Close
Faqja 4 prej 18 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 174
  1. #31
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Albin Kurti: Më mbajnë në burg që të mbysin zërat opozitarë në Kosovë

    Albin Kurti: Më mbajnë në burg që të mbysin zërat opozitarë në Kosovë
    Shkruar nga Besim Abazi www.voanews.com/albanian
    Monday, 17 September 2007
    Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, e cila kundërshton negociatat për statusin e Kosovës, zgjohet çdo ditë në orën 6 e 30 të mëngjesit, një shprehi kjo siç thotë ai e mbetur nga burgjet e tij. Tash e dy muaj me radhë ai është në arrest shtëpie, një masë kjo që i është zgjatur edhe për dy muaj të tjerë.

    Albin Kurti u arrestua më 10 shkurt të këtij viti pas një proteste të lëvizjes së tij, ku gjatë ndërhyrjes së forcave të policisë humbën jetën dy veta dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Një prokuror amerikan, tha se dy protestuesit u vranë nga plumbat e kauçukut të përdorur nga njësia policore e Rumanisë që shërbente ne kuadër të policisë së Kombeve të Bashkuara. Një tjetër prokuror ndërkaq e akuzon Albin Kurtin në lidhje me këto protesta. Albin Kurti para luftës u bë i njohur si njëri nga udhëheqësit e lëvizjes studentore në Kosovë.

    Gjatë luftës ai punoi në zyrën e veprimtarit të njohur Adem Demaci i cili ishte përfaqësues politik i ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në prill të vitit 1999 Albin Kurti u arrestua nga forcat serbe dhe në mars të vitit 2000 një gjykatë në Serbi e dënoi me 15 vjet heqje lirie. Në dhjetor të vitit 2001 ai u kthye në Kosovë. Nga viti 2004 ai drejtoi lëvizjen vetëvendosje dhe gjatë kësaj kohe u burgos disa herë me radhë.

    “Po mendoj se në kohën e Serbisë kam qenë rob lufte e tash jam i burgosur politik, për shkak se mua më mbajnë në burg që t’i frikësojnë qytetarët e tjerë dhe në këtë mënyrë ta heshtin çfarëdo zëri opozitar në Kosovë”.

    Tridhjetedyvjeçari Albin Kurti tërheq një paralele ndërmjet zhvillimeve të para dhjetë viteve kur ishte udhëheqës I një lëvizjes studentore dhe ditëve të sotme në krye të një lëvizjeje që kërkon pavarësi pa negociata.

    “Ngjashmëria me angazhimin tim politik para dhjetë vjetëve është se edhe atëherë e kishim një sistem që e shtypte popullin edhe tash e kemi një sistem që e shtypë popullin, por dallimi është në natyrën e kësaj shtypjeje dhe shkallën e saj mbase”

    Lëvizja Vetëvendosje kundërshton propozimin e të dërguarit të Kombeve të Bashkuara Martti Ahtisaari për pavarësi të mbikëqyrur. Ky propozim sipas Vetëvendosjes nuk ka në vete shtyllat e shtetësisë, ndërsa nëpërmjet decentralizimit krijon mundësi për ndarjen e Kosovës. Sipas këtij propozimi, Misioni i Kombeve të Bashkuara largimin e të cilit e ka kërkuar në vazhdimësi lëvizja vetëvendosje do të zëvendësohet nga një mision i Bashkimit Evropian. Krejt këto të papranueshme për lëvizjen sipas së cilës pavarësia e Kosovës nuk mund të arrihet me negociata dhe se vazhdimi I tyre thotë zoti Kurti është rrugë për të mbajtur gjendjen aktuale në Kosovë.

    “Negociatat shtesë bëhen që të krijohet përshtypja se po bëhen përpjekje dhe zhvillime për zgjidhjen e çështjes së statusit të Kosovës, në mënyrë që të kërkohet prej popullatës së Kosovës që edhe më tutje të heshtë edhe më tutje të durojë dhe edhe më tutje të presë e shpresojë se pavarësia vjen nga lart dhe nga jashtë. E lëvizja Vetëvendosje edhe me vetë emrin tregon se ne nuk e theksojmë rezultatin, por mënyrën. E mënyra është e gabuar në rastin e Kosovës. Pra duhet jo negociata, duhet vetëvendosje”.

    Ai thotë se komuniteti ndërkombëtar do të mbështesë çdo veprim të vendosur të popullit të Kosovës për lirinë e tij. Mirëpo, thekson ai, për shkak të mënyrës së si veprohet politikisht në Kosovë, faktorët ndërkombëtarë ushtrojnë më shumë trysni aty ku ka më pak rezistencë e kjo është Prishtina. Sipas tij, pluralizmi politik bëhet i mirëfilltë vetëm pas vendosjes së demokracisë nëpërmjet vetëvendosjes. Ai thotë se zgjedhjet e caktuara për 17 nëntor janë tërheqje e vëmendjes nga çështja kryesore ajo e statusit politik.

    “Qëllimi i këtyre zgjedhjeve është që ta shmangin vëmendjen e opinionit publik në Kosovë, nga çështja e statusit politik të Kosovës kah votimet për partitë politike dhe në këtë mënyrë energjia të mos kanalizohet në përpjekjet për liri e pavarësi, por në votimet për politikanë të ndryshëm që mbesin në suazat e këtyre institucioneve që edhe janë krijuar edhe kontrollohen prej UNMIK-ut”.

    Zoti Kurti thotë se lëvizja e tij është me popullin e Kosovës, ndërsa partitë politike dhe UNMIK-u nuk janë me të. Në Kosovë thotë ai nuk ka përputhje ndërmjet vullnetit të popullit dhe sistemit politikë. Format e veprimit të zotit Kurti dhe lëvizjes vetëvendosje jo rrallë janë bërë objekt debatesh edhe rreth orientimit politikë të tyre.

    “Po unë mendoj që neve na kanë vënë gjithfarë etiketash në mënyrë që të na përjashtojnë. Mënyra më brutale e përjashtimit të dikujt ose të ndonjë grupi është duke i vënë etiketa dhe duke vënë në shërbim më pas agjitacionin dhe propagandën. Në lëvizjen tonë ka edhe liberalë edhe socialistë edhe konservativë, që të gjithë jemi bashkë sepse jemi dakord se na mungon shteti, na mungon sovraniteti. Në momentin kur do ta kemi shtetin dhe sovranitetin, në momentin kur do të arrihet dhe realizohet vetëvendosja, atëherë ka shumë mundësi që lëvizja vetëvendosje nuk do të mund të qëndrojë si e tillë”.

    Në dalje të ndërtesës ku jeton Albin Kurti ruajnë dy pjesëtarë të policisë së Kosovës. Ai thotë se ata nuk e ruajnë atë, por sistemin prej tij. Të mërkurën më 19 shtator Albin Kurti pritet të dalë pata gjyqit, për herë të parë për t’u përballur me akuzat kundër tij. Po atë ditë në Londër vazhdojnë negociatat për statusin e Kosovës.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #32
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Nisur nga teoria jote, a do te ishte Kosova intakte pa UNMIK-un + forcat e NATO-s? Nese thua po, ma shpjego si. Nese thua jo, keto qe ke shkruar siper hidhi ne ditar.
    Hajt mo mos hudh plehna ktu, se na në Kosovë jem e poe dimë ç'po ndodh.
    UNMIK-u është duke e shtypë popullin, dhe asgjë më tepër. Nuk as edhe nji punë tjetër, por vetëm me e shtypë popullin.
    Shihet në fjalët e tyre dhe veprat e tyre. E vështirësojnë gjendjen deri në atë masë sa populli duhet të ngritet, mirëpo dalin me daklaratë se në Kosovë nuk guxon të ketë trazira se pastaj humb pavarësia. Në këtë mënyrë po ia pijnë gjakun popullit, po edhe ia tërheqin vërejtejën se ne duhet të rrimë urtë pa çka se ata po ngopen me gjakun tonë.
    Edhe nuk është teori ajo që thotë biligoa por është realiteti të cilin populli po e sheh, por kopilët e komunistav nuk e shohin.

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    alibaba, nuk i je pergjigjur pyetjes time. Leri perrallat me komunistat, por me thuaj a do te ishte Kosova "gjalle" pa UNMIKUN, pa NATO-n, pa njerezit e shendoshe?

  4. #34
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    alibaba, nuk i je pergjigjur pyetjes time. Leri perrallat me komunistat, por me thuaj a do te ishte Kosova "gjalle" pa UNMIKUN, pa NATO-n, pa njerezit e shendoshe?
    Gjallë edhe shnosh bile.
    Po UNMIK-u ka ardhë e ka okupu Kosovën. Pikërisht në kohën kur më së paku kemi pasë nevojë për ta, ata erdhën dhe okupuan vendin tonë.
    Përveç kësaj qëndrimi yt më duket antishqiptar. Se shokut po harron fjalët tua, kur po thu se ata na çliruan. Atëherë çfarë kërkojnë këtu? Nuk i ke mbi 5 miljon shkije në ballkan. Ka mbi 7 miljon shqiptarë. Kush mund të shtyhet me ne? Nga ballkansit, askush.
    Nëse na kanë çliruar dhe pastaj u vendosën vetë këtu ky nuk është çlirim, po ky është zëvendësim i serbëve nga llumi i gjithë botës.
    Zezakë, e hindusë që në vendin e tyre djegin gruan për së gjalli pas vdekjes së burrit të saj, e arabë që gurëzojnë gratë e thmitë, e amerikanë narkomanë, e francezë pedofilë, e lloj-lloj mbeturinash tjera punojnë këtu si policë e mundohen të na tregojnë ligjet.
    Edhe një gjë që t'a qartësoj pak më mirë. Pyetja që ke bërë ti, as që ke pasë nevojë me ba atë pyetje.
    A na kanë çlirue, a nuk na kanë çlirue, unë s'du me ditë gja. Në rrotë të së amës, që të gjithë, zot shpije jam unë dhe dua të menaxhojë në shtëpinë time ashtu siç më pëlqen mua. Dhe derisa jam zotshpije është e drejta ime që të lejoj ndokend të hyjë brenda ose jo, të qëndrojë aty ose jo.
    Se për ashtu siç po thua ti, edhe Sulltani na ka çlirue prej Perandorisë mesjetare serbe, po edhe Serbia kur ka hy më 1912 ka hyrë si "çlirimtare" e jona, kundër perandorisë osmane. Por që të gjithë ishin të huaj e armiq e edhe këta janë të huaj e armiq.

    Pse jemi nën UNMIK-un?
    Jo pse nuk kemi plotësu standarde, Jo pse na kanë "çlirue", Jo pse jemi "të paaftë" për të bërë shtet, por për shkak se njerëzit si ti, pasi e kanë shpërlarë mirë trurin e vet, mundohen të ia shpërlajnë trurin edhe njerzve tjerë. Përveç kësaj mos t'i lëmë anash as kërcënimet nga ana e KFOR-it. Psh shtrejtohet buka ose ndonjë artikull tjetër, dhe të nesërmen në lajme dëgjoj se KFOR-i ka sjellur trupa shtesë nga Rusia, që do t'iu nevojiten në rast trazirash.
    Dhe është shumë normale në gjendjen çfar'ë është populli jonë që të ngritet.

    Për fund: Më 1981 kemi pasë jetë shumë të mirë, ushqim i mirë, festa për çdo javë, pushime në bregdet, në 12 muaj kemi marrë 13 paga. Por u ngritëm sepse nuk e kishim shtetin. Ai na mungonte, atë kërkuam.
    Askund nuk ndihej parulla "duam bukë", por gjëmonin thirrjet "Kosova republikë".
    Po edhe tash edhepse gjendja e popullit është e mjerueshme tamam si tek ajo malësorja që e përshkruante Migjeni, populli nuk ka guxim të ngritet, për shkak të terrorit që po ushtron KFOR-i. Por edhe po të përmirësohet gjendja ndash pak e ndash shumë, përsëri duhet t'a realizojmë të drejtën tonë për vetëvendosje. Duhet t'a krijojmë shtetin, thjesht të futemi në rreth virtuoz që dmth të ngritemi vezhdimisht e jo të mbesim në rrethin e vdekjes ku vazhdimisht po biem poshtë e më poshtë.

  5. #35
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga Borix Lexo Postimin
    por me thuaj a do te ishte Kosova "gjalle" pa UNMIKUN, pa NATO-n, pa njerezit e shendoshe?
    Une jam nga Kosova dhe une po te pergjigjem.

    Vetem pyti keta 'patriota' si qendron c'eshtja, te them per shembull ne Ministrise e Shendetsise apo tjerat ku te gjitha kompentencat i kane vendoret dhe do ta kuptosh se ku qendron faji.

    UNMIK-u te pakten e siguron nje minimum rregulli gjersa aty ku vendim marresit jane Shqiptar, nuk e kemi as minimumin. Ne Kosove asgje nuk funkcionon, Policia nuk ka guximin te luftoje krimin e organizuar edhe pse te gjithe e din se kush jane kriminelet. Nuk mund te presim nga UNMIK-u te na rregulloje gjerat kur vete nuk jemi proactive ne dobi te prosperitetit e mireqenjes. Gjyqtaret here me hater e here me zor e here me te holla lirojne edhe kriminelet me te rende pas 2-3 muajsh burgimi. Secili nga politikanet ka siguruar ndonje burim te ardhurash, ose duke marre copen e tyre te tortes ne procesin e privatizimit, ose duke hapur pompa benzini ose me korrupcion. Pluhurin e ndotjen qe na ka kapluar nuk e trasheguam nga Serbet dhe as UNMIK-u nuk e solli. Kuvendi ende nuk ka miratuar nje sere ligjesh qe do ta stimulonin bujqesine, prodhimin dhe zhvillimin ekonomik. Ne parlament, UNMIK-u ka te drejte veto vetem ne c'eshtjen qe perfshijne pakicen Serbe dhe ata asnjehere nuk vejne veto ne ndonje ligj qe do te ishte fitimprures per Kosoven.

    UNMIK-u eshte ne humbje dhe eshte lodhur nga Kosova dhe mezi pret te largohet. Buxheti i UN-it nuk eshte me i njejti dhe mezi mbulon shpenzimet e shumta qe behen ne Kosove, mos te permendim misionet tjera neper 4 anet e botes. Tutje; UN eshte duke bere disa reforma dhe njera nder to eshte shkurtimi i kohezgjatjes se misioneve.

    Nuk pritet progres nga UNMIK-u nese nuk e kerkojme dhe vete nuk punojme per vendin tone. Peruidha e pasluftes karakterizohet vetem me shkatrrime autoret e te cilave ekskluzivisht mbajne emrin e Shqiponjave.

    Pyti keta 'patriota' te vetevendosjes e odave se cka do te behet nese NATO neser largohet??? I pari te mbramit nuk do t'a pret por drejt e ne kufi.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2007
    Vendndodhja
    Tirana
    Postime
    9
    Citim Postuar më parë nga Borix Lexo Postimin
    alibaba, nuk i je pergjigjur pyetjes time. Leri perrallat me komunistat, por me thuaj a do te ishte Kosova "gjalle" pa UNMIKUN, pa NATO-n, pa njerezit e shendoshe?
    O Borix leri ironit me komunista se fundja "ata" ishin qe e shiten Kosoven te Tito po edhe nqs UNMIKU dhe NATO paskan qene engjelli mbrojtes i Kosoves kjo me duket se u be pasi iken gjysma popullsise mish per top. Dhe pse pikerisht ne ate kohe? Pse Amerika kembengul aq shum per pavaresi duke hyre ne konflikte te forta edhe me Rusine kur esht fare mire ne djeni te forces qe ka Rusi ne bote. Na u be Bushi bab Tereza... Hap televizorin degjo lajmet djalooooooooo

  7. #37
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Nuk kemi prej kujt me ikë. Serbia nuk ka forcë. Është e lodhur. Pastaj njerëzit nuk e kanë atë mentalitet pacifist që kanë pasur gjatë kohës së Rugovës. Sot njerëzit janë më liridashës, më luftarakë. Lufta është jo vetëm alternativë e mundshme por në rast nevoje detyrë ndaj atdheut. Askush nuk do ikë nga Kosova por që të gjithë do luftojnë. Politikanëve do ua zhdukim farën, me kuç e me maç. Fundja ata e dinë se kështu do të ndodh me ta. Prandaj po thonë "o burra hajde vjedhim sa jemi gjallë se pastaj do na vret populli".
    E ti kinik i paske ngatëru pak vetëvendosjen me politikanë, se vetëvendosja është opozitë dhe kundër politikanëve e kundër UNMIK-ut, që të dy palët po e shesin Kosovën. Mjafton të shikosh me çfarë çmimi simbolik është shitur Ferronikeli, ani kujt? Ua shitën rusëveVetëvendosja është kundëlr të gjitha këtyre pazarllëqeve. Prandaj duhet t'a realizojmë të drejtën për vetëvendosje, në mënyrë që ne si shqiptarë të vendosim në mënyrë demokratike, për çdo gjë që na përket neve, qoftë edhe për privatizim, e jo ata të shesin pasuritë e Kosvës, kujt të duan, sa të duan, e t'i marrin paratë për vete.

  8. #38
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Fjalimi i ndaluar i Albin Kurtit në gjykatë

    Fjalimi i ndaluar i Albin Kurtit në gjykatë
    Shkruar nga Albin KURTI
    Wednesday, 19 September 2007

    Unë s’e pranoj këtë trup gjyqtarësh sepse:

    1. Ju nuk jeni të paanashëm – siç do ta shpjegoj, procedimi i rastit tregon që ju e favorizoni prokurorinë dhe tashmë presupozoni që jam fajtor.
    2. Ju po e mbështetni diskriminimin dhe parregullsitë procedurale të cilat m’i shkelin të drejtat dhe liritë e mia fundamentale.
    3. Ju nuk jeni të pavarur – ju jeni caktuar dhe ia keni dhënë betimin PSSP-së dhe UNMIK-ut, të dy këta të konsideruar të jenë edhe palët e dëmtuara, e edhe ndjekësit në rastin tim.

    Më konkretisht, refuzimi im bazohet në faktet e mëposhtme:

    Para së gjithash, unë nuk e pranoj këtë panel duke iu referuar parimit të paanshmërisë të përcaktuar në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, neni 6.1; të drejtës për gjykim të paanshëm neni 6 i së njëjtës, dhe neni 10 i Deklaratës Universale të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (Dhjetor 1948); si dhe parimi i mbrojtjes së pafajësisë përderisa nuk provohet e kundërta, e përcaktuar sipas nenit 11 të së njëjtës deklaratë.

    Federata Ndërkombëtare e Helsinkit (FNH) ka deklaruar se procedurat ligjore në këtë rast duket ta favorizojnë prokurorinë. Animi i gjyqit u bë evident menjëherë në fazën fillestare të kur gjykatësi iu afrua prokurorit pa prezencën time dhe e pyeti: “ÇKA DËSHIRON QË UNË TË BËJ NË VIJIM”. Amnesty International (AI) ka ripohuar që gjykatësit ndërkombëtar në Kosovë kanë prirje të favorizojnë prokurorinë dhe se paanësia dhe se paanshmëria as që tentohet.

    Duke qenë këtu, secili prej juve gjykatësve ka shfaqur pëlqimin për padinë dhe aprovimin e një numri premisash dhe deklaratash false, duke treguar se tashmë e ka ndarë mendjen për mua. Duket se gjykimi tashmë ka ngjarë dhe se ju tashmë e keni marrur vendimin – fajtor është:
    Për shembull, përderisa padia thotë qartë që “Z. Kurti nuk është penalisht përgjegjës për vdekjet e shkaktuara nga veprimet e policisë” më 10 shkurt, prokuroria ashtu edhe gjykatësit në këtë rast, në mënyrë konsistente dhe që prej fillimit kanë lënë të nënkuptohet që unë jam përgjegjës për këto. Më 17 prill, raporti i përkohshëm i Prokurorit të Veçantë, Robert Deanit, ka qartësuar se përgjegjës për vrasjet e 10 shkurtit kanë qenë policët rumun. Raporti përfundimtar i Deanit i datës 2 korrik, ka identifikuar një shkëputje në zinxhirin komandues, si dhe përgjegjësitë e paqarta operacionale si shkaktarë shtesë. Përkundër kësaj, më 13 shkurt, prokuroria i referohet rrezikut që paraqes unë për “organizimin e një tjetër demonstrate të dhunshme e cila do të çonte në humbjen e jetërave të njerëzve”. Çuditërisht, katër muaj pas, më 13 qershor – dy muaj pas raportit të përkohshëm të Deanit dhe nëntë ditë pasi që padia thotë se unë nuk jam përgjegjës për vdekjet gjykatësi Peralta vazhdon t’i ndërlidhë kinse krimet e mia me vdekjet.

    Më 13 shkurt prokuroria ma mvesh, dhe gjykatësi e pranon se përfaqësoj një “model aktivitetesh” që do të “shkaktojnë rrezikim dhe dëmtim të pronës dhe jetës”, dhe se ky model është duke u “përkeqësuar”. Ky përfundim ofendues bëhet pa e shpjeguar se në çka konsistoka ky “model” i shpikur – kurrë në jetën time nuk kam lënduar njëri e as që jam akuzuar për lëndimin e ndokujt. Ashtu siç kurrë në jetën time nuk kam shkaktuar rrezik të përgjithshëm apo dëmtuar pronën në masë të madhe. Duke i bërë këto supozime qesharake, prokuroria po i portretizon mashtrueshëm aktivitetet e mia të mëparshme dhe po përdor këtë përfytyrim të pavërtetë për të paragjykuar karakterin tim dhe për të parashikuar veprimet e mia të ardhshme.

    Një premisë kryekëput e pavërtetë e padisë është parashikimi i veprimeve të mia, madje edhe faji, bazuar në fajin tim të presupozuar nga demonstrata e 28 Nëntorit 2006. Kjo lidhje nga prokuroria ndonjëherë është bërë drejtpërdrejt, e ndonjëherë tërthorazi. Nuk jam gjykuar, sigurisht as dënuar apo shpallur i fajshëm për ndonjë gjë që ka të bëjë me demonstratën e Nëntorit. Edhe sipas standardeve të sistemit tuaj, kjo ngjarje nuk mund të shfrytëzohet si “provë” në këtë rast.

    Arsyeja e dytë e refuzimit të këtij paneli gjyqtarësh është që, duke qenë këtu, ju keni aprovuar diskriminimin dhe një numër parregullsish në procedimet e rastit kundër meje. Procedimet kanë shkelur të drejtën e barazisë para ligjit, të përcaktuar në nenin 7 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut; liria prej arrestit dhe burgosjes arbitrare, neni 9 i po të njëjtës deklaratë; parimi i ruajtjes së pafajësisë përderisa të provohet fajësia, neni 11; dhe nenet 9 e 14 të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, lidhur me të drejtën e burgosjes së drejtë dhe gjyqit të paanshëm.

    Unë nuk përfaqësohem këtu nga askush përveç vetes sime. Avokati Ahmet Hasolli, i ashtuquajturi avokati im mbrojtës, është emëruar nga ju, dhe unë nuk e njoh atë. Materialet për rastin sugjerojnë se kjo mosnjohje është reciproke, dhe se përkushtimi i Hasollit ndaj meje dhe rastit tim është i dobët: ai kishte munguar gjatë marrjes në pyetje të një numri dëshmitarësh, në rastet tjera të marrjes në pyetje ai kishte ikur në gjysmë të procesit, dhe në ato pak raste që kishte qenë i pranishëm, kishte shtruar pyetje të pakëta dhe të brishta. Kjo edhe më tepër e shkel parimin e barazisë së palëve.

    Që më 15 shkurt, Amnesty International (AI) vazhdimisht ka shfaqur shqetësimin pse dëgjimet e rastit tim nuk kanë qenë të hapura për publikun, kanë filluar para se të deklarohen akuzat kundër meje, dhe për faktin se nuk jam lejuar të marrë pjesë në to. Gjatë kohës sa isha në paraburgim, FNH-së iu ndalua qasja për të më vizituar në burg, kurse KMDLNJ-së iu lejua që të më vizitonte por vetëm një herë në muaj. Njerëz tjerë, sikur William Walker menjëherë u lejuan të më vizitojnë vetëm për të bërë trysni që të mos organizojmë demonstrata tjera.

    FNH ka shprehur shqetësimin edhe për bazën ligjore të paraburgimit tim para gjykimit. Për më tepër, nuk ka kurrfarë justifikimi për kufizimet rigoroze gjatë arrestit shtëpiak. Unë jam personi i parë gjatë tetë viteve të fundit i cili është duke u mbajtur në arrest shtëpiak me roje 24 orëshe policore te dera. Gjatë arrestit të parë shtëpiak, jo vetëm që nuk më është lejuar dalja nga shtëpia, por edhe kontakti me mediat, aktivistët e VETËVENDOSJE!-s dhe me të gjithë personat tjerë përveç tre prej katër anëtarëve të familjes sime. Këto kufizime ma kanë shkelur të drejtën në paraburgim të drejtë (Neni 9.3. KNDCP), si dhe lirinë e të shprehurit dhe shoqërimit. Siç ka theksuar AI, paraburgimi nën kushte të tilla rigoroze, posaçërisht para ngritjes së akuzës, është privim flagrant nga liria.

    Siç është cekur nga FNH, nuk është e qartë pse jam kategorizuar si i burgosur “A”. Edhe më serioz është fakti se as unë (as i ashtuquajturi avokat imi) nuk jemi informuar për këtë kategorizim dhe implikimet që ai ka. Kjo e shkel parimin e palëve të barabarta. Nuk më është lejuar të apeloj kundër këtij vendimi, siç nuk më lejohet të apeloj kundër vendimit final në këtë rast, madje as në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

    Çka është më e rëndësishmja, do të duhej të isha gjykuar prej vendasve të mi. Ju jeni gjyqtarë ndërkombëtar me pak ose aspak njohuri për politikën dhe kulturën e Kosovës, historinë e demonstratave këtu dhe efekteve të tyre politike, apo shoqërinë tonë të pasluftës. Njëkohësisht nuk keni fare njohuri për luftën time të padhunshme dhjetëvjeçare për çlirim nga Serbia dhe me platformën time koherente politike. Ju jeni të huaj edhe ndaj historisë sime dhe historisë së popullit tim – pushteti juaj ju mundëson suspendimin e asaj historie.

    Arsyeja e tretë dhe më e rëndësishmja pse ju refuzoj, trup i gjyqtarëve, është se ju nuk jeni të pavarur. Ky rast është njollosur prej konflikteve serioze të interesit dhe shkel shumë prej të drejtave të mia fundamentale: të drejtën e barazisë para ligjit, të përcaktuar me nenin 7 të Deklaratës Universale të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut; të drejtën për gjykim të paanshëm dhe parimin e ruajtjes së pafajësisë deri në shpalljen i fajshëm, nenet 9 dhe 14 të Paktit Ndërkombëtar të të Drejtave Civile dhe Politike lidhur me arrestimin, burgimin dhe gjykimin e paanshëm. Gjyqi vazhdimisht është ankuar për qëndrimin tim shpërfillës ndaj UNMIK-ut dhe gjyqeve. Por në të vërtetë, janë zyrtarët e “drejtësisë” në këtë rast që kanë treguar përbuzje ndaj meje duke m’i shkelur të drejtat fundamentale.

    Secili prej jush si gjyqtar ndërkombëtar ia ka bërë betimin PSSP-së i cili po ashtu renditet si palë e dëmtuar në këtë rast. PSSP është ai që ju emëroi, ashtu siç i emëroi të gjithë gjyqtarët ndërkombëtar në Kosovë. Prandaj ky rast është njollosur nga anime të pështira dhe konflikte interesi, përderisa UNMIK-u gjendet si palë e dëmtuar, palë akuzuese dhe gjykuese. Sistemi gjyqësor në Kosovë është pjesë e Shtyllës së Parë të UNMIK-ut prandaj është i gërshetuar me ekzekutivin. Nuk ka ndarje të pushtetit, gjë që paraqet një prej parimeve themelore demokratike. Siç është bërë e ditur prej FNH-së dhe Human Rights Watch, gjyqësori në Kosovë nuk është mjaft i pavarur, i përgjegjshëm dhe transparent. Asnjëri prej jush, gjyqtarë (as ju prokurorë) nuk jeni të përgjegjshëm ndaj popullit tim. Të gjithë jeni imun ndaj ligjit të cilin po e zbatoni mbi mua. S’ka kurrfarë mekanizmi llogaridhënieje që të mbikëqyrë veprimet tuaja. Një pushtet i tillë arbitrar s’mund të jetë legjitim.

    Përqendrimi i punës time ka të bëjë me kundërshtimin e UNMIK-ut dhe PSSP-së si shprehja më e e lartë e rendit antidemokratik. Unë e konsideroj përgjegjësi timen ta sfidoj sistemin e imponuar nga UNMIK-u, të tregoj mospajtueshmëri ndaj tij, ta kundërshtoj paqësisht dhe t’i konfrontoj organet e tij shtypëse dhe autoritetet jopërfaqësuese. Kjo e bën paanshmërinë në gjykimin tim përbrenda këtij sistemi absolutisht të pamundshme.

    Që prej demonstratës së 10 shkurtit, një numër përfaqësuesish të autoriteteve vendore dhe ndërkombëtare kanë dhënë deklarata publike diskredituese për mua dhe VETËVENDOSJE!-n, duke i portretizuar aksionet tona si të dëmshme për procesin e statusit të Kosovës. Në deklaratën e parë të Ekipit të Unitetit pas demonstratës së 10 shkurtit thuhet se “protestat e dhunshme të nxitura nga Albin Kurti dhe Lëvizja VETËVENDOSJE!, me ç'rast humbën jetën dy persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë (…) krijuan tensione të veçanta, të cilat shkojnë kundër stabilitetit dhe interesave të përgjithshme të Kosovës. Shefi i Zyres Britanike në Prishtinë, David Blunt, u deklaroi mediave se Grupi i Kontaktit ishte i shqetësuar që protesta e VETËVENDOSJE!-s e ka rrezikuar sigurinë personale të policisë dhe ndërtesës së Kuvendit, gjersa Naim Maloku nga Komisioni i Kuvendit për Siguri ka gënjyer në TV dhe ka thënë se demonstruesit kanë përdorur koktel Molotovi. Në muajin gusht, pra shumë më vonë, zëdhënësi i SHPK-së Veton Elshani ka thënë se unë e “kam udhëhequr një protestë të dhunshme” dhe ka nënkuptuar se unë isha përgjegjës për dy vdekjet. Ajo çka mendojnë këta zyrtarë është që veprimet e mia të kundërshtimit të padhunshëm demokratik po i dëmtojnë vetë ata, autoritetet që po lëshojnë deklarata të tilla. Gjatë kësaj periudhe të negociatave për statusin, të cilat i kundërshtoj fuqishëm, është në interes të këtyre autoriteteve, duke përfshirë këtu UNMIK-un, që ta heshtin zërin tim dhe të më izolojnë prej popullatës e cila potencialisht mund të më bashkohet për t’i kundërshtuar ata. Siç ka vlerësuar Instituti Gjerman i Politikave Evropiane, UNMIK-u ka krijuar një “kulturë të shtypjes sistematike” të kriticizmit në mënyrë që ta paraqesë Kosovën si tregim të suksesshëm.

    Ju, gjyqtarë dhe prokurori jeni pjesë e UNMIK-ut. Ju, jo vetëm që keni pranuar shpifjet e bëra në shtyp, por ju edhe i keni përfshirë ato në qasjen tuaj për rastin tim. Për shembull, më 7 maj 2007, prokuroria në mënyrë eksplicite përdori angazhimin tim politik si një argument për vazhdimin e paraburgimit. Gjatë qëndrimit tim pesëmujor në burg, prokurori më mori në pyetje vetëm një herë (më 1 mars 2007) për gjysëm ore, që tregon se izolimi ka qenë prioritet më i madh sesa hetimi. Raporti i Deanit për ngjarjen e 10 shkurtit, i cili e përkufizoi reagimin e policisë si joproporcional, të evitueshëm dhe të panevojshëm, dmth. ilegal, nuk është konsideruar në rastin tim. Përkundër përfundimeve të raportit të Deanit për reagimin e pakontrolluar policor dhe dhunën policore, jam unë dhe jo policët ata që akuzohen për shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm dhe thirrjes për dhunë. Krejt kjo e ndriçon njëanëshmërinë dhe mungesën e pavarësisë së gjyqit.

    Mungesa e pavarësisë në anën e gjyqtarëve dhe prokurorëve është po ashtu evidente në portretizimin e VETËVENDOSJE!-s në këtë rast. Sistematikisht dhe që nga fillimi VETËVENDOSJE!-n e kanë paraqitur si kriminale, vandale dhe të rrezikshme, e cila nuk synoka asgjë tjetër përveç shkatërrimit dhe destabilizimit. Ky keqpasqyrim ka për intencë të më kriminalizojë mua dhe ta margjinalizojë lëvizjen duke e paraqitur atë si të skajshme. Në të vërtetë, Lëvizja VETËVENDOSJE! është lëvizje politike e padhunshme dhe vullnetare. Askush nuk paguhet ose detyrohet që të jetë në VETËVENDOSJE!. Qëllimi ynë konkret është mbajtja e referendumit për popullin e Kosovës, duke e bërë statusin e Kosovës vendim të popullit, dhe jo vendim të burokratëve të papërgjegjshëm. Fokusi ynë është që të problematizojmë sistemin politik (duke kundërshtuar UNMIK-un si administratë neokoloniale) dhe jo dallimet etnike. Posaçërisht gjatë kësaj kohe politikisht të ndjeshme, ne besojmë që është me rëndësi orientimi demokratik i pakënaqësisë politike e shoqërore të popullit kundër regjimit dhe jo kundër grupeve etnike.

    Qëllimi i demonstratës sonë të 10 shkurtit ishte veçanërisht shprehja e pakënaqësisë sonë politike ndaj negociatave për statusin me Serbinë dhe kundër rezultatit të tyre (pakos së Ahtisaarit), e cila besojmë që Kosovës nuk do t’i sjellë asgjë përveç konflikteve të përtërira dhe krimeve të gjera. Deri para 10 shkurtit, askush bile nuk u lëndua në demonstratat e VETËVENDOSJE!-s, kurse atë ditë ishte policia që shkaktoi rrezik të përgjithshëm, dëmtim, lëndime dhe vdekje, e jo ne. Të gjithë pjesëmarrësit në aksionet tona kanë respektuar parimet e lëvizjes sonë, përfshirë këtu edhe thirrjen për sjellje të padhunshme. Këto parime janë përfshirë edhe në materialet e prokurorit për rastin tim.

    E drejta e tubimit, liria e shprehjes dhe ajo e lëvizjes na janë akorduar sipas Deklaratës Universale të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, në nenin 20 dhe në Paktin Ndërkombëtar të të Drejtave Politike dhe Civile, neni 21. Shkelja e këtyre, dhe etë drejtave tjera, për hatër të interesave apo levërdisë politike është e papranueshme. Në demonstratën e 10 shkurtit këto të drejta na janë mohuar kolektivisht. Kurse në rastin tim më janë mohuar individualisht të drejta universale njerëzore.

    Unë nuk ju pranoj juve, gjyqtarë të këtij trupi. Nuk e pranoj prokurorinë dhe avokatin që ma keni caktuar. Unë nuk e pranoj këtë gjyq. Ju nuk jeni të paanshëm dhe as të pavarur. Duke e pranuar rastin tim, ju jeni bashkëpjesëmarrës të këtij procesi diskriminues kundër meje, duke m’i shkelur të drejtat dhe liritë e mia fundamentale. Mbi këtë arsye, kërkoj që ky rast të shfuqizohet.



    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  9. #39
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    KMDLNJ gjykimin ndaj Albin Kurtit e cilëson si proces të montuar politik

    KMDLNJ gjykimin ndaj Albin Kurtit e cilëson si proces të montuar politik
    Shkruar nga Shqipëria e Bashkuar.Org - United Albania.Org
    Thursday, 20 September 2007
    KMDLNJ pohon se në gjykatën e Qarkut në Prishtinë kryesuesi i trupit gjykues Mauricio Salustro nuk e lejoi liderit të lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ta lexojë mbrojtjen e tij me pretekst se aty nuk ka asgjë relevante duke ia mohuar kështu të drejtën e Kurtit ta paraqesë mbrojtjen e tij. Gjykimi është shtyrë për kohë të pacaktuar meqë Albin Kurti nuk e pranon atë trup gjykues dhe mbetet që kryetari i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë të marrë vendim për caktimin e një trupi gjykues tjetër. Nëpërmjet një deklarate, KMDLNJ e cilëson këtë gjykim si proces të montuar politik që nga fillimi i tij, sepse, siç pohon, përgjegjësit kryesorë për vrasjen e protestuesve paqësorë janë larguar nga Kosova. Edhe përgjegjësit për ushtrimin fizik të dhunës ndaj protestuesve paqësorë të "Vetëvendosjes", pjesëtarët e SHPK së nuk janë marrë asnjëherë në përgjegjësi dhe tani janë si palë e dëmtuar dhe si dëshmitarë, pohon KMDLNJ dhe thekson se kërkesat e Albin Kurtit janë "ekskluzivisht politike", andaj "synohet të mohohet liria e shprehjes, liria e organizimit dhe liria e protestimit në mënyrë paqësore si edhe veprimit politik alternativ". KMDLNJ pohon se "Albin Kurti po keqtrajtohet nëpër burgje hetuese dhe arreste shtepiake vetëm se vlerësohet se është pengesë për proceset aktuale politike e jo pse ka kryer ndonjë vepër penale". KMDLNJ gjithashtu gjykon sjelljet e pjesëtarëve të SHPK së që e pengonin Albin Kurtin t'i japë deklaratë mediave, sepse nuk i është kufizuar kontakti me media.



    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  10. #40
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Shume e dhimbshme..

    Citim Postuar më parë nga kiniku Lexo Postimin
    Une jam nga Kosova dhe une po te pergjigjem.

    Vetem pyti keta 'patriota' si qendron c'eshtja, te them per shembull ne Ministrise e Shendetsise apo tjerat ku te gjitha kompentencat i kane vendoret dhe do ta kuptosh se ku qendron faji.

    UNMIK-u te pakten e siguron nje minimum rregulli gjersa aty ku vendim marresit jane Shqiptar, nuk e kemi as minimumin. Ne Kosove asgje nuk funkcionon, Policia nuk ka guximin te luftoje krimin e organizuar edhe pse te gjithe e din se kush jane kriminelet. Nuk mund te presim nga UNMIK-u te na rregulloje gjerat kur vete nuk jemi proactive ne dobi te prosperitetit e mireqenjes. Gjyqtaret here me hater e here me zor e here me te holla lirojne edhe kriminelet me te rende pas 2-3 muajsh burgimi. Secili nga politikanet ka siguruar ndonje burim te ardhurash, ose duke marre copen e tyre te tortes ne procesin e privatizimit, ose duke hapur pompa benzini ose me korrupcion. Pluhurin e ndotjen qe na ka kapluar nuk e trasheguam nga Serbet dhe as UNMIK-u nuk e solli. Kuvendi ende nuk ka miratuar nje sere ligjesh qe do ta stimulonin bujqesine, prodhimin dhe zhvillimin ekonomik. Ne parlament, UNMIK-u ka te drejte veto vetem ne c'eshtjen qe perfshijne pakicen Serbe dhe ata asnjehere nuk vejne veto ne ndonje ligj qe do te ishte fitimprures per Kosoven.

    UNMIK-u eshte ne humbje dhe eshte lodhur nga Kosova dhe mezi pret te largohet. Buxheti i UN-it nuk eshte me i njejti dhe mezi mbulon shpenzimet e shumta qe behen ne Kosove, mos te permendim misionet tjera neper 4 anet e botes. Tutje; UN eshte duke bere disa reforma dhe njera nder to eshte shkurtimi i kohezgjatjes se misioneve.

    Nuk pritet progres nga UNMIK-u nese nuk e kerkojme dhe vete nuk punojme per vendin tone. Peruidha e pasluftes karakterizohet vetem me shkatrrime autoret e te cilave ekskluzivisht mbajne emrin e Shqiponjave.

    Pyti keta 'patriota' te vetevendosjes e odave se cka do te behet nese NATO neser largohet??? I pari te mbramit nuk do t'a pret por drejt e ne kufi.
    Kinik,
    Shume pergjigje e dhimbshme, duke njohur mentalitetin e popullit tim si rob i mire dhe zoteri i keq plotesisht dhe me dhembje e pranoj kete pergjigje qe ke dhene per pyetjen qe ka bere Borix.

    Alibaba,
    I nderuar u pa sa trima jemi ne shqiptaret me rastin e luftes ne Kosove as nje perqind e popullates te afte per lufte nuk iu pergjigjen Kosoves.Trima ne? ne tela te ciftelise po,dhe per fat te keq trimeria jone tregohet shpesh ne ate primitivizmin e skajshem kundrejt njeri-tjetrit.
    I dituri, i pasuri ,njeriu i mire eshte shqiptar i mire ne ate kuptimin klasik-banal.Detyrimisht edhe atdhetar dhe luftetare se din kure te luftoje, pse te luftoje dhe per cka te luftoje( sigurisht qe ka perjashtime )

    biligoa,
    Ke sjelle tema kombetare ne "forum", shpesh mund te na pelqejne ose edhe ne raste mund te kete tema ose shkrime qe ndodh edhe mos te na pelqejne por, ky eshte realiteti shqiptar , ke sjelle edhe njerez kontraverz(une nuk i paragjykoj), rryma te ndryshme kombetare te ceshjes dhe une te kuptoj si lajmetar e jo krijues i tyre . Te gjithe duhet te kene hapsire ne nje vend si "forumi", kush sa eshte tu bere per ceshtjen kombetare sot dhe neser, kush rreshtohet ne kontekst kohor- politik drejt dhe ku duhet sot dhe neser , vete koha do te tregoje, por edhe historia do te merret per ato dhe sot eshte koha kur ende ndodh historia ata qe nisin te shkruajn histori sot me mire le te marrin pjese te bejne historine.

    Per Vetvendosjen,
    Djemt e Vetvendosjes jane djem te Kosoves , kush nuk ua mohon atdhedashurine por, e njejta gje kerkohet edhe nga ata .Nuk duhet te mohojne cdo gje qe rrymat tjera kane bere dhe bejne per Kosoven.Atdhetare te partive te ndryshme politike ne Kosove kane veprimtari kombetare sa kane moshe antaret e Vetvendosjes.Vetem respekti i ndersjellte mund te hapi rrugen e daljes nga kriza, vullneti i mire, puna konkrete dhe jo analiza e punes se tjerve dhe kritika permanente per te gjithe qe te rrethojne.Une kam deshire rinia ta marri ne dore ardhmerine por, rini e qytetruar qe respekton paraardhesit, bashkekohasit, misionin e huaj nderkombetar( se shpejti kur te largohen te gjithe misionaret do te shkojne nga kane ardhe qe dmth ne te gjithe anet e botes dhe do te shperndajne te drejten dhe te verteten si e kane pare me sy te vet jo sic ju thote politika nderkombetare sot..mendoheni mire dhe falnu nje buzeqeshje dhe nje tungjatjeta! atyre qe na cliruan dhe heqin te zinjte e ullirit te na bejne shtet.)
    Ju nese pretendoni te udhehiqni Kosoven neser mendoheni mire kur gjuani me gure nje te huaj, dhe kur e shani mos ia mbyllni dyert Kosoves neser.

    Me nderime ,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 20-09-2007 më 07:41

Faqja 4 prej 18 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lëvizja VETËVENDOSJE!
    Nga vudi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 22-04-2011, 15:55
  2. Levizja Studentore 8-12 Dhjetor
    Nga MaDaBeR në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-12-2008, 02:31
  3. Vlerësimi për Luftën Nacional Çlirimtare Shqiptare
    Nga Kryeplaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 05-11-2007, 20:10
  4. LËVIZJA EKUMENIKE ("Që të gjithë të jenë një")
    Nga Shpresmiri në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 29-03-2004, 17:05
  5. Koha dhe Levizja
    Nga Hyllien në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 02-02-2004, 17:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •