Close
Faqja 10 prej 18 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 174
  1. #91
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Nuk Dalim Në Zgjedhjet Për Të Votuar Shërbtor Të Huaj

    Do të dalim të gjithë në zgjedhje pas zgjedhjes së drejtë të çështjes shqiptare!



    Duke i marr parasysh edhe të gjitha përpjekjet e më parme për çlirimin e bashkimin e vendit mund të thuhet se që nga pranvera e vitit 1981 në trojet shqiptare nën sundimin e ish republikave jugosllave, lufta po vazhdon edhe sot të zhvillohet si një procese në kontiunitet në tri fronte .



    Kjo është Lufta e Lëvizjes për Pavarësinë e Kosovës (LPKT) së tërësishme që sot po zhvillohet nën drejtimin politik të Lëvizjes Vetëvendosje për çlirimin e vendit nga armiqtë sllav të mbështetur nga aleatët e tyre tëvjetër dhe veglat e tyre.



    Në anën e armiqve sllav që ishin të fuqishëm ekonomikisht dhe ushtarakisht, përveç reaksioni ndërkombëtar u gjet edhe vargu gjarpëror i kolonës së pestë të bastardëve tradhtar dhe padituria e masave për të e lexuar me kohë mashtrimin e tradhtinë. Ndërsa në anën e luftëtarëve të lirisë ishte vetëm e drejta dhe vendosmëria e tyre që të e qojnë atë në vend pa pyetur për çmimin.



    Në 26 vitet e kaluara të një lufte intensive në të gjitha frontet Lëvizja për Pavarësinë e Kosovës ia arriti të zhduk nga harta gjeopolitike Jugosllavinë - shtetin më të madh që kanë krijuar serbet ndonjëherë! Por, kjo rrugë nuk ishte gjithmonë e lehët sepse kohë pas kohe raporti i forcave pëson ndryshime kritike. Ky raport i disfavorshëm i forcave do të ishte shkak kryesor për lëkundjen e njerëzve të vetëdijshëm për gjendjen reale që shumë nga ata do ti thentë moralisht që të mos angazhohen ose të hjekun dorë nga rruga e luftës së lirisë! Ndërsa në kohën e fundit disa po kalojnë edhe në anën e kundërt të barrikadës!



    Ndërhyrja e Fuqive të vjetra të Evropës për të shpëtuar shtetin Serb që të detyrohet të kthehet në kufijtë e vet fillestar të Pashallëkut të Beogradit përmes të Konferencës së Rambujesë në 1999 shkaktoi një ndryshim kualitativ në radhët e LPK(t), sepse reaksioni ndërkombëtar ia arriti që përmes të korruptimit grupor të e inicion një të çarë brena kreut të Lëvizjes nga e cila një krah u nda dhe pranoi të hynë në shërbim të tyre.



    Si rezultat i kësaj pune destruktive te forcave konservative evropiane pro serbo-greke pas vitit 1999 e kemi krijimin e institucioneve provizore kolaboratore, të një pjese të Kosovës, në të cilat u kyçën një numër i konsiderueshëm i ish - luftërave të lirisë në mesi e të cilëve bëjnë pjese një numër i konsiderueshëm i ish të burgosurve politikë të spektrit të majte e të djathtë dhe të qendrës.



    Ky diferencim i brendshëm kombëtar sikur tani para këtyre zgjedhjeve të OSBE, që janë paralajmëruar për 17 nëntor 2007, ka arritur kulmin e vet sepse tani edhe ato grupe dhe individ që deri dje nuk pranonin të korruptoheshin dhe të kolaboronin me sundimin huaj, ose që ishin në lëkundje rreth kësaj, tani po i definojnë qëndrimet e veta përfundimisht.



    Nuk ka fjalë se është e dhimbshme që të shohësh ka thyhen moralisht dhe kah korruptohen për do poste provizore tërë ata njerëz që deri dje kaluan nëpër ferrin e terrorit shtetëror jugosllav, por është në favor të LPK(t) të shkarkohet nga këta njëzë të cilët defintivisht po zbulohen se në radhët e Lëvizjes janë kyçur me ambicie personale karrieriste e jo për idealet e shenjta të lirisë!



    Kjo po shihet edhe përmes atyre që me kohë u korruptuan qysh në Rambuje, nga ata që hynë ne koalicione me ato forca që kolaborornin edhe me Beogradin në të kaluarën edhe nga ata që herë hynin e herë dilnin nga parlamenti kukull si edhe nga ata që deri dje e mbështetnin Lëvizjen për Vetëvendosje dhe tani u bën aleate të atyre që Kushtetutat e Ligjet diskriminuese titiste po i zëvendëson me Kushtetuta e Ligje diskriminuese të Ahtisarit! Ata i sheh edhe mes atyre që bëjn koalicione edhe me djallin edhe mes atyre kandidatëve të pavarur që lufta për pushtet ua ka verbuar sytë e ballit dhe ua ka marr mend e shkreta!



    Vendi i ynë është para alternativës që ose të pranon që i copëtuar të hynë si koloni nën sundimin e ri të Perandorisë Globaliste të Bashkimit Euro(Rus) ose të vazhdon luftën për liri dhe për integrimin e vet të brendshëm, pa ose në aleancë me SHBA e BM!



    Si pas sjelljeve të një numri të politikanëve të harxhuar të gjeneratës së mesme një pjese e tyre që po marrin pjesë në farsën e zgjedhjeve të OSBE-së për të hyrë në institucionet kukulla të UNMK/BE ata kanë marr vendim të kolaoborojn me sundimin e huaj të rigjeneruar në Ballkan Perëndimor nën drejtimin e BE.



    Ndërsa gjenerata e re e cila pa integrim të brendshëm kombëtar nuk pranon kurfar �integrimi euro-atlantik� dhe gjitha ata që e mbështesin këtë parim po bashkohen rreth Adem Demaçit dhe Albin Kurit në Lëvizjen Vetëvendosje.



    Liria nuk mund të jetë gjysmë liri. Ajo ose është liri ose nuk është e liri! Prandaj Lëvizja për Pavarësinë e Kosovës së tërësishme kurrë nuk do të pajtohet me liri të pjesërishëme dhe kjo nënkupton lirinë dhe bashkimin e gjitha viseve etnike brenda kufijve të një shteti unik kombëtar. Vetëm një komb i lirë dhe i bashkuar mund të mban zgjedhje të lira për të vendosur pushtetin e vet në shtetin e vet!



    Do të dalim të gjithë në zgjedhje pas zgjedhjes së drejtë të çështjes shqiptare
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #92
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Pushteti Pa Mandatinn E Zgjedhësve

    ZGJEDHJET E ARDHESHME
    TË UNMIK-ut DO TË MBAHEN PA POPULLIN

    Mund të thuhet se gati të gjitha veprimet e faktorëve ndërkombëtar dhe kombëtar në Kosove kanë qen të justifikueshme në periudhën 3 vjeçare pas Konferencës së Rambujesë. Me këto tri vite kufizohej edhe mandatit i tyre legjitim i vendosur ne Rambuje në 1999!
    Me kalimin e këtyre 3 viteve duhej te mbahej referendumi me te ciline populli do të përcaktonte fatin e vet me vullnetin e vet, duke e përfshire edhe regjistrimin e popullsisë, përcaktimin për rregullimin e brendshëm shoqëror si dhe zgjedhja e udhëheqjes se vet legjitime.
    Nga ky moment de jure ka pushuar mandati i faktove ndërkombëtar dhe kombëtar, dhe pas vitit 2002 këta faktor kanë vepruar dhe po veprojnë pa ligjimitet.
    Në vitin 2002 institucionet ndërkombëtare, si ato civile edhe ato të uniformuara duhej të pushonin mandatin e vet dhe çdo kohë zgjatej e pranisë se tyre eventuale në Vendin ton duhej të kishte pëlqimin e faktorëve vendor si për numrin si për hapësirën, si për kohëzgjatjen e pranisë, si për kompetencat e tyre në Vendin ton!
    Nga viti 2002 Kosova nuk pat zgjedhje të lira, sepse nuk konsiderohen zgjedhje të lira ato që mbahen nën sundimin e huaj civil-ushtarak-policor dhe qe diktohen nga UNMIK e OSBE! Sikur që nuk konsiderohen negociata legjitime dhe as vendime legjitime ato që imponohen ne kushte të pranisë të huaj ushtarake-policore!
    Në fakt Populli nuk doli më asnjëherë në zgjedhje pas vitit 2002 as me 50% plus 1%, dhe kjo bëri që nga zgjedhjet në zgjedhje të përsëritet përqindja e njëjtë e votave sepse në votime dalin vetëm anëtarësia e partive politike pa popullin. Me që më Populli nuk del në këso zgjedhjesh ato më me nuk janë demokratike por partiake! Rrjedhimisht ato më nuk e kanë mandatin e popullit, dhe kjo bën që ato nuk janë legjitime as kompetente të marrin as një vendim në emër të popullit dhe as të e përfaqësojnë atë !
    Pra, nga viti 2002 Kosova sundohet faktikisht nga një pushtet i dhunshëm ilegal. Kjo është gjendja faktike e juridike e tanishëm, pavarësisht se formalisht është nxjerrur një Kornizë Kushtetuese (të bazuar në Kornizën Evropiane për Pakicat Kombëtare) dhe se nga UNMIK-u janë emëruar të gjithë shefat e institucioneve, filluar nga Presidenti e deri te zv. Komisari i SHPK (kryesish anëtarë të ish LKJ).
    Vet fakti se pa e dhanë pëlqimin e vet vetë PSP të OKB, as kush nuk mund të e fillon mandatin, dhe se ai mund të shkarkon secilin udhëheqës vendor, këto janë emërime e jo zgjedhje. Kjo mendohej të trashëgohej edhe në Planin famëkeq të Ahtisarit me anën e të cilit u bë një përpjekje për të iu mohuar Popullit Shqiptar në ish RSFJ dhe në tersi e drejta legjitime në vetëvendosje dhe për të ju imponuar një zgjedhje e dhunshme e cila synon falsifikimin e identiteti kombëtar Shqiptar të Kosovës dhe ti imponohet një identitet i falsifikuar me qëllim të shpronësimit të ti nga territoret e veta etnike !
    Kompetencat e pa kufishme autokratike të PSP të OKB i bën të gjitha zgjedhjet një farsë dekorative të demokracisë formale. Në realitet institucionet vendore nuk janë as gjë më tepër se shërbime vendore të sundimit të huaj. Këtë e argumenton edhe fakti se AKM keqëqeverisë me pronën e Kosovës deri ne shkatërrimin e ekonomisë kombëtare duke e rrënuar edhe gjendjen sociale deri ne mjerim, pa u penguar fare kjo nga institucionet vendore. Nën sundimin autokratik të UNMIK-ut me paramendim dhe sistematikisht u pengua veprimi i institucioneve vendore në ter hapësirën e Kosovës dhe u legalizua veprimi paralel i organeve të një shteti armik (Serb) brenda territorit të Kosovës me qëllim që armiqësitë mes shqiptarëve dhe serbëve të nxiten edhe me tutje, për të e arsyetuar pranin e vet në Kosovë sa ma gjatë . UNMIK-u nga njëra anë lejoi veprime anarkiste dhe nga ana tjetër e paralizoi jetën normale për shqiptarët me qëllim qe te popullata të nxitë urrejtje ndaj institucioneve vendore duke prezantuar ato si të pa afta për qeverisje edhe para opinionit të brendshëm edhe ati të jashtëm.
    Për 8 vite rresht institucionet vendore ku murrën pjese edhe Partitë e pozitës edhe të opozitës nuk ishin në gjendje të e organizojnë edhe një veprim i zakonshëm si është regjistrimi i popullsisë, as organizimi i administratës më të thjeshtë për dokumentet e mërgimtarve, e as të bëjnë as një hap përpara në zhvillimin ekonomik. Përkundrazi! Këto Parti Politike që janë prezentë në Parlament e kanë zhgënjye Popullin e Kosovës dhe ato nuk kanë pse të organizojnë dhe as të marrin pjesë në kurfar zgjedhjesh më. Po të sundonin ligjet e drejtësie në Kosovë këtyre Partive Politike do të duhej të ndalohej veprimi dhe të ndiqen penalisht për dëmin qe i kanë sjellë këti Populli e këti Vendi! Por, kjo do të vazhdoi kështu derisa të sundojnë ligjet diskriminuese në Vendin ton!
    Megjithatë në mjetet e informimit të tyre e dëgjuam edhe një deklaratë të tillë për zgjedhjet e ardhshme nga njeri nga liderët e një Partie. Para do kohe, në pyetjen e një gazetari se: "....qka nëse në zgjedhje dalin për të votuar më pak se 50% të moshës madhore..." Ai u përgjigj se "...është e drejtë demokratike e votuesve të dalin apo të mos dalin në votime, por zgjedhjet do të jenë legjitime sipas numrit të atyre që marrin pjesë në to..."! Pra, duhet pritur se në zgjedhjet e tilla do të mbahen pa popullin dhe se në to do të dalin një pjesë e anëtarësisë së Partive Politike. Se përqindja fare nuk do të ndryshoi nga zgjedhjet e kalaura. Kjo do të thotë se skena politike do të ripërsëritet dhe se sundimi i huaj do të e vazhdon pushtetin edhe me tutje përmes të këtyre njerëzve të korruptuar nga skena e jashtme dhe e brendshme, nëse këtë e lejon më tutje ky Popull! E këtë më ky Popull nuk do të e duron!
    Populli kërkon së pari të organizohet referendumi mbi shprehjen e vullnetit të vet, zgjedhja definitive e statusit ndërkombëtar, regjistrimin e popullsisë, organizimi i një referendumi mbi përcaktimin për rregullimin e ardhshëm shoqëror, organizimi dhe armatosja me arme më moderne e TMK, organizimi i Forcave te Sigurisë se Brendshme Kombëtare (FSBK) dhe pastaj mund të organizohen zgjedhjet e lira në siguri të brendshme e të jashtme, nga te cilat do të dalin institucione të mirëfillta legjitime, jashtë çfarëdo diktati të huaj! Nëse veprohet si deri me tani nën diktatin e UNMIK-ut dhe të OSBE-së, serish do të krijohen institucione marioneta të cilat në të ardhmen e afërt mund të përfundojnë si ka përfunduar pushteti i Çausheskut!
    Prandaj apeloj te të gjitha forcat progresive si brenda si jashtë skenës politike Shqiptare që të mos e ndërmarrin as një veprim që mund të sjell një epilog të tillë të planifikuar deri në detale nga qendrat antishqiptare! Liderëve nuk do të ju ndihmon asgjë mbështetja e jashtme nëse e humbin besimin te populli i vet!
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #93
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Albin Kurti: Hashim Thaci do te behet kryeminister qe te nenshkruaj marreveshjen me Serbine

    Lideri i Vetvendosjes Albin Kurti akuzon direkt kryetarin e PDK, Hashim Thaci se ne kembim te postit te kryeministrit do fale pavarsine e Kosoves.

    Ne nje interviste dhene gazetes Shqip, Kurti shprehet se: Zgjedhjet po organizohen pikërisht për të bërë një koalicion të tillë të fuqishëm qeveritar, sepse përveç se e kanë Grupin Negociator, janë të interesuar për një qeveri të fortë që do të ketë më shumë legjitimitet formal për të nënshkruar marrëveshjen e ardhshme me Serbinë. Nuk janë të kënaqur me koalicionin aktual për shkak se po të dojë LDD-ja e Nexhat Dacit, do të mund t‘ia hiqte votëbesimin qeverisë së tanishme, dhe nuk janë të kënaqur me Agim Çekun, pasi që ai nuk është i fuqishëm në partinë e tij në AAK, ku realisht është vetëm një anëtar i thjeshtë. Prandaj e duan një koalicion LDK-PDK. Për t‘i ndihmuar kësaj është edhe dëshira e zjarrtë e Hashim Thaçit, që me çdo kusht të bëhet Kryeministër dhe ai e ka këtë dëshirë të kahmotshme, me gjasë sepse kur ishte Kryeministër në qeverinë e përkohshme të Kosovës në vitin 1999, qëndroi shumë shkurt dhe siç thotë populli, i ka mbetur ëmbël puna e Kryeministrit. Por faktorët e ndryshëm ndërkombëtarë do t‘ia shfrytëzojnë këtë dëshirë të zjarrtë të Hashim Thaçit për të marrë garancinë që ai do të jetë bashkëpunues në negociatat e mëtutjeshme me Serbinë e që do të duhet të kurorëzohen me një marrëveshje me të. Prandaj nuk mundet Hashim Thaçi edhe të bëhet Kryeministër edhe të refuzojë marrëveshjen me Serbinë. Këto të dyja shkojnë në paketë: kanë shkuar në paketë në kohën e Rambujesë, kur Thaçi e ka pranuar autonominë e Kosovës nën Serbi dhe çmilitarizimin e UÇK-së dhe atëherë e bënë Kryeministër, do të shkojnë në paketë edhe tash. Kështu që tani po e përsërisin të njëjtin model: kur është bërë njëherë suksesshëm (për ta) pse të mos e provojnë prapë? Ndërkohë, është Hashim Thaçi ai që po ua plotëson dëshirat faktorëve ndërkombëtarë, ndërkaq ata po ja menaxhojnë atij dëshirën duke ia lënë të paplotësuar. Nuk duhet të harrohet edhe ky fakt se qendra e numërimit të votave në Prishtinë do të jetë në duart e ndërkombëtareve dhe ajo do të jetë kuzhina ku do të gatuhet koalicioni i ardhshëm.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #94
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Shpërtheu dhuna shtetërore e Maqedonisë
    Friday, 09 November 2007
    Njësitet speciale të shtetit të Maqedonisë po e përsërisin dhunën kundër civilëve shqiptar në Brodec dhe Shipkovicë të Tetovës. Kjo tregon se lufta e vitit 2001 nuk ka mbaruar. Sipas mediave ndërmarrja policore ka për qëllim arrestimin e Lirim Jakupit, ish pjestarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i arratisur tash së fundi nga burgu i Dubravës ku mbahej i akuzuar për terrorizëm. Arrestimet e ish pjesëtarëve të UÇK-së në Shkup tregon qartazi se policia e maqedonisë nuk është duke e ndjekur vetëm Lirimin.

    Njësitet speciale të policisë kanë përdorur automjetet e blinduara, helikopterët dhe tankset në sulmin e sotëm. Në këtë aksion janë vrarë së paku 8 civil shqiptarë. Ky nuk është aksion i thjeshtë policor por dhunë e orkestruar nga shteti maqedon kundër shqiptarëve atje. Gjatë kryerjes së detyrave policia e Maqedonisë kanë granatuar nga larg fshatin Brodec. Granatimet e tilla tashmë i kemi parë disa herë në trevat shqiptare, dhe ua dijmë qëllimin e mirëfilltë – ato janë përdorur dhe përdoren për spastrim etnik të territorit.

    Shteti i Maqedonisë, dhe pushtetarët në të, janë të vetëdijshëm se shqiptarët në Maqedoni kanë shumë arsye për të qenë të pakënaqur. Njëkohësisht ata janë të vetëdijshëm se kjo pakënaqësi domosdo rezulton në organizim popullor për jetësimin e lirisë dhe mirëqenies së shumëkërkuar dhe shumëpritur. Obstruksionet e vazhdueshme të shtetit maqedon ndaj Marrëveshjes së Ohrit (e cila edhe ashtu s'ofron drejtësi e barazi për shqiptarët) kanë kulmuar me aksionin e sotëm që dëshmon se shteti i Maqedonisë i konsideron shqiptarët një problem, e të cilin ajo synon ta zgjidhë me dhunë. Prandaj ky aksion policor – për ta pamundësuar këtë organizim. Në luftë përparësi ka ai që sulmon i pari. Kështu policia e Maqedonisë po synon ta merr primatin atje.

    Prandaj është e natyrshme që shqiptarët e Maqedonisë të organizohen dhe mobilizohen. Historia na e ka dëshmuar se organizimi dhe mobilizimi kundër një pushteti të dhunshëm janë mënyra e vetme e shpëtimit të qenies sonë njerëzore. E ky qartazi është pushtet i dhunshëm.

    Përderisa në Kosovë opinionit publik i është orientuar përqendrimi kah farsa zgjedhore pak kilometra, larg kufirit një shtet tjetër po ushtron dhunë kundër shqiptarëve. Është kjo dhunë që duhet të dënohet ashpër, e jo të kërkohet, siç po bëjnë disa kinsepolitikanë, nga shqiptarët atje të qëndrojnë të qetë. Ata ishin të qetë deri sa nuk intervenoi policia me helikopterë dhe tanke. Shqiptarët në Shipkovicë dhe Brodec ishin duke qëndruar në shtëpitë e tyre, duke e shikuar punën e tyre. Është shteti maqedon ai që e prishi qetësinë duke vrarë civilë dhe duke granatuar fshatin. Ky shtet duhet të jep përgjegjësi për dhunën e orkestruar.

    Lëvizja VETËVENDOSJE! e dënon pikërisht këtë dhunë nga sistemi politik, siç e dënon secilën dhunë shtetërore të ushtruar ndaj çdokujt. Dhe, nuk konsiderojmë se shqiptarët duhen të zbrapsen dhe të durojnë. Ata janë në tokat e tyre dhe aty duhet të mbesin. Kjo qartazi kërkon organizim. Atë edhe duhet ta bëjmë. Të gjithë për secilin.

    Njëkohësisht ngushëllojmë familjet e viktimave, duke u thënë se humbja e familjarëve të tyre nuk duhet të shkojë e pandëshkuar. Ajo nuk do të shkojë e pandëshkuar.

    Lëvizja VETËVENDOSJE
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #95
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Zgjatet arresti shtëpiak edhe për dy muaj të tjerë. Seanca e ardhshme me 15 nëntor.
    Shkruar nga Albin Kurti
    Friday, 09 November 2007
    Sot paradite, në ora 11:10, e mora lajmin nga korrieri i Gjykatës së Qarkut të Prishtinës se më është vazhduar arresti shtëpiak edhe për dy muaj të tjerë (deri më 11 janar 2008). Data e seancës së ardhshme ishte caktuar për të enjten më 15 nëntor 2007. Kjo do të thonë se më kanë informuar vetëm gjashtë ditë përpara ndonëse edhe ligji i tyre thotë se është dashur që të njoftohem së paku tetë ditë para seancës. Për më keq se kaq, as që më sollën thirrje zyrtare për seancën e ardhshme. 15 nëntori përmendej vetëm në vendimin për zgjatjen e arrestit shtëpiak.

    Të gjitha këto i bëri gjykatësi i UNMIK-ut Maurizio Salustro. Ai dy herë, qysh në fillim, e pat ndërprerë fjalimin tim më 19 shtator 2007. Më pas e ndërpreu edhe seancën dhe e zbrazi sallën, vetëm dhe vetëm që të mos më dëgjojë mua publiku. Liria e shprehjes vlen vetëm kur iu konvenon kuptimi i shprehjes ose kur nuk ka publik.

    Salustro ka vendosur që prapë të ma caktojë seancën gjyqësore menjëherë pas vazhdimit të arrestit shtëpiak (meqë arresti aktual do të skadonte më 11 nëntor). Njësoj sikur herën e kaluar (kur arresti paraprak skadonte më 11 shtator). Përderisa kur më arrestuan më 10 shkurt pretekst i kishin kinse hetimet, dhe pritjen e ditës së gjykimit, tash gjyakata qartazi po e shpërfaq se pikërisht arresti (në burg apo shtëpiak) dhe izolimi janë qëllimet e vërteta të kësaj farse. Tash për tash dëshirojnë të më mbajnë të mbyllur dhe izoluar. Gjykimin e montuar po e ruajnë për më vonë.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #96
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Kumtesë për media
    Saturday, 10 November 2007
    Rritet numri i organizatave që i bashkohen Këshillit Organizativ të Protestave kundër burgosjes së Albin Kurtit

    Në kuadër të aktivitetit të përbashkët të organizatave të cilat kanë themeluar Këshillin Organizativ të Protestave për lirimin e Albin Kurtit, tash së fundi kësaj nisme iu bashkëngjit edhe Rrjeti Rinor i Kosovës.

    Burgosja politike e Albin Kurtit është tregues i qartë i mohimit të të drejtave më elementare njerëzore e qytetare që vjen si rrjedhojë e mungesës së lirisë sonë kolektive e cila e ka emrin vetëvendosje. Atëherë kur një popull nuk gëzon këtë të drejtë, ata që luftojnë për liri, arrestohen e burgosen, siç po ndodh me Albin Kurtin. Këshilli Organizativ i Protestave është nismë e hapur për të gjithë organizatat që duan ta konkretizojnë kontributin e tyre në drejtim të lirimit të Albinit. Kjo nismë është duke u shndërruar në një front të gjerë organizatash që synojnë këtë qëllim.

    Këshilli Organizativ i Protestave kundër burgosjes së Albin Kurtit
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #97
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Tubim me studentët pejanë
    Monday, 12 November 2007
    Edhe sot vazhdoi fushata antizgjedhore e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për demaskimin e mashtrimeve dhe gënjeshtrave që partitë politike po ia servojnë popullit të pambrojtur nga propaganda e regjimit. Në një tubim me studentët nga Universiteti i Vizionit Evropian në Pejë, aktivistët e Lëvizjes prezantuan konceptin politik për referendum dhe vetëvendosje. Glauk Konjufca foli për arkitekturën e sistemit antidemokratik të UNMIK-ut dhe kundër iluzionit të demokracisë që është krijuar nëpërmjet IPVQ-ve dhe zgjedhjeve. Ka një korespondim të plotë ndërmjet përmbajtjes antidemokratike të regjimit politik dhe natyrës së proceseve negative në të cilat është katandisur Kosova prej politikanëve servil të Grupit të Unitetit, tha ai. UNMIK-u kontrollon institucionet tona politike, kurse popullin e thërrasin vetëm sa për t’i legjitimuar këto institucione të padrejta nëpërmjet zgjedhjeve. Këto zgjedhje janë zgjedhje për parti politike, për interesat e udhëheqësive të tyre të ngushta, për liderët e tyre të cilët kanë përfitime astronomike personale nëpërmjet keqpërdorimeve të fondeve tona dhe manipulimit të djersës së popullit. Kurse atdheut tonë i duhet një referendum për liri, në të cilin populli ta përcaktonte statusin politik të Kosovës.

    Studentët pejanë shprehën zhgënjimin e tyre ndaj partive politike të cilat interesohen për ta një herë në katër vjet, vijnë aty për t’ua marrë votën, japin premtime, dhe nuk realizojnë asgjë, ashtu siç ka ndodhur me të gjitha fushatat zgjedhore deri më sot. Ata ishin të shqetësuar tejmase me strategjinë servile të Grupit të Unitetit për ta futur Kosovën në negociata me Serbinë. Shumica e studentëve fajësuan Grupin e Unitetit për qorrsokakun politik dhe krizën ekonomike në të cilën është zhytur Kosova. Ata shprehën edhe bindjen e tyre se në Kosovë po krijohet një klimë e vaforshme shoqërore dhe politike për demonstrata masive, prandaj ishin shumë të interesuar për hollësitë e organizimit të demonstratave të ardhshme gjitëpopullore për liri dhe vetëvendosje. Aktivistët Dardan Molliqaj, Ilir Ferizaj dhe Glauk Konjufca iu përgjigjën këtij interesimi.

    Lëvizja VETËVENDOSJE
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #98
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Aksion simbolik në kuadër të fushatës kundër zgjedhjeve
    Monday, 12 November 2007
    Nesër, më 13.11.2007 duke filluar në orën 11:00 Lëvizja VETËVENDOSJE! organizon aksion simbolik, në kuadër të fushatës kundër zgjedhjeve të 17 nëntorit. Aksioni mbahet përpara Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

    Lëvizja VETËVENDOSJE
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  9. #99
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Vetëm njerëzit e lirë mund të negociojnë; të burgosurit s'mund të bëjnë kontrata. Liria jote dhe imja nuk mund të ndahen.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Citim Postuar më parë nga biligoa Lexo Postimin
    Sa herë që vjen koha e zgjedhjeve të “lira” e “demokratike”, pashmangshëm, të kujtohen zgjedhjet “institucionale” të “institucionalistëve” prej viteve të 90-ta e këtej. Sidomos, janë për t’u veçuar për të keq zgjedhjet e “lira” e “demokratike” të vitit 1998, kur digjej pjesa më e shëndoshë e trupit shqiptar, me të cilat zgjedhje i jepej një thikë pas shpine UÇK-së dhe luftës së drejtë të popullit shqiptar për liri e dinjitet kombëtar, luftës së drejtë SHQIPTARE, për ta bërë Shqipërinë – SHQIPËRI.
    UÇK.. domethone.. osht fjala per Ushtrin Çlirimtare te Kosovës.. osht fjala per ushtri me shtab e drejtori politike me Hashim Thaçin.. Ramush Haradinin.. ushtri per t'cillen Albin Kurti ish zodhanse..

    ushtri qe e pat edhe Jakup Krasniqin ne shtab.. i cilli.. ne perputhje me betimin e asaj ushtrije e pat paraqit qellimin per liri e bashkim t'Shqipnise..

    mos me u largu pej t'1998tes.. Bujar Dugolli e Albin Kurti ishin n'krye t'unionit t'pamvarun t'studentave t'universitetit t'Prishtinse..

    krejt kta ishin kuner majtjes se zgjedhjeve n'te 1998..

    mirpo.. edhe pak dite kan met kur nrrohet viti n'te 2008..

    Shqipnia ende osht e coptume.. Hashimi e Jakupi e shkelen betimin.. e dorzun armatimin.. e tash jon me perkatesi kombetare PyDyKy.. Dugolli me qiteli e me fakultet t'historise nuk osht rapsod a profesor.. po minister i tregtise.. me perkatsi kombetare niher per niher osht AAKy..

    n'te 2018.. Albin Kurti me Gafurr Adilin thrrasin me votu per partite e tyne..

    mos pritni deri n'te 2018 per me dal ne zgjedhje.. mundsia per nryshim osht tash.. ne zgjedhje t'17 nentorit..

    per shemull.. me kto zgjedhje muni me i nrru ata qe nuk kan punu per t'mire te popullit.. me kto zgjedhje muni me i nrru kryesuste e partive..

    per fund.. nese nuk muni me nderrmare veprim aq te lete sikur pjesmarrja ne zgjedhje.. ateher i jepni shej shkaut e anmiqve tjere se nuk jini t'organizum per me nderrmar veprime per lufte per vetmrojtje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga skipetar : 13-11-2007 më 04:35
    "Që t’i çqitësh këta . . . duhet t’u preç jo vetëm duart e kokën, po edhe këmbët e trupin." Fan Noli

Faqja 10 prej 18 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lëvizja VETËVENDOSJE!
    Nga vudi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 22-04-2011, 15:55
  2. Levizja Studentore 8-12 Dhjetor
    Nga MaDaBeR në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-12-2008, 02:31
  3. Vlerësimi për Luftën Nacional Çlirimtare Shqiptare
    Nga Kryeplaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 05-11-2007, 20:10
  4. LËVIZJA EKUMENIKE ("Që të gjithë të jenë një")
    Nga Shpresmiri në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 29-03-2004, 17:05
  5. Koha dhe Levizja
    Nga Hyllien në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 02-02-2004, 17:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •