Close
Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 162
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Historia 6 - Greqia e Lashtë deri në Vlorë

    Skandali me tekstin e historisë: Greqia deri në Vlorë

    Lindita Cela
    02-09-2007


    Harta e Greqise se lashte sipas Papajanit dhe Nishkut. Zona Me ngjyre jeshile qe tregon Greqine perfundon ne Vlore. Nje skandal i vertete nga MASH.
    Teksti i Papajanit dhe Nishkut i miratuar nga MASH për "Historinë 6" , i vendos kufijtë e Greqisë së Lashtë në Gjirin e Vlorës. Neritan Ceka: Një hartë e tillë nuk është korrekte dhe nuk përputhet me të vërtetën shkencore

    Një hartë që u "jep të drejtë" nacionalistëve grekë që kërkojnë ende Epirin e Veriut, është tashmë e publikuar në mënyrë të çuditshme në tekstin shkollor shqiptar të klasës së 6. Nëse të gjithë në Shqipëri deri tani kemi mësuar se kufijtë e Greqisë së Lashtë shtriheshin deri në gjirin e Ambrakisë, aty ku fillonte Epiri apo kufijtë e fisitThesprotët, njëri prej teksteve alternative të historisë së botës së lashtë për klasën e 6, ka marrë përsipër të na e mësojë ndryshe. Në tekstin e punuar nga Adrian Papajani dhe Agron Nishku, i dalë dje në tezgat e shitjes dhe i miratuar nga Ministria e Arsimit, kufijtë e Greqisë së Lashtë shtrihen deri në Gjirin e Vlorësdhe në Lindje deri në Prespë, duke fshirë nga harta Thesprotët, Molosët dhe Kaonët. E njëjta hartë paraqitet krejt ndryshe në dy librat e tjerë, pjesë e alternativës për të zgjedhur dhe që e vendosin kufijtë në atë që njihet si gjiri i Ambrakisë. Arkeologu dhe studiuesi i njohur Neritan Ceka, e cilëson këtë hartë si "jokorrekte historikisht", ndërsa theksoi se nuk mund të komentonte arsyet e publikimit të këtij libri me këtë version harte. "Harta e Greqisë së Lashtë ashtu siç pranohet nga studiuesit, por edhe nga autorët e lashtë në veri përfundon në Gjirin e Ambrakisë dhe pas kësaj fillon Epiri",- sqaron Ceka. Ndërkohë kundërshti ka edhe vetë brenda të njëjtit libër, pasi në hartën që paraqet Shtetin e Epirit në faqen 80, kufiri i këtij të fundit dhe fiseve ilire që e përbëjnë vendoset në gjirin e Ambrakisë.

    Harta

    Ajo ndodhet në faqen 42 të librit të historisë se punuar nga Papajani dhe Nishku, por as në të as në tekst nuk sqarohet gjeografikisht se çfarë përfaqëson ajo, duke u mjaftuar me diciturën "Greqia e Lashtë", e cila përfshin brenda vetes Maqedoninë e Lashtë dhe gjithashtu edhe Epirin dhe fiset e tij. Sigurisht kufijtë e lashtësisë nuk kanë ndonjë rëndësi tjetër, përveç asaj të studimit dhe të historisë, por nëse brenda një libri një nxënësi i serviren dy harta të ndryshme, se duhet mësuar nga këto të dyja mbetet enigmë. Harta e faqes 42, në kapitullin për Lindjen e Qytetërimit Helen, i shtrin kufijtë e këtij të fundit deri në liqenin e Prespës në Lindje dhe në gjirin e Vlorës në Jug, duke përfshirë edhe krahina të lashta që deri tani janë mësuar në histori si të ndryshme nga ky qytetërim. Nuk dihet nëse vendosja e kësaj harte e ndryshme nga hartat e tjera të librit, është bërë gabimisht apo është arsyetuar si e drejtë nga hartuesit e tekstit, me të cilët nuk mundëm të kontaktojmë gjatë ditës së djeshme. Nuk dihet as se si kjo hartë ka kaluar pa u vënë re në duart e Komisionit të Ministrisë së Arsimit të ngritur enkas për shqyrtimin e teksteve, por tashmë ajo ndodhet në tezga si një nga librat alternativë të historisë për klasat e 6-a.

    Problemet

    "Ky është një version jo korrekt dhe jo i vërtetë shkencor",- thotë arkeologu dhe studiuesi Neritan Ceka, ndërsa shpjegon se nuk mund të komentojë arsyet e këtij botimi.Sipas tij, ky mund të jetë një gabim, ose diçka në "vazhdën e atyre teorive provokative që janë hedhur disa herë", por për këtë duheshin pyetur autorët ose Ministria e Arsimit.Qoftë ose jo gabim, harta të lë përshtypjen e vendosjes në tekstet shkollore të kufijve të atij që grupet "nacionaliste" greke e quajnë "Vorio Epir" (Epiri i Veriut) dhe që përfshin brenda tij një pjesë të mirë të Jugut të Shqipërisë. Ceka thotë se kjo hartë nuk mund të merret si shkencore. Sipas tij, qoftë për studiuesit e sotëm, qoftë për historianët e lashtësisë, Epiri nuk mund të konsiderohet dhe përfshihet në të njëjtën hartë me Greqinë e Lashtë. "Epiri nga të gjithë studiuesit shënohet veç në hartë dhe historianët e lashtë grekë i quajnë banorët e tij barbarë (jo grekë), po ashtu veprohet edhe për Maqedoninë. Nga ana tjetër, duhet pasur parasysh se nuk kemi pasur një shtet grek, por disa qytete-shtete që shënohen si Greqi e Lashtë, për shkak të ngjashmërisë kulturore, mënyrës së organizimit të jetës e të tjera, por kufiri i tyre Verior në hartë është Gjiri i Ambrakisë, pasi më tej shënohet Epiri",- sqaron Ceka, një prej arkeologëve më të njohur shqiptarë dhe botues i disa librave sidomos në mbrojtjen e vijueshmërisë iliro-shqiptare. Ai sqaron se cilado qoftë arsyeja e përfshirjes së saj në tekstin shkollor, harta në fjalë "Nuk përputhet me të vërtetën historike".

    Tekstet

    Dy versionet e tjera të historisë

    Në të dy librat e tjerë gjendet harta që paraqet qytetërimin grek dhe fushën e ndikimit të tij, por në të dy tekstet hartat përfundojnë në Gjirin e Ambrakisë, duke shënuar me ngjyrë të veçantë dhe përmendur edhe tre ngulimet e hershme koloniale greke në Iliri. Këto tekste njëri punimi i Tomi Treskës dhe Menduh Dërgutit dhe tjetri i Profesor Vilson Kurit veçojnë atë që mund të quhej si Greqi e Lashtë, qoftë nga Epiri qoftë nga Maqedoni dhe kufiri i saj i fundëm verior është Ambrakia. Të tre librat janë të ngjashëm në përcaktimin e fiseve Ilire që përbënin Epirin dhe duket se nuk kanë më tej diferenca të tjera, veç mënyrës së formulimit të tekstit apo rëndësisë që i kanë dhënë njërës apo tjetrës pjesë të historisë së lashtë deri në Mesjetë.

    Libri

    Serviren tre harta të ndryshme

    Libri në fjalë i punuar nga Prof.As.Dr Adrian Papajani dhe Prof.As.Dr Agron Nishku, që prej ditës së djeshme, ndodhet në libraritë si një nga tekstet alternative që mund të zgjedhin shkollat 8-vjeçare për të kryer mësimin e historisë. Ai është pjesë e lëndës që jepet në klasën e 6-shtë dhe ka 152 faqe. E vetmja paqartësi e tekstit duket se është harta, e cila përsëritet ndryshe në dy faqe të tjera, njëra paraprirëse ku shënohen territoret e fiseve Ilire, e cila e shënon këtë pjesë si Epir dhe tjetra pas hartës në fjalë, ku shënohen fiset ilire të Epirit.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,975
    Nuk po e marr mundimin ta lexoj fare.E mora vesh nga titulli.
    Zananë o Muço zananë,
    Me oping e shkel dynjanë,
    Se dhëntë e tua vanë..!
    Pa më thuaj njëçikë more,thon gjë për Tepelenë???
    E kan harruar thirrjen e të parve të tyre këta grekët e sotëm?

    "Le të ketë Shqipëri.
    Po të mos ketë Labëri!"
    Do jua japim në dorë opingat,mos u mërzit.Atyre dhe ca sahanlëpirësve.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Halim Xhelo, 1920:
    Vlora u kthye në "Termopilet" e Shqipërisë

    E kthyen njehere karvanin nga rruga, ateher kur Himara bente "rremuje minoritare". I mbushen makinat me bomba vlonjatet dhe do ia tregonin mire Billanove dhe atij cubit qe erdhi e iku brenda nates sa per te dale ne TV duke uleritur "Shqiperia Alkaeda". Ta krujane si te duan e kur te duan per te marre Shqiperine.
    ZORRET TONA JANE CELIK.
    Mire legenat greke po dalin dhe legenat shqiptare me te terbuar se injornatet e mykur bizantine.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Mire politikanet ne krye te MASH qe kane diploma ne fushen e Injorances, por keta jane ata ekspertet qe do te rishqyrtojne historine sipas Krye-injorantit?

  5. #5
    son of eagle Maska e eri12ing
    Anëtarësuar
    13-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    150
    Po pikerisht per dicka te ngjashme hapa nje teme qepare por qe nuk e di pse por keta te forumit e fshine si teme?!
    E kisha fjalen per fenomenin e fundit ate te shitjes se identitetit kombetar te shqipetareve tek greku per ca para te qelbura.Pikerisht kjo do ta sjelle heret a vone kufirin ne vlore.
    Ndoshta vura pikat mbi i dhe nuk duhej,perseri nuk kuptoj me cqellim u hoq ajo teme?!
    Sons of eagle we are and like eagles we fight in war.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Edhe behet alarmant problemi edhe mbahet sehir nga shkruesja Lindita Cela, sikur perpiluesit e hartes jane nga ndonje tjeter planet. Pa lidhu direkt me ta dhe pyeti vence per kete lloj harte. Nuk eshte thjesht as gabim, as lajthitje, por nje harte, sado e vjeter qofte per kohen e saj. Po u lane gjerat pas te vjelash, mjer ne per c'do na shohin syte dhe degjojne veshet ne vazhdim, pastaj!

  7. #7
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Ky nuk eshte nje gabim rastesie por eshte pergatitur me shume kujdes dhe per kete duhet te ndeshkohen fajtoret. Kjo eshte skandaloze edhe e papranueshme qe tekstet e shkolles nuk kontrollohen nga ministria e arsimit. Aq me teper ato te historise. Nuk e di por kjo eshte shokuse edhe nuk e di se si kan arritur Greket deri ketu.
    A ka ndonje Shqiptar qe punon ne administraten shteterore apo jane te gjithe te shitur tek Greket?
    Zoti na ruajt po kjo eshte cmenduri
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Lerini pallavrat dhe elokuencen tuaj dipllomatike.
    Ky eshte provokacion dhe ata qe e bene duhet te pergjigjen se jane me siguri te paguar per kete pune dhe nuk e bene pa vetdije.
    Le te shkruante dikush nje harte ne kibrat shkollore greke ku kufiri i Shqiperise se Lashte te ishte ne Janine apo ne Patra dhe te shikonit se cdo i kishin bere greket (dhe me te drejten e tyre ne fakt)
    Po ne nuk kemi te drejte tu nxime jeten ketyre antishqiptareve, ketyre qenerve te paguar qe marin rrogat nga taksat tona per te na shkateruar sa te munden?
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Po mirë, shtrohet pytja; ku ishin kta akademiket shqiptar dhe ministria e arsimit, pse e lejuan kete liber te botohet ?
    A thue mos kete deshi te thot Berisha paar ca ditesh se do e shkruajm historine shqiptare ndryshe ?
    pe ndryshe u pa puna, atao libra duhet te perfundojne ne zjarre sa me shpejte se perndryshe do demisionoje ministri i arsimit bashke me kryeministrin, ky eshte skandal ore !!!
    Do ti dergojmi nje peticion menjehere ministrit§

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Dolcezza
    Anëtarësuar
    21-09-2006
    Postime
    26
    Keta jane komplet budallalliqe te nxjerra nga njerez me semundje mendore.
    Kur na vika puna per te na quajtur rracen tone, gjakun tone greke...s'paska dyshime. Ndersa kur ne japim fakte qe cfare eshte e jona, eshte e jona...dhe madje cfare eshte e jona nuk i perket atyre qe u perket sot...na quhen mendime nacionaliste pavlere. Na marrshin te keqen keta gjarperinj.

Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Illiristika - Nezir Myrta
    Nga Henri në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 17:47
  2. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. HISTORIA E QYTETEVE SHQIPTARE (edmondfieri)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 14:28
  4. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Perse Duhet Studiuar Historia E Luftes Se Ftohte?
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 02:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •