Close
Faqja 14 prej 18 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 174
  1. #131
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    KKSHA kërkon lirimin e Albin Kurtit

    KKSHA kërkon lirimin e Albin Kurtit

    Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan, në një deklaratë lidhur me gjyqin e Albin Kurtit, thotë se ka besim në vlerat e demokracisë dhe dëshiron "të jetë pjesëmarrës në ndërtimin e një Kosove demokratike në të cilën çdo individ gëzon të drejtat e lirisë së shtypit, tubimit, dhe mendimit dhe në të cilën qeveria respekton zërin e opozitës".
    "Në emër të këtyre të drejtave, Këshilli kërkon lirimin e menjëhershëm të Albin Kurtit", udhëheqësi i lëvizjes Vetëvendosje, i cili edhe më tej vazhdon të mbahet në arrest shtëpiak të papërcaktuar.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #132
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Post Intervistë me Albin Kurtin, udhëheqës i lëvizjes “VETËVENDOSJE!”

    Kosova do të jetë Ahtisari- = HIV+

    Nt: “Kur e pranoi pakon e Ahtisarit pala kosovare dhe çështja shkoi në Këshillin e Sigurimit, ajo çka u bë shumë interesante ishte, se thuhej “e po tani nuk varet prej neve, por varet nga Bushi, Putini, etj”. Të njëjtën taktikë duan ta përdorin edhe një herë. Zëvendësimin e shpalljes së pavarësisë me shpallje të koordinuar, dhe të thonë se nuk varet prej neve, varet nga bashkësia ndërkombëtare. Bëhet fjalë për gënjeshtarë, gënjeshtra e të cilëve vazhdimisht përjeton mutacion”. -Albin KURTI

    Zejnaj: Z. Kurti, ju kishit një seancë të re gjyqësore që ka të bëjë me ngjarjet e 10 shkurtit. Si ishte ecuria e asaj seance?

    Kurti: Së pari trupi i gjykatësve ndërkombëtar është dashur të jap një përgjigje me shkrim dhe me arsyetim ligjor për kundërshtimin tim të aktakuzës, i cili u bë në fund të seancës së dytë me 15 nëntor. Trupi i gjykatësve ndërkombëtar me në krye Gjykatësin italian, Mauricio Salustro, nuk e bënë një gjë të tillë, por menjëherë deshën që të kalojnë tek dëshmitari. Unë intervenova dhe lexova një tekst në të cilin ishte përshkruar në detaje qëndrimi i Fazli Balajt në një emision në RTV 21 të mbajtur me 13 shkurt në Emisionin ZOOM, me titull, “A u shkel ligji”?. Aty kam paraqitur se si Fazli Balaj bënë një sërë fajësimesh kundër meje dhe madje shpif për fakte dhe qëllime të paqena të asaj demonstrate. Kjo tregon se unë, jo vetëm që nuk e pranoj të ashtuquajturin avokat mbrojtës, Fazli Balaj, i caktuar nga Gjykata, por bëhet fjalë për një avokat i cili, edhe në aspektin politik është jashtëzakonisht kundër meje, por edhe nga aspekti njerëzor nuk është i moralshëm, duke qenë se shpif dhe fabrikon fakte të paqena.
    Me atë rast unë kisha një DVD-i, e cila në aparaturën e Gjykatës nuk hapej dot dhe me këtë rast Gjykata deklaroi se duhet të vazhdojmë me këtë avokat. Nuk ka dyshim se Fazli Balaj i konvenonte Gjykatësit Mauricio Salustro. Pas dorëheqjes se Ahmet Hasollit janë dy avokatë që Gjykata u ka thënë që të me mbrojnë, por të cilët e kanë refuzuar Gjykatën. Këta janë, Tomë Gashi dhe Ibrahim Dobruna. Që të dy këta avokatë i janë përgjigjur thirrjes sime të 30 shtatorit që kurrsesi të mos më mbrojnë dhe kësisoj të më bashkohen në sulmin tim kundër Gjykatës. Megjithatë, Fazli Balaj e pranoj këtë detyrë dhe kjo tregon se ky është një njeri shumë i përshtatshëm për Gjykatën dhe se ai e dëshironte një detyrë të tillë. Në këtë proces që po udhëhiqet kundër meje mua në fakt më duhet një mbrojtës kundër të ashtuquajturit mbrojtës imi, sepse ai më akuzon mua për gjëra që as vetë Prokuroria nuk më akuzonte. P.sh. në emisionin e 13 shkurtit Fazli Balaj ka thënë se një ndër synimet e protestës ka qenë djegia e veturave, gjë që nuk është fare e vërtet.
    Pas kësaj, Prokurori e thirri dëshmitarin e parë të Prokurorisë, policin Besart Ahmeti, që nuk ishte aty dhe pastaj kaluan në dëshmitarin tjetër, Ismet Hajdinin, që ishte një dëshmitarë kyç i Prokurorisë, por i cili i hodhi në ujë të gjitha pretendimet e Prokurorisë për fajësinë time. Ai tha se unë nuk kam gjuajtur me gurë, se nuk i kam thënë kujt të gjuajë, se askush nuk i ka përmendur shishet dhe se në të vërtetë nuk i kujtohet se a intervenoi e para policia apo hedhën shkopinj druri protestuesit në demonstratën e 10 shkurtit. Unë mendoj se trupi ndërkombëtar i gjykatësve është në një hall të madh me procesin tim, për shkak se dëshmitarët e saj, në fakt po flasin aty në favor timin: duket qartazi se deklaratat e mëparshme janë deklarata të paqena dhe nuk janë njëmend deklarata të atyre policëve, por janë falsifikuar.

    [B]Mst: Ishte një vizitë krejtësisht anonime
    Zejnaj: Ju përmendët shkurtin dhe ngjarjet që kanë ndodhur në atë muaj. Mirëpo, këto ditë heshtazi në Kosovë ka qëndruar Ministri i Punëve të Brendshme i Rumanisë, ku ka dekoruar policët rumun. Çfarë keni bërë ju për t’ia publikuar veprimet që kanë bërë policët rumunë në Kosovë gjatë 10 shkurtit?
    [/B]
    Kurti: Ministri i Punëve të Brendshme të Rumanisë ka qenë të shtunën në Kosovë (01-12-2007) dhe në një ceremoni ku ka marrë pjesë vetëm policia e UNMIK-ut, po jo edhe SHPK-ja. U janë ndarë dekorata policëve rumunë që janë në kuadër të UNMIK-ut. Këtë e kanë bërë fshehurazi dhe pa zhurmë, për shkak se e kanë ditur çfarë ka bërë kontingjenti i policëve rumunë në Kosovë. Ne kishim marrë një dokument më herët nga një nëpunës i UNMIK-ut ku thuhej se Ministri i Punëve të Brendshme i Rumanisë ka kërkuar leje nga UNMIK-u për ceremoninë e dekorimit. Ne nuk e dimë nëse UNMIK-u i ka dhënë menjëherë leje apo ca më vonë, por me siguri i ka dhënë, sepse policët rumunë janë në kuadër të policisë së UNMIK-ut.
    Krejt çfarë kemi bërë ne ka qenë bërja publike e kësaj letre dhe kemi ngritur zërin tonë të protestës kundër këtyre medaljeve për vrasësit ose kolegët e vrasësve. Nuk them se kanë qenë medoemos të njëjtit njerëz aty, sepse ata policë, UNMIK-u i kishte lejuar që të kthehen në Rumani, mirëpo së paku kanë qenë kolegët e tyre, e mbase dikush ka qenë pjesëmarrës edhe më 10 shkurt. Të gjitha këto gjëra ndodhin jashtë syve tanë, sepse UNMIK-u nuk ka kurrfarë transparence për vendasit të cilët i sundon. Në çdo ceremoni që bëhet të pranishëm janë SHPK-ja dhe mediat, por kësaj radhe ishte ndryshe. Kjo tregon se ata nuk janë të interesuar që të ndryshojnë qëndrimin e tyre kriminal për t’i mbrojtur kriminelët, por kanë qenë të interesuar që kjo të mos merret vesh. Protestë nuk kemi mundur të organizojmë në vendin ku bëhej dekorimi i vrasësve, sepse as sot e kësaj dite nuk e dimë se ku ka ndodhur ai dekorim, në Vushtrri, në Fushë Kosovë, në cilën ndërtesë të Prishtinës (nëse në Prishtinë) etj., gjë që tregon se askush nuk jep informata se ku ka ndodhur ngjarja.

    Zejnaj: T’i kthehemi procesit të zgjedhjeve, ku tani e kemi të njohur përqindjen e votuesve, më shumë se 50% të qytetarëve nuk kanë dalë në votime. Çfarë domethënie apo cili është mesazhi i këtij qëndrimi për zhvillet politike nëpër të cilat po kalojmë?

    Kurti: Mendoj se qytetarët në masë të madhe i thanë jo kësaj politike që vjen nga UNMIK-u dhe që aprovohet nga institucionet pa sovranitet të Kosovës dhe që më pastaj implementohet tek qytetarët që e përjetojnë si pasojë atë politikë. Qytetarët i thanë jo zgjedhjeve brenda kornizave dhe njëkohësisht e delegjitimuan mënyrën e qeverisjes së deritanishme me Kosovën. E dimë që kishte njerëz që thoshin se ishte shkaktar moti i lig dhe ai ndikoi në mospjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje duke krijuar në këtë mënyrë përshtypjen thuajse atë ditë ishte minus 15 gradë! Por, ne që e dimë se ishte rreth zero gradë. E dyta, nëse njëmend kanë dashur që të ketë dalje masive, atëherë nuk është dashur që të mbahen zgjedhje, por referendum dhe me siguri se popullata do të dilte dhe nuk do të kishin problem me përqindjen e votuesve. Në këtë mënyrë, përmes kësaj përqindjeje qytetarët ua dhanë përgjigjen këtyre politikanëve, të cilët në mënyrë të paskrupullt pas dështimit politik, stagnimit ekonomik dhe pas shkaktimit të këtij mjerimi social, nuk u vinte turp që sërish ta kërkojnë votën e qytetarëve. Në Kosovë ka shumë njerëz që janë jashtëzakonisht shumë të pakënaqur, në krahasim me vendet tjera në rajon dhe Evropë, por problemi kryesor te ne është se kjo pakënaqësi është e paorganizuar dhe nuk ka vetëbesim të mjaftueshëm për të shkaktuar ndryshime.

    Mst: Shumica prej tyre kanë simpati për neve

    Zejnaj: Ju keni bërë thirrje që të mos dilet në zgjedhje dhe kjo përqindje e ulët a u bënë juve më të fortë në synimet tuaja dhe a konsideroni veten si “fitues moral”?

    Kurti: Po, ne e ndiejmë veten si “fitues moral” edhe pse mendojmë se aktivitetet tona, koncepti jonë i drejtë politik, analiza e saktë politike që kemi bërë, është shkaku i dytë i mosdaljes së qytetarëve në zgjedhje. Shkaku i parë i mosdaljes së qytetarëve në zgjedhje janë vetë politikanët që u bënin thirrje që ata të dalin. Unë mendoj se jo vetëm në lëvizjen “VETËVENDOSJE”! por që të gjithë njerëzit që nuk kanë dalë në këto zgjedhje po ndjehen disi më të fuqishëm sesa përpara. Mbase po e kuptojnë se ata janë shumicë. Kjo tregon se ata kanë menduar se njëmend janë të pakënaqur, se njëmend në Kosovë gjendja është e keqe, por se vetë ata janë pakicë. Tani e kanë kuptuar se në të vërtetë ata janë shumica.

    Focus: Mendoni se kjo përqindje është pjesë e juaja apo “elektorat” i juaji”?

    [B]Zejnaj: Jo, unë mendoj se shumë prej tyre kanë simpati për lëvizjen [/B]“VETËVENDOSJE!”, një numër i konsiderueshëm na bashkohet në aktivitete dhe demonstrata, mirëpo nuk mendoj se ata të gjithë e përkrahin dhe mbështesin lëvizjen “VETËVENDOSJE!”. Ka prej tyre që janë të zhgënjyer me partitë politike dhe pajtohen me neve deri në një masë por jo plotësisht.

    Zejnaj: Duke parë këtë pakënaqësi qytetare me partitë aktuale politike, pse nuk e sprovoni veten ju politikisht për të parë se ku jeni në këtë raport? Ndoshta do ta merrnit udhëheqjen e Kosovës ligjërisht dhe legalisht!

    Kurti: Ne u gëzuam që popullata po e delegjitimon këtë sistem. Tani nëse ne do të dilnim në zgjedhje, një pjesë të popullatës përsëri do ta fusnim në sistem i cili po e shtyp atë popullatë, në një sistem të padrejtë dhe jodemokratik në krye të së cilit është një burokrat ndërkombëtar. Unë nuk mendoj që Kosova ka nevojë për votime për parti, por ka nevojë për referendum për liri dhe pavarësi. Dhe simpatia e popullatës që është për neve, është pikërisht për këtë: ajo e ka kuptuar që lëvizja “VETËVENDOSJE!” nuk e do një pushtet të tillë të varur që të korrupton, që të pasuron në kurriz të popullit, por e donë një shtet të pavarur i cili do të mundësonte përparim ekonomik dhe shoqëror, restaurim të dinjitetit dhe kompensim moral për humbjet dhe vuajtjet në të kaluarën, i cili do t’ia mbyllte shtegun kthimit të Serbisë përgjithmonë dhe që do të realizonte vullnetin e popullit. Pra, simpatia dhe përkrahja që është për neve nuk është për të hyrë në sistem, por është pikërisht duke e kundërshtuar këtë sistem dhe për arsye se e kundërshtojmë atë.

    Mst: Koalicioni “Pazar” për tenderë

    Zejnaj: Çfarë është përshtypja, apo komenti juaj për rezultatet dhe renditjen e partive që kanë dalë pas këtyre zgjedhjeve?

    Kurti: Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka fituar më shumë vota se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për herë të parë, për shkak se është bërë më LDK sesa LDK-ja vetë. Hashim Thaçi është personi i cili do ta nënshkruajë marrëveshjen e ardhshme me Serbinë dhe në këtë mënyrë do ta fusë Kosovën në një lloj federate apo konfederate asimetrike me Serbinë dhe do ta pranojë një ndarje të brendshme të Kosovës, në formën e kantoneve, pra diçka të ngjashme sikurse në Bosnje. UNMIK-u dhe disa faktorë ndërkombëtar, që nuk janë në favor të pavarësisë së Kosovës e dëshirojnë pikërisht një person të tillë dhe një koalicion të gjerë PDK-LDK. Mendoj se ky projekt atje lart, në masë të madhe i kushtëzon edhe zgjedhjet këtu poshtë. Dihet qartë se vetë faktorët ndërkombëtar nuk e kishin përkrahur Hashim Thaçin të bëhet kryeministër më parë dhe atëbotë e gjetën Bajram Rexhepin. Tani janë pikërisht faktorët ndërkombëtar që e duan Hashim Thaçin. Thaçi ua ka nënshkruar marrëveshjen në Rambuje dhe si shkëmbim është bërë kryeministër, ndërsa kësaj radhe po bëhet kryeministër dhe si shkëmbim do t’ua nënshkruaj marrëveshjen e re në Vjenë, Berlin apo diku tjetër, por gjithsesi për kompromis me Serbinë.
    Sa i përket LDK-së, mendoj që vdekja e Ibrahim Rugovës dhe dalja e LDD-së jo vetëm që ia zvogëlojë numrin e votave, por një numër të votave e kushtëzojë që të shkojë tek partia e Behxhet Pacollit, AKR-ja. Unë nuk mendoj se bëhet fjalë për votues të rinjë në këto zgjedhje, por bëhet fjalë për votues të vjetër në numër më të vogël që janë shpërndarë në më shumë parti. Ekziston fenomeni i votuesve naiv në Kosovë i cili duke mos e parë që problemi është baza e sistemit, mendon që problemi janë pjesët e sistemit (madje edhe të gjitha ato) dhe në këtë mënyrë voton për partinë më të re. Herën e parë ishte partia ORA dhe ajo mori ca vota me shumë, sepse njerëzit dëshironin të provonin diçka të re, kurse kësaj radhe ishte partia e Behxhet Pacollit dhe njerëzit votuan për partinë e tij. Pra, ne kemi një numër të votuesve naivë në Kosovë që voton për partinë e re e udhëhequr nga ideja se e provuam atë, e provuam këtë dhe ta provojmë edhe këtë partinë me të re tash. Ata mendojnë se baza është e mirë dhe përbërja është e keqe dhe ta llogarit në partinë më të re.

    Zejnaj: Ju përmendët mundësinë e koalicionit PDK-LDK, e që në sipërfaqe nuk shihet ndonjë entuziazëm i madh, përkundrazi vërehet një presion nga PDK-ja ndaj LDK-së për të hequr dorë nga pozita e Kryetarit. Mendoni se do të ndodhë ky ndërrim, apo me shumë po bëhet “pazar” se kush do të marrë më shumë në një qeveri mes tyre?

    Kurti: Gjithsesi këtu ka “pazar”, sepse ka shumë tenderë përmes të cilëve duhet t’ua paguajnë të hollat biznesmenëve që ua kanë financuar fushatën parazgjedhore. Zgjedhjet në Kosovë janë një lloj biznesi dhe tani ka shumë faktura të papaguara, andaj partia e cila merr më shumë deputetë, më shumë poste të larta, më shumë ministri do të ketë më shumë para. Këta politikanë paratë i kanë qëllim mbi të gjitha e jo Kosovën. Arsyeja pse po zvarritet me krijimin e koalicionit është sërish atje lartë, do të thotë te UNMIK-u, meqë ai është i interesuar për këtë zvarritje, e që pastaj të thotë se ‘nuk mundeni ju pa mua’. UNMIK-u është i interesuar që Hashim Thaçi të mos mund të merret vesh menjëherë me kryetarët e partive tjera, me të cilët do të mund ta bënte koalicionin qeveritar, dhe pas dy apo tre muajve të ndërhyjnë dhe të thonë se jemi ne ata që u bëjmë juve të merreni vesh dhe juve iu pajtojmë si bajraktar të klaneve tuaja. Natyrisht, në masën që është e nevojshme që të thuhet se vendasit në Kosovë po qeverisin me vendin, por në fakt ata do të vazhdojnë të qeverisin. Kjo zvarritje është e programuar dhe i ngjanë aq shumë zvarritjes së formimit të parë të qeverisë së Bajram Rexhepit, kur ishte Michael Steineri ai të cilit në fund i mbeti mirënjohja si faktor kyç në formimin e asaj qeverie.

    Mst: Hashim Thaçi është jashtëzakonisht servil

    Zejnaj: Pas zgjedhjeve keni deklaruar se veprimtaria juaj, me Hashim Thaçin kryeministër është shumë më e vështirë. Çfarë doni të thoni me këtë?

    Kurti: Agim Çeku ka qenë kryeministër i dobët në një qeveri të dobët. Faktorët ndërkombëtar që e duan marrëveshjen Kosovë-Serbi po e bëjnë Hashim Thaçin kryeministër të fuqishëm në një qeveri të fuqishme. Agim Çeku ishte anëtar i thjeshtë në AAK. Pra, kryeministër i dobët, sepse s’e kishte partinë pas vetes dhe kjo parti ishte minore në koalicionin qeverisës. Në anën tjetër koalicionin qeverisës LDK-AAK ishte i dobët, sepse po të donte LDD-ja dhe Nexhat Daci qeveria e Kosovës nuk do të kalonte në votëbesim. Por, tani, koalicioni i ardhshëm PDK-LDK, mbase edhe me ndonjë parti tjetër, do të jetë një koalicion i fuqishëm që ka për qëllim që formulën e Grupit Negociator, ku të gjithë futen në një thes, ta bëjë edhe formulë qeveritare. Ndërsa, Hashim Thaçi do të jetë i fuqishëm, sepse është edhe kryetar i partisë së parë në këto zgjedhjet fundit. Rrjedhimisht ai do të ketë shumë më tepër fuqi dhe komoditet që të jetë më i egër. E dyta, viti 2008 është vit kur edhe injorantët dhe naivët më të mëdhenj do ta kuptojnë se me këtë rrugë nuk ka pavarësi dhe në mënyrë që të heshtet populli, ata do ta përdorin policinë, gjykatat dhe grushtin e hekurt të pushtetit që e kanë. Prandaj, është faza e ardhshme ajo që do ta bëjë Hashim Thaçin më të egër dhe nuk mendoj se është ndonjë problem i madh për të që të bëhet më i egër, duke qenë se truprojat e tij i kanë rrahur aktivistët e lëvizjes “VETËVENDOSJE!” në Mitrovicë. Atëherë në mënyrë ilegale, e tani mbase do të provojnë ta bëjnë të njëjtën gjë, por duke u thirrur në ligj duke qenë se në qeverinë e ardhshme do ta kenë në duar Ministrinë e Brendshme.

    Zejnaj: Po ashtu keni deklaruar se po hetoni mundësinë e ndonjë marrëveshje të fshehtë nga Hashim Thaçi në shkëmbim të postit të Kryeministrit, ku keni vënë dyshimin mundësinë e ndonjë marrëveshjeje për pjesën veriore të Kosovës. Keni siguruar ndonjë informacion rreth kësaj dileme që ju keni ngritur?

    Kurti: Jo nuk kam informacione shtesë për diçka konkrete, mirëpo unë jam i bindur që faktorët ndërkombëtar të cilët pak a shumë i ndihmuan Thaçit të vijë në këtë pozitë, do ta kushtëzojnë Thaçin me dëgjueshmëri politike. Për këtë nuk kam kurrfarë dyshimi. Madje, edhe vetë Hashim Thaçi ka dhënë jashtëzakonisht shumë prova se është në gjendje të jetë jashtëzakonisht servil.

    Mst: Shtimi i morfinës para se të na dal gjumi

    Zejnaj: Është brenda këtyre zhvillimeve politike rreth statusit të Kosovës edhe formula juaj më e re për procesin “Ahtisari – (minus) = HIV + (plus), (H-Harchenko, I-Ischinger, V-Vizner)?

    Kurti: Po, kjo shihej qysh atëherë kur qeveria e Agim Çekut kishte filluar miratimin e ligjeve për zbatimin e pakos së Ahtisarit, ndonëse rekomandimi i Ahtisarit për ‘pavarësi të mbikëqyrur’ nuk ishte askund. Por, Hashim Thaçi do ta vazhdojë këtë edhe më intensivisht dhe në fund Kosova do të përfundojë e ndarë përbrenda në baza etnike dhe fetare, siç e parasheh pakoja e Ahtisarit, me një sundimit të misionit të ardhshëm të BE-së mbi kokë dhe e shtyrë që të bëjë një marrëveshje me Serbinë, ku autonomia e Kosovës do ta ketë një emër më të këndshëm.

    Zejnaj: Mirëpo, shumica e vendeve të bashkësisë ndërkombëtare deklarojnë se Kosova në çerekun e parë të vitit 2008 do të jetë e pavarur. Besoni në këto deklarata apo janë më shumë deklarime për të mbuluar skenarët e ardhshëm për Kosovën?

    Kurti: Kjo përdoret që të qetësohet popullata dhe të zbehet dhe zmbrapset pezmi dhe zemërimi i saj. Të njëjtit politikanë dhe diplomatë janë që kanë thënë se Kosova do ta ketë pavarësinë e saj në maj, në qershor dhe kështu me radhë gjatë këtij viti, apo edhe në fund të viteve të mëhershme, po ata të njëjtit tash po na premtojnë për pranverën e ardhshme si kohë të pavarësisë. Kjo i përngjanë asaj dozës shtesë të morfinës në kohën kur pacientit po i del gjumi.

    Zejnaj: A mund të zëvendësohet pranvera e pavarësisë me diçka tjetër, me ndonjë skenar me të rrezikshëm, konflikt, kur kemi parasysh se brenda dhe rreth Kosovës kanë filluar të sillen grupe të armatosura që po presin momentin për t’u hedhur në aksion?

    Kurti: Konfliktin në Kosovë definitivisht do ta sjellë implementimi i pakos së Ahtisarit, sepse implementim i kësaj pakoje Kosovën e shndërron në një model boshnjak. Kjo bënë që serbët t’i zgjerojnë territoret e tyre, të lidhen horizontalisht mes vete dhe vertikalisht me Beogradin, ku shumë fshatra shqiptare që mbesin brenda atyre zonave do të duhet ose të rezistojnë ose t’i braktisin vatrat e tyre meqë kufij të përsosur etnik nuk mund të ketë. Rrjedhimisht, do të ketë incidente për fillim, për të pasuar me një konflikt, mbase edhe të shkallës së gjerë. Mendoj se kjo do të ngjajë me rastin e implementimit të pakos së Ahtisarit, duke pasur parasysh se Kosova është një fuçi baroti së cilës vetëm shkëndija i mungon. Është e vështirë që të parashikojmë se çka do të jetë ajo shkëndi, por unë besoj se implementimi i pakos së Ahtisarit është shkëndi e sigurt. Pra, është vështirë e sigurt që ta parashikojmë se çfarë shkëndije do të jetë nëse ngjanë më herët, mirëpo për një shkëndi që jam i sigurt kjo gjithsesi implementimi i pakos së Ahtisarit. Kjo fuçi baroti është një fuçi të cilës po i shtohet baroti sepse pakënaqësia dhe dëshpërimi politik në njërën anë gjithnjë e më shumë po përputhen me varfërinë e papunësinë në rritje në anën tjetër.

    Mst: Janë tri rrugë, e që në fakt mbesin dy, për të ecur tutje

    Zejnaj: SHBA-ja dhe shumica e vendeve të BE-së thonë se Kosova do të jetë e pavarur, por kërkojnë një koordinim të palës kosovare me ta, ndërsa që në anën tjetër Serbia ka kërcënuar se do të reagojë. Si duhet të veprojë pala kosovare në një rast të tillë?

    Kurti: Është shumë interesante se si Grupi Negociator vazhdimisht ka thënë se nuk ka marrëveshje dhe vazhdimisht kanë lëshuar pe. Ashtu edhe arritëm deri tek pakoja e Ahtisarit. Thoshin se nuk ka marrëveshje dhe në fund e morën vesh se janë 11 komuna serbe; se gjithsej janë 45 zona të veçanta; se TMK-ja do të shuhet; se Kosova do të marrë pjesë në borxhin e jashtë të Serbisë dhe se nuk ka fare dëmshpërblim për dëmet e luftës; se Kuvendi i ardhshëm do ta ketë modelin e shumicës së dyfishtë; se nuk do të qeverisim me vetën, por do ta kemi një mision të BE-së si zëvendësim burokratik për UNMIK-un dhe që është i ngjashëm me atë në Bosnjë, e kështu me radhë. Këta thonë vazhdimisht se nuk ka marrëveshje, por vazhdimisht lëshojnë pe. Së dyti, këta përpiqen që ta shtyjnë pavarësinë sa më shumë që është e mundur. Mirëpo, edhe nëse e shpallin tani pavarësinë, por nëse kjo shpallje e pavarësisë nuk paraprihet me referendumin që e sjell popullin në proces politik dhe që kushtëzon atë Parlamenti të mëpastajmë, është shumë rrezik që po ai Parlament e bën marrëveshjen me Serbinë për federatë. Referendumi bën që ai Parlament ta ketë për obligim që atë marrëveshje ta kthejë tek populli përsëri në referendum. Së treti, gjersa Kosova nuk ka kurrfarë ushtrie që ta mbrojë vetën nga sulmet e Serbisë ose nga rebelimi i strukturave paralele brenda Kosovës dhe kurrfarë force që ta implemtojë atë shpallje të pavarësisë, ne do të përfundojmë në situatën kur shpallja nuk do ta prodhojë pavarësinë e Kosovës nga Serbia, por e prodhon pavarësinë e enklavave nga Kosova. Modeli i Bosnjës është shumë i vlefshëm që të përkujtohet: më 7 prill 1992, SHBA-ja e ka pranuar Bosnjë dhe Hercegovinën si shtet të pavarur dhe sovran. E dimë shumë mirë se çka ka ndodhur më pastaj: për 1.395 ditë Sarajeva ka qenë e rrethuar!

    Zejnaj: A doni të thoni se deklarimi i palës kosovare, se pavarësia duhet të jetë e koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare është një fshehje pas të vërtetës së “hidhur”?

    Kurti: Kur e pranoi pakon e Ahtisarit pala kosovare dhe çështja shkoi në Këshillin e Sigurimit, ajo çka u bë shumë interesante ishte, se thuhej “e po tani nuk varet prej neve, por varet nga Bushi, Putini, etj”. Të njëjtën taktikë duan ta përdorin edhe një herë. Zëvendësimin e shpalljes së pavarësisë me shpallje të koordinuar dhe të thonë se nuk varet prej neve, varet nga bashkësia ndërkombëtare. Bëhet fjalë për gënjeshtarë, gënjeshtra e të cilëve vazhdimisht përjeton mutacion.

    Zejnaj: Por as marrëveshja e paqes së Dejtonit për Bosnjën nuk po tregohet tani shumë e qëndrueshme në Bosnjë, sepse këto ditë ka pësuar dridhje. Një imitim i kësaj marrëveshje mendoni se pas një kohe të përjetojë të njëjtin fat edhe në Kosovë?

    Kurti: Me siguri ajo nuk do të zgjidhte punë, do ta ngrinte konfliktin i cili në shansin e parë do të shkrihej dhe do të kthehej në konflikt të nxehtë. Mirëpo, duhet ta kuptoni që bashkësia ndërkombëtare e respekton organizimin dhe forcën. Ajo shumë më tepër po hasë në rezistencë në organizim dhe në forcë në Beograd, sesa në Prishtinë. Unë nuk e përjashtojë mundësinë që ata do të përpiqen të përcaktojnë një status për Kosovën që nuk është në përputhje me vullnetin e popullit dhe i cili jo vetëm që nuk do ta zgjidhë problemin, por do ta komplikojë atë. Ne do të jemi shumë syhapur dhe do t’i kundërshtojmë me kohë këto, sepse përndryshe dikur bëhet vonë. Po marr rastin e ICO-së (International Civil Office) e cila do të jetë koka e misionit të ardhshëm të BE-së në Kosovë dhe që gradualisht po implementohet në Kosovë ende pa ndodhur zgjidhja e statusit të Kosovës. Ajo po e mat pulsin se në çfarë mase qytetarët e Kosovës e durojnë një mision të BE-së i cili këtu vjen duke u bazuar në bazë të Rezolutës 1244!

    Zejnaj: Ju thoni se do të jeni shumë syhapur. Çfarë janë planet e lëvizjes “VETËVENDOSJE!” në ditët e ardhshme?

    Kurti: Mendojmë se në Kosovë janë tri rrugë, por që në fund do të kuptohet se janë vetëm dy. Rruga e parë është rruga e pritjes, shpresës dhe durimit karshi këtyre institucioneve të Kosovës, që në fakt janë një lloj departamenti i UNMIK-ut, pra pritje se këto do të na e sjellin pavarësinë. Ne natyrisht që nuk besojmë në këtë. Rruga e dytë është futja në luftë dhe konflikte të reja, që disi është e lidhur me rrugën e parë, sepse pritja e gjatë e bënë shpërthimin ekstrem. E, rruga e tretë, që në fakt ne besojmë se është rruga e dytë, është e demonstratave dhe protestave masive e madje edhe afatgjate nëse është e nevojshme. Tani për tani nuk ka ende gatishmëri të mjaftueshme në Kosovë për t’i organizuar dhe mbajtur ato. Unë besoj se kjo do të krijohet. Nuk e di se kur, porse e di që kjo është zgjidhja më e drejtë dhe më e mirë. Për këtë angazhohet lëvizja “VETËVENDOSJE!”. Sa do t’ia dalë ajo në këtë rrugë, varet prej vetë asaj, prej angazhimit të saj, por, njëkohësisht, varet edhe nga zhvillimet politike dhe përgjigjes së popullit.

    Intervistoi: Ardian ZEJNAJ
    Ndryshuar për herë të fundit nga biligoa : 08-12-2007 më 20:29
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #133
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Filmi “10 Shkurti” vlerësohet si filmi më i mirë i festivalit “Një Botë”

    “10 Shkurti”, film dokumentar i përpiluar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! u vlerësuar sot, nga juria e festivalit të filmit dokumentar “Një Botë”, si filmi më i mirë. Në ceremoninë përmbyllëse të këtij festivali “10 Shkurti” ishte i vetmi film që u vlerësua, dhe të cilit iu nda çmimi i këtij festivali. Lëvizja VETËVENDOSJE!, duke iu falenderuar përzemërsisht jurisë për ndarjen e çmimit, nuk e pranoi shpërblimin. Aktivisti Visar Ymeri, i cili e përfaqësoi Lëvizjen në këtë përmbyllje, u tha të pranishmëve se e pranon vlerësimin për shkak se atë e kupton si bashkëndjenjë për atë se çfarë ka ndodhur më 10 shkurt. Megjithatë, tha ai, Lëvizja e kishte përpiluar filmin jo për të fituar çmime në festivale, por për ta vetëdijësuar opinionin për atë se çfarë ka ndodhur dhe për atë se çfarë po e pret Kosovën. Çmimi i fituar, tha Visari, duhet t’i kthehet popullit, për shkak se populli ishte protagonisti kryesor i filmit.

    “10 Shkurti” paraqet momentet më të rëndësishme lidhur me demonstratën e asaj date. Ky film e paraqet në mënyrë grafike dhunën dhe brutalitetin mizor të policisë së UNMIK-ut të ushtruar ndaj demonstruesve të padhunshëm. Ndërhyrja e policisë tregon se si në Kosovën e qeverisur nga UNMIK-u, demokracia është diçka e huaj. Filmi, po ashtu, përqendrohet në reagimin e menjëhershëm të pushtetit i cili nëpërmes deklarimeve kuturu përpiqet ta shfajësojë dhe fsheh krimin e vet duke e quajtur intervenimin policor si profesional dhe proporcional. Madje ky pushtet nuk e fshehu aspak gëzimin e tij për ndërprerjen e marshit protestues, pa e lodhur kokën fare që gjatë intervenimit edhe kishin vrarë. Demonstrata e 10 shkurtit, në mënyrën më të qartë, pasqyron gadishmërinë që ky pushtet ka për ta ndaluar kërkesën për realizimin e të drejtave themelore kolektive, siç është e drejta për vetëvendosje.

    Filmi është shfaqur sot në ora 16:00.

    Lëvizja VETËVENDOSJE!
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #134
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Kosova do të jetë Ahtisari- = HIV+
    Shpallja e Thaçit
    Do ta shpallin apo nuk do ta shpallin? Kështu pyesnin njerëzit njëri-tjetrin para zgjedhjeve të 17 nëntorit. Shpalljen e pavarësisë menjëherë pas 10 dhjetorit e besonin posaçërisht ata që u besonin premtimeve të politikanëve në fushatë. Mirëpo, lehtas e qetas, e ashtuquajtura ‘shpallje e njëanshme e pavarësisë’ u shndërrua në ‘shpallje të koordinuar të pavarësisë’. Brukseli ia tërhoqi veshin Thaçit ende pa u bërë kryeministër. Mund të merret me mend se çka do t’i bëjnë kur të bëhet kryeministër! I thanë se tash duhet të jetë i kujdesshëm meqë nuk është më në opozitë. Pra, Thaçit i treguan se ngjitja lart në pushtet nuk është edhe liri më e madhe për pushtet. Sistemi politik në Kosovë – në të cilin UNMIK-u iu ka dhënë pushtet ca vendasve për të sunduar më lehtë dhe jo për të sunduar më pak – e imponon një gjë të tillë. Mirëpo, UNMIK-u, thjesht, nuk do opozitë as përfundi vetes. Për shkak se koalicioni LDK-AAK ishte i dobët, UNMIK-u e krijoi Grupin Negociator (e jo aq pse duhej negociuar me Serbinë). Për të njëjtën arsye, që të mos ketë opozitë, tash UNMIK-u do që ta sajojë koalicionin PDK-LDK. Ky koalicion nuk është pasojë e rezultatit të zgjedhjeve por vetë arsyeja e mbajtjes së zgjedhjeve. Agim Çeku ishte kryeministër i dobët në një qeveri të dobët. Hashim Thaçin duan ta bëjnë kryeministër të fuqishëm në një qeveri të fuqishme. Përderisa Ibrahim Rugova ishte i gatshëm të jepte gjithçka vetëm që të mbetej president, Hashim Thaçi jep gjithçka vetëm që të bëhet kryeministër. Në Kosovë nuk është me rëndësi që të bëhesh kryeministër. Me rëndësi është që të keshë dëshirë të bëhesh kryeministër. Pastaj, UNMIK-u dhe ca zyra ndërkombëtare ta menaxhojnë dëshirën, duke e vonuar plotësimin e saj. Ndërkohë, ti ua plotëson atyre dëshirat. Hashim Thaçin e shfrytëzuan mu kështu ende pa e bërë kryeministër. Ama, ky shfrytëzim gjithsesi do të harrohet. Sa të jetë Thaçi kryeministër, ai shfrytëzimin e vërtetë gjithmonë do ta ketë përpara, deri në ditën kur do të bëhet i pashfrytëzueshëm. Tani, më këto zgjedhjet e 17 nëntorit, Thaçi ka fituar relativisht që të humbasë absolutisht më vonë (e që sërish është shumë më herët sesa që ai mendon).

    Pakica absolute
    Në konferencën "Siguri për të gjithë në Kosovë", të mbajtur ditë më parë në Vjenë, ministrja austriake e Punëve të Jashtme, Ursula Plassnik, sipas gazetës Zëri, ka deklaruar me sa vijon: "Rezoluta 1244 e KB-së, ofron kuadër ligjor jo vetëm për praninë e mëtejme të NATO-s e OSBE-së, por edhe për misionin e BE-së. Ata të cilët argumentojnë kundër kësaj pranie, në rast të ndryshimit të statusit i porosis se arsyeja kryesore e pranisë ndërkombëtare në Kosovë është mbrojtja e minoriteteve, në veçanti e serbëve. Kushdo që argumenton kundër pranisë së mëtejme ndërkombëtare duhet të jetë i vetëdijshëm se argumenton kundër interesave të serbëve të Kosovës. Në anën tjetër popullata e Kosovës duhet ta kuptojë se bashkësia ndërkombëtare do të masë aftësinë e pushtetit të tyre në garantimin e sigurisë për të gjithë. Popullata shumicë është ajo që duhet të krijojë hapësirë të sigurt. Bashkësia ndërkombëtare mundet këtu vetëm të ndihmojë e nuk mund të zbatojë këtë.” Lëvizja VETËVENDOSJE! e përkrah mbrojtjen e të drejtave të të gjitha pakicave në Kosovë sipas konventave ndërkombëtare: kjo është e vlefshme jo vetëm për serbët por edhe për turqit, boshnjakët, goranët, romët, ashalinjtë dhe egjiptasit që jetojnë në Kosovë. Të veçosh vetëm minoritetin serb, do të thotë të diskriminosh minoritetet tjera. Është e padrejtë, e gabueshme dhe shumë e dëmshme që prania e bashkësisë ndërkombëtare të lidhet vetëm me interesat e presupozuara të minoritetit serb.
    Lexo më shumë...

    njerëz në lëvizje
    gjeneratë me shpjegim të ri
    komunitet që refuzon të nënshtrohet
    drejt vetëvendosjes dhe deri në vetëvendosje

    Lëvizja VETËVENDOSJE!
    Ndryshuar për herë të fundit nga biligoa : 11-12-2007 më 11:27
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #135
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Shpallja e Thaçit
    Shkruar nga Albin Kurti

    Sunday, 25 November 2007

    Mirëpo, për çka do ta shfrytëzojnë? Pse i duhet Hashim Thaçi UNMIK-ut? Pse i nevojitet atij mu në këtë kohë? Që të gjithë tashmë e kanë të qartë se nuk ka trysni ndërkombëtare mbi Serbinë që ajo ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Presioni është mbi Prishtinën. Politikanët e Prishtinës do të cyten e shtrydhen që të pranojnë marrëveshje kompromisi me Serbinë. Aq shumë koncesione i janë bërë Serbisë nga ana e Grupit Negociator saqë tash besohet se mund të bëhet edhe kompromisi përfundimtar. Siç dihet, Kuvendi i Kosovës e pranoi Pakon e Ahtisaarit, ndërkaq Serbia s’ka lëvizur asnjëherë për asgjë nga pozicionet fillestare. E, qëllimi i Pakos së Ahtisaarit ishte vendosja e themeleve për ndarjen e brendshme të Kosovës, kurse efekti kryesor i kësaj Pakoje ishte shkatërrimi i pavarësisë së plotë si kërkesë e shqiptarëve të Kosovës. Tash, Hashim Thaçi duhet të jetë garantuesi i kurorëzimit të punës dyvjeçare të Grupit Negociator, garantuesi i zyrtarizimit të varësisë më të re të Kosovës nga Serbia. Në vijim të këtyre negociatave, Serbia jo vetëm që s’do të lëshojë pe, por ajo as që ka pse të lëshojë pe. Ajo po fiton duke mos lëshuar pe (siç edhe ngjan zakonisht në politikë). Faktorët e rëndësishëm ndërkombëtar, Serbinë e konsiderojnë një vend demokratik andaj nuk duan të lejojnë shkëputjen e Kosovës prej saj. Në fakt, Serbinë e bën demokratike pikërisht pëlqimi për shkëputjen dhe pavarësimin e Kosovës. Mirëpo, Koshtunica dhe zyrtarët e tjerë të lartë të Serbisë nuk e bëjnë një gjë të tillë. Në të vërtetë, ka vetëm një mënyrë paqësore se si Koshtunica do të pajtohej me pavarësimin e Kosovës (dhe kjo pa veriun dhe pa Luginën e Preshevës). Vetëm dhe vetëm nëse në shkëmbim për shkëputjen e Kosovës Koshtunica e fiton Republikën Serbe në Bosnje. Në korrik të vitit 2007, Koshtunica pat theksuar disa herë radhazi që nuk mund të lejojë pavarësimin e Kosovës meqë kjo do të thoshte humbje e 15% të territorit të Serbisë. Me këtë deklaratë Koshtunica ka treguar se ai e sheh Kosovën vetëm si territor dhe se ky territor është i Serbisë. Edhe më e rëndësishme se kjo, ai ka nënkuptuar se, në fund të fundit, për humbjen e Kosovës, Serbia do të duhej të kompensohet territorialisht, e jo me anëtarësime të përshpejtuara në BE e NATO. Koshtunica nuk pranon kurrfarë kompensimi joterritorial për Kosovën. Territori vazhdon të jetë kategoria kryesore e politikës së Serbisë dhe Koshtunica e ka ndërmend Republikën Serbe në Bosnje kur flet në këtë mënyrë për Kosovën. E gjithë kjo mundësohet e ndërlidhet edhe me paradigmën e bashkësisë ndërkombëtare për stabilitet rajonal: Bosnja dhe Kosova konsiderohet se i përkasin të njëjtit rajon.

    Megjithëkëtë, le të kthehemi në Kosovë dhe te pyetja që akoma nuk është zhvlerësuar tërësisht: do ta shpallin apo nuk do ta shpallin pavarësinë? Nuk do ta shpallin, sidomos jo menjëherë pas 10 dhjetorit. Sepse tanimë thanë që pas 10 dhjetorit (në vend të shpalljes) do ta caktojnë datën kur do ta shpallin. Dhe, për shkak se vetëm nga perspektiva e sotme ky 10 dhjetori mund të duket interesant dhe joshës: sa më afër tij, aq më i largët ai. UNMIK-u dhe faktorë ndërkombëtar që e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës, nuk do të lejojnë që t’i skadojë afati një premtimi pa e shpikur paraprakisht një premtim të ri. Me 11 dhjetor njerëzit nuk do të merren me mospërmbushjen e premtimit të vjetër, por me shpresat për premtimin e ri. Do të flitet për shuma marramendëse në konferencën e donatorëve (që do të mbahet në mars 2008), për mision të ‘vogël’ të BE-së në vend të UNMIK-ut (në prill 2008), për konferencë ndërkombëtare për Kosovën (në qershor 2008) etj.etj. Por, edhe nëse krijohet një trysni e madhe që të shpallet pavarësia e Kosovës nga Kuvendi i ardhshëm i Kosovës, kjo s’do t’i sjellë gjë të mirë Kosovës. Shpallja e pavarësisë pa referendum dhe ushtri thjesht është kundërproduktive. Një kuvend që e ka pranuar Pakon e Ahtisaarit, edhe nëse e shpall pavarësinë diku në vitin e ardhshëm, pas një kohe do ta mund ta pranojë federatën apo konfederatën asimetrike me Serbinë. Pikërisht referendumi si ushtrim i së drejtës për vetëvendosje e sjell popullin në proces politik, por, mbi të gjitha, ai e kushtëzon çfarëdo vendimi të Kuvendit me verifikim te populli, pra me referendum të sërishëm. Në anën tjetër, pavarësia pa ushtri e mundëson skenarin e Bosnjes nga viti 1992. Është e kotë edhe nëse SHBA-të e njohin pavarësinë e Kosovës po qe se shqiptarëve të Kosovës (apo TMK-së në veçanti) nuk i lejohet që të armatoset nga Shqipëria dhe ShBA-të për të mbrojtur veten prej sulmeve nga jashtë dhe brenda. SHBA-të, më 7 prill të vitit 1992, e patën njohur Bosnje e Hercegovinën si shtet të pavarur e sovran, por asaj iu vendos embargoja e armëve nga viti 1992 e deri në vitin 1995. Milosheviqi i ndërseu serbët e Bosnjës duke ua vënë në shërbim ushtrinë jugosllave dhe paramilitarët nga Serbia. E dimë mirë se çfarë ngjau atëbotë: pas humbjeve, vuajtjeve dhe dëmeve të papara në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore, boshnjakët u detyruan ta pranojnë edhe ndarjen e brendshme të vendit të tyre e që rezultoi me Republikën Serbe, një krijesë kjo gjenocidale.

    Është naive, e gabueshme dhe jashtëzakonisht e dëmshme të mendohet se KFOR-i na mbron nga Serbia apo nga rebelimi i strukturave të Serbisë në Kosovë. Dëshmi kundër besimit në mbrojtjen që na e bën KFOR-i është tolerimi tetëvjeçar i strukturave të Serbisë në Kosovë, përfshirë këtu edhe veriun e ndarë. Dëshmi tjetër është edhe soditja që KFOR-i i bëri spastrimit të veriut të Kosovës nga shqiptarët në shkurt të vitit 2000. Shpalljet, e madje edhe njohjet, pa referendumin që e fuqizon popullin dhe përderisa nuk na lejojnë të kemi ushtrinë tonë veçsa do ta keqësojnë gjendjen në Kosovë. As Pakoja e Ahtisaarit nuk lejon referendum dhe as ushtri për Kosovën. Kosova parashihet të ketë vetëm FSK-në, pra njëlloj xhandarmërie me 2.500 pjesëtarë (me armatim të lehtë dhe nën kontroll të NATO-s) e cila asisoj do të jetë së paku katërfish më e vogël se policia. Çfarë shteti i pavarur do të jetë ajo Kosovë në të cilën do të ketë shumë më tepër policë sesa ushtarë?! Kosova e atillë do të jetë e varur dhe pa sovranitet, me vullnet të shkelur dhe pa kontroll mbi veten e saj: policët e shumtë do të jenë këtu për ta shtypur popullin kurse ‘ushtarët’ e paktë të FSK-së do të jenë te kufijtë që s’do të mund t’i ruajnë. Shpallja eventuale e pavarësisë së Kosovës pa organizuar referendum që e bën popullin sovran dhe pa ushtri që e mbron vendimin e popullit, e shndërron Kosovën në një Bosnje të re. Atë lloj shpallje, jo vetëm që e shfuqizon menjëherë PSSP-ja të cilit i nënshtrohet Kuvendi i Kosovës, por ajo vetëm sa do t’i shërbejë strukturave të Serbisë që t’i formalizojnë enklavat anekënd Kosovës si pjesë të Serbisë. Shpallja e Thaçit nuk do ta bënte Kosovën të pavarur nga Serbia por do t’i bënte enklavat të pavarura nga Kosova.

    Mbase realiteti në Kosovë po bëhet gjithnjë e më cinik. Në vitet e ‘90-ta, Hashim Thaçi u pat angazhuar në UÇK meqë besonte se pavarësia e shpallur e Ibrahim Rugovës ishte e kotë pa ushtri. Tash, Hashim Thaçi flet për shpalljen e pavarësisë së Kosovës pa e pasur ushtrinë tonë, çarmatosjen e së cilës e nënshkroi ai vetë!
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #136
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Pakica absolute
    Në konferencën "Siguri për të gjithë në Kosovë", të mbajtur ditë më parë në Vjenë, ministrja austriake e Punëve të Jashtme, Ursula Plassnik, sipas gazetës Zëri, ka deklaruar me sa vijon: "Rezoluta 1244 e KB-së, ofron kuadër ligjor jo vetëm për praninë e mëtejme të NATO-s e OSBE-së, por edhe për misionin e BE-së. Ata të cilët argumentojnë kundër kësaj pranie, në rast të ndryshimit të statusit i porosis se arsyeja kryesore e pranisë ndërkombëtare në Kosovë është mbrojtja e minoriteteve, në veçanti e serbëve. Kushdo që argumenton kundër pranisë së mëtejme ndërkombëtare duhet të jetë i vetëdijshëm se argumenton kundër interesave të serbëve të Kosovës. Në anën tjetër popullata e Kosovës duhet ta kuptojë se bashkësia ndërkombëtare do të masë aftësinë e pushtetit të tyre në garantimin e sigurisë për të gjithë. Popullata shumicë është ajo që duhet të krijojë hapësirë të sigurt. Bashkësia ndërkombëtare mundet këtu vetëm të ndihmojë e nuk mund të zbatojë këtë.” Lëvizja VETËVENDOSJE! e përkrah mbrojtjen e të drejtave të të gjitha pakicave në Kosovë sipas konventave ndërkombëtare: kjo është e vlefshme jo vetëm për serbët por edhe për turqit, boshnjakët, goranët, romët, ashalinjtë dhe egjiptasit që jetojnë në Kosovë. Të veçosh vetëm minoritetin serb, do të thotë të diskriminosh minoritetet tjera. Është e padrejtë, e gabueshme dhe shumë e dëmshme që prania e bashkësisë ndërkombëtare të lidhet vetëm me interesat e presupozuara të minoritetit serb.

    Mirëpo, para së gjithash, në Kosovë nuk ka minoritete as në kuptimin legal, e as në atë demokratik të fjalës. Ka minoritete vetëm në kuptimin demografik (ndonëse nuk po lejohet regjistrimi i popullatës tash e tetë vjet). Legalisht dhe juridikisht serbët e Kosovës konsiderohen bashkësi nacionale porsi shqiptarët dhe andaj gjuha serbe është gjuhë zyrtare, plotësisht e barabartë me gjuhën shqipe në Kosovë. Minoritetet janë kategori karakteristike për shtetet kombe. Kosova nuk është fare shtet, e lëre më shtet-komb. Në Kosovë s'ka demokraci sepse vullneti i shumicës mohohet. Të drejtat e minoriteteve kanë kuptim vetëm kur shkojnë bashkë me vullnetin e shumicës. Është Serbia ajo që flet për respektimin e të drejtave të pakicës serbe në Kosovë, duke ditur se kështu mund të duket më e pëlqyeshme për BE-në, ndërkohë që kësisoj vetëm sa i maskon apetitet e saj për më shumë territor. Pikërisht Serbia, e cila i do serbët në Kosovë për hir të territorit dhe jo anasjelltas, është ajo që i rrezikon më së shumti serbët e Kosovës.

    Shqiptarët e Kosovës nuk mund të mbahen përgjegjës për sigurinë përderisa iu mohohet vullneti. Nuk mund të thuhet që bashkësia ndërkombëtare është këtu për të ndihmuar e jo për ta zbatuar ambientin e sigurt përderisa ajo sundon në mënyrë absolute dhe totalitare me Kosovën. Sikur misioni i ri i BE-së në Kosovë të vinte këtu thjesht për të vëzhguar respektimin e të drejtave të minoriteteve dhe të ndihmojë institucionet e Kosovës sovrane dhe të pavarur, kjo do të ishte e pranueshme. Mirëpo, prania e ardhshme ndërkombëtare nuk po vjen për këtë qëllim. Ajo po vjen për të sunduar me Kosovën. Do ta ketë fuqinë ekzekutive dhe fjalën e fundit të autoritetit suprem, andaj ne e kundërshtojmë atë. Ne duam që të jetojmë në një demokraci sovrane. Ne duam që të gëzojmë të drejtën për të qeverisur vetë, pra po atë të drejtë që e ka populli austriak. Prandaj, ne e kundërshtojmë prezencën e këtillë ndërkombëtare sepse ne e vlerësojmë demokracinë dhe besojmë që nëpërmjet demokracisë, çdo individ, pa marrë parasysh etninë, do ta gëzojë lirinë dhe do ta ketë mundësinë për përparim.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #137
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Shfaqet filmi dokumentar për demonstratën e 10 shkurtit

    Sot (e hënë, 10.12.2007), në orën 16:00, në kinemanë ABC, Lëvizja VETËVENDOSJE!, në kuadër të festivalit "Nje Botë '07" shfaq filmin-dokumentar për demonstratën e 10 shkurtit të këtij viti.

    Ju ftojmë ta ndiqni.

    Lëvizja VETËVENDOSJE!
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #138
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Edhe një hap drejt mobilizmit...

    Komunikatë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! rreth tubimit të mbajtur më 9 dhjetor 2007 në fshatin Topliçan

    Të dielen, më 9 dhjetor 2007, Lëvizja VETËVENDOSJE! organizoi tubim me qytetarë në fshatin Topliçan të komunës së Lypjanit. Në tubimin që filloi në ora 15:00 u diskutua rreth procesit të dëmshëm aktual politik nëpër të cilin po kalon vendi ynë. Aty, para të pranishmëve foli aktivisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti. Ai i njoftoi qytetarët me dëmet që i sjell Pakoja e Ahtisaarit si:
    Shumica e dyfishtë në Kuvend,
    Decentralizimi etnik,
    ‘Eksterritorialiteti’ fetar,
    Shuarja e TMK-së,
    Misioni sundues i BE-së,
    Pjesëmarrja e Kosovës në borxhin e Serbisë, etj.

    Ndër të tjera, qytetarët u njoftuan edhe me dëmet që ia shkakton kjo pako komunës së Lypjanit. Krijimi i komunës së Graçanicës e bën lidhjen e saj me fshatrat Livaxhë, Skullan, Lepi e Radevë të komunës së Lypjanit përmes fshatit Sushicë. Kjo komunë e Graçanicës që Serbisë ia dha Grupi Negociator i Kosovës territorialisht lidhet edhe me zonën e veçantë që i jepet Manastirit të Shën Florit dhe e cila për më keq e ndan qytetin e Lypjanit në dy pjesë duke e shndërruar atë në një Mitrovicë të dytë.

    Shpallja e pavarësisë pa referendumin që do ta bënte popullin faktor dhe do ta sjellte atë në proces politik, pa e bërë TMK-në ushtri e cila do ta mbronte atë pavarësi dhe pa e pasur SHPK-në nën kontroll vetë Kosova e jo UNMIK-u, nuk do ta bënte Kosovën shtet të pavarur, por përkundrazi, do ta coptonte atë. Në rastin e shpalljes së pavarësisë, serbët do ta shpallnin atë të pavlefshme nëpër enklava dhe për dallim nga ne, ata i kanë strukturat e armatosura që do t’i mbronin territoret e kontrolluara nga ta. Kjo ishte përgjigja e Albinit në lidhje me pyetjen se “çfarë do të ndodhë nëse Kuvendi i Kosovës e shpallë pavarësinë”. Kosova pa ushtri dhe ministri të mbrojtjes, pa ulëse në OKB, pa ministri të punëve të jashtme është Kosovë josovrane, pra, e varur nga të tjerët, shtoi Albini.

    Diskutimi rreth këtyre çështjeve vazhdoi dhe me këtë rast shumë të pranishëm e shprehën indinjatën e tyre ndaj këtij procesi politik si dhe ndaj atyre që po e udhëheqin atë. “Po na kthehet sistemi titist. Dikur ishte bashkim vëllazërimi, tash është multietniciteti”, u shpreh njëri nga qytetarët e pranishëm në këtë tubim. “Partneriteti mund të ekzistojë vetëm në mes të të barabartëve. Përderisa këtu UNMIK-u e mban tërë pushtetin në duart e veta, IPVQ-të shërbejnë vetëm për t’iu bindur urdhrave të tij në mënyrë që t’i bëjë ato më lehtë të zbatueshme. Kjo është marrëdhënie varësie e jo partneritet”, deklaroi një tjetër banor i fshatit.

    Për nevojën e domosdoshme të organizimit dhe mobilizimit të popullit për demonstrata masive dhe paqësore drejt referendumit, si materializim i së drejtës për vetëvendosje, u fol në pjesën e fundit të tubimit. Qytetarët, të vetëdijshëm për rrezikun e madh që po i kanoset Kosovës, u shprehën të gatshëm për pjesëmarrje në demonstratat e ardhshme kundër këtij regjimi shtypës e sistemi të padrejtë dhe për vetëvendosje.

    Lëvizja VETËVENDOSJE!
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  9. #139
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Kontrollohet zyra e Lëvizjes në Gjilan

    Të shtunën më 8 dhjetor, rreth orës 11:30 të paradites, zyra e Lëvizjes në Gjilan është kontrolluar nga ushtarët e KFOR-it amerikan. Gjatë këtij kontrolli, ushtarët kanë bërë fotografi të shumta të materialeve të Lëvizjes brenda zyres. Këto janë materialet propagandistike të Lëvizjes, të cilat i shpërndajmë puublikisht. Por, ushtarët i fotografuan ato thuajse ishin materiale inkriminuese.

    Gjatë tërë javës ushtarë të KFOR-it kanë frekuentuar zyren e Lëvizjes në Gjilan duke i bezdisur aktivistët atje me pyetje dhe kërkesa të shumta. KFOR-i amerikan në Gjilan përherë ka ushtruar trysni ndaj aktiviteteve të Lëvizjes duke synuar kështu frikësimin dhe ndalimin e aktivistëve. KFOR-i disa herë kishte konfiskuar madje edhe material nga zyra. Kjo është shkelje e së drejtës tonë për organizim politik.

    Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  10. #140
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Shpallja e Thaçit
    Shkruar nga Albin Kurti
    Sunday, 25 November 2007
    Do ta shpallin apo nuk do ta shpallin? Kështu pyesnin njerëzit njëri-tjetrin para zgjedhjeve të 17 nëntorit. Shpalljen e pavarësisë menjëherë pas 10 dhjetorit e besonin posaçërisht ata që u besonin premtimeve të politikanëve në fushatë. Mirëpo, lehtas e qetas, e ashtuquajtura ‘shpallje e njëanshme e pavarësisë’ u shndërrua në ‘shpallje të koordinuar të pavarësisë’. Brukseli ia tërhoqi veshin Thaçit ende pa u bërë kryeministër. Mund të merret me mend se çka do t’i bëjnë kur të bëhet kryeministër! I thanë se tash duhet të jetë i kujdesshëm meqë nuk është më në opozitë. Pra, Thaçit i treguan se ngjitja lart në pushtet nuk është edhe liri më e madhe për pushtet. Sistemi politik në Kosovë – në të cilin UNMIK-u iu ka dhënë pushtet ca vendasve për të sunduar më lehtë dhe jo për të sunduar më pak – e imponon një gjë të tillë. Mirëpo, UNMIK-u, thjesht, nuk do opozitë as përfundi vetes. Për shkak se koalicioni LDK-AAK ishte i dobët, UNMIK-u e krijoi Grupin Negociator (e jo aq pse duhej negociuar me Serbinë). Për të njëjtën arsye, që të mos ketë opozitë, tash UNMIK-u do që ta sajojë koalicionin PDK-LDK. Ky koalicion nuk është pasojë e rezultatit të zgjedhjeve por vetë arsyeja e mbajtjes së zgjedhjeve. Agim Çeku ishte kryeministër i dobët në një qeveri të dobët. Hashim Thaçin duan ta bëjnë kryeministër të fuqishëm në një qeveri të fuqishme. Përderisa Ibrahim Rugova ishte i gatshëm të jepte gjithçka vetëm që të mbetej president, Hashim Thaçi jep gjithçka vetëm që të bëhet kryeministër. Në Kosovë nuk është me rëndësi që të bëhesh kryeministër. Me rëndësi është që të keshë dëshirë të bëhesh kryeministër. Pastaj, UNMIK-u dhe ca zyra ndërkombëtare ta menaxhojnë dëshirën, duke e vonuar plotësimin e saj. Ndërkohë, ti ua plotëson atyre dëshirat. Hashim Thaçin e shfrytëzuan mu kështu ende pa e bërë kryeministër. Ama, ky shfrytëzim gjithsesi do të harrohet. Sa të jetë Thaçi kryeministër, ai shfrytëzimin e vërtetë gjithmonë do ta ketë përpara, deri në ditën kur do të bëhet i pashfrytëzueshëm. Tani, më këto zgjedhjet e 17 nëntorit, Thaçi ka fituar relativisht që të humbasë absolutisht më vonë (e që sërish është shumë më herët sesa që ai mendon).
    Mirëpo, për çka do ta shfrytëzojnë? Pse i duhet Hashim Thaçi UNMIK-ut? Pse i nevojitet atij mu në këtë kohë? Që të gjithë tashmë e kanë të qartë se nuk ka trysni ndërkombëtare mbi Serbinë që ajo ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Presioni është mbi Prishtinën. Politikanët e Prishtinës do të cyten e shtrydhen që të pranojnë marrëveshje kompromisi me Serbinë. Aq shumë koncesione i janë bërë Serbisë nga ana e Grupit Negociator saqë tash besohet se mund të bëhet edhe kompromisi përfundimtar. Siç dihet, Kuvendi i Kosovës e pranoi Pakon e Ahtisaarit, ndërkaq Serbia s’ka lëvizur asnjëherë për asgjë nga pozicionet fillestare. E, qëllimi i Pakos së Ahtisaarit ishte vendosja e themeleve për ndarjen e brendshme të Kosovës, kurse efekti kryesor i kësaj Pakoje ishte shkatërrimi i pavarësisë së plotë si kërkesë e shqiptarëve të Kosovës. Tash, Hashim Thaçi duhet të jetë garantuesi i kurorëzimit të punës dyvjeçare të Grupit Negociator, garantuesi i zyrtarizimit të varësisë më të re të Kosovës nga Serbia. Në vijim të këtyre negociatave, Serbia jo vetëm që s’do të lëshojë pe, por ajo as që ka pse të lëshojë pe. Ajo po fiton duke mos lëshuar pe (siç edhe ngjan zakonisht në politikë). Faktorët e rëndësishëm ndërkombëtar, Serbinë e konsiderojnë një vend demokratik andaj nuk duan të lejojnë shkëputjen e Kosovës prej saj. Në fakt, Serbinë e bën demokratike pikërisht pëlqimi për shkëputjen dhe pavarësimin e Kosovës. Mirëpo, Koshtunica dhe zyrtarët e tjerë të lartë të Serbisë nuk e bëjnë një gjë të tillë. Në të vërtetë, ka vetëm një mënyrë paqësore se si Koshtunica do të pajtohej me pavarësimin e Kosovës (dhe kjo pa veriun dhe pa Luginën e Preshevës). Vetëm dhe vetëm nëse në shkëmbim për shkëputjen e Kosovës Koshtunica e fiton Republikën Serbe në Bosnje. Në korrik të vitit 2007, Koshtunica pat theksuar disa herë radhazi që nuk mund të lejojë pavarësimin e Kosovës meqë kjo do të thoshte humbje e 15% të territorit të Serbisë. Me këtë deklaratë Koshtunica ka treguar se ai e sheh Kosovën vetëm si territor dhe se ky territor është i Serbisë. Edhe më e rëndësishme se kjo, ai ka nënkuptuar se, në fund të fundit, për humbjen e Kosovës, Serbia do të duhej të kompensohet territorialisht, e jo me anëtarësime të përshpejtuara në BE e NATO. Koshtunica nuk pranon kurrfarë kompensimi joterritorial për Kosovën. Territori vazhdon të jetë kategoria kryesore e politikës së Serbisë dhe Koshtunica e ka ndërmend Republikën Serbe në Bosnje kur flet në këtë mënyrë për Kosovën. E gjithë kjo mundësohet e ndërlidhet edhe me paradigmën e bashkësisë ndërkombëtare për stabilitet rajonal: Bosnja dhe Kosova konsiderohet se i përkasin të njëjtit rajon.

    Megjithëkëtë, le të kthehemi në Kosovë dhe te pyetja që akoma nuk është zhvlerësuar tërësisht: do ta shpallin apo nuk do ta shpallin pavarësinë? Nuk do ta shpallin, sidomos jo menjëherë pas 10 dhjetorit. Sepse tanimë thanë që pas 10 dhjetorit (në vend të shpalljes) do ta caktojnë datën kur do ta shpallin. Dhe, për shkak se vetëm nga perspektiva e sotme ky 10 dhjetori mund të duket interesant dhe joshës: sa më afër tij, aq më i largët ai. UNMIK-u dhe faktorë ndërkombëtar që e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës, nuk do të lejojnë që t’i skadojë afati një premtimi pa e shpikur paraprakisht një premtim të ri. Me 11 dhjetor njerëzit nuk do të merren me mospërmbushjen e premtimit të vjetër, por me shpresat për premtimin e ri. Do të flitet për shuma marramendëse në konferencën e donatorëve (që do të mbahet në mars 2008), për mision të ‘vogël’ të BE-së në vend të UNMIK-ut (në prill 2008), për konferencë ndërkombëtare për Kosovën (në qershor 2008) etj.etj. Por, edhe nëse krijohet një trysni e madhe që të shpallet pavarësia e Kosovës nga Kuvendi i ardhshëm i Kosovës, kjo s’do t’i sjellë gjë të mirë Kosovës. Shpallja e pavarësisë pa referendum dhe ushtri thjesht është kundërproduktive. Një kuvend që e ka pranuar Pakon e Ahtisaarit, edhe nëse e shpall pavarësinë diku në vitin e ardhshëm, pas një kohe do ta mund ta pranojë federatën apo konfederatën asimetrike me Serbinë. Pikërisht referendumi si ushtrim i së drejtës për vetëvendosje e sjell popullin në proces politik, por, mbi të gjitha, ai e kushtëzon çfarëdo vendimi të Kuvendit me verifikim te populli, pra me referendum të sërishëm. Në anën tjetër, pavarësia pa ushtri e mundëson skenarin e Bosnjes nga viti 1992. Është e kotë edhe nëse SHBA-të e njohin pavarësinë e Kosovës po qe se shqiptarëve të Kosovës (apo TMK-së në veçanti) nuk i lejohet që të armatoset nga Shqipëria dhe ShBA-të për të mbrojtur veten prej sulmeve nga jashtë dhe brenda. SHBA-të, më 7 prill të vitit 1992, e patën njohur Bosnje e Hercegovinën si shtet të pavarur e sovran, por asaj iu vendos embargoja e armëve nga viti 1992 e deri në vitin 1995. Milosheviqi i ndërseu serbët e Bosnjës duke ua vënë në shërbim ushtrinë jugosllave dhe paramilitarët nga Serbia. E dimë mirë se çfarë ngjau atëbotë: pas humbjeve, vuajtjeve dhe dëmeve të papara në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore, boshnjakët u detyruan ta pranojnë edhe ndarjen e brendshme të vendit të tyre e që rezultoi me Republikën Serbe, një krijesë kjo gjenocidale.

    Është naive, e gabueshme dhe jashtëzakonisht e dëmshme të mendohet se KFOR-i na mbron nga Serbia apo nga rebelimi i strukturave të Serbisë në Kosovë. Dëshmi kundër besimit në mbrojtjen që na e bën KFOR-i është tolerimi tetëvjeçar i strukturave të Serbisë në Kosovë, përfshirë këtu edhe veriun e ndarë. Dëshmi tjetër është edhe soditja që KFOR-i i bëri spastrimit të veriut të Kosovës nga shqiptarët në shkurt të vitit 2000. Shpalljet, e madje edhe njohjet, pa referendumin që e fuqizon popullin dhe përderisa nuk na lejojnë të kemi ushtrinë tonë veçsa do ta keqësojnë gjendjen në Kosovë. As Pakoja e Ahtisaarit nuk lejon referendum dhe as ushtri për Kosovën. Kosova parashihet të ketë vetëm FSK-në, pra njëlloj xhandarmërie me 2.500 pjesëtarë (me armatim të lehtë dhe nën kontroll të NATO-s) e cila asisoj do të jetë së paku katërfish më e vogël se policia. Çfarë shteti i pavarur do të jetë ajo Kosovë në të cilën do të ketë shumë më tepër policë sesa ushtarë?! Kosova e atillë do të jetë e varur dhe pa sovranitet, me vullnet të shkelur dhe pa kontroll mbi veten e saj: policët e shumtë do të jenë këtu për ta shtypur popullin kurse ‘ushtarët’ e paktë të FSK-së do të jenë te kufijtë që s’do të mund t’i ruajnë. Shpallja eventuale e pavarësisë së Kosovës pa organizuar referendum që e bën popullin sovran dhe pa ushtri që e mbron vendimin e popullit, e shndërron Kosovën në një Bosnje të re. Atë lloj shpallje, jo vetëm që e shfuqizon menjëherë PSSP-ja të cilit i nënshtrohet Kuvendi i Kosovës, por ajo vetëm sa do t’i shërbejë strukturave të Serbisë që t’i formalizojnë enklavat anekënd Kosovës si pjesë të Serbisë. Shpallja e Thaçit nuk do ta bënte Kosovën të pavarur nga Serbia por do t’i bënte enklavat të pavarura nga Kosova.

    Mbase realiteti në Kosovë po bëhet gjithnjë e më cinik. Në vitet e ‘90-ta, Hashim Thaçi u pat angazhuar në UÇK meqë besonte se pavarësia e shpallur e Ibrahim Rugovës ishte e kotë pa ushtri. Tash, Hashim Thaçi flet për shpalljen e pavarësisë së Kosovës pa e pasur ushtrinë tonë, çarmatosjen e së cilës e nënshkroi ai vetë!

    Pakica absolute

    Në konferencën "Siguri për të gjithë në Kosovë", të mbajtur ditë më parë në Vjenë, ministrja austriake e Punëve të Jashtme, Ursula Plassnik, sipas gazetës Zëri, ka deklaruar me sa vijon: "Rezoluta 1244 e KB-së, ofron kuadër ligjor jo vetëm për praninë e mëtejme të NATO-s e OSBE-së, por edhe për misionin e BE-së. Ata të cilët argumentojnë kundër kësaj pranie, në rast të ndryshimit të statusit i porosis se arsyeja kryesore e pranisë ndërkombëtare në Kosovë është mbrojtja e minoriteteve, në veçanti e serbëve. Kushdo që argumenton kundër pranisë së mëtejme ndërkombëtare duhet të jetë i vetëdijshëm se argumenton kundër interesave të serbëve të Kosovës. Në anën tjetër popullata e Kosovës duhet ta kuptojë se bashkësia ndërkombëtare do të masë aftësinë e pushtetit të tyre në garantimin e sigurisë për të gjithë. Popullata shumicë është ajo që duhet të krijojë hapësirë të sigurt. Bashkësia ndërkombëtare mundet këtu vetëm të ndihmojë e nuk mund të zbatojë këtë.” Lëvizja VETËVENDOSJE! e përkrah mbrojtjen e të drejtave të të gjitha pakicave në Kosovë sipas konventave ndërkombëtare: kjo është e vlefshme jo vetëm për serbët por edhe për turqit, boshnjakët, goranët, romët, ashalinjtë dhe egjiptasit që jetojnë në Kosovë. Të veçosh vetëm minoritetin serb, do të thotë të diskriminosh minoritetet tjera. Është e padrejtë, e gabueshme dhe shumë e dëmshme që prania e bashkësisë ndërkombëtare të lidhet vetëm me interesat e presupozuara të minoritetit serb.

    Mirëpo, para së gjithash, në Kosovë nuk ka minoritete as në kuptimin legal, e as në atë demokratik të fjalës. Ka minoritete vetëm në kuptimin demografik (ndonëse nuk po lejohet regjistrimi i popullatës tash e tetë vjet). Legalisht dhe juridikisht serbët e Kosovës konsiderohen bashkësi nacionale porsi shqiptarët dhe andaj gjuha serbe është gjuhë zyrtare, plotësisht e barabartë me gjuhën shqipe në Kosovë. Minoritetet janë kategori karakteristike për shtetet kombe. Kosova nuk është fare shtet, e lëre më shtet-komb. Në Kosovë s'ka demokraci sepse vullneti i shumicës mohohet. Të drejtat e minoriteteve kanë kuptim vetëm kur shkojnë bashkë me vullnetin e shumicës. Është Serbia ajo që flet për respektimin e të drejtave të pakicës serbe në Kosovë, duke ditur se kështu mund të duket më e pëlqyeshme për BE-në, ndërkohë që kësisoj vetëm sa i maskon apetitet e saj për më shumë territor. Pikërisht Serbia, e cila i do serbët në Kosovë për hir të territorit dhe jo anasjelltas, është ajo që i rrezikon më së shumti serbët e Kosovës.

    Shqiptarët e Kosovës nuk mund të mbahen përgjegjës për sigurinë përderisa iu mohohet vullneti. Nuk mund të thuhet që bashkësia ndërkombëtare është këtu për të ndihmuar e jo për ta zbatuar ambientin e sigurt përderisa ajo sundon në mënyrë absolute dhe totalitare me Kosovën. Sikur misioni i ri i BE-së në Kosovë të vinte këtu thjesht për të vëzhguar respektimin e të drejtave të minoriteteve dhe të ndihmojë institucionet e Kosovës sovrane dhe të pavarur, kjo do të ishte e pranueshme. Mirëpo, prania e ardhshme ndërkombëtare nuk po vjen për këtë qëllim. Ajo po vjen për të sunduar me Kosovën. Do ta ketë fuqinë ekzekutive dhe fjalën e fundit të autoritetit suprem, andaj ne e kundërshtojmë atë. Ne duam që të jetojmë në një demokraci sovrane. Ne duam që të gëzojmë të drejtën për të qeverisur vetë, pra po atë të drejtë që e ka populli austriak. Prandaj, ne e kundërshtojmë prezencën e këtillë ndërkombëtare sepse ne e vlerësojmë demokracinë dhe besojmë që nëpërmjet demokracisë, çdo individ, pa marrë parasysh etninë, do ta gëzojë lirinë dhe do ta ketë mundësinë për përparim
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Faqja 14 prej 18 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lëvizja VETËVENDOSJE!
    Nga vudi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 22-04-2011, 15:55
  2. Levizja Studentore 8-12 Dhjetor
    Nga MaDaBeR në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-12-2008, 02:31
  3. Vlerësimi për Luftën Nacional Çlirimtare Shqiptare
    Nga Kryeplaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 05-11-2007, 20:10
  4. LËVIZJA EKUMENIKE ("Që të gjithë të jenë një")
    Nga Shpresmiri në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 29-03-2004, 17:05
  5. Koha dhe Levizja
    Nga Hyllien në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 02-02-2004, 17:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •