Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    FIA dënon skuderinë e McLaren!

    FIA dënoi sot skuderinë e McLaren duke i hequr pikët e konstruktorëve dhe vendosur një gjobë prej 100 milion dollarë.


    FIA ka publikuar motivet që e çuan në marrjen e vendimit për të gjobitur McLaren dhe për ti hequr gjithë pikët në renditjen për konstruktorë. Në zbulimin e provave del emri i Alonsos, i cili kishte kontaktuar me e-mail me Pedro de la Rosë-n, ku vërtetohet se ata ishin në dijeni të vjedhjes së informacioneve nga Ferrari. Kjo ka qënë dhe prova kryesore që tashmë McLaren duhet të vuajë dënimin që i shkatërroi një pjesë të mirë të sezonit.

    Top-Channel
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  2. #2
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Edhe ate cfare denimi.
    100 mio dollare edhe heqjen e pikeve ne konstruktore.
    Wow. Denim drakonik.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #3
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834
    Mire ja kan bo.

    McLaren ka shume e shume vite qe nuk e konkuron dot Ferrarin dhe ketu dihej qe dicka nuk shkonte sic duhej dhe qe ka nje hile.

  4. #4
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    e ka meritu te denohet po 100 milion jan shum

  5. #5
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Piloti dhe kolaudatori kishin shkëmbyer të dhënat që ia dërgonte rregullisht inxhinierëve, "spiuni" Najxhel Stepni

    FIA publikon materialet e "Spy-story"

    Dënimi i MekLaren u përcaktua nga dëshmitë e Alonsos dhe De La Rozës


    Një ditë pas vendimit për historinë e spiunazhit industrial, FIA ka publikuar edhe arsyet pse u mor ky vendim, duke bërë të ditur të gjitha të dhënat që e sollën atë. Gjëja më interesante është se pjesa më e "nxehtë" e kësaj dosjeje të veçantë përbëhet nga shkëmbimi i postës elektronike mes pilotin Fernando Alonso dhe kolaudatorit të MekLaren, Pedro De La Roza. Kanë qenë pikërisht dëshmitë e këtyre të fundit që kanë bindur FIA-n për të rishikuar çështjen dhe për të vendosur përfundimisht që MekLaren kishte përdorur të dhënat e Ferrarit, të siguruara nga Najxhel Stepni që punonte si një spiun për "shigjetat e argjendta".

    Ka qenë De La Roza ai që e ka lajmëruar Alonson nëpërmjet një e-mail-i në muajin mars se Stepni po spiunonte për MekLarenin. "Të gjitha informacionet e Ferrarit janë shumë të besueshme. Ato vijnë nga Najxhel Stepni, ish-shefi i mekanikëve të kësaj skuadre. Është i njëjti person që na tha se Kimi Raikonen do të ndalej pas 18 xhirove në Australi. Është shumë mik me Majk Koulan, shefin e inxhinierëve tanë dhe i ka thënë gjithçka", shkruhet në këtë e-mail. Por dokumenti i publikuar nga FIA është shumë i gjatë dhe riprodhon me detaje përmbajtjen e shkëmbimit të postës elektronike mes De La Rozës dhe Alonsos, si dhe mes De La Rozës dhe Majk Koulan. Kolaudatori i kërkon projektuesit të makinës që t‘i dërgojë të dhënat e shpërndarjes së peshës në frenim të Ferrarit, për t‘i hedhur në simulator. Më pas, i thotë Alonsos se të gjitha të dhënat që ka MekLaren janë të vërteta, pasi Koulan i ka marrë nga Najxhel Stepni. "Këto zgjidhje duhet t‘i provojmë edhe ne", përgjigjet Alonso. Në dosjen e FIA-s gjenden edhe qindra telefonata dhe mesazhe që Koulan ka marrë nga Stepni në muajin mars. "Përveç e-mail-eve që i përkasin jo vetëm pilotëve, por edhe personazheve të një rëndësie të veçantë në skuadër, ka më qindra sms që i janë dërguar skuadrës MekLaren në momentet e rëndësishme gjatë garave, të gjitha telefonatat dhe sms-të vinin nga Najxhel Stepni", shkruhet në shpjegimin e FIA-s. Gjithçka shpjegon qartësisht se MekLaren ka përdorur sekretet e Ferrarit. Avantazhet më të mëdha kanë qenë mbi përdorimin e gomave të reja "Brixhston", si dhe reagimin e tyre në frenim. Në këtë mënyrë, ata kanë kursyer disa muaj testime dhe simulime të garave. Alonso dhe De La Roza e dinin se çfarë po ndodhte dhe kanë përfituar në mënyrën më të mirë të mundshme. Edhe ato duhej të gjendeshin mes të dënuarve, por Maks Mosli u kishte siguruar atyre pafajësinë vetëm që ta ndihmonin për të vërtetuar shkeljet e MekLarenit.

    Ndërkohë, skuadra anglo-gjermane duket se nuk do të ketë probleme në pagesën e gjobës prej 100 milionë dollarësh që i është vënë. FIA ka saktësuar se nga kjo gjobë do të hiqen të gjitha të ardhurat që MekLaren do të siguronte në bazë të renditjes në kampionatin e konstruktorëve. Meqenëse "shigjetat e argjendta" kryesonin kampionatin e konstruktorëve, atëherë pritej që fitimet e saj në fund të sezonit të ishin 68.9 milionë dollarë vetëm nga Federata Ndërkombëtare. Si rrjedhojë, MekLaren do të paguajë vetëm pak më shumë se 31 milionë dollarë në fund të këtij sezoni, ndërsa nuk do të përfitojë të ardhura të tjera nga FIA.
    Sui generis

  6. #6
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    mire ju a kane bere mer. Cjane kto pissliqe qe bejne. Po bejne cdo gje business, zdo kete me sport. Se nuk ngopen te pangopurit. cdo vend hile hile hile.

  7. #7
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Për mendimin tim 100 milion janë pak. McLaren meritonte përjashtimin nga garat për një vit. Ky do të ishte dënim.




    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  8. #8
    Denim Division Maska e Diesel Industry
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    901
    po nuk jane thjesht 100milione. Duhen shtuar dhe milionat e humbura nga kampjonati i kostrutoreve dhe nga humbja e mundshme e sponsorave.Vetem vodafone i jep 150 milion euro ne vit...
    Nqs nje dite zgjohesh dhe nuk e sheh diellin, ose dielli je ti vete ose ke vdekur (Jim Morrison)

  9. #9
    E merituan denimin.

  10. #10
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    edhe aq e kishin pak
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. ALONSO me McLaren ne 2007 !
    Nga inter_forever në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-12-2005, 06:24
  2. Schumacher shkon tek McLaren Mercedes !?
    Nga inter_forever në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-08-2005, 09:23
  3. Raikonen nje gare te shkelqyer
    Nga Dito në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-08-2005, 14:00
  4. McLaren dhe BOBI 1 mika hakkinen
    Nga McLaren në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 13-08-2004, 06:31
  5. Silverstone fituesit neper vite!
    Nga AlbRoma në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-07-2002, 22:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •