Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Sëmundjet vdekjeprurëse dhe pasojat e tyre

    Sot isha duke ngrënë yoplait* në punë dhe vura re që kishin ndryshuar kapakun. Fillova ta lexoja çfarë thosh sepse kish dhe fiongon e luftës kundër kancerit në gji në figurë, dhe u bëra kurioze. Me sa kuptova për çdo kapak që ruhet dhe dërgohet në adresë të kompanisë që prodhon këtë lloj kosi, kompania do japë 10 cents që do përdoret për studime (etj) në lidhje me këtë sëmundje. Të them të drejtën u trondita shumë dhe vendosa ti mbaj kapakët që të ndihmoj dhe unë në një farë mënyre. Çfarë më kushton mendova..?!

    Nuk e di sa nga ju në forum keni pasur në familje apo njihni njerëz të cilët kanë humbur prindër, motra, vëllezër ose të njohur, të cilët janë larguar shpejt nga kjo jetë për shkak të sëmundjeve si 'kanceri në gji' për të cilat njerzimi nuk ka gjetur akoma shërim edhe pse me shkencën dhe shpikjet e sotme ne mund të udhëtojmë deri në hënë.

    Përveç dhimbjes së madhe, që humbjet ndaj këtyre sëmundjeve lënë pas, njeriu mbetet dhe me një lloj boshllëku apo dhe inati, i shkaktuar ndoshta nga pa mundësia për të bërë diçka e për t'i ndihmuar ata që vuajnë dhe zhduken para syve tanë pa 'rradhë'.

    Tek kjo temë dua të diskutojmë mënyrat si ju ndihmoni çështje si 'Lufta kundër kancerit etj'?! Jeni ju nga ata njerëz që nuk përziheni me gjëra të tilla sepse nuk kanë 'lidhje me ju', jeni nga ata që nuk përzihen sepse jeni pesimistë në lidhje me përdorimin e të ardhurave që mblidhen për çështje të tilla?!
    Apo...?!


    Tetori është muaji kushtuar ndërgjegjsimit të njerzve ndaj sëmundjes së kancerit në gji ndaj dhe mendova se një diskutim i tillë u takon mujave në vazhdim.


    Përshëndetje!





    ___
    *për ata që nuk e njohin : yoplait - lloj kosi me fruta http://www.yoplait.com/

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Kanali TV5 franqez qdo mengjes e ritransmetonte nji emsion canadez shum shum interesant ne lidhje me jeten e tyre problemet e tyre , nji nder to ishin te ftuara raste shum interesante ,sidomos femna se femrat jan luftetare shum te mira,ato treguan si kan mund kanceret e tyre, cili ishte motivacioni , femnat qe tregonin deshmin e tyre me plot emocone dhe shenja te ftyres se sinqert ne luft kunder semundjeve vdekjepruese, une bena permbajtjen qe emocionet e forta sjellin semundje e morivacioni sheron semundtje ....Lutfo per moto ose ke moto andaj lufto !
    deshta me then me ket se Tv shqiptare me mir te merren me keso gjera se disa marrina qe bejn me kamera te fshefura ...sikur ajo qe divulgun nji profesor ....kultura ka dy faqe te errten dhe te shkelqyaren...
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  3. #3
    Pershendetje Fiorit per temen e hapur. Me poshte po postoj nje artikull rreth ketij problemi dhe qe mu duk interesant.


    Aspirina dhe kanceri i gjirit

    Rreth nje ne tete gra amerikane preken nga kanceri i gjirit

    Barry Newhouse

    Shkencetaret thone se sipas nje studimi te ri, grate qe marrin rregullisht aspirine mund ta pakesojne rrezikun per t'u prekur nga kanceri ne gji. Korrepondenti i Zerit te Amerikes Barry Newhouse na informon lidhur me kete zbulim te ri.

    Shkencetaret thone se sipas nje studimi me pjesemarrjen e rreth 3 mije grave nga New Yorku, rezultoi se ato gra qe merrnin aspirine ishin me pak te rrezikuara per te patur kancer ne gji se sa ato qe nuk merrnin aspirine.

    Doktor Alfred Neugut eshte profesor i mjekesise ne Universitetin Columbia te New Yorkut dhe nje prej autoreve te studimit.

    ”Marrja e nje aspirine ne dite mendohet se pakeson rrezikun e kancerit te gjirit me rreth 25 per qind dhe se nje tip i vecante te kanceri te gjirit qe kushtezohet nga hormoni i estrogjenit.”

    Doktor Neugut thote se aspirina duket se zhduk prodhimin e hormonit te estrogjenit ne gji. Estrogjeni eshte pjeserisht faktori qe shkakton 70 per qind te kancerit te gjirit.

    Rreth nje ne tete gra amerikane preken nga kanceri i gjirit

    Mjeket thone se nga perfundimet e studimit, nuk del se grate duhet te fillojne te marrin rregullisht aspirine, per arsye se nevojiten me teper kerkime lidhur me efektet anesore te aspirines. Por grate qe aktualisht marrin aspirine per semundje te tjera, mund te pakesojne edhe mundesine per te patur kancer ne gji.

    Studjuesi Andrew Dannerberg thote se ky studim eshte i rendesishem edhe se ai shenon nje moment te rendesishem persa i perket parandalimit te kancerit te gjirit.

    "Ne kardiologji, per shembull, tashme dihet se perdorimi i aspirines, qe eshte nje substance e cila lufton hipertensionin, ka efekte mbrojtese nga semundja e arterieve. Onkologjia eshte ndoshta 15-20 vjet prapa ne kete fushe. Por, mund te them se studimi ne fjale perben nje moment te rendesishem, per arsye se tregon qe mund te merren masa per parandalimin e kancerit, ne vend qe thjesht te qendrosh pasiv dhe te prekesh nga kjo semundje, thote studiuesi Dannenberg."

    Rezultatet e studimit u botuan ne numrin e fundit te Revistes Mjekesore, botim i Shoqates Amerikane te Mjeksise.

    2 Qershor VOA
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin

    Shkencetaret thone se sipas nje studimi te ri, grate qe marrin rregullisht aspirine

    "Ne kardiologji, per shembull, tashme dihet se perdorimi i aspirines, qe eshte nje substance e cila lufton hipertensionin, ka efekte mbrojtese nga semundja e arterieve. Onkologjia eshte ndoshta 15-20 vjet prapa ne kete fushe. Por, mund te them se studimi ne fjale perben nje moment te rendesishem, per arsye se tregon qe mund te merren masa per parandalimin e kancerit, ne vend qe thjesht te qendrosh pasiv dhe te prekesh nga kjo semundje, thote studiuesi Dannenberg."


    2 Qershor VOA
    shkenctaret perdit po studijojn e tani po kundershtojn pas studimeve tjera...ket kemi disa te dhena, e vertet qe aspirina junior perdoret ne kardiologji per te ba gjakun me te holl , por nuk merret per pa udhzim te mjekut shtepijak qe kemi bes ne te se jan disa raste ku behen eksperienca ....qe quhen "cobay"...
    me e mira kishte me qen kush shkakton cancerin e gjirit ???? .....
    ---------------------------------------------------------------------------
    hapat sherojn por kan edhe kontradikcionin .... siq thojn plakat belge po sheroj nji gja e po e smuj nji tjeter,te shofim ku dot del tash ...
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Une personalisht, nuk jam dakort me kete llogjike te dhuruari, parash, sepse nuk shkojne ne destinacionin e parashikuar pasi 40%-50% e shumes se mbledhur perdoret nga vet organizatoret ndersa pjesa tjeter nuk perdoret per te gjetur shkakun e semundjeve, por per te shpikur ilace te tjera qe nuk sherojne shkakun e seundjeve por pasojen qe lene ato ne organizem.
    shembulll:
    Nese dikush loz me top para shtepise tuaj dhe topi ju thyen xhamat del dikush tjeter dhe ju thot se kemi shpikur nje lloj xhami qe nuk thyhet as nga plumbi prandaj shpenzoni pak por jeni i sigurte . Por ky problem nuk zgjidhet duke forcuar xhamat por duke bere nje fushe futbolli ku femijet te luajne gje qe nuk ka perfitim ekonomik dhe nuk investon kush, pra shkaku eshte mungesa e nje fushe dhe jo deshira per te luajtur, keshtu qe edhe masat e marra nuk jane forcimi i dritareve me xhama qe nuk thyhen apo me hekura qe te mos hyne hajdutet, por zgjidhja e shkakut dhe jo e pasojes ose me sakte ajo e pasojes mund te jete e perkoheshme duke menduar gjithmon per nje zgjidhje perfundimtare.


    Keshtu ndodh edhe me kerkimet e zbulimet mjekesore ato sherojne gjithmone pasojen dhe perkohesisht, ndersa shkakun edhe pse shpesh here e dine nuk ta thone sepse ata jane te interesuar qe ju te jeni gjithmon i semure per te shitur ilacet e tyre te felliqura.

    Shembull:

    Kur ju keni djegje, apo thartire ne stomak ju keshillojne Malox apo dicka tjeter , dhe me te vertete thartira zhduket dhe ju besoni ne mrekulline e tij .Por nuk ju thone qe ju sheroheni pergjithmon nga kjo nese kini pak kujdes ne ushqim dhe t'ju shpjegojne se nga shkaktohet kjo thartire.

    Perfumdimi:
    Nese deshiron te ndihmosh dike beje ate direkt ndac per meshire ndac per kerkim, keshtu jeni i sigurte qe dhurata juaj ka nxjerre maksimumin e vleres se saj.
    larguar forever

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Sara_gr
    Anëtarësuar
    21-09-2007
    Vendndodhja
    ATHIN
    Postime
    59

    Si mund të ndimosh dikë që ka kancer?

    si mund ta perballosh kur di qe njeriu qe do me shum ka kancer?

  7. #7
    lepurushe Maska e bebushja
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    Citim Postuar më parë nga Sara_gr Lexo Postimin
    si mund ta perballosh kur di qe njeriu qe do me shum ka kancer?
    Duke i dhen suport mbeshtetje ,duke qen e duruar me reagimet e personit te semure ,ato jan nga me acaruset me te mundimshmet per personin e semur...por dhe per ty si person i afert ,qe sdi si ta ndihmosh ne momentet e krizave.........
    Gjendja shpirterore luan nje rol te rendesishem ne permirsimin e te semurit
    Uroj te kete sherim sepse gjithmone ka shprese gjithmone............
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Sara_gr
    Anëtarësuar
    21-09-2007
    Vendndodhja
    ATHIN
    Postime
    59
    dua te di nese dhe ju keni vuajtur apo keni kaluar nje semundje te till dhe si e perballuat? dua te mesoj gjithcka per kete semundje dhe me teper te jap keshilla me aq sa kam mesuar nga eksperienca ime......... pres mendimet e juaja

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Sara_gr
    Anëtarësuar
    21-09-2007
    Vendndodhja
    ATHIN
    Postime
    59
    falimenderit per fjalet e mira. dhe e verteta esht qe njerzit qe preken nga kjo semundje lendohen shpejt ndryshon krej behen si femi te vegjel qe duhet ti tregosh ne cdo moment dashuri,ngrotesidhe kujdesi.

  10. #10
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anëtarësuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    E kam kaluar kete, dhe po me ringjall dhimbjet. Kam humbur dy persona te rendesishem. Fjalet per tu shprehur nuk mjaftojne.

    Por, jo te gjitha rastet jane njesoj. Uroj qe i afermi juaj te kete nga llojet e sherueshme. Sa do qe dhimja eshte e madhe, mbi te gjitha ju duhet te jeni optimiste dhe kete optimizem ta ndani me te.

    Energjia pozitive ndihmon, besom.
    • The rest is silence.


Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. AIDS dhe pasojat e saj!
    Nga PLaku-i-Detit në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 24-09-2009, 12:13
  2. Sëmundjet e seksit, studentët në krye të listës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 16-06-2009, 09:21
  3. Përçarja dhe pasojat e saj
    Nga Vista në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 06-03-2009, 17:56
  4. Virgjëria tek femrat
    Nga klandestini në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 260
    Postimi i Fundit: 03-05-2007, 16:37
  5. Sëmundjet e shkaktuara nga dëmtimi i pankreasit
    Nga Albo në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 10:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •