Po lexoja nje dite, Curriculum Vitae te perfaqesuesve te popullit ne Parlament ne adresen zyrtare te ketij institucioni http://www.parlament.al/nen.asp?id=73.
Normalisht qe te gjithe jane me arsimin e larte dhe po ashtu jane mbi 18 vjec. Keto jane dy kushtet baze per te filluar karrieren politike ne Shqiperi si deputet. Por nje gje me beri pershtypje qe shumica e ketyre deputeteve tane te dashur (pa perjashtuar ngjyrimet politike) kishin mbaruar fakultetet apo deget ne Universitetin Bujqesor te Kamzes. Nuk dua te paragjykoj absolutisht asnje qe diplomohet ne kete fushe! Por si ka mundesi qe ne nje vend te tille qe propagandohet modernizimi i shoqerise dhe politikes, shumica e ideatoreve dhe zbatuesve te saj te vine nga bota e luleve, pyjeve dhe kafsheve.
N.q.se populli apo zgjedhesit e dine se ata jane specialiste te prodhimit te frutikultures (patates, misrit, lulelakres, panxharit, karrotes etj), mbareshtrimit te kafsheve apo mbjelljes se fidaneve, atehere i bie qe me ndergjegje te plote te kemi vendosur fatet poltike dhe ekonomike te vendit tone ne duart e bujqesise dhe blegtorise.
Mbase jemi frymezuar nga veprat e te madhit Naim: "Bageti dhe Bujqesi", dhe kjo eshte nje reminishence dhe kthim ne identitet.
Mbase vendi yne me ane te ketyre politikberesve ne parlament dhe qeveri ka si qellim prioritar rritjen e mireqenies me ane te zhvillimit te agrikultures dhe turizmit jo me kulturor dhe arkeologjik por te turizmit agrar.
Shume mire. Keto njerez mua me bejne optimist se Vendi yne do eci aq para sa do te arrije nje mrekulli ekonomike kaluar asaj Italiane, Gjermane dhe Franceze te viteve 50 te shekullit te Kaluar.
U uroj baballareve te kombit suksese dhe fat ne punen e tyre skrupoloze ne drejtimin e te vetmit vend ne bote qe udhehiqet jo nga politikane profesionit por nga njerez te lidhur me token, kafshet dhe lulet.
P.s. Vetem nje gje me ben cudi nga ky grup deputetesh: dreqi e mori si asnje nga keta smori mundimin te krijonin nje parti per mbrojtjen e ekosistemit, faunes apo flores te vendit tone - ose nje Parti te Gjelber!
Krijoni Kontakt