Close
Faqja 8 prej 18 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 174
  1. #71
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-10-2007
    Postime
    19
    Pershendetje se pari!?
    Dua te futem direkt e ne teme dhe po ju pyes a eshte zgjidhja e duhur per Kosoven ajo qe ofron A. Kurti e shoke?!
    Apo duhet te tregohen te matur kosovaret e te tregojne durim, sepse cdo fitore e ka nje cmim.
    mendoj se i vetmi qe kishte nje zgjidhje dhe nje vizion per kosoven ishte IBRAHIM RUGOVA, tani nuk ju mbetet vecse te ndiqni udhen e tij.
    Urime te gjitheve me Kosoven e Pamvarur.

  2. #72
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671

    Sigurisht është zgjidhja e duhur. Dikujt ju ka mbushur koka me pallavra se këtu ka demokraci, se institucione.
    Këtu nuk ka asgjë përveç robërisë. Zgjedhjet mbahen për të mashtruar popullin. Ti e zgjedh atë që të ka vjedhur deri dje. E zgjedh për të të vjedhur përsëri. E zgjedh për të vazhduar tradhëtia e tyre ndaj Kosovës.
    Kot del në zgjedhje. Pushtetin e ka UNMIK-u. Dhe pikërisht pse pushtetin e ka UNMIK-u, organizohen zgjedhje për të krijuar përshtypje, se këtu paska shtet e institucione, kur në fakt asnjërën nuk e kemi. Këtu nuk as demokraci e liri, që janë themelet e një shoqërie të shëndoshë.
    Ibrahim Rugova ka ndjekur rrugën më të gabuar, që mund të ndjekë një lider populli. Zgjodhi rrugën e paqes, derisa ne vuanim nga kërbaçi i policisë serbe, ai thoshte "duroni". Të vidhte serbi gjithë lekët, të vidhte mallin e tregut, të lidhte kot, pa pasur faj, të rrihte thjesht nga dëshira, dhe Rugova përsëri thoshte "paqe" "durim". Kjo politikë nuk na solli askund. Siç e kemi parë nga e '90 e deri në '98 nuk ka pasur asnjë ndryshim të dukshëm. Kurse vetëm për dy vite pra '98 e '99, ndryshoi gjithçka, pikërisht për shkak se u bë lufta.
    Ibrahim Rugova me paratë e 3% shëtitej, nëpër Europë, Amerikë, duke bërë takime me politikanë të huaj sa për të çu noj gotë raki me meze, por gjendja në Kosovë mbetej e njëjtë: rrahje, persekutim, shkollim nëpër bodrume, vrasje, tortura etj.
    Lufta e UÇK-së, ndryshoi gjithçka, megjithëse edhe kjo dështoi pikërisht për shkak se propaganda e Rugovës kishte bërë që vulgu të urrente luftën, edhepse ajo ishte e domosdoshme, edhepse të imponohej. Sikur të mos ishte propaganda e Rugovës, atëherë populli shqiptar në Kosovë do të ishte luftarak ashtu siç ka qenë në kohëra më të hershme, dhe sigurisht se do t'a mposhtte Serbinë me trimëri, e jo duke i ftuar për ndihmë ndërkombëtarët të cilët tash luajnë me popullin ashtu siç iu teket.

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ma mir mos ishin ftue nderkombetaret thot alibubi .. se e kish clirue ai me 40 hajnat e drejtoris rognerit..

    adhahile o ali a kaq trim je a..

    po ai kryeanti-rugovi juj i pari iku neper han te elezit me mjekerr te rrume mos ta njifte populli.. sepse serbia e sllobos dhe vllau tyne..makedonia e gligorovit..ja hapen rrugen akademykut.. qos e ndersa poplli tuj vdek urije e per nji pik uj aty ne han elez ..
    ai iku.. ai qe donte luft.. sikur klyshat e tij kupo thaqat..

  4. #74
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    po ai kryeanti-rugovi juj i pari iku neper han te elezit me mjekerr te rrume mos ta njifte populli.. sepse serbia e sllobos dhe vllau tyne..makedonia e gligorovit..ja hapen rrugen akademykut.. qos e ndersa poplli tuj vdek urije e per nji pik uj aty ne han elez ..
    ai iku.. ai qe donte luft.. sikur klyshat e tij kupo thaqat..
    Tjetërkush ka ikë i veshun me dimija, si grue. Po e zunë e e banë hor.

  5. #75
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Citim Postuar më parë nga biligoa Lexo Postimin
    Ballina Lajmet Lajmet sipas kronologjisë Në mbrojtje të grevës dhe të arsimit Nëse duhet zgjedhur mes qyqarllëkut dhe dhunës, unë jam për këtë të dytën!

    Mahatma Ghandi

    Në mbrojtje të grevës dhe të arsimit
    Monday, 15 October 2007
    Po hyjmë në ditën e pestë të grevës së urisë të punëtorëve të arsimit. Dhe askush nuk po jep përgjegjësi për këtë. Edhe kërkesat më minimale dhe modeste të punëtorëve të arsimit po hasin në injorim të plotë nga instancat e pushtetit në Kosovë. Thuajse në grevë nuk janë qytetarët e Kosovës.

    Punëtorët e arsimit të cilët kanë hyrë në grevë kanë plotësisht të drejtë për ta bërë një gjë të tillë. Ata kanë plotësisht të drejtë edhe në kërkesat e tyre. Krejt çka po kërkojnë ata është të jenë të barabartë me të tjerët dhe të trajtohen njëjtë si të tjerët.A nuk kanë të drejtë edhe këta punëtorë të marrin rritje pagash prej 12%? Edhe kjo rritje minimale e cila është arritur me mund, me protesta dhe greva të njëpasnjëshme përgjatë viteve të pasluftës, atyre po u mohohet. Pagat u janë rritur vetëm atyre punëtorëve të arsimit të cilët janë drejpërsëdrejti të përfshirë në procesin e mësimdhënies. Natyrisht, arsimtarët dhe profesorët kanë më shumë ndikim për shkak se kanë kontakt të drejtpërdrejt me nxënësit dhe studentët. Pjesa tjetër (ana teknike) e sistemit arsimor po vazhdon të mbetet në harresë. Jo që edhe kësaj pjese së cilës i është dhënë rritja prej 12% u janë zgjidhur problemet. Ky 12% po përdoret për t’i përçarë punëtorët e arsimit. Ky synim duket se nuk është duke u plotësuar, pasi që në grevë janë duke marur pjesë edhe punëtorë paga e të cilëve është shtuar për 12%. Këta nuk po i lënë kolegët e tyre të vetëm.

    Sistemi arsimor është shtylla më e rëndësishme e zhvillimit të një shoqërie. Të gjithë teoretët pajtohen se investimi i vetëm afatgjatë ekonomik është investimi në sistemin arsimor. Pa një popullatë të arsimuar nuk do të kemi kurrë mirëqenie. Kjo është dëshmuar edhe në praktikë. Vendet si Irlanda dhe Malejzia kanë bërë bujë të madhe ekonomike për një kohë të shkurtë pikërisht për shkak se kanë investuar seriozisht në sistemet arsimore të vendit. Është pikërisht sistemi arsimor ai që vazhdon të shpërfillet në Kosovë. Asgjë e rastësishme: kolonizatorëve dhe kolaboracionistëve nuk u intereson të kemi sistem të mirë arsimor, për shkak se atyre u intereson të mbesim përherë të pazhvilluar.

    Investimi në sistemin arsimor domosdo që nuk sjell përfitime të menjëhershme. Prandaj shikuar nga këndvështrimi skajshmërisht ekonomik, ky lloj investimi mund të duket si i dëmshëm. Porse shoqëritë nuk investojnë përherë vetëm në gjëra profitabile. Ato investojnë edhe në aspekte strategjike të domosdoshme për zhvillimin dhe jetesën normale të shoqërisë. Frytet e këtij zhvillimi dhe normaliteti gëzohen pastaj nga gjeneratat që vijnë. Në sistemin arsimor të Kosovës UNMIK-u me IPVQ-të po mbjellin vetëm farat e së keqes të cilat do t’i korrim ne në të ardhmen dhe gjeneratat pas nesh. Kjo e keqe do të na vijë në formën e mungesës së zhvillimit ekonomik dhe në mungesën e përgatitjes profesionale që do të na shndërrojnë – neve shqiptarëve të Kosovës – në hamallë të përhershëm të Evropës.

    Asnjë nga politikanët e vendit nuk i kanë vizituar grevistët dhe as që kanë çarë kokën për kërkesat e tyre. Prandaj, qytetarët e Kosovës duhet t’i hapin sytë: dalja në zgjedhje nënkupton legjitimim të këtyre politikanëve dhe të të gjitha veprimeve të tyre që po na e shkatërrojnë jetën. Këta politikanë (të gjithë së bashku) jetojnë nga tatimet e qytetarëve. Pra, ata paguhen edhe nga tatimet që paguajnë këta punëtorë grevistë të arsimit. Kjo politikë dhe këta politikanë duhet të përmbysen. Përmbysja do t’ua merrte luksin e paligjshëm politikanëve dhe do t’ua shpërndante atë nevojtarëve. Kështu mbase do t’i fusnim politikanët në grevë urie. Le ta dijnë edhe ata se çka do të thotë të jesh i uritur.

    Lëvizja VETËVENDOSJE
    .............................
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #76
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    (Pa)varësia që (nuk) negociohet

    (Pa)varësia që (nuk) negociohet
    Shkruar nga Albin KURTI
    , 23 October 2007
    Image

    Pavarësia e Kosovës është e panegociueshme. Kështu vazhdojnë të (na) thonë negociatorët kosovar. Sepse, ata vazhdojnë të negociojnë. Më së shpeshti këtë e thonë në aeroportin e Prishtinës. Atëherë kur fluturojnë që të negociojnë ose kur aterojnë pas negocimit. Negocimit me Serbinë, natyrisht. Jo me bashkësinë ndërkombëtare. Bashkësinë ndërkombëtare e kanë në shtëpi. Atje ku ajo i sundon, sigurisht.

    Sa më gjatë që negociojnë aq më shpesh thonë se si nuk po negociojnë. Ata po e dinë që ne po e dimë. Ose, së paku, që do të duhej ta dinim tashmë. Fjalët e tyre janë e kundërta e veprave të tyre. Fjalët e tyre rriten sikurse veprat e tyre. Veçse në anën e kundërt. Ato janë e kundërta e realitetit. Dhe, tentativë për perceptim të kundërt tonin. Meqë interpretim të kundërt të tyre.

    Ndoshta po negociojnë për çështje teknike?! Oh, jo, kjo nuk pi ujë më. Askund dhe për askë. Ne e dimë që edhe ata po e dinë. Transporti, dokumentet, energjia, të pagjeturit. Jo vetëm që këto nuk janë çështje teknike. As që bëheshin negociata për këto gjëra. Atëbotë përgatiteshin negociatat. Që do të pasojnë e që pasuan. Krijohej ambienti për to. Çdo gjë po bëhej e negociueshme. Fshihej historia (edhe ashtu e suspenduar). Harrohej drejtësia (edhe ashtu e mohuar).

    Decentralizmi, trashëgimia kulturore, ekonomia, forcat e sigurisë. Po. Për këto u negociua. Nëse nuk e kemi parasysh rezultatin! Sepse, më parë mund të thuhet që u modifikua 'lehtas' plani i Serbisë. Ajo i kërkonte 21 zona të veçanta rreth manastireve ortodokse. I fitoi 45 sosh. I kërkonte 19 komuna serbe. I mori 11 të tilla. Ama, vetëm deri më tani këto. Decentralizimi është proces i vazhdueshëm. 5000 banorë me 75% minoritarë sajojnë menjëherë komuna të reja.

    Nuk pati asnjë fjalë për dëmet e luftës. Në vend të kësaj tash kemi borxhet. Jo borxhet e Serbisë ndaj Kosovës. Borxhet e Kosovës ndaj Serbisë. Kurse TMK-ja do të shpërbëhet. Jo, në fakt, do të shuhet. E patën korrigjuar këtë mandej (sic.). Mirëpo (do të thoshin ata). Parashihet njëfarë FSK-je. Edhe një kinse ushtri tjetër. Si bar qetësues për të pakënaqurit. Me 2.500 pjesëtarë të armatosur lehtë. Sërish më e dobët se policia. Se çfarëdo policie.

    Në fund, megjithatë u patën ekzaltuar politikanët 'tonë'. Rekomandimi shtesë i Ahtisaarit fliste për 'pavarësi të mbikëqyrur'. Një letër kjo e cila i ngjante aq shumë atij referendumit pas tri vjetëve. Të premtuar para më shumë se tetë vjetëve (nga Albright në Rambouillet).
    Si e dëgjuan fjalën pavarësi nuk dëgjuan më. E neve na shurdhuan. Aq u bënte që 'pavarësia e mbikëqyrur' është pavarësi e mbikëqyrësit. Pavarësi e misionit të BE-së që zëvendëson e trashëgon UNMIK-un. Madje kjo në variantin më të mirë të mundshëm. Në variantin teorik. Realisht, nga pavarësia e mbikëqyrësit duket se do ta kemi vetëm mbikëqyrësin. Pa pavarësi. Po, pra, mbikëqyrës mbi ne pa pavarësi për ne. Pavarësia e mbikëqyrur u bë mbikëqyrje pa pavarësi. Zaten, na u bë ajo që kishte qenë. Asgjë(ja e re).

    Përkundër krejt kësaj negociatorët kosovar kanë të drejtë. Pavarësia e Kosovës njëmend është e panegociueshme. Ajo as që është në tavolinën e negociatave ku ndodhen ata. Ajo as që ishte aty ndonjëherë. Po e negociojnë veçse (kon)federatën e ardhshme (asimetrike) me Serbinë. Po e negociojnë autonominë nën Serbi. Përshtatjen në robëri të re, nënshtrimin e ardhshëm. Fundja, Kosova me Serbinë veçse nën Serbi përfundon. Këta politikanë nuk duhet ndjekur. Rruga e tyre është tatëpjetë e faqes së humnerës. Le të rrokullisen atje pa neve.

    Prishtinë, 14 tetor 2007
    Albin Kurti
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #77
    Citim Postuar më parë nga kiniku Lexo Postimin
    Tentoj qe cdo here qe shkruaj te jem objektiv, t'i le emocionet anash. Une mbase kam rezerva ndaj UNMIK-ut dhe bashksise Nderkombtare, mirpo, realiteti flet ne favor te UNMIK-ut.

    Cdo kund ka njerez qe marrin rryshfet e te korruptuar, pra, ka edhe ne UNMIK. Mirpo, UNMIK-u e ka nje te mire qe njerezit e tille i denon, ne mos dic tjeter, te pakten i dergon ne shtepite e tyre. Ne anen tjeter, familjaret e politikanve tone zihet me nga 1 milion e gjysme Marka (vellau i Thaqit) e askush nuk pyet per origjinen e ketyre te hollave. Presidenca ka qene e korruptuar, tjeret ngritnin shtepia me parate e popullit.

    As mua nuk me pelqen fakti qe nje Danimarka p.sh vendos per jeten time, por, kur jam i bindur dhe e di se ky nga Danimarka eshte me i drejte se Shqiptaret, atehere, pse mos t'a them realitetin ketu??? Aq me ben nese preku ndjenjen tende patriotike apo te tjerve.

    Nje shembull; Me shume te holla kane dale nga buxheti i Kosoves (pra, parate e popullit) duke paguar qirate-renten per objektet e Ministrive te vendosura ne shtepi private tash e sa vite (pronaret e te cilve kane lidhje te ngushte familjare me politikanet tone) sesa te i ndertonin keto objekte nga themeli. Keto nuk i harxhon dhe menaxhon UNMIK-u, por, Shqipet. Kam me miliona shembuj te cilet tregojne se te huajt ma shume e kane dashur Kosoven sesa vete Shqipet.

    Kosova sipas te gjitha agjencioneve botrore te lajmeve quhet "vend i tenderve".

    Une te ftoj TY dhe te gjithe TJERET forumiste, te me tregoni mua dhe tjerve nje SHEMBULL, nje SFERE apo nje pune te mire qe kane bere shqipet qysh nga vitit 1999 e deri me tani.

    Pse pytje e nxehte? Te gjithe e njohim realitetin. Une vete kam qene ne Kosove edhe e di shume mire se cfare ka ndodhur, kush cka dhe sa ka bere. Mbase gjeneratat qe vijne mund te genjehet lehte nga 'memoaret' e heronjve, nga libra te ndryshem extrem te njeanshem, pa asnje grimce objektiviteti, etj etj.

    Intervenimin e NATO-s mund ta lidhim me interese te tyre, por, pamvarsisht nga motivi i tyre i fshehte apo i hapur, e verteta eshte se luften nuk do ta fitonim.
    kërkoj falje për vonesën,
    personalisht nuk i përkrahi as politikanët shqiptarë, nëse mund të thirrën të tillë, e aq më pak 'politikat' që i ngajnë kur janë në pushtet (e edhe kur nuk janë në pushtet).

    Mirëpo në hamendjën se çfarë rryme (politikeje) ti bashkangjitet nji kosovar, nuk duhet patjetër të jenë opcionet UN-MIKU(ë-hë..) dhe ndonjë parti politike shqiptare, ky mendim është pasojë e një keqedukimi politik mbarëkosovar. Është keq, që në numra të mdhaj t'rinjtë nuk tentojnë të kenë nisma për ndryshime pozitive, edhe nëse kanë, akuzohen që paraqitën në mënyrë aq banale si Vetëvendosja, meqë nuk kuptohët natyrshmëria e qenësisë së lëvizjeve të tilla.

    Mendoj, ne nuk duhet të kqyrim kah veriu e perëndimi mos rryma e Golfit na gjun ndonji peshk përtej maleve. Zgjidhja qëndron mjaft e thjeshtë, duhet të orientohemi në edukimin e të rinjve dhe gdhendjën e ideve mbi etikën nacionale, të mbahët shteti n'durt tona. E, kjo mundet mu mbrri veq nëse lojmë hapësinë për lëvizje politike t'pavaruna.

    Pastaj, fjali si 'të hujtë e dojnë Kosovën ma shumë se shqiptarët' duhët të menjanohën gjatë ksi soj diskutimesh, meqë është e kuptushme që çështja nuk qëndron kshtu. Ma përshtatshëm është të thuhet ' shqiptarët në pozitë për keqshfrytëzime nuk janë asgjë më shumë se shqipfolësa' - shtrohet në pyetje ndjenja kombëtare e të korruptuarve, jo dashuria e të huajve..për të huajt.

    Kurse, nuk i humbet aspak vlera që ka ndërhyrja ushtarake e NATO-s në Kosovë, përkundrazi ajo vlersohët lartë, me meritë. Unë theksova një fakt real, që pikërisht si pasojë e opinionit subjektiv të shqiptarëve, nuk mirret parasysh.

    Si dhe, nuk qëndron pezull pytja nëse ty 'të bën në rast se lëndon ndjenjën patriotike tonë', por 'a je ti patriot?'.

  8. #78
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Levizja Intelektuale Për Referendum

    Alarmante: ka shqiptar që do të votojë

    më 17 nëntor 2007 !!!

    Këta që po na kërkojnë votën sivjet, fare nuk e kanë hallin se Kosovën e kanë lënë, dhe po vazhdonjë ta lënë nën juridiksionin rirobërues të 1244-tërshit dhe të Pakos së Ahtisaarit, por e kanë hallin se si t’i mashtrojnë, edhe njëherë elektoratin, dhe t’i eliminojnë nga skena publike në Kosovë, të gjitha ata që e thonë të vërtetën për absurdin e këtyre zgjedhjeve.

    Disa faktet të cilat e argumentojnë konstatimin e sipërthënë:

    Fakti 1.

    Propozim gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Kosovës, apo Pakoja e rrezikshme e Ahtisaarit, decidivisht dhe filimisht, qysh nenin 1.1, te Dispozitat e përgjithshme, ka përcaktuar, parashikuar e sanksionuar, se : “Kosova do të jetë shoqëri shumetnike, e cila qeveriset në mënyrë demokratike, dhe me respektim të plotë të sundimit të ligjit, përmes institucioneve të veta legjislative,ekzekutive dhe gjyqësore. “ Çdo mendje analitike, pasi që e ka lexuar vëmendshëm, këtë farë pakoje të Ahtisaarit, e di se çka do të thotë formulimi dinak juridik “Kosova do të jetë shoqëri shumetnike..”. Më pak fjalë, ky formulim, për atë që ka sy të mendjes, e komplet shqisat tjera, qysh në fillim, e ka mohuar (a likuiduar juridikisht) nocionin shtet dhe komb shqiptar duke i zëvendësuar e zhbërë këto dy nocione me “nocionin” destruktiv magjik “shoqëri shumetnike “ Dhe, pastaj, frazat tjera juridike (qefinore) që vijnë pas këtij formulimi, të ndara me presë, janë mjete politiko-juridike për ta paraqitur si drejtësi, e për ta bërë të duket, demokratike e ligjore zhbërja e shtetit dhe e kombit shqiptar të Kosovës. Eee!, në këtë mënyrë Kosova qeveriset “me respektimin e plotë të sundimit të ligjit”! E në këtë mënyrë, dhe me këso ligjesh 1244-tërshore, është përcaktuar dhe miratuar të qeverisen (nga të huajt dhe puthadorët e tyre, politikanët dhe kandidatët e “kombit kosovar”) edhe zgjedhjet e “famshme” të 17 nëntorit 2007.

    Fakti 2.

    Në aneksin Dispozita Kushtetuse të Propozimit gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Kosovës, apo të pakos arkivolore ahtisariane për kombin e Kosovës, pikërisht në nenin 1.1, te Dispozita të përgjithshme është sanksionuar, si vijon: “ Kushtetuta e Kosovës do të jetë në gjitha dispozitat e saj në pajtim me këtë Marrëveshje dhe do të interpretohet në pajtim me këtë Marrëveshje;.. “ Gjithashtu Kushtetuta e Kosovës “Do të konfirmojë që Kosova është shoqëri shumetnik, që bazohet në barazinë e gjithë qytetarëve dhe në shkallën më të lartë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut të njohura ndërkombëtarisht “. Dhe ata të cilët po u dashka, që përmes ”kushtetutës së vet”, ta mohojnë veten, ta mohojnë indentitetin e vet shqiptar, në mënyrë që të jenë të barabartë me qytetarët tjerë, në botën tjetër, mu ata po u dashka që të dalin edhe në “zgjedhjet e lira” dhe “demokratike” të 17 nëntorit 2007, ngase vetëm kështu po e përmbushkan obligimin e vetë qytetar dhe kombëtar!

    Fakti 3.

    Ligji “themelor” i zbatueshëm në Kosovë, Rezoluta nr. 1244 e KSOKB-së, në nenin 11.e, edhe shqip ka sanksionuar, parashikuar e përcaktuar: ” një proces politik me qëllim të përcaktimit të statusit të ardhshëm të Kosovës, duke marrë parasysh marrëveshjet e Rambujesë (s/1999/648) ”

    Dihet çka ju dhuron Rambujeja shqiptarëve të Kosovës-rikthimin e sovranitetit të pushtuesit, pra, asgjë tjetër pos ” një autonomie dhe vetëqeverisjeje përmbajtësore në Kosovë deri në zgjidhjen përfundimtare, duke marrë tërësisht parasysh aneksin 2 dhe marrëveshjet e Rambujesë (S/199/648)”

    Fakti 4

    Deklarata e Nju Jorkut e 28 shtatorit 2007 (e pranuar edhe nga “Ekipi Negociator i Kosovës”) vetëm se e ka zbatuar dhe riçimentuar Rezolutën nr. 1244 të KSOKB-së, për ” zgjidhjen”, përsëri kalimtare, të çështjes së Kosovës.

    Fakti 5

    Në planin prej 14 pikësh të treshes ndërkombëtare, lidhjet specifike (federative e më pak) janë caktuar në “parimin”, pikën 1, ku është shkruar si vijon:

    1.”Prishtina dhe Beogradi do të përqëndrohennë zhvillimin e marrëdhënieve

    specifike reciproke, të cilat janë krijuar në bazë të përmasave të tyre

    historike, kulturore dhe njerëzore;” !!!

    ……

    9. Prishtina dhe Beogradi do të bashkëpunojnë në fusha, të cilat janë me rëndësi:

    b) Mbrojtjen e pakicave;

    c) Mbrojtjen e trashgimisë kulturore;

    g) Sektorin banker;

    f) Lëvizjen e lirë të njerëzve;

    i) Mbrojtjen e ambientit;

    j) Shëndetësi publike dhe përparim social;

    k) Lufta kundër krimit, veçanërisht në fushën e terrorizmit, tregtisë me armë,

    me drogë dhe me njerëz, si dhe në fushën e krimit të organizuar;

    l) Bashkëpunimi midis komunave dhe drejtorateve të njerës dhe palës

    tjetrër;”

    Pra, këtu shihet se “mardhëniet specifike reciproke” mes Prishtinës dhe Beogradit (lexo: Republikës së sebisë dhe Kosovës), nuk mbesin vetëm në nivele federative e komunale, por faktikisht, pushteti i Republikës së Serbisë, është projektuar të jetë, deri në nivele “drejtorateve të njerës dhe palës tjetrër;”, siç është shkruar në “parimin” apo pikën 9 nën l.

    Fakti 6

    “Traktati i Miqësisë me Serbinë” i “Ekipit Negociator” “të Kosovës”, ka shkruar: “Kosova dhe Serbia tanimë ndajnë lidhje të thella, të bazuara në histori, ekonomi, kulturë, dhe etnicitet” Shihet se nga “Ekipit Negociator” është pranuar dhe pasuruar sinqerisht “parimi” apo neni 1 i treshes ndërkombëtare. Shihet, gjithashtu, se ky “Traktati i Miqësisë me Serbinë, është shkruar, “me keqardhje ndaj periudhave të konfliktit dhe luftës që na ka ndarë në veçanti ngjarjet që kanë të bëjnë me kolapsin e dhunshëm të të jugosllavisë në vitet e nëntëdhjeta”, për të vazhduar pastaj me “ne po ashtu duhet të bashkëpunojmë në përpjekjet për të ndërtuar dhe reformuar ekonomitë tona, përfshirë zhvillimin e infrastrukturës fizike dhe institucionet...” Faktikisht, me këtë “Traktat të Miqësisë me Serbinë”, “Ekipit Negociator” “i Kosovës”, indirekt e diplomatikisht, i kërkon falje Republikës së Serbisë “ndaj periudhave rë konfliktit” a “historiesë tragjike të kohëve të fundit ”, që i kanë ndarë ata nga Serbia, ndaj edhe kanë shkruar: “ ne kërkojmë pajtim të plotë dhe normalizim të marrëdhënieve ndërmjet popujve tanë ” Por a mund të bëhet “normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet të popujve tanë”, kur në lidhjen e ardhshme të Kosovës me Republikën e Srebisë apo në “zhvillimin e marrëdhënievespecifike reciproke” me te, Republika e Serbisë dhe “Ekipi Negociator i Kosovës” do të kenë kompetenca si në pikën si 9 k, dhe do të vazhdojnë t’i klasifikojnë si ”krime lufte dhe terrorizëm” të gjitha veprimtaritë (çlirimtare) për shkëputje të plotë nga Republika e Serbisë?!

    Po të ishte “Ekipi Negociator” për shkëputje të plotë nga Republika e Serbisë, kaherë do t’a projektonte dhe realizonte REFERENDUMIN, si instrumentin më demokratik për VETËVENDOSJE të popullit të Kosovës. Problemi është se politika udhëheqëse e IPVQ-ve, të cilën e ka monopolizuar “Ekipi Negociator”, i famshmi “i Kosovës”, i cili nuk lejon që populli të vendos vet për fatin e tij, por do që ai me të huajt, të vendosin për popullin, prandaj edhe e dënojnë dhe mundohen ta “likuidojnë” VETËVENDOSJEN, si KONCEPT dhe si PRAKTIKË. Prandaj, i rrahin, i censurojnë dhe i vrasin edhe aktivistët e devotshëm të VETËVSNDOSJES. Prandaj, e mbajnë të ngujuar në shtëpinë e vet edhe luanin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, të devotshmin, Albin Kurtin.

    Momentalisht, përmes censurës së egër nëpër mjetet e informimit në Kosovë po na “mbyllin edhe gojën” neve që jemi kundër votimit në këto zgjedhje. Prandaj, na ndalohet edhe antifushta jonë kundër mbetjes së popullit ende nën Serbi e UNMIK.

    Kush voton në zgjedhjet e 17 marsit 2007 i voton ata që de fakto dhe de jure, pranojnë e ropranojnë, direkt e indirekt: Marrëveshjen e Rambujesë, Rezolutën nr. 1244 të KSOKB-së, Pakon e Ahtisaarit, Deklaratëne e Nju Jorkut, 14 pikat e treshes ndërkombëtare (aktuale),

    “Traktati e Miqësisë me Serbinë” të “Ekipit Negociator” “të Kosovës” etj.

    Ndërsa, kush nuk voton tani i rezervon vetes, kombit shqiptar dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, të drejtën e votimit për REFERENDUM. E pastaj, përmes REFERENDUMIT kombi shqiptar i Kosovës, dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, kanë mundësi ta heqin nga qafa Republikën e Serbisë dhe të gjitha këto paçavure legjislacionesh e dokumentesh, që në instancë të fundit, autorë të vërtetë kanë Republikën e Serbisë, edhe pse rishkruhen e zbatohen (implementohen) përmes UNMIK-ut, disa shërbëtoreve shqiptarë e ca qarqeve ndërkombëtare.

    Vota për, e në REFERENDUM shpreh qenien dhe përcaktimin tënd të vërtetë.

    Nëse do të votosh për rirobërimin tënd, atëherë voto për, e në 17 nëntor 2007!

    Nëse do të votosh për lirinë dhe fatbardhësinë tënde, mos voto më 17 nëntor 2007, por ruaje votën tënde për REFERENDUM, dhe voto pastaj në REFERENDUM, për ardhmërinë tënde, në Kosovën e lirë.

    21-26/10/2007 Trepçë-Prishtinë Për LIR-in

    Koordinatori: Rexhep Ahmeti

  9. #79
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Zgjedhjet Në Kosovë, Opium Për Popullin

    Zgjedhjet në kornizë 12 me 44 !

    ZGJEDHJET NË KOSOVË, OPIUM PËR POPULLIN

    Shkruan: Ahmet QERIQI

    Prishtinë, 26. 10. 2007

    Tashmë ka filluar fushata e partive politike të vendit tonë për zgjedhjet e përgjithshme dhe ato vendore, të cilat pritet të mbahen më 17 nëntor. Mbajtja e zgjedhjeve në një vend pa status të definuar, pa kushtetutë dhe pa institucione të mirëfillta, ka një domethënie tjetër nga zgjedhjet e vërteta, legale dhe legjitime, të cilat mbahen në vendet demokratike të botës, në kushte dhe rrethana ku mbisundon ligji, drejtësia dhe konkurrenca mbi principe të lojalitetit e të bashkëpunimit.

    Në vitet e pasluftës, të vetmin segment të cilin e kanë mbështetur fuqishëm dhe vazhdimisht e kanë lavdëruar diplomatët dhe politikanët e huaj në vendin tonë ka qenë procesi zgjedhor, zgjedhjet, mbajtja, organizimi dhe mbarëvajtja e tyre. Prej zgjedhjeve të para, të cilat u mbajtën në fund të vitit të parë pas mbarimit të luftës e deri tani, zgjedhjet në vendin tonë janë cilësuar si të lira, demokratike, të rregullta, të pranueshme, të mirëfillta e kështu me radhë. Nuk ka segment tjetër të jetës sonë kombëtare, politike, sociale apo institucionale, të mos jetë kritikuar nga drejtuesit e UNMIK-ut, të OSBE-së apo të mekanizmave të tjerë ndërkombëtarë të instaluar në vendin tonë.

    Interesimi kaq i madh i të huajve për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Kosovë nuk është shqyrtuar sa duhet as nga analistët dhe as nga kritikët e administratës ndërkombëtare. Mendoj se diplomatët e huaj, me qëllime të caktuara dhe perfide kanë mbështetur zgjedhjet, edhe pse pa pjesëmarrje masive të qytetarëve, me të vetmin qëllim, që puna dhe angazhimi i tyre të cilësohet si meritor dhe vëmendja e qytetarëve të orientohet në përfitimet dhe favoret që sjellin zgjedhjet, e jo te problemet e mprehta politike e sociale, të cilat kanë mbetur të njëjta dhe janë thelluar me kriza, sidomos pas zgjedhjeve.

    Sesa kanë përfituar politikanët tanë me familjet e tyre të ngushta dhe të gjera në zgjedhje, kemi pasur rast të shohim dhe të bindemi, jo vetëm njëherë. Por a ka fituar diçka të mirë nga zgjedhjet atdheu ynë shumë i përgjakur e krejt i shkatërruar dikur dhe shumë i varfëruar sot?
    Se sa dhe çka ka fituar këto janë gjëra që shihen dhe që fare lehtë mund të faktohen.

    Nga zgjedhjet e deritanishme kanë fituar dhe kanë përfituar ata që ndodhen në krye të piramidave të partive politike dhe të institucioneve, aty ku ndahet fitimi, ku vilen përfitimet e shumta nga tenderët, ku kontrollohet dhe përfitohet nga trafiqet ilegale e sidomos nga doganat e zeza, ku u merret haraçi disa profiterëve të tjerë të pasur, për motive ndër më të ndryshmet, ku pasuria shumëfishohet brenda ditës e të tjera.

    Nga zgjedhjet e mbajtura katër herë pas luftës, nuk kanë përfituar të varfrit, përveç ndonjë rasti të veçantë, nuk kanë përfituar familjarët e dëshmorëve dhe të martirëve, përveç rasteve të veçanta, nuk kanë përfituar ish luftëtarët e lirisë, as pensionistet, as arsimtarët, as punëtorët shëndetësorë. Përkundrazi pozita sociale e këtyre shtresave është degraduar, dhe nga viti në vit ka pësuar rënie, bazuar në sondazhet e Bankës Botërore, të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të Grupit Ndërkombëtar të Krizave dhe shoqatave që merren me hulumtimin e opinionit.

    Zgjedhjet në Kosovë, as janë mbajtur as do të mbahen me qëllim për të përfituar qytetarët, sikur premtojnë me hipokrizi dhe sikur gënjejnë për çdo ditë politikanët dhe të gjithë ata që mendojnë se do të përfitojnë nga zgjedhjet. Zhargonet, tashmë të shfrytëzuara sa e sa herë në fushatat e mëparshme zgjedhore, kanë filluar sërish të shfaqen nëpër spotet politike të partive, në fjalimet e zjarrta të kryesuesve dhe kryeparëve të zgjedhur e të vetëzgjedhur, në shkrimet e gazetave dhe të medieve partiake dhe në faqet e shumta të internetit, të cilat i kontrollojnë bosët e përfitimeve të favoreve që sjellin zgjedhjet.

    Të gjithë liderët politikë, prej Fatmir Sejdiut, Thaçit, Surroit, Pacollit, e të tjerë vazhdojnë të premtojnë mirëqenie, “kthimin e shkëlqimit të dikurshëm(!)”, “kthimin e buzëqeshjes së qytetarëve”, ndërtimin e rrugëve, energjinë elektrike 24 orë në ditë, pa asnjë ndërprerje, hapjen e vendeve të reja të punës, rritjen enorme të buxhetit të Kosovës, ( të cilin natyrisht se do ta zhvatin vetë), e premtime të tilla, jo vetëm gënjeshtare por edhe hipokrite, madje edhe premtime banale si ato të kthimit të “buzëqeshjes apo të shkëlqimit të dikurshëm”,(!) me siguri të kohës së Titos e të Milosheviqit.

    Dhe si mund të komentohen ndryshe këto sllagane hipokrite, kur një nënkryetar partie, kandidat për kryetar të një komune premton se qytetit të tij do t ia kthejë shkëlqimin e dikurshëm. A thua në cilën kohë dhe nën cilin sundim të së kaluarës komunat tona paskan shkëlqyer dhe qytetarët paskan qenë aq buzëqeshur? Në rastet e tilla mbase kemi të bëjmë edhe me përsëritjen përmendsh të premtimeve, por kandidati për kryetar komune nuk duhet të bëjë gabime të tilla. Me siguri se në kohën e regjimit okupator të Titos dhe të Milosheviqit qytetarët liridashës të vendit tonë, përveç individëve bashkëpunëtorë, apo grupeve të veçanta, nuk kanë qenë të buzëqeshur, as ka shkëlqyer ndonjëherë Kosova në të kaluarën.

    Ç’ është e vërteta, Kosova po shkëlqen sot me ndërtimin e egër, me ngritjen e pallateve dhe rregullimin e qendrave të qyteteve sidomos në prag të fillimit të fushatave dhe shkëlqimin e bosëve të politikës dhe të profiterisë. Kurrë ndonjë herë në historinë e saj shumëshekullore Kosova nuk ka shkëlqyer së jashtmi, ashtu sikur po shkëlqen sot, të paktën, në formë, në dukje, në imazhin e saj sipërfaqësor. Këtë mund ta mohojnë vetëm naivet dhe ëndërrimtarët, të cilët nuk jetojnë me kohën.

    Dhe nëse dikush ka meritë për këtë zhvillim të hovshëm të vendit tonë, këto janë organizatat dhe donatorët e huaj, në radhë të parë janë ata, të cilët kanë derdhur miliona e miliarda euro për rindërtimin e Kosovës, dhe nga të cilët, shumicën dërrmuese e ka përfituar klasa e sotme politike, e një sasi nga kjo edhe populli.

    Kjo nuk mund të mohohet dhe është një hipokrizi tjetër e liderëve tanë kur duan që krejt këtë shkëlqim të jashtëm, t’ ia atribuojnë vetvetes. Sepse shkëlqimi te ne është i jashtëm, por brenda këtij shkëlqimi vërejmë kontrastet e vrazhda të jetës, diferencat sociale 1 me 100 apo me 1000, rrogat mujore prej 45 euro të pensionistëve deri në 10.000 euro të disa bosëve të huaj e vendorë.

    Zgjedhjet si këto kanë qenë dhe po mbesin opium për popullin. Është kjo një narkozë joshëse, kur para syve të njerëzve naivë dhe të painformuar afishohen godinat madhështore, që ka ndërtuar një biznesmen shqiptar kudo nëpër botë, dhe tash tetë vjet pas luftës, kur ka krijuar parti politike, tash premton se do ta ndërtojë, më në fund edhe Kosovën. Mjerisht ka të tillë që e thithin këtë opium, duke parë ëndrra syhapur dhe duke konkluduar me naivitet se ndoshta vërtet ky njeri paska aso force magjike dhe aso kapitali pa fund për të ndërtuar Kosovën, e cila edhe ashtu është e mbushur përplot me pallate të tilla të ndërtuar nga bosët e tjerë.

    Disa të tjerë kanë afishuar figurën e Ibrahim Rugovës, disa kanë afishuar figurat i pispillosura e narcisoide të kryetarëve të tyre pretendentë, disa janë futur nën ombrellën e meritave të luftës të Ramush Haradinajt, dhe pa pikë turpi i premtojnë elektoratit se Ramushin do ta sjellin në Kosovë, madje ende pa u kryer zgjedhjet. Edhe këtu ka doza të tepruara të përhapjes së këtij opiumi famëkeq, të cilin në mënyrën më hipokrite dhe më të panjerëzishme po e shpërndajnë dilerët e politikës profitere.

    Zgjedhjet e vërteta, të lira e demokratike do të mbahen vetëm atëherë kur të jetë zgjidhur statusi definitiv i Kosovës. Deri atëherë zgjedhjet janë farsë për t’i qitur hi syve zgjedhësve të paditur dhe për të manipuluar me votën e tyre.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  10. #80
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Zgjedhjet në kornizë 12 me 44 !

    ZGJEDHJET E 17 NËNTORIT - EDHE NJË MANIPULIM

    ME POPULLIN

    Më 17 nëntor, me mosdaljen e vetë në zgjedhje, populli i Kosovës e ka shansin historik, që së pari para tutorëve dhe sundimtarëve të vetë ndërkombëtarë, e më pas edhe para politikanëve dhe politikës së brendshme laike, servile dhe të dështuar, ta tregoj vullnetin e vetë të vërtetë dhe të lirë.

    Janë shumë elemente që këto zgjedhje i bëjnë të pakuptimta, manipuluese, jodemokratike dhe më shumë e shumë jo-jo-parashtesa tjera, prapa së cilave fshihet loja më perfide e përgatitur gjatë që pasqyron përvojën e rezultateve eksperimentuese 8 vjeçare me naivitetin tonë kolektiv si popull.

    Nuk ka njëri në Kosovë, që tanimë nuk di se këto zgjedhje të 17 nëntorit, në mes tjerash, organizohen që të zbuten tensionet nga një eskalim i mundshëm i revoltës popullore, për shkak të dështimit të njëpasnjëshëm të negociatave për statusin e Kosovës, dhe, gjatë këtyre 120 ditëve sa zgjasin bisedimet shtesë, për përqëndrimin e preokupimit të vëmendjes së shumicës kah një drejtim tjetër. Edhe pse të gjithë e dimë këtë motiv, në këtë rast, shumë mirë është aplikuar ligjshmëria e psikologjisë sociale, se masa skajshmërisht e dëshpëruar me një gjendje ekzistuese, gjithmonë e gëlltitë karremin me çfarëdo oferte si shpresë të fundit.

    Më pas, vetë mbajtja e këtyre zgjedhjeve është e kushtëzuar me “nëse-nëse”. Motivi alternativ është përcaktuar që më parë: “Zgjedhjet caktohen për 17 nëntor, por ato mund të shtyhen nëse eventualisht rrjedha e tyre do të ndikoj në procesin e vendosjes rreth statusit përfundimtar të Kosovës”. Kështu, sovrani i vërtetë në Kosovë, gjithnjë e ka në dorë butonin e teledirigjuesit, të cilën mund ta shtypi kurdo që atij t’i teket ose merr sinjalin nga lartë për ndonjë ndryshim plani të paparashikueshëm në teren.

    Në vazhdim, këto zgjedhje në Kosovë, në kuptimin e plotë të fjalës, nuk janë ashtu sikur çdo kund në botë. Ato kurrsesi nuk japin shans për ndërrime kah më e mira, por janë formë e manipulimit me masa, përmes së cilave do të realizohet vetëm legalizimi i zëvendësimit të një garniture me tjetrën, që në princip, do t’i shërbej qëllimeve të njëjta si atyre të mëparshme, por këtë herë me një emër sigurisht më ndryshe. Prandaj, në këto rrethana të realitetit kosovar, mos-dalja masive në to është reagimi më adekuat kolektiv, në të cilën fuqimisht do t’i thuhet STOP:

    - servilizmit,

    - marrëzisë,

    - absurditetit,

    - hajnisë,

    - korrupsioni,

    - tradhtisë si dhe kurdisjeve dhe lojërave të shumta që bëhen me fatin e këtij populli të lashtë dhe fisnik. Me mos-dalje në këto zgjedhje, ky popull do të zgjedh rrugën e rikthimit të sërishëm të vetëbesimit dhe krenarisë historike kombëtare të cilën gjithmonë e ka pasur, por kohët e fundit ju është marrë padrejtësisht, duke ja tërhequr vërejtjen kështu edhe botës demokratike, se të gjitha kalkulimet e gjertanishme që janë bërë dhe që po bëhen në emrin dhe pa vullnetin e tij, gjithmonë do të jenë të dështuara.

    Mos-dalja në këto zgjedhje në asnjë mënyrë nuk do të thotë mohim, mosshfrytëzim, apo keqpërdorim i një të drejte më elementare demokratike, sikur trumbetohet nga kampet zgjedhore të pozitarëve dhe opozitarëve partiak, si dhe disa OJQ-ve satelite, por, përkundrazi, abstenimi masiv i popullit në to, do ta shpreh pikërisht përdorimin e kësaj të drejte në mënyrë sa më racionale.

    Ta zëmë se këto zgjedhje do të mbahen sigurisht, dhe, ne, pas 17 nëntorit, do t’i kemi raportet përfundimtare zyrtare. Mos vallë mendon dikush se këto rezultate përfundimtare do ta favorizojnë ndonjë parti me shumicë absolute votash ? Jo se jo? Sondazhet e shërbyesve të ndryshëm të spiunazhit legal vendor të kamufluar nën petkun e OJQ-ve që financohen nga ndërkombëtarët, nga njëra anë, dhe planet kaherë të bëra analitika të inteligjencave të huaja që veprojnë në Kosovë, nga ana tjetër, nuk do ta lejojnë një befasi të tillë. Këtij qëllimi veç i paraprinë disa prezantime publike të rezultateve të sondazheve jozyrtare, të cilat, edhe pas mbajtjes së zgjedhjeve vetëm formalisht me ndryshimin e disa përqindje të vogla reviduese, ka mundësi që po ato të shpallen si përfundimtare.

    Pse veprohet kështu?

    Sepse, për nevojën e koncenzuseve të ardhshme që do të bëhen në dëm të Kosovës, qeveria dhe parlamenti patjetër duhet të jenë të ndërtuara nga koalicione partish. Logjika e këtij manipulimi si arsyetim ekziston. Padronët tanë të vërtetë shumë mirë e dinë se asnjë parti politike si e vetme, nuk mund të arrijnë kuotën e mbi 50 për qind të votave. Andaj, meqë referendumi i mirëfilltë popullor nuk lejohet, dhe, meqë në këto zgjedhje pritet të mos del shumica, çdo vendim i marrë nga përfaqësuesit e partive në koalicion për Kosovën, do të jetë njëkohësisht edhe kamuflimi i legalizimit të vendimmarrjes së tyre në emër të popullit shumicë, i cili gjoja vetvetiu i ka zgjedhë ata në këto zgjedhje kinse demokratike.
    Sikurse na paralajmërojnë sondazhet paraprake të OJQ-ve satelite të UNMIK-ut, këtë koalicion ka mundësi që ta formojnë dy parti me mbi 30 për qind të votave të supozuara, dhe ato së bashku formojnë shumicës absolute prej 2/3 e përfaqësimit gjatë krijimit të pushtetit të ardhshëm.

    Besoj se nuk e keni vështir t’ia qëlloni cilat janë këto parti që veç me disa deklarata dhe veprime të tyre, që tani kanë paralajmëruar këtë koalicion të mundshëm? Kështu, sipas kornizës kushtetuese si dhe sipas standardeve të propozuara nga pakoja e Ahtisarit, nuk ka vendim që nuk mund të kaloj në parlamentin e ardhshëm të Kosovës me 2/3-tën e votave. Bile, edhe nëse do të propozohet bashkimi i Kosovës me Tanzaninë.

    E pra, “tupani bie, për ata që kanë veshë”.

    Përveç të theksuarave si më lartë, janë edhe shumë arsye tjera që më bëjnë t’ mos dal në këto zgjedhje. Në mes tjerash është edhe një si më kryesorja, të cilën në vazhdim do ta ilustroj me një anekdotë:

    “Në kohërat e lashta kur ka jetuar Sokrati, zjarri ishte tejet i vlefshëm, andaj ajo kultivohej duke u ruajtur si gjëja më e çmuar në formë të prushit nëpër familje. Një ditë, një djalosh 14 vjeçar nga fqinjësia me Sokratin, vjen tek ky, dhe i kërkon filozofit një gacë prushi për të ndezur zjarrin në shtëpi. Sokrati, pa dyshim vendos t’ia jep prushin djaloshit nga fqinjësia, por e vëren se ai me vete nuk kishte sjell asgjë për ta bartur atë:

    - Me gjithë dëshirë, çuni im i dashur, por, si do ta bartësh prushin që përzhit, kur ti s’ke sjellë me vete asgjë si mjet – i drejtohet Sokrati, duke e përqesh axhamillukun e djaloshit ?

    - Nuk ka nevojë! - ia kthen filozofit çuni tejet i sigurt në vete – ti vetëm më bënë dorën me një shtresë të hirit dhe mbi të vëne gacën e prushit.
    Kështu pra, Sokrati i njohur kudo me urtësinë e tij të madhe, për të parën herë pranon se shumë mençuri në jetë mund të mësohen edhe nga një i ri axhami 14 vjeçar”. Ja pra! Arsyeja tjetër dhe kryesorja e mosdaljes time në këto zgjedhje do të jetë e motivuar njëjt sikur kjo e Sokratit.

    Edhe unë këtë herë kam vendosur të mësoj diçka të mençur nga këta të rinjët tanë “axhami” të lëvizjes “Vetëvendosje”, prandaj edhe do t’i përgjigjem apelit të tyre…
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Faqja 8 prej 18 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lëvizja VETËVENDOSJE!
    Nga vudi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 22-04-2011, 15:55
  2. Levizja Studentore 8-12 Dhjetor
    Nga MaDaBeR në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-12-2008, 02:31
  3. Vlerësimi për Luftën Nacional Çlirimtare Shqiptare
    Nga Kryeplaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 05-11-2007, 20:10
  4. LËVIZJA EKUMENIKE ("Që të gjithë të jenë një")
    Nga Shpresmiri në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 29-03-2004, 17:05
  5. Koha dhe Levizja
    Nga Hyllien në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 02-02-2004, 17:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •