
    qe nuk e di pse me behej se kishte lidhje me ty
    dhe jo vetem kaq por genjeja besueshem veten
    se ishte saksofonisti per te cilin ti me ke folur
    ashtu sic vetem di TI te flasesh .
    Ishte i gjate, dhe fytyren e kish mbuluar me kapucin e xhupit
    i cili ishte "gucci".
    Gishtin e unazes e kishte te stolisur me nje unaze
    te cmuar...
    Sandalet i kishte si te Jezusit .
    Luante trishtimin !!!
    Sapo vinte re se rrotull tij grumbulloheshin shume degjues
    e thyente muziken dhe behej"amator"...
    Njerezit pakesoheshin.
    Vetem une rrija pa levizur.
    Pyeta njerin prej miqve qe shoqeroheshim
    -Po ky pse e fsheh fytyren me ate kapuc te madh?-
    Ai m'u pergjigj.
    -E shikon, xhupin e ka Gucci
    Unazen e ka diamant
    dhe sandalet nga me te shtrenjtat "Ecco"
    Eshte muzikant i njohur!
    Del ne piaze e luan vetem kur bie shi!
    -Ky duhet te jete saksofonisti i "N".
    i thashe vetes time me bindje
    Ende cuditem si durova pa iu afruar
    sa te mund t'i ngrija pak kapucin e ti shikoja fytyren
    ***
    Te nesermen sigurisht dola prap.
    Piaza cdo mbremje ishte pothuaj plot me artiste
    madje kam pare ne mes te kryqezimit
    ( mbas ore 7pm.nuk levizin makina ne qender)
    nje aziatike te bukur qe kishte nxjerre pianon
    e i binte per shtate pale qejfe te saj e per shtate pale qejfe
    te kalimtareve qe harroheshin per minuta te tere
    rreth tingujve .
    Kam pare piktore,
    madje njerin prej tyre e kam patur komshi ne fshat
    dhe tete vjet rrjesht ne klase.
    Dritan e quajne , ka qene i talentuar.
    emigroji ne Itali pak para se te diplomohej
    Diten punonte murator,
    ndersa ne mbremje dilte tek piaza e famshme
    dhe piktornte portrete turistesh
    Nje portret 30 euro.
    Kur e pashe m'u be nje lemsh transparent ne sy
    kur me ra prej syve, u be muzgu gri.
    Ishte thinjur, duke mbetur i bute njesoj.
    ***
    Mbas 4 ditesh m'u desh te shtyja bilenten
    prisja shiun e rralle ne vere
    te shikoja saksofonistin ne piaze.
    Mbaruan ditet,te tjera dite s'me jepnin te rrija
    deri ne nje mbremje tjeter me shi
    as te vija deri tek kafeja qe do pija me ty.
    ***
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga macia_blu : 20-09-2007 mė 19:11
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  6. #6
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Kėsaj tė fundit nuk di ēfarė ti them...?! Mė pėlqeu mesazhi (historia) qė mbarte por nuk e di nėse do ishte mė mirė si tregim?! Pastaj e imagjinova si tregim dhe mu duk mė mirė kėshtu. Tani nuk jam e sigurt...

    Gėzohem qė tė shikoj tė shkruash pėrsėri. Kur jeta sjell familjen, fėmijėt etj ėshtė e vėshtirė tė kujtosh dhe gjesh sėrish veten.

  7. #7
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Fiori...te njejten ndjenje tundimi dhe pasigurie kisha dhe une.... ne ta shkruaja per ta treguar, apo ta tregoja duke e shkruar. (tregim apo vargje).
    Megjitheate meqe e thashe (shkrova) u clirova disi... pa dashur t'ia di dhe aq shume si e thashe.
    ...
    Me paska marre malli ...megjithese sa here hyj e dal ne forum , me duket sikur te shoh packa se nuk flasim.
    Flm ,dhe pershendetje te tjera te ngrohta!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  8. #8
    Maska e Liridona
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Mancester.Uk
    Postime
    165
    Mire qe u ktheve(ne pac pse kthehesh).Pasha daden paske harru me shkru po me doket,vec vjen kadale-kadale.
    Nje poezi te mire per daden Liridone?
    Liridona

  9. #9
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Megjithese Dadushe Liridona me ka harruar mua , dhe kujton se ne saj te harrese se saj , paskesh harruar edhe une te shkruaj, tash po ia kepus e shkruaj prap .....
    Ndoshta neser.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  10. #10
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    syte e kuajve, saksofonistet, kemisha dhe Fiori (pershendetje me qe ra Fjala ) me grishin me shume se nje kujtim te vetem - apo shtate. Vetem aspektin fetaro-engjellor te kesaj teme s'po e kap dot. Mos ka te beje gje me nismen jo dhe aq te re te forumit te letersise qe te pranoje ne gjirin e saj(tij) cdo lloj forme e gjallese, pa dallim feje, talenti apo ideje?

    Mjaullime, butesia vete je, hec me perkedhel ca se me ke prishur agjerimin shume-mujorsh Me kish marre malli dmth...
    Perėndia nuk ėshtė mace...

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lajme ekonomike
    Nga Era1 nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 375
    Postimi i Fundit: 09-05-2008, 15:03
  2. Kuvendi miraton ligjin e gjobave ndaj biznesit
    Nga AlbaneZ nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 20-03-2008, 09:39
  3. Berisha pėr "To Vima": Problemi ēam ėshtė problem ligjor jo kombėtar
    Nga Cimo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 01-02-2007, 19:16
  4. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •