Close
Faqja 2 prej 20 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 195
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Elbasan: Zbulohen dy relieve antike
    Dy relieve antike,qė i takojnė fillimit tė shekullit tė I tė erės sonė janė zbuluar gjatė pastrimit tė kullės sė Zindanit nė kalanė e Elbasanit, nga njė person qė po kryen njė investim brenda mureve tė kėtij monumenti."Kėto dy relike kanė lidhje me Scampinin e hershėm,(emri i vjetėr i Elbasanit),para se tė ndėrtohej kalaja", tha arkeologu Neritan Ceka. Sipas tij, e reja e kėtyre zbulimeve ėshtė se njė prej relieve tregon figurėn e njė qytetari tė Scampinit tė hershėm, me emrin ilir Grikus, i dėshmuar dhe nė Durrės. Relievi tjetėr mban emrin Tata, emėr gruaje i njohur nė Durrės, qė dėshmon se vendbanimet romake nė rrugėn Egnatia u populluan nga ilirėt.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Zbulohet njė fyell qė i pėrket shek. I para krishtit



    TIRANĖ- Njė instrument muzikor fyell i shekullit tė parė para Krishtit, qė i pėrket periudhės romake, ėshtė zbuluar njė vit mė parė nė qytetin e Lezhės dhe po restaturohet pranė Institutit tė Arkeometrisė dhe Konservimit. Drejtori i kėtij Instituti, Frederik Stamati, u shpreh tė mėrkurėn nė njė prononcim pėr mediat se, "gjatė vitit tė kaluar nė Lezhė ėshtė zbuluar njė mori fragmentesh prej kocke, tė cilat nuk kishin asnjė formė, por disa indikacione qė treguan se ishte njė instrumet muzikor, njė fyell i shek tė parė para Krishtit, ose i shekullit tė parė pas Krishtit qė i pėrket periudhės romake".

    "U desh njė punė shtatėmujore qė tė arrihej nė restaurimin e kėtyre fragmenteve, mbi 200 copė dhe qė krijuan kėto fragmente me tė mėdha", tha Stamati, duke shtuar se, "nga shqyrtimi i materialit rezulton qė kėtu mund tė ketė qėnė ose njė punishte qė prodhonte instrumenta muzikore, ose njė dyqan ku shiteshin kėto instrumenta, por kjo nuk ėshtė pėrcaktuar akoma, dhe do tė dojė ende gėrmime te tjera arkeologjike qė tė pėrcaktohet me saktėsi".

    Duke u ndalur te rėndėsia e kėtij objekti, drejtori i Institutit tė Arkeometrisė dhe Konservimit, Frederik Stamati tha se, "ėshtė hera e parė qė zbulohet njė objekt i tillė me njė grumbull tė tillė fragmetesh prej kocke qė i pėrkasin instrumentave muzikore". Sipas tij, "nė Shqipėri kemi dy raste analoge tė kėtij tipi, pasi nė vitin 1975 ėshtė zbuluar nė Apolloni njė grup kockash tė ngjashme me kėto, tė futura nė njė enė bronxi dhe rasti tjetėr ėshtė ai i njė viti mė parė nė Lezhė".

    Ai shtoi mė tej se, "ne mendojmė qė tė mos jetė vetėm nėj instrument muzikor, por disa dhe duhet qė nė tė ardhmen tė angazhohen disa specialistė tė historisė sė veglave muzikore, nė mėnyrė qė japin njė tė dhėnė tė saktė pėr kėtė ēėshtje".
    (m.a/ata/BalkanWeb)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Arkeologu francez vlerėson lartė bustin e zbuluar nė Apolloni
    Arkeologu francez Jean-Luc-Lamboley e ka cilėsuar si njė vepėr tė shkėlqyer arti bustin e zbuluar nė qytetin antik tė Apollonisė nė Fier, gjatė ekspeditės shqiptaro-franceze.
    “Kemi 18 vjet qė kryejmė ekspedita tė pėrbashkėta nė Apolloni dhe nuk kemi gjetur ndonjė objekt tė pėrmasave tė tilla”, ka thėnė prof. Lamboley.
    Busti i mashkullit tė zhveshur u zbulua nė gjendje tė mirė, njė ditė mė parė, gjatė gėrmimeve nė njė kanal qė lidhte vilat romake tė shekullit tė III pas Krishtit nė Apoloni. “Mendoj se kjo statujė ka qenė e pronarit tė njė prej shtėpive romake qė kemi zbuluar nė Apolloni", tha prof Lamboleu.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Citim Postuar mė parė nga fegi Lexo Postimin
    Elbasan: Zbulohen dy relieve antike
    Dy relieve antike,qė i takojnė fillimit tė shekullit tė I tė erės sonė janė zbuluar gjatė pastrimit tė kullės sė Zindanit nė kalanė e Elbasanit, nga njė person qė po kryen njė investim brenda mureve tė kėtij monumenti."Kėto dy relike kanė lidhje me Scampinin e hershėm,(emri i vjetėr i Elbasanit),para se tė ndėrtohej kalaja", tha arkeologu Neritan Ceka. Sipas tij, e reja e kėtyre zbulimeve ėshtė se njė prej relieve tregon figurėn e njė qytetari tė Scampinit tė hershėm, me emrin ilir Grikus, i dėshmuar dhe nė Durrės. Relievi tjetėr mban emrin Tata, emėr gruaje i njohur nė Durrės, qė dėshmon se vendbanimet romake nė rrugėn Egnatia u populluan nga ilirėt.
    http://www.forumishqiptar.com/attachment.php?attachmentid=135903&stc=1&d=1281865439
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #15

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Nė Tiranė ekspozohet busti i atletit tė panjohur
    Arkeologėt shqiptarė ekspozuan sot nė kryeqytet bustin e atletit tė panjohur, qė u zbulua disa ditė mė parė nė qendrėn histroike tė Apollonisė, pranė Fierit. Vepra mendohet se i pėrket gjysmės sė dytė tė shekullit tė dytė pas erės sė re. Busti po studiohet me kujdes nga ekspertėt pėr vlerat e mėdha artistike dhe historike. Vepra nuk ka asnjė dėmtim fizik dhe ėshtė gjetur e plotė dhe e ruajtur mirė, ashtu siē ėshtė ekspozuar nė Apolloni mbi 18 shekuj mė parė. Kryeministri Sali Berisha ishte sot nė Muzeun Arkeologjik nė Qendrėn e Studimeve Albanologjike, pėr tė parė nga afėr zbulimin arkeologjik mė tė fundit tė bėrė nė Apolloni.
    Berisha, vlerėson lartė zbulimin mė tė fundit nė Apolloni
    Kryeministri Sali Berisha ishte sot nė Muzeun Arkeologjik nė Qendrėn e Studimeve Albanologjike, pėr tė parė nga afėr zbulimin arkeologjik mė tė fundit tė bėrė nė Apolloni. Arkeologėt shqiptarė nė bashkėpunim me arkeologė francez, kanė zbuluar bustin e njė aristokrati nga Apollonia, qė i pėrket gjysmės sė dytė tė shekullit tė II pas Krishtit.
    Ky prezantim iu bė Kryeministri Berisha nga Profesor Jean-Luc Lamboley, bashkėdrejtori francez i ekspeditės sė pėrbashkėt shqiptaro – franceze tė Apollonisė, i cili theksoi se ky zbulim, fryt i njė bashkėpunimi tė gjatė shqiptaro – francez nė kėtė qendėr arkeologjike, ėshtė njė kryevepėr, njė nga skulpturat mė tė bukura tė repertorit botėror tė periudhės romake tė shekullit tė dytė tė erės sonė dhe njė dėshmi tjetėr e zhvillimit tė lartė kulturor tė Apollonisė nė kohėn e artė tė lulėzimit tė saj nė shekullin e dytė pas Krishtit.

    Kryeministri tha se ky zbulim ka vlerė tė paēmueshme dhe tė jashtėzakonshme . “Vlerat e tij janė tė jashtėzakonshme nė rrafshin krijues, skulptural, artistik, nė rrafshin historik, por gjithashtu janė akoma mė tė mėdha, si dėshmi e pėrjetėsisė sė kombit shqiptarė” theksoi ndėr tė tjera Kryeministri.
    Nė fjalėn e tij Kryeministri Berisha tha se;
    “Dua tė shpreh vlerėsimin tim mė tė madh, mirėnjohjen mė tė thellė ju dhe tė gjithė ekipit shqiptaro-francez, qė zbuloi kėtė verė, njė kryevepėr tė gjenisė krijuese nė skulpturė tė tė gjitha kohėrave.
    Ky zbulim, siē theksuat ju, ka vlerė tė paēmuar tė jashtėzakonshme. Vlerat e tij janė tė jashtėzakonshme nė rrafshin krijues, skulptural, artistik, nė rrafshin historik, por gjithashtu janė akoma mė tė mėdha, si dėshmi e pėrjetėsisė sė kombit shqiptarė. Njė pėrjetėsi e bazuar nė vlera tė qytetėrimit perėndimor.
    Shqipėria ėshtė njė vend i vogėl, por me njė pasuri tė jashtėzakonshme nė gjirin e saj, ky territor ka njohur qytetėrime tė shumta, perandori dhe perandor, por ajo qė e bėn shumė tė veēantė ėshtė se nė tė gjitha kohėrat eci si njė komb me identitetin e tij tė sotėm.
    Dua tė rikujtoj kėtu njė historian tė shquar austriak, i cili ka shkruar njėrin nga librat mė tė mira pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt. Nė mėnyrė tė pėrsėritur Johanes Hans shtron pyetjen, ēfarė janė kėta shqiptarėt?
    Dhe ajo qė ėshtė shumė mbresėlėnėse shumė impresionuese ta jep pėrgjigja, se tek shqiptarėt gjen element jo tė paktė tė kulturės helenike, tė kulturės romake dhe dikush mund tė mendojė se kėto janė huazime tė shqiptarėve nga kėto kultura.
    Ky historian i shquar ka mendim tjetėr, ai mendon sė ilirėt morėn njėlloj si helene dhe romakėt apo trashėgoi njėlloj si helenet dhe romakėt nga popullata pre helene , pre romake, shumė nga ata element qė sot u atribuohen helenėve apo romakėve.
    Komentet e mia nuk kanė lidhje me skulpturėn e mrekullueshme, sepse tė gjitha vlerėsimet do t’ia bėni ju mbi kriteret mė tė sakta shkencore, por unė dhe njėherė dua t’ju shpreh mirėnjohjen mė tė thellė, ju z. profesor, Qeverisė franceze, Ambasadores, pėr kėtė ndihmė jashtėzakonisht tė ēmuar. Ky zbulim pėr qeverinė shqiptare ka edhe njė dimension tjetėr tė frymėzimit tė saj, tė detyrimit tė saj, pėr tė fuqizuar mbėshtetjen pėr arkeologjinė shqiptare, pėr tė fuqizuar bashkėpunimin me vendin tuaj mik dhe vendet e tjera mike nė kėtė fushė jashtėzakonisht tė rėndėsishme nė rrafshin kulturor nė rrafshin historik dhe nė tėrėsi. Dhe njė herė faleminderit shumė, unė u mrekullova nga ky zbulim”.

    vidio kete linkun poshte.
    http://www.botasot.info/def.php?gjuh...ry=15&id=74540
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Gjurmė tė sė shkuarės nė Korēė
    Zbulimi i rrallė, qė vjen sėrish nga juglindja e vendit, ka pasuruar hartėn arkeologjike me njė vendbanim tė ri, qė, sipas pėrcaktimit tė specialistėve arkeologė, ėshtė nga mė tė mėdhatė nė shkallėn mesdhetare.


    Njė nga vendbanimet mė tė mėdha prehistorike neolitike, me njė sipėrfaqe prej 8 hektarėsh, ka qenė edhe zbulimi qė pėr njė vit rresht ka mbajtur nė terren pėr studime, kėrkime dhe sondazhe, ekipin e arkeologėve, tė cilėt kanė bėrė tė ditur se, krahas materialeve tė pasura arkeologjike tė kėtij vendi, janė zbuluar dy atelie qė pėrdoreshin nga banorėt prehistorikė pėr punimin e veglave tė punės prej guri.

    Vendbanimi me njė shtrirje tė madhe nė bregliqen ėshtė i pozicionuar nė zonėn e Prespės sė Madhe, nė Korēė dhe njihet si vendbanimi i Kallamasit, ose me toponimin Ostrovo.

    Prof. Petrika Lera, qė ka udhėhequr ekipin e punės, thotė se gjatė eksperiencės 30-vjeēare tė gėrmimeve nė terren nė pellgun e Korēės, zbulimet e fundit mund tė konsiderohen nga mė interesantet.

    “Sipas planit tė kėshillit shkencor ėshtė kryer ky gėrmim nė vendbanimin prehistorik neolitik nė breg tė liqenit nė Prespėn e Madhe dhe konkretisht nė njė vendbanim tė zbuluar rastėsisht, por qė ka hedhur dritė mbi zhvillime tė rėndėsishme arkeologjike dhe qė lidhen me zhvillimin e jetės sė komunitetit tė banorėve prehistorikė.

    Ky kėrkim ka si synim tė sqarojė dy probleme kryesore, shtrirjen nė hapėsirė tė kėtij vendbanimi dhe studimin pėr fillimin e jetės sė kėtij vendbanimi. Ky vendbanim ėshtė pėrcaktuar nė njė hapėsirė qė ka njė shtrirje tepėr tė madhe, duke e renditur vendbanimin prehistorik neolitik tė Kallamasit nė njė nga vendbanimet mė tė mėdha tė zbuluara nė shkallėn mesdhetare.

    Sipas Petrika Lerės, nga kėrkimet dhe sondazhet pėrgjatė njė viti ėshtė konstatuar se jeta nė kėtė vendbanim fillon aty nga neoliti i mesėm, dhe vazhdon deri nė neolitin e vonė nė fazėn mė tė hershme tė saj. Kjo ėshtė situata stratigrafike e sotme nė vendbanimin e Kallamasit dhe mund tė themi se vendbanimi i Kallamasit i njohur me toponimin Ostrovo pėrfaqėson njė nga vendbanimet me intensitet mė tė madh jete. Kjo tregohet nga sasia e madhe e materialit arkeologjik, qė ka dalė nė sipėrfaqe si rezultat i punimeve tė herėpashershme tė tokės. Ndėrkohė ajo qė pėrbėn edhe interesin mė tė madh ėshtė fakti se kėtu gjatė ekspeditės janė zbuluar dy atelie, ose punishte tė materialeve dhe veglave tė punės prej guri.

    Ajo qė ėshtė shumė e rėndėsishme ėshtė se kemi mundur tė identifikojmė nė kėtė vendbanim prehistorik neolitik kėto dy atelie apo punishte tė pėrgatitjes sė veglave tė punės prej guri, ėshtė interesante se guri, me tė cilin punoheshin veglat e punės nuk ka qenė gur i zonės, por i importuar, gjė qė tregon pėr marrėdhėniet me vendet e tjera tė afėrta tė banorėve tė hershėm krahas zbulimit tė zejtarisė dhe tė aktivitetit, me tė cilin angazhohej popullsia. Komuniteti prehistorik neolitik i Kallamasit pas pėrpunimit tė kėtyre veglave dhe pėrdorimit pėr nevoja tė komunitetit, mendohet se edhe i eksportonte kėto punime pėr njė treg tė caktuar pėr tė plotėsuar edhe kėrkesat e komuniteteve tė tjera neolitike mė tė largėta ose mė tė afėrta.

    Arkeologėt, qė janė marrė me zbulimin e kėtij vendbanimi tė hershėm, tregojnė se nga gėrmimet rezulton se ka material tė bollshėm tė qeramikės, tė enėve me pėrmasa dhe dimensione tė ndryshme e tė zbukuruara me forma tė ndryshme qė flasin pėr botėn e popullsisė, qė jetonte nė kėtė pellg dhe zhvillimet e natyrės kulturore dhe artizanatit, krahas faktit se ka pasur njė intensitet jetese.

    Pėrveē enėve tė shumta nė punishte dhe nė zonėn ku janė kryer gėrmimet e ekspeditės sė radhės ėshtė zbuluar dhe njė sasi e madhe e materialit arkeologjik, tė pėrfaqėsuar kryesisht nga punimet prej guri, kocke, stralli, briri, ndėrsa mė tepėr tėrheqin vėmendjen veglat e punės prej guri, tė cilat janė dhe ato me interes mė tė madh, pasi shfaqen pėr tė parėn herė nė kėto vendbanime tė shumta tė pellgut tė Korēės. Ekspedita e pėrbashkėt e grupit shqiptaro-francez ėshtė shtrirė nė zonėn mes Bezmishtit dhe Goricės.

    Faza e dytė e punės do tė jetė ajo e programit arkeologjik tė kėrkimeve nėpėrmjet projeksionit, ose vrojtimit tė terren, me tė cilėn ekipi ėshtė angazhuar qė gjatė vitit tė kaluar nė disa zona, dhe kryesisht nė pjesėn veriore tė fushės sė Korēės.

    Projeksioni ka qenė i rėndėsishėm dhe i suksesshėm, pasi ka njohur me 8 vendbanime, qė i pėrkasin prehistorisė, antikitetit dhe mesjetės.

    Kėtė vit mendojmė tė zhvillojmė njė fushatė tė dytė prospeksioni pėr tė parė pasuritė qė fshihen nė fushėn e dėshmive dhe materialeve tė shumta arkeologjike.

    Objektivi ėshtė qė vrojtimi nė terren tė bėhet nė raport me evolucionin qė ka pasur liqeni i vjetėr i Maliqit me avancimet dhe tkurrjet e tij dhe reagimet e popullsive tė vjetra, qė jetonin pėrreth tij, pasi, siē na kanė treguar gėrmimet e deritanishme nė zonėn e Sovjanit, situata klimaterike dhe ajo floristike kanė qenė tė lidhura me liqenin dhe nė kėto kushte edhe jeta e banorėve. Ky evolucion ndiqet qė nga mijėvjeēari i dytė para Krishtit deri nė periudhėn romake.

    “Interesi ėshtė tė njihemi me qendrat e banuara prehistorike nė kėtė rajon, lidhjen e njerėzve nė raport me liqenin dhe evolucionin nė periudha tė ndryshme kohore”, shprehet Cecille Oberėhite, shefja franceze e kantierit. Pėr dhjetė vjet rresht, ky ekip ka kryer gėrmime tė shumta nė pellgun e Korēės, i cili ėshtė mė i pasuri me vendbanime tė hershme, ku nė hartėn arkeologjike numėrohen 100 tė tilla
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Apoloni, zbulohet busti prej mermeri i njė femre




    FIER-Njė zbulim i madh dhe i rrallė ėshtė bėrė sėrish nė parkun e Apolonisė nė Fier. Pas bustit qė dyshohet se i pėrket njė aristokrati romak, njė tjetėr bust njeriu ėshtė zbuluar ditėn e sotme nga ekpi shqiptaro-francez.
    Bėhet fjalė pėr njė bust femre prej femre qė i pėrket sėrish periudhės romake qė pėrkon me shekullin e II ose tė III pas lindjes sė Krishtit.

    Busti i femrės ėshtė gjetur shumė prane vendit qė u zbulua busti prej mermeri i romakut tė lashtė.

    Ekspedita shqiptaro-franceze qė po gėrmon kėto ditė nė Apoloni, zbuloi pak ditė mė parė njė statujė. Statuja ėshtė busti i njė romaku ndoshta aristokrat dhe sipas ekspertėve ėshtė gjetur nė gjendje shumė tė mirė.
    Vetė ekspertėt, flasin pėr njė zbulim spektakolar duke iu referuar vjetėrsisė sė saj, pėrmasave tė mėdha dhe gjendjes sė mirė nė tė cilėn ėshtė zbuluar.

    Po kėshtu ditėt e fundit, zbulimeve iu shtua dhe gjetja e njė tjetėr vepre antike me vlera tė shumta historike e kulturore. Njė kėmbė bronxi, pjesė e njė statuje romake ėshtė zbuluar nga gėrmimet qė kreu ekspedita shqiptaro-franceze. Nga format dhe mėnyra e krijimit duket se kėmba e statujės i pėrket njė luftėtari romak. Vepra mendohet se i pėrket shekullit tė II ose tė III pas lindjes sė Krishtit.


    Vidio kete linkune.
    http://www.google.se/url?q=http://ba...pZRxqHZ5B5qdmA
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 24-08-2010 mė 06:39

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    336
    Artikulli me titull:
    "Kangjellat mė tė bukura Shqiptare ..." nga
    http://balkanweb ... Dėrguar mė: 10/12/09...
    flet per objekte antike. Po citoj:

    " . . .

    Nė vitin 2000, gjatė gėrmimeve arkeologjike tė bėra nė Durrės,
    dolėn nė dritė edhe disa fragmente kangjellash...
    Punimi i tyre ėshtė mjaft i veēantė dhe ornamentet janė realizuar
    me kujdes ... Ato janė shumė tė dendura dhe nuk mendoj tė jenė
    pėrdorur si kangjella dritaresh, sepse nuk do tė lejonin dritėn
    tė depėrtonte
    ... "

    A ndodhet ndonje pamje(skice, foto) e ketij objekti ne forum ?

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Sarandė, zbulohet njė hark rrethor antik



    SARANDE-Njė hark rrethor, nė formė apside, me dysheme e rasa guri, qė mendohet se i takon antikitet tė vonė, ėshtė zbuluar nga nje ekspeditė nė manastirin e “40 shenjtėrove”, 4 km larg Sarandės.
    Harku rrethor ka vlera tė rralla arkeologjike dhe tashmė ky objekt po studiohet nga specialistėt. Manastiri i “40 Shenjtoret” daton nė vitet 323-324.
    Nė pėrfundim tė Luftės sė Parė Botėrore, ky objekt kulti u bombardua me 60 predha nga forcat italiane. Gjatė regjimit komunist, monumenti u kthye nė zonė ushtarake dhe kėrkimet arkeologjike nuk u lejuan, veē disa rasteve tė veēanta.
    Zbulimi vijon pas disa zbulimeve tė rralla nė Parkun e Apollonisė nė Fier.
    Njė ekspeditė shqiptaro-franceze mundėsoi gjetjen e dy busteve statujė mermeri dhe njė kėmbe bronxi qė i pėrkasin peridhės romake.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Faqja 2 prej 20 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nėnshtetėsinė shqiptare
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •