Adem Jashari dhe Hasan Prishtina së shpejti në Vushtrri
Ndryshimet pozitive në përmirësimin e infrastrukturës por edhe të jetës së qytetarëve të Vushtrrisë, fatmirësisht kanë shënuar hov të madh gjatë këtyre dy-tri viteve.
E mira e së mires në gjithë këtë është se qyteti i Vushtrrisë së shpejti do të jetë edhe më madhështor, pasi Komuna e Vushtrrisë në krye me Kryetarin Muharrem Shabani, kanë sjellur dhe aprovuar vendimin që edhe Vushtrria të ketë permendore për fugurat e njohura atdhedashëse, që në njëfarë mënyre edhe janë të lidhura me historinë e Vushtrrisë.
Lajmin për ngritjen e shtatorës së komandantit legjendar Adem Jasharit dhe të atdhetarit të mirënjohur me famë gjithëkombëtare Hasan Prishtina, i cili ka lindur në Vushtrri, qytetarët e këtushëm e kanë mirëpritur dhe konsideruar si njërin ndër projektet më me vend që ka bërë Komuna e Vushtrrisë.
Punimin e shtatorës së Adem Jasharit që do të pushojë i lirë në Vushtrri, do ta kryejë skulptori i njohur nga Shqipëria Muntaz Dhrami, ndërkaq është vendosur që ajo përurohet me 28 nëntor 2007, në ditëlindjen e komandantit legjendar dhe festën e flamurit.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Muharrem Shabani ka kërkuar që kjo shtatore të vendoset në pikën më frekuentuese- zemrën e qytetit. Dhe jo vetë kaq Komuna është zotuar se shumë shpejt edhe Hasan Prishtinës do t’i vendoset permendorja në Vushtrri, dhe si vend ideal për vendosjen e saj Komuna ka bërë disa propozime, ndër të cilat më i miri ka qenë në qendër të qytetit, përpara Shtëpisë së Kulturës që mban emrin e tij.
Ky akt i të parit të Vushtrrisë Muharrem Shabani, është konsideruar si ngjarja më e madhe që nga paslufta e këndej, pasi Vushtrria asnjëherë në historinë e saj nuk ka pasur permendore të heronjëve shqiptarë.
Krijoni Kontakt