Close
Faqja 14 prej 20 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 195
  1. #131
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Elbasan, alpinistėt eksplorues tė vlerave kulturore e historike
    27-06-2011

    Zbulimi i objekteve natyrore dhe njohja e shumė vendqėndrimeve ilire nuk ėshtė njė punė zyrash, por njė prekje me dorė dhe shkelje me kėmbė e ēdo pėllėmbe toke ku edhe janė kėto vendqėndrime toponimike, si kalatė, shpellat dhe vende tė lashtėsisė".

    Kėshtu thotė alpinisti, Artur Guni, i cili me grupin e tij tė alpinistėve, sapo kanė pėrfunduar njė ekspeditė nė zonėn e Holtės nė Gramsh, ku ndodhet kanioni si dhe vende historike, siē janė kalaja e Tėrvolit dhe Kabashit tė cilat ndodhen pėrkarshi njėra-tjetrės dhe i ndan vetėm kanioni i Holtės.

    Sė bashku me grupin e alpinistėve ka qenė edhe historiani Kreshnik Belegu, ku pėr mė shumė se njė javė kanė eksploruar shpellat qė ndodhen nė tė dy krahėt e kanionit tė Holtės, Kabashit e Tėrvoli.

    Nė qarkun e Elbasanit ka shumė kala, shpella dhe vendqėndrime ilire, ku vitet e fundit por edhe gjatė viteve tė diktaturės janė shfaqur karakteristika objektesh tipike turistike me vlera historike dhe njohėse. Vetėm gjatė vitit 2011, ky ekip ka organizuar disa udhėtime ekpsloruese si nė Bukanik nė bashkėpunim me ekipin e alpinizmit “High Albania” me njė pėrbėrje prej 40 vetėsh, djem e vajza nga Tirana dhe Elbasani.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #132
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    1.Apolonia ėshtė njė qytet i botės sė lashtė i zbuluar rreth vitit 588 p.e.r. nga kolonitė greke tė cilat erdhėn nga Korinthi. Kolonia e re u vendos nė territorin ku mė parė banonin tributė ilire tė Taulantėve. Me kalimin e kohės Apolonia u zhvillua dhe arriti pėrmasat e njė qyteti tė madh i cili zinte njė hapėsirė prej 130 hektarėsh dhe rrethohej nga mure tė forta mbrojtėse me lartėsi 4 km. Qyteti lulėzoi gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit IV p.e.r., nė kohėn kur u ndėrtua qendra monumentale e qytetit dhe muri rrethues i tij.

    Apolonia mbeti njė qytet i rėndėsishėm edhe nėn pushtimin romak duke ruajtur dhe zhvilluar traditėn e tij kulturore, madje gjuha zyrtare mbeti ajo greke. Ndėrkohė qė qytete tė tjera u kthyen nė koloni romake, Apolonisė iu dha statusi i qytetit tė lirė.

    Rrėnojat e kėtij qyteti tė lashtė tėrhoqėn vėmendjen e vizitorėve dhe arkeologėve tė huaj nė shekullin XIX.

    Nė vitin 1948 lindi njė epokė e re pėr arkeologjinė e Apolonisė, u bėnė kėrkimet e para arkeologjike nga arkeologė shqiptarė.

    2.Reliev (Nimfat dhe Pani)
    Tiranė, Muzeu Arkeologjik, Objekt arkeologjik, Reliev, Periudha helenistike
    Reliev (Nimfat dhe Pani) nė formė katėrkėndėshi qė paraqet Panin nė pozicion frontal me kėmbė dhie. Dy nimfat pas Panit janė nė pozicion frontal pak tė kthyera nga nimfa e tretė
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  3. #133
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    “Ethet e arit”, kėrkuesit dėmtojnė monumentet e kulturės

    Publikuar: 14.07.2011 -
    Tiranė, 14 korrik - Ka ende tė marrė qė mendojnė se shekujt do ta kenė kursyer ndonjė qyp me flori, tė fshehur diku nėn tokė. Teknologjia ka avancuar dhe mjafton njė sinjal qė nėn tokė ndodhet njė objekt i metaltė, pėr tė nisur aksioni i gėrmimit me kazma e lopata. Nuk bėhet fjalė pėr ndonjė film aventuresk me ishuj e thesare tė fshehura nga piratėt, por pėr njė fenomen qė ka shėnuar rritje vitet e fundit. Sikur kėto kėrkime tė mjaftoheshin vetėm me zhgėnjimin e autorėve, kjo nuk do t’i prishte askujt punė. E keqja ėshtė qė kėto kėrkime kanė sjellė dėmtime serioze nė disa monumente tė trashėgimisė kulturore nė gjithė territorin e Shqipėrisė. Drejtori i Drejtorisė Rajonale tė Tiranės, Arbėr Kadia thotė se ky fenomen ėshtė bėrė shumė shqetėsues, duke iu shtuar morisė sė problemeve qė hasen nė fushėn e monumenteve, siē janė ndėrtimet pa leje, moszbatimi i distancave nga zonat e mbrojtura apo mungesa e infrastrukturės sė duhur pėr mbrojtjen e tyre, dhe pėrfshirja mė e gjerė e institucioneve lokale nė kėtė proces. “Duket si lojė fjalėsh, por trashėgimia e trashėgon problematikėn e vet. Fenomeni i gėrmimeve nė kėrkim tė thesareve ka qenė i kahershėm, jo vetėm nė qarkun e Tiranės, por nė gjithė Shqipėrinė, por kohėve tė fundit kėto ndėrhyrje prej njerėzve tė papėrgjegjshėm janė shtuar”, thotė Kadia pėr gazetėn “Panorama”. Ai shton se kėrkimet bėhen me aparatura tė posaēme qė sinjalizojnė praninė e objekteve tė metalta nėn tokė. “Me anė tė detektorėve tė metalit, tė cilėt janė tė jashtėligjshėm, ata bėjnė kėrkime qė duhet thėnė se janė tė kota dhe nuk sjellin gjė tjetėr veēse dėmtime tė monumenteve, si dhe rrezikimin e jetėve tė vetė autorėve. Me idenė qė mund tė gjejnė ndonjė send me vlerė, ata gėrmojnė pa sjellė asnjė rezultat. Mendoni, gjithė ajo histori qė ka kaluar mbi kėto qyteza tė lashta apo monumente shekullorė, qė nga luftėrat, shkatėrrimet, plaēkitėsit… Nėse nuk ėshtė gjetur asgjė nga arkeologėt, imagjinoni ē’mund tė gjejnė ata”, vazhdon Kadia. Dhe rastet janė konkrete. Ai na sjell shembullin e qytezės ilire tė Albanopolit, i cili ndodhet nė afėrsi tė fshatit Zgėrdhesh tė Krujės, ku janė bėrė gėrmime. Por, njė nga rastet mė flagrante ėshtė ajo e Urės sė Brarit. “Janė hequr 2 metra kub gurė nga kjo urė dhe autorėt janė treguar vėrtetė tė guximshėm, sepse kanė rrezikuar seriozisht tė humbasin jetėn, pėr shkak se ėshtė ndėrhyrė nė qemer, ēka do tė thotė se objekti mund tė ishte shembur e t’i kishte zėnė nėn tė. Ndėrkohė, ne kemi hartuar njė plan veprimi, pėr tė ndėrhyrė pėr rikonstruksionin e saj”, thotė drejtori i Drejtorisė Rajonale.

    Po kaq e shtrirė ėshtė edhe dukuria e fshehjes sė gjetjeve arkeologjike gjatė gėrmimeve pėr ngritjen e pallateve. Kadia thotė se shumica nuk tregojnė kur hasin nė rrėnoja apo objekte arkeologjike, nga frika se mos u ndėrpriten punimet. Rasti mė i fundit ka qenė gjetja e disa stela varresh tė periudhės otomane, tė cilat u raportuan nga punonjėsit me njė frikė shumė tė madhe nga pronarėt e ndėrtesės qė po ngrihej.

    Nė tė tilla raste njė dėmtues monumentesh do tė duhej tė dėnohet deri nė 2 vjet burg, megjithatė deri mė sot nuk ka ndodhur qė ndokush tė kapet.

    Qyteza ilire Albanopol ndodhet nė njė kodėr nė afėrsi tė fshatit Zgėrdhesh tė Krujės. Qyteti ishte qendra e fisit albanėt, qė jetuan aty nė shekullin e dytė dhe tė tretė. Pėrmendet pėr herė tė parė nė mesin e shekullit II nga Ptolomeu, i cili e pėrcakton tokėn e albanėve me koordinata gjeografike 46 gradė dhe 41 gradė e 5′. Albanopoli ndodhet nė krahun e djathtė tė rrugės qė lidh Fushė-Krujėn me Krujėn. Ka qenė albanologu i njohur austriak Hahn, i cili nė vitin 1871, kur vizitoi kėshtjellėn e Zgėrdheshit, hodhi idenė qė aty ėshtė shtrirė kryeqendra e rėndėsishme ilire, Albanopolis. Qyteti antik shtrihej nė majė tė kodrės nė njė hapėsirė prej 10 hektarėsh. Qyteti mbrohej nga njė mur i fuqishėm 1 400 metra i gjatė, prej tė cilave sot kanė mbetur vetėm 90 metra. Akropoli zė njė tė tretėn e hapėsirės. Aty janė gjetur objekte tė shumta terakote, por edhe njė statujė mermeri e perėndeshės Artemisė.

    Ura e gurtė e Brarit ėshtė pa dyshim njė nga monumentet mė tė rralla tė trashėgimisė kulturore shqiptare. Kjo, jo vetėm pėr shkak tė arkitekturės sė saj harkore, tipike pėr kohėn kur ėshtė ndėrtuar, por edhe pėr bukuritė natyrore qė shtrihen nėn tė. Ura e Brarit ėshtė shpallur monument kulture i kategorisė sė parė mė 1948. Ndodhet nė fshatin Brar, komuna Dajt, me sipėrfaqe 48.3 m2. Ėshtė njė ndėrtim i periudhės sė mesjetės sė vonė dhe daton mes shek. XVIII-XIX. Kjo urė, e cila tashmė ėshtė kthyer mė sė shumti nė njė objekt turistik, ndonėse ende pėrdoret prej banorėve tė zonės, ėshtė bėrė pre e vjedhėsve, tė cilėt kanė hequr njė sasi tė madhe gurėsh prej qemerit tė saj, duke rrezikuar monumentin shekullor, por edhe kalimtarėt.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #134
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Jete brenda bunkereve



    Kur akrepat po shėnonin mesnatėn e 31 dhjetorit tė vitit 1999, anglezėt kishin disa muaj apo disa vjet qė e kishin formėsuar nė vetvete nocionin e “arkeologjisė kontemporane”. Sipas kėtij nocioni, gjithēka qė i pėrkiste kulturės materiale tė shekullit tė 20, nuk kishte pse tė mos ishte edhe pjesė e studimit tė tyre: le tė studiojmė kulturėn materiale tė shekullit tė 20, nėnkuptonte ky nocion! A mund tė ketė nė Shqipėri monument mė pėrfaqėsues tė arkeologjisė kontemporane tė shekullit tė XX, se sa njė bunker i ndėrtuar nė epokėn e Enver Hoxhės? Apo Piramida, tė cilėn tani duan ta shkatėrrojnė…? Apo ish-Metalurgjiku nė Elbasan e pothuajse ēdo lagje industriale nė hyrje apo daljet e qyteteve shqiptare qė sot janė vetėm njė grumbull hekurishtesh qė kushtojnė edhe t’i spostosh edhe t’i shkatėrrosh?

    Me kėtė filozofi, njė angleze e cila e kishte pėrvetėsuar mė sė miri konceptin e arkeologjisė kontemporane, Emily Glass, vendosi tė zhvillojė masterin e saj me njė tezė tė fokusuar tėrėsisht te bunkerėt shqiptarė, tė cilėt ajo i konsideron si njė shenjė tė jashtėzakonshme historike por edhe arkeologjike tė Luftės sė Ftohtė. Por pas idesė sė saj pėr tė bėrė njė master tė tillė, njė ish-student i ri shqiptar, aktualisht arkeolog dhe guidė turistike, vendosi tė studionte ish – Metalurgjikun.
    “Follow the bunker, tell us your story…”

    Emily nisi kėshtu, tė studionte jo vetem fizikisht bunkerėt, pozicionimin e tyre, mėnyrėn e ndėrtimit, numrin dhe shpėrndarjen gjeografike, por njėkohėsisht nisi tė interesohej edhe pėr historitė e thjeshta njerėzore tė lidhura me apo pa dėshirė me njė bunker tė zakonshėm, si ato mijėra qė na shohin sytė nė territorin shqiptar! Ajo konstatoi se kėta bunkerė jo vetėm qė ishin pjesė e rėndėsishme e sistemit tė fortifikimit komunist, por ishin edhe strehė e historive tė jashtėzakonshme njerėzore, tė djemve dhe vajzave qė nė to, pėr vite e vite tė tėra kishin gjetur njė ambient intim, apo pėr bujqit qė nė to kishin gjetur magazinėn mė tė pėrshtatshme pėr tė siguruar tė korrat apo mjetet e tyre tė punės, apo tė atyre idealistėve ėndėrrimtarė qė tė fshehur nė kėto bunkerė kishin shpresuar qė ndonjė ditė mund tė shikonin pikėrisht prej dritareve “luftarake” tė strukturave prej betoni te tyre, “shpėtimtarėt” e komunizmit qė mund tė vinin pėrmes detit, nga perėndimi…

    Nėse kėrkon sot pėr etimologjinė e fjalės Bunker, do tė hasėsh jo vetėm nė shembujt shqiptarė, por edhe nė shembujt amerikanė, tė cilėt “bunkerėt” i pėrdorin pėr tė ndėrtuar ca pengesa nė fushat e golfit, qė topi i vogėl i bardhė tė mos pėrfundojė nė gropat e fushės se gjelbėr. Mund tė hasni patjetėr nė bunkerin famėkeq ku Hitleri u martua, bėri manovrat e fundit pushtuese e ku vrau veten! Apo nė bunkerė tė tjerė simbolikė antikė, si pėr shembull Kali i famshėm i Trojės, i cili pavarėsisht nėse pėrmendet nga Xhoisi ne historit e e Homerit, apo jo, nė fund tė fundit, kishte deri nė fund funksionin ushtarak, mbrojtės dhe “manipulues” tė njė bunkeri qe sot mund ta shikojme me sy te lirė, nė ēdo bregdet, ne cdo fushe, koder apo mal shqiptar…

    Emily u interesua pak vjet mė parė edhe pėr realizimin e njė filmi dokumentar qė mund tė titullohej: “Follow the bunker, tell us your story…”. Emily Glass ishte duke studiuar pėr doktoraturėn e saj dhe po merrej me Piramidėn nė qendėr tė Tiranės kur mėsoi se ajo do tė shkatėrrohej. Vėshtirė tė mund ta marrim me mend se si mund tė ndihet ajo nga ky fakt, por pėr mė tepėr edhe pėr faktin qė ndoshta nuk do tė jetė e pranishme dhe dėshmitare nė momentin kur kjo relike e jashtėzakonshme e historisė dhe arkeologjisė kontemporane, do tė shembet…

    Nė “ish metalurgjik”, duke gjurmuar historitė personale

    Edvin Lamēe, arkeolog sė bashku me kolegun e tij Ilir Parangoni, nisėn tė studionin ish Metalurgjikun nė Elbasan dhe objekte tė tjera industriale tė epokės komuniste. Kėrkonin tė bėnin njė hartė paraprake tė tė gjitha kėtyre siteve. Lamēe e quan “arkeologji industriale” kėtė lloj arkeologjie. “Arkeologjia industriale”, thotė ai pėr gazetėn “Shekulli”, “ėshtė njė nga prioritetet sot nė botė pėr tė kthyer zonat e harruara industriale nė zona tė vizitueshme dhe pse jo funksionale. Nga periudha koministe ne trashėgojmė zona tė tėra ku peisazhi natyror ka ndryshuar, si psh “Celiku i Partisė”, Metalurgjiku i Elbasanit. Nė tė ka histori, qė na tregon pėr mardhėniet me Kinėn Komuniste, ka histori jete pasi aty kanė punuar mė shumė se 9000 punėtorė…”.

    Ai kujton se gjatė dhjetėra intervistave qė bėri me ish punonjės, ata tė gjithė ndanin pothuajse njė mendim: e para, e konsideronin tė tepėrt ndėrtimin e atij “gjiganti” dhe sė dyti, u vjen keq nėse shkatėrrohet, pasi atje mbartnin histori tė pafundme njerėzore dhe eprsonale. “Ēdo kulturė materiale, nė fund tė fundit ėshtė e rėndėsishme sepse brenda saj ka histori dhe pėrvoja njerėzore”, shton mė tej Lamēe. Qyteti i Liverpool-it nė Britani, ėshtė shpallur qytet i kulturės pasi fabrikat e revolucionit industrial atje janė ruajtur edhe trasnformuar nė ambjente banimi, hotele, apo edhe qendra kulturore. “Imagjinoni sikur metalurgjiku i Elbasanit te kthehet nė nje sit tė vizitueshėm, apo nė tė tė luhet njė film aksion i Hollivudit”, shkon mė tej me imagjinatė i riu i apasionuar pas arkeologjisė kontemporane…


    Emily Glass: Mos i shkatėrroni Bunkerėt, gjermanėt u penduan!



    Ju po studioni tezėn tuaj tė Masterit pėr bunkerėt e Shqipėrisė, nė njė kohė kur qytetarėt shqiptarė tashmė as qe i perceptojnė mė si pjesė tė realitetit tė tyre! Pse zgjodhėt kėtė temė?

    Emily Glass: Unė e kam zgjedhur kėtė temė pasi gjatė kėtyre 10 vjetėve gjatė sė cilave kam vizituar nė mėnyrė periodike Shqipėrinė, jam bindur qė kėta bunkerė janė relike unike e Luftės sė Ftohtė dhe e komunizmit nė vendin tuaj. Mendoj se ėshtė shumė normale qė pasi ke jetuar kaq gjatė me to dhe je rritur i rrethuar prej tyre, tė mos i dallosh mė, duke qenė se janė tashmė pjesė e pandashme e ambientit qė rrethon vendin tuaj. Mirėpo ato janė zakonisht objekti i parė qė vihen re nga sytė e cdo turisti. Edhe nė Angli ne kemi bunkerė disa nga Lufta e Parė Botėrore, tė tjerat nga Lufta e Dytė, por shumė prej tyre tashmė janė shkatėrruar dhe nuk kemi kaq shumė sa nė vendin tuaj. Arsyeja tjetėr pse unė po i studioj ka tė bėjė edhe me tezėn time tė Masterit, e fokusuar mbi “Arkeologjinė Historike dhe Botėn Moderne”. Duke u fokusuar kėshtu nė atė nocion tė ri tė arkeologjisė sė sotme qė quhet “Arkeologjia Kontemporane”.



    Si mund tė jetė njė bunker objekt i studimit tė arkeologjisė?

    Emily Glass: Arkeologjia studion tė kaluarėn dhe njerėzit qė e kanė jetuar atė. Ata tė cilėt kanė jetuar e kanė punuar nė njė periudhė tė caktuar historike – ndaj nė kėtė kontekst edhe bunkerėt me gjithė historinė e tyre janė pjesė e kėtij studimi. Kushdo mund tė kuptojė aq shumė nga Shqipėria dhe pėr shqiptarėt qė nga vitet 70-tė edhe pa u konsoltuar me dokumenta historikė apo duke folur me njerėz, por thjesht duke parė e studiuar bunkerėt! Ne mund t’i studiojmė bunkerėt si pjesė e njė kulture materiale shqiptare, e duke i trajtuar ato pėr nga mėnyra se si janė shpėrndarė anekėnd vendit, apo duke parė grafitet e vizatuara sė fundmi nė to, apo duke lexuar mbishkrimet e datave apo njerėzve mbi to. Dhe e gjithė kjo praktikė ėshtė shumė e ngjashme me mėnyrėn se si ne studiojmė shumė site tė tjera mesjetare apo edhe romake. Pėr tė patur konkluzione tė qarta ne duhet qė tė studiojmė strukturat e kėtyre bunkerėve dhe t’i krahasojmė pastaj me mbetje tė tjera materiale tė tė njėjtės periudhė. Me bunkerėt ka edhe njė plus tjetėr: qė ne mund tė flasim me njerėzit dhe mund tė kemi edhe njė perspektivė antropologjike tė lidhura me pėrvoja jetėsore tė vetė njerėzve qė nė njė moment apo nė njė tjetėr me siguri kanė histori qė lidhen me bunkerėt. Mund tė krahasojmė pastaj rezultatet edhe me artikuj apo informacione tė tjera tė shkruara dhe kėsisoj mund tė kemi njė rezultat tė mirėfilltė shkencor. E gjithė kjo ėshtė pjesė e asaj qė ju pėrmenda mė lart, arkeologjisė kontemporane e cila 10 apo 15 vjetėt e fundit ėshtė bėrė e rėndėsishme nė Angli.



    Na tregoni ndonjė moment interesant gjatė punės suaj studimore me bunkerėt…

    Emily Glass: Gjatė gjithė kohės sė studimit kam kuptuar se ēdo bunker mund tė tė tregojė historinė e njė njeriu dhe se cdo njeri mund tė ketė njė histori tė vetėn pėr bunkerin! Kam biseduar me shumė njerėz nė lidhje me bunkerėt, qė nga ushtarakė deri te fėmijė tė cilėt nė njė mėnyrė apo nė tjetrėn kanė mundur tė krijojnė lojėra tė ndryshme nė bunker, apo dhe me njerėz tė tjerė qė kanė mundur tė kenė ndonjė pėrfitim nga bunkerėt duke i pėrdorur ato shpesh si magazine pėr objekte tė ndryshme materiale. Kam komunikuar edhe me njerėz qė bunkerin e kanė parė si njė formė tė rehatshme izolimi dhe intimiteti! Njė histori gazmore: teksa po pikturonim disa bunkerė nė Ksamil, na ofrohet njė person dhe na pyet se pse po e bėnim atė gjė. Pastaj na tregon se disa herė ai ishte strehuar nė ato bunkerė duke pritur me pamje nga Korfuzi qė “grekėt tė vinin”. Ishin kohėra tė vėshtira dhe kohėra shpresash pėr njerėzit e thjeshtė. Na tregoi se nė njėrin prej atyre bunkerėve kishte pritur me orė e orė tė tėra qė nga Korfuzi tė vinin grekėt, tė cilėt nuk erdhėn asnjėherė… Epo, kjo ėshtė jeta (qesh)…

    Kam konstatuar gjithashtu se shumė bunkerė janė shkatėrruar. Sigurisht ka mijėra e mijėra tė tillė nė Shqipėri dhe unė nuk kam mundur ti vizitoj tė gjitha, por jam pėrqėndruar kryesisht pėrgjatė Rivierės shqiptare. Ka shumė vende tė Lindjes tė cilat menjėherė i shkatėrruan mbetje tė tilla komuniste, si pėr shembull Gjermania Lindore dhe muri i famshėm i Berlinit, mirėpo tani, duke ndjerė shijen e rėndėsishme pėr turizmin qė tė tilla monumente mund tė ofrojnė, po tentojnė tė ruajnė nė maksimum atė qė u ka mbetur…
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #135
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    20 milionė dollarė pėr zbulimin dhe restaurimin e monumenteve
    20 milion dollarė ėshtė buxheti i qeverisė shqiptare nė zbulimin, kujdesin dhe restaurimin e monumenteve tė kulturės. Duke e konsideruar si buxhetin mė tė madh nė historinė e vendit tė dedikuar monumenteve kulturore, Kryeministri Sali Berisha insistoi nė promovimin, qė duhet t`i bėhet kėtyre vlerave dhe ka kėrkuar bashkėpunim me pushtetin vendor nė lidhje me kėtė ēėshtje. "Ministria e Kulturės ka bėrė njė veprimtari frytdhėnėse. Kėtė vit, fatmirėsisht, ėshtė siguruar njė buxhet, mė i madhi nė tėrė historinė e vendit, pėr zbulimin, kujdesin, restaurimin e monumenteve tė kulturės, qė shkon rreth 20 milionė dollarė. Por nevojat janė shumė mė tė mėdha. Ne do tė mund tė ekspozojmė, tė promovojmė pasuritė tona tė mėdha, kur nė ēdo rreth, Ministria e Kulturės sė bashku me qeveritarėt vendorė do tė marrė vendimet pėr tė ngritur muzetė arkeologjikė, arkeologjikė-etnografikė, tė cilėt duhet t'u dėshmojnė vizitorėve tė gjithė udhėtimin tonė nė shekuj e mijėvjeēarė. Pasuritė etnografike nė kėtė vend janė po kaq tė mėdha, sa ato arkeologjike. Ata qė udhėtojnė nėpėr Shqipėri dhe qė duhet tė ishin shumė mė tė shumtė, do ta konstatojnė kėtė. Njė rreth jo i largėt, por jo dhe i afėrt me Durrėsin ėshtė edhe Gramshi, por ēdo vizitor do tė mahnitej me pasurinė e kostumeve tė fshatrave dhe komunave tė kėtij rrethi. Ndaj me guxim, vendosmėri duhet tė ngremė muzetė dhe ta bėjmė kėtė sė pari, nė respekt tė trashėgimisė sonė, por edhe pėr t'ju dėshmuar tė tjerėve se cilėt kemi qenė dhe jemi ne. Neve mund tė na mungojnė piktorėt e rilindjes nė Mesjetė, por nuk na mungojnė artistėt, ata qė kanė qėndisur kostumet mė tė bukura, qė kanė veshur shqiptarėt nė mėnyrėn mė tė pashme. Kudo, ne kemi gjetje arkeologjike nga mė tė ēmuarat pėr njerėzimin. Kėtu ėshtė bukuroshja e Durrėsit, e rizbuluar nga Vangjel Toēi, ėshtė absolutisht, Xhokonda nė mozaik, bukuroshja e Mesdheut. Dhe tė tilla mund tė ketė prapė tė fjetura. Ka njė histori tė pėrbashkėt me Xhokondėn. Tė dyja janė mbajtur e gjetur nė banjat e zengjinėve", theksoi Berisha. Nė fjalėn e tij kreu i qeverisė vlerėsoi faktin se Shqipėria pret pėr kėtė vit njė numėr tė madh turistėsh, numri i tė cilėve shkon deri nė 3 milionė. Pėr kėtė arsye ai kėrkoi vėmendjen nė riorganizimin e potencialeve qė Shqipėria dhe shqiptarėt i ofrojnė turistėve.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #136
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Kaq per kete vit ne hadrianopol

    Njė ndėrtesė publike ėshtė zbulimi i ekspeditės sė fundit arkeologjike italo-shqiptare nė qytetin antik tė Hadrianopolit. Arkeologėt ende nuk e kanė pėrcaktuar natyrėn e vėrtetė tė kėsaj ndėrtese, e cila ka njė sipėrfaqe tė konsiderueshme, por besojnė se bėhet fjalė pėr njė objekt kulti. Prof. Roberto Perna, bashkėdrejtor i palės italiane, pohon se do tė jenė ekspeditat e ardhshme ato qė do tė zbardhin mė shumė detaje rreth natyrės sė saj. Gėrmimet nė Hadrianopol qė zgjatėn pėr njė periudhė 3- javore mund tė konsiderohen tė mbyllura pėr kėtė vit, ndėrkohė qė kjo java e fundit po shfrytėzohet nga arkeologėt dhe specialistėt pėr restaurimin dhe dokumentimin e objekteve tė zbuluara.

    “Kemi pėrmbyllur kėto ditė procesin e gėrmimeve nė Hadrianopol, tė cilat i vlerėsojmė tė frytshme, sepse kemi identifikuar njė ndėrtesė tė madhe publike. Ky zbulim na jep tė dhėnėn qė fshati qė ekzistonte nė hyrje tė qytetit tė Hadrianopolit, ishte i rėndėsishėm. Nė vitet e ardhshme do tė pėrpiqemi tė kuptojmė se ēfarė ėshtė kjo ndėrtesė. Gėrmuam nė zonėn e termeve njė zonė qė mendohet se ka shėrbyer si shesh nė periudhėn e hershme romake, por qė ėshtė pararendėse e disa godinave tė rėndėsishme. Realizuam gjithashtu studime edhe nė pjesėn e teatrit pėr tė kuptuar mė shumė rreth stilit inxhinierik”, shprehet prof. Perna.

    E. Bani
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #137
    Elbasan, bazilika paleokristiane, sė shpejti model nė Ballkan

    ELBASAN- Bazilika paleokristiane, e zbuluar nė vitin 2007 nga arkeologėt dhe e shpallur "Monument kulture", do tė rikonstruktohet duke u kthyer nė njė model nė gadishullin e Ballkanit. Komuniteti Europian ka akorduar njė fond prej 1.2 milionė euro pėr rikonstruksionin e "Rrugės Egnatia",vazhdimin e punimeve nė Bazilikėn Paleokristiane, si edhe rivitalizimin e kalasė.

    Elbasani pėrshkohet nga Via Egnatia, rrugė qė lidhte Perandorinė Romake tė lindjes me perėndimin. Pėr kėtė qėllim pjesė e kėtij fondi do tė jetė edhe investimi nė pikėn kryesore tė "Via Egnatia", e cila ėshtė mozaiku paleokristian, i zbuluar nė vitin 2007.
    Ky projekt, sipas arkeologut Neritan Ceka, cilėsohet si model, qė nuk njihet nė Ballkan dhe nė Shqipėri

    Bazilika ėshtė shpallur Monument Kulture dhe tashmė ėshtė nė varėsi tė Institutit tė Monumenteve tė Kulturės. Kjo bazilikė ėshtė njė ndėr mė tė rrallat nė vendin tonė. Zbulimi i saj u bė nė bazė tė disa dokumenteve tė ruajtura nė arkivėn e Muzeut Etnografik, ku njė tregtar shkruante se nė themelet e dyqanit tė tij ndodhej njė bazilkė. Bashkia e Elbasanit ka bėrė disa herė kėrkesė pėr nisjen e punimeve pėr mbulimin e bazilikės, pasi ditėt e fundit ajo ėshtė kthyer nė njė objekt mbeturinash, si pasojė e papėrgjegjshmėrisė sė shumė qytetarėve.

    (m.a/ata/BW)
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #138
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Prespė, ekspedita gjeologjike, zbulohen 10 varre prehistorik
    27/07/2011


    Zbulohen 10 varre prehistorike nė Prespė.Varret janė zbuluar nga ekspedita gjeologjike shqiptaro- greke nė ishullin e Maligradit.

    Vidio Linku
    http://www.balkanweb.com/TV/index.ph...ansalive=11611

    http://www.youtube.com/watch?v=Mr7ui..._order&list=UL
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 29-07-2011 mė 15:43

  9. #139
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Zbulohen relike nga epoka Ilire, nė autostradėn Levan-Tepelenė
    Pas Elbasanit, edhe nė Tepelenė zbulohen relike nga epoka ilire. Zbulimet kanė qenė rastėsore gjatė germimeve pėr ndėrtimin e autostradės Levan ...youtube.com

    http://www.youtube.com/watch?v=Gr6DP..._order&list=UL
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 05-08-2011 mė 07:16

  10. #140
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Duhen 1400 vjet pėr 1 cm, shiten nė rrugė pėr “zbukurime”

    “Qė tė krijohet 1cm stalagtit ose stalagmit, natyrės i ėshtė dashur mesatarisht 1460 vjet. – thotė arkeologu Sami Starova, njė nga zbuluesit dhe studiuesit e njėmbėdhjetė shpellave nė trevat e Beratit. Por kjo nuk i ka ndalur dhjetėra tregtues tė kėtyre gurėve tė ēmuar tė masakrojnė shpellat e rralla ku rriten kėto pasuri dhe ti shesin copat e vyera tė stalagtiteve e stalagmiteve mijėravjeēare anė rrugėve ose nė oborre shtėpish. Herė tė thyera si dashje pa dashje nė forma tė pėrsosura si kryevepra arti, herė pa pikė estetike, por si lėndė e parė, tė cilėn kush ta blejė le ta punojė si tė dojė!

    “Ē’bėni more, po ėshtė gjynah tė prishėsh kėto thesare! -, iu thotė disa tregtarėve tė kėtyre gurėve tė ēmuar gjeologu A. Dhimitri, i cili kalon dhe e ndal makinėn rastėsisht aty ku ėshtė ekipi i redaksisė sė Shekullit. Dhimitri prek me duar dhe zgjedhė edhe ai disa nga stalagmitet e rralla, tė cilat nė ato anė shiten fare lirė, edhe pa i vėnė fare nė ndonjė peshore, sa t’ia hajė me sy shitėsit, tė cilit mjafton t’i blejnė, se di tė bėjė “tolerime”.

    “Nxjerr bukėn e fėmijėve me kėtė punė, mė del bretku, si thua ti, me ēfarė tė jetoj unė?”, i pėrgjigjet tregtari. “- Po mė mirė tė kishe bėrė njė pikė turistike atje nė shpellė dhe tė nxirrje parį nga turistėt qė do e vizitonin mor vėlla! Mė dhemb shpirti kur i shoh kėshtu!”, ia kthen aty pėr aty gjeologu.

    ‘- Po se mos jam vetėm unė qė shes nė kėtė zonė!”. – ia kthen tregtari

    Ka katėrmbėdhjetė vjet qė merret me kete pune dhe nuk ka qejf ta quajė “tregti”. Ndonjė tjetėr thotė se ka vetėm tre vjet. Dikush i strehon gurėt edhe nė oborrin e shtėpisė sė tij dhe i pret atje klientėt, tė cilėt mund tė jenė edhe me pikėsynimin drejt Italisė o gjetkė. Ka blerės tė rastėsishėm shqiptarė, tė cilėt qėllon qė tregojnė se pėrtej detit i kanė shitur gjashtė herė mė shtrenjtė.

    “Futem deri nė 50m thellėsi qė i nxjerr me litar. Unė e di ē’heq pėr tė bėrė kėtė lek”, tregon njėri prej atyre qė shet, i cili pak mė vonė ta pėrgėnjeshtron kėtė, e bėn edhe pak tė vėshtirė punėn e tij, qė tė justifikojė ēmimin, por nė fakt mė shumė i gjen nė sipėrfaqe. “Kjo tokė ėshtė e pasur. Hajde me mua tė tė tregoj gurin e zi ku e marrim, i cili gjendet sheshit apo stalagmite dhe stalaktite qė dalin nė sipėrfaqe nga shpėrthimet!’. Dhe pasi bėn nja 50m rrugė nėpėr gurishte dhe shkurre bashkė me tregtarin apo nė zona guroresh ku shpėrthimet pa dashur nxjerrin shpella tė reja tė paparashikuara, gjen vėrtet gurė tė zinj si ato qė shiten nė rrugė, gjen edhe pirgje me copa stalaktitesh dhe stalakmitesh nė sipėrfaqe, por format mė tė bukura, si tė prera enkas pėr zbukurim, i gjen sidomos nė shpella. ‘Ku i kemi gjetur stalagmitet?! I kemi blerė. Pak shpella ka Berati. I nxjerrin edhe duke u futur thellė nė to. Ne kemi nja pesė vjet qė i kemi blerė me metėr kub’, tregon i biri i pronarit tė njė resorti turistik, ku janė pėrdorur stalagmite zbukurese. Pėr njė paletė gurėsh afėrsisht 1m³, ēmimi i parė qė tė japin tregtarėt ėshtė 20.000 lekė tė reja. Ndonjėherė bėhet aty pėr aty edhe 300 euro apo “Hajde merre edhe pėr 80 mijė lekė tė vjetra!”.

    “‘Eh! Mė ėshtė futur djali qė e kam si dritė syri me litar thellė nė shpellė pėr tė nxjerrė kėto gurė dhe mua mė dridhej e sa s’mė pushonte zemra nga frika. I thėrrisja tė kthehej, por s’mė dėgjonte. Pėr bukėn e gojės! Pėr bukėn e gojės!”, i rrėfen me zėrin qė i dridhet ende nga ankthi njė fshatare mikut tė familjes sė saj, pa ditur se po e dėgjon edhe njė gazetare. E pėrpara nevojave ekzistenciale tė njerėzve, qė me tė drejtė duan burime tė mjaftueshme pėr tė jetuar, burime qė nė kėto zona tė varfa mungojnė, shumėkush do tė stepej nė dilema dhe dhimbje qė kėrkojnė zgjidhje tė tjera, tė cilat nuk vijnė. “Nga njėmbėdhjetė shpellat qė kam studiuar nė zonėn e Beratit, ka mbetur pa dėmtuar keq vetėm shpella e Shpiragut nė majė tė Malit tė Tomorrit, 1100 metra lart, aty ku nuk ngjiten dot”, thotė Sami Starova.

    “Unė lejen e shfrytėzimit e kam marrė nė vitin 1998. Dhe kėtu gjendem nė tokėn time. Megjithatė, kjo gurore ka ekzistuar qė nė vitin 1933, edhe nė kohėn e komunizmit po gurore ka qenė. Kur kam ardhur unė kėtu nuk e kam gjetur shpellėn e famshme tė Shahinovės. Mund tė jetė shkatėrruar pėrpara ardhjes sime. Njė shpellė qė gjeta nė hyrje tė gurores e kam ruajtur vetė pėr relike. Ja shikojeni! Dhe monumentet e natyrės qė gjenden nė hartė unė nuk i prek”, thotė administratori i gurores aty. Dhe guroret janė tė shpeshta nė tė gjithė zonėn. Tė shpeshta shpellat, por tė shpeshta edhe guroret.

    Pėrfundimtare mbetet qė shpella e Shahinovės, mė e bukura e zonės sė Beratit, e zbuluar nė vitin 1979 nga studiuesi Sami Starova, njė nga ata qė sensibilizon dhe ngrė zėrin pėr shpellat si pasuri tė tokės shqiptare, nuk gjendet mė. “Aty dikur gjendeshin katėr shpella, qė tanimė janė ose bosh, ose janė bjerrur, ose nuk ekzistojnė mė fare, ndėrsa dikur ishin plot me stalaktite dhe stalagmite. E kushedi vėrtet se si u shkatėrruan?! Nuk jemi tė aftė tė bėjmė sot sė paku atė mbrojtje qė iu bėri atyre regjimi komunist. Ėshtė abuzuar dhe shkatėrruar natyra nė gjithė Shqipėrinė, e pakontrolluar nga shteti. Janė nxjerrė nga vendi ynė me arka gurėt e ēmuar dhe nėse do tė vijojnė kėto ritme edhe nja pesė vjet mund tė kemi ende ndoca stalagmite dhe stalaktite tė tokės shqiptare. Nga qindra mijėra tė tilla qė ka pasur njė shpellė, tani ėshtė duke dhėnė shpirt ēdo gjė. Po shfarosen pėrfundimisht! Njė masakėr e vėrtetė!”, shpjegon Sami Starova, i cili disponon tė vetmet dėshmi tė tyre; fotot se si kėto shpella kanė qenė pėrpara viteve 90-tė. Tragjikisht vetėm fotot kanė mbetur nga shpella e Shahinovės dhe shumė simotrave tė saj anėekėnd vendit…



    Njė shpellė e re…

    E zbuluar kohėt e fundit. Meqė ‘ka lindur’ e pabėzanė nga asnjė institucion, ka mbetur pa emėr. “Gati na ka gllabėruar kamionin me gjithė punėtorė, se doli papritur gjatė shpimit me sondė”, shpjegon njė specialist nė njė prej guroreve tė Beratit. Por tė tilla dalin kaq shpesh nė zona tė ndryshme. Mjafton tė shposh nė mal ose tokė nė atė zonė. Shumicėn e herėve nuk kanė vlera tė rralla, janė tė zakonshme, por po tė ishin ruajtur dhe ruheshin historikisht tė gjitha do tė krijonin njė ansambėl natyror shpellash, tė mbushura me stalaktite dhe stalagmite. Nėse provon tė hedhėsh ndonjė gur pėr tė kuptuar nėse ka ujė brenda saj, jehona ėshtė e thatė. S’ka ujė. Pavarėsisht se nė sipėrfaqe ka gurė tė ēmuar dhe copėra tė vogla tė prera stalagtitesh, nė pamje tė parė duket ‘e virgjėr’ nė bukurinė e saj tė sapozbuluar pa emėr. E qė ndoshta do tė iki nga faqja e dheut ashtu siē erdhi, pa emėr.

    Kur u zbuluan shpellat e Beratit

    Zbuluesi i parė i shpellave tė kėsaj zone, tė cilat pėr nga dėmtimi i tanishėm vlejnė si stereotipe pėr shpellat nė gjithė vendin, ėshtė arkeologu Sami Starova, ish-drejtor i Muzeut tė Beratit. Ka zbuluar plot njėmbėdhjetė tė tilla nė trevat e Beratit, qė datojnė edhe qė nga periudha e Kuoternarit, qė do tė thotė miliona vjet mė parė.

    ‘Kur isha i burgosur politik pėr shkak tė biografisė nga ish-arkeolog mė ēuan tė punoja nė guroret e kėsaj zone dhe nga shpėrthimi zbuloheshin shpella, ku mė kryesorja pėr nga vlerat estetike, dekorative ka qenė ajo e Shahinovės, ndėrsa pėr nga vlerat arkeologjike ajo e Katundasit, qė daton nga Neoliti i hershėm 6000 vjet Para Krishtit”. Atėkohė, saktėsisht nė vitin 1979, fill pas zbulimeve arkeologu kujton qė i dėrgoi njė letėr Aleks Budės, ish-kryetar i Akademisė sė Shkencave. Interesi ishte aq i madh, saqė pas kėsaj Samiun e morėn bashkėpunėtor tė jashtėm tė Akademisė dhe pėrveē Enver Hoxhės, gjithė drejtuesit mė tė lartė tė shtetit tė atėhershėm i vizituan shpellat mė tė rėndėsishme. Shpella e Shahinoės ishte 49 m gjatėsi, 3-4 metra lartėsi, mbushur me stalaktite dhe stalagmite me figura nga mė tė ēuditshmet dhe tė mrekullueshmet. Sami Starova kujton qė veē katėr dhomave njėra pas tjetrės, shpella kishte edhe galeri tė zgjatuara nė qindra metra. Shpella e Katundasit nė vitin 1983 fitoi edhe njė ‘Medalje tė Artė’ nga Akademia Ndėrkombėtare e Shkencės.

    Por pas viteve ‘90-tė, ata fare pak studiues tė shkencės sė speleologjisė, e cila merret me studimin tėrėsor tė shpellave, ankohen se nė Shqipėri nuk ka institucione zyrtare qė mund tė merren me to si pasuri e kombit. Por, nė fakt, institucione ka, por tė ndėrgjegjėsuara e konsoliduara disi vetėm pas vitit 2006, kur nisėn dhe u shtuan ligjet mbrojtėse edhe pėr monumentet e natyrės apo sė fundi: gjeo-monumentet. “Por, ndėrkohė, dėmi ėshtė bėrė. Ēfarė ka ikur nuk kthehet mė. Mbetet tė funksionojnė kėto ligje pėr tė ardhmen, qė tė mos shfaroset gjithēka”, pėrgjigjet Sami Starova.


    Pushteti lokal: “Nuk kemi gjė nė dorė”

    “Nuk kam nė iventar asnjė shpellė qė tė jetė monument natyre pėr t’u mbrojtur. Plus kėsaj, nuk jam shteti, jam pushteti lokal. Nuk ka njė decentralizim tė pushtetit local, qė unė tė kem kompetencė mbi ruajtjen e pasurive tė tilla. Nuk ka as edhe ndonjė subjekt tė licencuar nga bashkia pėr tregtimin e gurėve tė ēmuar”. Me kėtė pėrgjigje Syrja Ormėnaj, kryetari i Bashkisė sė Urės Vajgurore, nga ana e tij i vė kapakun ēdolloj diskutimi apo fajėsimi tė mėtejshėm. Por njė shembull i veēantė pėr t’u lavdėruar vjen nga komuna e Lumasit, po nė trevat e Beratit. Kryetari i kėsaj komune, Zarif Salaj, e ka shpallur vetė nė mbrojtje Shpellėn e Katundasit, duke krijuar infrastrukturėn e pėrshtatshme pėr tė shkuar aty, duke e mbrojtur rreptėsisht, duke e bėrė tė vizitueshme.

    Situata nė sytė e shtetit
    “Nė hartat disponuese qė kemi janė tė hedhura tė gjitha monumentet natyrore, arkeologjike dhe historike. Sė fundi, po hedhim edhe gjeo-monumentet; shpellat skarstike, format e ndryshme eolike, kulturore etj. Njė proces qė ka nisur dhe po vazhdon kėto 5-6 vitet e fundit. Duhet tė kemi parasysh qė shpellat e dukshme si ajo e Pėllumbasit, shpellat skarstike nė zonėn e Beratit, Skraparit, nė zonėn e Librazhdit, nė Prespė etj janė tė hedhura nė hartė. Dhe nė rastet kur janė tė dokumentuara nė hartė nuk jepet leje shfrytėzimi pėr bizneset e ndryshme nė kėto zona. Lejet qė janė dhėnė nė gjithė Shqipėrinė nė zona tė tilla janė dhėnė shumė shpejt, kur mungonte legjislacioni i duhur, pasi gjeo-monumentet, sidomos, kanė nisur tė klasifikohen nga vitet 2003-2004. Mė pėrpara, kur jepej njė leje shfrytėzimi, merrej mendimi i pushteti vendor, shėrbimit pyjor, pastaj kalonte nė METE. AKBN-ja nė procedurėn e dhėnies sė lejes sipas VKM nr. 947 tė gusht 2006, dhe VKM sė fundit nr. 232 tė prillit tė 2011 gėzon institucionet dhe kompetencat e verifikimit nė vend, nėse monumenti i natyrės ka vlerė pėr t’u mbrojtur ose jo. Mė pas kjo kalon pėr vendim nė gjithė ministritė pėrkatėse. Nė rastet kur ka shkelje apo zbulohen monumente tė reja me vlerė tė natyrės ose izolohet vetėm zona ku gjendet monumenti i ri ose pezullohet leja e shfrytėzimit. Kemi shpella me vlera tė rralla si shpellat e Librazhdit apo Prespės, tė cilat me vėshtirėsi, por kemi arritur t’i mbrojmė! Nevojitet edhe ndėrgjegjėsim i subjekteve private nė lidhje me to”

    Ē’janė Stalaktitet

    Stalaktit ėshtė njė formacion gėlqeror qė varet nga maja e shpellave, si rezultat i dukurive karstike. Ėshtė formuar si rezultat i depozitimit tė vazhdueshėm pėr njė kohė tė gjatė tė ujėrave qė futen nė shpellė, nė veēanti bikarbonat kalciumi qė pastaj precipiton nė karbonat kalciumi dhe qė formon kėshtu njė stalaktit. Nė pėrgjithėsi janė nė formė cilindrike, por nga rrymat e ajrit mund tė devijojnė nga boshti vertikal dhe tė marrin forma tė ēuditshme. Formimi i stalakti tė madh kėrkon njė kohė shumė tė gjatė, madje edhe mijėra vjet. Emri rrjedh nga fjala greke Σταλακτίτης (stalaktit) dhe ka kuptimin e pikės.

    Ē’janė Stalagmitet

    Stalagmitet janė formimi i njė kolone gėlqerore qė ngrihet nga dyshemeja e njė shpelle dhe i nėnshtrohet dukurive karstike, tė prodhuara nga pikimi i ujit, i cili depoziton shtresa tė njėpasnjėshme tė mineraleve.
    Mėnyra e formimit ėshtė e njėjtė si e stalaktiteve dhe shpesh ngrihen poshtė njė stalaktiti, dhe nėse bashkohen tė dy krijojnė njė kolonė. Forma e stalagmitit varet nga lartėsia nga e cila bien pikat. Emri rrjedh nga fjala greke stalagma, “rėnie”.


    Pamje nga shitja e stalagtiteve nė rrugė pranė Beratit
    *********
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 09-08-2011 mė 15:16

Faqja 14 prej 20 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nėnshtetėsinė shqiptare
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •