MADRID Fotomodelja me e vogel dhe me e famshme ne bote ka tashme nje ekspozite te gjithe per vete ne Madrid, e cila do te qendroje hapur deri ne 9 tetor. Barbi shfaqet ne te gjitha pamjet e saj, bionde, brune, kuqse, elegante, sportive, e vetme ose cift. Ajo shfaqet gjithashtu ne vende te ndryshme, Nju Jork, Barcelone, Ibiza, Paris dhe Tokio. E vecanta e ekspozites qendron ne faktin se Barbi shfaqet ne permasa reale. Duke injoruar problemet ne Kine, kukulla-star nuk eshte rritur me te vertete, as nuk eshte shpirteruar si ne perralla, por fale efektit optik te pamjeve, Barbi duket nje grua e vertete, me nje madhesi natyrale, e fotografuar mes turmes ne Rrugen e Peste ne Manhatan ose perpara Padiglione Mies van der Rohe dhe fondacionit Joan Mirņ ne Barcelone, afer nje Harley Davidson ose ne timonin e nje makine te viteve 50.
![]()
Krijoni Kontakt