Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-06-2007
    Postime
    14

    Biseda e Pejgamberit a.s. me shejtanin (iblisin)

    Transmeton Muadh bin Xhebeli r.a. nga Ibni Abbasi r.a. tė kėtė thėnė: ishim njė grup shokėsh duke qėndruar me Pejgamberin a.s. nė shtėpinė e njėrit nga (banoret e Medinės) Ensarėt dhe papritmas thėrret dikush me zė tė larte: o besimtarėt e shtėpisė (o ju qė jeni duke qėndruar nė kėtė shtėpi) a me lejoni qė tė hyjė brenda sepse keni nevojė pėr mua?
    Atėherė Pejgamberi a.s. u tha shokėve (sahabeve) a e dini kush ėshtė ai qė po thėrret (qė po kėrkon leje tė hyjė brenda)? Sahabet (shokėt e Pejgamberit a.s.) thanė:All-llahut xh.sh. dhe i dėrguari i tij e dinė me mirė se kush ėshtė ai. Pejgamberi a.s. tha: Ai ėshtė Iblisi i mallkuar tė cilin e ka mallkuar All-llahu xh.sh. Menjėherė u ngrit Omer bin Hatabi r.a. dhe tha: o i dėrguari i All-llahut a mė jep leje qė ta vras? Pejgamberi a.s. i tha Omerit r.a.: Ngadalė o Omer a nuk e dinė qė ai do tė ekzistoj dhe do tė paraqitet deri nė ditėn e kiametit? Por hapjani derėn sepse ai ėshtė urdhėruar qė tė vij kėtu, dhe kuptojeni atė ēka thotė dhe dėgjojeni se ēka ju ndodhe prej tij.
    Ibni Abbasi r.a. thotė:” I ėshtė hapur dera dhe ka hyrė brenda e ai ishte (nė formėn) plak i shtyre nė moshė mė njė sy, nė mjekrėn e tij kishte shtatė qime si qimet e kalit tė madh, dhėmbėt i kishte tė dalur sikur dhėmbėt e derrit dhe buzėt i kishte sikur tė kaut.
    Iblisi i mallkuar tha: Paqja qoftė mbi ty o Muhamed….. Paqja qoftė mbi ju o xhemati musliman. Pejgamberi a.s. i tha: ”Paqja i takon All-llahut o i mallkuar, kam dėgjuar qė ke nevojė dhe pėr ēfarė ke nevojė?
    Iblisi i mallkuar i tha Pejgamberit a.s.: o Muhamed nuk kam ardhur me zgjedhjen time me dėshirėn time por kam ardhė sepse jam i urdhėruar jam detyruar tė vij.
    Pejgamberi a.s. tha: ēka ėshtė ajo qė tė ka detyruar tė vish (kush tė ka detyruar tė vish) o i mallkuar.
    Iblisi tha: mė ka ardhur njė melek qė e ka dėrguar All-llahu i Madhėrishėm dhe mė ka thėnė: je i urdhėruar nga All-llahu qė tė shkosh tė Muhamedi duke qenė i vogėl, i ulėt,i nėnēmuar, modest dhe ta informosh si ėshtė dinakėria mashtrimi yt pėr bijtė e Ademit dhe si i mashtron ata, dhe ta thuash tė vėrtetėn pėr ēdo gjė qė do tė pyetesh, se pasha madherin time po qė se vetėm njė herė gėnjen dhe nuk e thua tė vėrtetėn do tė bėjė hi e pluhur qe e bart era, dhe do e kesh armiq, kėshtu qė tė kam ardhur o Muhamed sikur jam urdhėruar dhe pyet ēfarė tė duash e po qė se nuk tė them tė vėrtetėn pėr atė qė mė pyet armiqtė e mi do tė kėnaqėn e a ka gjė me tė vėshtirė se tė gėzohen armiqtė.
    Pejgamberi a.s. tha: nėse po e thua tė vėrtetėn atėherė mė trego kush ėshtė personi me i urryer pėr ty.
    Iblisi tha: Ti o Muhamed je krijesa e All-llahut me e urryer pėr mua, dhe tė gjithė ata qė janė si ti.
    Pejgamberi a.s. tha: ēka urren tjetėr gjithashtu?
    Iblisi tha: tė riun e devotshėm qė ėshtė dhėnė pas All-llahut?
    Pejgamberi a.s. tha: pastaj kenė e urren?
    Iblisi tha: Dijetarin e devotshėm.
    Pejgamberi a.s. : Pastaj kenė?
    Iblisi: Atė qė kur pastrohet pastrohet tri herė.
    Pejgamberi a.s.: Pastaj kė tjetėr?
    Iblisi: Tė varfrin durimtar nėse nuk ja tregon varfėrinė dikujt tjetėr dhe nuk ankohet pėr tė keqen qė ka.
    Pejgamberi a.s.: Kur e llogarit qė ai ėshtė durimtar?
    Iblisi: o Muhamed nesė ai ankohet pėr dėm brenda tri dite tė krijesat tjera si ai atėherė All-llahu nuk e shkruan atė si durimtar.
    Pejgamberi a.s.: Pastaj kė tjetėr?
    Iblisi: Tė pasurin falėnderues.
    Pejgamberi a.s.: Kur e llogarit qė ai ėshtė falėnderues?
    Iblisi: Nėse e shoh qė merr nga malli i tij hallall dhe e shpenzon nė vendin e tij, e shpenzon nė hallall.
    Pejgamberi a.s.: Si ėshtė gjendja jote kur umeti im ngritet tė falin namaz?
    Iblisi: o Muhamed me (godisin) kapin ethet dhe dridhjet.
    Pejgamberi a.s.: E pse o i mallkuar?
    Iblisi : Sepse kur robi i All-llahut bėnė sexhde pėr All-llahun, All-llahu ia ngrit atij gradėn.
    Pejgamberi a.s.: Po kur agjėrojnė?
    Iblisi: Jam i lidhur derisa tė bėjnė iftar.
    Pejgamberi a.s.: Po kur bėjnė haxhin?
    Iblisi: atėherė ēmendem.
    Pejgamberi a.s.: Po kur lexojnė Kur’an?
    Iblisi: Shpėrndahem (shkatėrrohem) sikur plumbat nė zjarr.
    Pejgamberi a.s.: Po nėse japin sadaka (lėmosh)?
    Iblisi: Bėhem sikur ai qė jep sadaka ta marre sharrėn e tė mė kėpus nė dy pjesė.
    Pejgamberi a.s.: E pėrse kėshtu o i mallkuar?
    Iblisi: Sepse nė sadakė janė katėr tė mira (shkallė)…. E ato janė:All-llahu i Madherishėm zbret begati nė mallin e tij, dashuri gjatė jetės se tij, sadakan e tij e bėnė mburojė nė mes tij dhe zjarrit, dhe e bėnė sadakan e tij ta mbroj atė nga hendikepimet dhe fatkeqėsitė.
    Pejgamberi a.s. :”Ēka thua per Ebu Bekrin”?
    Iblisi: o Muhamed nuk ka qenė i dhanun pas meje as kur ka qenė nė xhahilijet (koha para islamit) e si te jepet pas meje ndėrsa tani ėshtė nė islam.
    Pejgamberi a.s.:” Ēka thua pėr Omer bin Hatabin”?
    Iblisi: Pasha All-llahun nuk ka ndodhur qė ta takoj e tė mos ik nga ai.
    Pejgamberi a.s.: “Ēka thua pėr Othman bin Afanin”?
    Iblisi: Turpėrohem prej atij tė cilit janė turpėruar melaiket e Mėshirplotit.
    Pejgamberi a s.: ”Ēka thua pėr Ali bin ebi Talibin”?
    Iblisi: Ah sikur tė bėjmė paqe njeri mė tjetrin e ta le unė atė e tė me lenė ai mua por ai nuk e benė njė punė tė tille.
    Pejgamberi a s. alenderimet i takojn All-llahut qe e ka bėrė tė lumtur umetin tim e ty tė keq tė pa lumtur tė mjerė deri nė ditėn e kiametit.
    Iblisi : Sa larg, sa larg...ku ėshtė lumturia e umetit tėnd kur unė jam gjallė deri nė Ditėn e Kiametit! E si gėzohesh me muetin tėnd e unė ju hyjė atyre ne venat e gjakut e nė mish e ata nuk mė shohin mua, pasha atė qė mė ka krijuar dhe mė ka dhėnė mundėsin qė tė shfaqem deri nė Ditėn e Kiametit (ringjalljes) do t'i mashtroj tė gjithė, tė dijshmin e tė diturin, analfabetin e jo analfabetin, tė shfrenuarin dhe robin pėrveē robėrit e sinqertė tė All-llahut.
    Pejgamberi a s.: E kush janė ata tė sinqertit sipas teje?
    Iblisi : A nuk e din o Muhamed se ai qė e donė dirhemin dhe dinarin nuk ėshtė i sinqertė me All-llahun xh.sh., e nėse e sheh njė person qė nuk e donė dirhemin dhe dinarin dhe nuk i donė lėvdatat dhe mburrjet, ti e din qė ai ėshtė rob i sinqertė i All-llahut xh.sh., e atė e kam lėnė, ndėrsa robi i cili nuk pushon se dashuri (mallin) pasurin dhe mburrjet dhe zemra e tij ėshtė e lidhur me kėnaqeshit e kėsaj bote ai ėshtė i nėnshtruar ndaj meje.
    A nuk e din qė dashuria pėr pasurin ėshtė prej mėkateve tė mėdha o Muhamed, a nuk e din qė dashuria pėr pushtet ėshtė prej mėkateve mė tė mėdha, dhe vėrtetė mendjemadhėsia ėshtė prej mėkateve tė mėdha.
    O Muhamed a nuk e din qė unė i kam (70000) shtatėdhjetė mijė fėmijė, dhe nė ēdo njėrin prej tyre gjenden nga (70000) shtatėdhjetė mijė (shejtan) djaj e disa nga ata i kam urdhėruar (autorizuar) qe tė merren me dijetaret e disa prej tyre qė tė merren me rininė e disa prej tyre qė tė merren me tė moshuarit e disa prej tyre qė tė merren me tė dobėtit, kurse i riu entuziast nuk ka dallim mes neve dhe tyre ndėrsa mė fėmijėt luajnė si tė duan e disa prej tyre i kam obliguar qė tė merren me robėrit e disa prej tyre i kam obliguar qė tė merren me ata qė bėjnė jetė askete (Zuhd) hyjnė te ata dhe i nxjerrin prej gjendjes nė gjendje tjetėr prej njė dere nė tjetrėn gjersa tė shajnė pėr ndonjė shkak e atėherė e marr (u humbet) sinqeritetin dhe ata atėherė e adhurojnė All-llahun xh.sh. pa sinqeritet dhe ketė nuk e ndjejnė ata.
    A e din o Muhamed qė (prifti) murgu i sinqertė para All-llahut pėr shtatėdhjetė vite, dhe qė shėroheshin tė sėmurit nga lutjet (duatė) e tij atė se lėra rehat gjersa bėri zina (prostitucion) ka vrare dhe ka bėrė mosbesim (kufer) dhe ky ėshtė ai qė e ka pėrmend All-llahu xh.sh. nė librin e tij tė dashur ku thotė: ”Sikurse shejtani kur iu thotė njerėzve mos besoni e kur nuk besojnė u thotė unė jam i pastėr larg nga ti, unė vėrtetė e kam frik All-llahun Zotin e botrave.
    A nuk e din o Muhamed qė gėnjeshtra ėshtė prej meje dhe unė jam i pari qė kam gėnjyer, e kush gėnjen ai ėshtė shoku im e kush betohet rrejshėm nė All-llahun ai ėshtė i dashuri im.
    A nuk e din o Muhamed qė unė jam betuar rrejshėm nė All-llahun kur u kam thėnė: Ademit e Havės qė unė jam kėshillues i ju dyve (ju kėshilloj)….Gėnjeshtra ėshtė gėzimi i zėmrės sime (gėzim pėr zemrėn time), pėrgojimi dhe thashethemet janė perimet e mija dhe gėzimi im ( kėnaqėsia ime), dėshmia e rrejshme ėshtė drita e syve tė mi dhe kėnaqesia ime, e kush betohet pėr shkurorėzim ngutet nė mėkat edhe nėse vetėm njė herė edhe nėse ka qenė i sinqertė, dhe vėrtetė kush e ka (mėsuar) bėrė zakon pėr gjuhėn e tij shkurorėzimin atij i bėhet haram gruaja e tij ! Pastaj nuk ndalen duke u shtuar ( shumuar) deri nė Ditėn e Kiametit dhe qė tė gjithė janė fėmijė tė prostitucionit (kopil) dhe hyjnė nė zjarr (xhehenem) pėr shkak tė njė fjale.
    O Muhamed ka nga umeti yt qė e vonojnė namazin orė pas ore e kur donė ta falin namazin u bėjė vesvese e u them ke kohe pėr namaz ti je nė punė, gjersa e vonon namazain dhe nuk e fal nė kohėn tij por jasht kohe e atėherė goditet mė tė nė fytyrė, e nėse ka sukses i bėnė balle kėsaj vesveseje atėherė e dėrgoj njė shejtan (djall) nga njerėzit qė ta angazhoj dhe ta humb kohėn e namazit, e nėse ka sukses edhe ndaj kėsaj e le deri sa tė hyjė nė namaz e atėherė i them shiko djathtas shiko majtas e ai shikon… e atėherė e preku fėrkoi me dorė fytyrėn e tij e puthi nė mes tė syve dhe i them ke bėrė nė (vepėr) punė qė nuk rregullohet kurrė e ti e din o Muhamed se kush bėnė lėvizje shumė nė namaz atėherė goditet mė tė (me namaz nė fytyrė), e nėse falet vetėm atėherė e (urdhėroj) nxis qė tė ngutet e atėherė falet sikur pula kur han kokrra ai nxiton nė ngrėne (ju turret kokrrave), e nėse ka sukses ndaj kėsaj dhe falet me xhemat e frenoj me njė fre (ja vendosi njė fre) pastaj e ngris kokėn e tij para se ta ngris imami dhe e vendosi atė para se ta vendos imami dhe ti e din qė ai qė vepron kėshtu e ka pirsh namazin e tij, dhe All-llahu e shndėrron kokėn e tij ne kokė gomari nė Ditėn e Kijametit, e nėse ka sukses ndaj kėsaj atėherė e nxis (urdhėroj) qė tė kėrcet me gishta sa ėshtė nė namaz gjersa tė bėhet prej falėnderuesve tė mijė e ai ėshtė nė namaz, e nėse ka sukses ndaj kėsaj atėherė i fryj nė hun deri sa ta hap gojėn e ai ėshtė nė namaz e nėse nuk me vendos dorėn nė gojė hynė shejtani nė brendi tė tij dhe ja shton dėshirat nė kėtė botė dhe dashurin ndaj saj e atėherė ėshtė dėgjues dhe nėnshtrues i imi, e ku ėshtė lumturia e umetit tėnd e unė jam udhėheqės i tė dobėtėve unė ua humbi namazin e u them: nuk ėshtė namazi pėr ty por pėr ata qė i ka begatuar All-llahu xh.sh. me shėndet sepse All-llahu xh.sh. thotė: ”Nuk ka vėshtirėsi (nuk ėshtė obligim) pėr tė sėmurin, e nėse e humb namazin e endet kot deri sa tė vdes si pabesimtarė e nėse vdes si lėnės i namazit kur ėshtė, i sėmur kur ta takoi All-llahun xh.sh. ai (All-llahu xh.sh.) do te jetė i zemėruar me tė, o Muhamed nėse tė kam gėnjyer ose mashtruar lute All-llahun qė tė mė bėjė hi e pluhur, o Muhamed a po gėzohesh me umetin tėnd e unė i nxjerri njė tė gjashtėn e umetit tėnd nga islami?
    Pastaj Pejgamberi a s.e pyeti : o i mallkuar kush ėshtė bashkudhėtar i yti?
    Iblisi : Ai i cili e han kamatėn.
    Pejgamberi a.s. : Kush ėshtė shoku yt?
    Iblisi: Ai i cili bėnė zina (prostitucion, kurvėri).
    Pejgamberi a.s.: Kush ėshtė shoku i yt nė shtrat?
    Iblisi: Ai i cili ėshtė i dehur.
    Pejgamberi a.s. : Kush ėshtė mysafiri yt?
    Iblisi : Ai i cili vjedh (hajni).
    Pejgamberi a.s. : Kush ėshtė i dėrguari ytė?
    Iblisi: Magjistari.
    Pejgamberi a.s.: Cila ėshtė drita e syve tu?
    Iblisi: Betimi me shkurorėzim.
    Pejgamberi a.s.: Kush ėshtė i dashuri yt?
    Iblisi: Lėnėsi i namazit tė xhumasė.
    Pejgamberi a.s.: O i mallkuar ēka ta thėnė shpinėn tėnde?
    Iblisi: Hingellima e kuajve nė rrugėn e All-llahut xh sh.
    Pejgamberi a.s.: Ēka e dėnon trupin tėnd?
    Iblisi: Pendimi (kėrkimi falje para All-llahut xh.sh.) i penduesit.
    Pejgamberi a.s.: Ēka e pjek mėrēin tėnde?
    Iblis: Tė kėrkuarit falje shumė para All-llahut xh.sh. natė e ditė.
    Pejgamberi a.s.: Ēka e poshtėron e benė tė pikėlluar fytyrėn tėnde?
    Iblisi: Sadakaja (lėmosha) e fshehtė.
    Pejgamberi a.s.: Ēka i verbon (fshin) sytė e tu?
    Iblisi: Namazi i sabahut.
    Pejgamberi a.s.: Ēka ėshtė ajo qė t'i vendos frenat nė kokėn tėnde?
    Iblisi: Namazet e shumta nė xhemat.
    Pejgamberi a.s.: Kush ėshtė personi me i lumtur tė ti (sipas teje)?
    Iblisi: Lėnėsi i namazit me qėllim.
    Pejgamberi a.s.: Cilėt persona janė tė pa fat tek ti?
    Iblisi: Koprracėt.
    Pejgamberi a.s.: Ēka tė pengon nė punėn tėnde?
    Iblisi : Mexhliset (konferencat, konsultimet) e dijetarėve.
    Pejgamberi a.s.: Si hanė?
    Iblisi: ha me dorėn e majtė dhe me gishtėrinj ( me maje tė gishtėrinjve).
    Pejgamberi a.s.: Ku i strehon (vendos nėn hije) fėmijėt e tu kur bėnė nxehtė dhe kur fryn nxehtė?
    Iblisi: Nėn thonjtė e gjatė tė grave- njerėzve.
    Pejgamberi a.s.: Pėr sa gjėra ju ke lut Zotit (qė t'i kesh)
    Iblisi: Dhjetė gjėra.
    Pejgamberi a.s.: Cilat jan ato o i mallkuar?
    Iblisi: Ju kam lutur qė t'i shoqėroj (tė jem bashkėpjesėmarrės) te bijtė e Ademit nė pasurin e tyre nė fėmijėt e tyre dhe me ka bėrė bashkėpjesėmarrės nė ta e pėr kėtė tregon All-llahu xh.sh. nė fjalėt e tij ku thotė: Shoqėroji ata nė pasuri e nė fėmijė. Dhe unė ha nė tė gjitha pasuritė qė nuk ėshtė dhėnė zeqatė nga to po ashtu ha nga ato ushqime me tė cilat ėshtė pėrzier kamata dhe harami, dhe ē'do pasuri pėr tė cilėn nuk ėshtė kėrkuar mbrojtje nga shejtani i mallkuar pėr tė, dhe ēdo person kur benė marrėdhėnie seksuale me gruan e tij dhe nuk kėrkon mbrojtje nga shejtani atėherė nė atė marrėdhėnie merr pjesė edhe shejtani e atėherė fėmijėt do tė jenė tė dėgjueshėm dhe tė nėnshtruar ndaj meje, dhe kush hipė nė kafshė (automobil) dhe ec me tė duke kėrkuar jo hallall (haram) unė jam shokė i tij siē thotė: All-llahu xh.sh.: ” Mundi ata nė kuaj (kalorėsi) dhe nė kėmbė (kėmbėsori).
    Ju kam lutur qė tė (mė bėjė) kem shtėpi e shtėpia ime ėshtė WC-ja. Ju kam lutur qė tė kem xhami e xhamit e mia janė tregjet. Ju kam lutur qė tė kem kur’an e kur’ani im ėshtė poezia. Ju kam lutur qė tė kem shokė nė shtrat e shoku im nė shtrat ėshtė i dehuri. Ju kam lutur qė tė kem ndihmės e ndihmėsi im ėshtė fataliteti. Ju kam lutur qė tė kem vėllezėr e vėllezėrit e mi janė ata tė cilėt shpenzojnė pasurit e tyre nė mėkate pastaj lexoi fjalėt e All-llahut xh.sh.: ”Vėrtetė ata qė shpenzojnė kot janė vėllezėr tė shejtanit.
    Pejgamberi a.s. : Po tė mos kishe thėnė argumente nga fjalėt e All-llahut xh.sh. pėr tė gjithė ēka ke thėnė nuk do tė kisha besuar (zė besė).
    Iblisi: o Muhamed ju kam lutur All-llahut xh.sh. qė t'i shoh bijtė e Ademit e ata tė mos mė shohin e tė lėvizi nė damarėt e gjakut e tė sillem ashtu si dua edhe nė qoftė se ėshtė vetėm njė orė, All-llahu xh.sh. mė ka pranuar atė qė iu kam lutur dhe unė krenohem me kėtė deri nė Ditėn e Kiametit, dhe vėrtetė ata qė janė me mua janė mė shumė se ata qė janė me ty dhe shumica e bijve tė Ademit janė me mua deri nė Ditėn e Kiametit.
    Unė kam njė fėmijė i cili quhet Atmeh e ai ėshtė ai i cili urinon nė vesh tė robit qė ai tė flenė ndaj namazit me xhemat e po tė mos ishte ky nuk do tė flinin njerėzit deri sa ta falnin namazin, unė gjithashtu kam njė fėmijė i cili quhet Elmutekadi e kur robi bėnė ibadet fshehtas dhe e fsheh atė ibadet ky fėmijė vazhdimisht e gjykon (se lenė rehat) derisa robi t’ju tregon njerėzve pėr atė iabdet e atėherė All-llahu xh.sh. ja fshin (99) nėntėdhjetė e nėntė sevape nga (100) njėqind sevape.
    Unė kam njė fėmijė i cili quhet Kehil e ai ėshtė ai i cili ua errėson sytė njerėzve nė mexhliset konsultimet e dijetarėve edhe kur imami ligjėron nė hytbe ai ua errėson sytė derisa flenė kur janė duke i dėgjuar fjalėt e dijetarėve dhe nuk i shkruhen atij sevape kurrė.
    Nuk ka grua e cila del dhe qė shejtani ulet me tė dhe e zbukuron pėr ata qė e shikojnė, i thotė asaj nxirre dorėn e ajo e nxjerr i shfaq thonjtė dhe zhveshėt.
    Pastaj tha: o Muhamed nuk kam mjet tjetėr pos vesveseve dhe zbukurimeve qė t’i fus njerėzit nė humbje dhe po tė ishte humbja nė dorėn time nuk do tė kisha lėnė asnjė person nė sipėrfaqen e tokės prej atyre qė thonė:” LA-ILAHE-IL-ALLAH MUHAMEDU RESULULLAH e as agjėrues e as namazli, sikur qė nuk ėshtė nė dorėn tėnde diēka pėr udhėzim pos qė je i dėrguar dhe lajmėtar sepse po tė ishte udhėzimi nė dorėn tėnde nuk do tė kishe lėnė nė sipėrfaqen e tokės asnjė pabesimtarė, porse ti je argument i All-llahut xh.sh. pėr krijesat e tij, e unė jam shkaktar pėr palumturin e tyre, e i lumtur ėshtė ai qė e ka bėrė All-llahu xh.sh. tė lumtur qė nė barkun e nėnės se tij, e i pa lumtur pėr ata tė pa lumturit qė nė barqet e nėnave tė tyre.
    Pastaj Pejgamberi a.s. i pėrmendi fjalėt e All-llahut xh.sh. ”Nuk ndalen se kundėrshtuari pėrveē atė qė e ka mėshiruar Zoti yt”.
    Pastaj pėrmendi fjalėn e All-llahut xh.sh. “E atė ēka ka urdhėruar All-llahu xh.sh. ka qenė e pėrcaktuar”.
    Pastaj Pejgamberi a.s. tha: o i mallkuar a mundesh tė pendohesh e ti kthehesh
    All-llahut xh.sh. e unė do ta garantoi xhennetin.
    Iblisi tha: o i dėrguari i All-llahut xh.sh. (puna ėshtė kryer ka mbaruar) ēėshtja ėshtė shkruar dhe ngjyra ėshtė tharė pėr atė se si do tė jetė deri nė Ditėn e Kiametit, dhe falėnderimi i takon Atij qė tė ka bėrė zotėriun e pejgamberve dhe tė dėrguarve dhe ligjėrues tė banoreve tė xhennetit dhe pėr kėtė tė ka dalluar dhe tė ka zgjedhur ty, e mua mė ka bėrė zotėriun e tė pa lumturve e tė pa fatėve dhe ligjėrues tė banoreve tė zjarrit dhe unė jam mė i pa lumturi dhe i larguari nga mėshira e tij, kjo ėshtė fundi i krejt asaj ēka tė njoftova dhe ēka kam thėnė e kam thėnė tė vėrtetėn.


    (Pėrktheu nga arabishtja : Zuhdi B. Hajzeri Kajro)


    16.04.2007.islamgjakova.net

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2010
    Postime
    2
    Zoti ju shperbleft

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SKIFTERI&12.05
    Anėtarėsuar
    04-11-2007
    Postime
    423
    interesante e kam lexuare diku po ka qen me shkurt.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anėtarėsuar
    23-11-2007
    Postime
    197
    Esselamu Alejkum. Ne lidhje me kete hadith do e postoj nje pergjigje nga hoxha i nderuar Alaudin Abazi qe kishte dhene me heret ne nje forum...

    "Hadithi "Biseda e Pejngamberit (salallahu alejhi ve selem) me
    shejtanin" eshte nje tregim i perhapur te njerezit dhe kohe pas kohe
    shperndahet neper muslimane, madje para disa kohe ky tregim eshte
    shperndar ne Kosove edhe te botuar ne liber. Por ne fakt ky tregim
    eshte hadith i trilluar dhe nuk ka kurfar baze si hadith. Prandaj nuk
    lejohet te shperndahet te njerezit ne asnje forme, pervec me qellim te
    terheqjes se verejtjes te muslimanet qe ta kuptojne se ky nuk eshte
    hadith por trillim.

    Per kete hadith kane terhequr verejtjen disa nga hoxhallaret sikurse
    dr. Abdurrahman Suhejm dhe shejh Hamid Ali te cilet jane pyetur pasi
    qe ky tregim eshte mjaft i perhapur edhe neper forume te muslimaneve
    arab.

    Ne liberthin qe eshte botuar ne shqip ky tregim (me te njejtin
    titull), thuhet se eshte marre nga nje liber i Muhjidin Arebiut. Dhe
    ata qe kane pak njohuri rreth ketij personi e dine se ky ishte i
    zhytur ne sufizem dhe dituri te "fshehte" prandaj edhe nuk eshte per
    t`u cuditur se ai e percjell kete tregim.

    Dijetaret kane thene se ai person i cili e percjell nje hadith te
    cilen studijuesit e hadithit (muhadithinet) e konsiderojne te shpifur
    (rrejshem) dhe ai kete e bene me dije me qellim, atehere ai kercnohet
    me denimin per te cilin ka treguar Muhamedi (salallahu alejhi ve
    selem) ne hadithin qe e shenon Muslimi "Kush genjen ndaj meje
    qellimisht le ta pergatit ulesen e tij ne zjarr".

Tema tė Ngjashme

  1. Biseda Edi Rama-Delijorgji, 5 minuta para arrestimit
    Nga toni007 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 21-05-2009, 11:05
  2. Dy biseda
    Nga kulla nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-06-2005, 13:35
  3. Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 23-06-2003, 19:47
  4. Hashim Thaēi i ofron “Kthimit” biseda nė nivelin mė tė lartė
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 20-05-2003, 08:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •