Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    BE-ja nënshkruan marrëveshje për vizat me 5 vende të Ballkanit

    BE-ja nënshkruan marrëveshje për vizat me 5 vende të Ballkanit

    Zëri i Amerikës
    18-09-2007


    Bashkimi Evropian nënshkroi sot marrëveshje për lehtësimin e vizave me 5 vende të Ballkanit, duke e bërë më të lehtë dhe më pak të kushtueshme për qytetarët e këtyre vendeve që të udhëtojnë në bllokun me 27 vende.

    Marrëveshjet u nënshkruan sot në Bruksel me Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë. Në një deklaratë të BE-së thuhej se këto 5 vende ranë gjithashtu dakord të marin shtetasit e tyre, që gjehen se jetojnë ilegalisht në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

    Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Franco Frattini, tha se zbatimi i këtyre marrëveshjeve dhe një përparim i dukshëm në fushat si Drejtësia, Liria dhe Siguria, do t'i krijojë Komisionit mundësinë për të strukturuar një regjim të lirë të vizave për qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

    Ndërsa Komisioneri për Zgjerimin, Olli Rehn shtoi se këto marrëveshje ndihmojnë kontaktet njerëzore mes qytetarëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, duke u bërë edhe një provë se Bashkimi Evropian është plotësisht i angazhuar në perspektivën evropiane të rajonit.

    Marrëveshjet që hyjnë në fuqi nga 1 janari i ardhshëm u arritën në afatin më të shpejtë të mundshëm nga BE dhe vec lehtësive të tjera parashikojnë edhe përgjysmimin e tarifave për viza deri në 35 euro.

  2. #2
    1 janar 2008- Lehtësime vizash nga BE për shtetet e Ballkanit

    Në mbledhjen e ministrave të brendshëm dhe të jashtëm të BE në Bruksel u morën vendime për të lehtësuar në një masë të madhe lirinë e lëvizjes për shtetet e reja anëtare të BE si dhe për kandidatët e ardhshëm të BE.


    Pas negociatave të gjata me pesë shtetet e Ballkanit, Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Serbinë, ministrat e brendshëm të BE nënshkruan në Bruksel një marrëdhënie, e cila do të lehtësojë dhënien e vizave për shtetas të vendeve të Ballkanit. Kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi më 1 janar 2008. Ajo do të lehtësojë dhënien e vizave për një qendrim prej tri muajsh dhe do ta njësojë për të 25 shtetet e BE me përjashtim të Britanisë së Madhe dhe Irlandës. Taksat për dhënien e një vize do të ulen nga 60 në 35 Euro. Komisari i drejtësisë së BE, Franko Fratini tha duke iu drejtuar ministrave të brendshëm të vendeve të Ballkanit se marrëveshja është një hap i rëndësishëm drejt një qarkullimi pa viza në të ardhmen: "Tani do të varet prej jush. Do të varet nga përmirësimet në fushën e sigurisë, kontrollin e kufijve të jashtëm, pasaportat e sigurta nga falsifikimi dhe pasaportat biometrike. Të gjithë këta elementë luajnë një rol për qytetarët tuaj, nëse një ditë do të diskutohet liberalizimi në masë të madhe i cështjes së vizave."

    Të gjitha shtetet e Ballkanit do të pranohen në BE. Shenja në pasaporta për udhëtarët që hyjnë dhe dalin dendur në BE do të ofrohen për një kohë më të gjatë se deri tani. Vizat për diplomatët do të eleminohen krejtësisht. Lejet afatgjata të hyrjes për studentët, shkencëtarët, sipërmarrësit dhe gazetarët do të jetë gjithashtu më e lehtë të fitohen se sa deri tani.

    Rregullat e reja do të miratohen tani nga BE dhe do të ratifikohen nga të 25 shtetet anëtare. Edhe Norvegjia e Islanda si shtete jo anëtare të BE do të adoptojnë direktivat për viza për shtetet ballkanike.

    Ministri i brendshëm gjerman, Volfgang Shojble do të dërgojë një oficer të ri gjerman të rangut të lartë, për të cuar edhe më përpara shkollimin e policisë në Afganistan. Pas vetëm tri muajsh në post, drejtuesi i deritashëm i misionit të BE në Afganistan, Fridrih Ajhele (Friedrich Eichele) do të zëvendësohet nga Jyrgen Sholc (Jürgen Scholz). Për këtë ranë dakord ministrat e brendshëm në Bruksel. Oficeri i policisë Jyrgen Sholc ka drejtuar misionin e policisë së BE në Maqedoni dhe do të organizojë tani në Kabul më mirë shkollimin e ushtrisë afgane.

    Para së gjithash SHBA patën kritikuar që BE bën shumë pak. Në qershor filloi misioni evropian, por prej 195 trajnuesve në Kabul deri tani kanë mbërritur vetëm 90. Për shkak të gjendjes së tendosur të sigurisë, vendet anëtare e kanë të vështirë të gjejnë oficerë policie për ta kryer shërbimin në Afganistan, bëjnë të ditur diplomatët. Me 40 policë Gjermania përfaqëson kontigjentin më të madh të punonjësve të policisë.

    Ministrat e brendshëm të BE konfirmuan edhe njëherë se anëtarët e rinj të BE, që kanë hyrë në BE në vitin 2004, prej janarit të vitit të ardhshëm do të bëjnë pjesë në zonën e Shengenit. Ndoshta do të bëhet e mundur që ky hap të ndërmerret edhe para Krishtlindjeve, la të kuptohet Fratini.

    Kontrollet kufitare megjithatë nuk do të eleminohen krejtësisht, por vetëm do të spostohen. Në vend të kontrolleve stacionare në kalimet e deritashme të kufirit, në të ardhmen do të ketë kontrolle sporadike në një shirit të gjatë prej 30 km, në kufijtë midis Gjermanisë, Polonisë dhe Çekisë. Në mars 2008 do të eleminohen edhe kontrollet e pasaportave në aeroporte, në rastin e udhëtimeve në shtetet e reja anëtare të BE. Si kundërpeshë, janë përforcuar kontrollet e hyrjes dhe të daljes në kufijtë e jashtëm të shteteve të reja anëtare.


    Bernd Rigert

    DW

Tema të Ngjashme

  1. Islami ne trojet iliro-shqiptare gjate shekujve
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 10:59
  2. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Ministrat e Drejtesise se Ballkanit mblidhen ne Tirane
    Nga StormAngel në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2004, 20:41
  5. Samiti i Selanikut dhe qendrimi i pales shqiptare
    Nga Orku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 22-06-2003, 20:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •