Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-10-2007
    Vendndodhja
    ne absurdin koordinativ
    Postime
    77

    Bota eshte e burrave?

    Bota ėshtė e burrave?

    Sadedin Mezuraj

    GAZETA METROPOL 8.07.2008
    Ndodh qė nė mjedise informale apo nė tavolina kafenesh, bisedat e zakonshme joimpenjative mes kolegesh tė prekin edhe njė ceshtje kaq sensitive, sikurse ėshtė ajo e barazisė gjinore. Sigurisht qė nė bisedat informale, mes miqsh dhe kolėgesh, ndryshe nga butaforia e konferencave nė sallat luksoze, realiteti vjen mė bruto, mes copezash nga pėrditshmėria e asaj qė ndodh nė qelizėn e shoqėrisė, aty nė familje, brėnda mureve tė shtėpisė, larg syrit tė opinionit dhe pėrtej sloganeve mbi realitetin virtual tė barazisė gjinore.
    Dėgjon tė tregojė njė grua se si, pas pėrfundimit tė punės nė administratėn publike apo diku tjetėr, kthehet nė familje dhe fillon “ditėn e dytė” tė punės nė shtėpi, se si dora e saj prek, rregullon, pastron, gatuan, pėrkujdeset pėr fėmijėt, pėr lulet e deri te llustrimi i kėpucėve dhe hekurosja e kėmishės sė burrit. Cdo ditė, gjithmonė, pafundėsisht. Gjithcka tregohet natyrshėm dhe me njė lloj devocioni. Sepse kėto janė rolet dhe punėt eskluzive pėr gratė brėnda familjes!
    Eshtė pikėrisht familja, hapsira e parė ku demonstrohet kultura e rrėnjosur e steriotipeve gjinore, sigurisht me njė diapazon te gjėrė nuancash dhe profilesh, nė varėsi tė tipologjisė sė familjes dhe kontekstit kulturor dhe gjeografik.Por, nė thelb, problemi mbetet i njėjtė.
    Pastaj biseda cvendoset nė mjediset e punės, aty ku femrat, ndodh jo rrallė tė shikohen thjesht si FEMRA, dhe jo si intelekt dhe profesioniste, me ambicje pėr karierė dhe me aftėsi tė spikatura profesionale sikurse dhe meshkujt (perseri si shpėtojmė dot krahasimit me.. MESHKUJT!)
    Nė se i drejtohemi statistikave, edhe nė sferėn ekonomike dhe atė administrative, duket qartė se pushtetin, pozitat drejtuese dhe statusin mė tė privilegjuar nė hierarkinė profesionale e kanė meshkujt. Sepse drejtimi, menaxhimi, qeverisja e punėve tė shtetit, sipas mendėsisė dhe kulturės tradicionale, janė vetėm atribute tė burrave!
    Sa mė lart tė ngjitesh nė hierarkinė e administatės publike, nė ministitė dhe institucionet e larta shtėtėrore, aq mė shumė rrallohet prania e grave nė postet drejtuese.
    Le tė ngjitemi mė lart, aty nė botėn e politikės, nė bastionin mė tė fortė tė pushtetit dhe vendimarrjes sė meshkujve. Treguesit pėr shkallėn e pjesmarrjes sė grave nė vendimarrjen politike, nė parlament por edhe drejtimin e qeverisjes vendore janė mjerane! Sepse politika dhe qeverisja, historikisht ėshtė perceptuar, strukturuar dhe modeluar si domen, monopol dhe art tė cilin e zotėrojnė vetėm burrat.
    Nė njė shoqėri qė tradicionalisht gratė i ka parė si shtėpiake, si simbol tė seksit tė dobėt dhe mėmėsisė, ngjitja e shkallėve tė karierės nė administratėn shtetėrore dhe depertimi nė «shoqėrinė masonike » tė burrave tė politikės, nuk mund tė mos ndeshet me paragjykime, konkurence,xhelozi dhe mosbesim. Kėtė realitet nuk mund ta fshehin as deklaratat pėr tėrheqjen e grave nė politike dhe as prania e disa femrave nė poste tė larta drejtues, tė cilat ka rrezik qė me sė shumti tė shikohen si « kukulla » pėr zbukurimin e vitrinavé tė politikes se sa si tregues natyror i njė shoqėrie demokratike.
    Nė kėtė terren social kontradiktor, ku « mbetjet » e kulturės patriarkale tradicionale dhe risqet e raja te modernitetit vrasin, cėnojnė dhe diskrimonojnė tė drejtat e grave, politikat e nxitjes sė barazisė gjinore janė dhe duhet tė jenė njė faktor thelbėsor pėr ndėrtimin e njė shoqerie gjithpėrfshirese dhe me mundesi tė barabarta pėr burrat dhe gratė.
    Fatkeqsisht, diskriminimi mbi baza gjinore, ky paradoks kaq i dukshėm dhe i papranueshėm pėr llogjikėn mė tė thjeshtė, ka rrėjė mė tė thella se sa duket nė pamje tė parė. Pabarazia gjinore nuk ėshtė njė aksident dhe as njė keqkuptim, por njė realitet i strukturuar dhe « cimentuar » nė rrjedhat e historisė sė shoqėrisė njerzore. Pabarazia gjinore ėshtė njė problem kompleks, me pėrmasa universale, i shtrirė nė tė gjitha vendet dhe kuptimi i kėsaj dukurie, sipas nobelistit Amartya Sen, kėrkon njė qasje shumėdisiplinore dhe kėndvėshtrime plurale, pėr tė evidentuar format specifike tė cfaqjes sė pabarazive gjinore nė vende dhe kontekste tė ndryshme kulturore.
    Nisur nga ky kėndvėshtrim, ėshtė e qartė se progresi dhe arritja e barazisė reale gjinore nė tri fushat bazė, nė familje, nė fushėn social-ekonomike si dhe nė jeten politike dhe publike, nuk mund tė vijė spontanisht dhe as vetėm nėpėrmjet shpresave pėr iluminimin e shoqėrisė.
    Pėrvoja e vendeve tė qytetėruara dėshmon sė krijimi i shoqėrisė sė mundėsive tė barabarta pėr tė dyja gjinitė kėrkon domosdoshmėrisht pjesmarrjen dhe pėrfshirjen e tė dyja gjinive, tė burrave dhe tė grave.Sipas kėtyre pėrvojave pozitive, nė kompleksin e masave dhe aksionit shumėplanėsh pėr fuqizimin e statusit tė gruas nė shoqėri, ka nje hallkė kyc e cila, nėse pėrdoret me efikasitet, nuk do ta egzagjeronim po ta quanim si « levėn e Arkimendit » pėr arritjen e barazisė gjinore. Kjo hallkė kyc nga duhet filluar ėshtė pikėrisht mekanizmi balancės gjinore nė vendimarrje, nė nivlet e larta tė organizimit tė partive politike, tė administratės publike, tė sindikatave ( a kemi ne sindikata ?!) dhe organizatave joqeveritare.
    Kėtej duhet filluar, sugjeron pėrvoja e vendeve europerėndimore. Praktikat, modelet dhe strategjitė pėr avancimin e balancės gjinore nė vendimarrje janė nga mė tė larmishmet,ne varėsi tė traditės, kushteve specifike tė sektorėve, tė kulturės gjinore tė organizatės etj. Receta magjike nuk ka. Por nė kėtė diversitet taktikash dhe modelesh pėr nxitjen e balancės gjinore nė vendimarrje, ka njė fill tė pėrbashkėt : pa « aleancėn » me burrat dhe pa bashkėpunimin ndergjinor, nuk mund tė pretendohet pėr njė progres efektiv tė barazisė gjinore.
    Po cfar ndodh nė realitetin tonė shqiptar ? Pėr shkak tė pozicionit si nėnpunės i administratės shtetėrore por edhe si vėzhgues i interesuar pėr problemet gjinore, mė ka bėrė gjithnjė pėrshtypje fakti qė nė takimet, tryezat, tubimet, konferencat dhe seminaret pėr problemet gjinore, shikon vetem gra dhe fare pak, ose aspak meshkuj.
    Sigurisht qė nė aksionin pėr arritjen e barazisė gjinore dhe emanacipimin shoqėror, pjesmarrja e grave ėshtė esenciale. Eshtė njė arritje e rėmdėsishme qė tashmė nė shoqėrinė tonė funksionon nje rrjet i gjerė i organizatave joqeveritare tė fokusuara nė cėshtjet gjinore,.Eshtė shprsėdhėnės fakti qė tashme janė me qindra e mijra gratė dhe vajzat me profil tė spikatur qė prej vitesh militojnė pėr cėshtjet gjinore. Asgjė tė keqe s ka nga kjo.Perkundrazi.
    Por njė nga shkaqet e lėvizjes se ngadalshme nė rrugen e arritjes sė barazisė gjinore nė Shqipėri, mendoj unė, ėshtė fakti se shumė nga aksionet e fokusuara nė cėshtjet gjinore i adresohen vetėm grave dhe konceptohen si cėshtje ekskluzive tė grave. Promovimi i tė drejtave tė grave dhe nismat pėr pėrmirėsimin e statusit tė tyre nė shoqėri, shpesh bėhet nga kėndveshtrime feministe, duke pėrjashtuar pjesamrrjen e burrave nė kėtė proces.
    Padrejtėsia historike ndaj gjysmės sė shoqėrisė, pra ndaj femrave, nuk mund tė luftohet me njė metodologji tė gabuar, pra duke pėrjashtuar pjesmarrjen nė kėtė proces tė gjysmės tjetėr te shoqėrisė, pra tė meshkujt. Aq mė tepėr qė bota, shoqėria , ėshtė e strukturuar mbi bazėn e dominimit tė meshkujve nė familje, politikė dhe sferat e tjera tė aktivitetit shoqėror. Kjo qasje ka rrezikun e komprementimit tė qėllimeve tė mira dhe krijimit , pa dashje, tė keqkuptimeve konceptuale, duk e perceptuar gabimisht lėvizjen pėr barazi gjinore si revansh ndaj burrave.
    Pėrjashtimi i burrave si “gjysma “ e domosdoshme e zgjidhjes sė problemit, si njė qasje metodologjikisht e pasaktė, bėn qė efektet dhe impaktet e lėvizjes pėr barazi gjinore tė mos ndryshojnė nė atė masė qė pritet, perceptimin , sjelljet dhe qėndrimet ndaj grave nė familje dhe shoqėri.
    Mesazhet e dhėna nė tubimet pėr « respektimin e te drejtave tė grave » « pjesmarrjen » etj. mbeten brenda rrethit tė grave aktviste dhe tė angazhuara nė levizjen pėr barazi gjinore.
    Pėrshirja e burrave nė aktivitete trainuese, seminare dhe forma tė tjera tė fokusuara nė cėshtjet e barazise gjinore i ndihmon burrat tė dėgjojne problemet e grave dhe sė bashku, tė formulojnė stategji efektive pėr zgjidhjen e problemeve dhe nxitjen e barazisė gjinore..
    Pjesmarrja vetėm e grave ne keto aktivitete dhe trainimi i tyre me metodat e mbrojtjes nga dhuan e burrave, ka rrezikun qė « tjetri » dmth burri, tė shikohet si “djalli” dhe shkaku i problemeve me tė cilat ballafaqohen gratė nė pėrpjekjet e tyre pėr staus, tė drejta dhe barazi gjinore.
    Sigurisht qė dhuna nė tė gjitha format e saj ndaj grave nė familje dhe jo vetėm aty, gjenerohet prej meshkujve (burrit, babit, vėllait) por ajo nuk e ka burimin (vetem) te crregullimet mendore, devijancat apo natyra e dhunshme e meshkujve, por te njė kulturė e tėrė tradicionale e cila dhunėn e ka konsideruar , dhe vazhdon ta konsiderojė dhe sot e gjithė ditėn, si mjet kontrolli dhe strategji pėr imponimin e pushtetit tė meshkujve.
    Gratė duhet tė kenė tė drejta tė njėjta me burrat jo pėr shkak tė gjinisė (qė historikisht ėshtė bėrė shkaku i padrejtesive) por pėr shkakun e thjeshtė se janė qenie njerzore.Kjo ėshtė perspektiva mbi tė cilėn duhet tė vendoset levizja emancipuese pėr arritjen e barazisė gjinore.

    Politikat gjinore nė Shqipėri kanė impakt social tė ulėt sepse nė shtratin e njė kulture tradicionale maskiliste, burrat kenė me teper avantazhe pėr tė siguruar pozita mė tė fuqishme politike, sociale dhe ekonomike.Mbajtja nė kėmbė e kėtij mekanizmi ka kontribuar nė ngadalesimin e procesit tė promovimit tė politikave reale tė barazisė gjinore dhe nė ruajtjen e monopolit tė burrave nė vendimarrje.
    Bota « ėshtė » e burrave !? Ne se po, ky mekanizem duhet thyer, ky realitet duhet ndryshuar. Dhe per kėtė ėshtė shumė e domosdoshme qė tė organizohen dhe institucionalizohen tryeza pune, borde apo forume diskutimi tė cėshtjeve praktike gjinore ( jo takime pėr tė reklamuar slogane dhe teorizime rreth problemit!) ku tė ftohen dhe tė jenė pjėsė e zgjidhjes sė problemeve burrat qė drejtojnė politikėn, burrat qė drejtojnė ministritė, burrat qė drejtojnė biznesin, arsimin, shėndetsinė, policinė, pushtetin vendor etj, .Ky ėshtė hapi i parė.
    Ndryshimi i axhendės dhe adaptimi i njė qasje qė sjell sė bashku nė tavolinė burrat dhe gratė, theksohet nė mjaft nga dokumentat ndėrkombėtarė pėr kėtė cėshtje, ėshtė celėsi pėr transformimin e shoqėrise dhe kalimin nga kultura maskiliste, nė kulturėn e barazisė gjinore.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    po pra, pėr atė thonė: burri i botės

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Citim Postuar mė parė nga rrezon Lexo Postimin
    po pra, pėr atė thonė: burri i botės
    Tamam ! Por burrat janė tė grave!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745
    Burri eshte koka e gruaja eshte qafa .Si thuani tani eshte bota e burrave?

  5. #5
    Ultras Maska e KUSi
    Anėtarėsuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    3,049
    Citim Postuar mė parė nga ane Lexo Postimin
    Burri eshte koka e gruaja eshte qafa .Si thuani tani eshte bota e burrave?
    Me kte lirisht na ben te themi qe qafa e leviz koken dmth gruaja burrin lol ..... amon ca na gjeti
    ” UNĖ JAM MIRĖ KUR ASHT MIRĖ SHQYPNIA! ”

  6. #6
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar mė parė nga ane Lexo Postimin
    Burri eshte koka e gruaja eshte qafa .Si thuani tani eshte bota e burrave?
    Po moj po ashtu eshte po te mendojm pak me thell se kush e leviz qafen?TRURI!E ku gjendet TRURI? Ne koke!
    Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.

  7. #7
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Gjithe ky carcaf e nuk tha asgje te re apo asnje zgjidhje te 'problemit'.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  8. #8
    Citim Postuar mė parė nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    Gjithe ky carcaf e nuk tha asgje te re apo asnje zgjidhje te 'problemit'.
    hhahahhahahahahah sa modest qe je me qafsh

    Behu cik i mire ndonjehere keshtu ne te rralle dhe jepu dhe cik femrave kredi se na flliqe keshtu.

  9. #9
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar mė parė nga DeAdA Lexo Postimin
    hhahahhahahahahah sa modest qe je me qafsh

    Behu cik i mire ndonjehere keshtu ne te rralle dhe jepu dhe cik femrave kredi se na flliqe keshtu.
    Modestia eshte virtyt i moderatoreve te moderuar. Pastaj une jam shume i mire,ne privat e u jap femrave aq kredi sa ngelem me xhepat shpuar

    Puna eshte se meshkujt feministe me duken produkt i hipokrizise ose ne rastin e keq produkt te trumangesise.
    Dihet qe cdo proces i sforcuar prodhon me shume deme se te mira.

    Nje qe e ka emrin SADEDIN te duket per tu marre seriozisht
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  10. #10
    Citim Postuar mė parė nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    Modestia eshte virtyt i moderatoreve te moderuar. Pastaj une jam shume i mire,ne privat e u jap femrave aq kredi sa ngelem me xhepat shpuar

    Puna eshte se meshkujt feministe me duken produkt i hipokrizise ose ne rastin e keq produkt te trumangesise.
    Dihet qe cdo proces i sforcuar prodhon me shume deme se te mira.

    Nje qe e ka emrin SADEDIN te duket per tu marre seriozisht
    Hyj vetem i moderuar qe s'je ti dhe mos o zot te behesh

    Tani me ate punen e "femrave", si nuk doli nje mashkull mer zot edhe te flasi vetem per 1 FEMER dhe jo ne shumes, apo te pranoje qe ka organe gjenetiale te vogla apo qe s'i punojne a ku ta di une Te gjithe meshkujt jane don zhuan te mbaruar ne real dhe shume te mire e kembe leshuar si pune e Hyj-it ketu.

    Hyj e ke degjuar ate shprehjen ti qe "Mbas cdo burri te madh qendron nje femer e madhe" (dhe nuk po flasim per masen trupore ketu se mos ngaterrohesh lol)?

    P.S. Kete SADEDIN-in nga lagjia e ke ti? LOL

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fenomeni ''At'' Nikolla Marku
    Nga Fenomeni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 424
    Postimi i Fundit: 07-04-2012, 09:35
  2. Si luftova pėrkrah burrave nė luftėn e Kosovės
    Nga biligoa nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 07-08-2009, 18:36
  3. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 05:58
  4. George Sand nėpėrmjet burrave tė saj
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-02-2005, 16:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •