Thesari i Finiqit, lidhja me fisin ilir te Veneteve
Zbulimet ne fushen arkeologjike, vazhdojne te deshmojne zhvilllimin e lashte kulturor qe ka patur ne shekuj te shkuar, te hershem, vendi mbi te cilen jetojme. Kokluzioni se 182 monedhat e gjetura, pjese e nje thesari te te zbuluar pak kohe me pare ne rrethinat e qytetit te lashte te Finiqit, jane veneciane, na kujton edhe nje here faktin historik se venetet kane qene nje nder 70 fiset ilire, autoktone ne Veti, kryeqender e se ciles ka qene dhe eshte Venezia. Ne raste te tilla, vijne ne kujtese marredheniet tregtare e diplomatike por edhe alenaca luftarake me Venedikun. Ne Venezia, nje nder urat me te bukura por edhe me te njohura mbi kanalin qe mban te njejtin emer, eshte "Giudeca" ose "gjuha e dekun, vdekun", sipas disa shkrimeve linguistike te botuara nga Universiteti i Arteve te Bukura, Venezia. Natyrisht jane argumente, pothuaj vetem te permendur, por ne dhe ata, venetet, kemi prejardhje te njejte. Kjo u takon t'a pohojne me ze te larte historianeve. Por edhe lufterat e pergjakshme me Romen, nuk i kane patur me te pakta venetet sesa fiset ilire te bregut tjeter te Adriatikut, iliret, dardanet, taulante, enkelejdet, epiriotet etj. Ndersa duke iu kthyer argumentit te monedhave, mesohet se ato jane te argjendta, sipas Laboratorit te Konservimit dhe Arkeometrise, i cili ka perfunduar procesin e plote te restaurimit te tyre, pjese e nje thesari te zbuluar pak kohe me pare ne rrethinat e qytetit te lashte te Finiqit. Klodi Meshi Bashke me koleksionin e monedhave te lashta, te cilat nga hetimet e para te restauruesve jane venedikase dhe i perkasin shekullit te XII-te, u restaurua edhe nje unaze argjendi me shqiponje me nje koke, e cila ndodhej ne brendesi te thesarit. Ne castin e zbulimit e me pas te sjelljes se tyre per restaurim, sipas drejtuesit te Laboratorit te Konservimit dhe Arkeometrise, Frederik Stamati, "te gjitha monedhat ishin jeshile dhe te perziera me balte, per shkak te efekteve te korrozionit mbi elementin e bakrit qe permbanin monedhat". Pas kesaj, thesari i zbuluar ne rrethinat e Finiqit u dergua prane laboratorit te drejtuar nga Stamati, pjese e Qendres se Studimeve Albanologjike, aty ku monedhat dhe unaza prej argjendi iu nenshtruan procesit te restaurimit. Stamati tha se thesari, sipas nje klasifikimi me te detajuar, i perket gjashte llojeve te ndryshme te monedhave te zbuluara, prej te cilave, dy jane me te medha. "Rezulton se jo te gjitha monedhat jane prej argjendi te paster. Monedhat me kryq, qe perbejne grupin e dyte per nga madhesia, jane prej bakri e te lara me nje shtrese te holle argjendi, ndersa te tjerat jane prej argjendi te perziera me baker", ka thene ai. Drejtuesi ka pohuar se "pas restaurimit doli ne drite se monedhat jane prere me gershere e me tej eshte bere stampimi i faqes dhe shpines". Po sipas tij, monedhat do t'u dergohen per studime te metejshme specialisteve numizmate (te monedhave), te cilet do te vijojne studimet "e ta fusin kete thesar ne rrjedhat historike te kohes, te gjejne ndikimet ekonomike, lidhjet tregtare dhe ajo cka eshte me e rendesishme, rrethanat ne te cilat poseduesi i tyre u detyruar ta fshinte nen toke kete thesar".
Krijoni Kontakt