Close
Faqja 4 prej 20 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 195
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Thesari i Finiqit, lidhja me fisin ilir te Veneteve

    Zbulimet ne fushen arkeologjike, vazhdojne te deshmojne zhvilllimin e lashte kulturor qe ka patur ne shekuj te shkuar, te hershem, vendi mbi te cilen jetojme. Kokluzioni se 182 monedhat e gjetura, pjese e nje thesari te te zbuluar pak kohe me pare ne rrethinat e qytetit te lashte te Finiqit, jane veneciane, na kujton edhe nje here faktin historik se venetet kane qene nje nder 70 fiset ilire, autoktone ne Veti, kryeqender e se ciles ka qene dhe eshte Venezia. Ne raste te tilla, vijne ne kujtese marredheniet tregtare e diplomatike por edhe alenaca luftarake me Venedikun. Ne Venezia, nje nder urat me te bukura por edhe me te njohura mbi kanalin qe mban te njejtin emer, eshte "Giudeca" ose "gjuha e dekun, vdekun", sipas disa shkrimeve linguistike te botuara nga Universiteti i Arteve te Bukura, Venezia. Natyrisht jane argumente, pothuaj vetem te permendur, por ne dhe ata, venetet, kemi prejardhje te njejte. Kjo u takon t'a pohojne me ze te larte historianeve. Por edhe lufterat e pergjakshme me Romen, nuk i kane patur me te pakta venetet sesa fiset ilire te bregut tjeter te Adriatikut, iliret, dardanet, taulante, enkelejdet, epiriotet etj. Ndersa duke iu kthyer argumentit te monedhave, mesohet se ato jane te argjendta, sipas Laboratorit te Konservimit dhe Arkeometrise, i cili ka perfunduar procesin e plote te restaurimit te tyre, pjese e nje thesari te zbuluar pak kohe me pare ne rrethinat e qytetit te lashte te Finiqit. Klodi Meshi Bashke me koleksionin e monedhave te lashta, te cilat nga hetimet e para te restauruesve jane venedikase dhe i perkasin shekullit te XII-te, u restaurua edhe nje unaze argjendi me shqiponje me nje koke, e cila ndodhej ne brendesi te thesarit. Ne castin e zbulimit e me pas te sjelljes se tyre per restaurim, sipas drejtuesit te Laboratorit te Konservimit dhe Arkeometrise, Frederik Stamati, "te gjitha monedhat ishin jeshile dhe te perziera me balte, per shkak te efekteve te korrozionit mbi elementin e bakrit qe permbanin monedhat". Pas kesaj, thesari i zbuluar ne rrethinat e Finiqit u dergua prane laboratorit te drejtuar nga Stamati, pjese e Qendres se Studimeve Albanologjike, aty ku monedhat dhe unaza prej argjendi iu nenshtruan procesit te restaurimit. Stamati tha se thesari, sipas nje klasifikimi me te detajuar, i perket gjashte llojeve te ndryshme te monedhave te zbuluara, prej te cilave, dy jane me te medha. "Rezulton se jo te gjitha monedhat jane prej argjendi te paster. Monedhat me kryq, qe perbejne grupin e dyte per nga madhesia, jane prej bakri e te lara me nje shtrese te holle argjendi, ndersa te tjerat jane prej argjendi te perziera me baker", ka thene ai. Drejtuesi ka pohuar se "pas restaurimit doli ne drite se monedhat jane prere me gershere e me tej eshte bere stampimi i faqes dhe shpines". Po sipas tij, monedhat do t'u dergohen per studime te metejshme specialisteve numizmate (te monedhave), te cilet do te vijojne studimet "e ta fusin kete thesar ne rrjedhat historike te kohes, te gjejne ndikimet ekonomike, lidhjet tregtare dhe ajo cka eshte me e rendesishme, rrethanat ne te cilat poseduesi i tyre u detyruar ta fshinte nen toke kete thesar".

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Nisin sot gėrmimet nė amfiteatrin e Durrėsit 14 09 2010
    Monumenti mė i madh antik i Shqipėrisė vazhdon tė jetė ende i pazbuluar plotėsisht, pasi mbi arenėn dhe muret e anės lindore ka njė grup banesash. Prej kohėsh amfiteatri antik i Durrėsit ndodhet nėn vėmendjen e disa ekspeditave italo-shqiptare me qėllim plotėsimin e dokumentacionit. Misioni arkeologjik italo-shqiptar nė amfiteatrin antik tė Durrėsit do tė vazhdojė kėtė vit me ndėrhyrjet nė pjesėn jugore tė monumentit mė tė madh tė antikitetit nė vendin tonė. Grupi i specialistėve, qė fillon sot nga puna synon tė plotėsojė dokumentacionin pėr botimin e dy vėllimeve studimore me rezultatet e deritanishme tė kėtij misioni. Restaurimi i thesarit me 546 monedha tė Ragusės, studimi i 15 skeleteve qė u pėrkasin periudhave nga shekulli IX deri nė tėrmetin e vitit 1273. Janė disa nga elementėt qė mbėshtesin tė dhėnat historike pėr qytetin 3000-vjeēar tė Durrėsit.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Zbulohen shkallė tė teatrit antik nė Finiq te Saranda
    Publikuar: Sot, mė 14 shtator 2010


    Sarandė, 14 shtator - Disa shkallė prej guri, qė mendohet se i pėrkasin periudhės sė shek. V-III para Krishtit, janė zbuluar sot nė teatrin antik tė Finiqit, rreth 8 km larg Sarandės.
    Objekti arkeologjik u zbulua nga ekspedita italo-shqiptare, qė ka nisur gėrmimet prej 10 vjetėsh nė kėtė objekt, ka raportuar BalkanWeb.
    Finiqi, me emrin e lashtė, Foinikia, njihej nė lashtėsi si kryeqendėr e Kaonėve, ndėrsa nė shekullin III-tė u bė kryeqyteti i gjithė shtetit tė Epirit.
    Sipas studiuesve, Foinikia ka qenė qyteti mė i fortifikuar i Epirit. Vendbanimi i lashtė ngrihej nė njė kodėr, nė formėn e njė anijeje tė pėrmbysur, ndėrsa fshati i sotėm ndodhet nė rrėzė tė kėsaj kodre.
    Nė zonėn e Akropolit, qė nė periudhėn bizantine u shndėrrua nė baptister, kohė mė parė u zbulua njė thesar i vogėl. Po ashtu, nė Finiq u zbulua njė teatėr me kapacitet tė madh si dhe janė gjendur tri cisterna qė i pėrkasin periudhės midis shekujve tė V-tė dhe tė III-tė para Krishtit.
    Prej vitit 2000 njė mision arkeologjik i Universitetit tė Bolonjės (Itali) kryen rregullisht gėrmime arkeologjike nė kėtė qėndėr, ndėrsa nė mars tė vitit 2005 Finiqi u shpall Park Arkeologjik Kombėtar.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Zbulohen 5 skulptura te medha romake ne Baldushk
    Komente (0)Shkruar nga: Fatmira Nikolli, Gazeta Shqiptare

    Zbulohen 5 skulptura te medha romake ne Baldushk ARTIKUJ TE TJERE
    Zbulohen 5 skulptura te medha romake ne Baldushk »
    Pese monumente mortore romake ne permasa mbi 1 meter...
    Romir Zalla: Teatri ne Shqiperi, si dashuria ne kohen e koleres »
    Aktori i njohur i spektaklit Portokalli rrefen jeten...
    Mitrush Kuteli, njera ane e 'Nderit te kombit' »
    Motivacioni i titullit te larte njeh vetem kontributin... Pese monumente mortore romake ne permasa mbi 1 meter jane gjetur ne fshatin Baldushk te Tiranes, thelle nen toke. Disa dite me pare, Besnik Bali, banor i fshatit Baldushk te Tiranes, teksa punonte token e tij bujqesore ka hasur ne objekte arkeologjike. Menjehere ai ka nderprere punen dhe ka njoftuar per kete gjetje Institutin e Arkeologjise. Sipas specialisteve te ketij instituti qe i kane pare ato nga afer, kater prej tyre i percaktojne si monumente mbivarrore te shekujve 3-4 te eres sone, qe do te thote se viheshin mbi varre. Ato viheshin si kapak, ose si mbuloje e varreve. Te pesta zbulimet jane skulptura qe i takojne shekujve te 3-te dhe te 4-t te eres sone dhe i perkasin periudhes romake. Lajmi behet i ditur nga Qendra Kombetare e Inventarizimit te Pasurive Kulturore, prej se ciles jane siguruar edhe fotografite e zbulimeve te reja. Pese objektet jane te nje niveli te larte artistik. Specialistet thone se gjetja e tyre ne Tirane tregon se zona ka pasur ne periudhen romake nje zhvillim te madh urban. "Prania e ketyre stelave tregon se qyteti i kohes ka pasur nje zhvillim te madh ekonomik perderisa banore te tij, zyrtare a nepunes, kishin potencial dhe mundesi ekonomike qe te afermve te vdekur t'iu benin monumente te ketilla mortore te kesaj natyre. Te pesta stelat jane ne permasa mjaft te medha, qe e kalojne gjatesine prej 1 metri, pra jane pak a shume ne permasa natyrale", thote Jaho Brahaj, njeri prej specialisteve te Qendres Kombetare te Inventarizimit te Pasurive Kulturore.

    "Reliev i nje Nepunesi Civil te veshur me toge. Permasat 124 x 57 cm.


    Nepunes civil me bashkeshorten
    Stela e "Nepunesi Civil" me bashkeshorte eshte zbuluar rastesisht gjate hapjes se nje pusi me mjete mekanike ne token ne pronesi te Besnik Bali, Komuna Baldushk-Tirane.Zbulimi eshte bere me date 24 qershor 2010.Stela ishte perdorur si nje mbulese i nje varrri romak te fundit te shekullit III-fillimi i shekullit IV.
    Permasat: 124 x 30 cm.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 18-09-2010 mė 11:59

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Nepunes civil.
    Eshte zbuluar rastesisht gjate hapjes se nje pusi me mjete mekabike ne token ne pronesi te Besnik Balit, Komuna Baldushk, Tirane. Zbulimi eshte bere me date 24 Qershor 2010. Stela eshte perdorur si mbulese e nje varri romak te fundit te shekullit III - fillimi i shekullit IV.
    Permasat 150 75 cm




    Nepunes civil
    Stela ed "Nepunesi Civil" eshte zbuluar rastesisht gjate hapjes se nje pusi me mjete mekanike ne token ne pronesi te Besnik Bali,Komuna Baldushk-Tirane.Zbulimi eshte bere me daten24 Qershor 2010Stela eshte perdorur si nje mbulese i nje varri romak te fundit te shekullit III fillimi i shekullit IV.
    Permasat:170 x 85 cm.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 18-09-2010 mė 11:53

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Relievi me Nepunes Civil te veshur me toge.
    Eshte perdorur si nje mbulese e nje varri romak te fundshekullit III- fillimit te shekullit IV.
    Permasat 124 x 60 cm.

    Mendohet se skulpturat jane gdhendur ne punishte vendase. Niveli i punes se artisteve qe kane punuar per to ka qene i larte, gje qe vihet re edhe nga fotot, ku duket se skulpturat kane nivel te larte artistik. Paraqitja e tyre ne proporcionet reale, paraqitja e veshjes jane bere me saktesi. Ato cilesohen si skulpture basoreliev. "Jane pese vepra te nje rendesie arkeologjike mjaft te madhe, e keto gjenden ne nje zone ku deri tani nuk kemi pasur gjetje kaq interesante. Ne keto stela jane gdhendur njerezit qe ishin ne varr, ashtu siē ata paraqiteshin ne te vertete ne jeten e tyre. Siē shihet, patricat, pra te pasurit e kohes, na dalin me letra ne dore, dokumente, me veshjen karakteristike e nga ana tjeter kane edhe doren ne nje drejtim te caktuar", - thote Brahaj. eshte nje periudhe ku kristianizmi nuk ishte stabilizuar plotesisht. Sipas Brahajt, per fat te mire, ne dy prej ketyre monumenteve ka edhe
    Relievi paraqet "Nje nepunes civil me femije", ne front ka tri akrotere e ne timpan nje rozete. Pjesa e siperme e bordures dhe ajo e dy bordurave kane mbishkrim latinisht. Figurat paraqiten perballe. Togati dallohet mire me detaje te veshjes. Stela eshte e ndare ne dy pjese e ka permasat 124 cm me 60 cm.
    mbishkrime, por keto te fundit ende nuk jane studiuar per te marre vesh se ēfare shprehin. Sipas Brahajt, ato jane gjetur ne nje hapesire te vogel afer njera-tjetres, e per kete ne fillim pati dyshime se mos aty ka varre te tjera te asaj kohe. Por nga vezhgimi i arkeologeve rezultoi se aty nuk kishte objekte te tjera. Nderkaq, specialistet thone se mbase me vone zona do t'i nenshtrohet kerkimeve dhe germimeve. Zona e Baldushkut edhe ne te kaluaren ka nxjerre fragmente skulpturore te periudhes romake e asaj helenistike.

    GJETJA
    eshte nje pasuri e madhe arkeologjike, per te cilen qytetari sapo e gjen njofton ne Institutin e Arkeologjise. Disa dite me pare, Besnik Bali, banor i fshatit Baldushk te Tiranes, teksa punonte token e tij bujqesore ka hasur ne objekte arkeologjike. Menjehere ai ka nderprere punen dhe ka njoftuar per kete gjetje Institutin e Arkeologjise, si institucion i specializuar ne vendin tone per gjetjet e kesaj natyre. "Pasi i zbuloi dhe lajmeroi arkeologet, Besnik Bali erdhi edhe ne qendren tone per e regjistruar keto objekte me vlera te rralla", - thote Jaho Brahaj, njeri prej specialisteve te Qendres Kombetare te Inventarizimit te Pasurive Kulturore. Sipas zotit Brahaj, ka raste te shumta te kesaj natyre, kur qytetare shqiptare pasi hasin objekte te kesaj natyre iu drejtohen autoriteteve pergjegjese per to. "Pra, ata i deklarojne pasuritekulturore para shtetit shqiptar. Kjo eshte ne kontrast me ate qe jemi mesuar te degjojme se ne vendin tone objektet vetem vidhen e shit-en jashte per te fituar para, pra trafikim i trashegimise kulturore. Ato jane gjetur ne thellesine 90 cm e me poshte, sepse jo te pesta kane qene ne te njejten thellesi. Ato jane nxjerre nga toka me shpenzimet e banorit Besnik Bali e me asistencen e arkeologeve. "Duke pare objektet me moshe 1700-vjeēare mund te thuhet se gjendja e ruajtjes se tyre eshte jashtezakonisht e mire",
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Erė e re nė Finiq

    Zbulohen 6 ndenjėset e para prej guri, tė shkallares gjigante tė Teatrit Antik. Prej kėtij momenti, gėrmimet arkeologjike nė kėtė sit, hyjnė nė njė fazė tė re, prej sė cilės mendohet se pas disa vitesh, do i gėzohemi njė prej monumenteve mė madhėshtore tė trashėgimisė antike

    Paraditen e sė martės, nė sitin arkeologjik tė Finiqit u zbuluan 6 ndenjėse guri, tė shkallares gjigante tė Teatrit tė Finiqit, qė sipas arkeologut, Dhimitėr Ēondi, ky teatėr i kryeqendrės sė territorit Kaon, konsiderohet mė i madh pėr Epirin e Ilirinė e Jugut, i krahasuar vetėm me atė tė Dodonės, dhe shumė mė i madh se i Butrintit e i Apollonisė apo i Sofratikės.

    Teatri i Finiqit, ka njė kapacitet prej 10 mijė vendesh, sipas Ēondit dhe aty, nuk ėshtė luajtur thjesht teatėr; aty ėshtė bėrė politikė e gjindja ėshtė mbledhur pėr halle nė kohė antike.

    Zbulimi i ndenjėseve tė gurit tė Teatrit antik tė Finiqit, konsiderohet ngjarje nė kėrkimet arkeologjike tė viteve tė fundit. Nėse zbulohet tėrėsisht ky teatėr, pėr tė cilin prof. Ēondi thotė se do tė duhen ndoshta 10 vjet, ai do ishte po aq famėmadh sa dhe Butrinti.

    I vendosur mbi njė kodėr mbi fshatin Finiq, prej aty, shfaqet njė panoramė dehėse e fushės sė Vurgut dhe e liqenit tė Butrintit. Rruga gjer atje, ėshtė asfaltuar sė fundi, si shenjė paralajmėruese e njė popullimi tė pritshėm me vizitorė, ndonėse jo i afėrt.

    Pėr momentin, ajo zonė, ku pėrfshihet dhe Bazilika e Finiqit, ka statusin e njė "kantieri" gėrmimesh. Ugolini i madh, pa diskutim ka qenė kėtyre anėve, nė vitet '26-28, por pa lėnė gjurmė zbulimi nė teatėr, qė konsiderohet zemra e Finiqit antik. Sipas pėrshkrimit tė prof.

    Ēondit, nė sipėrfaqe nuk ka patur asnjė shenjė ekzistence tė ndonjė monumenti antik dhe ēuditėrisht, nuk ka qenė e mundur t'i bihet nė erė, se nė atė faqe kodre rrethore, tipike pėr tė patur njė teatėr antik, nė pozicionin e njė ballkoni qė shihte poshtė nė fusha, tė ishte fshehur njė pasuri e tillė.

    Zbulimi i teatrit antik tė Finiqit, sipas Ēondit, ka ndodhur rastėsisht mė 1980, nga disa fshatarė tė zonės, tė cilėt kanė pikasur disa tulla furre nėn rrėnoja e kanė rendur t'i marrin pėr punėt e tyre.

    Ėshtė, mė pas, arkeologu Dhimosten Budina, ai qė nisi tė punojė nė kėtė monument, me disa pastrime e qė pasohet mė 1989 nga puna e dyshes Dhimitėr Ēondi e Petrit Nanaj, tė cilėt nisėn gėrmimet aktive, pėr tė nxjerrė nė dritė skenėn e teatrit.

    E nė vite, janė zbuluar skena, pjesa e orkestrės, pjesėt kufizuese e muret mbajtės. Tani po tentohet nė pjesėn mė tė vėshtirė dhe finale, qė ėshtė zbulimi i hapėsirės rrethore tė shkallares, e cila ėshtė tėrėsisht e mbuluar me shtresė dheu me shumė pak gjurmė tė jashtme.

    Ja pse dalja nė dritė e ndenjėseve tė para, sė bashku me njė pjesė tė hyrjes nė teatėr nga pjesa e sipėrme e shkallares, nė njė pozicion qė ndan simetrik dy gjysmat e saj, konsiderohet diēka tej rutinės sė punės sė pėrditshme. Gėrmimet nė Teatrin dhe Bazilikėn e Finiqit, po kryhen nga njė ekspeditė italo-shqiptare, kryesuar nga drejtoresha e Institutit Arkeologjik, Shpresa Gjongecaj.

    Edhe te Bazilika, gėrmimet kanė avancuar dhe synim kryesor i punės mbetet rikrijimi historik i qytetit antik. Bazilika mesjetare ėshtė ndėrtuar mbi rrėnojat e Agorės antike dhe ky pikėtakim mes antikes e mesjetares me njė diferencė prej afro 5-6 shekujsh nga para deri pas Krishtit, mbetet objekt afirmimi pėr punėn e arkeologėve. Pra janė dy epoka tė ndryshme, tė mbivendosura me njėra-tjetrėn, ku secila prej tyre meriton vėmendje, pėr t'i rivitalizuar nė bllok. Sakaq, nga prof.

    Ēondi thuhet se shumė gurė tė ndenjėseve tė Teatrit Antik, janė marrė pėr ndėrtimin e Bazilikės Bizantine, pėr shkak tė kualitetit tė tyre. Dhe ajo ēka mund tė dalė nga toka prej shkallareve tė Teatrit, mundet tė jetė tejet e dėmtuar, pikėrisht nga ndryshimi i destinacionit tė gurėve.

    Po ashtu, prof. Ēondi flet me njė pėrndezje profesionale dhe pėr Nekropolin e Finiqit, tė shtrirė poshtė nė fshat, altarin dhe varret e atyshme, qė sipas tij, janė plot me sende, njė pjesė e mirė e sė cilave, kanė pėrfunduar nė muze. Fjala ėshtė pėr monedha e varėse floriri qė, sipas besimit tė asaj kohe, i duheshin tė vdekurit dhe nė jetėn e pėrtejme.
    Kėmbėt e Neronit nė Finiq

    Njė prej monumenteve mė tė spikatura, tė gjetura nė hapėsirėn e skenės sė Teatrit tė Finiqit, ėshtė bazamenti i njė statuje tė Neronit, qė thuhet se ka qenė i derdhur nė bronz. Statuja nuk ekziston dhe ajo ēka ka mbetur aty, janė gjurmėt e kėmbėve, ku ka qenė i fiksuar si dhe njė mbishkrim i prishur emėrtues apo shpjegues.

    Ndėrsa statuja prej bronzi, mendohet tė jetė shkrirė, nė njė epokė tė mėvonshme kur Neroni nuk ishte mė i frikshėm dhe ky padyshim, nuk ekzistonte ky meraku ynė i sotėm pėr ta parė si tė shenjtė ēdo gjė qė na vjen nga kohėt antike, ndonėse pėr vetė kohėn, mund tė ketė qenė diēka e zakonshme apo dhe tejet vulgare.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Zbulimet Arkeologjike ne Shqiperi ·

    Interesi pėr vlerat arkeologjike tė Shqipėrisė nis qysh nė shek. XIX kur studjues tė gjeografisė historike iu kushtuan lokalizimit dhe identifikimit tė tė dhėnavenga burimet antike.

    Kėshtu ėshtė i pari qė viziton Shqipėrinė francezi Pouqueville (F.C.H.L. Pouqueville, Voyage dans la Grčce, comprenant la description ancienne et moderne de l’Epire, de l’Illyrie grecque etc. Paris 1820-21, v.5). Anglezi Martin Leake, nga shėtitja qė bėri nė Shqipėrinė e Jugut deri nė Apoloni, botoi njė pėrshkrim tė hollėsishėm tė rėnojave tė objekteve arkeologjike qė i ranė nė sy (W.M. Leake, Travels in northern Greece, London 1835, v. 4). Mė vonė arkeologu francez L. Heuzey vizitoi Shqipėrinė dhe nė studimin e tij u ndal kryesisht mbi Durrėsin e Apoloninė (L.Heuzey. H. Daument, Le mission archéologique de Macčdoine, Paris 1876). Nė fillim tė shek. XX vizitoi Apoloninė dhe rrethinat e Vlorės balkanologu C. Patsch. Ai ėshtė i pari qė zbuloi qytetin e Amantias dhe mė pas botoi njė studim tė hollėsishėm mbi antikitetet qė pa nė Bylis, Klos, Berat etj. (C. Patsch, Das Sandschak Berat in Albanien, Wien 1904).

    Gjatė Luftės sė parė botėrore erdhėn nė Shqipėri arkeologėt austriakė C. Praschniker e A. Schober tė cilėt filluan kėrkimet nga veriu i Shqipėrisė nė drejtim tė jugut dhe i kushtuan vėmendje edhe monumenteve e qendrave arkeologjike ilire (C. Praschniker-A. Schober, Archäologische Forschungen in Albanien und Montenegro, Wien 1919; C. Praschniker, Muzakia und Malakastra, Wien 1920).

    Mė 1924 njė mision arkeologjik francez, nėn drejtimin e Leon Rey, fillon gėrmimet sistematike nė Apoloni, tė cilat vazhduan deri mė 1938 dhe rezultatet u botuan nė revistėn Albania (L.Rey, Albanie, Revue d’archéologie, Paris 1925-1939, nė 6 vėllime). Njė mision tjetėr arkeologjik italian mė 1926 filloi gėrmimet nė qytetin antik tė Foinikes dhe mė vonė nė Butrint. Nė fillim misioni u drejtua nga L. Ugolini e mė pas nga Markoni e Mustili (L. Ugolini, Albania antica, Roma 1927-1942, 3 vėll; D. Mustili, La civilta preistorica dell’Albania, Roma 1940).

    Pas Luftės sė dytė botėrore deri mė 1990 kėrkimet e studimet arkeologjike u bėnė nga arkeologė shqiptarė. Mė 1948 u krijua nė Tiranė Muzeu Arkeologjik-Etnografik, mė pas u krijua Sektori shkencor i kėrkimeve arkeologjike, nga i cili mė 1976 u formua Qendra e Studimeve Arkeologjike dhe mė 1991 Instituti i Arkeologjisė. Gjatė kėtyre viteve veē muzeut qendror arkeologjik dhe pavionit arkeologjik nė Muzeun Historik Kombėtar, u ngritėn edhe muze tė profilit arkeologjik nė Durrės, Apoloni, Butrint dhe Korēė, tė cilėt ruajnė objekte me vlera unikale.

    Vitet 1991-1999 pėrbėjnė njė etapė tė re pėr arkeologjinė shqiptare, atė tė bashkėpunimit me arkeologė tė huaj. Janė realizuar ose vazhdojnė veprimtarinė projekti shqiptaro-grek nė Butrint, projekti shqiptaro-amerikan nė Shpellėn e Konispolit (Sarandė) dhe nė zonėn Apoloni-Bylis, projekti shqiptaro-francez nė Apoloni dhe nė vendbanimin prehistorik tė Sovjanit (Korēė) dhe projekti shqiptaro-anglez nė Butrint. Gjatė vitit 2000 janė duke u hartuar edhe projekte tė tjera pėr kėrkime nė Durrės, Bylis e qendra tė tjera arkeologjike.

    Rezultatet e kėrkimeve, gėrmimeve e studimeve arkeologjike, mėse njėqindvjeēare, tė bėra nė Shqipėri, mund t’i pėrmblidhnim nė :

    Nė fushėn e prehistorisė.

    Gjurmėt mė tė hershme tė banimit tė territorit tė Shqipėrisė janė zbuluar nė Xarė (Sarandė) dhe nė Gajtan (Shkodėr) tė cilat i takojnė epokės sė paleolitit (rreth 100.000 vjet mė parė). Periudhės sė paleolitit tė vonė (30.000-10.000) vjet, i takojnė njė numėr mė i madh vendbanimesh (Xarė, Konispol, Shėn Marinė, Kryegjatė, Rrėzė Dajti, Gajtan etj) tė cilat mbulojnė gjithė territorin e Shqipėrisė sė sotme.

    Gjatė epokės sė neolitit (7000-3000 p.e.s) territori i vendit tonė ka qenė shumė mė i banuar, gjė qė e dėshmojnė me dhjetra vendbanime tė zbuluara, tė cilat kanė qenė ngritur nė fusha pjellore, nė taraca lumore dhe nė shpella. Banesat e tyre ishin kasolle tė thjeshta tė lyera dhe tė shtruara me baltė. Nė Dunavec e Maliq janė zbuluar banesa tė ngritura mbi hunj (palafite) tė cilat kėrkonin njė teknikė tė lartė tė ndėrtimit tė banesave. Por nė jetėn e banorėve neolitikė vend qendror zinte bujqėsia dhe blegtoria si edhe pėrgatitja e prodhimi i enėve prej balte. Nga fundi i epokės neolitike mjeshtrat e punimit tė poēarisė arrijnė tė prodhojnė jo vetėm enė cilėsore e me forma tė shumėllojshme, por edhe me vlera artistike.

    Vlerė tė veēantė kanė disa enė tė pikturuara tė gjetura nė Dunavec, Cakran e Maliq I tė cilat janė tė importuara nga kulturat e Diminit nė Thesali (Greqi). Ato janė dėshmitė e para tė kėmbimit midis trevave tė vendit tonė me qytetėrimet mė tė pėrparuara tė Europės Jug-Lindore tė epokės neolitike.

    Nė fillim tė epokės sė metaleve (mijėvjeēari i tretė p.e.s.) nė pjesėn perėndimore tė Gadishullit Ballkanik ndodhėn ndryshime tė rėndėsishme si rezultat i dyndjes sė popujve baritor, indoevropian, tė ardhur nga lindja. Njė shfaqie e re ishte kulti i varrimit nė tuma (Pazhok tė Elbasanit, Barēė tė Korēės, Piskovė tė Pėrmetit etj). Ky rit varrimi nė tuma do tė pėrdoret pa ndėrprerje gjatė tėrė epokės sė bronzit dhe do tė bėhet karakteristik pėr popullsinė ilire tė epokės sė hekurit.

    Nga fundi i mijėvjeēarit tė dytė dhe gjatė tėrė gjysmės sė parė tė mijėvjeēarit tė parė p.e.s., ilirėt fillojnė dhe i vendosin vendbanimet e tyre nė kodra tė ngritura me pozicion dominues mbi zonėn pėrreth, dhe gradualisht (i pėrforcojnė) i rrethojnė me mure tė fuqishme (Gajtan-Shkodėr, Tren-Korēė, Kalivo-Sarandė etj).

    Nė fushėn e antikitetit.

    Deri nė shek. VII p.e.s. trevat e ndryshme ilire kishin pėrparuar pothuajse me tė njėjtin ritėm. Midis tyre dalloheshin disa krahina tė veēanta si Fusha e Korēės, Mati, Glasinaci (nė Bosnjė) etj, tė cilat kishin arritur tė krijonin njė kulturė materiale me nivel mė tė lartė se tė tjerat. Pėrfshirja e Ilirisė nė lėvizjen e gjerė ekonomike-shoqėrore mesdhetare, bėri qė pas shek. VII p.e.s. tė dalin nė radhė tė parė tė zhvillimit trevat jugore ilire - Iliria e Jugut.

    Faktor parėsor u bėnė marrėdhėniet e hershme me botėn greke dhe veēanėrisht procesi i urbanizimit u pėrshpejtua me themelimin e kolonive greke nė brigjet e Ilirisė. Kėshtu kolonistė tė ardhur nga Korkyra mė 627 p.e.s. themeluan Dyrrahun dhe mė 588 p.e.s. themeluan Apoloninė.

    Rreth gjysmės sė parė tė shek. VI themelohet dhe Oriku. Tė dhėnat arkeologjike dėshmojnė se gjatė shek. VI-V Dyrrahu e Apolonia kthehen nė qytete tė mirėfillta, kurse gjatė shek. IV ato njohėn njė lulėzim tė pėrgjithshėm qė u shpreh me ndėrtime monumentesh madhėshtore.

    DYRRAHU ose Epidamni, qysh nė shek. V p.e.s. kishte punishte tė punimit tė qeramikės, tė metaleve, tė pėlhurave e lėkurės, kantier pėr ndėrtimin e anijeve etj. Dėshmi e zhvillimit tė tregtisė janė monedhat prej bronzi e argjendi qė pret Dyrrahu, kurse pėr lulėzimin urbanistik tė shek. IV p.e.s dėshmon mozaiku i njė dyshemeje me gurė lumi, i ashtuquajturi Bukuroshja e Durrėsit.

    Nė vitin 229 p.e.s. Dyrrahu kaloi nė vartėsi tė Romės dhe mė vonė u kthye nė koloni romake. Nė shek. I-III tė e.s. pėrjeton njė periudhė lulėzimi, u bė qendėr dhe porti kryesor i brigjeve tė Adriatikut lindor. Kėsaj kohe i takon ndėrtimi i amfiteatrit, i termave, bibliotekės, ujėsjellėsit etj.

    Nė shek. IV Dyrrahu bie ekonomikisht dhe tėrmeti i vitit 345 e.s. e rėnon edhe mė tej duke e bėrė tė kthehet nė njė qendėr tė vogėl tregtare. Pozita e tij gjeografike e bėri Dyrrahun qė gjatė shek. V-VI e.s. ai tė kthehet nė njė nga qytetet e rėndėsishme tė perandorisė bizantine. Nė kohėn e perandorit Anastas (me origjinė nga Durrėsi) u ndėrtuan shumė godina tė reja, hipodromi dhe tre radhė muresh rrethues shumė tė fuqishėm.

    APOLLONIA. Qytet antik ndėr mė tė mėdhenjtė nė pellgun e Adriatikut dhe mė i pėrmenduri ndėr 30 qytetet e tjera me tė njėjtin emėr tė kohės antike. U ngrit mbi njė kodėr (me dy maja tė larta 101 e 103m mbi nivelin e detit) me njė pozicion qė zotėron tėrė zonėn dhe nėpėrmjet luginės sė lumit Aqos (Vjosė) lidhej me detin Adriatik. Nė shekujt e parė tė jetės, Apolonia mbante lidhje tė ngushta me Korinthin dhe Korkyrėn dhe luante rolin e ndėrmjetėsit nė tregtinė e helenėve me ilirėt. Nė shek. V p.e.s. u bė qendėr e zhvilluar ekonomike me punishte tė shumta zejtare, zgjeroi marrėdhėniet me botėn ilire si edhe me Atikėn e mė vonė edhe me Magna Grecian (Italinė e Jugut).

    Lulėzimin mė tė madh qyteti e njohu nė shek. IV-III p.e.s. Nė kėtė kohė qyteti u shtri nė tė gjithė faqen perėndimore tė kodrės dhe u rrethua me njė mur mbrojtės 4km tė gjatė duke pėrfshirė njė hapsirė tė qytetit prej 138ha. Apolonia u ndėrtua sipas njė plani qė mbėshtetej nė sistemin ortogonal tė Hipodamit; pėrshkohej nga rrugė tė drejta, kryesore e dytėsore, qė kryqėzoheshin me njera-tjetrėn duke kufizuar lagje tė veēanta. Nga ndėrtimet kryesore veē mureve rrethuese u ndėrtua portiku i qendrės sė qytetit (agorasė), teatri, njė ēezmė monumentale, gjimnazi etj. Shėtitorja e Apolonisė shquhet pėr planimetrinė e zhvilluar dhe arkitekturėn solide. Ajo ėshtė me dy kalime dhe dy kate (70.2x10.50m). Muri i pasėm qė ka njė rol mbajtės ėshtė me 17 kamare obsidale, ku vendoseshin shtatoret, kolonada e brendshme dhe e jashtme e katit tė parė formohej nga kolona tetėkėndore. Nė shek. I-III tė e.s. qyteti pėrjetoi njė periudhė tė dytė ndėrtimesh intensive, si tempullin e Agonotetėve, odeonin, bibliotekėn dhe njė sėrė vilash tė zbukuruara me mozaikė. Apolonia nė kohėn e Augustit u shpall qytet i lirė dhe i paprekshėm dhe vazhdoi tė mbetej njė qendėr e rėndėsishme ekonomike e kulturore. Lulėzoi arkitektura dhe degė tė tjera tė artit, e sidomos skulptura. Ndaj me tė drejtė Ciceroni e quajti “Magna urbs et gravis” (qytet i madh e hije rėndė).

    Nė shek. III-IV qyteti humbet rėndėsinė e dikurshme dhe nė fillimet e mesjetės Apolonia kthehet nė njė qendėr peshkopale.

    Marrėdhėniet e ndėrsjellta tė qyteteve koloni me interlandin ilir shpejtuan procesin e lindjes dhe zhvillimit tė njė tog qytetesh ilire. Gjatė shek. IV-II p.e.s. ngrihen qytete si Butrinti, Amantia, Bylisi, Foinike, Antigonea, Dimali, Lisi etj. Ato ishin vendosur mbi maja apo shpate kodrash, me horizont tė gjerė shikimi dhe tė rrethuara me mure me konstruksione solide me blloqe gurėsh tė skalitur me forma trapezoidale, poligonale e nė njė fazė mė tė zhvilluar me blloqe kuadratikė. Nė shek. IV p.e.s. ato ishin kthyer nė qendra zejtare e tregtare, kurse rreth mesit tė shek. III p.e.s. qyteti ilir ishte formuar me tiparet themelore tė njė qyteti antik. Hapsira e brendėshme e qytetit ishte e organizuar sipas sistemit hipodamik ku agoraja nė tė cilėn ishin vendosur godinat e karakterit politik e shoqėror, kulturor e religjoz (prytaneioni, teatri, shėtitorja, tempujt etj) formonin qendrėn e qytetit tė ndarė nga pjesa tjetėr. Disa shembuj tė kėtyre ndėrtimeve nė qytetet ilire e dėshmojnė mė sė miri nivelin urbanistik tė tyre.

    BUTRINTI. Tė dhėnat arkeologjike dėshmojnė se nė shek. VII-VI p.e.s. Butrinti ishte njė qendėr protourbane, kurse nė shek. V p.e.s. arriti tė marrė tiparet e plota tė njė qyteti. Nė fund tė shek. IV fillim i shek. III p.e.s. u ndėrtua agoraja e qytetit, njė portik (shėtitore), njė tempull i vogėl dhe teatri me 1500 vende i cili ėshtė ruajtur i plotė deri nė ditėt tona. Ai bashkė me ndėrtimet e tjera pranė si tempullin e Asklepit, portikun, banjat etj, pėrbėnin pjesėn mė tė bukur tė qytetit antik.

    Nė periudhėn e vonė antike e mesjetės sė hershme Butrinti pėrjetoi njė periudhė lulėzimi. Kėsaj kohe i takon ndėrtimi i Baptisterit i cili ėshtė monumenti mė i rėndėsishėm i periudhės paleokristiane. Salla e pagėzimit nė formė rrethore me diametėr 13.50m ėshtė shtruar me mozaikė shumėngjyrėsh, me motive nga bota shtazore e figura gjeometrike, tė cilat kanė vlerė tė veēantė artistike. Salla pėrshkohet nga dy rradhė kollonash granite mbi tė cilat kanė qenė mbėshtetur qemerėt e ēatia.

    ANTIGONEA. Qytet i themeluar nė shek. III p.e.s. me njė mur 4000m tė gjatė, ėshtė ndėrtuar me njė sistem urbanistik tė tipit hipodamik, me rrugė tė drejta e tė kryqėzuara qė ndajnė qytetin nė insula me gjerėsi 200 kėmbė dhe nė ndarje tė tjera mė tė vogla.

    AMANTIA. Eshte e vendosur nė faqen e njė kodre tė lartė dhe kishte tė fortifikuar me njė mur tė gjatė 2200m, vetėm akropolin. Emri i qytetit pėr herė tė parė pėrmendet nė shek. IV p.e.s.. Nė shek. III p.e.s. qyteti fuqizohet ekonomikisht dhe arrin tė presė monedhat e veta. Kėtė e dėshmojnė ndėrtimi i tempullit tė Afėrditės, rrėnojat e njė teatri dhe veēanėrisht ndėrtimi i stadiumit, i cili ėshtė ruajtur i plotė deri nė ditėt tona. Stadiumi ka formėn tipike tė stadiumeve greke me dy krahėt e gjata qė kufizojnė pistėn me gjatėsi 184.8m dhe gjerėsi 12.25m. Njėri krah i shkallares i ndėrtuar me blloqe gurėsh gėlqerorė ka 17 rradhė, kurse krahu tjetėr ka 8 rradhė.

    BYLISI. Njė nga qytetet mė tė mėdha ilire u zhvillua nė shek. IV p.e.s. si kryeqendėr e fisit ilir tė bylinėve. Ai kishte njė sipėrfaqe prej 30ha tė rrethuar me mur tė mbrojtur nga 7 hyrje e 7 kulla. Nė shek. III p.e.s. qyteti u fuqizua ekonomikisht, kohė kur ndėrtohet agoraja (qendra e qytetit) prej 4ha, ku ngrihet teatri me rreth 9000 vende, stadiumi, gjimnazi etj. Nė shek. I e.s. Bylisi u kthye nė koloni romake.

    Nė shek. IV tė e.s. qyteti rrethohet me mure tė fuqishme, dhe mė pas nė shek. V-VI u bė njė qendėr e rėndėsishme peshkopale. Pėr kėtė flet zbulimi i gjashtė bazilikave, dyshemetė e tė cilave janė shtruar me mozaikė me motive paleokristiane tė njė cilėsie tė lartė.

    ALBANOPOLI. Qytet ilir, qendėr e fisit tė Albanėve, qė pėrmendet pėr herė tė parė nė mesin e shek. II tė e.s. nga Ptolemeu, i cili pėrcakton dhe kordinatat e shtrirjes sė tij. Eshtė lokalizuar me rrėnojat e qytetit ilir tė Zgėrdheshit (nė afėrsi tė Krujės). Emri i qytetit dhe i fisit tė albanėve qė krijuan atė, u ruajt nė mesjetė e deri nė ditėt tona duke i dhėnė emrin gjithė trevės ku shtriheshin Ilirėt e Jugut - Albania.

    LISI. U formua si qytet nga fundi i shek. IV p.e.s. mbi bazėn e njė vendbanimi protourban. Nė shek. III-II p.e.s. muret rrethuese e ndanin atė nė tre pjesė, akropolin, qytetin e sipėrm dhe qytetin e poshtėm qė shtrihej buzė lumit Drin. Muret e qytetit janė tė ruajtur shumė mirė me 12 portat dhe kullat e shumta qė i japin njė pamje madhėshtore qytetit. Lisi nė kohėn e Cezarit merr tė drejta dhe ofiqe municipale dhe luan njė rol aktiv nė luftėn civile midis Pompeut e Cezarit.

    SELCA E POSHTME. Nė kodrat e fshatit me tė njėjtin emėr, janė zbuluar rrėnojat e njė qyteti ilir tė shek. IV-III p.e.s. Nė shek. III bėhet qendėr e krahinės ilire tė Dasaretisė. Nė kėtė kohė gdhenden nė shkėmb 4 varre monumentalė princėror, me njė arkitekturė tė stilit jonik. Nė njėrin varr ėshtė gjetur njė inventar shumė i pasur me armė, enė bronzi e balte, zbukurime ari dhe njė paftė metalike me skenė mitologjike luftimi.

    Nė qytetet koloni, Dyrrah, Apoloni si edhe nė qytetet e tjera tė Ilirisė sė Jugut si nė Butrint, Amantia, Bylis, Antigone etj., krahas degėve tė ekonomisė u zhvillua e lulėzoi arti, i cili nė fillim zhvillohet i lidhur me traditėn e metropoleve (korinthase e korkyrase). Pas shek. V krahas vazhdimit tė traditės, arti fiton veēori lokale. Vlera tė veēanta artistike kanė punimet nė qeramikė. Nė shek. IV-III p.e.s. punishtet e Apolonisė e Dyrrahut prodhuan enė me figura tė kuqe me tema mitologjike dhe nga jeta e pėrditėshme. Figurinat (terrakotat) e shumta me tema mitologjike e mė pas edhe tema nga jeta e pėrditėshme, dallojnė pėr plastikėn e realizimin artistik. Krahas terrakotave tė shumta janė edhe figurinat prej bronzi, mjaft prej tė cilave pėrbėjnė vepra arti

    Gjatė shek. I-II e.s. nė skulpturė pėrvetėsohen tiparet e artit romak. Veēanėrisht nė skulpturė portreti ndjek realizmin tipik tė kohės me njė frymė tė mbėshtetur nė traditėn. Qendra kryesore ėshtė Apolonia me portretet e magjistratėve, tė Filozofit, tė Bilias etj. Portrete cilėsore tė shek. I-II e.s. kanė dhėnė Dyrrahu, Butroti, Foinike etj. Relievi bėhet skematik dhe lidhet me qėllimet praktike tė zbukurimit tė altareve, sarkofagėve, monumenteve arkitektonike etj.

    Mozaiku si gjini e pikturės monumentale dekorative nė kohėn antike (greko-romake) dhe atė mesjetare tė hershme njohu njė lulėzim tė dukshėm, sidomos nė shekujt e parė tė e.re. Duke pėrdorur gurė kubik tė zinj ose shumėngjyrėsh tė vendosur nė sfond tė bardhė u arrit tė realizoheshin figura tė ndryshme gjeometrike dhe skena nga mitologjia detare. Shquhet mozaiku polikrom zbuluar nė Apoloni, qė paraqet Luftėn e amazonėve.

    Mozaiku si vepėr e artit lulėzon edhe nė shek. V-VI tė e.s. realizuar nė veprat e kultit paleobizantin, si nė bazilika, kisha, pagėzimore, trikonka etj. Nė dyshemetė e kėtyre monumenteve figurat e mozaikut janė tė shpėrndara lirshėm nė sipėrfaqe dhe janė figura simetrike, kafshė nė qetėsi, pemė, fruta, bisqe hardhije, shpendė, peshq e motive tė ndryshme ujore. Nė radhėn e kėtyre realizimeve cilėsor ėshtė mozaiku i Baptisterit tė Butrintit, i trikonkės sė bazilikės sė Linit (Pogradec), mozaiku u bazilikės sė Arapajt (Durrės) i bazilikave tė Bylisit e shumė tė tjera.

    Nė Shqipėri ėshtė ruajtur deri nė ditėt tona vetėm njė mozaik parietal (i vendosur nė mur), ai ėshtė mozaiku i kapelės sė Durrėsit, i ngritur brenda amfiteatrit tė qytetit. Ai paraqet figura shėnjtorėsh dhe i pėrket periudhės sė hershme bizantine.

    Nė fushėn e mesjetės sė hershme

    Tė dhėna tė mirėfillta pėr kulturėn e hershme mesjetare vijnė nga gėrmimet e para sistematike qė u bėnė gjatė viteve 60-70tė, me zbulimin e varrezave tė Komanit, tė Buklit, tė Shurdhahut, tė Lezhės etj. Gradualisht gėrmimet u shtrinė edhe nė njė varg kėshtjellash tė antikitetit tė vonė e mesjetės sė hershme si nė Varosh (Stelush), Shurdhah (Sardė), Lin, Pogradec, Berat, Kaninė, Butrint etj. Njė pjesė e kėshtjellave janė vazhdim i qyteteve e qytezave tė kohės antike, e njė pjesė tjetėr kala e kėshtjella tė ngritura nė pėrshtatje me kushtet e reja historike.

    Gjatė shekujve tė mesjetės sė hershme shqiptare shek. VII-IX ka njė braktisje tė qyteteve pėr shkak tė kthimit nė ekonominė e mbyllur natyrore. Vetėm Durrėsi ku u kufizua pushteti bizantin e ruajti karakterin e mirėfilltė qytetar. Gjithashtu edhe Butrinti, nė jug, mbeti qendėr e rėndėsishme qytetare.

    Njė ringjallje e jetės qytetare vihet re pas shek. IX kur fillon qarkullimi i monedhave bizantine. Ndėr qytetet e ringjallura mbi truallin e qyteteve ilire, nė kėtė periudhė janė Berati, Kanina, Lezha, ndėrtimet fortifikuese (muret, portet e kullat) tė tyre janė ruajtur deri nė ditėt tona.

    Autor: Prof.Myzafer Kokurti

    Literatura

    1. Ilirėt dhe Iliria tek autorėt antikė, Tiranė 1995.

    2. Kuvendi i parė i studimeve ilire, Tiranė 1974.

    3. Les Illyriens, Tiranė 1985.

    4. ILIRIA 1985, 2.

    5. ILIRIA 1986, 1.

    6. ARKEOLOGJIA, N. Ceka-M. Korkuti, Tiranė 1998.

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Durrės, zbulohet varri antik nė qendėr tė qytetit




    DURRES- Njė varr antik i periudhės bizantine ėshtė zbuluar sot gjatė gėrmimeve pėr rikonstruksionin e qendrės sė qytetit pranė xhamisė sė madhe tė Durrėsit. Zbulimi ka qenė i rastėsishėm.

    Fadromat po gėrmonin kur nė njė thellėsi prej rreth 2 metra kanė hasur nė njė masė tė fortė. Arkeologėt thonė se pėrmasat e varrit janė rreth 2.5 m i gjatė dhe 1 metėr i lartė. Varri ka formė catie dhe me tjegulla tė periudhės bizantine. Nga gėrmimet qė u kryen brenda nė varr janė gjetur eshtra dhe njė monedhė bronzi e periudhės bizantine.

    Specialistėt thonė se do tė jenė antropologėt qė do ti studiojnė dhe vetėm nė fazėn pėrfundimtare do jepet njė konkluzion.
    Pasi tė hiqet varri do tė vazhdojnė sėrish punimet pėr rikonstruksionin e sheshit
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  10. #40

    Stelat e varreve antike thyhen me ekskavator e hidhen nė pėrrua

    Stelat e varreve antike thyhen me ekskavator e hidhen nė pėrrua

    22/09/2010 - 14:58

    Auron Tare

    Dy ditė mė parė, pa hyrė nė fshatin Qesarat tė Tepelenės, ndalova pranė njė lokali tė vogėl pėr tė pirė njė kafe dhe pėr tė pushuar pak pas asaj trallisjeje tė kthesave tė Ballshit. Sapo hyra brenda oborrit, mė zunė sytė dy stela varresh shumė tė bukura, tė punuara me mjaft mjeshtėri nė gur tė bardhė. Tė dyja ishin vendosur anės derės prej druri si zbukurime tė lokalit. Ishin shumė interesante dhe nuk mund tė mos pyesja se ku i kishin gjetur tė zotėt e restorantit kėto stela varresh. Djali i lokalit mė tregoi se ato stela ishin gėrmuar me ekskavator gjatė punimeve pėr autostradėn qė po kalon pranė lumit Vjosė. Me sa duket, punėtorėt i kishin thyer gjatė gėrmimit dhe djali i lokalit kishte shkuar qė t'i ndalonte. Pasi kishte bėrė debat me punėtorėt, kishte arritur t'i ndalonte dhe kishte lajmėruar njė gazetare lokale, e cila kish bėrė edhe njė kronikė nė TV pėr kėtė zbulim. M'u kujtua nė fakt kronika dhe atėherė bėra lidhjen e stelave me ngjarjen qė e kisha dėgjuar.
    Me ekskavator
    Djaloshi i lokalit, mjaft i gjendur, mė tregoi edhe vendin se ku ekskavatori i firmės i kishte gėrmuar kėto stela. Kishte edhe tė tjera, mė tha, "por punėtorėt e firmės i kanė hedhur nė njė pėrrua dhe mbi to hodhėn kamionė tė tėrė me baltė". "Njė pllakė tė madhe e pashė vetė, - mė tha, - dhe dukej se kishte shkrime, po se ēfarė gjuhe, nuk e di tė tė them". A erdhėn arkeologėt? - e pyeta. "Po, - mė tha, - erdhi njė i shkurtėr, si i zi nė fytyrė (me siguri qė ka qenė ai profesori qė shet provimet nė Universitetin e Gjirokastrės dhe disa nė kėtė listė e njohin mirė) dhe pasi i pa dhe i fotografoi, mė tha: 'Pse na hapni punė more djalė? Pse nuk i le me tė tjerat nė pėrrua?'". Larg ēdo ideje mediatike nuk m'u duk se ky djalosh fshati po mė gėnjente duke i shtuar reagimet e arkeologut.
    Ēudia
    Shkova dhe pashė vendin e gėrmimit. Kockat qė kishin qenė nė varrin e zbuluar, ishin shpėrndarė gjithandej. Megjithėse njė person i varrosur 2000 e ca kusur vjet mė parė, pėrsėri e meritonte qė tė mos ia shpėrndanin kockat ashtu rrugės plot pluhur. Por, kur shikon respektin qė kanė shqipot pėr varret e sotme, tė duket luks i madh qė tė mendosh pėr njė njeri tė periudhės antike. Pllakat e tjera tė bazamentit qė ishin gjetur aty, ishin lėnė nė vend, me sa duket nė pritje tė ndonjė fshatari pėr t'i marrė dhe pėr t'i vendosur nė murin e oborrit. Se ēfarė ishte shkatėrruar me ekskavator nuk mund tė thuhet, pėrveē se banorėt aty pari kishin parė njė sėrė pllakash tė hedhura nė pėrrua.
    Shpėtimi
    "Po tani, ēfarė do bėhet me kėto qė ke nė oborr?", e pyeta djalin e lokalit. "Po ja, tė rrinė kėtu, - mė tha. - Unė i shpėtova. Nga arkeologjia nuk u interesua njeri t'i marrė", - mė tregoi ai. Nė fakt i meritonte t'i mbante. Ishte i vetmi qė kishte treguar interesim pėr t'i shpėtuar. Megjithėse zona e fshatit Qesarat njihet si njė zonė qė shpesh ka zbulime interesante, me sa duket askush nuk e ka vėnė ujin nė zjarr pėr t'u paraprirė punimeve pėr rrugėn e re. Pyeta pėrgjegjėsin e firmės qė po punonte pėr rrugėn, nė se kishte ndonjė studim paraprak mbi zonat me mundėsi tė madhe arkeologjike ku kalonte gjurma e rrugės. As kishte parė, as kishte dėgjuar tė tilla mesele tė ngatėrruara.
    Reagimi
    Njė profesor i njohur amerikan mė dėrgon kėtė mesazh: "Auron, kjo ėshtė ēmenduri. Duhet tė ketė ekipe studentėsh qė tė ndjekin punime tė tilla rrugėsh, nė mėnyrė qė tė mos humbasin zbulime tė tilla". Ai mendon se kėto zbulime buzė rrugės do tė tėrhiqnin interesin e universiteteve, studentėt do vinin pėr tė bėrė survey tė rrugės qė po hapet, kėto zbulime nuk do tė humbisni

    Gazeta Shqiptare

Faqja 4 prej 20 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nėnshtetėsinė shqiptare
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •