Close
Faqja 7 prej 18 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 174
  1. #61
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Arrow Turp Dhe Marrëzi

    TURP DHE MARRËZI
    Shkruar nga Albin KURTI, nga arresti shtëpiak
    Sunday, 14 October 2007

    Në takimin e Nju Jorkut të mbajtur më 28 shtator 2007, doli një deklaratë e përbashkët dhe një qëndrim i Treshes pas takimit me delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit. Paragrafi i dytë i deklaratës së pranuar nga të dy delegacionet tregon se ato janë informuar me qëndrimin e Grupit të Kontaktit (GK) nga mbledhja e një dite më parë të mbajtur në nivelin e Ministrave. Fakti që thuhet se 'delegacionet janë informuar me qëndrimet e GK-së' tregon se ata nuk mund t'i obligojnë delegacionet për ndonjë gjë meqë GK-ja është një trup joformal, anipse në përbërje i ka pothuajse të gjitha shtetet më të fuqishme të botës.

    Mirëpo, a është njëmend kështu?

    Përvoja e deritanishme, gjithmonë në përputhje me aktet legalet dhe juridike ndërkombëtare e vendore që janë në fuqi, na ka treguar se kjo vlen vetëm për delegacionin e Serbisë. Ata shpeshherë nuk i kanë përfillur qëndrimet e GK-së jo vetëm për shkak se GK-ja i ka përfillur qëndrimet e Serbisë. Dhe, kanë kaluar pa u ndëshkuar, përderisa politikanët kosovar përveçse duronin, në rastin më të mirë, edhe çuditeshin.

    Serbia, para së gjithash si shtet sovran, i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht që është, e ka komoditetin e tillë të refuzimit edhe të paarsyeshëm. Qëndrimet e GK-së për Serbinë janë vetëm në nivelin e sugjerimeve. Ndërkaq, qëndrimet e (njëjta të) GK-së për Kosovën janë më shumë se vendime. Nëpërmjet zyrave të Quintit (si një miniaturë e GK-së dhe aureolë e PSSP-së), qëndrimet e Grupit të Kontaktit kanë qenë dhe mbeten themeli dhe projekti i çdo politike te ne. Madje, kur ka dilema për interpretimet zakonisht dominojnë variantet konservative për shkak të trysnisë që vjen nga Serbia e cila për më tepër mbetet e pabaraspeshuar.

    Serbia duke qenë shtet arrin t'i bëjë ballë imperializmave të ndryshëm që i vijnë nga jashtë dhe bile zhvillon një imperializëm të 'vockël' të saj karshi Kosovës. Në anën tjetër, Kosova duke mos qenë shtet s'i reziston dot asnjërit prej këtyre imperializmave, që jo rrallë, të gërshetuar i përplasen në fytyrë. Qëndrimet ndërkombëtare që i dedikohen krerëve politik të Serbisë dhe Kosovës nuk vlejnë njësoj për të dyja palët. Thjesht, njëra prej tyre (pala kosovare), realisht nuk është fare palë. Që të gjithë e kemi parë se si PSSP-ja dhe zyrat e Quintit arrijnë t'i dirigjojë këta politikanët shqiptar në Kosovë, por jo edhe ata serbë që janë nëpër enklavat serbe. Politikanët shqiptar jo vetëm që s'janë të pavarur, por ata s'janë të varur as nga Tirana, ndërkohë që ata serbë dirigjohen si gjithmonë nga Beogradi dhe vetëm nga ai.

    Edhe në leximin e mëtutjeshëm të kësaj deklarate të përbashkët askund nuk mund të gjesh prehje. Në vijim aty thuhet që Ministrat e kanë përsëritur se 'një zgjidhje e hershme për statusin e Kosovës është vendimtare për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe të Evropës në tërësi'. Shteteve të Grupit të Kontaktit sigurisht që po u ngutet me përcaktimin e statusit të ardhshëm të Kosovës. Mirëpo, këtë qartazi nuk po e bëjnë për hir të Kosovës por, siç e thanë dhe vetë ata, për hir të rajonit dhe të Evropës. Pra, po nxitojnë për hir të vetes së tyre dhe kjo nuk do të duhej të ishte e çuditshme.

    Në politikë secili i mbron interesat e popullit të vet, të atij që e përfaqëson e pjesëtar i të cilit është. Përveç Grupit Negociator (GN) të Kosovës, natyrisht. Ata e kanë pranuar këtë deklaratë e cila thelbësisht nuk e pranon Kosovën. Ose, më saktë, e pranon për të mos e pranuar. Sepse, e pranon vetëm për nga efektet e jashtme që mund t'i shkaktojë ajo. Ose, disi dhe më saktë se kaq, e pranon Kosovën por jo edhe popullin e saj, jo edhe ata që do ta jetojnë statusin e Kosovës e të cilët në të vërtetë do të duhej të vendosnin për atë status.

    Ngjashëm, kur përmenden dhuna, provokimi dhe kërcënimi në atë deklaratë thuhet se ato e rrezikojnë (në radhë të parë) procesin e Treshes, dhe (së dyti) stabilitetin dhe sigurinë në regjion. Sërish asnjë fjalë për qytetarët e Kosovës që do të ishin viktima të drejtpërdrejta në ato raste të dhunës, provokimit dhe kërcënimit.

    Se e gjithë kjo është vetëm një interfazë e shpalos edhe fjalia tjetër ku flitet për 'vendosmërinë në kërkimin e një marrëveshje të negociuar e të miratuar në KS të OKB-së'. D.m.th. marrëveshja eventuale që do të bëhet do të jetë e vlefshme vetëm pasi që të kalojë edhe në KS të OKB-së, vetëm pasi të kalojë edhe atje prej nga u dëbuan edhe modalitetet e zbutura të një projekti të zvetënuar siç ishte ai i Pakos së Ahtisaarit. Në nivelin e parë, atë të negociatave aktuale, është Serbia, ndërsa në nivelin e dytë, atë të KS të OKB-së, është (përsëri) Serbia (nëpërmjet Rusisë).

    Megjithëse nuk është hera e parë që GN e pranon Rezolutën 1244, pranimi i radhës i kësaj rezolute në Nju Jork ka një kuptim disi vulosës: nuk ka nevojë për rezolutë të re për Kosovën. Pesë draft-rezolutat evro-amerikane, secila më e zbehtë se tjetra, u përpoqën ta sillnin një rezolutë të re gjatë pranverës e verës që shkoi. Nuk arritën. Tash (dhe rrjedhimisht) Rezoluta 1244 veçsa u bë edhe më e fortë. Ndërmarrja e pasuksesshme për rezolutë të re doli të ishte kundërproduktive. Prandaj, duke e ditur që do të mbetet Rezoluta 1244, madje e fuqishme si asnjëherë më parë, disa diplomatë evropianë kohëve të fundit nisën ta vazhdojnë avazin e oksimoronëve, duke propozuar pavarësi për Kosovën në bazë të Rezolutës 1244! Pasi që mendësia e politikanëve shqiptar në të kaluarën e afërt i kishte pranuar të ashtuquajturat 'diskriminim pozitiv' dhe 'pavarësi e kushtëzuar', pse të mos provohet edhe një formulim absurd, apo jo?!

    Me këtë mënyrë të adresimit të çështjes së Kosovës dhe në rrugën se si po kërkohet zgjidhja për të, mosmarrëveshja është pakrahasimisht më e mirë se marrëveshja, më e mirë se secila marrëveshje kurdoherë përgjatë këtij procesi. Qëndrimi i Treshes pas takimeve të ndara me Beogradin dhe Prishtinën e sqaron deri në banalitet këtë. Aty thuhet se Treshja 'inkurajon palët që t'i paraqesin propozimet e tyre në mënyrën që do ta joshte anën tjetër'. Propozimi i Serbisë atje ishte ai i vjetri: autonomi substanciale për Kosovën brenda kufijve të Serbisë. Propozimi i GN të Kosovës ishte ky i riu: Pakoja e Ahtisaarit dhe disa gjepura për njëfarë fqinjësie të mirë që askush nuk i mori seriozisht. Treshja me këmbëngultësi synon marrëveshje brenda këtyre dy pozicioneve. Dhe, negociatat bëhen për marrëveshje, e jo për mosmarrëveshje.

    Deri te Pakoja e Ahtisaarit analistët e politikanët e ndryshëm shqiptar çirreshin se si medoemos duhej arritur marrëveshja, duke besuar se Serbia do të lëshojë pe. 'Nuk do të ketë marrëveshje pas këtyre 120 ditëve!', sërish çirren përsëri të njëjtit analistë e politikanë shqiptar (sic.). Ama, pse, të mos ketë marrëveshje? Ndoshta Serbia mund të lëshojë pe, apo jo? Le të shpresojmë se Serbia lëshon pe?! Mirëpo, jo. Këta analistë e politikanë e dinë mirë se nëse dikush lëshon pe për marrëveshje ky do të jetë vetëm GN i Kosovës, e assesi Serbia. Ata pasi që e copëtuan Kosovën në Vjenë, tash edhe po e lënë atë nën Serbi. Pozita e Kosovës ka rënë në nivelin e Pakos së Ahtisaarit me qëllim që të bie edhe më poshtë se aq. Para negociatave të Vjenës pozita vërtet nuk ishte e mirë, por megjithatë nuk ishte kaq e dobët. Mu për këtë ngjau Vjena. Sikur të mos ishin koncesionet në Vjenë, nuk do të kishim një ofertë të turpshme miqësie për armikun tonë, Serbinë, në Nju Jork. Zaten, kërkohen (më shumë) koncesione nga ai që (tashmë) ka bërë shumë koncesione.

    Mbulesa e vetme për GN-në edhe në këtë udhëtim për në Nju Jork ishte se kinse po shkojnë atje që ta argumentojnë pavarësinë e Kosovës. Përveç që nuk kanë se si e argumentojnë pavarësinë kur dihet që kanë zbritur te Pakoja e Ahtisaarit, a nuk e kanë argumentuar ata tanimë pavarësinë? Deri kur duhet ta argumentojnë atë pavarësi kur nuk mbet qytet në botë pa ia argumentuar atë? Dhe, çfarë është ky lloj argumentimi pa kurrfarë fuqie politike? Ç'është ky ligjërim politik pa forcë, ky lum i njëjtë fjalësh që asnjëherë s'bëhen vepra dhe kurrë nuk prodhojnë ndryshime? Është thjesht një hiçgjë, fundja, ashtu siç janë edhe ata vetë.

    Që të mos merret vesh kjo dhe për t'ua njomur ca zemrat qytetarëve ende të pashëruar nga mosinformimi e iluzionet, në deklarata të GK-së herë pas here shtohet se zgjidhja për Kosovën duhet të jetë e pranueshme (edhe) për popullin e Kosovës. Mirëpo, siç e dimë të gjithë ne, anjëherë nuk na e lejojnë referendumin gjë që do të paraqiste pikërisht (mos)pranimin e popullit. Atëherë, janë vetëm dy mundësi këtu: ose po presin që t'ia ndryshojnë rrënjësisht vullnetin popullit para referendumit, ose konsiderojnë se populli ynë është i reduktueshëm në këta negociatorët kosovar. Sido që të jetë, asnjëri version s'është i drejtë. Kot flitet e përmendet vullneti i popullit përderisa e vonojnë atë, e keqinterpretojnë atë, ose duan ta shtrembërojnë atë. Vonimi, keqinterpretimi ose shtrebërimi i vullnetit të popullit, në instancë të fundit, janë veçse e përbashkëta e këtyre: mohimi i popullit.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #62
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Albin Kurti është Maja E Vetëdijes Shqiptare

    ALBIN KURTI ËSHTË MAJA E VETËDIJES SHQIPTARE
    Shkruar nga Besnik KRYEZIU
    Sunday, 14 October 2007
    Albin Kurti është bërë maja e vetëdijes shqiptare. Duke qenë i tillë ai po përballet me shumë padrejtësi të atyre që këtë vetëdije po mundohen ta mbajnë të hipnotizuar. Pushtetarët ndërkombëtar e vendorë duke e parë vendosmërinë e Albin Kurtit për të mos bërë asnjë kompromis, si dhe duke parë se ai është bërë zëri i të vërtetës në Kosovë, i të vërtetës që ata po e mbajnë të fshehur nga populli me të gjitha mjetet e tyre antidemokratike, e burgosën. E burgosën sepse u tmerruan nga e vërteta që po përhapte ky zë autentik i Kosovës shqiptare.

    Të gjithë e dimë historinë e burgosjes së Albin Kurtit. Të gjithëve na kujtohet se si ia kurdisën burgun. Të gjithë ne jemi dëshmitarë të 10 shkurtit, ani se nuk kemi ku të dëshmojmë sepse gjykatat e UNMIK-ut janë gjykata politike ku drejtësia nuk është drejtësi por e kundërta e saj. Të gjithë ne shpresuam se me luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përfundimisht e mundëm vdekjen tonë shekullore por, koha që pasoi pas tregoi se vdekja jonë shekullore ishte ende e pranishme dhe se ajo mund të na përsëritej për çdo çast. Dëshmi e fuqishme për këtë është 10 shkurti ku pushteti antidemokratik i UNMIK-ut (me bekimin e Grupit të Unitetit ) e përsëriti vdekjen tonë. Në kujtesën tonë ende i kemi të freskëta pamjet e 10 shkurtit ku plumbat vrastar përgjakën rininë heroike të Kosovës duke lënë dy të vrarë.

    Për ata që sa do pak i kuptojnë proceset politike 10 shkurti ishte një mesazh i qartë nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, se për Kosovën mund të ketë gjithçka por jo edhe vetëvendosje të plotë siç donë dhe e meriton populli martir i Kosovës. Rrjedha e tërë procesit për zgjidhjen e statusit të Kosovës pas 10 shkurtit e deri me sot po e dëshmon këtë. Uroj që unë të dalë i gabuar dhe që me Dhjetë Shkurt të mos jetë vrarë vetëvendosja për Kosovën.

    Albin Kurti po mbahet peng jo se është fajtor për 10 shkurtin sepse nuk mund të jetë fajtor ai që kërkon liri dhe vetëvendosje për popullin e tij, nuk mund të jetë fajtor ai që popullin e vet po e mbron nga një luftë që për interesa të ndryshme po ia imponojnë. Albin Kurti po mbahet peng, shkurt e shqip, sepse ai po mendon, po flet, dhe po vepron shqiptarisht duke mbrojtur interesat vitale të popullit të vet dhe jo duke u bërë servil i interesave të ndryshme brenda politikës ndërkombëtare.

    Seanca gjyqësore që u mbajt kundër Albin Kurtit tregoi fytyrën antidemokratike të UNMIK-ut, tregoi se ku është katandisur gjyqësia kosovare nën udhëheqjen e UNMIK-ut. Gjyqtari i kësaj seance ia ndërpreu fjalën në mënyrën më brutale të mundshme duke i thënë: ,,mbylle gojën’’. Atë që publikisht nuk e kanë thënë deri më sot UNMIK-u dhe Grupi i Unitetit e tha gjyqtari i tyre. Ata duan që Albin Kurti ta mbyll gojën sepse shpresojnë se duke ia mbyllur gojën Albin Kurtit do ta mbajnë edhe më gjatë popullin të hipnotizuar. Në fakt kërcënimi që ky gjyqtar i bëri Albin Kurtit për ta mbyllur gojën kishte një simbolik të keqe edhe për të gjithë ata që mendojnë ndryshe, për të gjithë ata që i kanë shpëtuar këtij hipnotizimi dhe me kokat e tyre mendojnë ende shqip dhe jo UNMIK-istanqe.

    Rojet e mjegullës në Kosovë po gabohen sepse historia e këtij vendi tregon se në asnjë kohë këtij vendi e këtij populli nuk kanë mundur me ia mbyllë gojën askush. Sa më shumë që e kanë shtypur aq më shumë është fuqizuar zëri për liri, zëri për shtetin e Kosovës, kështu, patjetër se do të ndodhë edhe tash. Ata që mendojnë që na kanë prishë gjakun e pastër shqiptar së shpejti do ta kuptojnë se ky gjak është ashtu siç ka qenë babë e babagjysh. Avokatë të njohur kosovarë që kanë mbrojtur të burgosur politik shqiptar në gjykatat e pushtuesit serb, këto sjellje i cilësuan si më të egra se sa ato të gjykatave serbe. Sa keq për drejtësinë kosovare, për politikën kosovare dhe në fund, sa keq për gjithë shoqërinë kosovare.

    E pamë të gjithë nga pamjet televizive se si nuk e lanë të flas para gazetarëve, se si e shtynë, e kapën me gjithë forcën për ta futur në makinën e policisë. Kjo sjellje e tyre jo vetëm që e cenon dinjitetin njerëzor e intelektual të Albin Kurtit, por edhe e shkel me të dyja këmbët të drejtën elementare të tij për t’u shprehur, sepse ne e dimë të gjithë se parimi themelor i drejtësisë është se deri sa gjykata nuk e shpall të fajshëm të akuzuarin ai konsiderohet i pafajshëm. Albin Kurti është i tillë. E shtynë gjyqin sepse edhe ata vetë janë të bindur se nuk kanë fakte që provojnë në çfarëdo mënyre fajësinë e Albin Kurtit. Albin Kurti do të vazhdojë të mbahet peng deri sa Kosovës t´ia gjejnë një zgjidhje, se cila do të jetë ajo zgjidhje do ta shohim së shpejti. Janë shpeshtuar zërat që e thonë këtë, kjo është e rrezikshme, tepër e rrezikshme.

    Na duhet zgjimi i menjëhershëm nga ky hipnotizim i thellë dhe ky zgjim pa Albin Kurtin, zërin që po thërret për zgjim do të jetë i vonuar sepse fatkeqësisht zë tjetër nuk ka. Bashkimi me Albin Kurtin është bashkim për shtetin e Kosovës, ndërsa bashkimi me politikën aktuale do të thotë bashkim për pushtet pa shtet, ku qeverisin klanet mafioze, bandat kriminele, ku të vrajnë në pikë të ditës, ku qytetari i thjesht nuk ka bukë për të ngrënë. Albin Kurti duhet të lirohet sa më parë nga pengmbajtja politike. Të angazhohemi të gjithë së bashku për lirinë e tij. Kosova po thërret fuqishëm me zërin e saj, sot dhe jo nesër sepse nesër mund të jetë vonë:

    LIRI PËR ALBIN KURTIN, VETËVENDOSJE PËR POPULLIN SHQIPTAR.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #63
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Thumbs up Debat i Lëvizjes “Vetëvendosje” në Munhen të Gjermanisë

    Të dielën, më 21 tetor 2007, në orën 14:00, në lokalin 'Max Vorstadt' Amelienstr. 26 në München, Lëvizja VETËVENDOSJE! organizon një prezentim dhe debat lidhur me aktualitetin politik në Kosovë. Tema e debatit do të jetë situata aktuale në Kosovë dhe sfidat në të ardhmen.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #64
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Exclamation Lëvizja Vetëvendosje: Mos merrni pjesë në zgjedhje

    Aktivistët e Lëvizjes “Vetëvendosje” iu kanë bërë thirrje qytetarëve të vendit tonë të mos marrin pjesë në zgjedhjet e 17 nëntorit, meqë këto zgjedhje nuk kanë kurrëfarë ndikimi në zgjidhjen e statusit të Kosovës. Lëvizja “Vetëvendosje” angazhohet për opsionin e vetëvendosjes së popullit dhe ka mbajtur dhe mban qëndrim kundërshtues për negociata me Serbinë.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nji band ******* eshte si kjo vetfundosja e demaq albinit..si kjo fbksh-ja e demaq qose adilit..

    destruktivitet.. only..

    ne sherbim te serbise te dyja..

    populli i kosoves i cili jeton ne liri fale kujdesit te natos..e cila e cliroj nga zgedha serbe.. do kryeje te gjitha detyrat qe ka para bashkesise nderkombetare e natos ne vecanti.. e krye detyra eshte.. te bej ashtu sic bejne popujt me civilizim te afirmuar.. pra te beje votime e te zgedhe bijt e vet me te mire ne krye te punve..

    shkoni more cuba e eksperimentoni diku tjater talibanizmo enverizmin tuaj polpotist..

    lereni kosoven te prosperoje nen mbrotjen e natos.. mos ja dorzoni caro pashiqve.. kosoven tone.. more ****..
    Ndryshuar për herë të fundit nga D@mian : 17-10-2007 më 18:55 Arsyeja: fjalor i pahijshem

  6. #66
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    nji band m.utsihanesh eshte si kjo vetfundosja e demaq albinit..si kjo fbksh-ja e demaq qose adilit..

    destruktivitet.. only..

    ne sherbim te serbise te dyja..

    populli i kosoves i cili jeton ne liri fale kujdesit te natos..e cila e cliroj nga zgedha serbe.. do kryeje te gjitha detyrat qe ka para bashkesise nderkombetare e natos ne vecanti.. e krye detyra eshte.. te bej ashtu sic bejne popujt me civilizim te afirmuar.. pra te beje votime e te zgedhe bijt e vet me te mire ne krye te punve..

    shkoni more cuba e eksperimentoni diku tjater talibanizmo enverizmin tuaj polpotist..

    lereni kosoven te prosperoje nen mbrotjen e natos.. mos ja dorzoni caro pashiqve.. kosoven tone.. more m.uta..
    le ta shqyrtojne kete postim forumistet te tjere ..................?


    se mua ma hekin te drejten per 1o dite ...........
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Auroraa
    Anëtarësuar
    02-07-2007
    Vendndodhja
    KOSOVA dhe USA
    Postime
    399
    levizja me pa lidhje qe kam pare ndonjehere... ik more .
    Always do right - this will gratify some and astonish the rest.

  8. #68
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Exclamation Jo zgjedhje për parti. Referendum për liri

    Jo zgjedhje për parti. Referendum për liri
    Sunday, 14 October 2007
    Nën peshën e rëndë të iluzionit që ta fabrikuan politikanët për Kosovën e lirë, ke dalur dhe votuar në katër palë zgjedhje. Pafajësisht ke shpresuar që më në fund zgjedhjet kanë kuptim dhe se institucionet janë të popullit. Ti, qytetar i Kosovës, në fillim ke qenë i bindur që partitë politike dhe njerëzit që po i zgjedh për t'u pranuar në këto institucione politike, janë ata të duhurit - ata që do të ta përmirësojnë mirëqenien ekonomike të familjes tënde, arsimimin e fëmijëve tu, ata që do ta arrijnë pavarësinë e Kosovës në vitin 2004, 2005, 2006, 2007…


    Por shumë shpejt kuptove saktësisht të kundërtën. Ata që nëpër fushata të premtonin mirëqenie, të sollën varfëri, kurse vetes dhe familjeve të tyre luks, pallate shumëkatëshe, e vetura të shtrenjta. Të gjitha këto me paratë tua. Po të njëjtit ta premtuan pavarësinë, por të sollën vetëm negociata me Serbinë. Të mashtruan që do ta bashkojnë Mitrovicën, por e ndanë Kosovën, e copëtuan atë përbrenda nëpërmjet decentralizimit. Prandaj, je gënjyer, je mashtruar, je poshtëruar, je varfëruar… je zhgënjyer.

    Por përfundimisht një gjë të rëndësishme ke kuptuar: që të votosh për institucione pa sovranitet është vdekje. Jeta ka kuptim vetëm si përpjekje e ballafaqim për liri e vetëvendosje. Ke marrë vesh që të votosh për parti politike kur nuk mund ta realizosh vullnetin politik si popull, është humbje. Një mësim të rëndësishëm ke marrë gjatë krejt kësaj farse: ta ndërrosh mashtruesin është ndërmarrje e kotë, ta heqësh hajnin duke e zëvendësuar me një tjetër të tillë, është veprim i pashpresë, vazhdim i vetëdijshëm i rrugëtimin drejt humnerës.

    Institucionet për të cilat po të thërrasin që të votosh, nuk mund t'i kontrollosh: ato nuk janë të popullit. Këto institucione i kontrollon UNMIK-u. Prandaj, mandati i tyre mund të jetë gjithfare: pasurimi i udhëheqësive të partive politike në mënyra të pandershme, shpërdorimi i tenderëve, zhvatja e parave të popullit dhe vjedhja e djersës së tij. Por kurrsesi liria e Kosovës, përmirësimi i jetës së qytetarit, arsimimi i duhur i nxënësit, pensioni i dinjitetshëm i plakut apo të drejtat themelore të punëtorit. Në kohën kur politikanët e Kosovës i përgjigjen kryeadministratorit kolonial, por jo popullit, të votosh, do të thotë të kesh votuar për Ruckerin. Çdo votë e dhënë në këto zgjedhje pa liri, është një miratim më shumë i gjendjes së padurueshme politike dhe ekonomike, një mbështetje më tepër për copëtimin e Kosovës, humbjen e identitetit tonë historik dhe kulturor.

    Mos voto për UNMIK-un, prandaj mos voto fare. Më 17 nëntor qëndro në shtëpi. Dhe fike televizorin, nëse nuk do të dëgjosh mashtrime të reja për hapjen e vendeve të reja të punës, për ngritjen e mirëqenies ekonomike, për ardhjen e pavarësisë së Kosovës nëpërmjet negociatave, për integrimet evro-atlantike…

    Prandaj, përgatitu për ballafaqim me regjimin e padrejtë. Bëhu gati për demonstrata të reja deri në vetëvendosje.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  9. #69
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Exclamation Zgjedh përnjëmend! Pra, mos voto

    Zgjedh përnjëmend! Pra, mos voto
    Shkruar nga Glauk Konjufca
    Sunday, 14 October 2007
    Kosova qe tetë vjet qeveriset prej Institucioneve të Përkohshme të Vetë-Qeverisjes së UNMIK-ut, që tashmë janë bërë të përhershme. Falë këtyre institucioneve vetëm një gjë ka qenë e sigurt për qytetarin e Kosovës: teposhtëzja e jetës së tij, përkeqësimi i mirëqenies, mashtrimi e poshtërimi. Meqë këto institucione janë të UNMIK-ut, por jo të popullit, degradimi i jetës së qytetarit nuk është devijim a mosplotësim i funksionit të këtyre institucioneve, por pikërisht realizimi i mandatit të vërtetë që ato kanë. Mandat për t’ia lehtësuar punën UNMIK-ut, mandat për ta legjitimuar praninë e këtij regjimi antidemokratik, por kurrsesi mandat për zhvillimin ekonomik të Kosovës si dhe për realizimin e interesave e qytetarëve. Prej partive politike aktuale këto institucione janë shfrytëzuar për pasurim personal, për interesat e ngushta të udheheqësive partiake, për manipulime tenderësh, për punësimin e familjarëve e kushërinjve dhe për asgjë tjetër. Deri sot janë mbajtur katër palë zgjedhje për kësi lloj institucionesh.


    UNMIK-u dhe partitë politike edhe pas gjithë kësaj gjendjeje të padurueshme politike e ekonomike që vetë e kanë krijuar, edhe pas fyerjeve të panumërta që ia kanë bërë qytetarit të Kosovës, paturpësisht po e ftojnë atë që për herë të pestë të votojë për po të njëjtat institucione, që me shumë sukses na kanë çuar drejt humnerës shoqërore, politike dhe ekonomike. Prandaj, ne jemi kundër këtyre zgjedhjeve, sepse këto janë zgjedhje për t’ua zgjatur jetën atyre që qyetarit po ia shkurojnë jetën. Ne jemi kundër këtyre zgjedhjeve sepse nëpërmjet tyre nuk do të përmirësohet jeta e qytetarit, por jeta e një grushti politikanësh mashtrues; ne jemi kundër këtyre zgjedhjeve sepse me to nuk do të rritet pensioni fyes i plakut, por xhepi i servilëve të UNMIK-ut; ne jemi kundër këtyre zgjedhjeve sepse këto zgjedhje me siguri nuk do të ndërtojnë shtëpi për invalidët dhe veteranët e luftës, por sigurisht që do të ngrisin pallatet shumëkatshe të politikanëve. Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk është kundër zgjedhjeve si element i patjetërsueshëm i demokracisë, por jemi kundër KËTYRE zgjedhjeve, sepse, në kohën kur popullit i mohohet liria dhe vetëvendosja, këto janë zgjedhje pa demokraci. Zgjedhjet pa demokraci, e të cilat nuk janë zgjedhje për ta sjellur demokracinë, por për ta vazhduar gjendjen ekzistuese, janë zgjedhje antidemokratike. Ne thërrasim që, si të tilla, ato të bojkotohen. Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk është kundër institucioneve si element i domosdoshëm i organizimit shoqëror e politik, por ne jemi kundër KËTYRE institucioneve që po na e mohojnë vullnetin, po na i shkelin interesat , po na e shkatërojnë të tashmen, prandaj po na e rrezikojnë të ardhmen.

    Por jo vetëm kaq: të kesh votuar në këto zgjedhje do të thotë të kesh votuar për thellimin e krizës ekzistuese; të jesh pajtuar me përdhosjen e dinjitetit; të mendosh që statusi i Kosovës nuk i takon popullit, por Grupit të Unitetit, UNMIK-u dhe Serbisë; ta kesh miratuar copëtimin e Kosovës nëpërmjet decentralizimit dhe të jesh i një mendjeje që trashëgimia kulturore dhe historike mesjetare e Kosovës të quhet kulturë serbe, ashtu qysh e quan “eksterritorialiteti“ në Pakon e Ahtisaarit. Meqë institucionet politike i ka ndërtuar dhe i kontrollon UNMIK-u e jo populli i Kosovës, të votosh për to do të thotë të kesh votuar për UNMIK-un.

    Zgjedhjet e nëntorit do të jenë si të gjitha të mëparshmet. Premtimet do të jenë po të njëjtat sepse ato nuk janë përmbushur. Zgjedhjet në Kosovë janë të reduktueshme në përsëritje premtimesh. Vazhdimësia e jetës politike të mashtruesve e gënjeshtarëve mund të ekzistojë vetëm si premtim. Sërish do të na e premtojnë ata pavarësinë në fund te vitit 2007, ashtu siç na e patën pemtuar atë në qershor të vitit 2006. Në fund të vitit do të na thonë që pavarësia vjen gjatë vitit 2008 dhe do të vazhdojnë kështu deri në zgjedhjet e ardhshme. Natyrisht, do të vazhdojnë po i lejuam që të vazhdojnë.

    Ne jemi kundër zgjedhjeve të tilla, pra kundër këtij kori të zymtë të përsëritjes së mashtrimeve, sepse jemi për referendum. Referendum për liri. Referendum në të cilin populli i Kosovës lirshëm do ta përcaktonte statusin politik të vendit dhe drejtimin e tij të zhvillimit. Vetëvendosja e popullit që do të materializohej nëpërmjet referendumit është e vetmja kontratë e drejtë ndërmjet institucioneve politike dhe popullit sovran si garanci fundamentale e demokracisë. Institucionet që do të dilnin prej këtij referendumi e që do ta kishin burimin te sovraniteti i popullit, do të themelonin kushtetutën e Kosovës që do ta mishëronte vullnetin e popullit dhe historinë e tij. Do të krijoheshin institucionet shtetërore të mbrojtjes së këtij vullneti, prej të cilave më e para ushtria e Kosovës që do ta mbronte lirinë dhe sovranitetin e vendit.

    Në mënyrë që qytetari i Kosovës të vetëdijësohet për thelbin dhe mashtrimin që po i përgatitet nëpërmjet zgjedhjeve, Lëvizja VETËVENDOSJE! fillon fushatën antizgjedhore
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  10. #70
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Në mbrojtje të grevës dhe të arsimit

    Ballina Lajmet Lajmet sipas kronologjisë Në mbrojtje të grevës dhe të arsimit Nëse duhet zgjedhur mes qyqarllëkut dhe dhunës, unë jam për këtë të dytën!

    Mahatma Ghandi

    Në mbrojtje të grevës dhe të arsimit
    Monday, 15 October 2007
    Po hyjmë në ditën e pestë të grevës së urisë të punëtorëve të arsimit. Dhe askush nuk po jep përgjegjësi për këtë. Edhe kërkesat më minimale dhe modeste të punëtorëve të arsimit po hasin në injorim të plotë nga instancat e pushtetit në Kosovë. Thuajse në grevë nuk janë qytetarët e Kosovës.

    Punëtorët e arsimit të cilët kanë hyrë në grevë kanë plotësisht të drejtë për ta bërë një gjë të tillë. Ata kanë plotësisht të drejtë edhe në kërkesat e tyre. Krejt çka po kërkojnë ata është të jenë të barabartë me të tjerët dhe të trajtohen njëjtë si të tjerët.A nuk kanë të drejtë edhe këta punëtorë të marrin rritje pagash prej 12%? Edhe kjo rritje minimale e cila është arritur me mund, me protesta dhe greva të njëpasnjëshme përgjatë viteve të pasluftës, atyre po u mohohet. Pagat u janë rritur vetëm atyre punëtorëve të arsimit të cilët janë drejpërsëdrejti të përfshirë në procesin e mësimdhënies. Natyrisht, arsimtarët dhe profesorët kanë më shumë ndikim për shkak se kanë kontakt të drejtpërdrejt me nxënësit dhe studentët. Pjesa tjetër (ana teknike) e sistemit arsimor po vazhdon të mbetet në harresë. Jo që edhe kësaj pjese së cilës i është dhënë rritja prej 12% u janë zgjidhur problemet. Ky 12% po përdoret për t’i përçarë punëtorët e arsimit. Ky synim duket se nuk është duke u plotësuar, pasi që në grevë janë duke marur pjesë edhe punëtorë paga e të cilëve është shtuar për 12%. Këta nuk po i lënë kolegët e tyre të vetëm.

    Sistemi arsimor është shtylla më e rëndësishme e zhvillimit të një shoqërie. Të gjithë teoretët pajtohen se investimi i vetëm afatgjatë ekonomik është investimi në sistemin arsimor. Pa një popullatë të arsimuar nuk do të kemi kurrë mirëqenie. Kjo është dëshmuar edhe në praktikë. Vendet si Irlanda dhe Malejzia kanë bërë bujë të madhe ekonomike për një kohë të shkurtë pikërisht për shkak se kanë investuar seriozisht në sistemet arsimore të vendit. Është pikërisht sistemi arsimor ai që vazhdon të shpërfillet në Kosovë. Asgjë e rastësishme: kolonizatorëve dhe kolaboracionistëve nuk u intereson të kemi sistem të mirë arsimor, për shkak se atyre u intereson të mbesim përherë të pazhvilluar.

    Investimi në sistemin arsimor domosdo që nuk sjell përfitime të menjëhershme. Prandaj shikuar nga këndvështrimi skajshmërisht ekonomik, ky lloj investimi mund të duket si i dëmshëm. Porse shoqëritë nuk investojnë përherë vetëm në gjëra profitabile. Ato investojnë edhe në aspekte strategjike të domosdoshme për zhvillimin dhe jetesën normale të shoqërisë. Frytet e këtij zhvillimi dhe normaliteti gëzohen pastaj nga gjeneratat që vijnë. Në sistemin arsimor të Kosovës UNMIK-u me IPVQ-të po mbjellin vetëm farat e së keqes të cilat do t’i korrim ne në të ardhmen dhe gjeneratat pas nesh. Kjo e keqe do të na vijë në formën e mungesës së zhvillimit ekonomik dhe në mungesën e përgatitjes profesionale që do të na shndërrojnë – neve shqiptarëve të Kosovës – në hamallë të përhershëm të Evropës.

    Asnjë nga politikanët e vendit nuk i kanë vizituar grevistët dhe as që kanë çarë kokën për kërkesat e tyre. Prandaj, qytetarët e Kosovës duhet t’i hapin sytë: dalja në zgjedhje nënkupton legjitimim të këtyre politikanëve dhe të të gjitha veprimeve të tyre që po na e shkatërrojnë jetën. Këta politikanë (të gjithë së bashku) jetojnë nga tatimet e qytetarëve. Pra, ata paguhen edhe nga tatimet që paguajnë këta punëtorë grevistë të arsimit. Kjo politikë dhe këta politikanë duhet të përmbysen. Përmbysja do t’ua merrte luksin e paligjshëm politikanëve dhe do t’ua shpërndante atë nevojtarëve. Kështu mbase do t’i fusnim politikanët në grevë urie. Le ta dijnë edhe ata se çka do të thotë të jesh i uritur.

    Lëvizja VETËVENDOSJE
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Faqja 7 prej 18 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lëvizja VETËVENDOSJE!
    Nga vudi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 22-04-2011, 15:55
  2. Levizja Studentore 8-12 Dhjetor
    Nga MaDaBeR në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-12-2008, 02:31
  3. Vlerësimi për Luftën Nacional Çlirimtare Shqiptare
    Nga Kryeplaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 05-11-2007, 20:10
  4. LËVIZJA EKUMENIKE ("Që të gjithë të jenë një")
    Nga Shpresmiri në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 29-03-2004, 17:05
  5. Koha dhe Levizja
    Nga Hyllien në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 02-02-2004, 17:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •