Shkrimtari i mirenjohur shqiptar Ismail Kadare eshte nje nder kandidatet per cmimin “Scanno” ne Itali.Cmimi,i cili konsiderohet si Nobeli Italian,do te ndahet diten e shtune ne fusha te ndryshme si letersi,mjekesi,muzike,ekonomi,antropologji,ekolog ji etj.Se bashku me Kadarene pretendente per cmimin “Scanno”jane dhe Magdi Allam,Franco Cardini,Francesca D´Aloja dhe Luigi Malerba.

Cmimi
Cmimi “Scanno” lindi ne vitin 1972 me inicative te Ricardo Tanturri Horatio,Profesor universiteti i Gjuhes dhe Letersine Italiane,Shkrimtar,poet,intelektual e gazetar.Tanturri do te demonstronte gjithashtu per aftesi brilanti menaxhimi dhe me nje intuite per t´u pasur zili e transformon Skanon (Scanno)ne rajonin e Abrucos(Abruzzo)ne nje qender te gjalle kulturore e mondane duke ndihmuar keshtu ne zhvillimin e turizmit.Cmimi “Scanno”do te mblidhte vit pas viti figura te tilla si Mario Soldati dhe Dominique Fernandez,Roberto Vaca dhe luciano Crescenzo,Gesualdo Bufalino dhe Giovanni Machia,Saul Bellow dhe Banana Yoshimoto.Mario Vargas Llosa dhe Antonio Tabucchi etj.Cmimi shume shpejt doli nga kornizat e letersise per te atribuuar vende nderi dhe per disiplinat e tjera si ekonomia,mjekesia,ekologjia,shendeti,drejtesia,soc iologjia,zhvillimi i tenkologjise e deri per traditat popullore.Fale punes se palodhur te Tanturri-t dhe kontributit te mbeshtetesve publike e private,festimet qe shoqerojne kete cmim jane kthyer tashme ne nje takim vjetor,emri i te cilit i ka kaluar me kohe kufijte e rajonit per t´u kthyer ne nje prej takimeve kulturore italiane me nje prestigj mjaft te larte.
Sipas “II Tempo”