Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    10 liderët më të korruptuar të botës!

    10 liderët më të korruptuar të botës!

    PO SHQIPERIA ?


    Është bërë e zakonshme që çdoherë kur flitet për ndonjë lider të përmendet edhe fjala 'kleptoman' ose ajo më e përdorura 'i korruptuar'. Pra togfjalëshi 'lider- i korruptuar' ka qenë dhe është një ndër togfjalëshat më të përmendur gjatë gjithë historisë së njerëzimit. Jo më kot edhe fushatat zgjedhore janë të përqendruara më së shumti në këtë pikë. Por, kush janë liderët më të korruptuar? Çfarë kanë bërë ata? Për këtë flet shkrimi i mëposhtëm.
    1. Muhamed Suharto, Presidenti i Indonezisë (1967-1998)

    I lindur më 8 qershor 1921 në qendrën e ishullit Java, Muhamed Suharto bëhet njëri ndër presidentët më afatgjatë në botë. Ai është presidenti i dytë i Republikës së Indonezisë dhe ndryshe njihet si një politikan që luftoi komunizmin. Ky mendohet të ketë vjedhur prej 15-35 miliardë dollarë gjatë këtyre viteve pushtet. Këtë e ka arritur pasi në këtë kohë janë bërë privatizime të shumta të resurseve natyrore, fondacioneve të ndryshme nga perëndimi gjatë krizave të mëdha që ka kapluar Lindjen e Largët, si dhe keqpërdorimin e luftërave në Timorin Lindor. Sipas BBC të datës 25 mars 2004, ai posedon 40% të territorit të Timorit Lindor; ndërsa të hollat e tij ndodhen në banka të ndryshme të Austrisë.



    2. Ferdinand Markos, Presidenti i Filipines (1972-1986)

    I lindur më 11 shtator 1917 në Sarat, ai sundoi për dy dekada në Filipine. Njihet si një president despotik dhe akuzohet për nepotizëm gjatë qeverisjes së tij. Para se të marrë pushtetin Markosi, GDP-ja e shtetit të tij ishte 2% më e madhe se kur bëhet ky president. Mendohet të ketë vjedhur prej 5-10 miliardë dollarë, ndërsa qeveria e sotme akoma po i paguan borxhet që janë marrë në kohën e këtij lideri. Vdiq më 28 shtator të vitit 1989.



    3. Mobutu Sese Seko, president i Zairesë (1965-1997)

    Është e zakonshme që të shtetet që sapo e kanë fituar pavarësinë të shfaqet
    kleptomania dhe nepotizmi, bashkangjitur këtu edhe praninë e gjatë në
    pushtet. Pikërisht këtyre tre gjërave nuk ju shmang Mobutu Seko. I lindur më
    14 tetor 1930, ai sundoi në Zaire, ose sot me emrin Republika Demokratike e
    Kongos, për tri dekada. Sipas informacioneve, ai ka abuzuar me 5 miliardë
    dollarë. Vdiq nga kanceri në kryeqytetin Maroken Rabat, pikërisht aty ku
    edhe u varros më 7 shtator 1997.



    4. Sani Abaha, president i Nigerisë (1993-1998)

    E vogël ishte periudha e qeverisjes së tij, por shumë e kushtueshme ishte
    kjo për vendin e tij. Të shikosh sesa vjet ka qeverisur Sani Abaha dhe se
    sa ka vjedhur, lirisht mund ta quajmë edhe si njeriun më të korruptuar. Ai
    ka marrë gjatë kësaj periudhe 2-5 miliardë dollarë, ndërsa nuk kemi edhe pse
    të çuditemi për këtë shifër, kur dihet se Nigeria posedon resurse të mëdha
    natyrore, mes të tjerash dhe 'arin e zi'. Vdiq nga një atak në zemër më 8
    qershor të vitit 1998; paramendoni sikur të jetonte më gjatë?



    5. Sllobodan Millosheviç, president i Jugosllavisë/Serbisë (1989-2000)

    Ai që ndau Jugosllavinë dhe ai që u bë shkak që Kosova të fitojë lirinë dhe
    pas pak pavarësinë, njihet si lideri i pestë më i korruptuar në botë me 1
    miliard dollar. I lindur më vitin 1941, ai si lideri i Partisë Komuniste
    ishte president i Serbisë në vitet 1989-1997 dhe president i Republikës
    Federale të Jugosllavisë 1997-2000. Në kohërat e luftërave dhe kohërave të
    krizave, është e qartë edhe korrupsioni. Vdiq në mënyrë të papritur në
    gjyqin e Hagës më 11 Mars 2006.



    6. Jean-Claude Duvalier, president i Haitit (1971-1986)

    Kur u bë president ishte vetëm 19 vjeç, pasi zëvendësoi babain e tij.
    Mësonte në shkollat më prestigjioze për drejtësi, por ka informacione që ka
    punuar edhe në playboy. Ai mendohet të ketë marrë prej 300-800 milionë
    dollarë. Pas protestave të shumta në vend, ai largohet për në Francë ku
    jeton një jetë luksoze në rivierat më të njohura franceze. Ai divorcohet në
    vitin 1993 nga gruaja e tij e parë Mishele Pasket, për të bashkëjetuar më
    pas me Veronike Roy. Pas qetësimit të situatës ai kthehet përsëri në Haiti,
    por tani i larguar nga atmosfera e politikës.



    7. Alberto Fuxhimori, president i Perusë (1990-2000)

    I lindur më 28 korrik 1928 nga prindër japonezë që kishin emigruar në Peru,
    ai arriti të bëhet president i këtij vendi për një dekadë. Edhe pse si
    student ishte shume i mirë, pasi studioi fizikë dhe bujqësi në Strasburg
    të Francës, ai bëri po ashtu edhe masterin për matematikë në Milvoki. Vendit
    të tij i mori 600 milionë dollarë. Ai rriti çmimet, taksat dhe inflacionin në
    vend, por një e mirë e Perusë ishte se opozita në fund largoi nga pushteti
    Fuxhimorin dhe e shpalli si person të korruptuar dhe në kërkim. Ai
    arrestohet më 2005 në Santiago për korrupsion dhe krime në vend, por lirohet
    shpejt.



    8. Pavlo Lazarenko, kryeministër i Ukrainës (1996-1997)

    Ukraina prej vitit 1990 ka ndërruar gjithsej 17 kryeministra, kështu që çdo
    kryeministri mesatarisht i bie të ketë qëndruar një vit në pushtet. Në listën
    e dhjetë liderëve më të korruptuar të botës më së fundi ndodhet edhe një
    kryeministër, i cili qeverisi pak më shumë se një vit, por pikërisht për një
    vit u korruptua me diku 114-200 milionë dollarë.



    9. Arnoldo Aleman, president i Nikaraguas (1997-2002)

    I lindur më 23 Janar 1946, ai studioi drejtësi dhe punoi në Bankën Botërore.
    Nga luftërat civile, Aleman arrestohet me 1980 për të qëndruar 9 muaj në
    burg. Pas daljes nga burgu, ai së shpejti arriti një hierarki në politikë, ku
    më 1997 bëhet president. Akuzohet se ka bërë shpërdorim të parave me rreth
    100 milionë dollarë. Më 7 dhjetor të vitit 2003 dënohet me 20 vjet burg
    për keqpërdorim të të hollave.



    10. Josef Estrada, president i Filipineve (1998-2001)

    Në dhjetë liderët më të korruptuar të botës, dy janë nga Filipinet. Josef
    Estrada është marrë me aktrim, politikë, ndërsa ka studiuar inxhinierinë.
    Përveç këtyre ai ka keqpërdorur 78-80 milionë dollarë gjatë qeverisjes së tij
    dhe për këtë shkak është presidenti i parë nga Filipinet që i ngrihet padi
    nga shteti. Ai largohet para kohe nga pushteti nga pakënaqësitë dhe
    protestat në vend.

    Sipas Saadit, që nëse kryetari vjedh një veze, ministrat e tij do vjedhin
    gjithë pulat e fshatit, shihet qartë sesa të dëmshëm janë këta njerëz për
    shoqërinë dhe veçanërisht për vendin e tyre. Dashtë Zoti që mos ketë ndonjë
    politikan shqiptar në këto lista.
    Ndryshuar për herë të fundit nga TOKE GEGA : 05-09-2007 më 12:23

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    gezim i madh

  3. #3
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Keshtu si ia kane nisur politikanet tane, nuk do futen nga fundi i Top Listes por pas ca vitesh do i kesh drejt e ne maje. Boom i madh. New Entry por ama do jete Numer 1.

    Edhe Sulltan Muhamedi i Indonezise ka per t'u habitur.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    1. Muhamed Suharto, Presidenti i Indonezisë
    2. Ferdinand Markos, Presidenti i Filipines
    3. Mobutu Sese Seko, president i Zairit.
    4. Sani Abaha, president i Nigerisë
    5. Sllobodan Millosheviç, president i Jugosllavisë/Serbisë
    6. Jean-Claude Duvalier, president i Haitit
    7. Alberto Fuxhimori, president i Perusë
    8. Pavlo Lazarenko, kryeministër i Ukrainës
    9. Arnoldo Aleman, president i Nikaraguas
    10. Josef Estrada, president i Filipineve
    -------------------------------------------------------------
    te gjitha keto shtete te vorfura shum te vorfura, me se shumti Hairi katastrof ,tani Nigjeria, e tjerat me rradh ......ukrahinasit po vin ketu e po vjedhin kerre e po i bejn copa copa e po i dergojn ne shtetin e tyre e i montojn i kan filmu me kamera te mshefta edhe kan shku te big-bosi atje e kam filmu si jetonte ....
    qfar njerzish e ne demokraci flet populli ......askushn se ne demokraci nuk vun populli...
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    1. Muhamed Suharto, Presidenti i Indonezisë = ka ren nga pozita
    2. Ferdinand Markos, Presidenti i Filipines =edhe ky e ka paguar
    3. Mobutu Sese Seko, president i Zairit.= edhe ky shkoi
    4. Sani Abaha, president i Nigerisë?
    5. Sllobodan Millosheviç, president i Jugosllavisë/Serbisë=ky shkoi ne Moske te vllai...
    6. Jean-Claude Duvalier, president i Haitit ?
    7. Alberto Fuxhimori, president i Perusë?
    8. Pavlo Lazarenko, kryeministër i Ukrainës ?
    9. Arnoldo Aleman, president i Nikaraguas?
    10. Josef Estrada, president i Filipineve = UPS ! Filipina i paska dy presidenta ?

  6. #6
    Lavdi Deshmoreve! Maska e Hero i Popullit
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Vendndodhja
    Ke Varrezat e Deshmoreve: Between Nowhere and Good-Bye!
    Postime
    385

    E cuditshme

    Po nje pjese e ketyre liderave paskan vdekur papritur nga ataku kardiak:d fshehur. E cuditshme. Si paskan gezuar paret e vjedhura. Por dikush ua ka vjedhur ketyre hajduteve post mortum.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Toke, te jesh shtet me nje sistem korrupsioni nuk do te thote qe lideri i qeverise te jete po aq i korruptuar sa shkalla e atij sistemi. Me sa shoh nga logjika jote, ti thua qe nese lideri nuk eshte i korruptuar, atehere shteti mbushet me fusha me lule? Berisha mund te mos jete i tille, por jeton brenda atij sistemi korruptiv, te cilin u mundua ta asgjesonte duke ngritur nje task force me ministrat e tij, apo militantet e tij, si zotrote. Pse me ju do ta ulim nivelin e korrupsionit ne?

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    [QUOTE=Borix;1688664]Toke, apo militantet e tij, si zotrote.


    ???

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    ???
    Ca te kuptosh ti...

  10. #10
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    kjo teme eshte si ajo pune e barcaletes me Zotin dhe oret qe perfaqesonin korupsionin. Ate (oren)shqipetare Zoti e mban per fresk, prandaj nuk gjendet ne kete listen ketu.
    Ne shqiperi, koruptimi fillon nga 1000 lekshi tek roja i spitalit dhe mbaron......asnje nuk e di se ku..

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Një mesazh për liderët shqiptarë
    Nga Henea në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-05-2009, 01:12
  2. Klinton fton liderët e Kosovës në Washington
    Nga oliinter në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 05:38
  3. A kane lideret shqiptare fe?
    Nga YlliRiaN në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 03-12-2008, 13:03
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-06-2005, 12:43
  5. Çfarë farësh janë liderët e sotëm Shqiptarë?
    Nga Nika në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-06-2003, 15:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •