Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 19 prej 19
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    ne fakt ajo ishte e martuar dhe me femije ne universitet...
    po perseri ndjente nje mllef perbrenda sapo ndonje femer tjeter fillonte pune ne ate firme, i dukej se, vetem nga e trokitura e hapave te se punesuares, i lekundej gjithe pozicioni autoritar e aq prestigjioz i raportueses te "i madhi"...

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    E mbarsur me teorine e hic-it per kapacitetin e kolegeve, e kishte vendosur vetveven ne nje pozicion te lartersueshem, nga ku hic-at e poshtem, i dukeshin si qenie mikroskopike. "Ke te zesh, dhe ke te lesh", thoshte mendja e saj , tek i shikonte te kerrusur para kompjuterave. "Keta qenkan si pjese butonash, qe mund t'i shtypesh si te duash dhe te formosh ne kompjuter figura qesharake. Per burra qe jane! Mjer grate e tyre, nese akoma s'kane gjetur te vertetin e qejfeve te tyre!" Tek tha fjalet e fundit, beri nje tendosje trupore te tipit kenaqesor, si per t'ju thene atyre grave, qe ajo ishte me e fituara mes te gjithave, per zgjedhjen e bere.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Tregimi mori kthese ,megjithate po e vashdoj................
    Nje tik nervor i behesh gjithmon mbi buzen e siperme ku riteshin qime te zeza qe ajo i ruante here pas here.Nje lloj ndjenje ndoshta mashkullore i gufonte nga brenda ,kur shikonte gjith ato gra nen pushtetin e saj .......................

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Shtrengoi ripin e mesit deri ke brima e fundit ,ishte dreke dhe ajo kishte filluar te mbante diete me kokefortesi.Kaloi mes tavolinave ku degjohesh vetem fishkellima e ventilatoreve te kompjuterave dhe tastierat qe punonin me shpejtesi maksimale kur ajo afrohesh.Befas ndegjoi pershperitje pas kraheve ,u kethye me vrik ,por te gjitha kokat ishin te ulura mbi tastiera,hem ,tha me vehte e di une kush flet ,me siguri eshte Rina, ajo me e reja ................

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Kishit ndonje gje ? ju drejtua ajo duke shtrenguar nofullat ne furme katrori,asnje nuk ngriti koken por i meshuan me shume germave ne tastiere .Sot kemi nje mbledhje mbas ores tre ,foli kot per ti lene ne ankth me gra e me burra.Eci deri ne fund te salles ,u kethye befas mos kapte ndonje tallje nga mbrapa ,nxitoi hapin dhe u mbyll ne dhomen e saj tere nerva .
    Do ja u nxij jeten ,mendoi me vete ,ngriti receptorin dhe krijoi nje numer duke i meshuar butonave sikur shtrydhte ndonje cimke.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Ora e varur ne murin e salles se madhe shenonte tre fiks ,por asnje nuk po levizte nga vendi i punes a thua se ishin ulur ne karriga te lyera me atak.Tastierat nuk benin zhurme me ,por mijte leviznin neper internet duke klikuar faqe gjithfarsoj sa per te kaluar kohen.
    Shefja nuk po dilte nga zyra e saj , mesazhet filluan te qarkullojne here me frike e here me shenja dhe me pas plasi nje gaz qe filloi nga tavolina e fundit e deri tek ajo e kreut ku Rina kishte ulur koken dhe qeshte me te madhe nga mesazhi i fundit qe po qarkullonte ne te gjithe rrjetin.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Mesazhi ishte i shkurter dhe kishte ardhur per cudi nga nje grua qe nuk para bente shaka ,pikerisht kjo e bente mesazhin me gazndjelles ,ku pervec se permbajtja ishin dhe nja dy gabime te bera nga nxitimi''Efja po ma.......et me telefonin iks ne vend te fiks.Rina ketheu koken per te pare autoren e atij mesazhi ,kur u hap dera ,nga ku doli nje figure qe dukesh sikur i kishte shpetuar zjarrit te ferrit.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Te gjithe e kuptuan se ajo e kishte lexuar mesazhin dhe priten me ankth cfare do te ndodhte.Perse nuk keni dale akoma? uleriti ajo ,
    ora eshte tre e nje cerek e ju rini akoma ketu ,nuk ka ore jasht orarit ,na ta beni dhembin ,e mbylli ajo duke treguar me dore nje dhemb imagjinar sa gishti i saj tregues.U ngriten te gjithe si me komande nga karriget e tyre dhe u sulen me nxitim ne drejtim te deres ,atehere u kujtuan qe shefja e tyre nuk dinte ta perdorte kompjuterin.
    Serioze priten ke dera e ashensorit ,hyne ne te pa e kthyer koken mbrapa e duke mos pare njeri tjetrin ne sy dolen me nxitim a thua se ajo do ti kethente perseri ne pune.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Tregim me police privat
    Zilja e ores tringelloi me gjate se heret e tjera ,ai zgjati doren dhe e goditi me grusht duke shtuar akoma dhe nje tringellime ne forme ankese.Ndejti dhe pak ne krevat dhe pastaj u cua me pertese ,u shtriq ,mori oren dhe vedosi mbi komodine ,.Qendroi para pasqyres duke pare ne te nje koke thinjoshe ,sy te mufatur e faqeparrojtur,sonte ishte i lodhur per vdekje ,nuk dinte se si do ta kalonte turnin ne lokalin e nates ku ai punonte si polic privat ,apo sic e ngacmonin te rinjte badiguard ariu.Me perpara kish qene oficer ne garde ,por reforma e nxori te papune.Ndonje zanat nuk kishte ,edhe nje pune qe beri ne fillim nuk i eci.Nje shok i tij i dha disa leke dhe e nxori tek tregu valutes ku gjithmone do te dilte me humbje.
    Punen e re e mori me qef ne fillim ,i thane qe te ndalonte sherret qe mund te ndodhin ne disko ,pune qe ai e bente pa ndonje zor te madh ..................

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Anton Pashku
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 04-09-2012, 09:20
  2. Vazhdoni kengen
    Nga Dreri nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 17-02-2006, 17:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •