Close
Faqja 5 prej 18 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 174
  1. #41
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Alibaba,
    I nderuar u pa sa trima jemi ne shqiptaret me rastin e luftes ne Kosove as nje perqind e popullates te afte per lufte nuk iu pergjigjen Kosoves.Trima ne? ne tela te ciftelise po,dhe per fat te keq trimeria jone tregohet shpesh ne ate primitivizmin e skajshem kundrejt njeri-tjetrit.
    I dituri, i pasuri ,njeriu i mire eshte shqiptar i mire ne ate kuptimin klasik-banal.Detyrimisht edhe atdhetar dhe luftetare se din kure te luftoje, pse te luftoje dhe per cka te luftoje( sigurisht qe ka perjashtime )
    Nuk osht se s'jena trima, po propaganda pacifiste e Ibrahim Rugovës e ka ba të veten.
    Rugova vazhdimisht i ka plogshtue njerzit, i ka mashtrue tuj u thanë rrini mos bani luftë, mos bani ekcese, se do ta shlirojna Kosovën me dialog. Koha tregoi që Kosova nuk po munet me u shlirue me dialog, por vetëm me fuqinë e armëve. Por ata që e kuptun se Kosova shlirohet vetëm me arme ishin të pakët, se ideollogjia e Rugovës veç e kishte ba të vetën, e i kish ba prej veti gjysën e popllit.
    Poashtu duhet të përmendet një fakt tjetër, se gjatë luftës në Kosovë pavarësisht se ka pasë edhe luftëtarë nga Shqipëria e Maqedonia e troje tjera kombtare përsëri nuk kanë qenë të gjithë shqiptarët së bashku, kurse serbët kanë qenë unikë pavarësisht se kanë jetue në Bosne, a Serbi, a kudoqoftë.
    Shqiptarin e Kosovës nuk e shoh të liruar nga obligimi për të luftuar për Çamërinë apo ndonjë tokë tjetër shqiptare. Kur bajnë luftë shqiptarët, duhet të bajnë që të gjithë.
    UÇK e ka pasë këtë emën veç sa për sy e faqe, qëllimi i saj ka qenë jo vfeç shlirimi i Kosovës po i të gjitha trojeve shqiptare. Mirëpo lufta në Maqedoni e Preshevë ndodhi shumë ma vonë. Është dashur që të shfrytëzohet rasti të hidhemi në kryengritje mbarë shqiptare e të zgjerohemi në të gjitha drejtimet duke shfarosur armiqtë në mënyrë që të mos ketë kush të na sulmojë.

  2. #42
    Sa shumë më preku ky postimi i kinikut, por nuk e di a është për shkak të patetizmit të theksuar që përdorë në shprehjen e simpatisë ndaj UNMIKU-t, apo thjeshtë mungesa e njohurisë për gjendën e vërtetë financiare të UNMIKU-t... Meqë në fakt, për këtë të fundit as unë nuk kam njohuri të sakta, mund të siguroj që nuk është vetfinancimi UNMIK-as që i mban ata këtu (edhe këtu, shpejt e shpejtë të kujtojmë që kompanitë më të mëdha të Kosovës kanë administratorë të huaj, ku formojnë një hierarki tjetër parazite me shqipfolësat dhe me të huajt).

    Gjithashtu, meqë 'Çka nëse NATO nuk do të kishte intervenuar në 1999' duket të jetë një pyetje e nxehtë këtu, është e drejtë të themi se as NATO nuk është në mungesë të interesave me qëndrimin/intervenimin e saj këtu. Padyshim që sikur të shikonim një herë hartën mund ta kuptonim shumë shpejtë këtë arsye...gjithashtu duke i lidhur edhe nja dy fakte si...ahh...të themi vendndodhja e Bondsteel-it...

    (dhe sigurisht, për knaqësinë e Amerikës, rusët nuk ishin të kënaqur kur iu bombardua Beogradi asokohë)

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    JO NDERPRERJE, POR LIRIM PER PAFAJESI

    21 shtator 2007

    Jakup Krasniqi

    Duke përcjellur gjyqin ndaj Albin Kurtit, duke parë për të satën herë reagimin e pahijshëm të policisë, arrogancën e gjyqtarëve rreth këtij rasti, e mbi të gjitha aktakuzën e ngritur për këtë rast, që është krejt absurde, jo vetëm përkrahësit e “Lëvizjes Vetëvendosja”, por çdo qytetar i përgjegjshëm s’ka si mos të reagojë dhe të kërkojë jo ndërprerjen e gjykimit përkohësisht, por lirimin e Kurtit për pafajësi pa asnjë hezitim. Vetëm kështu gjyqësia do të tregonte se është e pavarur nga politika sunduese në Kosovë. Politikë, kjo, e trashëguar, e aplikuar dhe deri e inkriminuar shumë nga sistemi i kaluar politik e gjyqësor, sistem i cili është dënuar që në origjinën e tij diktaroriale, nga e tërë bota demokratike.

    Fillimisht, përtej çdo keqkuptimi dhe keqinterpretimi të mundshëm spekulativ, nuk jam dakord në shumëçka me “Lëvizjen Vetëvendosja”, as me bindjet politike të Albin Kurtit. Por, ai dhe kushdo tjetër, duhet të jenë të lirë për të shfaqur bindjet politike jo të dhunshme, si çdo grupacion tjetër politik në Kosovë. Në cilin vend të botës, demokracia burgosë njerëzit për bindje politike?! Kjo, tani, fatkeqësisht akoma mund të ndodhë vetëm në vendet diktatatoriale, në anë të ndryshme të globit, ku ende sundohet me mentalitetin dhe normativat arbitrare të totalitarizmit, por assesi në vendet e botës demokratike. Kjo nuk guxon të ndodh as në Kosovë. Nuk pajtohem me “vetëvendosjen” e Albin Kurtit, sepse nuk ka formë më të fuqishme të vetëvendosjes se lufta çlirimtare e një populli për liri, pavarësi e demokraci. Populli shqiptar i Kosovës ka vendosur për fatin e tij me luftën çlirimtare të UÇK-së për Kosovën shtet të pavarur e sovran. Megjithatë, ai e ka të drejtën të duket ndryshe nga partit tjera politike në Kosovë, edhe nga partitë e pasluftës. Pse dikush të ketë të drejtën të jetë lidhje demokratike e Dardanisë, me një bagazh të shkeljeve ligjore, të verifikuara edhe nga Komisioni Hetimor i Kuvendit të Kosovës, gjerësa Kurti mos të ketë të drejtë të ketë lëvizjen e vetë për “vetëvendosjen” të popullit të Kosovës për të ardhmen e tij?! Pse parti të tjera politike mund të jenë të lidhura, ku fshehtas e ku fare haptas, me krimin e organizuar ekonomik e politik dhe të vazhdojnë të “qeverisin” me Kosovën, në të gjitha nivelet?! Pse policia dhe gjyqësia në Kosovë, vendorë e ndërkombëtarë, nuk merren me të gjitha format e krimit të organizuar, nuk zbardhin grupet mafioze të krimit, kontrabandës e të korrupcionit, por i lënë grupet mafioze të sundojnë lirshëm në Kosovë? I lënë lirshëm të na e dëmtojnë të sotmen tonë, e të na e rezikojnë seriozisht edhe të ardhmën e fëmijëve tanë. E në anën tjeter, pa të drejtë, arrestojnë Kurtin dhe protestuesit e tjerë, që nuk fshihen prapa politikës dominuese të krimit të organizuar në Kosovë?! I burgosin, sepse nuk kanë të organizuar formacione të parapolitikës, formacione që do t’i përzgjedhnin drejtuesë të institucioneve ekzekutive në Kosovë. Pse policia e gjyqësia në Kosovë nuk i shkon deri në fund zbardhjes së rastit të Triumfit, i cili ra viktimë, në pikë të ditës, pse luftoi krimin e organizuar të lidhur me kapobandat e politikës sunduese në Kosovë?! Politikë, e cila, për vite të tëra është paraqitur e vetëvajtuar si e viktimizuar. Pse kryepolicë ndërkombetarë e vendorë, angazhohen që rastin Triumfi, ta mbyllin si çështje private? Cila politikë a politikan është vënë në mbrojtje të krimit politik?! Pse ngatërohet jo njëherë, viktima me viktimizuesin dhe nuk adresohet, por devijohet përgjegjësia?!

    Jam i bindur se bindjet politike të djemëve të “vetëvendosjes” nuk mund e nuk duhet të luftohen me polici dhe gjyqësi, me kerbaq e me “drejtësi”. Arroganca policore dhe gjyqësia e kerrbaqit janë ajami më i mirë për t’u kultivuar e rritur padrejtësisht e drejta e “Lëvizjes së Vetëvendosje” në Kosovë. Bindjet politike, edhe kur degjenerojnë në dhunë, siç ishte rasti me “lëvizjen vetëvendosja” dhe kundërvënia e nevojshme, mund dhe duhet të bëhet vetëm me mjete, me bindje dhe me argumenta politike, që janë të bollshme, kundërvenia e të cilave kërkon, vetëm njohjen dhe parimin e kundërvënies, gjithmonë brenda normave dhe standardeve të demokracisë. Albin Kurti nuk guxon të jetë në asnjë lloj burgu, as në atë shtëpiak. Albin Kurti duhet të bindet se rruga që ka zgjedhur ai, është rrugë e tejkaluar, rrugë e shekullit XIX dhe e gjysmës së parë të shek. XX. Shekulli ynë ka oferta tjera, ka ofertën e globalizmit?! Albini duhet të jetë i lirë për t’i zhvilluar idetë dhe bindjet e tij politike edhe kur nuk i pëlqejnë klasës sunduese në Kosovë. Gjyqi nuk duhet ndërprerë për të rifilluar, ai duhet ndërprerë përfundimisht, për të mos vazhduar traditën e zvarritjes, të dështimit dhe të turpit gjyqësor në Kosovë. Policia dhe gjyqësia kosovare duhet të vihen në ndjekje të krimit të organizuar, të instaluar në të gjitha nivelet e institucioneve në Kosovë, vendore e ndërkombëtare. Për këtë investoi komuniteti ndërkombetar, për këtë investojnë qytetarët e Kosovës - për ndëshkimin e krimit e të kriminelëve edhe atëherë kur është i veshur me pushtet politik e parapolitik.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #44
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga amenti Lexo Postimin
    Sa shumë më preku ky postimi i kinikut, por nuk e di a është për shkak të patetizmit të theksuar që përdorë në shprehjen e simpatisë ndaj UNMIKU-t, apo thjeshtë mungesa e njohurisë për gjendën e vërtetë financiare të UNMIKU-t

    Tentoj qe cdo here qe shkruaj te jem objektiv, t'i le emocionet anash. Une mbase kam rezerva ndaj UNMIK-ut dhe bashksise Nderkombtare, mirpo, realiteti flet ne favor te UNMIK-ut.

    Cdo kund ka njerez qe marrin rryshfet e te korruptuar, pra, ka edhe ne UNMIK. Mirpo, UNMIK-u e ka nje te mire qe njerezit e tille i denon, ne mos dic tjeter, te pakten i dergon ne shtepite e tyre. Ne anen tjeter, familjaret e politikanve tone zihet me nga 1 milion e gjysme Marka (vellau i Thaqit) e askush nuk pyet per origjinen e ketyre te hollave. Presidenca ka qene e korruptuar, tjeret ngritnin shtepia me parate e popullit.

    As mua nuk me pelqen fakti qe nje Danimarka p.sh vendos per jeten time, por, kur jam i bindur dhe e di se ky nga Danimarka eshte me i drejte se Shqiptaret, atehere, pse mos t'a them realitetin ketu??? Aq me ben nese preku ndjenjen tende patriotike apo te tjerve.

    Nje shembull; Me shume te holla kane dale nga buxheti i Kosoves (pra, parate e popullit) duke paguar qirate-renten per objektet e Ministrive te vendosura ne shtepi private tash e sa vite (pronaret e te cilve kane lidhje te ngushte familjare me politikanet tone) sesa te i ndertonin keto objekte nga themeli. Keto nuk i harxhon dhe menaxhon UNMIK-u, por, Shqipet. Kam me miliona shembuj te cilet tregojne se te huajt ma shume e kane dashur Kosoven sesa vete Shqipet.

    Kosova sipas te gjitha agjencioneve botrore te lajmeve quhet "vend i tenderve".

    Une te ftoj TY dhe te gjithe TJERET forumiste, te me tregoni mua dhe tjerve nje SHEMBULL, nje SFERE apo nje pune te mire qe kane bere shqipet qysh nga vitit 1999 e deri me tani.

    'Çka nëse NATO nuk do të kishte intervenuar në 1999' duket të jetë një pyetje e nxehtë këtu
    Pse pytje e nxehte? Te gjithe e njohim realitetin. Une vete kam qene ne Kosove edhe e di shume mire se cfare ka ndodhur, kush cka dhe sa ka bere. Mbase gjeneratat qe vijne mund te genjehet lehte nga 'memoaret' e heronjve, nga libra te ndryshem extrem te njeanshem, pa asnje grimce objektiviteti, etj etj.

    Intervenimin e NATO-s mund ta lidhim me interese te tyre, por, pamvarsisht nga motivi i tyre i fshehte apo i hapur, e verteta eshte se luften nuk do ta fitonim.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  5. #45
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    ne mos dic tjeter, te pakten i dergon ne shtepite e tyre.
    Më se e vërtetë, ka pasë shumë raste që kanë përdhunuar femra shqiptare, dhe si dënim janë kthyer prej nga kanë ardhur.
    E meqenëse qëllimi i të huajve është që të na ulin ndjenjën kombtare ata edhe kanë vepruar ashtu dmth i kanë lejuar politikanët tanë që të vjedhin popullin, pa çka se politikanët tanë nuk janë shqiptarë por janë kopila komunistësh nga rraca të ndryshme.

  6. #46
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Arrow Ahmet Hasolli ka dhënë dorëheqje

    Ahmet Hasolli ka dhënë dorëheqje
    Shkruar nga Albin Kurti
    Monday, 01 October 2007
    Albin KURTI
    me rastin e dorëheqjes së 'avokatit' tim

    Dje, fare rastësisht, u njoftova se pas seancës së parë gjyqësore kundër meje, të mbajtur me 19 shtator 2007, i ashtuquajturi avokat imi, Ahmet Hasolli, ka dhënë dorëheqje.

    Përgjatë këtyre gati tetë muajve sa më mbajnë të izoluar, për arsye kryekëput parimore dhe asnjëherë për shkaqe personale, nuk e kam pranuar z.Ahmet Hasolli për avokat timin. Pra, jo për atë se ai ishte Ahmet Hasolli por për shkak se unë nuk kam dashur avokat, kurrfarë avokati. Ahmet Hasollin e ka caktuar gjykata të cilën nuk e njoh. Ai për mua gjithherë ishte vetëm një vendim i gjykatës të cilën nuk e pranoj.

    Megjithëkëtë, disa shokë të mi juristë më kanë thënë se, përkundër të gjithave, në rastin tim Ahmet Hasolli ka punuar me një cilësi që është mbi mesataren e avokatëve te ne. Fatkeqësisht, unë nuk mund ta falenderoj për këtë gjë.
    Por, i falenderohem dhe i jam mirënjohës Ahmet Hasollit për këtë dorëheqje ndonëse të vonuar.
    Me këtë rast u bëj thirrje avokatëve shqiptarë që të mos më bëhen avokatë. Pra, u bëj thirrje që të mos më mbrojnë dhe kësisoj të më bashkohen në sulmimin e gjykatës. U bëj thirrje avokatëve që të mos e pranojnë emërimin që gjykatat e UNMIK-ut mund t'ua bëjnë në këtë proces kundër meje. Avokati për mua i gjykatës kundër meje është mëshira e gjykatës. Unë s'dua mëshirë. Le të duken të pamëshirshëm. Zaten, ashtu siç në thelb janë. Unë dua drejtësi. Por, rruga e drejtësisë kalon duke i luftuar ata, duke e luftuar padrejtësinë e tyre në të cilën ata janë të reduktueshëm.

    Duam të bëhemi të pavarur, apo jo? E, pra, le të bëhemi atëherë, duke mos iu bindur atyre që na sundojnë pa na dhënë llogari, atyre që me ligj s'mbahen përgjegjës, atyre që nuk nuk janë mbi ligjin vetëm sepse janë vetë ligji. Arbitrariteti i gjyqësorit që është i gërshetuar me ekzekutivin ndërkombëtar në Kosovë nuk ka legjitimitet dhe s'mund të funksionojë pa bindjen dhe dëgjueshmërinë tonë. Atëherë, le të mos u bindemi, le të mos iu nënshtrohemi. Po, pra, le të bëhemi (të pavarur).

    Albin Kurti
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #47
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Exclamation Kërkesa E Jakup Krasniqit Për Lirimin Dhe Pafajësinë E Albin Kurtit Njëkohësisht Mosp

    KËRKESA E JAKUP KRASNIQIT PËR LIRIMIN DHE PAFAJËSINË E ALBIN KURTIT NJËKOHËSISHT MOSPËRKRAHJA E IDEALEVE TË TIJ ÇLIRIMTARE ËSHTË NJËANSHME E PAPRANUESHME DHE CINIKE!

    Duke lexuar shkrimin e Jakup Krasniqit me titull: “Jo ndërprerje , por lirim për pafajësi”, të botuar në gazetën “Lajm” më datë 21 shtator 2007, vendosa të bëjë këtë:

    REAGIM
    Paraprakisht, dua t´i përkujtojë lexuesit se qëndrimet e “hedhjes në valle” sipas melodive të huaja të lojës së politikanëve pacifistë dhe të atyre të ish-krahut të luftës, ndaj udhëheqësit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, janë tejet të pasinqerta.

    Derisa, të parët ose heshtin dinakërisht ose janë tejet të egër nëndheshëm, ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe këtij djaloshi trim dhe vizionar, “opozitarët” në parlamentin “kukull” të Kosovës, përgjithësisht e ndjekin një linjë tjetër “taktike” sipas variantit të maksimës popullore “ngrehe perin e mos e këput”, këta “largpamës” në politikën e pajtimit me të keqen pas luftës, jo rrallëherë hiqen sikur e mbrojnë Albinin si person, por e akuzojnë ashpër për bindjet e tij politike, bile edhe deri në sulmet fizike të bashkëveprimtarëve të tij siç qe rasti në Mitrovicë, kur rojet e krisura të H.Thaçit, në prani të tij, i përgjakën djemtë e L.V. vetëm pse guxuan ta kundërshtojnë mashtrimin që ky manipulator i rryer dhe i etur për pushtet, po tenton t´ia bënë popullit duke i prirë i krekosur mjerueshëm, “Grupit të Hunjitetit”në Vjenë e gjetiu duke i shkaktuar dëme të pallogaritshme kombit shqiptar.

    Kur ne e quajtëm këtë klikë kolgomeartore, “Grupi i Hunjitetit”, mbase koha po na jep të drejtë sepse ky grup herë hapur e herë maskuar politikën e tij po e zhvillon jashtë normave demokratike, pra me lotsjellës, plumba e me hunj në krah...
    Duke e bërë këtë fatkeqësisht po tregojnë se janë zhytur deri në fyt në batakun e interesave personale, partiake e të tjera labirinte si këto, këta mjeranë politikë e kanë humbur kontrollin fillimisht mbi vetveten e pastaj mbi popullin që aq shumë u besoi, por këta devijatorë të së vërtetës “opozitarët” e karrigeve të pushtetit pa shtet, ia bënë pabesinë duke pranuar që të bëhen marioneta të një partie si ajo e LDK-së, e cila me politikën e saj reaksionare aq shumë fatkeqësi i solli popullit dhe vet këtyre dikur u bëri aq shumë ndërkëmbëza...

    Qëndrimi i Jakup Krasniqit, kur deklarohet: Jo ndërprerjen dhe lirimin Albinit”, në dukje qe i guximshëm, por qëndrimi se: “nuk jam dakord L.V. as me bindjet politike të Albin Kurtit qe hiq më pak se bindje e tij kundër-shkencore dhe qyqarllëk i madh politik.

    Duke u deklaruar kështu ish-zëdhënësi i UÇK-së, ka rrëshqitur keq në akullnajën e luftës së partisë tij për ta mashtruar e pastaj për ta stabilizuar rininë dhe popullin e Kosovës, për t´u pajtuar me rikolonozimin e unmikistanit që po ia bënë jetën kaq të vështirë një populli liridashës.

    Jakup Krasniqi, ka rënë në kurthet e egra të një politike “globaliste” e cila aq pamëshirë po e dhunon të drejtën e popullit tonë për VETËVENDOSJE , për të cilën sot po lufton me mjete paqësore, L.V. dhe udhëheqësi i saj Albin Kurti. Por, zotërinjtë e status-quos , harrestarët e së kaluarës së afërt tragjike të Kosovës me vise, po harrojnë se; kur gjatë viteve 90-ta, politika pacifiste duke bërë sehire të vendnumërimeve në histori e detyroi rininë heroike t´i thyej bllokadat e brendshme dhe të jashtme; fillimisht të protestojë me forma paqësore për çlirimin e vendit, të cilin e kishte ngulfatur aq pamëshirë politika e Beogradit e Prishtinës dhe ajo e Tiranës , nën udhëheqjen e Millosheviqit, dhe pacifistëve, Rugova , Berisha & Co, pastaj, u detyrua t´i ndërrojë veprimet e luftës çlirimtare, kjo s´do të thotë se nesër nuk mund të përsëritet kjo histori; kur politikanët e kupolës nën ombrellën e UNMIK-ut, sikur ata dje nën kupolën e ombrellës së Beogradit, po ia krisin gjumit, kudo në trojet shqiptare, nuk po tregohen të denjë ta kundërshtojnë prapakthimin e madh në histori i cili i ka rrënjët e pista që nga Konferenca famëkeqe e Rambujes e deri tek Paketa e Ahtisarit. Kjo, është kurora e politikës së tyre e turpshme e dështimit e politikës së tyre lavire.

    Të pajtohesh sot me politikën e UNMIK-ut, e cila bazohet sipas rezolutës 1244, e cila ia njeh sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën, dhe të mos e përkrahësh bindjen politike të Albin Kurtit për VETËVENDOSJEN, nuk e meriton nderin të quhesh “krah i luftës” në këtë kohë kur aq shumë po abuzohet në emër të asaj lufte, mendoj që më e drejtë dhe e bazuar në faktet do të ishte që ky brez i udhëheqësve të asaj lufte të quheshin ish-krahu i luftës. Them kështu sepse këta zotërinj nuk e quan deri në fund amanetin e shokëve të tyre të rënë në beteja për ta bërë Kosovën shtet sovran ose për ta ribashkuar me Nënën Shqipëri. Kujtoj këtu deklaratën e ish-zëdhënësit të UÇK-së, z. Jakup Krasniqit, i cili nën zjarrin e betejave deklaronte: “Ne do t´i çlirojmë territoret shqiptare deri tek “Molla e Kuqe”. Kjo, qe njëra nga zotimet e cila buronte nga betimi i ushtarëve të UÇK-së së lavdishme të cilët zotoheshin se do të luftonin për ribashkim kombëtar. Ia përkujtoj këtu z. J. Krasniqi se L.V. angazhohet pikërisht për këtë të drejtë kaq fisnike dhe të ligjshme që populli shqiptar të vendosë vet për ardhmërinë e tij – si çdo popull tjetër liridashës e jo për të vendoset në kancelaritë evropiane e gjetiu nga një grup diplomatësh “demokratë” që vet e kanë shkelur me të dy këmbët këtë të drejtë kaq madhore.

    Më tej z. Jakup Krasniqi deklaron: “ Nuk pajtohem me “Vetëvendosjen” e Albin Kurtit , sepse nuk ka formë më të fuqishme të vetëvendosjes se lufta çlirimtare e një populli për liri, pavarësi e demokraci. Populli shqiptar i Kosovës ka vendosur për fatin e tij me luftën çlirimtare të UÇK-së, për Kosovën shtet të pavarur e sovran.” Këtu do të dëshiroja t´ia përkujtoj z .Jakup Krasniqit se nuk është mirë t´i ngatërrosh idetë politike , sikur dikur Ibrahim Rugova, i cili thoshte: “Ne, e kemi shtetin tonë paralel”, kur në atë kohë Serbia bënte krime të papara në të gjitha fushat e jetës: ekonomike, politike, sociale etj...

    Zotëri i nderuar, ndryshe është të luftosh për vetëvendosjen dhe për shtetin e ndryshe është t´i fitosh këto të drejta madhore për të cilat u derdh aq shumë djersë e gjak në burgje dhe në llogore të luftës. Pikërisht, se nuk u arritën këto fitore, Albin Kurtit po i mohohet liria dhe pikërisht për t´i fituar këto të drejta u krijua Lëvizja Vetëvendosje. Prandaj, me këtë rast shtroj pyetjen çfarë pavarësie dhe sovraniteti po na ofroni ju kur jeni kundër VETËVENDOSJES?!!!

    Z.Jakup Krasniqi me të drejtë kur shtron pyetjet:” Pse dikush ta ketë të drejtën të jetë Lidhe Demokratike e Dardanisë, me një bagazh të shkeljeve ligjore, të verifikuar dhe nga Komisioni Hetimor i Kuvendit të Kosovës, gjersa Kurti mos ketë të drejtë ta ketë lëvizjen e vet për “vetëvendosjen” e popullit të Kosovës, për të ardhmen e tij?! Pse parti të tjera politike mund të jenë të lidhura , ku fshehtas e ku haptas me krimin e organizuar ekonomik e politik dhe të vazhdojnë të qeverisin me Kosovën në të gjitha nivelet?! Pse policia dhe gjyqësia në Kosovë, vendorë e ndërkombëtarë, nuk merren me të gjitha format e krimit të organizuar, nuk zbardhin grupet mafioze të krimit, kontrabandës e të korrupsionit , por i lënë grupet mafioze të sundojnë lirshëm në Kosovë. I lënë lirshëm të na dëmtojnë të sotmen tonë e të na rrezikojnë seriozisht edhe të ardhmen e fëmijëve tanë. E, në anën tjetër pa të drejtë e arrestojnë Kurtin dhe protestuesit e tjerë që nuk fshihen prapa politikës dominuese të krimit të organizuar në Kosovë?! I burgosin sepse nuk kanë të organizuar formacione të parapolitikës , formacione që do t´i përzgjidhnin drejtues të institucioneve ekzekutive në Kosovë.

    Duke i parë të gjitha këto në dritën e këtij realiteti të hidhur në Kosovë me këtë rast do të shtroja pyetjen për z. J. Krasniqi dhe shumë të tjerë elementë të pakënaqur që tani janë në institucionet “kukulla” të Kosovës, a nuk do të ishte në nderin e tyre që sa më parë të dalin publikisht pro-Lëvizjes Vetëvendosje, t´i bashkohen asaj, të distancohen hapur kundër të gjitha padrejtësive dhe makinacioneve që po i bëhen popullit nga politikanët vendorë që sillen si dhelparakë e ujqër në stofkullën UNMIK-ut.

    Pra, të mos jenë pjesëtarë të institucioneve të krimeve, korrupsionit dhe shumë tradhtive të mëdha kombëtare si:

    a. Pranimi Rezolutës famëkeqe 1244.
    b. Pranimi i Kornizës Kushtetuese, mbi Kosovën.
    c. Pranimi i të Paketës së Ahtisarit.
    d. Pranimi i nënshkrimit të traktatit famëkeq të miqësisë Kosovë-Serbi.
    e. Deklarata famëkeqe e New York-ut.
    f. Pranimi që të lejohet ndryshimi flamurit shqiptar.
    g. Pranimi i idesë reaksionare që shqiptarët e Kosovës të trajtohen dhe të vetëquhen kundër-shkencërisht si komb kosovar.
    h. Pranimi që Kosova të trajtohet si vend mulitetnik e jo si një vend autokton i shqiptarëve që jetuan dhe jetojnë prej shekujve në trojet e veta etnike.
    i. Të hidhen poshtë si mbeturinat dhe shumë poshtërsi të tilla politike.

    Më tej z. Jakup Krasniqi shkruan: “Jam i bindur se bindjet politike të djemve të “Vetëvendosjes” nuk mund e nuk duhet të luftohen me polici dhe gjyqësi , me kërbaç e me “drejtësi”.

    Nëse qenka kështu e drejtë, pse z. J. Krasniqi në momentin kur djemtë e L.V. janë keqtrajtuar në Mitrovicë nga elementët e partisë së tij, nuk u distancua me kohë dhe për më tepër do të ishte në nderin e tij të jepte dorëheqje të menjëherë nga PDK-ja. Por, ai nuk e bëri këtë përse nuk e bëri më mirë se kush do e din ay , por, ne kemi të drejtë të mendojmë se z. J. Krasniqi tani, ndryshe flet dhe ndryshe vepron.

    Vepron kështu sepse midis të tjerash shkruan:: “Albin Kurti duhet të bindet se rruga që ka zgjedhur ai është rrugë e tejkaluar , rrugë e shekullit XIX dhe e gjysmës së parë të shekullit XX. Shekulli ynë ka oferta tjera, ka ofertën e globalizimit “?!

    Me këtë rast do t´i shtroja pyetjen z. J.Krasniqit , nëse ideja e vetëvendosjes qenka e tejkaluar, a u realizua deri sot kjo e drejtë madhore pe¨r shqiptarët? Mendoj se pikërisht për këtë kjo ide nuk është e tejkaluar por tejet aktuale dhe e domosdoshme që ta arrijmë!

    Nga mosrealizimi i vetëvendosjes deri në shkëputje deri sot çështja shqiptare ka mbetur hiq më pak e pa zgjidhur se në shekujt XIX, XX. Për ato ideale që dikur luftoi Lidhja Shqiptare e Prizrenit, ne sot po përpiqemi t´i realizojmë me të gjitha format dhe mjetet e luftërave çlirimtare. Prandaj, konstatimi yt se ideja e vetëvendosjes të konsiderohet si e tejkaluar, nuk shkon! Ndërsa, sa i përket idesë së globalizimit kjo këtu nuk mund të trajtohet gjatë, por vetëm dua t´ia përkujtoj artikullshkruesit dhe të gjithëve që po trumbetojnë deri në qiell si ai që: globalizimi është një ide euro-atlantike e cila përpiqet që vendet dhe popujt e lirë që me kohë i kanë zgjidhë prej kohësh çështjet e tyre madhore, kurse tani globalizmi atyre u ofron bashkëpunim në të gjitha fushat e jetës: ekonomi, politikë, shkencë etj.

    Globalizmi, për shqiptarët nuk duhet të kuptohet se aty gjithçka shkon si në “mjaltë e sheqer”, atje ndeshen interesat e shteteve të lira dhe sovrane, atje konkurrohet për dominime në tregjet botërore etj...

    Ndërsa, Kosova ende nuk është shtet as sovrane.

    Prandaj, nuk ka mbetur globalizmi keq, që ne shqiptarët t´i sakrifikojmë interesat tona kombëtare, për hir të interesave ndërkombëtare. Suedi, 30.09.2007

    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #48

  9. #49
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Arrow Përkujtohet protesta studentore e 1 Tetorit e vitit 1997

    Përkujtohet protesta studentore e 1 Tetorit e vitit 1997
    Shkruar nga Shqipëria e Bashkuar.Org - United Albania.Org
    Monday, 01 October 2007
    Këshilli Organizativ i protestave studentore të vitit 1997, së bashku me ish-kryesinë e UPSUP-së, me rastin e 10-vjetorit të protestave studentore, sot e shënon këtë jubile me një vizitë solidariteti z. Albin Kurtit në banesën e tij, duke filluar në orën 12:00, ndërsa në orën 13.00 bëhen homazhe te varrit i ish rektorit, prof.dr. Ejup Statovci.

    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Auroraa
    Anëtarësuar
    02-07-2007
    Vendndodhja
    KOSOVA dhe USA
    Postime
    399
    Levizja vetevendosje, levizja me pa lidhje qe kam degjuar dhe pare ndonjehere. Me vjen keq per ata djema qe jane aty .... po humbin kohe kot te gjoret!

Faqja 5 prej 18 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lëvizja VETËVENDOSJE!
    Nga vudi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 22-04-2011, 15:55
  2. Levizja Studentore 8-12 Dhjetor
    Nga MaDaBeR në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-12-2008, 02:31
  3. Vlerësimi për Luftën Nacional Çlirimtare Shqiptare
    Nga Kryeplaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 05-11-2007, 20:10
  4. LËVIZJA EKUMENIKE ("Që të gjithë të jenë një")
    Nga Shpresmiri në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 29-03-2004, 17:05
  5. Koha dhe Levizja
    Nga Hyllien në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 02-02-2004, 17:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •